Duke marre persiper rrezikun per te thyer ritmin e takimit Celan-Heidegger, desha te sillja ketu nje shkrim te Le Monde te dates 25 mars 2005 ne lidhje me botimin e disa veprave kushtuar filozofit te madh gjerman Martin Heidegger. Ne fakt, pritej te ngjallej njefare debati sepse njera nga keto vepra sulmon hapur filozofin dhe i mvesh mendimit te tij ngjyra naziste. Kuptohet, ky nuk eshte nje sulm i pare. Ka patur shume e shume te tjere para tij, sidomos ai i Victor Farias qe pati shkruar me 1988 (ne mos gaboj) nje liber te titulluar Heidegger dhe nazizmi. Por gjerat siē duket kane shkuar ne vend. Mendimi i pergjithshem eshte qe Heidegger njeri duhet ndare nga Heidegger filozof. Vepra e tij eshte e nje rendesie te madhe (dhe bile sot po degjoja ne nje emision te hershem filozofin e madh francez Lévinas, vdekur me 1995, i cili thoshte qe te filozofosh pa Heidegger, kjo eshte naivitet). Ketu me poshte eshte nje artikull i shkurter ne lidhje me keto botime. Ju falemnderit.
Per garden e re heideggeriane, vepra eshte e paprekur nga ēdo njolle naziste
Duke e thirrur filozofinė « pėr tu ēliruar » nga Heidegger, duke mos u ndalur sė thėnuri qė pėrhapja e kėsaj vepre fut dhe mban tė gjallė doktrinėn hitleriane deri nė zemėr tė universiteteve, Emmanuel Faye hedh njė barrė tejet tė rėndė. Pėrballė kėtij sulmi tė ri, qysh reagon brezi i ri heideggerian, thirrur pėr tė mbledhur, pėr tė rindezur kėtė mendim ? Pėr kėtė brez gjithashtu, tundimi ėshtė i fortė pėr tė mos ia vėnė veshin, dhe pėr ta harruar menjėherė autorin e kėsaj polemike. Akoma pa e lexuar librin e tij, dhe duke thėnė qė nuk kanė ndėrmend pėr ta lexuar me tė vėrtetė, disa dyshojnė tashmė, tek Faye, « pėrtacėri » dhe « injorancė » : « Kur nuk kuptojmė asgjė nga Heidegger, fillojmė e godasim nazizmin e tij », ironizojnė ato.
Kėshtu, pėr Adéline Froidecourt, profesore nė liceun francez tė Düsseldorf, kritika ndaj Heidegger pėrfaqėson « njė mjet pėr tė blerė njė diplomė moraliteti me ēmim tė lirė » « Ky ėshtė njė veprim prej fariseu. Sa mė i madh dikush, aq mė shumė e sulmojmė pėr tu rritur vetė. Kjo gjė i ka ndodhur dhe Giono-s. Nėn pretekstin qė ai fliste pėr fushėn, pėr tokėn, atė e kanė trajtuar si konservator fashist. E quaj tė ulėt qė tė pėrdoret fjala « nazi » nė lidhje me Heidegger. Edhe gjatė periudhės sė rektoratit, ai nuk ka mbėshtetur kurrė lėvizjet antisemite. Ai ka besuar nė njė revolucion social, por kur ka parė katastrofėn qė po dukej nė horizont, ai ėshtė tėrhequr shpejt », shprehet me forcė ajo, doktore dhe pėrkthyese e vėllimit 50 tė veprave tė Heidegger, botuar kėto ditė tek Gallimard (Pėrkryerje e metafizikės dhe poezi, 206 faqe, 19 ).
Nėse Heidegger ėshtė shėnjestra e njė sulmi tė pėrsėritur, kjo ėshtė ngaqė ai nuk pushon sė vrari epokėn tonė, pohon nga ana e tij Hadrien France-Lanord, 29 vjeē, qė mendon gjithashtu qė duke botuar librin e tij Emmanuel Faye ka dashur sidomos « tė flitet pėr tė ». « Nuk ėshtė e nevojshme pėr ta lexuar kėtė libėr, sepse Z. Faye nuk ėshtė dikush qė e njeh me tė vėrtetė mendimin e Heidegger. Do ti hedh vetėm njė sy pėr tė patur ndėrgjegjen tė qetė. Mendoj veē tė tjerash qė Heidegger nuk ka nevojė as pėr mbrojtjen mė tė vogėl. Vepra e tij mjafton mė sė miri, edhe pse ajo ėshtė tepėr pak e lexuar, sepse ēdo epokė organizon mekanizmat e saj tė veta tė censurės sė filozofisė. Socrate ka lėnė kėtu lėkurėn e vet. Edhe Descartes ka qenė persekutuar nga Sorbonne. Por kush lexon sot akoma kėto letra skolastike ? », pyet ky profesor filozofie nė Rouen, autor i Celan dhe Heidegger Sensi i nė dialogu (Fayard, 2004) (shiko pak mė sipėr shėnimi im, UN).
« NJOLLE E PAHEQSHME »
Siē dhe Hadrien France-Lanord, tė tjerė kėrkues e kuptojnė aq mė pak polemikėn qė ato e shohin mendimin e Heidegger si njė prej atyre qė operojnė « shkėputjen mė radikale nė raport me konceptimin nazist tė botės ». Duke pohuar pėrnjėherė qė qenia njerėzore ėshtė e pamundur pėr tu pėrkufizuar nė terma biologjikė, dhe duke e shtruar thelbin e njeriut si njė « Dasein », njė « qenie-aty », njė situatė nė botė, autori i Qenie dhe Kohė do tė kishte themeluar njė filozofi rreptėsisht tė papajtueshme me ēdo doktrinė raciste. Dhe kush mė mirė sesa Heidegger i ka analizuar devijimet vrastare tė shekncės nė ardhmėrinė e saj moderne, pyesin akoma komentuesit e tij mė tė zjarrtė, pėr ta bėrė profesorin e Friburg njė prej kritikėve mė tė mirė tė projektit kriminal hitlerian.
« Qė Heidegger tė ketė qenė nazist, ky nuk ėshtė njė scoop, bie dakort Claude Romano, 38 vjeē, lektor nė universitetin Paris-IV, dhe autor i dy eseve fenomenologjie tė titulluara Ngjarja dhe bota dhe Ngjarja dhe koha (PUF, 1998 dhe 1999). Ai e ka thėnė qė ai kishte turp, qė ishte mashtruar, dhe sigurisht qė unė mendoj qė kjo ishte pak mė e rėndė se kaq : kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje turpi, por fajėsie, dhe kjo ėshtė njė njollė e paheqshme. Pėr pjesėn tjetėr, unė jam i shkollės sė vjetėr, asaj tė Arendt, tė Lévinas dhe tė Jonas, pėr shembull, pėr tė cilin duhet bėrė dallim, tek Heidegger, ndėrmjet angazhimit tė njeriut dhe mendimit tė tij. Sepse ai mbetet njė filozof i pashmangshėm. Madje vetė ai refleksionet e tė cilit, mbi nihilizmin dhe mbi pėrkryerjen e metafizikės nė vullnetin pėr fuqi na ndihmojnė pėr tė menduar nazizmin. »
Tė shenjtėrohet vepra e shkruar, me ēdo kusht, pėr ta mbrojtur nga angazhimet e jetuara ; tė bėhet kujdes mbi tekstet, tė ruhen konceptet, me qėllim pėr ti shfajėsuar ato nga ēdo njollė naziste : e tillė qe pėr kohė tė gjatė, dhe e tillė mbetet, pra, detyra, nė mesin e rreziqeve, nga mjaft heideggerianė. Njė qėndrim i shprehur qartė nga Maxence Caron, 28 vjeē, qė ka botuar kėto ditė Heidegger. Mendim i qenies dhe origjinė e subjektivitetit (Cerf, 1760 faqe, 89 ) : « Nėse Heidegger njeri ėshtė kompromentuar sigurisht, mendimi i tij i shpėton, duam apo sduam ne, gjyqit tė zakonshėm. Nuk duhet mohuar realiteti i angazhimit, por tė njihet parrezikshmėria politike e veprės. Mund ta lexojmė, ta punojmė dhe ta duam mendimin e Heidegger pa frikėn pėr tu lėnė dinakėrisht tė pėrplasemi me mesazhe tė dobėta naziste, njėlloj siē mund tė lexojmė, punojmė, duam veprėn e Platonit pa frikėn pėr tu kthyer njė mbėshtetės retrospektiv i tiranit tė Syracuse »
Jean Birnbaum
(Perkthyer nga frengjishtja UN)
Krijoni Kontakt