Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26

Tema: Heidegger

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow Heidegger

    Heidegger

    Ku ishte Heidegger dhe mbi cfare ka shkruar?

    PS: Poashtu mirepres komentet tuaja mbi mendimet e k'tyre filozofeve.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Heidegger-i mund te quhet ati i ekzistencializmit ateist. Ai ka vleren se krijoi SARTRE-in si nxenes te tij, i cili la gjurme te pashlyeshme ne mendimin e shekullit tone.

    Heideggeri kombinoi Fenomenologjine e Husserl-it me Ekzistencializmin e Kierkeggardit dhe ndertoi nje ontologji te ekzistences njerezore. Kete trashegimi e zhvilloi me mire Sartre ne librin e tij "Qenia dhe Boshesia" (L'ETRE ET LE NEANT). Mendimi i ketyre dy ekzistencialisteve eshte aq i trazuar, i ngjashem me njeri-tjetrin, sa kur lexon njerin, zbulon tjetrin, edhe pse ne djalin zbulon te atin. Heideggeri, nga Kierkeggardi merr si problemin e tij natyren tragjike te qenies ne nje bote te mbarueshme dhe, nga boshesia e kesaj, lind angushia, deshperimi (ANGOISSE) qe shtyp njeriun, kur ky e kupton qarte mbarimin e paevitueshem te jetes se tij.

    Nga Fenomenologjia ai pranon vetem INTROSPEKSIONIN dhe ekzaminimin subjektiv, si mjete legjitime per analizen e natyres njerezore, duke refuzuar konstatacionet e filozofise konvencionale dhe fetare.

    Meqe njeriu eshte e vetmja "qenie" e afte te pyese veten e tij, ai eshte e vetmja "qenie", ne te cilen "ekzistenca" procedon "esencen" qe te mund te kuptoje natyren e ekzistences. Duke pranuar konditat e tij brenda marredhenies esenciale te mendimit, kundrejt botes dhe ekzistencave te tjera, ai mund te trashendoje (te mbikaloje) me tej boten e perditshme edhe tek ekzistente te tjere, njeriu mund te trashendoje pertej te mires dhe te liges boten e perditshme te kerkeses pozitive, te asertoje (te mbertheje, te detektoje) esencen e tij nepermjet vendimit rezolutiv. Ky solucion (zhvillim) eshte shekullor dhe i depersonalizuar, duke ndryshuar ne keto aspekte nga pozicioni i Kierkeggardit, i cili i pergjigjet qe zhvillimi i problemit gjendet nepermjet shpetimit individual nga realiteti brutal nepermjet fushes se Beses.

    Teza e Heideggerit paraqitet ne SEIN UND ZEIT: EXISTENCE AND BEING - Ekzistenca (Qenia) dhe koha. Pertej se mires dhe se liges ekziston bota imagjinare perfekte e njeriut superior. Nga kjo pikepamje filozofike dolen shume shkrimtare gjermane qe besonin ne SIPERNJERIUN; nga kjo literature u frymezua NAZIZMI. Per keta shkrimtare, e mira dhe e liga kane funksion mendimi vetem kur jane ne sherbim te SIPERNJERIUT.

    Perfundimet e kesaj teorie i dime mire te gjithe ne, qe jetuam ate epoke fatkeqe.

    Isuf Luzaj
    Pertej Se Mires Dhe Se Liges
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 18-03-2005 mė 14:40 Arsyeja: "tek" jo "ek"

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E dashur Veshtruse, falemnderit pėr hapjen e kėsaj teme mbi filozofin mė tė madh tė shekullit XX, Martin Heidegger (1889-1976). Mendimi i Heidegger studiohet sot nė pothuaj tė gjitha universitetet e botės dhe tė gjithė dashamirėsit e filozofisė nuk mund tė mos kalojnė nga Heidegger nėse duan tė merren sadopak me filozofi. Gjate gjithė jetės sė tij, Heidegger i ėshtė kushtuar vetėm e vetėm njė ēėshtjeje : ajo e QENIES. Sipas Heideggerit Qenia ishte lėnė nė harresė qysh nga filozofia e parė e grekėve tė lashtė, qysh nga filozofėt presokratikė, si Herakliti dhe Parmenidi. Me harrimin e Qenies, filozofia (dmth metafizika) ishte futur nėpėr ēėshtje tė cilat pėr Heidegger nuk meritonin edhe aq vėmendje sa Qenia. Heidegger ishte i pari qė i dha fjalės Qenie karakterin e saj foljor. Le tė hyjmė pak nė hollėsira gjuhėsore pėr qė tė bėjmė sadopak tė qartė kėtė dallim.

    Tė marrim foljen "tė jesh" ose nė dialektin geg "me qenė". Tė gjitha foljet studiohen si paskajore. Forma emėrore e kėsaj folje "tė jesh" ėshtė "tė qenurit". Kėtė nė shqip e shkruajmė Qenia. Tani pėrcjellorja e foljes "tė jesh" ėshtė "duke qenė". Meqė nė shqip nuk ekziston fjalė tjetėr pėrveē fjalės qenie, ēka kėtė e kam parė shpesh nė pėrkthimet shqip, psh shprehja qenia e qenies, shprehje e cila lė shumė pėr tė dėshiruar sidomos nė njė filozofi si ajo e Heidegger, atėherė unė e shkruaj kėtė shprehje nė kėtė mėnyrė : qenia e qėnies, ku qenia ėshtė tė qenurit dhe qėnia ėshtė ajo qė ėshtė, dmth qė ka njė tė qenur ose mė mirė njė qenie. Pra shprehja qenia e qėnies mund tė shkruhet gjatė si tė qenurit (qenia) e asaj qė ėshtė (qėnia). Pa kėtė dallim tė rėndėsishėm, ėshtė e kotė tė hyhet pėr tė lexuar ndonjė faqe nga Heidegger.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Heidegger, vepra e tij

    Vepra e Heidegger ėshtė mjaft voluminoze dhe tejet e rėndėsishme pėr mendimin filozofik. Vepra e tij Sein und Zeit (Qenia dhe Koha) ėshtė vepra filozofike mė e rėndėsishme e shekullit tė XX dhe ndėr mė tė thellat nė tėrė literaturėn filozofike tė tė gjitha kohėrave. E shkruar mė 1927 dhe dedikuar ndaj profesorit tė tij tė madh Edmund Husserl, kjo vepėr sillet rreth ēėshtjes kyēe tė mendimit heideggerian, rreth ēėshtjes sė qenies e parė nė horizontin e kohėsisė. E gjitha kjo vepėr ėshtė e zgjatur drejt mundėsisė pėr tė treguar kėtė : qenie do tė thotė kohė. Megjithatė, tė dyja kėto, qenia dhe koha, nė gjuhėn e Heidegger fituan domethėnie krejt tė reja, tė padėgjuara mė parė, ndonėse tė afėrta ndaj nesh. Sepse, tė themi tė drejtėn, ne jemi vendi i lojės sė qenies dhe kohės.
    Megjithatė, duhet thėnė qė kjo vepėr vetėm sa shtron ēėshtjen e qenies, sepse ajo ėshtė e papėrfunduar, dmth ajo e mban kėtė ēėshtje tė hapur. Mė vonė, Heidegger ėshtė shprehur qė kjo vepėr ka mbetur e papėrfunduar sepse mendimi nuk arrinte tė shkonte mė tutje. Pastaj do tė kemi atė qė quhet "kthesa" e mendimit tė tij, ēka kjo nuk nėnkupton "shmangie" por besnikėri ndaj ēėshtjes sė vetme tė qenies dhe kohės.
    Ēėshtja e sensit tė qenies vė nė pikėpyetje atė ēka ne jemi nė vetė raportin tonė ndaj qenies, dhe ky raport ėshtė parė sipas ēėshtjeve tė teknikės, gjuhės, artit, poezisė, politikės, tė raportit me Zotin dhe me tė shenjtėn.

    Pak gjėra nė lidhje me jetėn e tij dhe sidomos nė kohėn e nazizmit. Heidegger rrjedh nga njė familje modeste thellėsisht katolike. Nė fillim studion pėr teologji (i shtyrė nga i ati), por mė pas e sheh qė rruga e tij e vetme ėshtė filozofia (ēka kjo nuk i pėlqeu shumė tė atit). Mė 1922 emėrohet profesor (jo titullar) nė universitetin e Friburg dhe mė 1928 ai zė karriken e Husserl, i dalur nė pension. Disa nga studentėt e tij mė tė shquar janė : Hannah Arendt (me tė cilėn pati njė dashuri platonike?), H.G. Gadamer, H. Marcuse, K. Löwith, H. Jonas, E. Fink. Mė 1933 emėrohet rektor i universitetit tė Friburg dhe shpall publikisht aderimin e tij nė partinė nacional-socialiste. Por, vetėm njė vit mė pas, mė 1934, ai jep dorėheqje nga rektorati dhe fillon tė kritikojė nga pak politikėn naziste, sidomos nė lidhje me universitetet, por kjo pa shkuar kurrė deri nė rezistencė. Fundja, ai nuk ka pushuar kurrė sė paguari kuotizacionet e Partisė deri mė 1945, ku e sheh veten tė privuar nga e drejta pėr tė dhėnė mėsim. Deri mė 1951, ku me shtytjen e disa miqve dhe adhuruesve tė tij (sidomos francezė), ai fillon pėrsėri mėsimdhėnien nė po kėtė Universitet, nga i cili nuk u largua kurrė. Mė 1945, ai lidh miqėsi me Jean Beaufret dhe me poetin francez René Char, miqėsi e cila do tė kthehej nė njė dialog tė vazhdueshėm ndėrmjet poezi dhe mendim. Vdes mė 1976, me vetėm njė intervistė tė dhėnė ndaj Spiegel, me tė drejtė publikimi pas vdekjes.

    Vitit 1951 i takojnė leksionet nė lidhje me mendimin, tė cilat janė pėrmbledhur nė njėrėn nga veprat mė tė bukura tė Heidegger "Ēfarė thirrim tė mendosh ?". Kėtu mė poshtė, pėr dashamirėsit e filozofisė dhe tė Heidegger po jap njė pjesė tė shkurtėr nga leksioni i parė.


    Ne hyjmė tek ajo ēka thirrim tė mendosh nėse vetė ne mendojmė. Pėr qė njė tentativė e tillė t’ia dalė mbanė ne duhet tė jemi tė gatshėm pėr tė mėsuar mendimin.
    Sapoqė ne angazhohemi nė kėtė mėsim, ne kemi tashmė pohuar nga kėtej qė ne nuk jemi akoma nė tė mundurit pėr tė menduar.
    Por njeriu thirret megjithatė ai qė mundet pėr tė menduar, dhe me tė drejtė. Sepse ai ėshtė kafsha e arsyeshme. Arsyeja, « ratio » shpaloset nė mendimin. I tillė qė ai ėshtė kafsha e arsyeshme, njeriu duhet pėr tė mundur menduar, nėse ai e dėshiron kėtė. Sidoqoftė, njeriu dėshiron ndoshta pėr tė menduar dhe megjithatė ai nuk mundet. Tekefundit, ai dėshiron tepėr, nė kėtė vullnet pėr tė menduar, dhe ja pėrse ai mundet fare pak. Njeriu mundet pėr tė menduar, nė kėtė kuptim qė ai e ka mundėsinė pėr kėtė. Por kjo mundėsi nuk n’a garanton akoma qė kjo gjė ėshtė nė tė mundurit tonė. Sepse vetėm kjo ėshtė nė tė mundurit tonė, kjo qė ne tė dėshirojmė. Por nga ana tjetėr ne dėshirojmė nė tė vėrtetė vetėm Atė, e cila nga ana e saj n’a dėshiron vetė neve, dmth neve nė qenien tonė, duke u shpallur ndaj qenies sonė si ajo qė n’a mban nė kėtė qenie. Tė mbash do tė thotė mirėfilli tė ruash, tė kullotėsh gjėnė mbi lėndinė. Ajo ēka n’a mban nė qenien tonė nuk n’a mban megjithatė pėrveēse pėr aq kohė qė nga ana jonė neve gjithashtu ri-mbajmė atė qė n’a mban. Ne e ri-mbajmė atė ndėrsa ne e nuk lejojmė atė qė ajo tė dalė nga kujtesa. Kujtesa ėshtė mbledhja e mendimit. Mbledhje mbi ēfarė ? Mbi atė qė n’a mban nė masėn qė ajo ėshtė e ruajtur nė mendimin tonė – e ruajtur sepse ajo vazhdon pėr tė qenė ajo ēka duhet ruajtur nė mendimin. Ajo qė ėshtė e ruajtur nė mendimin ėshtė ajo qė ka qenė furnizuar me njė kujtim, dhe kjo sepse ne dėshirojmė kėshtu. Mendimi ėshtė nė tė mundurit tonė vetėm kur ne dėshirojmė atė qė nė vetvete kėrkon pėr tė qenė e ruajtur nė mendimin.
    Pėr qė mendimi tė jetė nė tė mundurit tonė, ne duhet t’a mėsojmė atė. Ē’ėshtė tė mėsosh ? Kjo ėshtė tė bėsh qė ajo ēka ne bėjmė apo nuk bėjmė tė jetė jehona e shpalljes ēdo herė tė thelbėsores. Ne e mėsojmė mendimin duke i kushtuar vėmendje asaj qė kėrkon pėr tė qenė e ruajtur nė mendimin.(...)


    (Pėrkthyer nga UN)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 19-03-2005 mė 10:23

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Termi DASEIN

    Pėr lexuesit e filozofit tė madh Heidegger, kėtu mė poshtė po jap pėrkthimin e letrės sė Heidegger adresuar ndaj Jean Beaufret, ku ai e falenderon atė pėr letrėn e dėrguar mė parė. Kjo letėr e Jean Beaufret (tė cilėn do tė mė duhet t'a gjej dhe ndonjė ditė t'ua sjell tė pėrkthyer nė shqip) ėshtė ajo qė i ka dhėnė lindje njė letre tė gjatė tė Heidegger qė njihet si e famshmja "Letėr mbi humanizmin" (Ueber den humanismus), 1946. Kjo e fundit sot studiohet si vepėr mė vete dhe ėshtė njė ndėr shkrimet mė tė bukura tė Heidegger ku ai hulumton deri nė skutat mė tė thella tė mendimit tė tij.
    Lexim tė kėndshėm.




    LETĖR NDAJ JEAN BEAUFRET

    Fribourg, 23 nėntor 1945.


    I dashur Zoti Beaufret,

    Letra juaj miqėsore qė m’a ka dhėnė, para pak ditėsh, Z. Palmer, mė ka gėzuar shumė.
    E njoh emrin tuaj vetėm prej pak javėsh, nga artikujt e shkėlqyer mbi «ekzistencializmin » qė ju keni publikuar nė Confluences. Pėr fat tė keq unė kam deri kėtu vetėm numrat 2 dhe 5 tė revistės. Por qysh nė artikullin e parė (n° 2) mė ėshtė shfaqur koncepti i lartė qė ju keni mbi thelbin e filozofisė. Ka kėtu akoma domene tė fshehura tė cilat do tė ndriēohen veēse nė tė ardhmen. Por kjo do tė bėhet vetėm nėse rigoroziteti i mendimit, vėmendja syēelur e tė thėnurit dhe ekonomia e fjalėve janė tė vlerėsuara krejt ndryshe sesa deri atėherė. Ju e shihni vetė qė honi qė ndan kėtu mendimin tim nga filozofia e Jaspers ėshtė i gjerė, pa folur mbi ēėshtjen krejt tjetėr qė mban gjallė mendimin tim dhe qė, ēuditėrisht, deri tani nuk ka qenė njohur absolutisht. E ēmoj lart Jaspers-in si personalitet dhe si shkrimtar, ndikimi i tij mbi rininė universitare ėshtė i konsiderueshėm. Por pėrafrimi i kthyer pothuaj klasik « Jaspers dhe Heidegger » ėshtė keqkuptimi par excellence qė qarkullon nė filozofinė tonė. Ky keqkuptim ėshtė shtyrė nė kulmin e tij nė pėrfytyrimin qė e bėn filozofinė time njė «nihilizėm », filozofinė time e cila nuk pyet vetėm e vetėm, siē ēdo filozofi e mėparshme, mbi qenien e qėnies (l’źtre de l’étant), por mbi tė vėrtetėn e qenies (la vérité de l’źtre). Thelbi i nihilizmit qėndron pėrkundrazi nė kėtė qė ai ėshtė i paaftė pėr tė menduar hiēin. Unė parandjej, pėr aq sa unė tė kem mundur tė kuptoj qė prej pak javėsh vetėm, nė mendimin e filozofėve tė rinj tė Francės, njė vrull (élan) tė jashtėzakonshėm qė tregon qartė qė nė kėtė domen po pėrgatitet njė revolucion.
    Ajo ēka ju thoni mbi pėrkthimin e « Da-sein » me « realitet njerėzor » (réalité humaine) ėshtė fort e drejtė. E shkėlqyer gjithashtu vėrejtja : « Por nėse gjermanishtja ka burimet e saj, frėngjishtja ka caqet e saj » ; kėtu fshihet njė tregues thelbėsor mbi mundėsitė pėr tė mėsuar nga njėri-tjetri, nė gjirin e njė mendimi pjellor, nė njė shkėmbim tė ndėrsjelltė.
    « Da-sein » ėshtė njė fjalė kyē e mendimit tim, kėshtu ai lė vend pėr gabime tė mėdha interpretimi. « Da-sein » nuk nėnkupton aq pėr mua « ja ku jam » (me voilą), por, nėse unė tė mundem pėr t’u shprehur nė njė frėngjishte padyshim tė pamundshme : qenie-e-aty-sė (źtre-le-lą), dhe aty-ja (le-lą) ėshtė pikėrisht Ἄλὴθεια ēfshehje – hapje.
    Por ky ėshtė veēse njė tregues i shpejtė. Mendimi pjellor kėrkon, pėrveē shkrimit dhe leximit, συνουσία-n e bisedės dhe tė asaj pune e cila ėshtė mėsim i marrė krejt po aq sa i dhėnė...

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pėr tė ngjallur sadopak dėshirėn pėr tu njohur nga mė afėr me Heidegger dhe veprėn e tij, kėtu mė poshtė po jap fillimin e konferencės "Was heisst Denken ?", tė pėrkthyer nga vetė unė. Ndoshta kėshtu do tė gjendet ndonjė qė do tė jetė mė i interesuar mbi vazhdimin e konferencės dhe tė kėrkojė pėr tė ditur mė gjatė...
    Ju falemnderit dhe lexim tė kėndshėm.


    Martin Heidegger

    Ē’do tė thotė tė mendosh ?(1)

    Ne arrijmė tek kuptimi i fjalės « tė mendosh » kur vetė ne mendojmė. Pėr qė njė pėrpjekje e tillė t’ia dalė mbanė, ne duhet tė jemi tė gatshėm pėr tė mėsuar menduar.
    Sapo qė ne pranojmė pėr tė mėsuar, ne pohojmė nga kėtej qė nuk mundemi akoma pėr tė menduar.
    Megjithatė, njeriu shihet si qenia qė mundet pėr tė menduar. Me tė drejtė, sepse njeriu ėshtė qenia e gjallė e arsyeshme ; mirėpo, arsyeja, ratio-ja, shpaloset nė mendimin. Qenie e gjallė e arsyeshme, njeriu duhet tė mundet pėr tė menduar sapo qė ai ta dėshirojė kėtė. Por ndoshta njeriu dėshiron pėr tė menduar dhe ai nuk mundet aspak. Tekefundit, duke dashur pėr tė menduar, ai dėshiron tepėr dhe kėshtu i mungon tė mundurit.
    Njeriu mundet pėr tė menduar nė masėn ku ai e ka mundėsinė pėr kėtė. Por kjo e mundshme nuk na garanton akoma qė ne tė jemi tė aftė pėr tė menduar. Sepse « tė jesh i aftė » pėr diēka do tė thotė : tė pranosh diēka pranė nesh sipas qenies sė vet dhe tė ruash vazhdimisht mbi kėtė pranim. Por ajo pėr tė cilėn ne jemi tė aftė (vermögen), kjo ėshtė gjithmonė ajo ēka ne dėshirojmė (mögen), ajo ndaj ēfarė ne jemi tė pėrkushtuar nė kėtė qė ne e lėmė atė pėr tė ardhur. Ne nuk dėshirojmė, ne nuk duam me tė vėrtetė pėrveēse atė ēka tani e tutje na do nga vetvetja, na do nė qenien tonė, e tillė qė ajo pėrkulet drejt kėsaj qenie. Nga kjo pėrkulje, qenia jonė ėshtė e kėrkuar. Pėrkulja ėshtė « fjalė e adresuar ». Fjala adresohet ndaj nesh, duke synuar qenien tonė, ajo na thėrret, na bėn pėr tė hyrė nė qenien (Wesen) dhe na mban aty. Tė mbash (halten) nėnkupton mirėfilli « tė ruash, tė pėrgjosh mbi » (hüten). Ajo ēka na mban nė qenien, megjithatė, na mban aty vetėm aq kohė qė, nga vetja jonė, ne rimbajmė atė ēka na mban. Ne e rimbajmė atė, kur ne nuk e lėmė atė pėr t’i shpėtuar kujtesės sonė. Kujtesa ėshtė mbledhja e mendimit (2) . Ēfarė synon ajo ? Atė ēka na mban nė qenien, pėr aq sa ajo gjen nė tė njėjtėn kohė konsiderim pranė nesh. Nė ēfarė mase duhet tė jetė e marrė nė konsideratė ajo qė na mban ? Pėr aq sa ajo ėshtė, qysh nė zanafillė, « Gjėja pėr t’u konsideruar » (das zu-Bedenkende). Ta konsiderosh atė, kjo ėshtė t’i ofrosh asaj kujtimin tonė (3) . Ne i paraqesim asaj mendimin tonė (An-denken), sepse ne e duam atė siē fjala tė cilėn qenia jonė na adreson.
    Ne mundemi pėr tė menduar vetėm kur ne duam atė qė ėshtė, nė vete, « Gjėja pėr tu konsideruar ».
    Me qėllim pėr tė mbėrritur nė kėtė mendim, neve na duhet, nga ana jonė, tė mėsojmė pėr tė menduar. Ē’ėshtė tė mėsosh ? Njeriu mėson, si i tillė qė ai bėn pėr t’iu pėrgjigjur veprimet dhe mosveprimet e tij asaj qė ēdo herė i ėshtė thėnė atij si thelbėsore. Ne mėsojmė pėr tė menduar tė tillė qė ne sjellim vėmendjen tonė mbi atė qė ėshtė pėr tu konsideruar.
    Ajo ēka i pėrket qenies sė mikut dhe qė rrjedh nga kėtu, gjuha jonė e quan das Freundliche (« miqėsorja »). Nė njė mėnyrė tė ngjashme, ajo ēka ėshtė nė vete Gjėja pėr tu konsideruar, ne e quajmė atė tani das Bedenkliche, « Pika Kritike ». Ēdo gjė kritike jep pėr tė menduar. Por ajo e jep kėtė dhuratė veēse nė masėn ku ajo ajo ėshtė tashmė, nga vetvetja, Gjėja pėr tu konsideruar. Ja pėrse, ajo ēka jep gjithmonė pėr tė menduar, ngaqė ajo e ka bėrė kėtė « dikur », ajo ēka, duke e patur bėrė kėtė, pėrpara ēdo gjėje tjetėr, do ta bėjė « akoma dhe herė tė tjera » (4) , ne do ta quajmė atė tani e tutje « Pika mė Kritike » (5) .
    Ē’ėshtė Pika Mė Kritike ? Nė ēfarė tregohet ajo, nė epokėn tonė e cila jep kjo vetė pėr tė menduar ? (6)

    ___________________________________

    (1)Teksti i kėsaj konference ndjek nė fillim nga mjaft afėr atė tė fillimit tė veprės Was heisst Denken ? (1954), pastaj shmanget gjithnjė e me tepėr derisa tė largohet plotėsisht nė tė tretėn e tij tė fundit. Pėr ta dalluar kėtė vepėr nga kjo konferencė nė fjalė, ne e citojmė tė parėn nėn titullin e saj gjermanisht, dhe tė dytėn nėn titullin frėngjisht. (Shėnim : Titulli i veprės nė shqip ėshtė pėrkthyer « Ēfarė thirrim tė mendosh ? » dhe i konferencės « Ē’do tė thotė tė mendosh ? » - UN).
    (2) Shpjegim i fjalės Gedächtnis (Ge-dächt-nis). Shiko Shėnime tė Pėrkthyesit, 2, dhe faqe 161.
    (3) Andenken, me njė aluzion tė shėnuar nė kuptimin e parė : mendim i adresuar ndaj… Njėkohėsisht kujtim dhe mendim.
    (4) Kuptimi zanafillor, sado i fshehur apo i mbuluar qė tė jetė nė disa epoka, ėshtė « pėrgjithmonė », siē raporti ynė ndaj qenies. Agimi (Frühe), ajo qė ishte nė fillim, vjen tek ne nga fundi i kohėve, ai ėshtė gjithmonė « nė ardhje ». « Njė herė » (einst, einsther, dikur) vlen kėtu « njė ditė » (einsthin, njė ditė nė ardhje) dhe i kundėrvihet, siē njė « sido-qoftė », ndryshimit tė kulluar tė kohės sė rėndomtė.
    (5) Das Bedenklichste (« ajo qė jep mė shumė pėr tė menduar »), qė ne do ta sjellim gjithashtu nganjėherė me « Gjėja mė Kritike ».
    (6) In unserer bedenklichen Zeit.

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Heidegger-i mund te quhet ati i ekzistencializmit ateist. Ai ka vleren se krijoi SARTRE-in si nxenes te tij, i cili la gjurme te pashlyeshme ne mendimin e shekullit tone.
    Nga Fenomenologjia ai pranon vetem INTROSPEKSIONIN dhe ekzaminimin subjektiv, si mjete legjitime per analizen e natyres njerezore, duke refuzuar konstatacionet e filozofise konvencionale dhe fetare.


    Perfundimet e kesaj teorie i dime mire te gjithe ne, qe jetuam ate epoke fatkeqe.

    Isuf Luzaj
    Pertej Se Mires Dhe Se Liges
    Pa dashur ti ul vlerat Heideggeri-t si nje prej filozovefe te mbiquajtur absurde ju them me bindje qe eshte nje sozie e perkryer e te madhit Friedrich Nietzsche. Ndersa isuf luzaj qeka nje kopjac i perkryer deri sa i vjedh edhe titullin e librit te apostullit te filozofise Nietzsche-s. Pra analiza me titullin ( Pertej te mires dhe ligesise) eshte keshtu me sakte Pertej se mires dhe se keqes, liber i shkruar nga apostulli Nietzsche ne vitin 1872 prane universitetit bavarez.
    Gjithsesi dhe Heideggeri ka vlerat e tij ta pa mohueshme si nje filozof i realitetit te hidhur qe godet pa meshire mediokritetin njerezor, por qe fatkeqesisht kaloi ne Nihilizem koke e kembe.

    Dito.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Z. Odeon_Relax, ju t'i ulni vlerat filozofit Heidegger ?! Mė falni, por deliri i madhėshtisė tek ju paska kapur fazėn pėrfundimtare. Kėtė e kisha parė dhe nė shumė poste tė tuat ku ju flisni pėr veten tuaj nė vetėn e tretė (Odeon mendon... Odeon thotė... Odeon jua thotė...).
    As qė keni kapur dhe as qė do tė kapni ndonjėherė njė mendim tė Heidegger, pėrndryshe nuk ka sesi bėhet kur ju e cilėsoni Heidegger-in pasues tė Nietzsche-s. Edhe lėshoni ca broēkulla qė mė vjen ndot edhe t'i ēoj nėpėr mend. Heidegger ra nė nihilizėm !! Jo po mė mirė Heidegger ruante derrat e fshatit tė tij... Tani, nėse nuk ju vjen keq pėr veten tuaj pėr tė mos e pėrdorur emrin vend e pavend, mirė ėshtė qė para se tė shkruani diēka, tė hapni veshėt mirė dhe tė dėgjoni ēfarė thonė kėta filozofė pėr dėgjimin dhe tė folurėn... sidomos Heidegger-in

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    Z. Odeon_Relax, ju t'i ulni vlerat filozofit Heidegger ?! Mė falni, por deliri i madhėshtisė tek ju paska kapur fazėn pėrfundimtare. Kėtė e kisha parė dhe nė shumė poste tė tuat ku ju flisni pėr veten tuaj nė vetėn e tretė (Odeon mendon... Odeon thotė... Odeon jua thotė...).
    As qė keni kapur dhe as qė do tė kapni ndonjėherė njė mendim tė Heidegger, pėrndryshe nuk ka sesi bėhet kur ju e cilėsoni Heidegger-in pasues tė Nietzsche-s. Edhe lėshoni ca broēkulla qė mė vjen ndot edhe t'i ēoj nėpėr mend. Heidegger ra nė nihilizėm !! Jo po mė mirė Heidegger ruante derrat e fshatit tė tij... Tani, nėse nuk ju vjen keq pėr veten tuaj pėr tė mos e pėrdorur emrin vend e pavend, mirė ėshtė qė para se tė shkruani diēka, tė hapni veshėt mirė dhe tė dėgjoni ēfarė thonė kėta filozofė pėr dėgjimin dhe tė folurėn... sidomos Heidegger-in
    Pa dashur te replikoj me ju do tju thosha vetem kaq: Ne asnje cast nuk kam ofenduar Heidegger-in perkundrazi kam vleresuar ate cka ai eshte. Nese do lexonit postin tim me vemendje do gjenit dhe vleresimin per Heidegger-in. Ndersa persa i perket ceshtjes se delirit mendoj se kjo do mjaft pune te arrish te me kuptosh ku une synoj, ku une jetoj, ku une veproj, Gjithsesi nuk ndjehem i lenduar nga fjalet e te panjohurve.

    Ju pershendes.

    Dito.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jo, jo, z. Relax, atėherė i bie qė ju nuk kuptoni vetveten. Sepse ju thoni qė Heidegger ėshtė mbiquajtur filozof absurd. Edhe kėtė e dėgjova : filozof absurd ! Kurse mua mė duket absurde vetėm vėnia ngjitur njėra-tjetrės e kėtyre dy fjalėve. Pastaj ju thoni qė ai ishte sozi e pėrkryer e Nietzsche-s. Eh mire, ju nuk keni lexuar as njėrin as tjetrin, ndoshta keni lexuar ndonjė kompilation remix-relax pėr dremitje...
    Mė poshtė ju thoni qė Heidegger ra nė nihilizėm. Dhe kush ? Heidegger qė e gjithė vepra e tij kolosale ėshtė e mbėshtjellur rreth QENIES, dmth tė qenurit, dhe jo rreth tė mos-qenurit, pra hiēit.
    Kurse pėr mundimin tim pėr t'ju kuptuar juve, ju lutem na kurseni nga shaka tė tilla, se tani ėshtė pranverė dhe nuk e kemi tė vėshtirė tė qeshim natyrshėm...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Asgjėja"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 14:59
  2. Nazizmi
    Nga Seminarist nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 08:35
  3. "Fehlleistung"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 14:32
  4. LE MONDE - Kėndvėshtrime
    Nga oiseau en vol nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 08:25
  5. Identiteti
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •