171.
Muzika, fruti i vonė i tė gjitha kulturave. - Mes tė gjitha arteve qė rast pas rasti lulėzuan mbi njė terren tė caktuar kulturor nė rrethana te caktuara sociale e politike, muzika shfaqet e fundit mes tė gjitha bimėve, nė vjeshtėn dhe venitjen e kulturės se cilės i pėrket, kur zakonisht fillojnė te duken lajmėtarėt e pare dhe shenjat e njė pranvere te re. Madje ndonjėherė muzika tingėllon si gjuha e njė epoke te shkuar ne njė bote te re dhe te ēuditur, dhe mberrin tepėr vonė. Pikėrisht ne artin e muzikantėve hollandezė, shpirti i Mesjetės se krishterė gjeti pėrshtatjen e saj te plotė; arkitektuara e tingujve te tyre ėshtė motra e artit gotik, i ardhur me vonė por legjitim dhe ne te njėjtėn lartėsi. Vetėm te muzika e Hendelit kumboi pjesa me e mire e shpirtit te Luterit dhe e te afėrmve me te, elementi i madh heroiko-hebre qė lindi gjatė lėvizjes se reformes. Vetėm Mozarti shndėrroi ne artingėllues shekullin e Luigjit te Katėrmbėdhjetė dhe artin e Rasinit e Kiod Lorenit. Vetėm te muzika e Bethovenit dhe Rosinit
shekulli i tetėmbėdhjetė kėndoi kėngėn e tij te fundit, shekulli i entuziazmit, i idealeve tė thyer dhe i lumturisė jetėshkurtėr. Kėshtu, njė mik i pamjeve sentimentale mund te thotė se ēdo muzikė me te vėrtetė domethėnėse ėshtė njė kėngė mjellme. Muzika nuk ėshtė aspak gjuhė e pėrgjithshme qė sfidon kohėrat, siē thuhet shpesh pėr nder tė saj, por i pėrgjigjet saktėsisht njė muzikė te ndienjės, te zjarrit dhe tė mjedisitqė mban ne vetvete, si ligj te brendshėm, ėshtė njė kulturė krejt e pėrcaktuar, e vetme, e lidhurnė vend dhe ne kohė. Muzika e Palestrinės do te kishte qenė krejtėsisht e papranueshme pėr njė grek, dhe anasjelitas, ēfarė do te kishte kuptuar Palestrina nga muzika e Rosinit?
Ndoshta edhe muzika jonė me e fundit gjermane, pėr aq sa sundon dhe dėshiron te sundojė, pas njė kohe te shkurtėr nuk do te kuptohet me, ngaqė ka rrjedhur nga njė kulturė qė ėshtė ne dekadencė te shpejtė - terreni i saj ėshtė ajo periudhė reaksioni dhe rimėkėmbjeje ne te cilėn lulėzoi po aq njė farė katolicizmi i ndienjės sa dhe njė shije pėr ēdo gjė tradicionale dhe kombėtare dhe derdhi mbi Europe njė erė te pėrzier. Te dyja kėto tendenca te ndijimit, te kuptuara me njė force te madhe dhe te drejtuara te kufijtė me te largėt, me ne fund oshėtinė te arti i Vagnerit. Pėrvetėsimi nga ana e Vagnerit e legjendave kombėtare, vėnia ne pėrdorim tė vet duke i fisnikėruar e Zotave dhe heronjve kaq te ēuditshėm te atyre legjendave (qė janė pikėrisht kafshė te larta grabitqare, me shpėrthime ne thellėsi te shpirtit, me bujari dhe mėrzitje nga jeta). Jeta e re e shtėnė ne kėto forma te cilave ai u dha veshjen kristiano-mesjetare te njė sensualiteti dhe spiritualiteti qė tė shtangin, gjithė kjo marrje e dhėnie qėVagnen bėn me subjektet, shpirtėrat, figurat dhe fjalėt shpjegon qartė shpirtin e muzikės sė tij, sikurkjo, si ēdo muzikė, tė mos dinte tė fliste vetė nė mėnyrė shumė tė qartė. Ky shpirt ndėrmerr fushatėn e tij te fundit te luftės dhe te kundėrshtimit kundėr shpirtit te racionalizmit, qė nga shekulli i tetėmbėdhjetė guxonte te i nėntėmbėdhjeti, dhe po kėshtu kundėr idesė mbi kombėtare te ekzaltimit revolucionar francez dhe tė kundėr utilitarizmit anglo-amerikan ne ndėrtimin e shtetit dhe te shoqėrisė. Po a nuk ėshtė evidente qė ky rreth idesh e ndienjash, te Vagneri dhe te dishepujt e tij shfaqet ende i ngjeshur, te ketė marrė pėrsėri force prej njė kohe te gjatė dhe qė kjo proteste e vonshme muzikore bie me se tepėrmi ne veshėt e personave qė do te preferonin te dėgjonin tinguj te tjerė dhe te kundėrt? Kėshtu qė njė dite ai art i farte dhe i mrekullueshėm mundet qė papritur te bėhet i pakuptueshėm, dhe rrjeta e merimangės e harresa mbund te bien mbi te.
Mbi kėtė gjendje gjėrash nuk duhet ta lėmė veten te mashtrohemi nga ato oshilacione fluturake qe shfaqen si njė reaksion brenda reaksionit, si njė depresion momental i valėve brenda lėvizjes se pėrgjithshme. Ky dhjetėvjeēar i luftėrave kombėtare, i dėshmorit tė pėrtejmaleve dhe i shqetėsimit socialist mundet qė, edhe ne kundėrgoditjet e tij me te buta, te kontribuojė ne njė lavdi te menjėhershme te artit, megjithatė pa iu dhėnė njė garanci pėr te "patur njė tė ardhme" dhe as perte "patur te ardhme". Pikėrisht te thelbi i muzikės frutat e te korrave te kulturės se madhe bėhen shpejt te pashije dhe prishen me shpejt se frutat e artit plastik apo se ata te pjekur ne pemėn e shkencės. Mes gjithė prodhimeve te sensit artistik njerėzor, mendimet janė me te fortėt e qė ruhen me mire.
172.
Poetėt nuk janė mė edukues. - Edhe pse mund te tingėllojė e ēuditshme ne epokėn tonė, ka patur poetė dhe artistė shpirti i te cilėve ishte me i lartė se pasionet, se pėrpėlltjet e tyre dhe se joshja e tyre, dhe pėr kėtė arsye e gjenin gėzimin ne subjekte me te pastėr, ne njerėz me te denjė, ne ndėrthurjet e ne zgjidhjet me te buta. Nėse artistėt e mėdhenj tė sotėm janė mė tepėr ēlirues tė vullnetit dhe, ne disa rrethana, pikėrisht pėr kėtė arsye janė edhe ēlirues te jetės, ata
ishin prangosės te vullnetit, shndėrrues kafshėsh, krijues njerėzish dhe mbi te gjitha formues, modelues dhe vazhdues te jetės, ndėrkohė qė lavdia e se tashmes gjendet te zhveshja, te thyerja e vargonjve, te shkatėrrimi. Grekėt e lashtė kėrkonin nga poeti qė ai tė ishte edukues i te rriturve. Po si do te turpėrohej sot njė poet nėse do te kėrkohej kjo prej tij, prej tij qė nuk ėshtė dot as edukues i vetes se vet e kėshtu nuk bėhet dot njė poeme e mire, njė krijesė e bukur, por ne rastin me me force ndizet dėshira e tyre pėr njė kėnaqėsi pa ndryshime, pėr njė
lumturi pa narkozė e pa dehje.
174.
Kundėr artit te veprave te artit. - Arti duhet para se gjithash te zbukurojė jetėn, kėshtu te na bėjė vźte ne te durueshėm dhe mundėsisht te pėlqyeshėm pėr te tjerėt. Me kėtė detyrė para syve, ai na ndryshon dhe na frenon, krijon format e raporteve sociale, lidhte pa edukuarit me ligje te mirėsjelljes,tė pastėrtisė,tė njerėzillėkut, tė tė folurit e tė heshtjes nė kohėn qė duhet. Pastaj arti duhet te fshehė ose te shndėrrojė gjithēka ėshtė e shėmtuar. gjithēka qė shkakton dhembje, tmerr, neveri, dhe pavarėsisht gjithė pėrpjekjeve shpėrthen pėrsėri, ne pėrputhje me origjinėn e natyrės njerėzore; veēanėrisht duhet te sillet kėshtu ne lidhje me pasionet,dhimbjet dhe ankthet e shpirtit dhe ne atė qė ėshtė pashmangshėrisht apo pathyeshmėrisht e shėmtuar, te nxjerrė ne pah anėn me domethėnėse. Pas kėsaj detyrė te madhe, madje te stėrmadhe te artit, i ashtuquajturi art i vėrtetė, ai i veprave te artit, ėshtė vetėm njė plotėsues. Njė njeri qė ndien te vetja njė tepri forcash te tilla zbukuruese, fshehėse dhe shdėrruese, si pėrfundim do te kėrkojė te ēlirohet nga kjo tepricė duke krijuar vepra arti, dhe po kėshtu, ne disa rrethana, njė popull i tėrė. Por sot zakonisht arti niset nga fundi, kapemi pas bishtit te tij dhe themi se arti i veprave te artit ėshtė thelbi, se duke u nisur prej tij jeta duhet te pėrmirėsohet dhe shndėrrohet - sa te ēmendur qė jemi! Nėse e fillojmė drekėn duke ngrėnė frutat dhe shijojmė ėmbėlsirė pas ėmbėlsire, ēfarė mrekullie qenka qė prishim stomakun madje dhe oreksin pėr drekėn e mire, te forte e te ushqyeshme tek e cila na fton arti!
175.
Vazhdimi i artit. - Nė ē'mėnyrė, ne thelb, vazhdon sot te ekzistojė njė art i veprave te artit? Ne kėtė, se shumica e atyre qė kanė orė te lira (dhe vetėm pėr kėta ėshtė njė art i tille) nuk besojnė se mund te kalojnė kohėn e tyre pa muzikė, pa frekuentuar teatro dhe galeri, pa lexuar romane e poema. Po te supozojmė se kėta mund t'i shkėputim nga kėto kėnaqėsi, ata ose nuk do ta dėshironin mė me kaq zjarr pushimin, dhe do ta bėnin me te rrallė pamjen e te pasurve, duke nxitur zilinė (kjo qė do tė ishte njė fitim i majmė pėr qėndrueshmėrinė e shoqėrisė), ose do ta kishin ende pushimin por do te mėsonin tė meditonin, gjė me tė cilėn mund tė mėsohesh e tė ēmėsohesh, te meditonin pėr shembull mbi punėn e tyre, mbi lidhjet tyre, mbi gėzimet qė mund tė siguronin. Qė te gjithė, pėrjashto artistet do te kishin kėshtu pėrfitimin e vet ne te dy rastet.
Ėshtė e sigurt se njė lexues plot me gjykim dhe me force do te mund tė bėnte kėtu njė brejtje te mire. Njerėzit e trashe dhe dashakeqet le ta marrin vesh njė here e mire se kėtu, si dhe herėt te tjera nė kėtė libėr, pėr autorin ka rėndėsi pikėrisht vėrejtja dhe se aty mund tė lexohen shumė gjėra edhe nga ato qė nuk janė shkruar.
176.
Pėrkthyesi i Zotave. - Poeti shpreh opinionet universale me te larta qė njė popull ka, ėshtė pėrkthyesi dhe fyelli i tij, por falė metrikės dhe gjithė mjeteve te tjera te artit, i shpreh ne njė mėnyrė qė populli i quan si diēka krejtėsisht tė re dhe tė mrekullueshme dhe beson me gjithė seriozitetin e tij se poeti na qenka pėrkthyesi i Zotave. I pėshtjellė ne retė e krijimit, poeti vete e harron se prej nga rrjedh gjithė urtėsia e intelektit tė tij, nga babai dhe nga nėna, nga mėsuesit dhe nga librat e ēdo lloji, nga rruga dhe veēanėrisht nga priftėrinjtė, vete arti i tij e ngatėrron dhe ai beson vėrtet, ne kohėra te padjallėzuara, se njė Zot flet nėpėrmjet tij, se ai krijon gjatė gjendjes se ndriēimit fetar, ndėr kohė qė thotė vetėm ato qė ka mėsuar, urtėsinė popullore dhe ēmendurinė popullore se bashku. Kėshtu, pėr sa kohė qė poeti ėshtė realisht vox populi, ai konsiderohet si vox dei.
177.
Ajo qė ēdo art dėshiron te arrijė por nuk mundet. Detyra me e rende dhe e fundit e artistit ėshtė ajo e paraqitjes sė tė pahulumtueshmes, te asaj qė pushon brenda vetes, qė ėshtė e lartė, e thjeshtė, shumė e huaj pėr ēdo tėrheqje te veēantė, prandaj pėrvijimet me te larta te pėrsosmėrisė morale refuzohen nga artistėt me te dobėt si skica jo artistike, sepse pėr ambicjen e tyre ėshtė tepėr e dhimbshme pamja e kėtyre frutave: kėto fruta shkėlqejnė para tyre nga degėt mė tė larta tė arteve, por kėtyre artistėve iu mungon shkalla, guximi dhe praktika pėr te guxuar qė te ngrihen aq ne lartėsi. Ne vetvete ėshtė e mundur te jesh njė Fidia poet, por duke marre parasysh forcėn moderne dhe pothuaj vetėm ne kėtė kuptim qė pėr Zotin asgjė nuk ėshtė e pamundur. Edhe dėshira e njė Klod Loreni poet ėshtė sot njė mungesė modestie, pėr sa mund te aspirojė zemra. Ne paraqitjen e njeriut te fundit, apo te njeriut me te thjeshtė dhe njėkohėsisht me te plotė, deri tani nuk ka qenė asnjė artist i njėjtė me tjetrin, po ndoshta grekėt, te ideali i Paladit, e hodhėn vėshtrimin me larg se gjithė njerėzit qė kanė jetuar deri me sot.
178.
Arti dhe pėrtėritja. - Lėvizjet prapa ne histori, te ashtuquajturat kohėt e pėrtėritjes, qė kėrkojnė t'i japin jetė te re njė gjendjeje shpirtėrore dhe shoqėrore qė ka ekzistuar me pare, dhe te cilave iu duket realisht se ia dalin mbanė njė rizgjim i lė beftė tė tė vdekurve, mbarti joshjen e kujtimeve sentimentale, te dėshirės nostalgjike tė asaj qė pothuajse ka humbur, te pėrqafimit te shpejtė te njė lumturie qė zgjat pak minuta. Pėr shkak te kėtij thellimi te ēuditshėm te shpirtit, arti dhe poezia gjejnė njė terren natyral pikėrisht ne kėto kohė ikanake e thuaj se triumfuese, ashtu si rriten nėpėr shpatet e thiktė tė maleve barėrat me te bute e me te rrallė. Kėshtu, njė artist me shumė se i mirė shtyhet, pa u kujtuar drejt mendimeve te pėrtėritjes ne politikė dhe ne shoqėri dhe me dorėn e vet pėrgatit pėr vete njė qoshe dhe njė kopsht te vogėl te qetė, ku me pas do te mbledhė pėrreth vetes mbeturinat njerėzore te asaj epoke historike qė pėr te ėshtė e dashur, dhe do te rregullojė muzikėn e vet para te vdekurve, gjysmė te vdekurve dhe te rraskapiturve, ndoshta me suksesin qė tashmė e treguam, te pėrtėritjes pėr njė farė kohė te shkurtėr te te vdekurve.
179.
Lumturia e epokės. - Pėr dy arsye epoka jonė duhet konsideruar si e lumtur. Ne krahasim me te shkuarėn ne shijojmė te gjitha kulturat dhe prodhimet e tyre dhe ushqehemi me gjakun me te pastėr te te gjitha kohėrave, jemi ende mjaft afėr magjisė se forcave, nga barku i te cilave lindėn ato kultura, kėshtu qe mundemi tu nėnshtrohemi atyre pėrkohėsisht me gėzim e me drithėrimė. Ndėrsa kulturat e mėparshme mund te shijonin vetėm veten e tyre dhe nuk mund tė vėshtronin pėrtej vetes sė tyre, sikur tė ishin mbuluar me njė kamba nė pak a shumė opake nga e cila mund te binte mbi to drita por jo vėshtrimi, i pazoti pėr ta pėr shkuar kambanėn. Nė krahasim me te ardhmen, na ēelet pėr here te pare ne histori vėshtrimi i mrekullueshėm mbi qėllime njerėzisht universale, qė pėrqafojnė gjithė tokėn e banuar. Ne te njėjtėn kohė ndihemi te vetėdijshėm pėr forcėn e nevojshme pėr te marre ne dore pa mendjemadhėsi kėtė detyrė te re, pa ndierė nevojėn pėr mbėshtetje mbinatyrore. Po, por edhe ne rast se ndėrmarrja jonė dėshton, ose nėse i kemi vlerėsuar si shumė te larta forcat tona, nė ēdo rast nuk duhet tu japim llogari tė tjerėve pėrveē vźtes tonė- njerėzimi mundet qė tani e tutje te bėjė vete atė qė do.
Sigurisht, ekzistojnė bletė te ēuditshme njerėzore qė ne kupėn e te gjitha gjėrave dinė te thithin gjithnjė vetėm atė qė ėshtė mė e hidhur dhe mė e dhimbshme, dhe nė tė vėrtetė, tė gjitha gjėrat pėrmbajnė ne vetvete diēka nga ky jo-mjaltė. Kėta le te mendojnė sipas mėnyrės se tyre pėr lumturinė e pėrshkruar te epokės sonė dhe le te vazhdojnė te ndėrtojnė zgjoin e zymtisė se tyre.
180.
Njė vizion. - Leksionet e mėsimit dhe te vėzhgimit pėr njerėzit e rritur, te pjekur dhe tepėr te pjekur ne ditėt e sotme, pa detyrim, por te frekuentuara nga secili sipas urdhėresės se zakoneve, kishat te konsideruara si vendet me te denja e me te pasura me kujtime pėr mbledhje te tilla, ne njė tare mėnyre njė solemnitet i pėrditshėm pėr te celebruar dinjitetin e arritur e te arritshėm te arsyes njerėzore, njė lulėzim i ri dhe i plotė, njė harlisje e idealit te mėsimdhėnies ku prifti, artisti dhe mjeku, i dituri dhe i urti do te ngatėrroheshin, ashtu si virtytet e tyre individuale do te duhej te shfaqeshin si virtyte te pėrgjithshme ne vete mėsimdhėnien dhe ne paraqitjen e kėtij ky ėshtė vizioni im, i cili me kthehet gjithnjė, dhe qė me bėn te besoj vendosmėrisht se ai ka ngritur njė cep te vellos se te ardhmes.
181.
Edukim, shtrembėrim. - Pasiguria e jashtėzakonshme ne gjithė fushėn e edukimit, nga i cili sot ēdo njeri i pjekur provon ndjenjėn se edukatori i tij i vetėn ka qenė rasti, fakti se programet dhe metodat edukative sillen si erė treguese, shpjegohet me faktin se sot fuqitė kulturore mė antike dhe mė tė reja preferojnė mė mirė tė dėgjohen se te kuptohen, pothuajse sikur te ndodheshin ne njė asamble popullore, dhe dėshirojnė me ēdo kusht tė tregojnė me zėrin dhe me thirrjen e tyre se ato ende ekzistojnė ose tashmė ekzistojnė. Arsimtarėt dhe edukatorėt e varfėr nga kjo rraptimė e ēmendur ne fillim shurdhohen, pastaj heshtin e budallallepsen dhe lėnė gjithēka te kalojė mbi kokėn e tyre, ashtu siē lėnė gjithēka te kalojė mbi kokat e nxėnėsve te tyre. Ata vetė nuk janė te edukuar, si mund te edukojnė te tjerėt? Nuk janė trungje te rritura tepėr, e plot me lėngje. Kush dėshiron te mbėshtetet te ata duhet te shtrembėrohet e pėrkulet dhe te pėrfundojė duke u dukur i shtrembėr dhe i shėmtuar edhe ai.
182.
Filozofėt dhe artistėt e epokės. - Brutalitet dhe ftohtėsi, afsh dėshirash, shterpėsi nėzemėr-kjo ngjashmėri e pėshtirė gjendet te pamja e shoqėrisė me te lartė europiane te sotme. Prandaj autori beson se do te arrijė shumė nėse me artin e tij, pėrbri afshit te dėshirave, arrin te ndezė edhe zjarrin e zemrės. Dhe po kėshtu filozofi nėse, pėrbri ftohtėsisė se zemrės qė ai ka te pėrbashkėt me epokėn e tij, arrin te ftohė me gjykimet e tij mohuese ndaj botes, zjarrin e dėshirave brenda vetes dhe brenda kėsaj shoqėrie.
183.
Mos u bėj, po nuk ishte nevoja, ushtar i kulturės. - Me ne fund, me ne fund po mėsohet ajo qė ishte aq e dėmshme ngaqė ėshtė injoruar gjatė viteve te rinisė, qė me pare duhet bėrė ajo qė ėshtė e pėrsosur, dhe pastaj te kėrkohet ajo qė ėshtė e pėrsosur, cilido qoftė emri nėn te cilin mund te gjendet, se pėrkundrazi duhet shmangur menjėherė gjithēka ėshtė e keqe dhe mediokre, pa e luftuar, dhe se tashmė dyshimi mbi mirėsinė e njė gjėje, icili buron menjėherė te ai qė e ka shijen te ushtruar mire, duhet te jetė pėr ne njė argument kundėr asaj dhe njė arsye pėr ta shmangur krejtėsisht, pavarėsisht rrezikut qė mund te ngatėrrohemi mbi te si dhe te ngatėrrojmė gjėrat e mira qė kuptohen me vėshtirėsi me gjėrat e kėqija dhe te papėrsosura. Vetėm ai qė nuk mund te bėjė asgjė me te mire duhet te sulmojė gjėrat e turpshme te botes si njė ushtar i kulturės. Por ruajtja dhe mėsimi i kulturės shkojnė drejt rrėnimit nėse ata te tjerėt duan te marrin armėt dhe, me shqetėsime, netė pa gjumė dhe ėndėrra te kėqia, e shndėrrojnė ne njė shqetėsim te kobshėm paqen e prirjes se tyre dhe te shtėpisė se tyre.
184.
Si duhet treguar historia e natyrės. - Historia e natyrės, duke qenė historia e luftės dhe e fitores se forces morale dhe shpirtėrore ne luftėn kundėr frikės, imagjinatės, pėrtacisė, besytnisė, ēmendurisė, duhet treguar ne mėnyrė te tille qė te gjithė ata qė e dėgjojnė te tėrhiqen ne mėnyrė te parezistueshme drejt synimit te shėndetit dhe drejt lulėzimit te shpirtit dhe te trupit, drejt ndienjės se gėzueshme te te qenit trashėgimtar dhe vazhdues i asaj qė ėshtė
njerėzore, dhe drejt njė nevojė gjithnjė e me fisnike pėr te marre persipėr gjėra tė tilla. Deri tani ajo nuk kagjetur gjuhėn e saj tė duhur, sepse artistėt gojėtarė dhe shpikės te termave te rinj (kėtu ndihet nevoja pėr ta) nuk dinė si ta heqin qafe njė lloj mosbesimi ndaj historisė natyrore dhe mbi te gjitha nuk duan te mėsojnė me rrėnjė asgjė nga ajo. Duhet tua njohim meritėn anglezėve se ata ne manualet e tyre te shkencave natyrore pėr shtresat me te ulėta te popullit kanė bėrė hapa te mrekullueshėm drejt atij ideali, dhe pėr kėtė qėllim, ato manuale janė hartuar nga dijetarėt e tyre me te shquar, pra nga natyra te kompletuara dhe te bollshme dhe jo, sic ndodh tek ne, nga mediokriteti i kėrkimit shkencor.
185.
Gjenialiteti i njerėzimit. - Nėse gjenialiteti, sipas vrojtimit te Shopenhauerit, konsiston te tė kujtuarit nė mėnyrė tė koordinuar dhe te gjallė te gjithė asaj qė jetohet e qė ėshtė jetuar, te pėrpjekja e kryer pėr te njohur te gjithė evolucionin historik, pėrpjekje e cila gjithnjė ngre me lart epokėn tonė pėrmbi gjithė te mėparshmet dhe ka shkatėrruar pėr hčre te pare muret evjetėrqėndanin natyrėn ngashpirti, njeriun nga kafsha, moralin nga fizika, atėherė do te mund te kėrkohej njė pėrpjekje drejt gjenialitetit te njerėzimit ne kompleksitetin e tij. Historia e plotė, e rimenduar nga njeriu, do te ishte ndėrgjegja kozmike.
186.
Kulti i kulturės. - Disa shpirtrave te mėdhenj u ėshtė dhėnė si shtesė shkurajimi tepėr rijerėzor i natyrės se tyre, i verbėrisė se tyre, i shtrembėrimeve te tyre, i mungesės se masės, me qėllim qė ndikimi i tyre i fuqishėm, madje tepėr i fuqishėm, te frenohet nga mosbesimi qė ngjallin kėto cilėsi. Sepse sistemi i gjithė asaj qė i duhet njerėzimit perte vazhduartė ekzistojė ėshtė kaq i gjerė dhe kėrkon forēa kaq te ndryshme dhe te shumta saqė pėr ēdo pėrparim te njėanshėm, qoftė te shkencės apo te shtetit, te artit apo te tregėtisė, te te cilėt kėta individė synojnė, njerėzimi si njė i tėrė duhet te vuajė njė shlyerje tė rende. Ka qenė gjithnjė njė fatkeqėsi e madhe pėr kulturėn kur u adhuruan njerėzit. Nė kėtė kuptim mund tė pranohen rregullat e ligjit mozaik, qė ndalon te kesh Zota tė tjerė pranė Zotit. Kultit tė gjeniut dhe te forces duhet t'i vendosim gjithnjė pranė kultin e kulturės, si plotėsim dhe ilaē, i cili edheasaj qė ėshtė materiale, meskine, e ulėt, e njohur keq, e dobėt, e papėrsosur, e njėanshme, mediokre, false, e sipėrfaqshme, e deri dhe asaj qė ėshtė e keqe dhe e rrezikshme, di tu bashkangjisė njė dinjitet tė arsyeshėm dhedi tėtregojė se e gjithė kjo ėshtė e nevojshme; meqė harmonia dhe zhvillimi i gjithė asaj qė ėshtė njerėzore, e arritur me pėrpjekje te mahnitshme dhe me raste fatiumė, po aq vepra e cikiopėve dhe e milingonave sa dhe ajo e gjeniut, nuk duhet te shkojė me dėm. Si do te mund t'ia bėjmė pa patur bazėn themelore, ne pėrgj ithėsi te thellė dhe shpesh te pasigurt, pa tė cilėn melodia nuk mund tė jetė melodi?
187.
Bota e vjetėr dhe gėzimi. - Njerėzit e botes sė vjetėr dinin me mire t'i sillnin gėzim vetes: ne dimė ta turbullojmė veten me pak. Ata kėrkonin gjithnjė mundėsi te reja pėr tu ndier mire dhe zhvillonin festa, megjithė pasurinė e tyre tė mendje mprehtėsisė dhe te gjykimit. Ndėrsa ne ia pėrkushtojmė shpirtin tonė zgjidhjes se problemeve qė synojnė me shumė te na ēlirojnė nga dhimbja dhe te eliminojnė shkaqet e pakėnaqėsisė. Pėrsa i pėrket njerėzimit qė vuan, te lashtėt kėrkonin te harronin ose ta kthenin ne ndonjė farė mėnyre ndijimin nė drejtimin e kėndshėm, duke kėrkuar ta ndreqnin me ilaēe qetėsuese, ndėrsa ne sulmojmė shkaqet e se keqes dhe ne pėrgjithėsi preferojmė tė veprojmė nė drejtimin profilaktik. Ndoshta ne ndėrtojmė vetėm themelet mbi te cilat me vonė njerėzit do te rindėrtojnė tempullin e gėzimit.
188.
Muzat gėnjeshtare. - "Ne marrim shumė vesh nga gėnjeshtrat" - kėshtu kėndonin njė dite Muzat, kur iu shfaqėn Hesiodit. Arrihet nė zbulime thelbėsore kur konsiderohet artisti si gėnjeshtar.
189.
Si mund te jetė njė paradoks Homeri. - Nuk ka asgjė me te guximshme, me te tmerrshme, me te pabesueshme, asgjė qė ndriēon si njė diell dimri mbi fatin njerėzor me shumė se ky mendim qė gjendet te Homeri: "Zotat e morėn vendimin dhe urdhėruan vdekjen e njerėzve, me qėllim qė brezat me te vonė te krijojnė njė kėngė".
Pra, ne vuajmė dhe vdesim qė poetėve te mos u mungojė lėnda, dhe pikėrisht kėtė caktuan Zotat e Homerit, te cilėve iu duket se zbavitjet e brezave te ardhshėm kanė shumė rėndėsi ndėrkohė qė nuk kanė fare rėndėsi pėr ne njerėzit e kohės. Si i erdhėn ne kokė ide tė tilla njė greku?
190.
Justifikim i ekzistencės pas vdekjes. - Shumė ide kanė hyrė ne bote si gabime dhe fantazma, por u bėnė te vėrteta sepse me vonė njerėzit iu mbivendosėn atyre njė mbishtesė reale.
191.
Pro-ja dhe Kundra janė te nevojshme. - Ai qė nuk e ka kuptuar se ēdo njeri i madh duhet jo vetėm tė inkurajohet pore dhe, nga dashuria pėr mirėqenien e pėrgjithshme, te luftohet, sigurisht qė ėshtė ende njė fėmijė i rritur, ose ėshtė edhe ky njė njeri i madh.
192.
Padrejtėsia e gjeniut. - Gjeniu ėshtė jashtėzakonisht i padrejtė kundrejt gjenive, nėse ata janė bashkėkohės te tij. Nga njėra anė beson se nuk ka nevojė pėr ta dhe prandaj i konsideron ne pėrgjithėsi si njė gjė te tepėrt, sepse ai ėshtė ajo gjė qė ekziston edhe pa ata, nga ana tjetėr ndikimi i tyre kundėrshton pasojat e vrullit tė tij elektrik, prandaj i quan ata madje dhe te dėmshėm.
193.
Fati me i keq i njė profeti. - Ai punoi njėzet vjet pėr te bindur bashkėkohėsit e vet pėr idetė e tij. Me ne fund ia doli mbanė, por ndėrkohė edhe kundėrshtarėt e tij ia dolėn mbanė: ai vete nuk ishte me i bindur pėr idetė e tij.
194.
Tre mendimtarė janė baras me njė merimangė. - Ne ēdo sekt filozofik tre mendimtarė vijnė njėri pas tjetrit sipas kėsaj radhe: i pari lind, duke i nxjerrė nga vetja e vźt, lėngun dhe farat, i dyti tėrheq prej aty fije dhe end njė rrjetė artificiale, i treti u zė pusi viktimave ne mes te kėsaj rrjetė, viktimave qė ngatėrrohen aty, dhe kėrkon te jetojė nga filozofia.
195.
Raportet me autorėt. - Kur frekuenton njė autor, ėshtė po aq mėnyrė e keqe kur e kap atė pėr hunde sa dhe kur e kap pėr brirėsh, pasi ēdo autor ka brirėt e tij.
196.
Goditje e dyfishtė. - Errėsimi i mendimit dhe ekzaltimi i ndjenjės janė kaq shpesh tė lidhura me vullnetin pa skrupuj pėr te arritur me te gjitha mjetet dhe pėr te nxjerrė ne pah vetėm veten tėnde, sa dhe ndihma e sjellshme, butėsia dhe mirėsia janė tė lidhura me instinktin e qartėsisė dhe te pastėrtisė te mendimit, me maturinė dhe brendinė e ndjenjės.
197.
Ajo qė lidh e ajo qė ndan. - Vallė a nuk gjendet ne kokė ajo qė lidh njerėzit, ose kuptimi i asaj qė ėshtė mallėngjyese, e dobishme apo e dėmshme, dhe ne zemėr ajo qė i ndan, ose zgjedhja e verbėr dhe ecja kuturu ne dashuri dhe ne urrejtje, pėrkushtimi ndaj njėrit ne kurriz te tė gjithėve dhe pėrēmimi, qė rrjedh nga kjo, i dobisė se pėrgjithshme?
198.
Qitės dhe mendimtarė. - Ka qitės te ēuditshėm te cilėt, edhe pse nuk e kanė goditur dot shenjėn, e braktisin vendin e qitjes me krenarinė e fshehtė se nė ēdo raste kanė dėrguar plumbin tepėr larg (te pėr mė tutje se shenja), ose se kanė goditur jo shenjėn por diēka tjetėr. Ka edhe mendimtarė te kėtij lloji.
199.
Nga dy anėt . - jemi armiqėsorė ndaj njė tendence dhe ndaj njė lėvizjeje intelektuale kur jemi superiorė dhe pėrēmojmė qėllimin e saj, ose kur qėllimi i saj ėshtė tepėr i lartė dhe i padukshėm pėr syrin tonė, ose kur kjo lėvizje ėshtė me superiorė se ne. Kėshtu njė parti mund te luftohet nga te dyja anėt, nga lart dhe nga poshtė, dhe jo rrallė sulmuesit arrijnė ne pėrfundimin, nga urrejtja e pėrbashkėt, se ka njė lidhje mes tyre, gjė qė ėshtė me e pėshtirė se gjithė ajo qė ata urrejnė.
200.
Origjinale. - Jo fakti i shikimit pėr here te pare te njė gjėje te re, por ai i shikimit si te re te njė gjėje te vjetėr, te njohur prej kohėsh, te pare e te riparė nga te gjithė, i dallon mendjet realisht origjinale. Zbuluesi i vėrtetė ėshtė zakonisht ai fanatiku vulgar dhe pa shpirt qė mban emrin: rast.
Krijoni Kontakt