Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 107
  1. #11
    Mesa di, nuk ka qene Ali Pasha qe ka bere lufte kundra Bushatllinjve, por e kunderta. Ishin ata qe sebashku me turqit sulmuan Ali Pashen.

    Nga shkrimi qe lexova, shume gjera mu duken tejet siperfaqesore per te nxjerre ne pah se cili ishte Ali pasha i vertete.

    Fakti qe ai ka qene hajdut ne femijerine e vete, eshte dicka siperfaqesore dhe i pakuptimte.

    Edhe krahasimi me Skenderbeun, perseri do te ishte dicka e kote, pasi te dy kane vend ne histori, por nuk mund te ulim figuren e Skenderbeut duke bere analogjira me Ali pashen.

    Autori i shkrimit ben nje krahasim te faktit qe Skenderbeu fali nipin e tij Hamzane, megjithese i beri nje tradhti te madhe, ndersa Ali pasha nuk fali perdhunuesit e nenes se tij (une di qe i paten perdhunuar edhe motren).

    Skenderbeu i fali jeten Hamzase, por ama e degdisi ne burgjet e Napolit. Ndersa fali me plot kuptimin e fjales, Moisi Golemin, i cili i qendroi besnik deri ne fund te jetes se tij, kur e kapen dhe e rropen ne Stamboll.
    Por Moisi Golemi ishte nje gjeneral i afte dhe per te kishte nevoje kushdo.
    po per fshataret perdhunues te Kardhiqit, kush kishte nevoje? Behet fjale per nje periudhe kohore 200 vjet me pare dhe as qe mund te imagjiohej se c'do me thene humanizem ne ato ane. Sidomes po te kemi parasysh qe ato zona ishin te mbushura me bandite, kacake qe vidhnin, vrisnin e perdhunonin ne cdo ore te dites.
    Kush e mbante rendin atje? Turqia??

    Ali pasha u mundua te vendoste rregull ne popullate dhe ta priste koken per nje pule te vjedhur.

    Kush jane meritat e Ali Pashes?

    Se pari, eshte fakti qe gjithmone i qendoi larg e nuk i besoi Portes se larte. Kurre nuk i sherbeu me besnikeri dhe gjithmone ka dashur qe ta luftonte ate.
    Kjo gje nuk eshte pak ne ate kohe duke patur parasysh qe asnje nga shqiptaret nuk e bente ate gje, perkundrazi i shkonin pas qejfit sulltanit per te patur pozita e pushtet.
    Nuk dinte Ali Pasha qe ti rrinte peqe e lepe sulltanit, por perkundrazi me nje sere manovrash diplomatike u mundua qe ti shmangej influences se tij.

    Autori i shkrimit e ka thesksuar disa here kete fakt dhe e ka marre si nje ane negative te karakterit te Aliut, sepse sipas autorit, ai duhej ti jepte besen njerit prej aleateve dhe ti qendronte besnik deri ne fund.
    E kujt? Turqise, Britanise apo Frances?


    Perse Ali Pashe Tepelena nuk luftoi per ceshtjen kombetare, por per cifligun e tij.

    Ketu shume vete e akuzojne pashain e Janines, pasi ai nuk u tregua patriot.

    Kjo eshte dicka me te vertete e pakuptimte duke patur parasysh kohen kur jetoi Ali pasha.

    Ne ate kohe nuk ka patur VETEDIJE apo NDERGJEGJE KOMBETARE. Jo vetem ne Shqiperi por gjithkund ne Europe.

    Ndergjegja Kombetare u zhvillua ne Shqiperi gjate asaj qe ne e quajme Periudha e Rilindjes Kombetare.
    Dhe kjo periudhe perkon pak a shume me lindjen e ndergjegjes kombtarae neper te gjithe kombesite qe popullonin Ballkanin.
    Kjo per arsye se po shihej qe Turqia ishte dobesuar dhe se ajo nuk po mundohej me te shtypte apo te perdorte ate dore te hekurt qe kishte perdorur me pare.

    Shtetet ballkanike filluan te rebeloheshin dhe mjaftonte ndonje kryengritje e thjeshte fare qe ta bente Stambollin per te folur me vete.

    Prandaj duke patur parasysh qe ndergjegjja kombetare ishte zero, kuptohet qe cdokush do te luftonte per pronen dhe ciflikun e vet.

    A nuk e benin nje gje te tille mbreterit e shteteve Europiane?

    Mbreti i Anglise kur hynte ne lufte, nuk e bente per kombin Anglez, por per ciflikun e vete. Por ne kete rast edhe shtetasit e Algilse perfitonin, pra si te thuash, perputhehin interesat personale me ato te pergjithshme.

    Edhe Italia deri atehere ka qene e ndare neper Principata qe drejtoheshin nga familje te medha e te fuqishme. A ka patur ndergjegje kombetare italiane ne ate kohe? Ku e dinte siciliani se ku binte Venecia?

    Pra edhe ne rastin e Ali Pashe Tepelenes, duhen kuptuar rrethanat ne te cilat ai mori pushtetin dhe qeverisi. Ai luftoi Turqine deri ne momentin e fundit. Beri marreveshje me shtetet me te fuqishme te Europes. E beri pashallekun e tij qe te respektohej nga te gjithe.
    Vete ne ate shkrim thuhet qarte qe Porta e Larte ishte i frikesuar se mos Ali Pasha sulmonte Stambollin.

    Gjithashtu ka rendesi te vecante fakti qe qendra e pashallekut te Ali Pashes ishte Janina, qytet shqiptar qe sot nuk eshte me.

    Te metat apo gabimet e Ali pashes kane qene afrimi qe pati ai me greket dhe si pasoje e politikes se tij, shume greke u afruan dhe filluan te banonin ne trojet shqiptare. Por edhe ketu duhen pare gjerat me realizem, pasi ishin te shumte shqiptaret qe luftuan dhe u rebeluan kundra Ali pashes, ne nje kohe qe armiku i vertete ishte Turqia.

  2. #12
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Red, ti s'kupton nje gje; qe autori s'nderhyn ne fatin e ngjarjeve, ai rreshton fakte historike, nuk llogjikon, perveēse ne fund dhe kete me qellim filozofik, me sa kuptoj, per te shpjeguar pse ne kemi HERO KOMBETAR Skenderbeun e jo Ali Pashen, megjithese ky i fundit eshte me prane nesh ne kohe.
    Ndersa ti e ben rremuje dhe s'morra vesh a e kishe me albon apo me autorin, qe do qe mire ti dinim emrin.

  3. #13
    E vetja gje qe ke kuptua eshte qe une e kisha me te dy; si me Albon ashtu edhe me autorin.

    Persa i perket krahasimit te Ali pashe Tepelenes me Skenderbeun une kam thene kete:
    Edhe krahasimi me Skenderbeun, perseri do te ishte dicka e kote, pasi te dy kane vend ne histori, por nuk mund te ulim figuren e Skenderbeut duke bere analogjira me Ali pashen.



    Nuk jam aq idiot sa te krahasoj figuren e Ali pashes me Skenderbeun, por desha vetem te shprehja mendmin tim ne lidhje me shkrimin e autorit.

    Ali asha nuk eshte monster sic e ka paraqitur ai, pse vrau disa fshatare te Kardhiqit dhe fakti qe ka qene hajdut nuk dmth asgje.

    Edhe Albos i kam replikuar ashtu si edhe autorit duke u munduar qe ti bej dicka te qarte.

    Qe Ali pasha vertete ka qene mizor, por nuk ishte viti 2000 dhe jetohej ne mes te Parisit, por vitet 1700-800, ne Shqiperine e jugut ku te vidhnin, vrisnin e perdhunonin me mes te dites.

    Cfare kujton se ka qene atehere? Parajse? Ali pasha ua mblodhi te gjithe hajdutve dhe krimineleve ne ato zona.

    Dhe gjithashtu Ali Pasha nuk sulmoi bushatllinjte por ndodhi e kunderta.

    Ali pasha kundershtoi dhe u munduar qe te luftonte persa kohe ishte qalle Porten e larte dhe kete gje e pagoi me koken e tij.

    Cfare ndryshimi ka se ai nuk e beri per patriotizem por per cifligun e tij? Te gjithe mbreterit e Europes te njejten gje benin.

    Keshtu puna.

    Nuk e kam krahasur dhe nuk e krahasoj me Skenderbeun se nuk jam debil, por jo cdo gje ta bej te zeze.

    Edhe per shkrimin mund te them, qe nese autori ka dashur te beje nje krahasim midis Ali pashe Tepelenes dhe Skenderbeut, atehere ai duhet te vizitohet ne psikiatri.

  4. #14
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    te nderuar miq shqiptare !
    Me vjen keq qe me keni keqkuptuar(ndoshta dikush me ka kuptuar mire por ne gjak ka ndienja antishqiptarizmi) une nuk dua te vleresoj apo te mbroj Ali pashe tepelen ne rradhe te pare une nuk kam asnje lidhje krahinore me te se une jam nga Lezha dhe ai ėshtė nga Tepelene sigurisht as nuk e pranoj te krahasoj Skenderbeun me te por ai ka vendin e tij ne historine shqiptaere si nje figure qe e ka vlereuar koha.Dikush prej jush e quan hadut,nje tjeter se rrjedh nga nje familje e farfer e.t.j.Unė do iu dergoj me vone tere kronologjine e jetes se tij.

  5. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nuk thashe qe te krahasosh cilindo me dike tjeter je debil. Perkundrazi kjo tregon kersheri si dhe mos kenaqje nga njohja e deritashme.
    A e di ti Red, qe Skenderbeun shqiptaret e kane sha per nje shekull e gjys mbas vdekjes.
    Dhe me te drejte ata ne ate kohe se kuptonin veprimin e tij. Sikur sot te ngrihej dikush dhe ti shpallte lufte amerikes, pasi ta mposhte ate disa vjet me rradhe te vdiste i qete rrethuar nga miq, kohe me vone amerika si superfuqi qe eshte te rivinte dhe te na e bente rup-sup te gjitheve duke shkretuar vendin thjesht se ndjehej e fyer nga humbja qe kishte pesuar me pare.
    A do mbeshtetje ti Red nje gje te tille, JO! Sepse je mjaft llogjik dhe pa ide, ajo qe te intereson eshte thjesht mireqenia jote (familjes, shtetit) dhe rehati personal.

    Ndersa Skenderbeu nuk solli as mireqenie, as rehat per shqiptaret, ai luftoi tere jetes deri ne vdekje. A kupton.

    Tani dhe Ali pasha luftoi kundra turkut, superfuqise se kohes, bile ne kundershtim nga Skenderbeu solli mireqenie te shqiptaret. Lart ke shembuj qe tregojn kete.
    Tani ti s'na tregove pse su be ai Hero Kombetar, autori kete e shpjegon me faktin se i pari ishte katolik, ndersa i dyti mysliman. Ti a mendon te njejten gje.

    Sa per ata hajdutet qe luftoi, te gjithe Pashat e Bejleret e kohes benin te njejten gje, s'qe vetem Ali Pasha, apo harrove qe kur kishte 18 vjeē e kapen si lepur po per ket pune. Ne veri ket pune e rregullonte kanuni. Keshtu qe s'besoj te qe i njohur nga kjo.
    Ti po si Albo gjykon nga morali i sotem, njeri viktimat e tjetri hajdutet. Per njerin ai eshte kriminel ndersa per tjetrin polic i mire. Hajde merre vesh.

  6. #16
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    KJo ėshtė historia e Ali PAshe Tepelenes

    Ja kjo ėshte historia e Ali Pashes jo sipas Kallmetit por sipas historianeve


    Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.



    Shekulli i XVIII i gjeti trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve, Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e shfrytezoi Ali Tepelena, qe u mbiquajt ‘Asllan’ apo Luani i Janines, dhe qe me pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit.

    Karriera

    Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.

    Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.

    Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

    Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices, tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.

    Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.

    Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.

    Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

    Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines, me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.

    Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.


    Ndertimi i Shtetit Shqiptar

    Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.

    Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine.

    Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit. Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes.

    Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese, qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi. Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij.

    Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet.

    Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.

    Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan.

    Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.

    Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur.

    Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje.


    Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tėrhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare.
    Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargės dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarė, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan.

    Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezėt nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratė prej 20 topash.


    Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata. Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.

    Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi.

    Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe. Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes.

    Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum.


    Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut

    Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty
    Ne ty, me njerez te ashper kujdestare
    Kryqet bien, minaret lartesohen

    (Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit)


    Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se:

    Nuk do tė harroj kurre ditėn kur hym nė Tepelenė, ne oren pese tė mbremjes, ndėrsa dielli ishte duke perėnduar. Mė erdhi nė mėndje, me pak ndryshime nė veshjen, pėrshkrimi i Branstone Castle nė nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombėsise sė trimave qė janė nė shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun ma tė mrekullueshėm tė botės me fustanellėn e bardhė, me jelekun prej kadifeje tė qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe kamėn me doreza prej argjendi tė punuar. Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt me ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof pėrmbrėnda. Te gjithe kėto kostume tė bukur plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashės formonin nji pamje fort tė kandshme pėr nje tė huej. Mė futėn nė nje dhomė qė ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit mė pyeti pėr shėndetin mbas modės turke. Nuk mė lejuan tė paguaj as pėr fjetjen, as pėr ushqimin dhe as pėr ndonje send tjetėr.


    Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut:

    Veziri ishte nji burrė i shkurtėn dhe mjaft i trashė. Kishte nji fytyrė shume tė kendshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Syte i kishte tė kaltėrt me lėvizje tė shpejta qė tė banin me kuptuar menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji Pashai oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi tė jashtezakonshme dhe na mori aq me tė mirė sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare nė qejf pėr nje njeri ne ate pozitė. Nė sa vise tė Turqise qė vizituem nuk pashė nje pasha tjetėr tė qeshte nė ate mėnyrė. Nuk kishte ndonji roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supe.


    Prostituta qe u kthye ne Shenjtore

    Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre.

    Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh.

    Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.


    Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve

    Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri nė shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij.

    Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri nė qytet nė krye tė ushtrise dhe iu kėrkoi qė tė gjithe burrat ti pėruleshin. Gjashteqind burra tė ēarmatosur i shkuan atij pėrpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezėr dhe djem tė tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata qė i kishin poshteruar nenėn. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhėr ushtarve tė tij qe ta rrethonin hanin dhe tė masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarėt e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez tė ēarmatosur. Per kete arsye, disa Greker tė kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve.


    Renia e Pashallekut te Janines

    Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines.

    Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre.

    Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem.

    Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar.

    Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek megjithese ai ishte dhe mbetet me prejardhje shqiptare..

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Ali Pashe Tepelena nje kriminel????

    Nuk dua te analizoj shkrimin qe zoti Kallmeti na ofroi. Sigurisht ai nuk ka ndonje faj pse autori qe ka shkruar shkrimin nuk ka shkelqyer ne radhitjen apo analizimin e ngjarjeve. Ajo qe me bene pershtypje eshte fakti i te deklaruarit te Ali Pashait "hajdut apo kriminel" Ja seē shkruan Albo :
    Ali Pasha beri fame te madhe per PASURINE dhe KRIMET E PAMESHIRSHME te tij. Ai krijoi pashallekun me te pasur ne gjithe perandorine otomane ashtu sic ka vrare e prere shume njerez.
    Sigurisht historia eshte nje, interpretimet jane shume. Por si mund tu mbushni mendjen tepelenasve qe krenohen me Ali Pashane. Si mund te krahasojme madheshtine e Pashait te Janines me liliputerine e nje hajduti apo krimineli. (Sigurisht Zani i Vlores do ishte dakord....) Pavaresisht nga motivet Ali Pashjai gjeti menyren ti qendronte Portes se Larte. Ai ishte nje nga diplomatet me te medhenje te kohes. Ai tentoi te bashkonte vilajetet shqiptare ne nje. Edhe ketu pavaresisht nga shtysa dhe egoja personale, rezultati e bene ate figure historike. Ai ka nje rol te madh ne revolucionin grek. Por dhe kur permendim te keqijat nuk mund te themi "ishte thjesht nje hajdut dhe kriminel" dhe kaq. Ndersa per krahasimin me Skenderbeun nuk ka vend. Aliu ishte nje Pasha, qe qendrimi kunder Turqise i shkonte per shtate ambicieve te tija personale dhe krahas perfitimeve te tjera i dha dhe fame, Skenderbeu eshte simboli i bashkimit dhe qendreses se nje populli qe edhe pse nuk qe i formuar si komb ndiente nevojen e mbrojtjes ndaj pushtuesve aziatik te nje feje tjeter. Nga kjo perfitoi dhe Evropa kristiane. Sado ngjashmeri te kene keto dy figura historike diferenca midis tyre eshte e madhe. Skenderbeu ngelet Skenderbe.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Zoterinj te nderuar !

    Nese ky shkrim do te qe publikuar ne forumin e historise, nuk do te kishin lindur edhe polemikat por eshte postuar ne ate te ceshtjes kombetare. Historine ne te gjithe e lexojme me syte tane, dhe te gjithe e pershtjellojme ne mendjen tona duke vecuar ato figura qe i kane dhene me shume kontribut ceshtjes kombetare. Pasi e bera kete sqarim, pa dashur te gjykoj historine, po shpreh kendveshtrimin tim mbi figuren e Ali Pashes.


    1. Cfare kontributi i dha Ali Pasha ceshtjes shqiptare?

    Nuk me vjen ne mendje asgje, qofte edhe nje atribut i vetem i kesaj figure historike. Ky nuk e ngriti pashallekun me flamurin e Skenderbeut, ky e ngriti nen flamurin e otomaneve. Vertet ky u largua dhe konfliktua me porten e larte, por kete nuk e beri ne emer te "shqiptareve" por ne emer te pushtetit personal te Ali Pashajt. Jo me kot Aliu e quajti veten PASHA, dhe ky ishte pashai me i pasur i gjithe perandorise otomane ne gjithe egzistencen e saj.

    Ne lidhje "diplomacine" e tij dhe arritjen e hapjes se disa perfaqesive te huaja brenda pashallekut te tij, keto diplomaci nuk u hapen ne Shqiperi por ne PASHALLEKUN E JANINES qe i perkiste Ali Pashait. Pra nuk egziston aspak lidhja midis ceshtjes kombetare shqiptare dhe kesaj figure. Per mua Ali Pashaj mund te krahasohet shume mire me Zani Caushet e 1997 qe arriten te mbajne nen kontroll nje Vlore te tere, por jo se u behej vone per vlonjatet por si nje menyre per te rrjepur ate popull ne menyre qe te pasuronin vetveten.

    Per ta mbyllur, Ali Pasha zgjon interesin e shqiptareve mbi "bemat e tij" dhe duhet lexuar me kureshtje. Ama te futesh Ali Pashen ne rangun e figurave kombetare, jam i bindur qe ky konstatim do ta bente per te qeshur vete Aliun. Problemi yne eshte se i shohim ngjarjet e gati 2 shekujve me pare me syzet e kohes qe jetojme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Gjithsesi ky eshte nje vleresim siē e thoni dhe ju sipas kendveshtrimit tuaj. Por po ju permend disa atribute te Pashait te Janines. Ai ngriti flamurin ne Janine qe ishte kryeqendra e tij dhe per kohen ishte nje arritje pasi Shqiperia nuk ekzistonte si shtet. Ai vendosi marrdhenie diplomatike me fuqite me te medha te kohes dhe perfaqesite ishin ne Janine (120 KM nga Tepelena, 60 KM nga kufiri i sotem me Greqine) sepse Janina ishte pjese e Shqiperise se kohes. Pavaresisht se pse e beri Ali Tepelena ate qe beri, ai eshte figure e historise. Morali dhe figura e tij nuk mund te gjykohen me standartet e sotme. Por levizjet e tij diplomatike, drejtesia (thuhet qe Ali Pashai e peshonte drejtesine me kandar...) dhe rregulli ne pashallekun e tij jane proverbiale. Sigurisht qe ai masakroi por ku per drejtesi (mori hakun e se emes...) ku per te siguruar pushtetin.
    Megjithate nga sa di une historiografia shqiptare por dhe te huajt e kane vleresuar figuren e tij. Kujtojme Bajronin e madh. Nejse secili ka kendveshtrimin e tij...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Rycky, titulli i temes eshte "Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare". Ti si mendon se Ali Pasha konsiderohet "figure historike" apo figure kombetare?

    Barbarite e Ali Pashe Tepelenes jane "proverbiale" jo hakemarrjet pasi hakmarrjet jane deri diku te pranueshme. Mos harro se asaj Janine qe ti ze ne goje Ali Pashai i mbyti te gjitha vajzat ne ate qe sot quhet "Liqeni i Bucelave" pasi nenat dhe baballaret sipas gojedhenes deshen te thanin liqenin me bucela qe te shpetonin vajzat e tyre nga fundi i liqenit. Ne ate Janine Ali Pashai la edhe koken e vet ne keshtjellen e rrethuar nga "liqeni i ngrire". Koincidence historike?

    Sa per kontrast, greket pretendojne se Ali Pashai ka qene turk dhe jo me origjine shqiptare. Greket shquhen per manipulime te historise por ne kete rast ata nuk kane sec fitojne nga kjo. A egziston nje dokument apo rrefim i besueshem qe flet per origjinen shqiptare te pashait?

    Pika qe une ngre eshte se Ali Pashai mund te jete shume gjera, por jo figure kombetare.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Pashė Tepelena, Luani i Janinės
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 06-09-2022, 09:30
  2. Pepo: Televizionet janė kthyer nė radio me figurė
    Nga Albmaster nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-10-2012, 18:57
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •