Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Popull mos harro !!!

    E kam theksuar shume here ne Forum se i perkas ideve te majta, dhe jam teper krenar per ato. Biles besoj se idete - te cilat bashke me tingujt krijojne fjalet - jane e vetmja gje qe e ndajne njeriun nga kafsha, prandaj do vazhdoj ti shpreh ashtu sic i ndjej deri sa te vdes akoma edhe nese ato jane ne disfavorin tim. Por sot dy muaj perpara votimeve erdha t'ju flas me fjalet e zemres dhe jo te trurit, eshte e vertete qe nga nje here forca e zemres e kalon forcen e llogjikes.

    Neser do vijne disa bicima dhe do ju flasin per ide, ideologji, revolucione, fitore, do ju tregojne trendafilat e kuqe dhe grushtat ne ball qe tregojne fuqine popullore dhe do ju bindin per te drejten e tyre qe te vijne ne fuqi perseri. Do ju thone se jane te barabarte me ju, se kane lindur per t'i sherbyer Shqiperise, se cdo gje e bejne per hir te mireqenjes publike. Jane ata qe perhere i shifnit siper jush (nese i pate ndonjehere), ata qe vetem Shqiperise nuk i sherbyen, ata qe vetem mireqenje nuk sollen. Popull mos harro! Mos harro popull se para disa vjetesh te nxorren nga shtepia, para disa vjetesh te bene te fshihesh nga plumbat, te syrgjinosen deri ne Afrike, Zelande, Australi e Amerike. Mos harro popull se para 7 vjetesh te ndan permes, te thane vrite vellain tend sepse nuk eshte njeri por eshte "malok". Te premtuan popull leket qe vet i hengren, te premtuan shtepi, pune, paqe dhe pastaj te armatosen. Te armatosen dhe te thane vrite vellain tend se nuk eshte Shqiptar. Te premtuan paqe dhe liruan vrasesit. Ishin ata qe te thoshin cohu dhe merre lirine. E mban mend popull kur te thoshin "armatosu dhe shkatro" se keshtu vjen liria. E mban mend kur te thoshin "c'lironi Shqiperine nga maloket". Po, po, ata jane qe sot te flasin per bashkim kombetar, per Kosove dhe per Cameri. E mban mend kur te thoshin se do krijojne "Shqiperine e re, pa Cecenet", e mban mend kur per here te pare ne Historine e Shqiperise Shqiptaret frikesoheshin se do pushtoheshin nga Shqiptaret ("do vijne Vlonjatet" thoshte nena ime dhe nuk me linte te dilja nga shtepia). E mban mend kur atdheu yt ishte kthyer ne ankandin e Europes (Yzberishtin Greqise, Durresin Italise, Shkembin e Kavajes Danezeve etj.). I mban mend barikadat me njerez qe percillnin ndonje te ri per tek varrezat e qytetit. E mban mend kur ti merrnin bijat dhe ti benin prostituta. E mban mend kur me makine zyrtare kalonte zemra e ytbiri per tu transplatuar ne Greqi? E mban mend kur te rrifnin pse shkruaje ndonje artikull antiqeveritar ne gazete? E mban mend kur vrane Azemin ? E mban mend kur vrasesit u bene kryetare policishe dhe shefa brigadash? E mban mend popull, kur te gjeten skllav dhe te skllaveruan dyfish? Mos harro pra popull, mos i ler te gajasen me ty tregoju se ka ardhur koha te lirohesh edhe ti!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bravo

    lol,,, je i forte !!

    Jam kurioz , me te vertete ju beson atyre qe shkruan ?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 24-12-2004 mė 02:13

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    njeriu i mire, i besoj ato qe thashe por kjo nuk do te thote se jam pro Sales. Saliu me enverizmin e tij qe e modifikoi ne qeverisjen e vendit e ka humbur shansin per te qeverisur perseri. Biles vet kokefortesia e Sales i dha shansin ketyre bicimave qe te mashtrojne popullin. Ajo qe besoj me teper eshte se fatkeqesisht populli shqiptar eshte popull qe harron shpejt, dhe nje popull qe harron nuk ben perpera sepse nese nuk e kerkon vet c'lirimin do mbetesh perhere skllav. Ne 97 ndodhen disa gjera qe nuk duhet kurresesi ti harrojme, nuk ka dyshim qe leket e humbura dhe shume gjera te tjera ishin shkak per tu revoltuar por kurresesi nuk ishin shkak per tu armatosur (dhe nuk besoj se armatosja ishte mendim i popullit te thjeshte, sic nuk besoje se jugu humbi me shume leke se pjesa tjeter e Shqiperise vet Tirana ka popullsine sa e gjithe Shqiperia qe mbetet dhe kur vjen puna nuk u bene keto marrezira). Une e mbaj mend shume mire naten qe u armatos populli vlonjat ishte mbas dites qe Servet Pellumbi dhe disa koka te tjera bene fjale per pushtim te Shqiperise nga Geget. Te njejten kohe u armatos gjithe jugu, kurse diten tjeter gjithe Shqiperia tjeter sepse u frikesuan ose disa mezi prisnin pushtimin/c'lirimin jugor (me te vertet turp per historine e nje kombi). Ne 90 ekzistonin me shume shkaqe per tu armatosur publiku dhe kur vjen puna nje gje e tille nuk ndodhi, dhe nuk i tha njeri qytetareve veriore qe te vrasin policet se ishin nga jugu (ne kundershtim me c'ndodhi ne Vlore, Tepelene etj., e mbaj mend vet dhe ne Tr. si i fshinin policet kapelet se kishin frike se mos i vrisnin). Une mesa di nuk ka ekzistuar ndonjehere kaq urrejtje e madhe Veri-Jug midis Shqiptareve, edhe sot ne Tr. ekzistojne shume lagje me njerez te ardhur nga thellesite e Jugut dhe te Veriut dhe jetojne ne harmoni, martohen me njeri tjetrin, bejne shoqeri etj. Biles edhe vet ne Vlore etj. ekzistojne shume te ardhur veriore qe jetojne per bukuri te Zotit me vendasit (sic duket urrejtja e 97 ishte artificiale). Pra ardhja ne pushtet e PS u be me gjak (ende nuk dihet numri i sakte i viktimave te 97 dhe c'pasoi) sepse atyre nuk ju priteshin edhe tre vjet qe duheshin te beheshin votimet (si dhe Sala nuk u bente dot shpirtmire, te bente votime te parakoheshme duke i hapur keshtu rrugen PD per votimet e tjera). Me sa di une nga traditat tona, nga Kur'ani, Bibla, Talmudi etj. gjaku vetem me gjak shlyhet. Pra nese gabimet e tjera te qeveritareve te sotem mundemi t'i falim, gjakderdhjen nuk do mundemi ta falim kurre dhe nese nuk duam te sjellim perseri gjakderdhjen ne vend per shkak te hakmarrjes ndaj fajtoreve ( per hir te imunitetit kombetar dhe demokracise) te pakten mos i falim me voten tone! Nese nuk te vjen keq per veten tende mos prit te bej tjetri dicka te tille per ty!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kryeplaku e ke thure shume bukur. Hallall.

    Por nje pyetje do te beja: Cilen alternative preferon ti?

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Por nje pyetje do te beja: Cilen alternative preferon ti?
    sh.hasanaj me behet qejfi qe te intereson mendimi im, shkrimi i pare nuk ishte pune bukurie e besimesh ideologjike ishte besim tek syte dhe veshet e mija. Pershkruajta nje ngjarje sic e perjetova ne veten time, larg cdo besimi dhe ideologjije.

    Persa i perket pyetjes une nuk besoj se jam specialisti qe te tregoj cfare te votosh, eshte detyra jote e imja dhe e cdo qytetari shqiptar qe beson tek demokracia dhe zhvillimi i atdheut qe te informohet dhe mos te shkoje "si pate qorre" tek kutija e votimit. Vota ime ne vecanti nuk ka rendesi por vota e vecante e te gjitheve ne sebashku ka shume rendesi dhe ndikon ne te ardhmen e vendit dhe ne te ardhmen tone dhe te femijeve tane prandaj duhet ta respektojme kete fuqi demokratike qe me gjak e kane fituar popujt, e drejta e votes. Ne Shqiperi ekzistonje te pakten 30 parti (me e pakta, se me c'kam degjuar une nga burime jo zyrtare partite shqiptare ne te gjithe boten arrijne reth 160) pra nuk eshte e mundur nga gjithe keto parti mos te ket dalur ndonje i zgjuar. Statistikisht nuk mundet te jene pyka te gjithe politikanet e vendit. Une per vete besoj se ekzistojne shume personalitete politikane shqiptare qe karakterizohen nga atdhedashuria, modestia (metriopati), serioziteti dhe zgjuaresia si ne fushen e majte ashtu edhe ne te djathten. Biles besoj se edhe brenda ne PS dhe PD ekzistojne njerez me tru (por duhet t'i vecohemi ketyre partive perderisa deshtuesit vazhdojne ende ti udheheqin). Pra eshte detyra e jone t'i zbulojme keta persona dhe parti dhe t'i fuqizojme me voten tone. Vet do e keshilloja votuesin shqiptar t'i largohet partive qe bazohen neper personalitete (si PD), sepse atehere nuk do kemi larmi mendimesh por do kemi politiken e njerit person. Fatkeqesisht shumices se partive shqiptare i mungon baza ideologjiko-shkencore dhe bazohen ne fuqine terheqese e nje personi ose disave. Gjithashtu jam pro praktikes amerikane, kur nje person humb votimet nuk zbret perseri kantidat sepse mbi te gjitha dobeson vet partine qe perfaqeson. Sali Berisha humbi dy here votimet dhe mesa duket do dali perseri kantidat, kjo nuk tregon gje tjeter vecse se PD nuk beson ne asnje ideologji por vetem tek forca e Berishes. Por Shqiperia u lodh me agallaret (mjaft me!), Shqiperia ka nevoje per ide te reja per njerez qe luftojne per ato qe besojne dhe jo per interesa personale. Politikanet qe me cdo kusht duan te vijne ne pushtet (sic ndodh me kryetaret e PS dhe PD) vecse dem mund t'i shkaktojne popullit shqiptar!

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Akoma merreni me Sali Berishen, ate kaqol qe akoma nuk ka kuptuar c'ishte, pse ndodhi dhe c'duhet bere qe te mos perserittet 97'?
    Sot gamori nxitoi te uroje kandidatin e CIA-s Jushenkon, qe me grusht shteti "demokratik" arriti te marre pushtetin!
    Kujton se po tu lepihet Jankive do te bjere ndonje kocke edhe per te. Nuk e ka kuptar akoma se pse i erdhi papritur para ca koheve zevendesi nga Amerika!
    Me te tille lapangjoze politikane edhe 100 vjet te tjera rri Nanoja ne pushtet!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Saliu nuk eshte me shume kaqol se sa jan ata qe jan sot ne pushtet antares kshu qe nga dy te keqija do zgjedhesh ate qe eshte me pak e keqe ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Sot gamori nxitoi te uroje kandidatin e CIA-s Jushenkon, qe me grusht shteti "demokratik" arriti te marre pushtetin!
    Uroj qe te fitoje e djathta me "grusht"shteti te tille si Jushenko.
    E rendesishme sot eshte te zhduken klikat, traifiqet, korrupsioni , TE MARRIM FRYME, prandaj jam dakort me Kryeplakun qe dhe pse me ide te majta ,ne shpirt (i cili siē e thote edhe vete del mbi llogjiken) eshte me ate qe duhet me te vertete qe Shqiperia te mund te jete ne Evrope jo vetem fizikisht.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeplaku ka fol shum bukur.. sepse i ka fjale te zemres oe jo direktiva partish..

    E keqja e sales eshte se nuk e ka aftesine te fitoj mbi banden Kriminele te Nano pellumbo ruc Bizhgo brace makbulo luiz hoxhave..

    jan 5 muaj kohe deri tek votimet..

    Kush mund ta organizoje Ortekun Kunder Bandes kriminele..

    I vetmi deri tash i konfirmuar si Lider opozite eshte Berisha..tjeter nuk ka..

    tash ceshtja eshte.. te shkojme ne kte beteje me Berishen ne krye qe Mafia di ta rrahe e ta munde.. fshatce..apo te gjejme nje tjeter..

    Ka koh me pergatit nji tjeter?

    Shum e veshtir eshte..

    eshte Leka Zogu..por a mundet i ngrati Leke ta bej kte beteje?

    edhe kjo eshte e pamundur..
    Une kam nji shprese tek ngritja dhe fuqizimi i Kreshnik Spahiut..
    Por nuk mjafton shpresa ime..

    Ka ardhur koha ti thuhet dikujt.. Na prij or djal..!

    PS ka forc te madhe.. cdo familje PS -iste eshte grusht bashkuar..

    Ata e duan Nanon ashtu sic eshte maskara imoral bixhozci te pabese dredharak hipokrit e tetjera..Ata nuk lodhen me parimet..ahu thon ata .. Benxi Vila biznesi miljonat Nuk kan nevoj per principe por per nji qen bir qeni te jua mbroje e ai eshte Nano.. I ka te gjitha cilesite qe ja kerkon atyre Interesi..

    I zoti te puthet me Sheiket.. i Zoti te shkrd.. het me Erdoganet..Me Berluskonet me shrederat me Bushat me Romano prodat me Asfaline.. me Cian me te gjithe..

    Nano ja ka zene tera shtigjet Berishes..

    Berisha nuk shkon dot ne kosov..Nano shkon.. berisha nuk vete dot ne washington..Nano shkon.. berisha nuk shkon dot te shreder Berluskonet..Nano ha e pi me ta.. berisha as te erdogani Stambollit nuk pi dot Caj.. kurse Nano bronxon mullaqet e veta e te Xhoit ne plazhet e erdoganit.. e deri te ato te shokve te Bin ladenit ne Emitratet..etj etj..
    eshte bir ku.rve pik..

    Pra me nji Berish te asfiksuar do shkojm ne Votime apo duhet gjetur nji tjeter..
    kjo eshte big prabllemi..


    Nuk jan gje variantet gjeorgjiane e ukrahinase..

    Vota e rregullt.. numerimi i rregullt .. shpallja e rregullt e shifrave jan zgjidhja..

    Rumpalla dhuna..ulerimat thyerjet nuk sjellin demokraci..

    I majt eshte kryeplaku..po mire ..cte keqe ka..

    Pse te djathte doni juve..?

    tallej nje dizaj Bardh Agasi..
    cte majt jemi ne tha.. Ne kemi miljardat tha.. e te djathtet kan leshin..
    dhe mir e kishte..
    Bardhi vet ka 100 metra grataciel personale te gjate e 20 katshe te larte..
    kurse i djathti Lek Zog rri me qira te ca katundar petrele..

    Natash Paco .. ka 7 hotele ne Plazh.. kurse i djathti.. Berish mezi bleu nje shpi tani..

    Duraku e Kok Duka .. ka para sa te mbushe me to nji vaporr..
    Nuk eshte ekzagjerim ky jooo..
    se ma tha njeri te tajvani qe i dinte fije per pe nen rrogozet..e Tiranes..

    I thash si ka mundesi.. po ja fut kot..


    shko pyt Cacin tha..se ai i meson qysh e tek..

    PD ne votimet e ardhshme nuk siguron dot nji KOMISIONER.. qe te numeroj votat ne nji qender votimi ..sepse i shkon ai socialisti e i thote..
    Na mo hekuran.. sa para te jep Saliu ty qe te jesh besnik i tij ne numerim..

    Po ja do thot ky.. mi jep ligji si Komisioner nja 20 mi lek.. e ja 10 mi Saliu..

    Po ti as gjel deti nuk blen me to o gomar do i thot Sotiri i PS-se..

    Po cte benj do thot Hekurani..
    eja ktu o gomar.. ja ku i ke 2 milion ketu.. po ama i merr keto mbas votimeve.. e qepe gojen kur ti numerojme votat..

    Cdo dit Malaj merr miliona nga Bota.. qesh ai kur i firmos ato Letrat para kamerave..
    pse mos qeshi se e di ai dhe Ps-ja se Ato miljona qe i jep Bota.. dihet ku kullufiten.. e ku shkojne..


    a eshte i Zoti Berisha ti gjej 500 komisionere qe nuk shiten?

    Nuk besoj..

    kaq esht sahati shok e shoqka..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    ja dhe lajmet e fundit qe po na vijne me email nga shqiperia

    Mėsohet nga burime tė pasigurta, se mbrėmė, pas bisedimesh tė zhvilluara nė mjediset e hotel “Isfahan” nė Tiranė, Muzeu Kombėtar dhe Arkivi i Shtetit u shkrinė nė njė institucion tė vetėm, qė do tė quhet Arkivi Muzeal i Shtetit Kombėtar. Me vendim tė pėrbashkėt tė pjesėmarrėsve, drejtimi i institucionit tė ri iu besua Prof. Mojko Sinanit, me zėvendės Prof. Shabė Zeqon. Po punohet me shpejtėsi pėr autostradėn qė do tė lidhė godinat e tė dy institucioneve, nė njė kohė qė prof. Mojkos i kanė ardhur telegrame urimi nga personalitete tė ndryshme tė fushės sė kulturės, artit dhe shkencės arkivale kontinentale.



    ][ ][ ][



    Me vendim tė Kėshillit Shkencor tė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, z. Zengjin Karaulli emėrohet kryeinspektor i komisionit pėr rishikimin e teksteve tė historisė pėr shkollat e mesme nė Greqi. I lindur nė Piras tė Shpiragut, z. Zengjin Karaulli ka mbaruar Institutin e Lartė Pedagogjik tė Elbasanit me korrespondencė nė degėn matematikė-histori, dhe ka punuar me vite si nėndrejtor i vatrės sė kulturės tė fshatit Dajē tė Lezhės, ku edhe ka shkruar studimin ende tė pabotuar me titull “Ēajhani beratas si fidanishte e bejtit.”, para se tė pėrfshihej nė lėvizjen demokratike. Zotėron disa gjuhė tė huaja, tė cilat i ka thelluar nė mėnyrė autodidakte, mes tė cilave edhe greqishten e re, doganēen dhe pak vllahishte librash.



    ][ ][ ][



    Kryeministri shqiptar Fatush Nano ka shkuar nė Dubai me leje krijuese, i tha agjencisė sonė z. Areti Gjymshana, drejtore e drejtorisė sė krijimtarisė pranė Kėshillit tė Ministrave. Gjatė njė jave qė do tė qėndrojė atje, Nano do tė rishkruajė tekstet e historisė sė Shqipėrisė dhe do t’i pėrkthejė ato nė gjuhėn greke nė dy kopje. Dinjitari i lartė shqiptar, ndėrkohė, ka zhvilluar takime me artisten e njohur amerikane Ashley Simpson, kėngėtarin Rod Stewart, kryeministrin nė mėrgim tė Zanzibarit z. Ēnaēan Koken, boksierin kinez Zhao ZhiZhin, vėllain e drejtorit tė Arkivit tė Shtetit tė Dubait, z. Ulama Bin Sadin, ambasadorin shqiptar pranė UNESCO-s nė Kajro tė Egjiptit, prof. dr. Pal Paloka, dhe ka qerasur me pije tė shtrenjta njė numėr tė madh grekėsh tė diasporės duke shpenzuar papėrgjegjėsisht njė fond parash mbledhur nga shqiptarėt e Zvicrės nė ndihmė tė tė goditurve nga Tsunami nė Toptanė tė Shkodrės.



    ][ ][ ][



    Kirurgu i njohur kryeqytetas, prof. dr. Shuke Zheni, kreu mbrėmė me sukses tė plotė operacionin e parė nė botė tė rikthimit tė veshkės sė djathtė nė trupin e tė sėmurės P.Z. nga Dushku, pasi e njėjta veshkė ishte hequr kriminalisht, para dite, nga njė mjek i paidentifikuar i klinikės private “Motrat Iljazi”, nė Prezė tė Tiranės, dhe ishte fshehur nė njė kontejner akulli pėr t’u eksportuar nė njė vend arab. Ky operacion cilėsor, i transmetuar drejtpėrdrejt me satelit nga TV “Shkenca”, u ndoq me interes nė disa vende tė pellgut tė Mesdheut dhe tė Afrikės Veriore.



    ][ ][ ][



    Shprehja “zėvendėskampione e botės”, edhe pse fitoi vend tė parė nė konkursin e kalkeve organizuar nga shoqata “Fjaloroje” e arsimtarėve tė Toskėrisė Qendrore, nuk ėshtė pėrdorur ndonjėherė nga z. Ahmet Shqarri, i pohoi agjencisė OBOBO avokati Mantho Thomo, qė mbron interesat e ish-komentatorėve sportivė tė RTV shqiptar. Emrin e Ahmet Shqarrit e pėrsiatėn dje dy tė pėrditshme tė mėdha nė Tiranė, tė cilat iu referuan burimeve tė sigurta tė agjencisė PSE. Deri mė sot, ēmimi prej 250 dollarėsh australianė ka mbetur i pareklamuar, megjithė lajmėrimet e pėrsėritura nė media dhe nė Gazetėn Zyrtare, si dhe interesimin e bamirėsit australian me origjinė shqiptare, z. Jafar-Jeffrey Jadjika.



    ][ ][ ][



    Me urdhėr tė Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Ramaj, mbrėmė nė mesnatė punonjės tė Bashkisė shkulėn me fadrom Rrapin e Trishit, nė afėrsi tė Tiranės, pėr t’i bėrė vend njė qendre multimediale biznesi. Pasi tė pritet nė copa tė vogla tė pėrshtatshme, Rrapi i Trishit do tė varroset te Varri i Bamit, i tha korrespondentit tė agjencisė OBOBO prof. Risto Vyshka, drejtor i gjelbėrimit urban pėr Shqipėrinė e Mesme.



    ][ ][ ][



    Regjisori i mirėnjohur Timon Thimthi, autor nė tė kaluarėn i filmave tė tillė kontroversialė si “Joshjet e Shajes”, “Njė llakatundas nė Las Vegas”, “Vasfiu” dhe “Minutazh”, deklaroi dje nė njė konferencė pėr shtyp nė Qendrėn Kinematografike Ndėrkombėtare nė Strugė se xhirimet e filmit tė shumėpėrfolur me temė nga kriza financiare e “Piramidave” nė Shqipėrinė e vitit 1997 janė ndėrprerė pėr mungesė fondesh.



    © OBOBO NEWS

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 02:11
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Izraeli dhe Serbia nėnshkruajnė marėveshje mirėkuptimi
    Nga shoku_sar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 11:55
  5. Shqiptaret, sa popull i varfer - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •