Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 157

Tema: Nietzsche

  1. #81
    Fisniko, sallate te madhe po grin me mua. Nuk ka kush ta haje ndaj mos ia keput kot te lutem.

    Sa per Nihilizmin e kam thene me siper qe eshte zarzavat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 19-12-2004 mė 17:05
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #82
    Me keto fjale e hapi ligjeraten e tij perpara Akademise Suedeze kinezi Gao Xingjian kur mori cmimin Nobel ne vitin e fundit te mijevjecarit te dyte.

    Per ju qe e keni bere diten nate duke perkthyer kuotime te Nices ju lutem te na perktheni dhe kete:

    A person cannot be God, certainly not replace God, and rule the world as a Superman; he will only succeed in creating more chaos and make a greater mess of the world. In the century after Nietzsche man-made disasters left the blackest records in the history of humankind. Supermen of all types called leader of the people, head of the nation and commander of the race did not baulk at resorting to various violent means in perpetrating crimes that in no way resemble the ravings of a very egotistic philosopher.

    ndaj te them qe nihilizmi eshte nje zarzavat sepse sa me shume piqet aq me pak embelsire ka.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #83

    Nietzsche

    Pas Sokratit ėshtė vėshtirė tė gjendet ndonjė filosof tjetėr te i cili filosofia tė ishte njėkohėsisht filosofi e jetės. Mbase, i matshėm me tė nė kėtė aspekt do tė mund tė ishte vetėm njė mendimtar tjetėr: Nietzsche. Kėsaj radhe po jap ca pėrfundime nė lidhje me do pikėpamje tė Bottonit, i cili problematizon mu kėtė nyjėtim tė Filosofisė me Jetėn te Nietzsche. Dihet fort mirė se Nietzsche nė rininė e tij ishte njė shcopenhauerian i pandreqshėm. Ambienti i ftohtė, ushqimi i dobėt dhe vetmia ishin ato qė mbushnin jetėn e tij. E ku do t'i gjente ky djalosh gjatė kėsaj kohe mendimet mė tė afėrta pėr Jetėn dhe Realitetin, nėse jo nė idealizmin asketik dhe pesimizmin e Schopenhauerit. Dhe, nėse pėrcjellim me vėmendje transformimin e pastajmė jetėsor te ky filosof, pėrputhshmėria e kėtij ndryshimi me atė tė filosofisė sė tij, shumė pak vend i lė rastėsisė. Me t'u zhvendosur nė vendet bregdetare tė Italisė, zgjohet instinktivja, ekzaltimi nga gjallėrimi i sensuales. Shoqėria dhe dehja me gjithēka mesdhetare zbuluan Dionisin, vullnetin pėr fuqi.

    Natyrisht, pėrmbajtja e filosofisė nietzscheane nuk do tė mund tė kuptohej po e mbajtėm vetėm kėtė pozicion, por, fillimi i saj dhe motivi, gjithsesi, janė kėtu. Sepse, ēfarėdo pėrpjekje qė pėrparimin e mendimit te Nietzsche do tė rrekej sė zbuluari duke mos i marrė parasysh ca pėrjetime tė fuqishme kruciale pėrgjatė jetės sė tij, do tė ishte e gjykuar tė mos kapte thelbin e motivit tė filosofisė sė tij.

  4. #84
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Pasi Sokoli nuk na tregoi asgje nga fytyra e vėrtetė e Nietzsche-s, madje e prishi edhe pershtypje qė kishe pėr tė, sidomos kur ia lexoja poezitė, unė po vazhdoj tė postoj edhe ndonjė sentencė tė Nietzsche-s. Apo, ndoshta do ta bėj te tema Nie Tzsche Tung. Ne pritje...

    101.

    Ēfarė ėshtė rruga e tėrthortė qė tė ēon tek e bukura. - Nėse e bukura ėshtė e njėjtė me atė qė tė sjell gėzim (dhe kėshtu kėnduan njė dite Muzat), e dobishmja ėshtė rruga jo e drejtpėrdrejtė, shpesh e nevojshme, drejt sė bukurės, dhe sharja miope e njerėzve qė jetojnė ēastin dhe qė nuk duan tė presin mund te hidhet poshtė me plot te drejtė pasi ata mendojnė se do tė arrijnė gjithė tė mirėn nėpėrmjet rrugėve tė drejtpėrdrejta.

    102.

    Pėr tė falur shumė gabime. - Vullneti i vazhdueshėm pėr tė krijuar dhe ai vėzhgim ndaj botės sė jashtme qė ėshtė karakteristik pėra rtistin, e pengojnė atė tė bėhet personalisht me i mirė dhe mė i bukur, apo tė krijojė vetveten - vetėm nėse ambicja e tij ėshtė aq e madhe sa ta detyrojė tė tregohet, edhe kur jeton mes gjithė tė tjerėve, gjithnjė nė tė njėjtėn lartėsi me madhėshtinė rritėse dhe bukurinė e veprave tė tij. Nė tė gjitha rastet ai zotėron vetėm njė sasi tė caktuar force. Nėse atė e shpenzon pėr vetė, atėherė si mund tė pėrfitojnė veprat e tij nga ajo? Dhe anasjelltas.

    103.

    Tė kėnaqėsh mė teė mirėt. - Nėse me artin tend janė kėnaqur "mė tė mirėt e kohės tende", kjo tregon se me kėtė art nuk do tė kėnaqen mė tė mirė tė kohėve tė ardhshme. Sigurisht ti mendon se "ke jetuar pėr tė gjitha kohėrat" pasi duartrokitja e meė tė mirėve tė siguron lavdinė.

    104.

    Prej tė njėjtit brume. - Nėse je gatuar prej tė njėjtit brumė si "njė libėr apo njė vepėr arti, mendon nė brendėsinė tėnde se ato duhet tė jenė tė shkėlqyera, dhe fyhesh nėse tė tjerėt i quajnė te shėmtuara, tė tepruara ose trashanike.

    105. Gjuha dhe ndienja. - Qė gjuha nuk ėshtė dhėnė vetėm pėr tė komunikuar ndienjat tona, duket nga kjo, qė tė gjithė njerėzit e thjeshtė turpėrohen kur kėrkojnė fjalė pėr emocionet e tyra mė tė thella. Mėnyra e tyre e komunikimit mbėshtetet vetėm te veprimet, madje edhe pėr kėto skuqen kur tė tjerėt duket se gjejnė shkaqet e tyre. Mes poetėve, tė cilėve nė pėrgjithėsi karakteri hyjnor ua refuzoi kėtė turp, me fisnikėt janė fjalėpakėt nė gjuhėn e ndjenjės dhe lėnė tu dallohet njė shtrėngim, ndėrsa poetėt e vėrtetė te ndjenjės janė me tepėr tė paturp nė jetėn praktike.

    106.

    Gabimi rreth njė mungese. - Kush ėshtė ēmėsuar prej kohėsh krejtėsisht me njė art por vazhdon ta ketė pranė nuk mund ta kuptojė as pėr sė largu se sa e vogėl ėshtė sakrifica e atij qė jeton pa kėtė art.

    107.

    Tre tė katėrtat e forcės. - Njė vepėr qė duhet tė japė pėrshtypjen e shėndetit duhet tė jetė krijuar shumė-shumė mė tre tė katėrtat e forcės sė autorit tė saj. Nėse nė tė kundėrt autori ka shkuar deri nė kufirin e tij ekstrem, vepra ngacmon atė qė e sodit dhe i krijon ankth me tensionin e saj. Tė gjitha veprat e mira kanė diēka tė lėnė pas dore dhe qėndrojnė si lopėt mbi kullotė.

    108.

    Teė mos e pranosh urinė si tė ftuar. - Meqė tė uriturit edhe ushqimi mė delikat i duket po aq i mirė sa dhe ai mė trashaniku dhe nuk e vlerėson me shumė, artisti qė ka pretendime as nuk duhet ta mendojė qė ta ftojė tė uriturin nė sofrėn e tij.



    109.

    Tė jetosh pa art dhe pa verė. - Me veprat e artit ndodh si me verėn: me e mira ėshtė tė mos kesh nevojė as pėr njėrėn e as pėr tjetrėn, por tė mos heqėsh dore nga uji dhe ta shdnėrrosh vazhdimisht, nėpėrmjet zjarrit tend te brendshėm dhe me ėmbėlsinė e brendshme tė shpirtit, ujin nė verė.

    110.

    Gjeniu grabitqar. - Gjeniu grabitqar i arteve, i cili di tė gėnjejė edhe shpirtėrat delikatė, lind kur dikush qė nuk ka skrupuj, qysh nga rinia e konsideron si njė pre tė lirė gjithė tė mirėn qė nuk ėshtė mbrojtur saktėsisht nga ligji si pronė e njė personi tė caktuar. Tani, gjithė e mira e kohėrave dhe e mjeshtėrave tė kaluar gjendet e lirė,e ruajtur dhe e mbrojtur nga frika dhe nderirni i atyre pak njerėzveqė e njohin. Kėta tė paktė sfidon ky gjeni falė mungesės sė turpit qė ka, dhe grumbullon pėr vete njė pasuri qė nga ana e saj gjeneron frikė e nderim.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #85
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    111.

    Poetėve tė qyteteve te mėdha. - Duke vėshtruar kopshtet e poezisė sė sot me vihet re se llumrat e qyteteve tė mėdha u qėndrojnė atyre shumė afėr dhe me aromėn e luleve pėrzihet diēka qė tradhėton kalbėzimin dhe tė shkakton tė vjella. Me dhimbje unė pyes: a keni ju,o poetė, kaq shumė nevojė qė tė merrni gjithnjė si kumbarė talljen dhe fėlliqėsirėn kur ju duhet tė pagėzoni njė ndienjė tė pafajshme e tė bukur? U dashka qė patjetėr t'i vini Perėndisė suaj fisnike njė kapuē palaēoje ose demoni? Prej nga vjen kjo domosdoshmėri, kjo nevojė? Pikėrisht nga kjo, se ju banoni shumė pranė llumit.

    112.

    Kripa e bisedės. - Ende asnjėri nuk e ka shpjeguar perse krimtarėt grekė kanė pėrdorur nė mėnyrė kaq tė kursyer mjetet e prehjes tė cilėt i zotėronin me bollėk dhe me njė forcė tė padėgjuar, sa ēdo libėr qė erdhi pas grekėve duket i pacipė, ngjyra-ngjyra e teper i nderė. Dėgjohet tė thuhet se pranė akujve tė polit tė veriut dhe nė vendet mė tė nxehta pėrdorimi i kripės bėhet mė i matur dhe se nė tė kundėrt, banorėt e ultėsirave dhe tė bregdetit, nė zonat ku nxehtėsia e diellit ėshtė mė e zbutur, e pėrdorin atė me bollėk. Grekėt, pėr njė aryse tė dyfisht, pra sepse intelekti i tyre ishte mė i ftohtė dhe mė i qartė ndėrkohė qė natyra e tyre thelbėsore pasionale ishte tepėr mė tropikale se e jonja, nuk do tė kenė patur vallė nevojė pėr kripėn dhe pėr drogat nė tė njėjtėn masė si ne?


    113.

    Shkrimtari mė i lire. - Si do te ishte e mundur qė nė njė liber drejtuar shpirtrave tė lirė tė mos quhej Lorenc Shtern ai qė Gėtja nderonte si shpirtin mė tė lirė tė shekullit tė tij? U kėnaqtė kėtu ai, qė pati nderin tė quhet shkrimtari mė i lirė i tė gjitha kohėrave, po ta krahasosh me gjithė tė tjerėt qė shfaqen tė ftohtė, trashanikė, jo tolerante dhe vėrtet tė pagdhendur. Te ai tė entuziazmon jo forma e pėrmbledhur dhe e qartė, por "melodia e pafundme", nėse me kėtė fjalė bėhet me emėr njė stil i artit ku forma e pėrcaktuar ėshtė vazhdimisht e thyer, e zhvendosur, e vėnė pėrsėri nė pacaktueshmėri, nė mėnyrė qė tė pėrfaqėsojė njėkohėsisht njė gjė dhe njė tjetėr. Shtern ėshtė mjeshtėri i madh i dykuptimėsisė, duke e marrė fjalėn, ashtu siē ėshtė e drejtė, nė kuptim shumė meė tė gjerė nga sa bėhet nė pėrgjithėsi, kur me te mendohen marrėdhėniet seksuale. Lexuesi mund ta quajė veten tė humbur nėse kėrkon gjithnjė tė dijė saktėsisht se ēfarė mendon Shterni pėr njė gjė, nėse shfaq te ajo njė fytyrė serioze apo tė qeshur, sepse ai di t'i shprehė tė dy kėto mendime me njė rrudhė tė vetme tė fytyrės sė tij, madje ai di, edhe dėshiron, qė tė ketė njėkohėsisht tė drejtė dhe gabim, tė mpleksė thellėsinė me karagjozilėkun. Shmangiet e tij nga tema janė njėkohėsisht vazhdim i rrėfimit dhe zhvillime tė mėtejshme tė historisė, fjalitė e tij pėrmbajnė njė ironi mbi gjithēka qė ėshtė moralizuese, neveria e tij ndaj asaj qė ėshtė serioze ėshtė e lidhur me prirjen pėr tė mos i marrė gjėrat vetėm nė mėnyrė tė shpėlarė dhe tė cekėt. Kėshtu ai shkakton te lexuesi i mirė njė ndjenjė pasigurie mbi kėtė, nėse ky po ecėn, po rri me kėmbė nuk ėshtė shtrirė, njė ndjesi kjo e afėrt me atė tė tė ndenjurit pezull pajėr. Ai, autori me i shkathėt, i jep edhe lexuesit diēka nga kjo shkathtėsi. Sigurisht Shterni i ndėrron pa u kujtuar vendet dhe shpesh hijeshinė e ndrojtur tė pafajėsisė nė shijimin e njė force tė stėrholluar, madje tė prishur, tė imagjinatės. Njė dy kuptimėsi e tillė, e shndėrruar nė mish e nė gjak, njė liri e tillė shpirti, hyn nė ēdo qelizė e nė ēdo muskul, nė masėn neė tė cilėn ashtu siē zotėronte ai cilėsi tė tilla ndoshta nuk kanė qenė zotėruar kurrė nga asnjė njeri tjetėr.

    114.

    Realitet i zgjedhur. - Ashtu si prozatori i mirė pėrdor vetėm fjalė qė i pėrkasin gjuhės sė sotme, por sigurisht, nuk i pėrdor tė gjitha fjalėt e kėsaj gjuhe (dhe pikėrisht kėshtu formohet stili i zgjedhur), po kėshtu poeti i mire i sė ardhmes do tė paraqesė vetėm gjėra reale dhe do tė pėrjashtojė krejtėsisht tė gjitha gjėrat fantastike, supersticioze, gjysmė tė ndershme, perėnduese, mė tė cilat poetėt paraardhės tregonin forcėn e tyre. Vetėm realitetin, por pa dyshim jo ēdo realitet, vetėm realitetin e zgjedhur!

    115.

    Varietetet bastarde tė artit. - Pėrkrah llojeve tė vėrteta tė artit, ai i ēlodhjes sė madhe dhe ai i lėvizjes sė madhe janė varietete tė rralla; pra arti i mėrzitshėm e i etur pėr ēlodhje dhe arti i lėvizshėm. Qė tė dy dėshirojnė qė dobėsia e tyre tė merret pėr force dhe njerėzit t'i ngatėrrojnė kėshtu me llojet e vėrteta tė artit.

    116.

    Heroit sot i mungon ngjyra. - Poetėt e shkrimtarėt e vėrtetė tė ditėve tė sotme kanė qejf t'i vendosin kuadrot e tyre mbi njė sfond tė kuq, tė blertė, gri apo tė ndritshėm si ari, pra mbi sfondin e ndjeshmėrisė nervore-nga kjo marrin erė mirė bijtė e kėtij shekulli. Por kjo ka tė papėrshtatshme kėtė gjė, qė dallohet kur nuk shikohen kėto kuadro me syrin e shekullit, qė figurat mė tė mėdha tė pikturuara nga ata duket sikur kanė brenda vetes diēka valėvitėse, qė dridhet e pėshtjellohet, kėshtu qė nė thelb nuk u zihet besė fakteve tė tyre heroikė, por me tepėr pranohet se ata pėrmbushin burracakėrira heroike.

    117.

    Stili i mbi ngarkesės. - Stili i mbingarkuar nė art ėshtė rrjedhim varfėrimit tė forces organizatore qė shoqėrohet me njė ekzistencė tė bollshme mjetesh e qėllimesh. Nė fillime tė artit gjendet ndonjėherė pikėrisht e kundėrta e kėsaj dukurie.

    118.

    « Pulchrum est paucorum hominum ». - Historia dhe pėrvoja na thonė se veprimi i pėrbindshėm domethėnės, i cili ndez nė mėnyrė misterioze fantazinė dhe e ēon pėrtej realitetit tė pėrditshėm, ėshtė me i lashtė dhe rritet mė me bollėk se e bukura dhe nderimi i sė bukurės nė art, dhe se pėrsėri vėrshon gjerėsisht sapo errėsohet sens i bukurisė. Duket se pėr pjesėn mė tė stėrmadhe tė njerėzve kjo ėshtė njė nevojė me e fuqishme se e bukura, sepse pėrmban narkotikun mė trashanik.

    119.

    Origjinat e shijeve pėr veprat e artit. - Nėse mendojmė pėr embrionet e zanafillės tė kuptimit artistik dhe pyesim veten se cilat lloje gėzimi janė shkaktuar nga shtaqjet e para tė artit, pėr shembull pranė popullatave tė egra, gjejmė nė plan tė parė gėzimin e tė kuptuarit tė asaj qė do tė thotė tjetri; arti ėshtė kėtu njė lloj prezantimi enigmash, qė krijon te ai qė i gjen kėnaqėsinė pėr shpejtėsinė e vet dhe mprehtėsinė e tė kuptuarit. Pastaj, pėrballė vepres se artit mė tė pagdhendur, kujtohemi qė jemi dukur tė kėndshėm nė pėrvojėn tonė dhe nė kėtė kuptim provojmė gėzim kur, pėr shembull, artisti ka paraqitur gjueti, fitore, martesa. Nga ana tjetėr mund tė ndjehemi tė prekur, tė eksituar, tė ndezur flakė nga gjėrat e pėrshkruara, pėr shembull nga nderimi i hakmarrjes dhe rrezikut. Kėshtu shija gjendet te vetė eksitimi, te fitorja mbi mėrzinė. Edhe kujtimi gjėrave tė pakėndshme, qė edhe pse janė kaluar lehtėsisht, ose meqė na shfaqin vetė ne interesantė si objekte tė artit para syve tė shikuesi (si kur kėngėtari pėrshkruan aventurat e njė marinari sypatrembur) nund tė sjellė gėzim tė madh, gėzim qė pastaj i vishet artit. I njė cilėsie mė tė hollė ėshtė ai gėzim nga tė vėshtruarit e asaj qė ėshtė e rregullt dhe simetrike, me vija, pika e ritme, sepse kėshtu ėshtė shkaktuar, falė njė farė ngjashmėrie, ndjenja e gjithė asaj qė ėshtė e renditur dhe e rregullt nė jetė dhe sė cilės i detyrohet ēdo mirėqenie jona. Kėshtu te kulti i simetrisė nderohet nė mėnyrė tė pavetėdijshme rregulli dhe raporti si burim i lumturisė sė shijuar deri me sot, gėzimi ėshtė si njė lloj veprimi mirėnjohjeje. Vetėm pasi nė njė farė mėnyrė jemi ngopur me kėtė gėzim tė fundit, buron ndjenja akoma me delikate qė mund tė gjejė gėzim edhe tė thyerja e asaj qė ėshtė simetrike dhe e rregulluar, kur pėr shembull ajo ndjenjė tė nxit tė kėrkosh arsyen te ajo qė duket si irracionale-me kėtė kjo ndjenjė ekziston si njė lloj enigme, si njė cilėsi e lartė e atij gėzimi artistik qė kemi zėnė nė gojė sė pari. Kush e shtyn mė tutje kėtė gjykim, do tė mėsojė se nga cilat lloje hipotezash ėshtė hequr dore kėtu pėr sa i pėrket shpjegimit tė dukurive estetike.

    120.

    Jo tepėr afėr. - Ėshtė e dėmshme pėr mendimet e mira ardhja tepėr shpejt e njėrit pas tjetrit sepse ata i fshehin kėshtu perspektivėn njėri-tjetrit. Prandaj artistėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj i pėrdornin ata mė mirė se mediokrėt.

    |

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  6. #86
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    121.

    Brutalitet dhe dobėsi. - Artistėt e tė gjitha kohėrave kanė zbulua se te brutaliteti qėndron njė farė force dhe se nuk mund tė jetė brutal kushdo dėshiron tė jetė i tillė, dhe po kėshtu, shumė cilėsi tė dobėsisė veprojnė fort mbi ndjenjėn. Nga kjo janė sajuar jo pak mjete artistike tė pavlera, prej tė cilave nuk mund tė pėrmbahen deri dhe artistėt mė tė mėdhenj e tė vetėdijshėm.

    122.

    Kujtesa e mire. - Disa nuk bėhen dot mendimtarė tė mirė vet nga kjo, se kujtesa e tyre ėshtė tepėr e mirė.

    123.

    Te bėsh tė uritur nė vend qė tė ngopėsh
    . - Disa artistė tė mėdhenj besojnė se me artin e tyre janė bėrė krejtėsisht zotėr tė njė shpirti dhe se e kanė pushtuar tėrėsisht atė. Nė tė vėrtetė shpesh ata zhgėnjehen nė mėnyrė tė dhimbshme sepse, falė artit tė tyre, ky shpirt ėshtė bėrė vetėm mė i gjerė dhe me i zbrazėt, aq sa edhe dhjetė artistė tė mėdhenj mund tė bien nė thellėsinė e tij pa e mbushur dot.

    124.

    Frikė artistėsh. - Frika se mos figurat e tyre nuk duken tė gjalla, mund t'i detyrojė ata artistė qė shija iu shkon duke u ulur, t'i formojnė ato figura nė mėnyrė tė tillė qė tė sillen si tė ēmendura. Kėshtu, nga ana tjetėr, prej tė njėjtės frikė, artistėt grekė tė periudhės sė parė u dhanė madje dhe njerėzve qė po vdisnin apo tė plagosurve rendė atė buzėqeshje qė e njihnin si shenjėn mė tė gjallė tė jetės, pa u bėrė merak pėr atė ēka krijon vetė natyra nė atė rast kur njeriu nuk jeton, kur nuk do tė jetojė kurrė mė.

    125.

    Rrethi duhet tė jetė i mbyllur. - Kush ka ndjekur njė filozofi apo njė art deri nė fund tė rrugės sė tij ose edhe mė tej, e kupton nga pėrvoja e brendshme pėrse mjeshtėrit dhe mėsuesit e ardhur pas tij do tė largohen nga ajo, shpesh me njė pamje mospėrfillėse, pėr tė ndjekur njė rrugė tė re. Sigurish, rrethi duhet pėrshkuar, por njeriu, qoftė edhe mė i madhi, duhet tė ndalet pėr tu ulur nė njė pikė tė perifeisė, me njė pamje tė pamėshirshme kokėfortėsie, sikur rrethi tė mos kishte pėrty mbyllur kurrė.

    126.

    Arti antik dhe shpirti i sotėm. - Meqė ēdo art bėhet gjithnjė e me aftė shprehė gjendjet shpirtėrore, njerėzit mė tė lėvizshėm, tė butė, tė dhunshėm, pasionantė dhe mjeshtėrat mė tė vonshėm, tė shkatėrruar nga kėto mjete shprehėse, ndjejnė njė dobėsi tė veprave kohėve tė mėparshme, sikur mjeshtėrave antikė tu kishin munguar pikėrisht vetėm mjetet me tė cilat t’a linin shpirtin e tyre tė fliste lirshėrn ndoshta edhe disa kushte paraprake teknike, dhe kėmbėngulin se kėtu diēka duhet ndrequr, nga qė besojnė te barazia, madje edhe te njėsimi i tė gjithė shpirtėrave. Por nė tė vėrtetė, shpirti i kėtyre mjeshtėrave ka qenė ndryshe, ndoshta mė i madh, por mė i ftohte dhe armik ndaj asaj qė ėshtė e gjallė dhe qė tė mrekullon. Masa simetria, pėrēmimi i se hijshmes dhe magjepsėses, njė ashpėrsi dhe freski mėngjesore, njė lėnie mėnjanė e pasionit, sikur nga ky art duhet tė vdesėsh - kjo pėrbėn mentalitetin dhe moralitetin e tė gjithė mjeshtėrave antikė, tė cilėt jo rastėsisht por nga nevoja zgjodhėn dhe u dhanė jetė mė tė njėjtin moralitet mjeteve tė tyre tė shprehjes. Por, duke pranuar kėtė, u duhet mohuar vallė atyre qė erdhėn me vonė e drejta pėr tu dhėnė jetė veprave antikė nė pėrputhje me shpirtin e vet? Jo, sepse vetėm duke u dhėnė atyre shpirtin tonė, ne mund tė vazhdojmė t'i jetojmė ato, vetėm gjaku ynė i bėn ato tė na flasin neve. Paraqitja realisht "historike" do tė ishte njė hije qė u flet hijeve Artistėt e mėdhenj tė sė shkuarės nderohen me pak duke patur kėtė frikė tė kotė qė lė ēdo fjalė e ēdo notė ashtu si gjendej, sesa me pėrpjekjet aktive pėr t'i thirrur gjithnjė dhe pėrsėri nė jetė. Sigurisht, sikur tė imagjinonim se Bethoveni do tė kthehej papritur nė jetė dhe sikur para tij tė ekzekutoheshin veprat e tij sipas gjendjes shpirtėrore moderne dhe me stėrhollimin e nervave qė i shėrben lavdisė se mjeshtėrave tanė tė ekzekutimit, ka shumė tė ngjarė qė ai tė mbete pėr njėkohėtė gjatė i pagojė, duke hezituar tė ngrinte dorėn pėr tė bekuar apo mallkuar, por ndoshta nė fund do tė thoshte: "Epo, kjo gjė qė dėgjova nuk ėshtė as imja as jo-imja, por ėshtė njė gjė e tretė me duket shumė e mirė por nuk ėshtė ajo e duhura ju takon juve tė shikoni atė qė bėni, meqė jeni ju qė duhet ta dėgjoni, aq mė tepėr qė i gjalli ka tė drejtė, thotė Shileri ynė. Paēi pra tė drejtė dhe mė lini tė zbres pėrsėri nė varr."

    127.

    Kundėr atyre qė qortojnė shkurtėsisė. - Njė gjė e thėn shkurt mund tė jetė fruti dhe e korra e njė gjėje tė menduar gjatė, por lexuesi qė ėshtė fillestar nė kėtė fushė dhe nuk ka reflektuar aspak mbi kėtė pikė, nė ēdo gjė tė thėnė shkurt shikon njė gjė embrionale, jo pa njė shenjė qortimi kundrejt autorit qė i vuri mbi tryezė pėr tė ngrėnė gjėra tė tilla tė papjekura mirė,tė paarrira mirė.

    128.

    Kundėr miopėve - Ju besoni se njė punė ėshtė copė-copė vetėm sepse ju ėshtė ofruar e ndarė nė copa (dhe se kėshtu duhej ofruar)?

    129.

    Lexuesit e sentencave. - Lexuesit mė tė keq tė sentencave janė miqtė e autorit tė tyre, nė rastin kur ata mundohen tė nxjerrin pėrfundimin nga e pėrgjithshmja tė e veēanta tė cilės sentenca i detyron origjinėn e saj. Sepse, duke vepruar kėshtu, kėta futin hundėn e shkatėrrojnė gjithė mundin e autorit dhe nė vend qė tė pėrfitojnė njė mėsim dhe njė gjendjeje shpirtėrore filozofike, si ne rastin me te keq ashtu dhe nė mė tė mirin, nuk bėjnė tjetėr veēse, ashtu siē e meritojnė, kėnaqin kuriozitetin e tyre vulgar.

    130.

    Sjellja e pahijshme e lexuesit. - Njė sjellje e pahijshme e dyfishtė e lexuesit ndaj autorit qėndron te tė lavdėruarit e librit tė dytė tė tij nė kurriz tė tė parit (ose anasjelitas) dhe pastaj te kėrkesa qė autori t'i jetė mirėnjohės pėr kėtė.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  7. #87
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    131.

    Ajo qė te shqetėson ne historinė e artit. - Nėse ndiqet historia e njė arti, pėr shembull ai i gojėtarisė greke, duke kaluar nga njėri mjeshtėr te tjetri, arrihet nė vizionin e asaj arsyeje gjithnjė nė rritje qė kishte si qėllim bindjen ndaj bashkėsisė se ligjeve dhe vetėkufizimeve antike, dhe ndaj atyre te shtuara me vonė, pėr tė mbėrritur nė fund te njė tension i mundimshėm. Kuptohet se harku duhet te thyhej dhe se e ashtuquajtura pėrbėrje joorganike, e
    mbėshtjellė dhe e maskuar me mjetet me tė mrekullueshme tė shprehjes (ne kėtė rast, stili i stėrholluar aziatik) u bė njė ditė domosdoshmėri dhe thuajse pėrfitim.

    132.

    Te mėdhenjve te artit. - Ai entuziazėm pėr njė kauzė, qė ti o njeri i madh fut nė botė, bėn qė intelekti i shumė njerėzve tė mbetet i gjymtuar. Ėshtė e turpshme ta dish kėtė. Por entuziasti e mbart gungėn e tij me krenari dhe me gėzim. Kėshtu, nxitesh kur mėson se falė teje u shtua lumturia nė botė.

    133.

    Atyre qė iu mungon ndėrgjegja estetike. - Fanatikėt e vėrtetė tė njė grupi artistik janė ato natyra krejtėsisht anti artistike qė nuk kanė arritur tė kuptojnė as elementėt e doktrinės dhe tė kapacitetit artistik, por qė janė pėrfshirė nė mėnyrėn mė tė dhunshme nga gjithė pasojat elementare tė njėarti. Pėr ta nuk ekziston asnjė ndėrgjegje estetike, dhe si rrjedhim nuk ka asgjė qė tė mund t'i ndalė nga fanatizmi.

    134.

    Si duhet tė lėvizė shpirti sipas muzikės moderne. – Synimi artistik qė muzika moderne kėrkon tė arrijė me atė qė sot, mė shumė forcė por me pak qartėsi, quhet "melodi e pafundme", mund tė kuptohet mirė kur zbret nė det, duke humbur hap pas hapi sigurinė e kėmbės mbi taban dhe duke e lėnė veten nė dorė tė elementit tė lėvizshėm, pra duhet tė notosh. Nė muzikėn e vjetėr tė kompozuar deri tani duhej tė vallėzoje, nė njė ecejake tė hijshme, ose solemne ose tė rrėmbyer, nė njė ritėm me te shpejtė ose meė tė ngadaltė, dhe masa e nevojshme pėr kėtė, ruajtja e disa shkallėve tė caktuara dhe ekuivalente tė ritmit e tė forces, e detyronte shpirtin e dėgjuesit drejt njė maturie tėvazhdueshme. Mbi lojėn reciproke tė kėsaj rryme tė ftohtė ajri, tė shkaktuar nga maturia dhe nga fryma e nxehtė e entuziazmit muzikor, pushonte magjia e asaj muzike. Rikard Vagneri deshi njė tjetėr lloj lėvizje tė shpirtit, siē thuhej, tė afėrt me qėndrimin pezull dhe valėzimin nė ajėr. Ndoshta ėshtė kjo thelbėsorja e risive tė tij. Ecuria e tij e famshme artistike, qė rrodhi dhe u pėrshtat prej kėtij vullneti, "melodia e pafundme", sforcohet pėr tė mposhtur ēdo raport matematik ritmi e force, ndonjėherė deri nė shpotitje. Ai ėshtė shumė i pasur nė gjetjen e efekteve qė veshit antik i tingėllojnė si paradokse ritmikė dhe sakrilegje. Ai i trembet ngurosjes, kristalizimit, shndėrrimit tė muzikės nė arkitekturale, dhe prandaj i kundėrvėritmit prej dy kohėsh njė ritėm tre kohėsh, jo rrallė e fut kėtė nė pesė ose shtatė kohė, dhe pėrsėrit menjėherė tė njėjtėn frazė por tė zgjeruar ngaqė kjo merr njė kohėzgjatje dyfishe apo trefishe. Nga njė imitim i rehatshėm i njė arti tė tillė mund tė lindė njė rrezik i madh pėr muzikėn sepse gjithnjė, pranė pjekurisė sė tepėrt tė ndienjės ritmikė ngre pusi nė mėnyrė tė fshehtė egėrsia, dekadenca e ritmikės. Ky rrezik bėhet shumė i madh kur njė muzikė e tillė mbėshtetet gjithnjė e mė ngushtė te njė art teatral dhe te njė gjuhė gjestesh krejtėsisht natyralistike, ėshtė e paedukuar nga ndonjė plastikė me e artė dhe as dominohet nga ajo, mbėshtetet te njė art qė nuk ka brenda vetes asnjė masė dhe nuk mund t'i komunikojė asnjė masė elementit qė pėrshtatet me te, pra thelbit tepėr femėror tė muzikės.

    135.

    Poeti dhe realiteti. - Muza e poetit qė nuk ėshtė i dashuruar me realitetin nuk mund tė jetė aspak realiteti, dhe do tė lindė per tė fėmijė me sy plot rrathė e me kocka tepėr tė brishta.

    136.

    Mjetet dhe qėllimi. - Nė art qėllimi nuk justifikon mjetet, por mjetet e shenjta nė art mund tė shenjtėrojnė qėllimin.

    137.

    Lexuesit me te kėqinj. - Lexuesit mė tė kėqinj janė ata qė sillen si ushtarė plaēkitės: marrin pėr vete disa gjėra pėr tė cilat kanė nevojė, ndotin dhe hedhin tutje atė qė mbetet dhe mallkojnė ēdo gjė.

    138.

    Karakteristikat e shkrimtarit te mire. -Shkrimtarėt e mire kanė dy gjėra tė pėrbashkėta: preferojnė mė shumė qė tė kuptohen mire sesa tė shikohen me mahnitje, dhe nuk shkruajnė pėr lexuesit e athėt ose tepėr tė mprehtė.

    139.

    Gjinitė e pėrziera. - Gjinitė e pėrziera nė arte dėshmojnė mosbesimin qė autorėt ndjejnė pėr forēat e tyre. Ata kėrkojnė fuqi aleate, avokate, te fshehura, ashtu si poeti thėrret pėr ndihmė filozofinė, muzikanti dhe mendimtari thėrrasin pėr ndihmė dramėn dhe retorikėn.

    140.

    Te mbyllėsh gojėn. - Autori duhet te mbyllė gojėn kur vepra e tij ka hapur gojėn.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2004
    Postime
    3

    perpara kohes

    Une besoj qe nietzche eshte nje nga figurat boterora qe ka ardhor ne kte bote perpara kohes se tij. Sot e kesaj dite shkrimet e tij konsiderohen si nje nga shkrimet me enigmatike dhe me moderrne. Pra menyra e arsyetimit te nietzches eshte mbi te miren dhe mbi te keqen. Ai eshte quajtur gjeni, psikopat, universal.
    Nietzche ka qene filozofi i preferuar i adolf hitler qithashtu nietzche ka qene filozofi i preferuar i churchill pra nitetzche nuk mund te gjykohet.
    Ai i ngjan energjis berthamore qe mund te perdoret si burim drite per te ndricuar boten por edhe mund te perdoret si arme shkaterruese per njerzimin.

    pra nietzche eshte nietzche mbi te miren dhe mbi te keqen

  9. #89
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Telegrafi
    Une besoj qe nietzche eshte nje nga figurat boterora qe ka ardhor ne kte bote perpara kohes se tij. Sot e kesaj dite shkrimet e tij konsiderohen si nje nga shkrimet me enigmatike dhe me moderrne. Pra menyra e arsyetimit te nietzches eshte mbi te miren dhe mbi te keqen. Ai eshte quajtur gjeni, psikopat, universal.
    Nietzche ka qene filozofi i preferuar i adolf hitler qithashtu nietzche ka qene filozofi i preferuar i churchill pra nitetzche nuk mund te gjykohet.
    Ai i ngjan energjis berthamore qe mund te perdoret si burim drite per te ndricuar boten por edhe mund te perdoret si arme shkaterruese per njerzimin.

    pra nietzche eshte nietzche mbi te miren dhe mbi te keqen
    Ja nje botkuptim origjinal pa ndikimin e simpatise mbi kete Filozof.
    Ju pershendes Telegrafi: Ashtu sic the edhe ti eshte quajtur psikopat e mjaft gjera te tjera por qe deri me sot eshte ceshtje e cmires dhe zilise njerezore mbi kte apostull te filozofise boterore. Te mos harrojme se jemi ne ketu pas nje shekulli e mos me shume qe po trajtojme pikerisht kete emer Nietzsche, pra kjo do te thote qe mendimet e atij apostulli na ngacmojne pikerisht pjesen me te erret te mendjes sone inkurajuar kjo nga nihilistet me te medhenj te kohes. Mos harroni nje fakt qe Nietzsche trajtoi njeriun me mire se askush tjeter, as Kant nuk ishte ne gjendje te krijonte mbinjeriun ne librat e tij. Normalisht realiteti i hidhur i ketij filozofi ngacmon perverset, injorantet, te paditurit, shpirtzinjte, moralistet e thekur pas traditave fikse, etj.. pra cmund te presesh vleresime mbi kete fakt kur shikon se kush te arsyeton apo edhe gjykon.

    Dito.

  10. #90
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Shumė postime mė kanė pėlqyer nė kėtė temė, por kėto kėto dy fundit nė veēanti.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Friedrich Nietzsche
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-02-2015, 17:13
  4. Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?
    Nga dionisi123 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 15:49
  5. Kundėr fesė
    Nga good devil nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •