Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 157

Tema: Nietzsche

  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75
    Citim Postuar mė parė nga episodestory
    Po Me Thoni Mu Mer Njerez Nje Filozof Qe Ka Vdekur Rehat.
    Asnjeri.te Gjithe Kane Vdekur Budallenj Ose Kane Vdekur Ne Vetmi.
    Tungiiiiiiiiii
    Ec aty, trimo
    Veē nji gja mė shpjego, nse tanė filozofėt kanė qenė gomerė, po gomerėt ēka ka qenė, filozofė? Nse tanė mjekėt janė pacientė, po pacientat ēka janė mjekė…
    Shqiptari asht ndėr tė paktat kafshė nė Evropė qė pėrjeton halą nji gjendje tė sėmurė, madje atij s’ i intereson me dijtė, por sall me gjykue
    Vdekja asht vdekje o mik, veē e randėsishme asht mos me jetue e as me vdekė pėr motive banale
    A ke ndonji mendim me shprehė o mik, se pėr batuta ke oden e humorit
    Na e ban hallall ashpėrsinė, por unė edhe nofkėn e kam Niēe
    Tė kujtoj nji hadith tė nji tjetėr gjeniu tė njerėzimit, Muhamedit:
    “Mos i shaj tė vdekunit, mbasi ata kanė marrė atė ēka kanė meritue”

  2. #112
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    141

    Flamujt e rangut. - Te gjithė shkrimtarėt dhe poetėt qė janė dashuruar me superlativen, duan mė shumė nga sa mundin.

    142.

    Libra te ftohtė. - Mendimtari i mirė mbėshtetet te lexuesit te cilėt ndiejnė pas tij lumturinė qė gjendet ne te menduarit mire, ne mėnyrė te tille qė njė libėr me pamje te ftohtė dhe te pėrmbajtur, i pare me sytė e duhur, mund te duket i pėrkėdhelur nga drita diellore
    e qartėsisė shpirtėrore, dhe si njė rehati e vėrtetė e shpirtit.

    143.

    Artifica e mendimtarėve tė rendė. - Mendimtari i rende zgjedh zakonisht si aleatė llafazanėrinė ose solemnitetin. Me tė parėn beson se do te pėrvetėsojė lėvizshmėri dhe kthjelltėsi, me tė dytėn ngjall pamjen se cilėsia e tij ėshtė pasojė e vullnetit tė lirė e njė qėllimi
    artistik, pėr tė arritur te dinjiteti i cili kėrkon ngadalėsi tė lėvizjes.

    144.

    Pėr stilin e stėrholluar. - Ai qė, si mendimtar dhe shkrimtar, e di se nuk ka lindur dhe as ėshtė edukuar me dialektikėn dhe me shpjegimin e mendimeve, do te kapet ne mėnyrė jo te vullnetshme pas retorikės dhe dramatikes, sepse se fundi i intereson te bėhet i kuptueshėm dhe te grumbullojė fuqi, ndėrkohė qė nuk i intereson te drejtojė te vetja ndjenjėn nėpėrmjet rrugėve te sheshta ose ta kapė ne befasi atė, si ban apo si kusar. Kjo vjen edhe pėr artet plastike e muzikore, ku ndjenja e njė dialektike difektoze ose e pamjaftueshmėrisė ne shprehje dhe ne rrėfim, e bashkuar me njė instinkt tepėr te pasure te forte te formės, bėn tė lindė kjo cilėsi stili qė quhet i stėrholluar. Vetėm ata qė janė mėsuar keq dhe ata qė kanė pretendime do tė provojnė njė pėrshtypje ndrydhėse kur tė dėgjojnė kėtė fjalė. Stili i stėrholluar lind ēdo herė qė venitet njė art i madh, kur nė artin e shprehjes klasike kėrkesat bėhen te pėr tė mė dha, si njė ngjarje natyrore e cila shikohet me melankoli sepse paraprin natėn, por ne te njėjtėn kohė me admirim pėr zvetėnimet artistike ne shprehje dhe ne rrėfim, qė ai i ka te tijat. Atij i pėrket tashmė zgjedhja e lėndėve dhe projekteve tė tensionit me te lartė dramatik, nė tė cilin, edhe pa art, zemra dridhet sepse qielli dhe terri janė tepėr afėr ndjenjės. Pastaj, elokuenca e pasioneve dhe e gjesteve te forta, e sublimes ne mėnyrė te urryer, e masave te mėdha, dhe ne pėrgjithėsi e sasisė ne vetvete, ashtu siē shfaqet tashmė te Mikelanxhelo, babai apo gjyshi i artistėve barokė italianė, dritat e perėndimit, te shpėrfytyrimit apo te zjarrit mbi format kaq fort te theksuara, dhe me tutje guximet e reja te mjetet dhe te qėllimet, te theksuara fort nga artisti pėr artistėt, ndėrkohė qė profanėt besojnė se shikojnė vėrshimin konstant tė pavullnetshėm te gjithė brirėve tė bollėkut tė njė arti natyror origjinar-tė gjitha kėto cilėsi, te tė cilat ky art ka madhėshtinė e tij, nuk janė te mundura ne epoka te mėparshme, klasike e paraklasike te njė arti, madje nuk janė as te lejuara. Gjėra tė tilla tė ēmuara varen pėr njė kohė tė gjatė nga pema si fruta te ndaluara. Pikėrisht tani, kur muzika kalon ne kėtė epokė te fundit, mund tė mėsohet tė njihet kjo dukuri e stilit barok ne njė shkėlqim te veēantė dhe te mėsohen, pėrmes krahasimeve, shumė gjėra mbi kohėt e shkuara, sepse duke u nisur nga kohėt greke shumė hčre na ėshtė shfaqur stili barok, ne poezi, ne gojėtari, ne prozė, ne skulpturė, dhe po kėshtu, fare hapur ne arkitekturė, dhe ēdo hčre ky stil, edhe pse i mungon fisnikėria me e lartė, ajo e njė pėrsosmėrie te pafajshme, te pavetėdijshme, fitimtare, u ka bėrė te mira shumė mes me te mirėve dhe me seriozėve te kohės se tij. Prandaj, siē e kemi thėnė, do te ishim tėrė pretendime po ta gjykonim atė patjetėr me pėrēmim, edhe pse secili mund te ēmojė veten si te
    lumtur nėse ndjenja e tij nuk u shndėrrua nga stili barok, i papranueshėm pėr stilin e pastėr dhe me te madh.

    145.

    Vlera e librave te ndershėm. - Librat e ndershėm e bėjnė lexuesin te ndershėm, te paktėn ne kuptimin qė ata nxjerrin ne pah urrejtjen dhe neverinė e tij te cilat aftėsia e shkathėt di t'i fshehė. Pėrballė njė libri e lėmė veten te lire, ndėrkohė qė pėrballė njerėzve e pėrmbajmė veten shumė.

    146.

    Si e krijon arti njė parti. - Hapa te veēantė e te bukur, njė zhvillim i pėrgjithshėm emocional dhe pėrfundime tėrheqėse e mallėngjyese-nė njė vepėr arti kėto janė tė pranueshme edhe pėr pjesėn me te madhe te profanėve. Edhe ne njė periudhė te artit ne te cilėn nga ana e artistėve synohet tė tėrhiqet masa e madhe e profanėve, dhe kėshtu kėrkohet te krijohet njė parti, ndoshta pėr te ruajtur artin ne pėrgjithėsi, krijuesi do te bėnte mire te mos jepte asgjė me shumė, kėshtu nuk do te shpenzonte kot forcėn e tij, nėpėr fusha ku asnjėri nuk do t'i ishte mirėnjohės. Te ofrosh atė qė mbetet e te imitosh natyrėn ne imazhet e saj organike dhėnė zhvillimin e saj-kjo do tė ishte ne kėtė rast sikur te rrihje ujė ne hava.

    147.

    Te bėhesh i madh ne dėm te historisė. - Ēdo mjeshtėr me i vonshėm, qė tėrheq nėpėr rrugėn e tij shijen e dashamirėsit te artit, shkakton padashur njė zgjedhje dhe njė vlerėsim te ri te mjeshtėrve antikė dhe te veprave te tyre - ajo qė sipas tij ėshtė e afėrt me atė vete, ajo qė te ata gėzon shijen e tij, vjen qė prej atėherė si ajo qė ėshtė realisht domethėnėse te mjeshtėrit antikė dhe te veprat e tyre. Ky ėshtė njė fryt brenda te cilit zakonisht ėshtė fshehur, si njė krimb, njė gabim i madh.

    148.

    Si pėrparon njė epokė ne art. - Njerėzve u mėsohet, me ndihmėn e tė gjitha magjive te artistėve dhe te mendimtarėve, qė tė nderojnė defektet e tyre, varfėrinė e tyre shpirtėrore, verbėrinė e marre dhe pasionet e tyre, madje ka shumė mundėsi qė edhe krimit e ēmendurisė i zbulohen vetėm anėt e shkėlqyeshme, pėr shkak te dobėsisė se tyre, njerėzve pa vullnet dhe te atyre qė nėnshtrohen verbėrisht u tregohet vetėm ajo qė te mallėngjen dhe qė te prek zemrėn ne njė gjendje e tille, dhe kjo ėshtė bėrė shpesh. Kėshtu ėshtė futur nė punė mjeti pėr t'i hedhur pikė-pikė edhe njė epoke jo artistike e jo filozofike njė dashuri delirante pėr filozofinė dhe pėr artin (veēanėrisht pėr artistėt dhe pėr mendimtarėt si persona), dhe ne rrethana te kėqija ėshtė pėrdorur ndoshta edhe mjeti i vetėm pėr te ruajtur ekzistencėn e kėtyre krijesave kaq delikate dhe te pasigurta.

    149.

    Kritika dhe gėzimi. - Kritika, po aq ajo e njėanshmja dhe e padrejta sa dhe ajo inteligjentja, i jep shumė kėnaqėsi atij qė e ushtron dhe bota i detyrohet me njė mirėnjohje te madhe ēdo vepre, ēdo veprimi qė shkakton shumė kritikė nga ana e shumicės, sepse pas saj hapet njė brazdė e shkėlqyeshme gėzimi, shpirti, admirimi ndaj vetes, krenarie, kėshillash, propozimesh pėr pėrmirėsim. Zoti i gėzimit krijoi tė keqin dhe mediokrin pėr te njėjtin shkak qė krijoi dhe tė mirin.

    150.

    Pėrtej kufijve te tu. - Kur njė artist dėshiron te jetė me shumė se njė arti si, pėr shembull rizgjuesi moral i popullit tė vet, si pėr te dėnuar veten pėrfundon duke u dashur me njė pėrbindėsh me subjekt moral, dhe Muza qesh me tė, sepse kjo hyjni me njė zemėr aq te mire mund te behet e keqe nga xhelozia. Kujto pak Montonin dhe Klopstokun.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  3. #113
    ~~~NOBLE MAN~~~ Maska e ~ZARATHUSTRA~
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    5
    fisnik, paske bere nje pune te mrekullueshme.

    Te pergezoj per kete!
    Also sprach Zarathustra

  4. #114
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    151.

    Syri i qelqtė. - Orientimi i talentit drejt subjekteve, personazheve, motiveve morale, drejt shpirtit te bukur te veprės se artit, ėshtė ndonjėherė vetėm syri i qelqtė qė i vė vetes artisti, tė cilit i mungon njė shpirt i bukur. Por rezultati ėshtė shumė i ēuditshėm: ky sy shndėrrohet ne natyrė te gjallė, edhe pse ne njė natyrė qė shikon ne njė mėnyrė disi tė turbulluar, por me rezultatin e qėndrueshėm se e gjithė bota beson se po shikon natyrėn pikėrisht aty ku ėshtė njė qelq i ftohtė.

    152.

    Te shkruash dhe te duash te fitosh. - Te shkruarit duhet qė gjithnjė te tregojė njė fitore, dhe pikėrisht njė fitore mbi vetveten, me te cilėn duhet tu bėsh vend edhe te tjerėve pėr dobinė e tyre. Por ka autorė skeptikė qė shkruajnė vetėm kur nuk janė te gjendje ta tresin njė gjė, madje kur kjo ka mbetur e mbėrthyer te dhėmbėt e tyre. Ata kėrkojnė ne mėnyrė te pavullnetshme ta bėjnė dispeptik me humorin e tyre te keq edhe lexuesin dhe te ushtrojnė kėshtu dhunė mbi te, ose me mire, edhe ata duan te korrin njė fitore, por mbi te tjerėt.

    153.

    "Njė libėr i mire mund te presė". - Ēdo libėr i mire ka njė shije te athėt, me sa duket ai ka defektin e risisė. Pėrveē kėsaj e dėmton dhe fakti se autori i tij ėshtė gjallė, nėse ai ėshtė i njohur dhe nėse flitet shumė pėr te, sepse te gjithė e kanė zakon te ngatėrroj ne autori n me veprėn e tij. Ajo qė te kjo e fundit ėshtė shpirt, ėmbėl si dhe shkėlqim do te zhvillohet vetėm me kalimin e viteve, falė njė admirimi rritės, me pas te shkuar, e se fundi tradicional. Shumė orė duhet te kalohen mbi libėr, shumė merimanga duhet te endin rrjetėn e tyre. Lexuesit e mire e bėjnė njė libėr gjithnjė e me te mire, ndėrsa kundėrshtarėt e mire e qartėsojnė atė.

    154.

    Mungesa e masės si mjet artistik. - Artistėt e dinė mire se ēfarė do te thotė te pėrdorėsh mungesėn e masės si proces artistik, pėr te shkaktuar pėrshtypjen e pasurisė. Kjo bėn pjesė te lista e pafajshme e mjeteve te tundimit te shpirtit qė artistėt duhet ta njohin mire, ngaqė ne botėn e tyre, ku synohet pamja, nuk ėshtė e nevojshme qė mjetet e pamjes tė jenė domosdoshmėrish tė kulluara.

    155.

    Organoja e vogėl e fshehur - Gjenitė merren vesh me mire se talentet ne fshehjen e organos se vogėl, sepse dinė ta palosin me mire atė. Por ne thelb edhe ata nuk mund te bėjnė gjė tjetėr veēse te luajnė gjithnjė dhe pėrsėri ato shtatė pjesėt ė tyre te vjetra.

    156.

    Emri mbi kopertinė. - Sot, te thuash te vėrtetėn, ėshtė bėrė zakon madje e detyrueshme qė te vihet mbi libėr emri i autorit, por kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore pėr te cilat librat janė kaq pak efikase. Sepse nėse ata janė te mire, vlejnė me shumė se personat, duke qenė thelbi i tyre, por sapo autori njihet si i lidhur me titullin, nga ana e lexuesit thelbi hollohet e tretet me elementin personal, madje me atė shumė personal, dhe kėshtu qėllimi i librit mbetet i kotė. Intelekti ka si aspiratė te mos shfaqet me si individual.

    157.

    Kritika me e ashpėr. - Kritikohet me ashpėrsi me te madhe njė libėr apo njė njeri, kur ai pėrshkruan idealin.

    158. [b]Pak dhe pėr dashuri[b] – Ēdo libėr i mirė ėshtė shkruar pėr njė lexues tė caktuar dhe pėr atė lloj lexuesi, dhe pikėrisht pėr ketė konsiderohet i pashpjegueshėm nga tė gjithė lexuesit tjerė, pra nga shumica. Prandaj fama e tij qėndron mbi njė bazė tė ngushtė dhe mund tė ngrihet vetėm nė mėnyre tė ngadaltė. Libri mediokėr dhe i keq ėshtė i tillė pikėrisht sepse kėrkon tu pėlqej, dhe u pėlqen, shumė njerėzve.

    159.

    Muzika dhe sėmundja. - Rreziku te muzika moderne gjendet ne kėtė, se ajo u ofron buzėve tona kupėn e sė kėndshmes dhe sublimes ne njė mėnyrė aq joshėse dhe me njė pamje te tille te ekstazave morale saqė, edhe ai qė ėshtė i matur dhe fisnik, pi gjithnjė njė pikė me tepėr
    prej saj. Ky teprim shumė i vogėl por i pėrsėritur vazhdimisht mund tė sjellė njė lėkundje dhe dobėsim te shėndetit shpirtėror me te thellė nga sa mund tė sjellė ēfarėdo lloj teprimi trashanik. Kėshtu qė nuk mbetet tjetėr veēse njė dite te bukur te ikėsh nga shpellat e nimfave dhe te pėrshkosh pėrsėri, nėpėrmes detrave e rreziqeve, udhėn drejt dehjes se Itakės dhe drejt pėrqafimeve te gruas me te thjeshtė e me njerėzore.

    160.


    Me pėrfitim edhe pėr kundėrshtarėt. - Njė libėr plot me shpirt u jep edhe kundėrshtarėve te vet pak nga ai.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    ]PER FISNIK-UN.ME PELQEU TEMA QE KENI HAPUR ,TREGON QE E ZOTERONI TEMEN MIRE.PERSONALISHT NUK JAM MARRE AQ SHUME ME NIETZSCHE POR SA HERE QE LEXOJ DICKA PER TE NUK DI PSE NE MENDJE ME VJEN ALAN EDGAR POE.NDOSHTA TE DY ECNIN NE EKUILIBRIN MIDIS CMENDURISE DHE QARTESISE TE MENDJES.NEJSE AJO QE ME BERI PERSHTYPJE ESHTE SE PAVARESISHT SE KAM MBARUAR GJUHE-LETERSI ESHTE HERA E PARE QE LEXOJ KAQ GJUHE SHQIPE TE PERKRYER.SHUMELLOJSHMERI FJALESH DHE FARE GABIME.Shpresoj njohurite qe keni te mos vene dem. Flm elena
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  6. #116
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Fisnik ju pershendes:

    Ashtu si parafosja ju pergezoj per punen tuaj drejt iluminimit te veprave te Apostullit Nietzche. Eshte vertet nje pune e kujdesshme dhe mjaft domethenese sjellja e shkrimeve mjaft te bukura te ketij filozofi.
    Pergezimet e mia.

    Dito.

  7. #117
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Eh ē'na gjeti... E kam shume merak zgjedhjen e fjaleve keshtu qe nuk mund te rri pa thene dy fjale ketu : fillimisht, nuk e dija qe Nietzsche quhej Apostull apo Apostol, por Friedrich. Nejse, shkruhet keshtu : "punen tuaj drejt iluminimit te veprave" Ē'do tė thotė tė iluminosh (tė ndriēosh, ne shqip) ? Do te thote te hedhesh drite mbi diēka. Por a mjafton perkthimi i diēkaje per te hedhur drite mbi kete diēka ? Nuk besoj. Te hedhesh drite mbi diēka do te thote te nxjerresh diēka nga erresira, per shembull diēka te harruar, te lene pas dore, qe e ka zene pluhuri. Por, a jane veprat e Nietzsches ne erresire, dhe nese po, pse ? Nese jo, pse ? Cilat ide apo mendime te Nietzsches jane ato qe duhen studiuar me se shumti dhe cilat jane tejet te varfera ? A duhet bere nje studim kritik i Nietzsches ? Dhe pse ? Cili eshte rreziku qe shpirtera te dobet te marrin ne dore librin e Nietzsches dhe pastaj te bejne hatane ? Tekefundit, a eshte i kritikueshem Nietzsche ?

    Ja, keto mendoj une, jane ato qe do te hidhnin drite mbi vepren e Nietzsches. Dhe se fundi, shprehja "jam dakort me parafolesin apo parafolesen", me shkaterron fare, dhe nuk e kuptoj sesi ekziston kjo shprehje ne temen "Filozofia".

    Oh, harrova, per Fisnikun, mire do te ishte te vinit nga jane shkeputur citatet apo copezat. Falemnderit.

  8. #118
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    Eh ē'na gjeti... E kam shume merak zgjedhjen e fjaleve keshtu qe nuk mund te rri pa thene dy fjale ketu : fillimisht, nuk e dija qe Nietzsche quhej Apostull apo Apostol, por Friedrich. Nejse, shkruhet keshtu : "punen tuaj drejt iluminimit te veprave" Ē'do tė thotė tė iluminosh (tė ndriēosh, ne shqip) ? Do te thote te hedhesh drite mbi diēka. Por a mjafton perkthimi i diēkaje per te hedhur drite mbi kete diēka ? Nuk besoj. Te hedhesh drite mbi diēka do te thote te nxjerresh diēka nga erresira, per shembull diēka te harruar, te lene pas dore, qe e ka zene pluhuri. Por, a jane veprat e Nietzsches ne erresire, dhe nese po, pse ? Nese jo, pse ? Cilat ide apo mendime te Nietzsches jane ato qe duhen studiuar me se shumti dhe cilat jane tejet te varfera ? A duhet bere nje studim kritik i Nietzsches ? Dhe pse ? Cili eshte rreziku qe shpirtera te dobet te marrin ne dore librin e Nietzsches dhe pastaj te bejne hatane ? Tekefundit, a eshte i kritikueshem Nietzsche ?

    Ja, keto mendoj une, jane ato qe do te hidhnin drite mbi vepren e Nietzsches. Dhe se fundi, shprehja "jam dakort me parafolesin apo parafolesen", me shkaterron fare, dhe nuk e kuptoj sesi ekziston kjo shprehje ne temen "Filozofia".

    Oh, harrova, per Fisnikun, mire do te ishte te vinit nga jane shkeputur citatet apo copezat. Falemnderit.
    Vertet ju jeni modeli tipik i njeriut pa etike, Ju mendoni se me analizat tuaja te vjedhura sistematikisht nga librat e haidegerit mund te sulmoni filozofe te klasit boteror.
    Une nuk kuptoj edhe dicka nga ju! Perse merreni me emra anetaresh duke i fyer sistematikisht ata, a nuk kuptoni qe ketu nuk eshte debat por hedhje mendimesh personale mbi temen e paracaktuar me pare nga hapesi i saj.
    Une ju pyes; Cila eshte vepra juaj e analizes kunder Nietzsche-s pra keni shkruajtur ju nje analize mbi te, apo ju dalin copezat e analizave te vjedhura neper libra, qe pa menduar aspak i hidhni ketu. Ju kam vrojtuar shkrimet tuaja dhe dola ne perfundimin qe nuk jane mendimet tuaja reale por pjese te vjedhura neper libra filozofesh qe pasioni juaj i peshtire i perdor per te hedhur balte mbi figura boterore, qe ju skeni mundesine ti afroheni tek kembet.
    Pra djale i mbare meso te jesh me i arsyeshem sepse eshte turp kush te lexon me ato shkrime fyese kundrejt emrave boterore.

    Dito.

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Ne anglisht perkthehet Will to Power. A nuk mund te perkthehet ne shqip 'vullneti per pushtet'?

    Ne shqip shkon me mire "Vullneti per te sunduar".


    Megjithate Nietzsche nuk ka qene tjeter vecse nje filosof kafenesh persa i perket nivelit te tij shkencor.

    Nietzsche, nje tregimtar gjerman.
    "Vullneti per te sunduar"
    Power - Point Presentation


    Nietzsche, nje tregimtar gjerman
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 29-06-2005 mė 15:53

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Eshte me te vertet mekat per Shkollen Gjermane te Filozofise qe te mbetet te te rinjte Shqiptare e njohur midis Niceve dhe Frojdave!

    Nuk eshte mekat per shkollen gjermane te filosofise por eshte mekat per (disa) te rinj shqiptare qe vuajne ashtu si Nietzsche nga Komplekse te theksuara Inferioriteti.

    (Minderwertigkeitskomplexe - ne gjuhen e Nietzsches)

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Friedrich Nietzsche
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-02-2015, 17:13
  4. Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?
    Nga dionisi123 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 15:49
  5. Kundėr fesė
    Nga good devil nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •