Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 107
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    "Arjaniti"
    dihet historikisht konflikti i Skenderbeut me Lek Dukagjinin
    Dy prijesa keta me emer
    Fama e Lek Dukagjinit eshte pergojuar qellimisht nga historian te ndryshem per te nxjerrur me ne pah famen e Skenderbeut.
    Ndryshimi midist tyre ishte Lek Dukagjini me formim kulturor europian ndersa Skenderbeu me formim kulturor oriental
    Lek Dukagjini asnjehere nuk bashkoi ushtrine e tij me turqit kunder Skendebeut, ai njehere e kercnoi ate se do ta bente pasi ky i fundit nderhyre me force per ti marre keshtjellen e Shatit dhe per te ua dorzuar venedikasve, per kete papa e kercnoi Leken me c'kisherim.
    Skenderbeu shihte tek Lek Dukagjini here here krahun e tij te djathte here here rivalin me te rrezikshem.
    muzg i heshtur

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    Ne mergim
    Postime
    36
    Po Dreri ndoshta keni shume te drejte pasi i vetmi liber qe une kame hasur konfliktin ndermjet GJergjit e Lekes ka per qellim hyjnezimin e te parit dhe s,para futet ne detaje dytesore.
    Mos valle Serbet bene me shume kur Skenderbeu u nis te ndihmonte Hunjadin?
    Pune pune nat e dite te fitojme pakez drit.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2003
    Postime
    4
    Postuar mė parė nga Jonian


    Se bashku me Hobhauzin, ai viziton Smirnen dhe rrenojat e Trojes antike si dhe kalon me not ngushticen e Hellespontit.

    Tema ėshtė shumė interesante, dhe ndėrsa isha duke e lexuar kėtė artikull, mė ra nė sy njė detaj:

    Kėtu shkruan se Lord George Gordon Byron ka vizituar rrėnojat e Trojės antike!!!! Ky ėshtė njė trillim !!! Nė atė kohė, nuk ėshtė ditur asgjė pėr rrėnojat e Trojės antike para se shkencėtarit gjerman Heinrich Schliemann t'i lindte idea pėr kėrkimin e Trojės, e kjo ka ndodhur diku rreth vitit 1871 - diku 47 vite pas vdekjes sė Byron-it!


    E kjo jep dyshimin mbi vėrtetėsinė e kėtij artikulli! Mund tė ketė ndodhur qė autori i kėtij artikulli tė ketė mbledhur informata tė pasakta, apo vetėm spekulime!!!


    Pėr mua Ali Pashė Tepelena mund tė konsiderohet si njė figurė kombėtare dhe historike!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    2
    Jam regjistruar vetem per t'u pergjigjur Albo e Bled, injoranca eshte nje gjendje e fituar e njeriut, per ta evituar ka 2 menyra mjaft efikase e para dhe me e veshtira eshte te studiosh, e dyta dhe me lehte eshte ta fshehesh.
    Nuk e di ku i keni formuar dijet tuaja mbi ApT, ndoshta thjesht duke lexuar shkrime qe gjenden rendom ne internet.Nuk kam ndermend te jap keshilla, por bej disa emra Ilir Ushtelenca dhe Elizabeth Fleming per nje pikamje historike dhe mjaft te dokumentuar, per nje pikpamje romanike mjafton Sabri Godo( bej keta emra sepse nuk kam ndermend te jap fakte ketu)
    Tani per ti dhene Cezarit ē'eshte e Cezarit, gjendja juaj varet nga shume element te jashtem, vijini vre duke lexuar.
    Ali nuk ngriti flamurin shqiptar, po nuk e beri, dhe vetem per nje arsye te thjeshte, ishte inteligjent, si mund te dalesh hapur kur per kundershtar ke nje perandori boterore, qofte dhe i semure por jo aq sa te lejonte shkeputjen e copes me pjellore te ballkanit.Synimi i ApT ishte krijimi i nje dinastie ne krye te Pashallekut te Janines.Te thuash pse nuk ngriti flamurin eshte si ti kerkosh llogari I.Qemalit pse nuk e ngriti flamurin me pare.
    Skenderbeu ishte princ bir princi, i njohur dhe i respektuar si i tille, ApT ishte jetimi i nje bujari (edhe pse nje nga familjet me fisnike te epirit) te rene nga vafti.Nje djal qe shihte sarajet e te atit nga larg.


    PS:shpresoj qe te mos editohem

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Thumbs up Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare



    Te habit fakti se me sa deshire disa "shqiptare" pervetesojne propaganden greke qe hedh balte mbi Aili Pashe Tepelenen, ndersa te huajt, si ne rastin e mesiperm e ngrene ne piedestalin e nje Napoleon Bonaparti.
    Shume flasin per "krime" ose "despotizem" te Aliut por "harrojne" me dashje se despotizmi ne kete kohe ishte ulur kembekryq ne mes te Europes ndersa Sulltani dhe Amerikanet ishin te impenjuar perkatesisht ne vrasjet masive te armeneve dhe indianeve te amerikes. Per krimet e fuqive koloniale ane e mbare botes nuk eshte nevoja te shkruhet me gjate. Cdo njeri me nje arsim fillestar duhet ti njohi keto ngjarje.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    2
    Ky eshte nje nga ata libra te cilit une i referohem
    Autorja e nisi studimin per nje institut grek ne amerike, ajo vet u habit pse ne Janine askush nuk e kujtonte per mire Aliun, pas kerkimesh dhe dokumentash del ne konkluzione mjaft interesante, qe per me shume jane teper afer qendrimit te historiografise shqiptare.Per Aliun flitej keq sepse ishte gjithmone nje hap perpara te gjithe aleatve dhe armiqve te vet, psh: ambasadori freng u nderesue kunder Aliut kur morri vesh qe ky i fundit ishte ne dijeni te te gjitha info qe ai trasmetonte dhe merrte. Pastja nga nje here (dhe duke pasur parasysh koherat) Aliut vet i vinte per mbare qe te qarkullonin fjale per egersine e tij, ishte thjesht propagande qe i shtynte armiqte apo armiqte potencial te mendoheshin mire.Apo edhe per faktin qe nuk toleronte njeri qofte ky sulltani, Napoleoni apo Cari te prekte interesat e tij, edhe nese e bente do vinte dita qe do hakmerrej.
    Pastaj eshte normale qe greket mundohen ta denigrojne figuren e tij, a nuk eshte Aliu (nje shqiptar dhe myslyman) qe perkrahu dhe ndihmoi pavarsine greke?

    Qeveria shqiptare i eshte shume borxhlie figures se tij, ne Janine , edhe pse janiniotet nuk e duan egziston nje muze i pasur per ApT, ne Tepelene, vendlindjen e pashait mezi u ndertua nje monument, edhe ky fale tepelenasve , se te ishte per qeverine.....

    Eshte njeri qe krahasoi ApT me Zanin : s'di ēa te them.... pa ndytur gojen

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2004
    Postime
    10

    Ali Pasha i panjohur nė The Metropolitan Museum, New York

    Auron Tare


    Portreti i ekspozuar nė muzeun e famshėm, ku historia e artit prek kufijtė 5 mijė vjet qytetėrim, ėshtė relizuar nga piktori gjerman me origjinė ēifute Jacob Ritter von Hartman, nė shek.XVIII. Nė kėtė muze edhe dy tablo me temė shqiptare tė panjohura mė parė pėr studiuesit dhe publikun shqiptar, nga piktori i njohur Gerome.


    Kushdo qė viziton The Metropolitan Muzeum nė New York nuk mund tė mos impresionohet nga koleksionet e famshme tė artit, tė pėrzgjedhura me mjaft kujdes pėrgjatė dy shekujve tė fundit. Emra mjaft tė njohur tė botės sė pikturės janė pjesė e koleksioneve tė kėtij muzeu tė njohur, i cili ėshtė njė nga Tempujt mė tė rėndėsishėm tė artit dhe qė vizitohet nga mijėra persona tė apasionuar mbas pikturės apo arteve tė tjera. Njė vizitor i thjeshtė e ka vėshtirė tė dalė nga sallat gjigande ku janė tė ekspozuara kryevepra botėrore, por ėshtė akoma mė e vėshtirė tė dalėsh kur befasisht pėrballesh me vepra qė flasin pėr historinė apo tema shqiptare.
    Eshtė me tė vėrtetė njė suprizė mjaft e bukur kur zbulon qė ky Muze i famshėm ka nė gjirin e tij edhe disa tabllo “shqiptare” pėr tė cilat nuk ėshtė folur mė parė apo thellėsia e viteve i ka harruar t’i nxjerrė nė dritė.
    Njė portret impresionues i Ali Pashė Tepelenės ėshtė njė prej tre “pikturave shqiptare” qė ndodhen nė kėtė Muze.
    Portreti ėshtė pikturuar nga njė piktor gjerman me origjinė ēifute i quajtur Jacob Ritter von Hartman, (1795–1873), piktor i panjohur deri me sot nga studiuesit shqiptarė.
    Piktura ėshtė nė forme ovale dhe ėshtė rrethuar me kornizė fildishi.
    Ky portret ekspozohet nė The Metropolitan Muzeum nė koleksionin e The Moses Lazarus Collection, koleksioni i dhuruar muzeut tė famshėm nga Josephine & Sarah Lazarus me 1888, nė kujtim tė atit tė tyre njė koleksionist i famshėm hebre i shekullit tė 19-tė.
    Duke kėrkuar nė tė gjitha materialet e botuara deri mė sot pėr Aliun, shikojmė se portreti i ekspozuar nė MET ėshtė njė pikturė e pa njohur mė parė, por shumė e ngjashme me portretin e pikturuar nga Leon Dypre.
    Dypre njė piktor i njohur francez dhe vėllai i konsullit tė Prevezės gjatė viteve 1805-1810, arriti tė kapė portretin e Aliut gjatė njė dite gjuetie nė Liqenin e Butrintit kur ai dhe shpura e tij gjuanin rosa sėbashku me oficerėt anglezė nga Korfuzi. Pėr mendimin tim portreti i Dypresė ėshtė ndoshta imazhi mė i pėrafėrt qė ne kemi pėr Aliun. Nga shėnimet personale tė Dypresė mėsojmė se ai ka qenė mjaft afėr Pashait kur skiconte Portretin, i cili mė vonė u bė dhe figura qėndrore e tablosė sė famshme ku Ali Pasha ėshtė nė njė varkė me disa prej trimave tė tij.
    Po kėshtu diēka e ngjashme me kėtė portret ėshtė edhe ai qė gjendet nė Muzeun Benakis tė Athinės, por duket qartė qė portreti i Muzeut Benakis nuk ėshtė gjė tjetėr tjetėr veēse njė kopje joprofesioniste e portretit tė Dypresė.
    Pa dashur tė luaj rolin e njė specialisti tė pikturės vėrej se portreti i Aliut nė MET ėshtė njė portret shumė realist pėrsa i pėrket detajeve tė shprehura nė tė. Nga literatura e botuar deri me sot nuk njohim akoma tė dhėna mbi mundėsinė e njė takimi tė piktorit gjerman dhe tė pashait tepelenas gjatė sundimit tė kėtij tė fundit. Megjithėse diēka e tillė mund tė ketė ndodhur duke pasur parasysh qė territoret e Aliut vizitoheshin shpesh nga artistė apo aventurierė qė kėrkonin fatin nė Lindje. Nė portretin e MET Aliu ėshtė pikturuar me taxhin bekteshian, gėzofin e lekurės, jelekun si dhe mjekrėn e gjatė, tė gjitha kėto detaje tė shprehura nga Dypre, por mbetet shumė e veēantė: janė sytė blu tė Aliut, njė detaj i pashprehur nė Portretin e Dypresė. Ky fakt ėshtė shumė interesant po tė kemi parasysh qė persona historikė si John Hobhause bashkudhėtari i Lordit Bajron dhe person qė e ka njohur Aliun nga afėr e pėrshkruan mjaft qartė pamjen e Tij duke theksuar ngjyrėn blu tė syve. “I shkurtėr por trupmadh, i shėndoshė, me sy blu tė levizshėm. Mjekra e gjatė, e bardhė aq sa do ta bėnte krenar ēdo turk.” Kėto detaje mjaft realiste tė bėjnė tė mendosh se autori gjerman ka pasur mundėsi ta ketė parė nga afėr Aliun ose tė jetė bazuar nė Portretin e Dyprese, por duke studiuar pėrshkrimet rreth tij nga njė numer bashkėkohėsish qė kanė pasur mundėsinė ta njohin atė.
    Shpresojmė qė kjo vepėr do tė jetė pjesė e studimeve tė specialistėve tanė tė fushės pėr tė pėrcaktuar mė qartė rrethanat dhe historinė e saj si dhe tė autorit gjerman i cili me anė tė kėsaj vepre na sjell njė pėrfytyrim shumė realist tė Pashait tonė tė famshėm.


    Nga literatura e botuar deri me sot nuk njohim akoma tė dhėna mbi mundėsinė e njė takimi tė piktorit gjerman dhe tė pashait tepelenas gjatė sundimit tė kėtij tė fundit. Megjithėse diēka e tillė mund tė ketė ndodhur duke pasur parasysh qė territoret e Aliut vizitoheshin shpesh nga artistė apo aventurierė qė kėrkonin fatin nė Lindje.


    Megjithėse Gerome nuk e vizitoi Shqipėrinė ai ėshtė ndoshta piktori i vetėm i huaj qė ka pikturuar njė numėr tė madh skenash apo personazhesh ku figura e shqiptarėve vendoset nė qendėr tė tabllove tė tij.

    Gerome dhe shqiptarėt e Egjiptit
    Piktori francez Jean-Leon Gerome, (1824–1904) mund tė quhet pa frikė si piktori i dashuruar pas kostumeve shqiptare apo skenave ku “bashibozukėt arnautė” janė figurat kryesore. I njohur si njė piktor brilant i peisazheve apo temave tė Lindjes, Gerome ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė Egjypt ku ka njohur nga afėr shqiptarė qė u vendosėn atje pas ardhjes nė pushtet tė Mehmet Ali Pashės. Tashmė janė tė njohura disa tabllo tė Gerome-it tė botuara mė parė edhe tek ne, por ėshtė me mjaft interes fakti qė ekzistojnė edhe njė numėr i konsiderueshėm pikturash tė tij me temė shqiptare tė panjohura me parė nga studiuesit dhe publiku shqiptar.
    Megjithėse Gerome nuk e vizitoi Shqipėrinė ai ėshtė ndoshta piktori i vetėm i huaj qė ka pikturuar njė numėr tė madh skenash apo personazhesh ku figura e shqiptarėve vendoset nė qendėr tė tabllove tė tij.
    Dy Tablotė qė janė ekspozuar nė The Metropolitan Museum, “Fishekbėrėsit” dhe “Lutjet nė Xhami” janė pjesė e atyre tablove ku Gerome pėrjetėsoi figurėn mjaft romantike tė aventuriereve shqiptarė tė cilėt ai takoi gjatė udhėtimeve nė Egjypt

    Jean-Léon Gérōme “Kafe ne Kajro, Fishekberesit” 1870s
    Blerė autorit mė 1881 nga grupi Goupil, Paris.
    Shitur pėr 22,500 Fr koleksionistit Knoedler, Neė York, mė 1884
    Blerė nga Mrs.Mary J. Morgan, Neė York 1885;
    Shitet pas vdekjes tė saj tek American Art Association, Neė York, nė mars tė 1886 Blihet nga Henry H. Cook si “Coffee House — Cairo” pėr $4800
    Henry H. Cook Neė York, ia dhuron The Metropolitan Museum me 1905

    Jean-Léon Gérōme “Lutje ne Xhami” 1871
    Pjese e koleksionit te “Catharine Lorillard Wolfe Collection”
    Dhuruar The Metropolitan Museum, New York nga Catharine Lorillard Wolfe me1887

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rigjendet varri i motrės sė Ali Pashės

    Varret monumentale mesjetare tė bejlerėve tė Libohovės kthehen nė identitet nga Monumentet e Kulturės

    Rigjendet varri i motrės sė Ali Pashės

    Pėr restaurimin drejtoria rajonale jep 4.2 milionė lekė

    Engjėll Serjani



    Sipas njė projekti tė Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės nė Gjirokastėr, njė kompleks varresh monumentale qė i pėrkasin shtresės sė lartė tė aristokracisė mesjetare tė qytetit tė Libohovės do tė restaurohen dhe do tė kthehen nė identitet me fondin 4.2 milionė lekė tė kėsaj drejtorie. Drejtori rajonal i monumenteve, arkeologu Vladimir Qirjaqi, shprehet se "Kompleksi i varreve monumentale mesjetare, tė ndodhura nė lagjen tradicionale Teqe tė qytetit tė Libohovės, paraqet rėndėsi historike jo vetėm pėr shkak tė pamjes sė tyre monumentale ndėrtuar me mure gruri tė skalitur, me parmakė hekuri, qivure guri dhe mbishkrime nė gjuhėn arabe, por edhe sepse njė pjesė e tyre u pėrket disa figurave me ndikim e peshė nė historinė kombėtare, sikurse janė Shanishaja, motra e Ali Pashė Tepelenės; Maliq Pasha; Neki Bej Hibohova; Mufit Bej Libohova etj."

    Rigjendet varri

    Brenda kėtij kompleksi varresh tė vendosura pėrreth njė Mekami ėshtė rigjetur varri i motrės sė Ali Pashės, tė martuar pėr herė tė dytė te njė nga pinjollėt e dinastisė sė bejlerėve libohovitė, tė cilėt para periudhės sė sundimit tė Ali Pashės kanė administruar me dekret tė posaēėm tė Portės sė Lartė tė Stambollit qytetin dhe vilajetin e Janinės. Sipas mėsuesit pensionist, 75-vjeēarit Qazim Zaimi nga qyteti i Libohovės, varri i Shanishasė pėr herė tė parė ėshtė identifikuar nė fillim tė viteve '70 nga gazetari dhe historiani libanez Menahem Begin, i cili vizitoi varret monumentale tė Libohovės, sė bashku me diplomatin shqiptar Misto Treska dhe historianin e muzeologun e njohur gjirokastrit Lefter Dilo. "Praninė e varrit tė Shanishasė gazetari dhe historiani Menahem Begin e kishte lexuar nė disa shkrime tė vjetra, por kur erdhi kėtu sė bashku me Misto Treskėn dhe Lefter Dilon arriti ta lexojė vetė edhe mbishkrimin nė gjuhėn arabe nė qivurin e varrit. Qivuri i varrit tė Shanishasė gjendet edhe sot nė mesin e disa qivureve tė tjera", tregon mėsuesi i vjetėr Qazim Zaimi.

    Dinastia Libohova

    Njė nga pinjollėt e fundit tė dinastisė sė bejlerėve libohovitė ka qenė Mufit Neki Bej Libohova, i cili si deputet nė Parlamentin osman tė Stamollit ka mbrojtur ēėshtjen shqiptare sė bashku me Ismail Qemal Vlorėn. Nė qeverinė e parė tė Ismail Qemalit, tė dalė menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, u emėrua ministėr i Brendshėm, ndėrkohė qė veprimtaria e tij politike ka vazhduar edhe me Kongresin e Lushnjės dhe ka qenė deputet nė Parlamentin Shqiptar nė vitet '20-'30. Sipas drejtorit rajonal tė monumenteve, arkeologut Vladimir Qirjaqi, me njė fond tė Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, aktualisht ėshtė duke u realizuar edhe nė projekt tjetėr nė objektet monumentale tė Libohovės. "Kompleksi i banesave tė tipit peristil italian, i shtrirė nė njė sipėrfaqe rreth 2 500 metra katrore, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit dhe qė i pėrket dinastisė sė familjes sė Mufit Bej Libohovės, ėshtė duke u restauruar nga firma ndėrtimore SKAI, e specializuar pėr punime restauruese. Projekti me vlerė rreth 10 milionė lekė, i restaurimit tė kėsaj banesė 150-vjeēare, projektuar dhe ndėrtuar nga arkitektė italianė nė mesin e shekullit tė 19-tė, parashikon rindėrtimin e mureve, tavaneve tė drurit, oxhakėve, rimbulimin e ēatisė me pllaka guri dhe restaurimin e oborrit tė brendshėm, ndėrtuar nė stil kuadratik, sipas natyrės sė peristilit italian.

    Marre GAZETA SHQIPTARE.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919

    Smile

    Ka nxjerre nje kenge grupi tepelenas me te njejtin emer qe e degjon dhe prekesh.
    Koka ne Stamboll
    trupi ne Janine
    se nje varr i vetem
    s ta mbante lavdine.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  10. #40
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Ali pasha figure kombetare?me mire do thoja pjese e historise kombetare.nuk eshte mire qe Albo thote a ka prova qe eshte shqipetar,se po na ve ne dyshim krejt historine po nejse.Sa per greket ,politika eshte tjeter gje dhe dihet qe ata sna duan dhe e shtremberojne me shume figuren e Ali Pashes,po populli ne Janine e do,sepse thone eshte njeriu qe beri te famshme Janinen ne bote.(pa fakte,thjesht opinoni njerezish te thjeshte te janines).
    Nejse,se dola nga tema.per mendimin tim Aliu eshte thjesht figure e historise kombetare,jo figure kombetare.Them keshtu sepse nese Ali Pasha do ta meritonte te quhej i tille,atehere Shqiperia do ishte vendi i pare Ballkanik qe do ishte cliruar nga pushtimi turk.Ky eshte mendimi im.
    Sa per krahasim me GJergj Kastriot Skenderbeun,nuk mendoj se ka vend te krahasohet.
    P.s:Me falni po si mund te thuhet qe Skenderbeu nuk kishte idene e nje kombi dhe luftonte thjesht se duhet te luftonte meqe qenkesh luftetar?Pse nen flamurin e sulltanit nuk luftonte dot ai?Apo la privilegjet e oborrit te Edrenese per te bere nje aventure kunder sulltanit?Pse arsyetoni dhe flisni keshtu?Edhe krenarine me te madhe kombetare po mundoheni te na bastardoni????????????????????????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KNFC : 19-08-2005 mė 22:02
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Pashė Tepelena, Luani i Janinės
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 06-09-2022, 09:30
  2. Pepo: Televizionet janė kthyer nė radio me figurė
    Nga Albmaster nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-10-2012, 18:57
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •