Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156

    Shoqeria e konsumit dhe ekstroversioni

    Sidomos ne shekullin e shkuar-dhe ne kete shekull te ri-shoqeria kapitaliste e konsumit ka shtruar parimet e saja te sjelljes. Ky ndikim duket qarte edhe
    ne tipin psikologjik qe propagandohet.Me pak fjale,jetojme -dhe kjo besoj qe eshte e vertete edhe ne shqiperi- ne nje shoqeri ku mbizoterues
    eshte tipi i ashtuquajtur ekstrovert,busulla e vetme e te cilit eshte tregu.
    Psh ne ShBA,nga studimet dhe statistikat,del se rreth 75% jane ekstroverte.

    Cfare mendoni ju ne lidhje me kete ceshtje? Dhe a eshte e ligjshme tirania e
    shumices ekstroverte ndaj pakices introverte? Si e shikoni ju kete ballafaqim
    ndermjet ketyre dy tipave?

    P.s Kur them ekstrovert-introvert kam parasysh perkufizimet e C.G.Jung,qe
    pranohen gjeresisht dhe jane mjaft popullore ne ditet e sotme.

  2. #2
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Nuk mendoj qe "mbi-zoterimi" i extroversionit (ne baze te statistikave) te jete problem per te cilin duhet te thuren zgjidhje dhe sherime. Extroversioni eshte nje nga (jane 5 ne total) pershkrimet e personalitetit. Njerezit nuk mund te "mesojne" te behen extroverte apo introverte por kane tendenca per sjellje te tilla. Nuk i ka krijuar shoqerija e sotme "extravertet", thjesht "te shkathetit" kane me shume avantazhe per te avancuar dhe dalin me ne pah sesa introvertet.

    Nuk ka ndonje "ballafaqim" midis ketyre tipave per arsyen e theshte qe nuk kane interesa/konflikte te njejta. Eshte pakes qesharake te flasesh per tiranine e extroverteve... Nje shembull i vockel: extrovertet kane me shume qejf te vene neper "party" kurse introvertet rrijne ne shtepi per te lexuar libra...dhe te dyja paleve u pelqen ajo qe zgjedhin...

    Ne laboratorin tim, po bejme nje studim per extrovertet dhe introvertet: Ekziston teoria qe nqs. nje extrovert detyrohet (nga rethanat) te sillet si introvert, kjo gje i shkakton nje lodhje te madhe mendore/fisike (termi quhet "Ego Depletion"). Ne te njejten menyre, nqs. nje introverti i duhet te sillet si nje extrovert, ndodh e njejta gje: lodhje mendore dhe fisike. Me pak fjale, ashtu sic eshte e pamundur te ndyshohet personaliteti i njeriut, ashtu eshte edhe e pamundur te bejme njerezit "extroverte" apo "introverte". Secili tip ka prirje te vecanta dhe dhunti qe nuk i ka tipi tjeter..per kete arsye nuk mund te ofrohen gjukime te tipit" tirani" apo"ballafaqim".

    "Kur u ndane, aq na rane"

    Pershendetje,

    Nausika
    When in Doubt, Act Stupid!

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Me nje fjale, kjo shoqja ketu me lart e ka shume mire. Mua me pelqen te degjoj nje konference ne linje, e dikush tjeter ia ka mbathur ne disko te henen

    Tani, seriozisht, mendoj se ke te drejte. Lodhjet jane te dyanshme. Me ma shkri plumbin ne balle, nuk e nderroj nje mbremje ne shoqerine e heshtur te miqve te mi te vdekur me nje rrumba-bumba tek nje klub nate qe e kam nja 100 m larg, ku njerezit jane me teper se te gjalle.

    Meqe ra fjala, me kenaqi nje profesor tani ne linje, ne nje konference me titull "Pak-ja" (Le peu). Sa keq qe shqipja nuk ka krijuar koncepte te tilla : Pak-ja, Shume-ja, Pothuaj-sja, etj...etj...

    Per ndonje frankofon qe ia ka zane rrota bishtin ne keto ēaste, mund te ia jap linkun, dhe do kenaqet nga ky profesor, Pierre Sansot e ka emrin.

    Ne fakt, kur nuk e di tipin qe je, introverti apo ekstraverti (i mbyllur apo i hapur), ēfare tipi quhet ?

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Tip ndermjet zogu ..lol
    Tani un e di qe ju e keni kapur me psikologjine njerezit ekstroverte jan ata te shkathetit e introvertete ata te mbyllurit por me duket se ai qe ka hapur temen nuk flet vetem per kete por flet dhe nga ana e shoqerise kush jan te mirat e te keqiat e kesaj .. sepse po ta vini re ketu ne Amriken veriore Kanada dhe Amerike njerezit ekstroverte jan pikerisht ata qe reklamojne gjithcka dhe gjithke dmth cdo gje sikur ta detyrojne , hap televizorin ste lene rehat reklamat , del ne rruge ste lene rehat shitesit qe duan te te japin me zor servise qe ti si do por qe pak nga pak aq shuem rekalama u bejen dhe aq ta merzisin apo aq presion psikologjik bejne sa detyrohesh ti blesh e tu bindesh ketij marketimi te forcuar .. mua kjo gje sme pelqen ketu sepse gjoja sikur quhen dhe demokraci je i lire te besh cte duash ne fakt vetem ashtu duket ne siperfaqe eshte thike me dy presa ...
    dhe e gjithe kjo e di pse behet ? per para per perfitim per $$$$$$$$$$$
    e njerezit e shkrete jan ata qe e pesojne

    Un jam tip si zogu lol jam midis dmth i shoh te mirat dhe te keqiat e te dy tipave ..

  5. #5
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Citim Postuar mė parė nga Evelyn

    Nuk jam e sigurte nqs. po flasim te gjithe per te njejten gje ne kete teme: Ekstrovertizmi flet per nje karakteristike (ne nje fare menyre te lindur) te njeriut, kurse Marketingun dhe shoqerine e sotme e konsumerismit nuk e bejne Ekstrovertet...Nuk e di nqs. ka kuptim ti shkruaj keto 2 gjera qe flasin per terme krejt te ndyshme ne te njejten fjali.

    Ne shoqerine e sotme ka po aq Ekstroverte te sukseshem sa edhe Introverte te suksesshem (see Bill Gates...lol). Ne te njejten kohe, nuk mund te flasim per te mira dhe te keqija te te dyja tipave, por prirje te ndyshme te te dyja tipave.

    Me sa shof une, nismetarit te temes ia shkrepi nje dite te bukur te hapi nje teme te tille ku i ka ngateruar krejt termet e psikologjise se Jung-ut dhe i ka nderlidhur gabimisht me karakterin kapitalist te shoqerise perendimore. Megjithate kjo nuk do te thote qe nuk hap qesene per nje diskutim te kendshem

    Pershendetje
    When in Doubt, Act Stupid!

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga nausika

    te lumte

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Ekstrovertizmi flet per nje karakteristike (ne nje fare menyre te lindur) te njeriut, kurse Marketingun dhe shoqerine e sotme e konsumerismit nuk e bejne Ekstrovertet...Nuk e di nqs. ka kuptim ti shkruaj keto 2 gjera qe flasin per terme krejt te ndyshme ne te njejten fjali.
    Jo nuk me kuptove , nuk thash qe jan ekstrovertete qe e bejne ate marketing eshte menyra qe perdorin ata ekstroverte
    qellimi im nuk eshte ta lidh me karakteret e njeriut por metodat e perdorura sipas atij modeli ..
    persh

  8. #8
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Me ne fund dikujt i interesoi tema dhe u pergjigj!

    Dhe normalisht,sic parashikohet,ndodh qe secili tip ne nje fare menyre
    mbron,apo i del per zot karakterit te tij.Kjo eshte normale,une psh. jam
    introvert,madje i testuar online INTJ.Por jam dakord qe secili tip,ka perparesite dhe te metat e veta,dhe ndoshta nuk mund te jetoje pa prezencen e tjetrit.Prandaj duhet nje lloj ekuilibri ose po them harmonie,midis te dy tipave,dhe nuk duhet te nxitet ne menyre ekstreme zhvillimi i njerit tip.

    Desha te te shpjegoj Nausika se cfare kuptova me fjalen “Tirani”.Po e shpjegoj thjesht: e keni parasysh ate klishe-ne e mijra filmave amerikane,ne te cilin disa
    djem ose vajza te tipit ekstrovert,ose tipa cool sic quhen,mblidhen dhe vene
    ne loje ose poshterojne ca tipa introverte,ku di une,me syze ose te shemtuar.
    E kjo shkakton nje urrejtje reciproke me pas.Kjo do te thote qe nje tip gati
    percmon tipin tjeter,dhe kjo eshte injorance.Nuk e di a quhet tamam tirani,gjithsesi eshte nje lloj dhune e konsiderueshme.

    Pika nxehte e debatit ndoshta eshte tek ceshtja nese ne jemi te percaktuar gjenetikisht te jemi introverte dhe ekstroverte,apo behemi gjate jetes.Nuk jam dakord,qe jemi te percaktuar gjenetikisht,ndoshta mund te kete nje lloj prirje gjenetike per te qene introverte apo ekstroverte,por nuk mendoj se eshte me i rendesishem se kultura,feja etj.Nqs do te ishte e percaktuar gjenetikisht,atehere te gjitha shoqerite e sotme,si dhe ato te shkuara,duhet te kene nje raport te afert te te dy tipave.
    Tani po sjell argumentin Budizem,ose edhe fe te tjera.A mund te besh ne nje shoqeri ne te cilen mbizoteron feja budiste nje statike te tille,dhe te dale se 75% jane ekstroverte???Madje me ane te agjerimeve apo meditimeve,ajo bie komplet
    ne kundershtim me kapitalizmin,i cili te nxit te konsumosh dhe te kujdesesh per imazhin ne nje menyre aq fanatike.
    Nuk po them se shoqeria budiste eshte me e mire se ajo kapitaliste.Po te marrim parasysh gjendjen ekonomike,keto vende jane teper teper te varfra.Por ama te mos harrojme qe shoqerite masive,mjaft te mbeshtetura edhe nga konformizmi ekstrovers, te shekullit te shkuar,si dhe industrializmi,ishin shkaktaret e nje shekulli te pergjakur qe gati sa nuk shkaterroi rruzullin.Dhe rreziku mbetet akoma!

    Ndoshta vertet e hapa temen ne nje menyre intriguese.por jam i bindur se pa ate nxitje drejt konsumit qe na ben kjo shoqeri,duke na bombarduar dite per dite me imazhe deri diku idiote,apo me apele seksuale mjaft te merzitshme,ajo do te shembej.Per ta mbyllur desha te them se : Kapitalizmi eshte nje shpikje e introverteve,i cili mund te ece perpara vetem ne saje tek ekstrovertet!

    Nuk e di ne isha i qarte,apo ju krijova pershtjellime te tjera!

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Shoqėria politike dhe demokracia
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •