Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26

Tema: Heidegger

  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    ... Ndersa isuf luzaj qeka nje kopjac i perkryer deri sa i vjedh edhe titullin e librit te apostullit te filozofise Nietzsche-s. Pra analiza me titullin ( Pertej te mires dhe ligesise) eshte keshtu me sakte Pertej se mires dhe se keqes, liber i shkruar nga apostulli Nietzsche ne vitin 1872 prane universitetit bavarez...


    ... Gjithsesi nuk ndjehem i lenduar nga fjalet e te panjohurve...


    Dito.
    Po e filloj me ate shprehjen qe keni permendur se fundi sepse mendoj qe eshte mjaft e vlefshme. Po e perpunoj pak ate shprehjen tuaj dhe po ju them: Nuk mund te mohosh meriten e nje njeriu qe nuk njeh. Qofsha gabim, por cfare libri te Isuf Luzit keni lexuar?

    Ne lidhje me librin te titulluar "Pertej se mires dhe se liges", a mendoni se Isufi do te ishte aq budalla saqe te kerkonte te perfaqesonte veprat e Nices si te tijat? E keni gabim, pasi Nicja eshte mjaft i njohur (se bashku me veprat e tij) dhe keshtu nuk ka si te kete keqkuptim. Isuf Luzi ka qen profesor dhe librat e tij jane mjaft edukues per mendimin tim. Pastaj qe te jap nje gjykim sa me te sakt, edhe vete une kam nevoje te lexoj me teper nga veprat e tij.

    Gjithe te mirat.

  2. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ne cdo sekt filozofik, tre mendimtare vijne njeri pas tjetrit sipas kesaj rradhe: i pari lind, duke i nxjerre nga vetja e vet, lengun dhe farat, i dyti terheq prej aty fije dhe end nje rrjete artificiale, i treti pra une Odeoni u ze pusi <> qe ngaterrohen aty, dhe kerkon te jetoje nga filozofia.

    Ps. cdo shkrim odeonik nuk presupozon domosdoshmerisht sulm ndaj individit.

    Dito.

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    e blah blah blah... e blah blah blah...

    sekt filozofik - blah blah blah...

    lengu dhe farat - blah blah blah...

    rrjetė artificiale - blah blah blah...

    Odeoni u zė pusi "viktimave" - blah blah blah...

    Veta e tretė nė kulmin e lavdisė !

    Filozofia gati pėr vetėvrasje !

    Odeoni nė rrugė drejt lavdisė donkishoteske, i bindur qė ėshtė i thirrur nga Historia pėr njė luftim tė madh...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax

    Ps. cdo shkrim odeonik nuk presupozon domosdoshmerisht sulm ndaj individit.

    Dito.
    Ver re qe ka kaluar nga veta e trete ne formen pavetore

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb per odeonin...

    ah Heideggeri i shkrete, ne dore te kujt ka ra...

    Fjala sozi nuk i shkon pershtat Heidegger-it, odeono. Ndersa ta quash ate sozi te "te madhit" Niēe tregon se ti nuk njeh as te parin as te dytin.

    Niēen e lexoj me qejf dhe me pelqen per shume gjera, po keta jane shume ndryshe nga njeri-tjetri, i nderuar odeon. E di qe ka studiues qe Niēen nuk e pranojne si filozof? Ai me teper ka qene profesor filologjie se filoz... Edhe stili i te shkrojturit ka qene shume ndryshe...Niēe, ato qe ti i lexon me zell, i ka shkrujt ne forme aforizmash, ndersa Heidegger i ka marre gjerat me shtruar dhe me thelle...
    Gjithsesi mendimi im ky... As une s'pretendoj se i njoh mire te dy, por te perdoresh fjalen "sozi" me duket guxim prej te padituri...



    Ndersa ato qe thua per Isuf Luzaj-n s'kane nevoje per shume koment. Komenti ivetem qe mund t'i behet: skandal.

    Odeono mos te mbetet qejf, s'kam asgje me ty; vetem me ato qe thua.
    Tek e fundit, forum eshte...

    me te mira...

  6. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Duke dashur tu pergjigjem te gjithe atyre qe shohin tek Heidegger njė pasues, njė sozi (oh Zot, ēfarė tmerri pėr njė filozof !) tė Nietzsche-s, po e bėj kėtė me vetė fjalėt shpotitėse tė Heidegger pėr tė gjithė "ēunakėt" qė me njė citat tė Nietzsche-s mendojnė tė quhen nietzscheanė apo nietzscheistė apo ku ta di unė tjetėr...

    Pasazhi mė poshtė ėshtė fillimi i konferencės sė Heidegger "Kush ėshtė Zarathustra i Nietzsche-s ?", mbajtur nė maj 1953. Tani pak heshtje, ju lutem : Heidegger flet...

    Kush ėshtė Zarathustra i Nietzsche-s ?

    Pėrgjigja e kėsaj pyetje duket e lehtė. Sepse ne e gjejmė atė nė vetė shkrimet e Nietzsche-s, nėn formė parashtrimesh qartėsisht tė formuluara dhe, pėr mė tepėr, tė shtypura nė italike. Ato gjenden nė veprėn ku Nietzsche paraqet veēanėrisht figurėn e Zarathustrės. Libri pėrbėhet nė katėr pjesė ; shkruar gjatė viteve 1883-1885, ai mban titullin Kėshtu fliste Zarathustra.
    Nietzsche i ka dhėnė kėtij libri, si shok rruge, njė nėntitull : Njė libėr pėr tė gjithė dhe pėr askėnd. « Pėr tė gjithė », ėshtė e vėrtetė, nuk do tė thotė : pėr ēdokėnd nė kuptimin e gjithkujt. « Pėr tė gjithė » do tė thotė : pėr ēdo njeri tė tillė si njeri, pėr secilin nga ne nė ēdo rrethanė dhe nė masėn ku ai kthehet pėr vetveten, nė qenien e tij, i denjė pėr tė qenė menduar. « …dhe pėr askėnd » nėnkupton : pėr asnjėrin prej kureshtarėve, tė ardhur nga tė gjitha anėt me varkėn e fundit, njerėz qė dehen thjesht me copėza tė veēuara apo me fraza tė shkėputura nga libri dhe qė kapen nga marrja e mendve pėrpara gjuhės sė tij gjysmė kėnduese dhe gjysmė klithėse (1), herė e kujdesshme dhe herė e rrėmbyer, shpesh e njė niveli tė lartė, nganjėherė e cekėt – e tėra kjo nė vend qė tė angazhohen nė udhėn e mendimit qė kėrkon kėtu foljen e vet.


    (1) « E megjithatė ai qė jep mėsim duhet nganjėherė tė flasė fort. Madje tė klithė dhe akoma tė klithė, edhe kur bėhet fjalė pėr tė dhėnė mėsim njė gjė aq tė heshtur sa mendimi. Nietzsche, njė nga njerėzit mė tė qetė dhe tė ndrojtur, e njihte kėtė nevojė. Ai e ka shijuar deri nė fund vuajtjen e tė qenurit i detyruar pėr tė klithur. » - « Nga njėra anė, duhet klithur…, nėse duam qė njerėzit tė zgjohen. Nga ana tjetėr, nuk ėshtė duke klithur kjo qė mendimi mundet pėr tė thėnė atė ēka ai mendon. » (Was heisst Denken, f. 19 dhe 70.)

    Ps : Theksimi nė tė zeza i fundit tė pasazhit tė Heidegger ėshtė bėrė nga unė, nė shenjė pėrmendje ndaj ndonjė lexuesi tė pavėmendshėm...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 12-04-2005 mė 20:07

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Highlander

    Se pari, falemnderit per kontributin qe i keni bere ksaj teme.

    Do kisha deshire, nese mundeni, te na thonit dicka mbi Paul Celan dhe c'fare e ka "lidhur" ate me Heidegger-in. Me specifikisht, do te me interesonte cfare mund te keni per te then mbi nje veper qe Celan ka shkruar, nje poem, e cila titullohet : "Todtnauberg".

    Ju pershendes

  8. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Veshtruse, Heidegger dhe Celan eshte nje histori e tere. Heidegger, nje filozof dhe mendimtar i madh, dhe Celan, nje poet i madh i gjuhes gjermane. Heidegger, nje gjerman, dhe Celan, ēifut i lindur ne Rumani dhe poet i gjuhes gjermane. Heidegger, anetar i partise naziste, dhe Celan, te afermit e tij te zhdukur ne kampet e shfarosjes. Atehere, ēfare i lidhi keto te dy ? Nese mund te shprehem keshtu, ato i lidhi nje mendim i thelle mbi qenien, mbi gjuhen, mbi poezine, mbi thelbin e njeriut dhe ate te poezise.

    Takimi ndermjet te dyve u zhvillua ne korrik 1967, ne Todtnauberg, ne shtepine prej druri te ndertuar nga Heidegger me duart e veta rreth viteve 20. Ky takim ishte mjaft i veshtire, patur parasysh faktin qe Celan kishte humbur pothuaj tere familjen e tij ne Auschwitz dhe Heidegger nuk kishte shqiptuar kurre nje fjale ne lidhje me kete. Hezitimi i Celan ishte i madh, kurse nga ana e Heidegger kishte njefare dyshimi qe ai nuk do ta takonte kurre ate. Dyshim qe te ben te besosh qe Heidegger e dinte tashme situaten e tij te renduar nga ngjarjet e nazizmit. Mirepo, lind pyetja : Perse ishte kaq i deshiruar ky takim, dhe kjo duhet thene nga te dy palet ? Sepse, nese njohim sadopak Heidegger, shohim qe ai kishte nje nderim te thelle per poetet, dhe me saktesisht per ato poete qe kishin kapur me se miri thelbin e njeriut dhe te gjuhes. Poetet e tij te preferuar jane disa siē Friedrich Hölderlin, George Trakl, Stefan George, Paul Celan, dhe pastaj poete franceze qe jetonin akoma siē René Char dhe Georges Braque. Te mos harrojme qe René Char dhe Paul Celan jane dy nder poetet me te medhenj te kohes sone. Dhe kur keta te dy do te takohen ne 1954, ka shume mundesi qe prapa kesaj miqesie fshihej interesi i perbashket per Heidegger.

    Takimi Heidegger-Celan ndodhi me rastin e nje leximi te Paul Celan ne universitetin e Fribourg-en-Brisgau, te cilin e kishte organizuar Gerhart Baumann, por siē thote ky i fundit, ishte vete Celan qe kishte shprehur deshiren per tu njohur me Heidegger. Por edhe nga ana tjeter, Heidegger vete kishte deshiruar prej kohesh per tu njohur me Celan. Ne nje leter drejtuar gruas se tij, Celan i thote qe heziton akoma nese duhet apo jo ky takim. Dhe e shoqja i pergjigjet keshtu : "Po, te kuptoj qe leximi ne Fribourg me pranine e Heidegger te vret pak. Shpresoj te pakten qe do te kaloje mire." Hezitimet e Celan shihen mire kur nje ore para leximit ai refuzon per tu fotografuar ne krah te Heidegger. Por vetem pak ēaste me pas ai nderron mendje dhe i thote Baumann-it qe nuk kishte problem. Heidegger nuk u habit aspak, dhe as i ngeli hatri, sepse e njihte mire historine e prinderve te Celan, dhe se e dinte mire peshen e asaj ēka ai e ka quajtur vete gabimi i tij, dhe ne fakt ai e merrte ate persiper dhe e sillte neper mendje por ne nje menyre qe per ne sot eshte akoma e fshehte. Nje arsye e heshtjes se Heidegger mund te ishte qe ne ate kohe flitej shume per qendrimin e Heidegger gjate nazizmit dhe ai kishte zgjedhur per te mos u pergjigjur, sepse do te ishte e kote. Kjo do te bente vetem sa per te nxitur kureshtjen e dikushit ne eren e informacionit. Ja ē'shkruan Celan : "Ndaj njeriut te tille si informacion, nuk mundet per te bere balle njeriu i tille si heshtje."

    Po e mbyll kete postim me kater vargje te Celan :

    Secilit fjala e vet.
    Secilit fjala qė kėndoi pėr tė,
    kur lukunia, nga prapa, e sulmoi,
    Secilit fjala qė kėndoi pėr tė dhe u ngri.


    Veshtruse, kaq per momentin por besoj se do te shkruaj perseri, sepse kjo histori flet shume per lidhjen e pazgjidhshme poezi-mendim.

  9. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Le tė shikojmė si u pėrgatit takimi nga tė dy anėt : nga Heidegger dhe nga Celan.

    Pas thyerjes sė nazizmit, pėrpara poetėve gjermanė shtrohej njė ēėshtje e mprehtė : a mundeshin ato akoma tė shkruanin nė gjuhėn gjermane aq tė pėrdhosur nga retorika naziste. Pėr to shtrohej detyra pėr ta pastruar gjuhėn gjermane nga shtrembėrimet, njė gjuhė e falsifikuar nga 12 vjet nazizėm (shikoni paralelizmin e trishtė me falsifikimin e gjuhės shqipe pėrgjatė 50 vjetėsh komunizėm). Heinrich Böll thotė : « Ajo pėr ēka mė kujtohet shumė mirė, pėrkundrazi, ishte kjo se nė ē’pikė ishte atėherė e vėshtirė pėr tė shkruar nė gjermanisht sepse ne nuk kishim mė praktikisht gjuhė pėr tu shprehur nė njė mėnyrė normale ; ajo mbetej njė zhargon ». Lévinas, filozof i madh francez, i kapur rob nė rradhėt e ushtrisė franceze qė e shpėtoi nga vdekja pėr shkak tė origjinės sė tij ēifute, pyet : « A ka SS-i njė fytyrė ? » ; kurse Celan, shkon edhe mė tej, deri nė skajin e fundit tė kėsaj pyetje : « A flet SS-i ? »

    Mirėpo Celan mendon qė gjuha gjermane ėshtė mohuar nė gojėn e SS-ve dhe jo nė atė tė poetėve. Dhe ai thotė qė gjuha ėshtė e vetmja gjė qė i ka mbetur « e afėrt, e arritshme dhe e ruajtur » nė mesin e tė gjitha atyre humbjeve, qė « kėsaj gjuhe iu desh tė kalojė mijėra terre diskutimesh vrastare » dhe se « ajo e kapėrceu atė ēka ndodhi dhe mundi mė nė fund tė dalė pėrsėri nė dritė, "e pasuruar" nga e tėra kjo ».

    Ja ca vargje tė Celan pėr tė parė ritmin e poezisė sė tij, nė fakt sipas specialistėve mjaft delikat sepse thyerja e ritmit mbahet mezi nė harmoni, gati duke prekur deri dhe shkatėrrimin e poemės :

    « Por tani ngushtohet vendi ku ti mbahesh :
    Ku tė shkosh tani, i zhveshur nga hija, ku ?
    Ngjitu. Ngjitu ngadalė.
    Mė i mbajtur ti bėhesh, mė i panjohshėm, mė i hollė !
    Mė i hollė : njė fill,
    Mbi tė cilin ai dėshiron tė zbresė, ylli :
    Pėr tė notuar poshtė, fare poshtė,
    Ku ai shihet tė xixėllijė : nė dallgėzimin e thyer tė fjalėve endacake. »


    Tek Celan, tė shkruash dhe tė ekzistosh – madje tė ek-sistosh (shiko pasazhin e Letėr mbi humanizmin – postimi 21), nė kuptimin e tė bėsh ballė, tė mbahesh ekstatikisht nė gjirin e sė vėrtetės sė qenies, janė veēse njė. « Mė duhet tė shkruaj, sepse vetėm kėshtu mundem tė jetoj », i shkruan ai mikeshės sė vet Diet Kloos kur ai kalonte ditė tė kėqija. Dhe pasi ka arritur nė Paris, mė 1948, ai shkruan nė njė letėr : « Nuk ka asgjė nė botė pėr tė cilėn njė poet do tė ndalet sė shkruari, edhe nėse ai ėshtė ēifut dhe gjuha e poemave tė tij ėshtė gjermanishtja. »

    Histori pasionante kjo e takimit Heidegger-Celan. Aq sa ajo ėshtė kthyer sot njė emblemė e lidhjes sė fshehtė por tė thellė ndėrmjet poezi dhe mendim. Dhe duke patur parasysh qė ky takim ka aq e aq tė panjohura, domosdo qė studiuesit e Heidegger do t’i kushtonin njė vėmendje tė veēantė kėtij takimi. Njė filozof i ri francez i ka kushtuar kėtij takimi njė vepėr tė tėrė ku dhe jam mbėshtetur pėr hartimin e kėtyre postimeve. Vepra titullohet « Paul Celan dhe Martin Heidegger, Sensi i njė dialogu », shkruar nga Hadrien France-Lanord.

    Pėr dashamirėsit e filozofisė dhe poezisė do tė mundohem t’i shkoj deri nė fund kėtij takimi historik. Ju falemnderit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    falemnderit Highlander

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Asgjėja"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 14:59
  2. Nazizmi
    Nga Seminarist nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 08:35
  3. "Fehlleistung"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 14:32
  4. LE MONDE - Kėndvėshtrime
    Nga oiseau en vol nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 08:25
  5. Identiteti
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •