Kierkeggard
Kush ishte Kierkeggard dhe mbi cfare ka shkruar?
Kierkeggard
Kush ishte Kierkeggard dhe mbi cfare ka shkruar?
Kierkeggard-i investigoi (kerkoi) te zbuloje problemin e DITURISE dhe arriti ne perfundimin e padyshimte qe dituria vazhdon eksperiencen; qe subjektiviteti perben (konstituon) te verteten dhe qe Feja-Besimi eshte nje ceshtje personale. Ai provoi qe antitezat e jetes shtojne tensionin dhe energjine. Neper etapat e ndryshme te eksperiences, me ane te fuqizimit (intensitetit) te tensionit, njeriu perparon duke filluar nga kerkesa e lumturise se prezentit dhe ecen pa e kuptuar drejt dhembjes konstante te njeriut fetar, i cili e ndjen vazhdimisht dhe gjithmerisht antitezen mes ekzistences temporale dhe te se vertetes eterne. Ai arrin tek ideja qe vuajtja e Zotit eshte me e madhe se vuajtja e njeriut.
Shume ide te ketij filozofi origjinal qene adoptuar nga EKZISTENCIALISTET, disa prej te cileve e quajne ate : ati i EKZISTENCIALIZMIT.
Te na lejohet te themi qe vuajtjet fizike dhe shpirterore te njeriut mendonjes qe observon padrejtesite e popujve e bene kete njeri te udhetoje drejt doreheqjes nga cdo perpjekje e kote lendore dhe te zhytet ne kerkesat morale per te gjetur nje udhe shpetimi te njerezimit. Me kete botekuptim te vizionarit, do te arrije njeriu ne fitoren e madhe te vlerave shpirterore, ku arriti Gandi, qe e mbylli misionin e tij "Pertej se mires dhe se liges" me aktin pasiv te faljes se gjaksorit te cmendur qe i preu jeten. Ky akt i afrohet Martirit te Kalvarit, qe, ndersa po e gozhdonin ne kryq, iu lut Atit t'i falte mekataret se ata nuk dinin c'benin.
Kur ne, njerezit e zakonshem qe jemi, ne krahasim me ate, si mizat e dheut, ne krahasim me ne, ndjekim udhen e tij shume te zorshme, ose udhen e Sokratit, te Xhordano Brunos, qe eshte shume me lehte se kryqi i atij, dhe arrijme te zoterojme etjen per te jetuar dhe vemi drejt vdekjes me kenaqesi qe e beme detyren tone si ekzistence dhe si esence, atehere ne kemi dale nga gjendja larvare e kafshes per t'u transformuar ne jete shpirterore me paqe.
Isuf Luzaj
Pertej Se Mires Dhe Se Liges
Ah po ta thosha une ty se kush eshte, po ce do qe me iku deshira fare me kete (c'fare eshte?) me lart.
Edhe eshte Kierkegaard and not Kierkeggard!
Summertime, and the livin' is easy...
Moj ēupkė, po ti je dhe e papyetshme, atėherė pse u pėrgjigjesh pyetjeve, aq mė tepėr n'importe quoi ? Edhe gabimet e shtypit nuk mendoj se tė kanė penguar pėr tė na thėnė ndonjė gjė mbi atė qė merrej me filozofitė e ekzistencės dhe tė ankthit (angoisse - nė frėngjisht, nuk e di nė shqip nėse ekziston fjala angushti apo angushi).Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
Cila ėshtė e reja e Kierkegaard ? E reja ėshtė qė ai e sheh ekzistencėn si krejtėsisht individuale dhe aspak tė lidhur me sistemet apo me totalitetin (histori) te Hegel. Ekzistenca e njeriut ėshtė pėr Kierkegaard e copėtuar nga angoisse (angushia ?) dhe vuajtja. Dhe ekzistenca ėshtė krejtėsisht e pambledhshme, ajo nuk shumohet me ekzistenca tė tjera, por ajo ėshtė raporti intim me transhendancėn. Ekzistenca pėr Kierkegaard ėshtė subjektiviteti : secili tė gjejė tė vėrtetėn e ekzistencės sė vet.
Qysh shkohet tek transhendanca, tek Zoti-Njeri ? Pėr Kierkegaard, ka tre stade : estetik, ai i dėshirės dhe i ēastit (shembulli mė i pėrkryer pėr kėtė ėshtė Don Juan, operė tė cilėn ai e pa nja njėzet herė). Pastaj vjen stadi etik, ku kėtu ndėrhyn njė princip vazhdimėsie dhe uniteti tė cilat modelojnė ekzistencėn. Individi afirmohet nė seriozitetin dhe nė shtrėngimin (tė marrim martesėn, shembull angazhimi nė kohė). Nė fund, vjen stadi religjioz, ku subjekti (njeriu) shpreson kundėr ēdo lloj shprese dhe heq dorė nga siguritė e stadit etik. Njeriu kėtu u bashkangjitet paradokseve tė njė Zoti tė bėrė Njeri. Individi hapet ndaj hyjnores pėrmes angoisse (angushi), dhe kjo e fundit pėrmes frikės dhe dridhjes (shembull kėtu ėshtė Abraham, tė cilit Zoti i kėrkoi flijimin e djalit tė tij Isaac. Abraham beson sepse e di qė kjo ėshtė absurde dhe beson nė sajė tė kėsaj absurde).
Kierkegaard ėshtė njė mbrojtės i madh i kauzės sė individit, qė me ē'shihet sot nė ditėt tona, kemi shumė nevojė pėr tė... pėrndryshe, tė gjithėve do tė na pėrfshijė masa dhe kthimi nė anonim tė pėrshkruar veēse nga njė numėr, psh B45047L do tė isha unė i rreshtuar nė ndonjė kuadrat gati pėr tė marshuar nė triumf tė historisė...![]()
Falemnderit per mundimin qe ke marre, se pari, per te na dhen kete pergjigje. Se dyti, pergjigja qe do i kontribuonte vertete temes nuk do te ishte per te miren time por do te ishte per te miren e te gjithe bashkeatdhetareve tane, keshtu qe me vjen keq qe te iku deshira per te dhen pergjigjen e duhur. Se treti, do me vinte mire nese mund te me sqarronit perse me saktesisht ju paska ikur deshira.Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
Suksese Cupke_pe_Korce dhe naten e mire.
Veshtrusja
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 20-02-2006 mė 01:07
......Vetem nje ja arrin qellimit. Rrjedhimisht, aty ku ka shumice, nje turme, apo ku domethenia vendimtare ka te beje me faktin qe aty ka nje shumice, eshte e vertete se aty asnje nuk punon, jeton, lufton per qellime te larta, por vetem per nje qellim tokesor apo per nje tjeter, pasi te punosh per nje qellim te perjetshem eshte e mundur vetem kur aty ka nje, dhe te jesh ky nje qe te gjithe mund te jene do te thote ta lesh Zotin te te ndihmoje - turma eshte e paverteta....
...Nje turme, ne konceptin themelor te saj, eshte e paverteta. Kjo ne menyre te arsyeshme pasi e ben individin teresisht te pandergjegjshem dhe te papergjegjshem, ose te pakten dobeson aftesine e tij te pergjegjesise duke e reduktuar ate ne nje fragment...pasi "turma" eshte nje abstraksion dhe nuk ka duar: por c'do individ ka normalisht dy duar.
Dhe te nderosh c'do njeri, absolutisht c'do njeri, eshte e verteta, dhe kjo eshte te kesh frike zotin dhe ta duash fqinjin tend...dhe fqinji eshte, ne menyre absolute, shprehja e vertete e barazise njerezore....Turma ne fakt perbehet nga individe, keshtu qe duhet te jete ne aftesine e njeriut te behet ai qe eshte, nje individ. Duke u bere idivid, asnje, absolutisht asnje, nuk eshte i perjashtuar, pervec atij qe perjashton veten duke u bere "turma".
Summertime, and the livin' is easy...
kam 2 vjet qe kam blere librin "Koncepti i ankthit" dhe akoma nuk po arrij dot ta lexoj per shkak te nje perkthimi amator qe i eshte bere. them se do te jete me e lehte ta lexoja po ta gjeja ne anglisht apo frengjisht.
Lie down on the couch, what does that mean?
You're a nut! You're crazy in the coconut!
Soren Kierkegaard, what can i say i love this guy. Para nje muaj ne Starbucks mora te shfletoj nje liber te tij dhe u ngulita aty per 5 ore gjersa me lane syte ta mbaroja. Me rrembeu krejt . Soren Kierkegaard eshte testamenti me i fuqishem i besimit tek forca mbi njeriun, studimi i tij duhet te jete i detyrueshem ne shkollat shqiptare. Do sjell ca nga perlat e mendimit te tij keto dite.
SŲREN KIERKEGAARD
1813-1855
Lindi ne Kopenhagen ne vitin 1813.U rrit brenda nje familje ku mbizoteronte serioziteti dhe ashpersia fetare e drejtuar nga i ati i tij,qe ne ate kohe ishte pothuajse plak.
Ne moshen 17-vjecare rregjistrohen ne universitetin e Kopenhagenit per Teologji, zgjedhje kjo, e vendosur prej te atit.Studimet zgjaten per gati 10 vjet. Vetem pas vdekjes te te atit, i perkushtohet seriozisht studimeve Ne vitin 1840 arrin te mbaroje studimet dhe nje vit me pas merr titullin Magister artium me disertacionin : Mbi konceptin e ironise duke iu referuar vazhdimisht Sokratit.
Po ne vitin 1841 pas nje histori dashurie me Regine Olsen, e cila zgjati gati 2 vjen, vjen nje moment ku fejohen.Por e gjitha zgjati jo me shume se disa dite.Kierkegaard i kthen unazen e fejeses, ndarja do te jete perfundimtare. Gjate vitit 1841-1842 shkon ne Berlin per te ndjekur kursin e filozofise se Shelingut, por e gjithe filozofia e tij ne syte e Sorenit ishte teper e zbehte, teper larg nga ajo qe duhet te ishte. Keshtu kthehet ne vendlindje i trishtuar, merr ne dore pasurine qe i kish lene i ati dhe vazhdon nje jete te pasur me krijimtari.Jeta e tij nderpritet shume shpejt,ishte vetem 42 vjec,kur bie e rezohet ne rruge.Kishte kohe qe kish lene veten te shkonte drejt asaj gjendjeje.Vitet e fundit u perfshi kunder nje lufte,ose me mire kunder te gjitheve. "Corsari" quhej gazeta satirike e cila polemizionte shpesh me te.Maja me e larte e debatit mes dhe dhe gazetes vjen nga fundi I jetes se tij.Persekutime te vazhdueshme, per te flitej keq ne tere qytetin, nuk dilte dot rrugeve, jo vetem kritika ndaj tij, karikatura ku hidhnin balte mbi personin e tij.Gjithashtu edhe kisha Daneze u akuzua prej tij si tradhetare e shpirtit te vertete te Krishterimit.
I gjithe konflikti i tij ndikoi shume ne jeten e tij,duke marre parasysh se karakteri i tij ishte i brishte, i ndjeshem dhe teper melankolik. Determinuese ishte dhe influenca e te atit ne jeten e tij, Soreni kishte lindur plak, nje femije jeta e te cilit nuk ngjante aspak me jeten e femijeve te tjere. Kishte prirje te ndryshme,, i heshtur, nje gjendje teper mistike per moshen, madje kurre ne shtepi nuk shfaqej me fytyren e tij te vertete.Shpesh here vinte maska,dhe perfaqesohej me nje personalitet te dyfishte.Nje here i ati e qorton, "Ti po shkon drejt nje gjendje te pashprese" Soreni ishte vetem 7 vjec.Te gjitha keto detaje,jo me kot merren ne konsiderate. Duket qarte qe nje njeri i cili perjeton jeten ne kete menyre,qe e jeton ate gjithmone ne menyre te terthorte, madje kjo maniere behet e zakonshme, madje arrin deri atje sa behet stil ne te shkruarin dhe filozofine e tij.
Shkrimet e marra nga ditari i tij, ne te cilin Kierkegaard shkruante rregullisht, ditar i cili ka vleren e nje burimi te madh per filozofine e tij.Shume fakte te marra nga ditari arrijne te krijojne nje vizion me qarte te mistikur, melankolikut, filozofit Kierkegaard.
Edhe ndarja me Regine Olsen ndikoi shume ne jeten e tij, te gjitha keto te cara ne personin e tij, kane nje justifikim. Thuhet se Soreni ne moshen 27 vjecare pati nje krize mistike.Madje dhe deshira per filozofine erdhi si pasoje e kesaj ngjarjeje.Nuk dihen ende ne menyre te qarte se per cfare behej fjale konkretisht,per nje enderr, mos ndoshta per ndonje faj apo mekat te kryer prej tij apo prej te atit.I ati kohe para se te lindte, kish bere nje jete te shthurur, harshonte para ne menyre te pakontrollueshme,e kishte arritur deri atje sa te hidhe boje mbi figuren e zotit.E gjitha kjo per Kierkegaardin do te thoshte te mallkoje zotin,duke vazhduar ne kete linje, supozohet prej tij se zoti kishte mallkuar familjen e tij dhe se Soreni duhet te vuante e te clironte kete mallkim.Mendohet se pati vizionin se ishte nje i paracaktuar nga zoti, nje njeri jeta e te cilit do te ishte ne sherbim te krishterimit, Soreni mendonte se ishte martir.Fejesen e shihte si nje pengese, u perpoq ta largonte. Ata kishin shume vjet diference,ajo ishte vetem 18,e nderkohe u gjunjezua para tij. Arriti deri atje sa gjate librave te tij futi nje pjese, sajoi nje histori dashurie, ku i dashuri kishte marre neper kembe te dashuren e tij, ishte tallur, kjo ishte figura e Kierkegaardit, e cila personifikohet me Don Zhuanin. Te deshiroje per mendimtarin Kierkegaard ishte me shume se sa te zoteroje. Pasiguria ishte me e sigurte se sa vete siguria.Ndihej ne faj sepse kishte nisur nje raport qe e kishte marre teper lehte.
Kryengritja e tij kunder kishes i kushtoi shume, ne mendjen e tij kisha kish marre pamjen e nje vendi aspak te pershtatshem, kishte dale nga roli i saj, prifterinjte te cilet punon gjate dites neper institucione publike e me pas neper sherbesa fetare.Kulmi arrin ne momentin kur vdes kryepeshkopi i Kopenhagenit.Gjate varrimit,mbahet nje fjalim nga nje ish-shok i Kierkegaardit, duker lavderuar figuren e peshkopit, kjo per Sorenin ishte e patolerueshme, ne te njejtin moment Kierkegaard fillon e mban nje fjalim, por i kundert e qe hidhte poshte figuren e kryepeshkopit. Kierkegaard ckisherohet. Veprat e tij ndahen ne 2 grupe, vepra me karakter fetar, dhe tema apo vepra filozofike teresisht ateiste. Dhe jo vetem kaq, ne veprat fetare ku ai ngre shume ceshtje delikate e problematike ai shfaqet me emrin e tij te vertete, ndersa ne temat filozofike ai operon me shume pseudonime, ku here emri i tij i vertete shfaqet si pronar i shtepise botuese ku botohet libri ndersa emri i autorit merret nga personazhe te ndryshme te jetes.
Veprat e tij permenden:
Mbi konceptin e ironise duke iu referuar vazhdimisht Sokratit(1841)
O keshtu o ashtu ( ku ben pjese dhe Ditari i nje joshesi, i bere enkas per te fejuaren)(1843)
· Frike dhe dridhje.(1843)
· Rrifillimi.(1843)
· Therrime filozofike, apo filozofi therrimesh.(1844)
· Koncepti i ankthit(1844)
· Etapa ne udhen e jetes(1845)
· Shenime perfundimtare jo shkencore(1846)
· Semundja vdekjeprurese(1849
Kierkegaard eshte nje mendimar i erret, enigmatik, teper i veshtire per tu interpretuar, per tu kuptuar, madje ne diskutimet e tij niset nga pasiguri te medha, mendimi i tij nuk mund te permblidhet ne nje sistem.Per vete danezet eshte i veshtire per tu kuptuar, madje domosdoshmerisht duhet kuptuar stili letrar i tij. Mendimet e tij te permbledhura ne ato me pseudonime, ato permbledhset dhe se fundi shkrimet e marra ne ditari i tij i cili doli vetem pas vdekjes se tij. Urrjetja e tij per sistemet filozofike,sidomos per ate te Hegelit. Duke u bazuar tek ditari i tij, shohim se Kierkegaard e cileson veten me keto fjale: " Une, hegeliani budalla" Qortonte veten qe dikur kish qene i terhequr nga filozofia madheshtore e Hegelit. Megjithate ndikimi i tij ne filozofine e Sorenit, edhe jo vetem kaq, ne shume etapa mendimi i Sorenit ka per baze metoden dialektike te Hegelit. Ai mbetet ende sot nje mendimtar jo aktual, madje kjo thuhet vete prej tij,ai parashikoi qe ne te ardhmen do lexohej shume.Si duket ketu qendron forca e mesazhit te tij " i huaj ne kohen e tij" Ai njihet si ekzistencialisti i pare,e ndoshta dhe i fundit,pasi filozofia ekzistencialiste e sotme eshte shume e ndryshme.
1813 Maj 5
Sųren Aabye Kierkegaard lindi ne Kopenhagen, Danimarke.
1830
Hyn ne Universitetin e Kopenhagen per teologji
1834
I vdes e ema.
1835
Meson qe I ati I tij, disa vite me pare,kishte mallkuar zotin. Kierkegaard filloi te mendonte se familja e tij ishte e mallkuar.
1838
I vdes I ati.
1840
Arrin te diplomohen ne univeristet duke mbrojtur temen mbi konceptin e ironise.
1841
Prish fejesen me Regine Olsen dhe terhiqen nen nje jete te izoluar.
1841
Publikon temen, Koncepti I ironise
1841
Shkon ne Berlin per te ndjekur leksionet e Shelingut
1843 Shkurt 20
Publikon, Keshtu ose Ashtu
1843 Maj 16
Publikon, Dy biseda te ndertuara
1843 Tetor 16
Publikon, Frike dhe Tronditje, Perseritje dhe tre biseda te ndertuara.
1843 Dhjetor 6
Publikon, Kater biseda te ndertuara
1844 Mars 5
Publikon, Dy biseda te ndertuara
1844 Qershor 8
Publikon, Tre biseda te ndertuara.
1844 Qershor 13
Publikon, Fragmente filozofike
1844 Qershor 17
Publikon, Koncepti I ankthit dhe hyrje
1844 Gusht 31
Publikon, Kater biseda te ndertuara
1845 Prill 29
Publikon,Tre diseda mbi rastet e imagjinuara
1845 Prill 30
Publikon, Etapa mbi udhen e jetes
1846 Shkurt 27
Publikon, Shenime perfundimtare jo shkencore
1846
Publikon, Dy mosha,Libri per Adler
1847
Publikon, Ceshtjet mbi dashurine
1848
Publikon, Phister si Capitani Scipio
1848 Prill 26
Publikon, Diskutime Kristiane
1849 Maj 14
Edicioni I dyte I. Keshtu ose ashtu
1849 Korrik 30
Publikon, Semundja vdekjeprurese
1849
Publikon,Ne punen time si autor
1850 Shtator 25
Publikon,Praktika mbi Kristianizmin
1851
Publikon, Kendveshtrimi im per punen time si autor
1851
Publikon,Per vete-kontroll
1852 deri 1854
Nuk publikoi gje deri ne 1854
1854 Dhjetor
Fillon te formuloje opinionet e tij mbi kishen
1855
Kritika e Kierkegaard per kishen merret vesh kudo.
1855 Shtator 3
Publikon, Pamundesia e zotit per te ndryshuar.
1855 Nentor 11
Vdes ne Kopenhagen.
Flitet shume per te, keqkuptohet shume per te, e cilesojne si te cmendur.Disa thone qe nuk mund te kuptohet filozofia e tij apo jeta e tij,duke vecuar mundesine se mund te kete qene nje manjiak-depresiv me probleme psiqike.Duke u nisur nga sjellja e tij,ai ishte nje njeri i paqendrueshem.Shpesh here kontradikor me vetveten, disa here del si nje besimtar e here tjeter si je egocentrik individualist e atesit, ai nuk ishte i sigurt per bindjet e tij fetare apo filozofike, asnje shkolle filozofike nuk gjen dicka tjeter te perbashket me Soren Kierkegaard. Te gjitha keto i lene te kuptoje njeriut te lire se cili mund te kete qene Kierkegaard. Me personalitete te shumta, jeta e tij ishte absurditet, ishte dileme, ishte vuajtje dhe besim.Te marra se bashku dhe te deformuara ai cilesohet si nje I cmendur.
Une kam vetem nje mik,eshte uni. E pse eshte miku im? Sepse une dua dhimbjen time dhe egoja nuk ma heq.Une kam vetem nje te besuar,eshte qetesia e nates.E pse eshte i besuari im?Sepse qetesia hesht.
Njerzit jane shume te paafte.Nuk perfitojne kurre nga liria qe kane,por duan ate qe nuk kane,kane lirine e te menduarit dhe kerkojne liri per te folur.
Une kam kurajo,besoj, te dyshoj ne cdo gje, kam kurajo, besoj, te luftoj cdo gje por nuk kam kurajo te njoh ,as te kem dicka, e as te posedoj dicka.
Jeta ime per mua eshte bere nje pjese e hidhur e megjithate ajo merret si ilacet, ngadale, duke i numuruar.
Cfare eshte rinia? Nje enderr. Cfare eshte dashuria? Permbajtja e enderres.
Pak kohe dhe une fitova.
Menjehere konflikti mbaroi.
Me pas une mund te rri ne luginat e buta,
Vazhdimisht me Jezusin duke folur.
(keto fjale shkruhen ne pllaken e varrit te tij,te lena apostafat prej tij)
Krijoni Kontakt