Në komisionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara prezentohet raporti për shkeljen e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës



Gjenevë, 16 mars (presheva.com) -Sesioni i 61-të i Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka filluar punimet e tija në Gjenevë të Zvicrës, më 14 mars 2005. Në këtë sesion për herë të parë do të paraqitet Raporti për shkeljen e të drejtave të njeriut në Luginë të Preshevës. Këtë
Raport do ta paraqesë Partia Transnacional Radikale e cila ka status konsultativ në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Raportin në fjalë e ka përgatitur zonja Shirli Klouz, udhëheqëse për çështje të Ballkanit në Ligën qytetare shqiptaro-amerikane në bashkëpunim me përfaqësuesin e kësaj organizate për Luginën e Preshevës, Orhan Rexhepin. Sesioni do t’i përfundojë punimet e veta më 22 prill 2005.