Grekėt vrasin emigrantin, kėndoi kėngė shqiptare
GAZETA SHQIPTARE
MAMURRAS
Zi e vaj tronditės nė shtėpinė e Zef Frrokut nė qytetin e Mamurrasit. Lot tė hidhur burrash e nėnash janė derdhur dje pėr djalin emigrant tė kėsaj familjeje, i cili u masakrua nga grekėt nė orėt e para tė mėngjesit tė 16 marsit tė kėtij viti. E ndėrsa mijėra vetė po i jepnin lamtumirėn e fundit 26-vjeēarit Ilir Frroku, prindėrit e tij kanė deklaruar se djali i tyre u godit pėr vdekje nė njė lokal tė Athinės vetėm se kėndoi kėngė shqiptare. I riu nga Mamurrasi u ekzekutua nė ditėn e lindjes sė tij. Ai ka mundur tė gėzojė vetėm dy orė pasi ka mbushur 26 vjet, pasi njė goditje me thikė pas shpine, e ka lėnė tė vdekur brenda nė njėrin prej lokaleve tė kryeqytetit grek. Ditėn e vrasjes Ilir Frroku, i cili kishte tetė vjet emigrant nė Greqi, kishte thirrur disa shokė tė tij emigrantė nga Mirdita e Shkodra pėr tė festuar pėrvjetorin e lindjes sė tij nė Athinė. Por kėnga e vallja tradicionale shqiptare, e cila gėzueshėm dhe e pafaj ka shoqėruar atė moment gėzimi, nuk dihet pse ka shqetėsuar aq shumė pronarin e badigardėt e lokalit, tė cilėt, tė ndihmuar edhe nga disa qytetarė tė tjerė grekė, janė sulur me thika mbi grupin e emigrantėve shqiptarė. Frroku ka dhėnė shpirt teksa po ndihmonte shokėt e tij tė plagosur Arben Preēi e Pashk Filipi nga Mirdita. E ndėrsa kėta dy tė fundit kanė mundur tė mbijetojnė, dy shokė tė tjerė kanė njoftuar vėllanė e viktimės, i cili ishte emigrant nė Kretė. I dėshpėruar nė kulm, Gjovalin Frroku ėshtė nisur urgjentisht pėr nė Athinė. Aty ai ka mėsuar tragjedinė e vėllait tė tij. Nė njė intervistė, Frroku tregon me detaje sesi e masakruan para tri ditėsh vėllanė e tij nė Greqi.
Si e mėsuat lajmin pėr vrasjen e vėllait tuaj?
Unė qė prej disa vitesh kam shkuar emigrant nė Kretė. Po zbardhte drita kur shokė tė vėllait tim, Ilirit, mė telefonuan nga Athina. Ata mė thanė se vėllai im ishte vrarė nga grekėt. Gjatė gjithė rrugės nuk isha nė vete, nuk doja ta besoja njė gjė tė tillė, pasi im vėlla nuk grindej kurrė me njeri. Vetėm pak orė para se tė mėsoja pėr lajmin e kobshėm, unė kisha folur nė telefon me Ilirin dhe i urova ditėlindjen.
Ku kishte ndodhur vrasja?
Shokėt e vėllait mė thanė se vrasja u bė nė njė lokal tė Athinės, gjatė kohės qė ishin mbledhur bashkė pėr tė festuar.
Pėrse po festonin?
Ju thashė se vėllai im kishte ditėlindjen. Mė 15 mars ai mbushi 26 vjet. Atė ditė, pas punės, ai me 5 shokė emigrantė nga Mirdita e Shkodra kishin shkuar pėr tė festuar nė njė lokal. Nė gėzim e sipėr, ata kishin nisur tė kėndonin me zė tė lartė dhe tė kėrcenin valle shqiptare. Mesa duket, kjo nuk i ka pėlqyer pronarit, i cili kishte thirrur badigardėt e tij. Kėta tė fundit, tė shoqėruar edhe nga disa grekė tė tjerė, ishin futur rrėmbimthi nė lokal.
Ēfarė ndodhi?
Sipas shokėve tė vėllait, ishte ora 2 e mėngjesit tė 16 marsit kur grupi i grekėrve ėshtė sulur mbi ta me thika nė dorė. Gjatė pėrleshjes kanė mbetur tė plagosur dy shokėt mirditorė tė vėllait, Arben Preēi dhe Pashk Filipi. Vėllai ka tentuar tė ndihmojė shokėt e tij, kur ėshtė qėlluar me thikė nga prapa shpine. Ai ishte goditur prava veshit.
Goditja ishte vdekjeprurėse?
Vėllai im edhe mund tė shpėtonte, nėse do tė ndihmoheshin nė ēast. Shokėt e tij mė thanė se pronari kishte njoftuar ambulancėn, por ajo kishte ardhur me shumė vonesė. Iliri kishte dhėnė shpirt kur ambulanca ka mbėrritur nė lokal. Ajo ka dėrguar nė spital dy tė plagosurit, kurse dy shokė tė tjerė tė vėllait kanė marrė trupin e pajetė tė tij.
Policia greke ka shkuar nė vendngjarje?
Jo. Madje autorėt e krimit janė larguar tė qetė pa u hyrė gjemb nė kėmbė.
Cili ėshtė apeli juaj?
Ndihem i dėshpėruar dhe i poshtėruar dhe kjo jo aq nga dhuna e racizmi grek sesa nga heshtja e paemėr e shtetit shqiptar, i cili nuk e ngre zėrin nė mbrotje tė qytetarėve tė tij.
Krijoni Kontakt