Sartre
Kush ishte Sartre dhe mbi cfare ka shkruar?
Sartre
Kush ishte Sartre dhe mbi cfare ka shkruar?
Sartre, ati i filozofise ekzistencialiste frenge, ateist dhe materialist, e ve problemin e jetes ne absurditetin e saj, qe, duke mos pasur ligje, eshte boshesi-absurditet. E mira dhe e liga, sipas tij, nuk kane kuptim logjik, vecse si dy gjendje te ndergjegjes vepruese.
Po te veshtrojme me nje fluturim shpendi Ekzistencializmin, mund ta ndajme ne tri kritere mendimi.
(1) - Ekzistencializmi kristian: Sooren Kierkeggard.
(2) - Ekzistencializmi ateist: Heidegger - Sartre.
(3) - Ekzistencializmi Tomist - prapa kristian, i bazuar te Thomas de Aquinas, sic e paraqet dhe e perfaqeson Jacques Maritain. Tema eshte: Ekzistenca njerezore. Arsyeja nuk shpjegon Enigmat e Universit. Vetem Besa (FEDE) shpjegon ankthin e njeriut te deshperuar perpra vdekjes. Kierkeggardi mendon qe metodat intelektuale nuk paqesojne paradokset dhe ankthi (Angoisse-Angoscia) eshte arsyeja qe ai nuk mund te zhvilloje kete problem. Zhvillimi qendron ne planin trashendental te Beses.
Ne Zotin mbarimi (FINITI) dhe pambarimi (INFINITI) jane nje. Kete teze e zhvilloi teologjikisht Karl BARTH-i, Paul TILLICH-REINHOLD NIEBUHR; psikologjikisht e zhvilloi Karl JASPERS dhe Gabriel MARCEL. Filozofikisht, duke hyre ne lemen e Metafizikes, e zhvilloi Martinetti ne librin e tij "Parathenie e Metafizikes, Liria dhe Arsye e Bese".
Sociologjikisht, Moralisht, Estetikisht e zhvilloi tezen: "Besa si ndertuese e qyteterimit" De Ruggiero ne librat e tij "Storia della Filosofia, Storia del Liberalismo". Ky mbron tezen qe vetem Besa ne Zotin shpjegon misterin e jetes.
Te dy italianet besojne qe "e mira" eshe cdo gje qe eshte ne akord me ligjin e Zotit, prandaj vetem Besa na mban te sigurt ne udhen e qyteterimit. E liga esht shkaterrimi i te mires dhe na shpie ne deshperim e humbje.
Kush ka bese nuk ka pse te trembet nga vdekja, sepse eshte i sigurt qe pas vdekjes fillon jeta e perjetshme qiellore. Prandaj si rezultat "Pertej se mies eshte Zoti: dhe pertej se liges eshte Dreqi ose humbja, deshperimi".
Po te pranojme tezen e ketyre filozofeve metafizike, do te arrijme ne perfundimin: "cdo gje qe neve na duket e mbarueshme eshe e pambarueshme; cdo gje qe neve na duket sikur ka nje perfundim, nje kufi vdekjeje, nuk ka as perfundim, as vdekje, sepse pertej kesaj fillon pavdekesia. Arsyeja esht e paafte per te shpjeguar miserin e jetes te Universit. Ankthi eshte nje emocion i perbashket per cdo njeri, kur perballon problemin e jetes dhe Moraliteti kerkon pjesemarrje pozitive. Duke mos gjetur shpjegim te arsyeshem me ane te arsyes, njeriu trembet dhe zhytet ne deshperim."
Ne kete filozofi te Moralit dhe te Etikes, e mira dhe e liga nuk kane vend ne shpirtin e njeriut besimtar. Ne fuqite morale ose ne vlerat shpirterore, as dyshimi, as pragmatizmi, as spekulimi nuk kane vend....
Ekzistencializmin kristian te Thomas de Acquinas-it e shpjegoi Jacques Maritain ne : EKZISTENCE ET EXISTANT.
Deshira e qenies qe te vazhdoje ne jete dhe ankthi mbi mundsine e asgjesimit (LE NEANT - BOSHESIA) zhvillohen e kuptohen vetem me ane te Beses (FAITH) ne Zotin, qe eshte ekzistenti i lire.
Neper kete besimi rilind dashuria per njerezimin, qe manifestohet ne lemoshen (CARITA) dhe ne vetedhenien, dorezimi i vetes te Zoti.
JACQUES MARITAIN, ish-protestant, u influencua nga Henri Bergson-i ne ELAN VITAL, tek EVOLUTION CREATRICE, LES DONNEES IMEDIATES DE LA MORALE ET DE LA RELIGION, studioi mire filozofine e profesorit te Sorbones. Biologjia dhe Psikologjia, burime te jetes se mendimit dhe krijoi keshtu interpretimin e tij origjinal mbi ekzistencializmin.
Lindur protestant, u konvertua katolik, i bindur qe Besa eshte gozhda e fundit ku mund te mbahemi per te mos u tmerruar nga vdekja. Spekuloi mbi Artin dhe Skolasticizmin: E mira dhe e liga dallohen ne Arte, ku te dyja jane mesuese te qyteterimit. Nje pikture e vesit te alkoolit ose nje pikture e epshit te mesojne me lehte dhe me mire se nje liber Etike, po te jete njeriu i forte shpirterisht, saqe te pastrohet nga te gjitha tentacionet e mishit dhe te gjakut, duke ia dedikuar jeten e tij nje Ideali mbinjerezor drejt Qiellit.
Pertej se mires dhe se liges ekziston zona e poetit, filozofit, shenjtorit, profetit. Kjo zone eshte nje per te kater, ndryshimi eshte ne gradacionin e ngjitjes, si kater botile me gradacion te ndryshem alkooli. Njerezimi eshte nje familje e tere dhe nuk ka kufi qe te pengoje vellazerimin e popujve ne nje harmoni universale, qe eshte paqja...
Ekzistencializmi ateist perfaqesohet nga HEIDEGGER dhe SARTRE...
Sartre mendon qe baza ateiste e Ekzistencializmit eshte DESCARTES. Kur nuk gjejme zberthimin e ekuacionit te madh, vjen deshperimi, ankthi (ANGOISSE). Eshte e qarte qe thelbi i ketij lloj ekzistencializmi eshte gjendja shpirterore pesimiste e filozofit, qe nuk ka durim te prese edhe ca shekuj te tjere, per te zbuluar misterin, prandaj behet nervoz, e gjen veten te pafuqishem perpra ankthit te vdekjes, qe e quan boshesi (NEANT), qenia (l'ETRE) gjendet ne buze te humneres, ku do te humbase ne boshesi (L'ETRE ET LE NEANT). Ketu zhduken dy konceptet e kerkeses se perjetshme: "E MIRA dhe E LIGA" praktikisht nuk ekzistojne me.
Ne mendojme qe "E MIRA dhe E LIGA" na persekutojne gjate kesaj jete dhe ne duhet te ngjitemi me lart tyre, "PERTEJ SE MIRES dhe SE LIGES", per te gjetur paqe shpetimi ose shpetimin nepermjet paqes....
Isuf Luzaj
Pertej Se Mires Dhe Se Liges
Mbi jetėn e Jean-Paul Sartre mund tė lexojmė nė ēdo lloj libri filozofie. Dihet qė ai ishte intelektuali mė i shquar francez i shekullit tė XX.
Disa nga pikat e mendimit tė tij janė : rastėsia, liria, angushia dhe vetėmashtrimi, ndėrsubjektiviteti, etika, historia.
Rastėsia - Sipas Sartre, ēdo ekzistencė, e pajustifikueshme, e pajustifikuar, ėshtė e zhveshur nga ēdo themel logjik. "Tė ekzistosh, kjo ėshtė tė jesh aty, thjesht ; ekzistuesit shfaqen, takohen, por ato nuk mundemi pėr t'i deduktuar"
Por absurditeti i ekzistencės nuk ėshtė fund : ai ėshtė vetėm njė fillim i veprimit, lirisė, zgjedhjes.
Liria - Tek Sartre, liria ėshtė origjina e vetme e vlerave, si mundėsi e pėrhershme, e gdhendur nė zemėr tė ekzistencės njerėzore, pėr tė prodhuar njė shkėputje me vetveten, dhe pėr tė asgjėsuar tė gjitha determinimet natyrore.
Angushia dhe vetėmashtrimi - I dėnuar pėr tė qenė i lirė, njeriu angushohet nga hiēi qė ekziston ndėrmjet motiveve dhe akteve (njėlloj siē Kierkegaard). Eksperiencė metafizike, angushia ėshtė ndjenja e sė pafundmeve tė mundshme, siguria qė tė gjitha pengesat dhe hendeqet nuk nėnkuptojnė asgjė.
Vetėmashtrimi, lind nga qėndrimi i vetėdijes e cila, e trembur nga liria e saj, tenton pėr t'i ikur kėsaj lirie. Ē'duhet bėrė pėrpara hiēit ? Tė gėnjesh vetveten, tė vetėmashtrohesh, tė shtiresh sikur beson qė nuk je dhe aq i lirė, pėr t'i mbushur mendjen vetes qė ne jemi tė determinuar nga kjo apo jo.
Ndėrsubjektiviteti - Sartre e sheh kėtė nėpėrmjet vėshtrimit. Sepse agresioni i vėshtrimit tė tjetrit nėnkupton rėnien time zanafillore. Ai mė vjedh botėn, mė zhvesh nga vetja ime, mė heq transhendancėn time (mund tė shikoni kėtu njė shembull shumė tė bukur tė njė njeriu tė ulur nė njė stol nė park, ndoshta kur tė kem pak kohė, mund t'a pėrkthej). Kur Tjetri mė vėshtron, ai mė kthen mua njė gjė midis gjėrash tė kėsaj bote.
Etika - Morali ekzistencial ėshtė i themeluar mbi lirinė e njeriut krejtėsisht tė pėrgjegjshėm, duke hedhur poshtė frymėn e seriozitetit. Por si arrihet tek etika ? Fryma e seriozitetit i konsideron vlerat si objektive, si tė dhėna transhendante tė pavarura nga subjektiviteti njerėzor. Pėr ta shmangur kėtė frymė duhet qė liria tė marrė pėrsėri vetėdijen mbi vetveten.
Historia - Sartre, dihet qė ai ishte shumė i afėrt me Partinė Komuniste (ēka kjo i ka shkaktuar shumė kritika). Nė fakt, ai deshi t'i bėjė njė kritikė marksizmit dhe ta vendosė atė nė baza tė pastruara nga dogmatizmi. Pėr Sartre, gjithēka qėndron tek nevoja, tek pėrmbushja e saj. Nga vėrsulja e tė gjithėve mbi lėndėn, frika pėr tė mos patur tė nevojshmen vė nė lėvizje historinė njerėzore. Nga ku tensionet historike qė sjellin dhunėn dhe ndarjen e njerėzve. Kundėr kėsaj, njerėzit munden pėr tė formuar grupe, bashkėsi shoqėrore ku ato bashkojnė liritė e tyre.
Kėto ishin pak a shumė pikat e mendimit tė Sartre. Edhe diēka qė mė mbetet peng po tė mos e them. Sartre ėshtė shumė, shumė larg Heidegger-it. Sartre vendos njeriun-mbret nė qendėr tė qėnies (tė asaj qė ėshtė), kurse Heidegger nuk e ka fjalėn fare kėtu. Heidegger thotė qė njeriu ėshtė njeri vetėm nė masėn qė pranon Qenien (tė qenurit e asaj qė ėshtė). Njeriu ėshtė bariu i Qenies, ai qė e bėn ēdo gjė pėr tė hyrė tek Qenia. Ai merr pėrsipėr ruajtjen e Qenies sė qėnies.
Kėtu mė poshtė, pėr tė gjithė admiruesit e filozofisė, po jap disa fragmente mbi idenė e ekzistencializmit ateist tek Jean-Paul Sartre. Ju falemnderit.
Burim : Jean-Paul Sartre, Ekzistencializmi ėshtė njė humanizėm, Paris, Nagel, 1946, f. 19-22, 36-37.
KUR NE MENDOJME NJE ZOT KRIJUES, ky Zot ėshtė nė mė tė shumtėn e kohės ėshtė i barazuar me njė artizan mė tė lartė Zoti e prodhon njeriun sipas teknikash dhe njė konceptimi, saktėsisht siē artizani fabrikon njė prerėse letrash sipas njė pėrkufizimi dhe njė teknike. Kėshtu njeriu individual realizon njėfarė koncepti qė ėshtė nė nxėnien hyjnore. Nė shekullin e XVIII, nė ateizmin e filozofėve, nocioni i Zotit ėshtė i fshirė, por jo megjithatė ideja qė thelbi paraprin ekzistencėn. Kėtė ide e gjejmė pothuaj ngado : atė e gjejmė tek Diderot, tek Voltaire dhe madje tek Kant. Njeriu ėshtė posedues i njė natyre njerėzore ; kjo natyrė njerėzore, qė ėshtė koncepti njerėzor, gjendet tek tė gjithė njerėzit, ēka kjo nėnkupton qė ēdo njeri ėshtė njė shembull i veēantė i njė koncepti universal, njeriut ; tek Kant, rrjedh nga ky universalitet qė njeriu i pyllit, njeriu i natyrės, ashtu siē borgjezi janė tė shtrėnguar tek i njėjti pėrkufizim dhe posedojnė tė njėjtat cilėsi bazė. Kėshtu, kėtu akoma, thelbi i njeriut paraprin kėtė ekzistencė historike qė ne hasim nė natyrėn.
Ekzistencializmi ateist, qė unė pėrfaqėsoj, ėshtė mė koherent. Ai deklaron qė nėse Zoti nuk ekziston, ka tė paktėn njė qenie tek e cila ekzistenca paraprin thelbin, njė qenie qė ekziston pėrpara tė mundurit pėr tė qenė pėrkufizuar nga asnjė koncept, dhe se kjo qenie ėshtė njeriu apo, siē thotė Heidegger, realiteti njerėzor. Ēnėnkupton kėtu qė ekzistenca paraprin thelbin ? Kjo nėnkupton qė njeriu ekziston fillimisht, haset, nxjerr krye nė botė, dhe qė ai pėrkufizohet mė pas. Njeriu i tillė siē e koncepton atė ekzistencialisti, nėse ai nuk ėshtė i pėrkufizueshėm, kjo ėshtė qė ai ėshtė fillimisht pari asgjė. Ai do tė jetė vetėm mė pas, dhe ai do tė jetė ashtu siē ai do tė jetė bėrė. Kėshtu, nuk ka natyrė njerėzore, sepse nuk ka Zot pėr ta parė kėtė. Vetėm njeriu ėshtė, dhe jo vetėm ashtu siē ai e sheh veten, por ashtu siē e do veten, dhe ashtu siē ai e sheh veten pas ekzistencės, ashtu siē ai e do veten pas kėtij vrulli drejt ekzistencės ; njeriu nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē asaj ēka ai bėn
Dostoievski ka shkruar : « Nėse Zoti nuk ekziston, gjithēka ėshtė e lejuar ». Kėtu ėshtė pikėnisja e ekzistencializmit. Nė fakt, gjithēka ėshtė e lejuar nėse Zoti nuk ekziston, dhe pėr rrjedhojė njeriu ėshtė i braktisur vetėm, sepse ai nuk gjen as tek vetja, as jashtė vetes njė mundėsi pėr tu kapur. Ai nuk gjen madje shfajėsime. Nėse, nė fakt, ekzistenca paraprin thelbin, kėtė nuk mund tė shpjegojmė kurrė nga referenca ndaj njė natyre njerėzore tė dhėnė dhe tė fiksuar ; thėnė ndryshe, nuk ka determinizėm, njeriu ėshtė i lirė, njeriu ėshtė liri. Nėse, nga ana tjetėr, Zoti nuk ekziston, ne nuk gjejmė pėrballė nesh vlera apo urdhėra qė do tė legjitimojnė sjelljen tonė. Kėshtu, ne nuk kemi as prapa nesh, as pėrpara nesh, nė domenin e shndritshėm tė vlerave, justifikime apo shfajėsime. Ne jemi tė vetėm, pa shfajėsime. Kjo ėshtė ajo ēka unė do ta shprehja duke thėnė qė njeriu ėshtė i dėnuar pėr tė qenė i lirė. I dėnuar, sepse ai nuk e ka krijuar vetė veten e tij, dhe veē kėsaj megjithatė i lirė, sepse sapo qė i hedhur nė botė, ai ėshtė pėrgjegjės pėr gjithēka qė bėn
Njeriu, pa asnjė mbėshtetje dhe pa asnjė ndihmė, ėshtė i dėnuar nė ēdo ēast pėr tė shpikur njeriun. Ponge ka thėnė nė njė artikull mjaft tė bukur : « Njeriu ėshtė ardhmėria e njeriut ». Kjo ėshtė krejt e saktė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 26-03-2005 mė 10:02
Satre eshte vertet nje filozof i degjuar veshtruese, por qe ngeli nje nihilist tere jetenTe rekomandoj te lexosh librin Shembja e idhujve te F. Nietzsche ku mesohet si te filozofohet me cekic kunder cdo ideje nihiliste, aty do te gjesh edhe dicka mbi Satre.
Ps. Filozofia arti i veteshkaterrimit.
Dito.
Ne fakt, Sartre nuk eshte nder te preferuarit e filozofise per mua. Ajo qe me intereson eshte te lexoj, se pari, mendimet e tyre. Por akoma me shume me intereson te lexoj kritikat ndaj tyre, qofshin ato kritika nga filozofe te tjere apo edhe nga ju personalisht. Prandaj do te kisha vertete deshire, nese keni kohe sigurisht, qe te me sqarronit me teper ne lidhje me mendimin tuaj.Postuar mė parė nga Odeon_relax
Falemnderit per sugjerimin e librit.![]()
odeono me zhgenjve me kete qe ke shkrujte. S'e prisja prej teje...Postuar mė parė nga odeoni
Dakort, kanė fshirė njė postim timin nė lidhje me kėtė postim te Z. Odeon Relax, dhe mė duhet ta shkruaj pėrsėri, ose pėrndryshe mė lini aty arsyen e fshirjes...Postuar mė parė nga Odeon_relax
Postimi im ishte pak a shumė kėshtu : Si ka mundėsi qė hyhet nė njė temė filozofike dhe shkruhet si nė njė temė thashethemesh ?... Hidhet njė deklaratė mbi njė filozof pa marrė mundimin mė tė vogėl pėr tė sqaruar argumentet pėr kėtė deklaratė. Kjo quhet fyerje ndaj kolegėve qė shkruajnė aty me seriozitetin mė tė plotė.
Krijoni Kontakt