Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 107
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ali Pasha , 1744?–1822, Turkish pasha [military governor] of Yannina (now Ioįnnina, Greece), a province of the Ottoman Empire (Turkey). He was called the Arslan [lion] of Yannina. His father, governor at Tepelene in S Albania, was murdered, and Ali went to live with the mountain brigands who infested the country. He soon rose to leadership among them, came to the attention of the Turkish government, and as its agent put down the rebellion of a governor at Scutari in Albania. About 1787 he became governor of Yannina, where his power grew until he ruled as a quasi-independent despot over most of Albania and Epirus. He made war on the French along the Adriatic coast and entered an alliance (1814) with Great Britain. Valuing Ali's services, the sultan let him do as he wished until, in 1820, Ali ordered the assassination of an opponent in Constantinople. Sultan Mahmud II ordered Ali deposed. Ali refused to comply, thus keeping Turkish troops engaged against himself while they were needed against the Greeks, who had begun their fight for independence. Ali was assassinated by an agent of the Turks; his head was exhibited at Constantinople. The wild yet cultured court of Ali was described by French and English visitors, notably by Byron in Childe Harold.
    http://www.infoplease.com/ce6/people/A0803351.html
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #22
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Albo me vjen keq qe nuk i lexon ose me sakte nuk i sheh gjerat ashtu siē jane.E pare ti e quan vrases se vrau ca fshatare(ne te vertete nė kohen e sotme nuk eshte mire te vrasesh) por duhet ta dish mire se Ali pashai ne ate vrasje lau turpin qe i bene duke i perdhunuar nenen dhe motren(apo ty kjo gje te duket normale se jetojme ne shekullin XXI por duhet ta dishe se ne shqiptaret nuk e hame turpin me buke une per vete jo nuk e di me te tjeret si bejne tash) Ndersa persa i perket vrasjeve te vajzava ato ishin propstituta lexoje mire.Persa i perket krahasimit me Skenderbeut ju kam sqaruar se edhe une nuk jam dakort me nje gje te tille por kur ti krahason Ali Pashen me Zanin e Vlore gabon aq shume saqe dhe vete do te pendohesh me ato qe shkruan.Ku e ke tani Janine,Gumenicen.Prevezen,Arten,Konicen,Kanallacin , e shume e shume te tjera ta dish pra se ai ia ktheu Shqiperise se ishin te sajat.Po Bajronin,francezet,anglezet i harron se ato nuk thane se Ali pasha ishte Turk jo.jo ishte Shqiptar(nuk ka rendesi ne ishte muslyman apo katolik) dhe vleresuan lart bemat e tija(ta dish se te huajt nuk vleresojne kurre nje hajdut apo nje vrasesh).Po i madhi Bajroni tek poema e tij e fashme ku shkruan per figurene tij dhe te djelmoshave te tij duke e vleresuar per kulturen,mencurine.bujarine pse jo edhe ashpersine(natyre e shqiptareve te falur nga koherat e pergjakura qe kemi kaluar).
    Nuk ka rendese nese te mbushet mendje ose jo ty.Nejse te uroj gjithe te mirat dhe me sa di une ky eshte nje forum shqiptar dhe ben mire qe shkrimet ti dergosh nė Shqip(te huazuera por te perkthyera)....Pershendetje te gjitheve Kallmeti JAX.Florida 2002

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Nuk do te doja tu hyja debateve "figure historike apo kombetare"sepse perderisa kete figure e nxori kombi yne le te quhet si te doje por here e pare qe nje shqiptar e quan Ali Pashain "turk". Qė ishte pasha turk kjo nuk ka dyshim sepse si i tille nuk mund te ishte ndryshe sepse shqiptaret nuk kishin "pasha". Por te behesh pasha nga Turqia ose guvernator kjo nuk te ndryshon kombesine. Aliu ishte i biri i Hankos (ajo ishte me e famshmja nga familja e tij) dhe thone qe ka lindur ne Beēisht perball Tepelenes. POR nese njef sadopak greket ata dhe sot e kesaj dite nuk i pyesin shqiptaret se i ēfare feje je, por "Turkos ise?" . Pergjigja e asaj se ēafre ishte Ali Tepelena del pra aty. Per greket gjithe muslimanet jane turq, armiku i tyre kryesor.
    Albo, me vjene keq qe paskemi kaq diference ne perceptimin e nje figure historike qe gjithsesi eshte dhe kombetare. Qe ajo ka qene nje figure komplekse dhe si e tille nuk mund te kete mendime te njejta per te por nuk duhet te kalojme ne skajin tjeter dhe tua bejme peshqesh turqve. Dhe se fundi nese nisesh nga historiografia greke ata dhe Gjergj Kastriotin e konsiderojne grek dhe per ta ai quhet Jorgos (Georges) Kastrioti? Mund ta besojmė????
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  4. #24
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Ali Pashe Tepelena eshte nje nga tradhtaret e ēeshtjes tone kombetare e nga me gjaksoret.Eshte kontribuesi me i madh ne shkaterrimin e ēeshtjes tone kombetare.Mos harroni se ē'beri me Bushatllinjte....
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Frosina, njė fat kurorėshkelėse? - Nga Elsa Demo @ SPEKTRI


    Manipulimi i historisė sė vėrtetė tė Frosinės sė Janinės, e cila pati njė marrėdhėnie jashtėmartesore me birin e Ali Pashės. Studiuesja amerikane Katherine E.Flemming i sjell lexuesit njė vepėr qė shuan kuriozitet pėr jetėn nė oborrin e Ali Pashė Tepelenės dhe rolin e tij tė padiskutueshėm prej diplomati nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII-tė


    Zonja Flemming ishte e vogėl kur pėr herė do tė dėgjonte pėr Ali Pashėn gjatė pushimeve nė Greqi. Njeriun qė mė vonė do tė tėrhiqte vėmendjen e saj nė studimet helenike, ajo e "takoi" ndėrsa vizitonte rrėnojat e qytetit tė Janinės, nė Epir, ashtu siē ishte nė kohėn e Aliut. Katherine E.Flemming pas vitesh studimi, kėrkimi nė arkiva e dokumente tė rrallė mbi jetėn dhe veprimtarinė e vezirit Ali, na sjell ndoshta njė nga biografitė kritike mė interesante pėr njeriun qė, nė mjegullėn e kohėrave, na ka ardhur deri mė sot si pashai mizor, tradhėtari, imorali, i shthururi, maniaku seksual, i pamėshirshmi, anadollaku, i shituri etj., dhe se nė shumicėn e rasteve do tė thuhej qė "Aliu e ka gjithmonė gabim". Por, rrallė herė nė biografitė dhe udhėshkrimet evropiane pėr Ali Pashė Tepelenėn do tė flitej pėr realitetin e pamohueshėm tė forcės dhe superioritetit potencial ushtarak, strategjik dhe gjeografik tė tij, pra tė shihej si njė diplomat i pazakontė nė territorin grek tė Janinės, ku ai sundoi. Siē shkruan edhe studiuesja Flemming nė veprėn e sapopėrkthyer nė shqip "Bonaparti Mysliman, diplomacia dhe orientalizmi nė Greqinė e Ali Pashės", kėto jehona "pėrforcuan tonet e nėnvleftėsimit dhe tė superioritetit qė pėrbėjnė shtyllėn kurrizore tė pasqyrimit tė Aliut nga kultura perėndimore." Njė nga tė vėrtetat qė na sjell Flemming nė veprėn e saj, jashtė ēdo lloj zbukurimi e fiksioni, ėshtė edhe kapitulli pėr historinė e zonjės Frosinė tė Janinės. Autorė tė huaj, madje edhe shqiptarė, - kujtojmė romanin e shkrimtares Mira Meksi "Frosina e Janinės"- sjellin, pavarėsisht se bėjnė letėrsi, nė historinė e Frosinės, kėsaj grekeje peri, njė version qė ėshtė shumė larg tė vėrtetės historike, marrėdhėnies sė kėsaj gruaje me tė birin e Ali Pashait, Myftarit dhe vdekjen tragjike, ndėrsa e hodhėn nė liqenin e Janinės bashkė me 17 gra tė tjera, tė futura nė thasė. Ajo qė ndodhi nė rrjedhėn e kohės, ishte paraqitja e Frosinės nė baladat si heroinė dhe simbol tė luftėtares pėr pavarėsinė e Greqisė dhe jo si njė grua kurorėshkelėse. Pėr pasojė, Ali Pasha do tė ishte nė kėto balada, ai mizori dhe i pamėshirshmi, orientali. Por Katherine Flemming na rrėfen.


    Ju rrėfej tė vėrtetėn e Frosinės sė Janinės

    Nga Katherine E.Flemming

    E para ndėr rrėfenjat anekdodike ėshtė pniximoni, domethėnė historia e mbytjes, qė rrėfen se si Aliu vrau nė mėnyrė arbitrare njė numėr tė madh grash greke tė Janinės. Ky fakt gjendet thuajse nė tė gjitha udhėpėrshkrimet evropiane, biografitė dhe historitė e shkruara nga evropianėt qė kanė tė bėjnė me Aliun, qoftė edhe shkarazi fare. Historia ėshtė kjo: djali i madh i Aliut, Myftari, Pashai i Lepantit, ishte shumė i dhėnė pas pasioneve fizike violente. Pėr pasojė iu qep njė numri tė madh grash, duke e bėrė shumė xheloze tė shoqen, Pashon, qė i vinte spiunė nga pas dhe i kontrollonte marrėdhėniet e tij tė dashurisė. Gjatė aventurave tė tij galante, duket se Myftari kishte rėnė nė dashuri me njė grua greke tė quajtur Frosina, e cila, megjithėse e martuar, gėzonte shumė liri, pasi i shoqi tregtar kalonte goxha kohė jashtė Janinės. Kėshtu, Myftari dhe Frosina nisėn njė marrėdhėnie jashtėmartesore tė gjatė dhe publike. Frosina, nga sa thuhet, nuk ishte e dashuruar pas Myftarit (ashtu siē ishte ai pas saj), por ndihej e lajkatuar nga vėmendja e njė qytetari kaq tė shquar. Duke menduar tė pėrfitojė nga marrėdhėnia me tė birin e Ali Pashait, Frosina e bindi Myftarin t'i jepte unazėn e ēmuar qė ai mbante rregullisht nė gisht. Myftari i verbuar nga pasioni pėr Frosinėn, nuk e pa kėtė kėrkesė si njė akt tė thjeshtė pėrfitimi material, siē ishte qartazi, dhe ia plotėsoi dėshirėn, i prekur qė ajo donte tė kishte njė nga sendet e tij personale. Frosina menjėherė e ēoi unazėn tek njė argjendar, duke e ngarkuar qė t'ia shiste. Argjendari, duke e kuptuar menjėherė vlerėn e madhe tė unazės, shkoi tek i vetmi vend ku mund tė gjente blerės aq tė pasur sa qė mund t'i lejonin vetes njė send tė tillė. Ai shkoi nė pallat (nga ku unaza sigurisht vinte) dhe ia tregoi Pashos, me tė cilėn nė tė shkuarėn kishte pasur tė bėnte. Pashoja e njohu menjėherė unazėn dhe e detyroi argjendarin t'i tregonte se si i kishte rėnė nė dorė. Kur mėsoi se nga vinte vėrtet unaza ajo u tėrbua dhe u betua se do tė hakmerrej kundėr Frosinės. Pėr fat, nė atė kohė Aliu ishte thirrur nga Porta pėr tė ndihmuar nė shtypjen e Pashait tė Edrenesė, qė ishte rebeluar kundėr Perandorisė. Meqė nuk kishte dashur tė shkonte, ishte hequr si i sėmurė dhe kishte dėrguar tė birin, Myftarin. Sapo ishte nisur Myftari, Pashoja, sėbashku me tė motrėn, Zybejden (martuar me Veliun, djalin e dytė tė Aliut) i kėrkuan takim Ali Pashės. Tė tėrbuara nga xhelozia, thuhet se tė dyja gratė i kėrkuan Aliut qė tė ndėshkonte Frosinėn pėr tė keqen qė i kishte bėrė Pashos. Duke u premtuar ndihmėn e tij, Aliu arrestoi Frosinėn dhe i kėrkoi Pashos t'i jepte emrat e tė gjitha grave tė tjera qė mund t'i kishin bėrė keq duke i tėrhequr vėmendjen Myftarit. Pa u vonuar, Pashoja i paraqiti Aliut njė listė me shumė emra tė tjerė dhe kėto gra u arrestuan dhe u rrasėn nė burg sėbashku me Frosinėn. Tė gjitha u dėnuan me vdekje. Pak ditė mė pas ato u nxorėn nga birucat dhe u ēuan nė breg tė liqenit tė Janinės, ku u detyruan tė hipnin nė varka, nė pritje qė tė mbylleshin nė thasė dhe tė hidheshin nė liqen si kurorėshkelėse. Padyshim qė mund tė jetė histori e vėrtetė dhe me kalimin e kohės u bė shumė e rėndėsishme, jo vetėm pėr korpusin e literaturės mbi Aliun, por edhe pėr ndėrgjegjjen kombėtare greke. Trupi i Frosinės thuhet se u gjet nė liqen dhe u varros nė Manastirin e Shėn Anargironit, nė Janinė. Kisha Ortodokse e deklaroi Frosinėn si martire tė krishterė; kurse grekėt madje e kthyen nė simbol tė rebelimit nė luftėn pėr pavarėsi nga regjimi osman. Njė kėngė popullore greke e kujton edhe sot e kėsaj dite: A e dėgjuat se ē'ndodhi nė Janinė, mbi liqen / kur mbytėn ato shtatėmbėdhjetė gratė, bashkė me zonjėn Frosinė? /...Nuk tė kisha thėnė, Frosina ime, ta fshihje atė unazė?/ Sepse po e gjeti Ali Pasha, gjarpri do tė tė hajė; /...Fryj, moj era e veriut, fryni, erėra tė jugut, qė liqenin tė tėrbohet / qė tė mund tė hedhin gratė e reja dhe zonjėn Frosinė /...Frosinė, shtėpia tė qan, fėmijėt tė qajnė/ gjithė Janina tė qan, qan bukurinė tėnde...
    Pėrmes balladave tė kėtij lloji, Frosina u bė shpejt njė figurė qėndrore pėr folklorin grek. Si pasojė e pėrsėritjes sė kėsaj historie nė shumė tregime udhėtimi, pėr njėfarė periudhe, kjo histori u bė shumė e njohur edhe pėr publikun evropian. Qoftė tradita e balladės greke, qoftė literatura e udhėtimeve evropiane e pėrdorėn kėtė histori si njė lente zmadhuese pėrmes sė cilės e pėrforcuan karakterin mizor dhe tė pamėshirshėm tė Aliut. Edhe sot e kėsaj dite historia e Frosinės ėshtė komponent i pashmangshėm i ēdo vizite nė Janinė. Xhejms Merill (James Merrill) ka shkruar nė vitin 1973 nė poemėn e tij "Yannina": "Dhe ujėrat e errėta gri fle / njėra qė i tha jo Aliut. Nė gjithė qytetin kjoskat / shesin kėtė kartolinė, "Qiria Frosinėn e mbytėn"...
    Nė rastin e Greqisė, vlerėsimi i Frosinės si njė martire apo luftėtare pėr pavarėsinė pėrforconte domosdoshmėrisht imazhin orientalist tė Aliut, i cili nė traditėn greke luan jo vetėm rolin e vrasėsit tė Frosinės, por edhe atė tė antagonistit si tė Kishės Ortodokse, ashtu edhe tė lėvizjes pėr pavarėsinė greke. Nė rastin e udhėpėrshkrimeve evropiane, historia e Frosinės shėrbente pėr tė konfirmuar saktėsinė e vizionit orientalist. Dhe ndėrsa nga njėra anė e pėrforconte, nga tjetra e pėrjetėsonte. Siē e kemi thėnė pėrsėritja pa fund e disa anekdodave specifike lidhur me Aliun ishte njė marifet, pėrmes tė cilit ushqehej dhe njėherazi pėrforcohej paraqitja orientaliste. Historia e zonjės Frosinė luan qartazi kėtė funksion. Filohelenizimi ishte elementi qė lidhte dy auditorėt e ndryshėm - atė grek ortodoks dhe atė evropian. Urrejtja e grekėve ndaj Aliut, ushqyer nga kėto histori, pėrjetohej edhe nga evropianėt, tė cilėt, nė kėtė mėnyrė, filluan tė interesohen fort pėr ēėshtjen greke nė vitet e para tė luftės pėr pavarėsi. Paragjykimet tradicionale orientaliste kundėr orientalit si tip, ushqeheshin dhe rriteshin nga ky portretizim i Aliut si antigrek dhe ndjenjat evropiane filohelene u transformuan nė urrejtje vdekjeprurėse pėr Aliun.

  6. #26
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Nuk po perpiqem t'i mbush mendjen askujt, por une i qendroj mendimit se Ali Pashai eshte nje figure historike por kurrsesi kombetare per arsyen se mbi te gjitha ai nuk ka bere asgje per ceshtjen shqiptare. Sic dihet zonat e banuara nga shqiptaret ne ate kohe ndaheshin ne kater vilajete dhe Ali Pashai zoteronte vilajetin e Janines.
    Asnjehere gjate sundimit te tij ky njeri nuk u perpoq te bashkonte kater vilajetet ne nje te vetem, por perkundrazi perpiqej te zgjeronte vetem vilajetin e Janines. Une nuk shoh ketu asnje lloj ndjenje atdhetarie por vecse egoizem. E rrethoi veten me greke, me te cilet krijoi sistemin e spiunazhit me te avancuar per kohen e atehershme (kjo eshte nje merite e tij). Ishin po keta greke qe, kur erdhi momenti fatal per te mbrojtur kalane e Janines, e tradhetuan. Ata te paktet qe i mbeten besnike ishin shqiptare me Marko Bocarin ne krye.
    Kryenecesia qe tregoi ndaj Portes se Larte nuk ishte pasoje e ndonje ndjenje atdhetarizmi, por pasoje e megalomanise se tij, kur mendonte se ishte me i madh edhe se vete Sulltani. Ne fund te fundit, ajo nuk ishte nje kryengritje e popullit shqiptar, por e pashallekut te Janines.
    Rruga e tij drejt pashallekut nisi me te qenit kusar maleve te Laberise. Jo komit apo kacak qe luftonte per Shqiperine, por kusar e vrases. Karakteri i tij mizor shihet edhe ne shkrimin me lart, ku duket qarte se Ali Pashai nuk i vrau ato vajza sepse ishin prostituta, por sepse ishin te dashurat e djalit te tij dhe do t'i prishnin atij familjen, pra vetem per interesa personale dhe jo per te zbatuar cfaredo lloj ligji apo per te mbrojtur emrin e mire te pashallekut te Janines.Ne fund te fundit Aliu ishte vete kurvar. Apo harruat grate e Sulit qe u hodhen nga shkembi per te mos i rene ne dore te gjalla? Mos harroni edhe Vasiliqine, gruan e tij te fundit, e cila ishte ne te njezetat kur Aliu ishte 82 vjec. Gjithashtu kur vrau burrat e Hormoves, e beri perseri i shtyre nga arsye personale dhe jo sepse keta ishin kriminele, apo perdhunues qe zinin kedo femer qe kalonte nga fshati i tyre dhe e perdhunonin. Kallmeti tha me lart qe "lau turpin" dhe "ne shqiptaret nuk e hame turpin me buke". Megjithese me duken shprehje shabllon, ndoshta parimisht bie dakort me to, por atehere lind pyetja tjeter: Nese ne shqiptaret nuk e hame turpin me buke, perse i duruam turqit 500 e ca vjet? Apo gjate ketyre viteve, turqve nuk u shkonte ndermend te perdhunonin gra e vajza shqiptare?
    Per keto arsye dhe per shume te tjera, Ali Pashai nuk mendoj se mund te duhet figure kombetare, por vetem historike, pa u perpjekur ketu te mohoj cfaredo lloj meritash pozitive qe ai ka patur si perpjekjet per krijimin e nje shteti (jo shtetit shqiptar) dhe perpjekjet e tij ne arenen nderkombetare te asaj kohe, kur perpiqej te krijonte lidhje me fuqite e medha si Franca dhe Anglia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 28-01-2004 mė 00:45
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  7. #27
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Bajroni, marredheniet intime me Ali Pashen
    A eshte autori i Cajld Haroldit, ai qe kemi njohur nepermjet teksteve te historise se letersise? Deshmi te pabotuara ne Shqiperi, thone qe jo. Cilat qene marredheniet e tij te verteta ne Janine me Ali Pashen, "ate burr luftrash e mizor"? A ka hyre Bajroni, i njohur per biseksualizmin e tij, ne haremin e pashait? Dhe, me pas, pjesmarrja ne revolucionin grek se bashku me shqiptaret. Aventura shqiptare e poetit, kete here e pare ndryshe.


    Nga AURON TARE*)

    Kur lajmi per vdekjen e Lordit Bajron ne kenetat e nje fshati grek, u perhap neper Evrope, fama e poetit ishte kthyer ne legjende. Koleget e tij, poetet romantike Hygo, Lamartin, Haine e quajten ate "pishtarin e liberalizmit ne Evrope", te tjere "shpirti me romantik, qe shekulli i XIX-te kishte lindur", ndersa poeti anglez Tennyson gdhendi ne nje shkemb prane shtepise se tij, fjalet: "Bajroni vdiq".

    "Poeti i dashurise dhe vdekjes", "Mbrojtesi i njerezve te shtypur", "simboli i lirise se shpirtit njerezor", "rebeli i lindur", keto ishin vetite, te cilat krijuan legjenden Bajron, e cila eshte ndoshta me e forte se kushdo ne Shqiperi. Por, pavaresisht nga legjenda, e verteta per jeten e autorit te Cajld Haroldit, eshte krejt ndryshe. Ai, poeti radikal, kurajoz, bukurosh i artikuluar, ishte gjithashtu i pashpirt, i eger, violent dhe mbi te gjitha amoral. Skandalet e tij te shumta, homoseksualizmi i theksuar, incesti me te motren i mbyllen nje here e pergjithmone dyert e salloneve aristokrate, pa te cilat ai nuk mund te jetonte dot. Bajroni jetoi, dashuroi dhe urreu me pasion te jashtezakonshem, ne menyren qe e beri ate vete nje individ po te jashtezakonshem. Jeta e tij i ngjante nje drame te vertete, ku ai, aktori kryesor i shfaqjes, nderronte parreshtur maskat, per te mos u shfaqur asnjehere para publikut me fytyren e tij te vertete.

    MISTERI I AVENTURES ME ALI PASHEN

    Ditaret me shenime nga jeta intime e Bajronit jane djegur, sapo u mor vesh lajmi i vdekjes se tij. Miku dhe botuesi i vepres se poetit, Xon Murrej, me nje veprim te tille, duket se i ka bere poetit te madh, sherbimin e fundit, per te derguar ne mister, pikerisht ate, cka vete Bajroni kishte dashur ta merrte me vete ne varr. Megjithate, dicka ka mbetur. Letrat e tij te shumta derguar motres, nenes se tij si dhe shenimet e botuara nga miku dhe bashkeudhetari i tij, Xhon Hobhauz, hedhin drite mbi skutat e erreta te jetes se tij private, krejt e papranueshme per etiketen e ngurte angleze. Ndoshta, ne ato ditare, ishin shkruar edhe caste intime, qe ai perjetoi gjate vizites se tij ne oborrin e Luanit te Janines. Shenime, qe do te hidhnin drite me shume, mbi jeten private te nje figure mjaft komplekse si ajo e Ali Pasha Tepelenes.

    Lord Bajroni ka mberritur ne Janine ne tetorin e 1809. I shoqeruar nga Hobhauz, ai vizitoi sarajet e Ali Pasha Tepelenes dhe u prit nga nipat e tij. Sjellja kalorsiake dhe mikpritja e tyre, i mahniti udhetaret angleze. Mbas nje qendrimi te shkurter ne Janine, ata udhetuan per ne Tepelene, te shoqeruar nga nje karvan mjaft i madh. Peisazhet piktoreske dhe kostumet e banoreve do ta mahnisnin poetin dhe do te lene gjurme mjaft te thella ne vargjet e tij.

    Pritja e rezervuar per ta ne Tepelene ishte padyshim nje llogaritje e holle politike nga Pashai plak. Anglezet, ne kete kohe, po beheshin fuqia kryesore ne Mesdhe, nepermjet tyre ai ka shpresuar te nxjerre patjeter perfitimet e tij. Por, ne te njejten kohe, eshte e padiskutueshme se midis Pashait dhe Bajronit pati dhe dicka me teper se llogarite e ftohta politike. Ndoshta dhe intime. Bajroni i shkruante nenes se tij per pritjen ne keshtjelle. "Veziri me priti ne nje dhome te madhe, te shtruar me mermer, ne mes te se ciles ndodhej nje shatrivan. Me priti duke qendruar ne kembe dhe me uli ne krahun e tij te djathte. Ai me tha se ishte i sigurte se une isha aristokrat, sepse kisha veshe te vegjel, floke kacurrel dhe duar te vogla te bardha. Ai mu lut shpesh ta vizitoja naten, kur ai ishte duke u argetuar ne harem". Nga shenimet e konsullit francez Pukevil dhe atij anglez Martin Leak, te cilet kane jetuar prane Ali Pashait, eshte mesuar se Aliu ishte i famshem dhe per perversitetet seksuale te tij. Ne harem, ai mbante vec nje numri ta madh femrash dhe djem te vegjel. Nga ana tjeter, Bajroni, njihej per skandalet e tij ne shoqerine e larte angleze. Ai ishte biseksual dhe madje kishte dhe nje femije nga lidhja e incestit me motren e tij, Augusta. Hobhauz, deshmitari i vetem i atyre neteve te kaluara ne Tepelene, shkruan se Bajroni eshte ftuar disa here nga Ali Pashai ne haremin e tij. Por, nese ka pasur apo jo nje lidhje midis tyre, kjo ka mbetur ende mister. E fshehta per nje gje te tille eshte zhdukur bashke me ditaret e poetit, te djegura ne Londer. Per kete te vertete vetem mund te hamendesohet nga ato pak fraza te shkeputura dhe jo te drejteperdrejta te letrave te tij, derguar nenes dhe motres.

    Bajroni gjeti tek Ali Pashai nje udheheqes tipik oriental dhe ekzotika qe ai rezatonte per nje romantik si Bajroni ishte tunduese. Pashai ishte ne kulmin e fuqise se tij, por kjo megjithate nuk e pengonte poetin te ishte kritik ndaj atij lideri "sa barbar aq dhe i suksesshem". Bajroni nuk e fsheh admirimin per Pashane plak dhe kjo verehet dhe ne vargjet e tij:

    Ne qoshk te shtruar me mermer, ku kroi

    Me uje rrjedhes qe nga mes i trollit

    Gurgullon freski plot ande, dhe divani

    I bute epshor fton mysafire t'ulen,

    Rri pshtet Aliu, burre luftrash e mizor,

    Po tash kur embelsia rrezet hedh

    Ne ballin e nderuar t'atij plaku,

    A ka pasur dicka me teper se terheqie shpirterore midis tyre? Veshtire te gjendet pergjigje per nje pyetje te tille. E verteta ka humbur si per t'i bere me interesante hamendjet.

    Bajroni le Tepelenen e Ali Pashait dhe i shoqeruar nga dy rojet e tij shqiptare kthehet perseri ne Janine. Atje ai hedh ne leter vargjet e para te poemes "Udhetimet e Cajld Haroldit". Pashai i kishte dhene Lordit letra prezantimi per te bijte, duke i dhene mundesine per te udhetuar pa asnje problem, ne cdo skaj ku shtrihej dora e tij. Hobhauzi deshmon se rojet shqiptare ishin fisnike dhe njerez te beses me ta. Por karshi bashkeatdhetareve te tyre, ata ishin te vrazhde dhe te pashpirt. Nje kontrast ky qe nuk kishte shpetuar pa u vene re. Te dy anglezet, me pas, vazhdojne aventuren e tyre drejt Misolongjit e prej andej mberrijne perfundimisht ne Athine. Sebashku strehohen ne familjen Makri, shtepia e ish konsullit anglez, ku poeti dashurohet marrezisht me vajzen me te vogel te familjes - ajo ishte vetem 12 vjec. Idili zgjat vetem tre jave dhe Tereza Makri e "kembyer" me nje djalosh 15 vjecar Niko Giraud, mbyllet ne nje manastir.

    Ne Athine, Bajroni qendron larg bashkeatdhetareve te tij. Titulli qe mbante, prejardhja, perversiteti seksual i tij e mbanin ate larg tyre dhe e vetmja menyre ngushellimi per lordin anglez ishte poezia dhe udhetimet me kuaj. Bajroni, me pas, shtyhet edhe me tej ne Orient dhe perfundon ne Stamboll duke lundruar me nje fregate angleze. Se bashku me Hobhauzin, ai viziton Smirnen dhe rrenojat e Trojes antike si dhe kalon me not ngushticen e Hellespontit. Ndonese, ne Stamboll, ai pritet nga sulltan Mahmut II, nje nga njerezit me te fuqishem te kohes, Bajroni shenon se nje gje e tille e kishte impresionuar me pak se audienca e Pashait plak te Janines.

    Hobhauzi shkruan se ne kete kohe Bajroni nuk pranon te takoje asnje bashkeatdhetar te tij duke dashur te fshehe "eksperimentet" e tij te shumta dhe lirine e tij seksuale. Dy miqte ndahen ne Stamboll, Hobhauz kthehet ne Londer dhe Bajroni perfundon ne Athine e me pas mbyllet ne nje manastir Kapucin, ku "kujdeset" per gjashte djem te rinj. Ne nje leter qe permendet nga Hobhauzi, qe me pas eshte zhdukur, poeti pershkruan orgjite e tij me gjashte djemte e rinj, si per t'i kujtuar mikut pasionet e citeve te shkolles.

    Nga manastiri, Bajroni, largohet per te takuar nje tjeter shqiptar, Veli Beun, djalin e Ali Pashait. Ata takohen ne Tripolica, ku Veli Beu kishte oborrin e tij. Surprize per poetin ishte se mikpritesi i tij, ashtu si edhe i ati, ishte i njohur si njeri i dhene pas "qejfeve te ndaluara". Midis dy miqve te rinj, ndoshta ka pasur nje afrimitet te madh fizik, pasi Bajroni i shkruan Hobhauzit se Veli Beu i rrinte fare prane. "Ai shpreson qe ne do te jemi miq jo per disa dite, por per jete". Veli Beu e merrte per dore duke i treguar sarajet e tij, haremin ku ashtu si i ati mbante nje numer te madh djemsh te rinj, si dhe e "mbyste" me dhurata mikun anglez. Veli Beu gezonte famen e nje njeriu mjaft te shthurur dhe orgjite qe ai organizonte ne sarajet e tij, kishin skandalizuar edhe te atin. Serish nuk ka asnje te dhene krejtesisht te besueshme per ate cka ndodhur midis tyre, por toni i letrave te Bajronit ne kete kohe le te kuptohet se dicka kishte ngjare midis tyre. E megjithate, edhe ne keto rrethana, gjen kohe per te marre ne "mbrojtje" nje djalosh pesembedhjete vjecar qe e kishte gjetur ne oborrin e Veli Beut. Per nje jete te tille sigurisht i duhet te paguaje edhe cmimin e saj. Ai semuret rende nga gonoreja dhe sifilisi dhe shkon fare prane vdekjes. Ne letrat e tij per nenen dhe miqte, ai ankohet per gjendjen e renduar duke u munduar te fshehe shkaqet e tyre. Megjithate here here pranon se kishte ardhur nje "mallkim" i tille.

    I zhytyr ne borxhe dhe me nje shendet te shkaterruar, Bajroni kthehet ne Angli, ku ashtu sic pohon dhe vete "nje dite u zgjova dhe papritur u gjenda i famshem". Fama si poet e ben Bajronin te frekuentoje sallonet me te famshme dhe me aristokrate te kohes. Atje ai takohet me shkrimtaret me te njohur angleze. Paraqitet ne Dhomen e Lordeve, ku mban fjalimin e tij te famshem kunder denimit me vdekje te punetoreve angleze, qe shkaterronin makinat e manifakturave. Ne kete kohe, poeti humbet te emen dhe shkruan parreshtur duke kerkuar dashuri te reja. E famshme mbetet marredhenia e tij pasionante me ledin Karoline Lamp, gruaja e Lordit Melburn, qe me vone do te behej dhe kryeminister dhe keshilltari kryesor i mbretereshes Viktoria. Ledi Karolina tenton te vrase veten ne nje ballo te madhe me maska duke dashur te ndeshkoje mosperfilljen dhe tradhetine e tij. Mbas skandalit, Bajroni lidh kurore me Ledi Anabele Milbanke, dhe ndersa priste nje femije nga ajo, con ne shtrat te motren Augusta. Nga lidhja e tyre ai pret nje vajze, e cila do te vdiste me pas. Skandalet e njepasnjeshme dhe temperamenti i tij e detyrojne poetin brilant te lere serish Angline, kesaj rradhe pergjithmone. Ai vendoset ne Venecia, ku do te njihet shume shpejt si nje nga "klientet" e rregullt te shtepive publike dhe aktoreve te teatrove. Bajroni le Venecian per Zvicren, ku e pret nje tjeter takim qe do t'i linte gjurme jo vetem ne jeten private, por edhe ne vepren e tij. Bajroni miqesohet me nje tjeter anglez te madh, poetin Persi Bishi Shelli dhe te shoqen. Motra e tij Augusta i kerkon ne kete kohe, qe te nderpresin marredheniet dhe e njofton per vdekjen e vajzes se tyre. Ngushellimi i vetem i Bajronit ne kete kohe mbetet poezia; ai shkruan kryeveprat e tij, "I burgosuri i Shilonit" dhe "Gjauri". Motivet e kesaj te fundit merren dhe nga udhetimet ne Shqiperi dhe Turqi.

    Nga Zvicra, Bajroni shperngulet ne Itali. Ketu ai njeh dashurine e tij te fundit, Tereza Guicoli, gruaja e kontit Guicoli. Babai dhe vellai i te dashures se tij e "ngaterrojne" ate me levizjen e Karbonareve, gje qe i krijon probleme me autoritetet austriake.

    ***

    Romantik dhe aventurier i lindur, Bajroni nuk gjente dot prehje. Kerkon eksperienca te reja dhe i kthehet serish pasionit te tij, Greqise. Dhe ketu nuk mungojne lidhjet e tij me shqiptaret. Atje sapo kishte filluar lufta kunder turqve. Lidhjet e tij shpirterore me Greqine ishin teper te forta dhe ai organizon mbledhje ndihmash per revolucionin grek, si dhe pergatitet per te shkuar edhe vete ne teatrin e luftimeve. Pajis nje anije me mjete luftarake dhe niset per ne Greqi. Ai ve ne koke nje helmete antike duke e shnderruar pamjen me ate te nje heroi te koheve heroike. Megjithate, zhgenjimi i tij i pare nga greket nuk do te vononte. Ne Gjenova, greket e ngulitur aty, mundohen te perfitojne nga naiviteti i tij duke spekuluar ne tregeti. Perfundon ne ishujt joniane, te cilet ne ate kohe ishin nen pushtetin anglez. Me te arritur ne ishullin e Itakes, Bajroni i shkruan prijesit te famshem te sulioteve, Marko Bocari, dhe i kerkon bashkepunim. "Me ndihmen e zotit dhe tuajen, armiku do te ndeshet me nje rezistence te ashper". Keshtu, i'u pergjigj luftetari poetit, por vetem disa dite me pas, Bocari humb jeten ne lufte. Vdekja e Bocarit pasohet nga vendimi i Bajronit per te lene ishujt dhe per t'u vendosur ne nje fshat te vogel, Metaksa, afer Misolongjit. Poeti krijon nje garde personale me rreth 500 luftetare suliote, te cilet ai i merr ne sherbim kundrejt shperblimit. Ndonese, edhe ai kishte mberritur aty si nje luftetar, Bajroni behet nismetar i nje aksioni per te mbledhur te holla qe do te sherbenin per te krijuar marinen greke. Nderkohe, lind dhe konflikti i pare me garden e tij te sulioteve, sepse ata i kerkojne qe te paguaje dhe 700 vete te tjere, familjare te tyre qe kishin marre me vete. Nje tjeter konflikt midis Bajronit dhe luftetareve suljote ishte kerkesa e tyre ultimative qe ai t'i gradonte ata nga ushtare te thjeshte ne oficere, gje qe nuk ishte ne doren e poetit. "Suljotet grinden me njeri-tjetrin, ata ngjajne me teper me diplomate, te cilet jane me te ndjeshem per etiketen dhe nderin e tyre dhe nuk pranojne te marrin urdhera nga askush". Ata refuzojne prere, qe te shkarkojne nje anije me municione te mberritur per ta ne portin e Misolongjit, nen pretekstin se ishin luftetare dhe jo hamej, ndonese nje gje te tille e kishin kerkuar me pare me ngulm. Bajroni shkruan ne kete kohe i indinjuar. "Ata le te shkojne tek turqit apo tek djajte. Une nuk dua te merrem me ata". Plani i poetit per te sulmuar Lepanton deshton serish nga krenaria e gardisteve te tij. "Ne nuk duam te sulmojme guret" i thone ata, ndonese u ishte premtuar qe do te paguheshin. Ironia ishte se keshtjella e Lepantos, mbrohej nga nje garnizon shqiptaresh qe sherbenin ne flamurin turk. Ata kerkuan nje sasi te konsiderueshme te hollash per ta dorezuar ate. Mbas diskutimesh te shumta cmimi ulet, por suljotet nuk sulmojne dhe poeti, qe u kishte thurur himne trimerie dhe besnikerie atyre, ndjehet i zhgenjyer. Nderkohe, Bajroni ndjehet i mposhtur gjithmone e me teper nga semundja qe po perparonte dhe po e vinte poshte. Ajo cka jetonte ishte teper larg idealit te tij dhe Bajroni ishte gjithnje e me i pafuqishem per te luftuar, kesaj rradhe per jeten e tij. Ai jep shpirt ne duart e sherbetorit te tij anglez. Ketu mori fund aventura e madhe e Lordit Bajron, te huajit qe me shume se kushdo tjeter ka shkruar per Shqiperine, ashtu sic e shikonte ai vete. Himnizimi i vendit, ku "shqiponja mpreh sqepin" eshte nje nga dhuratat me te medha qe poeti qe vinte nga ishulli i larget, na ka lene ne ate kohe qe ne kete vend mungonin poetet.

    Marre nga gazeta "Korrieri"

    *) Auron Tare eshte drejtori i fondacionit "Butrinti" per Shqiperine. (Gjithashtu eshte vellai i futbollistit te Kombetares shqiptare, Igli Tare).
    Ky fondacion eshte krijuar dhe mirembahet nga Lord Rothschild.

    Ky artikull nuk i jep pergjigje pyetjes nese Ali Pasha eshte figure kombetare apo historike, por megjithate mu duk interesant, prandaj e solla ketu.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    Ne mergim
    Postime
    36
    Mirdita
    Nuk mund te thuhet qe Ali pasha eshte figur kombetare ose ndoshta Rilindja kombetare nuk e trajtoi ate si te till pasi nuke arganizoj nje luft mbarshqiptare kunder Turqispor besoj se ai ka meritat e menyres se formimit te nje shteti.
    Ne te gjitha shtetet ose perandorit armiqt e pushtetit jane masakruar, kjo gje ka ndodhur ne perandorin, Romake, Angleze, Turke ne US e ne cdo shtet te botes.
    Ne shqiptart mund ta shohim kete dukuri ne vendin tone qe nga koha Ilire e deri me sote.
    Si shembull po u marre nje shkrim te A.G ne librin Skenderbeu. Rroli qe ai luan ne historin e Shqiperis<>
    Mos valle keta njerez skane masakruar e plackitur ne principatat e njeri tjetrit?
    Ne 1700-800Ne Shqiperi egzistonin disa pashalleqe, por me te famshmit ishin ai i Janines e i Shkodres.
    Ndersa ai i Janines u ngrit ne menyr europiane ku myslyman e te krishter jane te barabart para ligjit. ne ate te Shkodres ndodhi e kundertaqje qe coi ne asimilim e shume shqiptare katolik ne Majlazes ortodoks.
    Per mendimin time pashalleku i Janines ra pasi per nje kohe te gjate nuke egzistonte ndonje fushate ushtarake ku nje pjes e madhe e popullsis punesohej (Dhe besoj se cdo njeri nga ju e di se lufta behet per perfitime)
    Duhet te keni parasyshse kemi te beje me nje popull qe per shume vjet vecse bene pune angari e paguan taksa.
    Kur flasim per Ali Pashe Tepelenen ja vlen qe te permendim edhe ndershkimin qe ju be Shqiptarve te ish vilajetit te Janines disa vjet pas vdekjes se tij ne Manastir.
    Pune pune nat e dite te fitojme pakez drit.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Koka nė sininė e argjendtė
    Serasqeri e priti kokėn e Ali Pashės me nderimet ushtarake qė i takonin njė Vezir-dovleti tė gjallė. U pėrkul pėrpara sinisė sė argjendtė, e mori kokėn nė duar, e puthi nė ballė dhe e vuri nė kutinė e artė, duke qarė mbi tė nė heshtje.Ajo kokė ishte fryt i luftės e mundimi tė gjatė, po telashet me tė nuk mbaronin me kaq. Koka nė kuti, e larė dhe e vėnė nė dėborė, me mjekrėn e bardhė tė krehur qė i mbulonte grykėn e prerė, me sytė e mbyllur si nė gjumė, ruante njė buzėqeshje tė lehtė tė ēastit tė fundit, fitoren mbi hidhėrimin e madh. Serasqeri mendoi se sikur tė lėviznin ato buzė tė trasha, mund tė thoshin fjalė qė s’i kishte dėgjuar kush. Ai kishte njohur shqiptarė tė tjerė tė mėdhenj – Mehmet Aliu qė ishte bėrė nėnmbret nė Egjipt, Mustafa Bajraktarin, qė arriti e u bė sadrazem, kishte njohur edhe vezirėt e pashallarėt mė tė shquar tė Perandorisė, po koka qė kishte pėrpara peshonte mė rėndė se ēdo kokė tjetėr. Serasqeri ndiente njė keqardhje tė thellė, qė nuk arriti tė fliste me tė, por kjo tani s’kishte tė ndrequr. Duke menduar pėr jetėn e vet dhe pėr ato qė ndodhnin nė Turqi, Serasqeri mėrmėriti njė lutje qė Allahu t’i jepte njė vdekje po aq tė nderuar sa ajo e Ali Pashės.



    20/02/2004
    muzg i heshtur

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Postimi i mesiperm eshte shkeputur nga romani i Sabri Godos
    muzg i heshtur

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Pashė Tepelena, Luani i Janinės
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 06-09-2022, 09:30
  2. Pepo: Televizionet janė kthyer nė radio me figurė
    Nga Albmaster nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-10-2012, 18:57
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •