Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Iridologjia-me shiko ne sy te te them kush je!

    Quhetiridologji pjesa e mjekesise alternative qe eshte ne gjendje te flase per shpirtin e njeriut: aftesite,preferencat,shqetesimet dhe semundjet.

    Prej mijevjeēaresh,ne fillim me intuite dhe me pas edhe shkencerisht , njeriu ka kuptuar qe Syri eshte nje pjese e rendesishme e trupit pasqyra e shpirtit nepermjet te ciles jemi ne gjendje te vleresojme energjine jetesore te nje njeriu,gjendjne shendetesore dhe emocionet.
    Sipas kesaj teknike diagnostikimi,Irisi,pjesa e ngjyrosur e syrit,na ndihmon te percaktojme temperamentin,aftesite dhe preferemcat artistike te personit qe kemi perballe.Kjo disipline eshte permbledhur ne fund te viteve 800 nga nje mjek hungarez Ignatz Von peczely, qe ne 1880 publikoi traktatin "Hyrje ne diagnostikimin nepermjet syve"

    Me zhvillimin e shkences,me pas ,shume studime te kryera duke u nisur nga kjo teori ,treguan nje lidhje te ngushte midis syrit,trurit dhe sistemit nervor: truri dergon organit pamor ndjesite e mara nga qelizat ,dhe ne rast anomalish keto paraqiten ne iris si njolla,te ēara,vija,pika,unaza te madhesive te ndryshme
    me intensitet te ndryshem ngjyre.Nga keto vizatime,ne baze te zones ku jane te vendosura,mjekesia ka arritur ti lidhe me organet e ndryshme ose funksionet e trupit qe kane pesuar ndryshime, mungesat minerale dhe energjitike,shkallen e toksikimit.
    Eshte gjithashtu vertetuar,se ekziston nje lidhje midis ngjyres se syve dhe karakterit te personit: personat me sy te erret, jane me te vrullshem,dinamike dhe te shkathet ne krahasim me ata qe kane sy te ēelet qe rezultojne me te qete, reflektiv dhe ne vitet e para te jetes te mbyllur.Shkaku i gjithe kesaj eshte nje substance qe prodhohet ne tru dhe percakton shkembimet nervore,duke shpejtuar transmetimin e tyre:neuromelanina, qe gjendet dhe te ngjyra e syve dhe ne trup si melanine.
    Per sa i perket studimeve gjenetike,eshte vene re nje predispozicion me i madh ndaj aktiviteteve fizike qe kerkojne me shume fuqi, ne pesonat me sy te erret,si psh roli i mbrojtjes ne futboll ose ne boks.ndersa personat me sy te ēelet duket qe shkelqejne me shume ne sporte qe kerkojne saktesi si golf,tenis ose hipizem.
    Edhe gjykimi estetik mund te varet nga ngjyra e syve:figurat simetrike dhe strukturat me cepa jane me te preferuara nga persona me sy te erret .
    Personat me sy te ēelet ,marrin mesazhe me te kendshme nga forma me te rregullta dhe jane me pak te ndjeshem ndaj ngjyrave.
    Ne lidhje me partneret personat me sy te erret jane me aktive dhe me te dhene pas tjetrit,ndersa irisi i ēelet tregon nje karakter me cerebral,qe preferon fjalen me mire se gjestet.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Mundesisht kur te postoni lajme te tilla shkencoro-sensacionale veni ndonje link ose referenca nga e keni mare lajmin. jo per gje, por ne shqiptaret e kimi goxha tendencen per .....nejse....

    Mund qe et jete e vertete, por fakti qe skemi degjuar gje per kete disipline shkencore qe na qenka zhvilluar ketu e 2 shekuj...ndaj duhen referencat.

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    tendencen per.........


    kemi dhe tendencen te plotesojme pikat seprapthi:P

    e shpika une lajmin
    referencen e ke aty
    mjek hungarez Ignatz Von peczely, qe ne 1880 publikoi traktatin "Hyrje ne diagnostikimin nepermjet syve"
    megjithate se po beja shaka ky eshte linku nga une e perktheva,mu duk interesante dhe e perktheva,sa e vertete eshte une s'mund ta di

    http://www.solaris.it/indexprima.asp?Articolo=837

    pastaj po te kerkosh ne google e gjen

    http://www.mednaturalia.net/iridologia.html
    ky eshte tjeter psh qe une me pare s'e kisha pare
    une mendova se s'e kishe gjetur gjekundi tjeter ti nc nc nc
    njeri mosbesues:P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 27-02-2005 mė 14:55

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Helene, nuk desha te te ofendoj ty ose te shpreh mosbesimin ndaj personit tuaj , por e kisha fjalen per tendecat e pergjithshme tona(shqiptarve) per sensacion.

    Referenca eshet thjesht burimi nga e ke ke mare ti, sic edhe e ke vene tani, faleminderit.

    Arsyeja tjeter e mosbesimit vjen nga natyra e lajmit....jo se jam ekspert, por eshte pak a shume e ditur (common knowledge) qe ka dicka te vecante ne konstruktin e syrit njerezor, ndaj edhe perdoret si identifikim ne disa vende/aparatura, pak a shume si shenjat e gishtave. Dakort per kete, por ama nga ana tjeter, qe keto gjera fizike te percaktojne personalitetin e dikujt...kjo eshte pak a shume e pazakonte dhe ne kendveshtrimin shkencor eshet mjaft skeptike (pak a shume si Frenologjia, qe pretendonte te diagnostikonte dhe percaktonte personalitetin nga forma e kafkes te njeriut; dikur 'shkencore', sot komplet e diskredituar), ndaj edhe u shpreha qe per lajme te tilla do ishte shume mire te postohen edhe burimet.....

    ...ja edhe ca pika me shume per ty................................................ ..........

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nuk eshte per tek mjeku kjo teme.
    Me shume si per tek fallxhori.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Nuk eshte per tek mjeku kjo teme.
    Me shume si per tek fallxhori.
    bie dakort me ty.

    Megjithate, disi e besoj qe syri eshte pasqyra e shpirtit. S'po them qe ata qe kane sy te bukur kane shpirt te bukur por ne njefare menyre, ata qe jane njerez te mire, sec kane nje nur te vecante ne fytyre, qe i afron te tjeret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-03-2005 mė 21:06
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MisCongeniality
    .

    Megjithate, disi e besoj qe syri eshte pasqyra e shpirtit. S'po them qe ata qe kane sy te bukur kane shpirt te bukur por ne njefare menyre, ata qe jane njerez te mire, sec kane nje nur te vecante ne fytyre, qe i afron te tjeret.
    Ndersa une jam ne nje mendje me ty per kete qe ke thene....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    materiali eshte vertet i dobishem...flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-03-2005 mė 21:08 Arsyeja: jashte teme

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    mund te jet e vertet qe shum gjera mund te mesohen per personin nga syte por pervec biometrics nuk di te ket ndonje aplikim tjeter qe esht studiuar rigorozisht.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •