Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 157

Tema: Nietzsche

  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Friedrich Nietzsche

    VULLNETI PER PUSHTET

    Ndoshta, une e di me mire se kushdo, perse njeriu eshte kafsha e vetme qe qesh: vetem ai vuan aq shume, sa i duhet te shpike te qeshurit. Kafsha me e mjere dhe me e trishtuar eshte, dhe duhet te jete, ajo qe qesh me shume se te gjitha.

    * * *

    Miqte e mi, na takoi qe te rini nje fat i ashper. Kemi vuajtur nga rinia jone si nga nje semundje e rende. Kjo qe pasoje e kohes ne te cilen lindem, kohe e dekadences se madhe te brendsbme, e dekompozimit,qe me gjithe pa aftesine dhe forcat e tij, vepron kunder shpirtit te rinise.

    Shkaterrimi dhe pasiguria jane karakteristikat e kesaj kohe:

    asgje nuk bazohet ne baza e besim te shendoshe. Jetohet per te nesermen, sepse e pasnesermja eshte e dyshimte.

    * * *

    Objektivitet do te thote mungese personaliteti, mungese vuilneti, paaftesi per te dashuruar

    * * *

    Gjendja e natyres eshe e frikshme, njeriu eshte nie kafsha grabitqare; civilizimi yne eshie triumfi mbi kete natyre grabitqare.

    Voleteri

    * * *

    "Tout comprendre c ‘est tout pardonner"(1), - jane tė dobetit e per me teper te diziluzionuarit: ne se ka ne teresi diēka per te falur, ka gjithashtu no teresi diēka per te percmuar. Eshte filozofia e diziluzionit...

    * * *

    nuk jane akoma asgje d.m.th. jane pak nga te gjitha. Do te behen diēka, d.m.th. do te pushojne se qem pak nga te gjitha.





    * * *

    Nihilizmi ka dy drejtime:

    A) Nihilizmi i ciii ndjek forcen e rritur to shpirtit, - nihilizmi aktiv.

    B) Nihilizmi si renie dhe regres i forces se shpirtit, - nihilizmi pasiv.



    * * *

    E kemi me vonese kurajen t’i pohojme vetes te verteten. Vetem para pak kohe i pohova vetes, qe kam qene deri tani thellesisht nihilist; energjia dhe radikalizmi me to cilin kam shkuar perpara si nihilist, me ka gabuar mbi kete fakt thelbesor.

    * * *

    Pesimizni modem eshte shprehje e padobise se botes moderne, jo e botes dhe egzistences.

    * * *

    cfare avantazhesh ofronte hipoteza morale kristiane?

    1. (fr) Kush i kupton te gjitha i fal te gjitha

    ***

    Ajo i jepte njeriut njė vlere absolute, nė kundershtim me vogėlsine dhe rastesine e tij, ne lumin e asaj qė vjen e zhduket.

    Ajo pengonte qė njeriu tė vetėperbuzej si njeri, qė te ngrihej kunder jetes, qe te deshperohej nga njohja; ishte nje mjet konservimi

    Se fundi morali ishte nje antidot i fuqishźm, kunder niliilizmit praktik dhe teorik.

    * * *

    Ka ardhur koha ne tė cilėn, ne duhet te paguajme shtrenjte, qe kemi qene kristiane per 2000 vjet, humbim ekuilibrin qė na bėnte te jetonim, per nje fare kohe nuk dime ku te drejtohemi.

    * * *

    Perderisa ne besojmė moralin, ne denojme ekzistencen.

    * * *

    Sėmundjet, veēanerisht semundjet e nervave dhe to kokes, jane tregues se mungon forca mbrojtese e natyres se forte.



    * * *

    Kush eshte i varfer me jete, i dobeti, e varferon akoma me teper jeten, kush eshte i pasur me jete, i forti, e pasuron. I pari eshte nje parazit, i te dytit

    * * *

    Ekzistojne dy pika nisje te dehjes : p1otesia e tepruar e jetes dhe, nje gjendje ushqimi to semure e trurit

    * * *

    Instikti I tufes (i kopesė), - njź force e berė tani sovrane, -eshte diēka thellesisht e ndryshme, nga instikti I nje shoqörie aristokratike; varet nga vlera e te veēanteve, ajo qe shenon shuma. E gjithe sociologjia jone nuk njeh tjeter instiktit, veē atij te kopese, d.m.th. ate te zerove. Te mbledhur, cdo zero ka te njejtat te drejta dhe, eshte virtyt tė jesh zero.

    Vlerėsimi, me te cilin sot gjykohen format e ndryshme tė shoqerise, eshtė absolutisht I njėjte me ate qe i atribon njė vlerė me to larte paqes se luftes, por ky gjykim eshte antibiologjik dhe, ai vete eshte nje pjese e dekadences se jetes.

    Jeta eshte pasoje e luftes, vete shoqeria eshte nje mjet per lufte.

    Zoti Herbert Spencer, si biolog, eshte dekadent; jo vetem kaq: i tille eshte edhe si moralist, (ai shikon dicka te deshiruesbme, tek fitorja e altruizmit!!).

    * * *

    Kam fatin qe kam gjetur, pas mijera vjetesh rravgimi dhe konfuzioni, rrugen qe to con tek nje "Po" dhe tek nje "Jo".

    Une mesoj qe t’i thorn "Jo" gjithēkaje qeju ben te dobet, qe ju ezauron.

    Une mesoj qe t’i thorn "Po" cdo gjeje qe te jep force, qe grumbulbon force, qe justiflkon ndjenjen e forces.

    Deri tani nuk eshte mesuar as njera as tjetra.

    Eshte mesuar virtyti, disinteresi, perdellimi, e madje mohimi I jetes.

    Te gjitha keto jane vlera (virtyte) te te ezauruarve.

    * * *

    Kam zbuluar tendencat me shkaterruese, nen emrat me te

    shenjte. Eshtė quajtur Zot ēdo gjė qe te ben te dobėt, qe meson dobėsinė, qe injekton dobėsine, .kam gjetur tek "njeriu i mire" nje forme vetė-afirmimi tė "dekadences".

    * * *

    Raca eshtė korruptuar, -jo nga veset e saj, por nga injoranca e saj, - ėshtė korruptuar, sepse nuk ka konsideruar ezaurimentin

    Si ezauriment: konfuzionet fiziologjike jane shkaku i gjithe se keqes.

    * * *

    cdo rritje e madhe sjell me vete nje thėrmim dhe renie te

    madhe: vuajtja, sintomat e dekadencės i perkasin epokave qė bźjne hapa te medha perpara; ēdo levizje e fuqishme dhe e tmerrshme e njerėzimit ka sjelle, ne te njejtėn kohe, nje levizje nihiliste.

    * * *

    Ne se vjen ne botė forma e skajsbme e pesimizmit, nihilizmi i vertete, te rrethana te caktuara, ky eshte tregues i nje rritjeje energjike dhe tregues esencial i kalimit ne kushte te reja ekzistence. Kete kam kuptuar.

    * * *

    Shkaterrohen tani individe te panumurt te species superiore, por ai qe mbijeton eshte i forte si djalli. E njejta gje ka ndodhur ne kohen e Rilindjes.

    * * *

    Ai qe mund te komandoje I gjen ata qe binden: mendoj per shembull per Napoleonin dhe Bismarkun.

    * * *

    Socializmi, si trania finale e me tė vegjėlve dhe me budallejve, d.m.th. e te siperfaqshmeve, smirezinjve dhe e komedianteve per pese para, eshte ne realitet pasoje e ideve moderne dhe e anarkise se tyre te pashfaqur.

    socializmi eshte ne teresi nje gje e thartuar, e pashprese dhe nuk ka gje me zbavitese, se te shikosh kontradikten midis fytyrave te helmuara dhe te deshperuara te socialisteve to sotem, (dhe ēfare ndjenjash meskine dhe to poshtra feja dhe deri stili i tyre), dhe lumturise se pafajshme prej bagetie, te shpresave dhe deshirave te tyre. Mund te ndodhin, ne pjese te ndrysbme to Europes, mesymje te befasishme, ose sulme nga ana e tyre: ne shekullm e ardhshem do te kete aty-ketu barbarizma to tmerrshme dhe Komuna e Parisit, qe ka mbrojtesit dhe perkrahesit e saj edhe no Gjennani, nuk do to jete vecse nje crregullim I lehte, perballe asaj qe do to ndodhe(1).

    * * *

    "duhet te zoterosh diēka per te qene dikush". Ky eshte instikti me i vjeter dhe me i shendoshe: une do to shtoja: "duhet te deshirosh me shume se ajo qe ke, per t’u bere diēka me teper". Te pakten, keshtu na meson doktnina, qe del nga vete jeta dhe i drejtohet cdo gjeje qe jeton: eshte morali I zhvillimit. Te kesh dhe te deshirosh me shume, me nje fjale te ecesh perpara, kjo eshte jeta. Doktrina socialiste fsheh keq nje "vullnet pen te mohuar jeten", duhet te jene njerez, ose raca te deshtuara, ata qe shpikin nje doktnine to tille.

    Ne fakt, do te doja te demostrohej nepermjet nje ekspenimenti te madh, qe ne nje shoqeri socialiste, jeta mohon vetveten dhe keputet nga rrenjet.

    1) Ky parashikim u be nė vitin 1889.

    * * *

    Nuk duhet te mendojme qe mizerabiliteti eshte shtuar:

    perkundrazi! Zoti, morali, nenshtrimi, ishin ilace per shkalle mizerabiliteti tmerresisht te ulta.

    Vete fakti, qe morali konsiderohet si i tejkaluar, nenkupton nje fare shkalle kulture intelektuale: dhe kjo, nga ana tjeter, tregon nje mireqenie relative.

    * * *

    Me fjalen "moral", une kuptoj nje sistem vleresimesh, qe varet nga konditat esenciale te jetes se nje qenieje.

    * * *

    Dikur thuhej per cdo moral: "nga frutet e tij mund ta vleresoni". Une them per ēdo moral: eshte nje frut nga i cili, une njoh terrenin ne to cilm eshte formuar ai.

    * * *

    Qellimi im eshte te tregoj homogjenitetin absolut te cdo ngjarjeje dhe, zbatimin e ndryshimit moral te kushtezuar vetem "si prespektive"; te tregoj qe gjithe ajo qe levdohet si moral, eshte ne thelb, e njejte me ēdo gje qe eshte imorale, dhe cdo zhvillim i moralit eshte bere i mundur me mjete imorale, dhe per qellime imorale; ashtu sic ne te kundert ēdo gje qe eshte diskretituar si imorale, e pare nga pikepamja ekonomike, perben diēka me te larte dhe me te pershtatsbme se parimet, dhe nje zhvillim drejt nje jete me te plote, qe nenkupton ne menyre to domosdoshme, progresin e imoralitetit. "E verteta", - eshte shkalla te cilen i lejojme vetes, ne perceptimm e ketij fakti.

    * * *

    Ajo qe kerkoj ngaju, megjithėse mund tė mos ju vijė mire: ju duhet t’ia nenshtroni njź kritike, madje edhe vleresimet morale, ju duhet te ndaloni ndjenjen impulsive morale, qe kerkon nenshtrim dhe jo kritike, me pyetjen: "Perse nenshtrim?" Ju duhet ta konsideroni kete nevoje, per nje "perse" te nje kritike morale, po ashtu si formen tuaj aktuale te moralit, P0 ashtu si llojin me sublim te moralit qe nderon ju dhe kohen tuaj.

    * * *

    cfare vlejne ne vetvete vleresimet tona morale? Cili eshte rezultati i sundimit te tyre? Per ke? -Pergjigja: per jeten. Por ēfare eshte jeta? Ketu eshte i nevojshem nje kuptim i ri dhe me i vendosur i konceptit "jete". Formula ime per jeten eshte: Jeta eshte vullnet per pushtet.

    * * *

    Historia e luftes se moralit, kunder instikteve thelbesore te jetes, eshte ne vetvete imoraliteti me i madh, qe ka ekzistuar deri tani mbi toke.

    * * *

    Gjithe morali i Europes ka ne baze nevojen e kopese...

    * * *

    Mediokrit jane si kopeja, pa shume pyetje, pa shume ndergjegje, - te qeshur.

    * * *

    Sa me e rreziksbme i duket nje cilesi kopese, aq me shume hidhet poshte.

    * * *

    Unė mėsoj: kopeja kerkon tė fiksojė njė tip dhe mbrohet nga tė dy anet: nga kriminelėt, etj, dhe nga ata qe ngrihen mbi tė. Tendenca e kopesė drejtohet drejt qetėsisė dhe konservimit, nuk kane tė asgje krijuese. Ndjenjat e pelqyesbme qe shkakton njeriu I mire, 1 drejtė, babaxhan, (ne kundershtim me tensionin, frikėn qė shkakton njeriu i madh, i ri), jane ndjenjat e saj, te sigurise e te barazise; kafsha e kopese mburr me kėtė, natyrźn e kopesė dhe, ka nje konsiderate te larte per veten. Ky gjykim i mireqenies fshihet me fjale tė bukura, - keshtu buron nga "morali". Por duket qartė, urrejtja e kopese per njerezit e vertete.

    * * *

    cdo njeri dėshiron vetem doktrinen, ose vleresimet e gjerave, nė te cilat ai ndjehet mire dhe asgje tjeter.

    Pra, tendenca kryesore, e te dobteve dhe mediokerve, e te gjitha koheve, eshte t’i bejne te dobet te fortet dhe, t’i bejne te zbresin ne nivelin e tyre. Mjeti kryesor: gjykimi moral. Prirjet, aftesite e me te forteve, kundrejt me te dobteve, damkosen. Vetite me te larta te te forteve shahen me epitete te shemtuara.

    * * *

    Asnje te mos genjeje veten! Ne se ndjen ne vetvete urdherin e moralit, ashtu sic e kupton altruizmi, i takon kopese, por ne se ka ndjenjen e kundert, dhe ndjen rrezikun dhe rravgimin e tij, ne veprimet e veta pa interes, pa egoizmin, nuk i takon kopese.

    * * *

    .fenomeni i moralit, nga kendveshtrimi i biologjise, eshte shume i dyshimte.

    * * *

    Morali, pra, eshte nje kundervenie ndaj perpjekjeve te natyres, per te arritur ne nje tip me te larte. Pasoja e tij eshte:

    mosbesim perballe jetes ne pergjithesi, (sepse tendencat e jetes konsiderohen si imorale); mungese drejtimi dhe absurditet... Degjenerimi dhe veteshkaterrimi i "njerezve superiore", sepse pikerisht tek ata konflikti behet i ndergjegjshem.





    * * *

    "Njerėzit e mire jane te g/ithe te dobet, sepse nuk jane aq tė forte, per te qene te keqij ", - i tha prijesi i Latukes Bekerit. "Per zemrat e dobeta nuk ekziston fatkeqesia ", - thone ruset.

    * * *

    Modest, i zellshem, i kujdesshem, i mire, i bute: keshtu e doni njeriun? Njeriun e mire? Me duket se doni vetem skllavin ideal, skllavin e te nesermes.

    * * *

    Edhe feja eshte nje zhveshje e personalitetit.

    * * *

    Njeriu i urte ėshte plot me kontradikta, ai ne nje fare menyre ka organe pulsimi per ēdo lloj njeriu, dhe ne te njejten kohe, momentet e tij te medha, te nje harmonie madheshtore, - fati i larte edhe tek ne? Nje fare levizje planetare.

    Kjo krijese plot kontradikta ka ne qenien e tij nje metode te madhe per njohjen; ai ndjen shume "pro" dhe "kundra", ngrihet deri ne drejtesi dhe, ndjehet pertej vleresimit te mire ose te keq.

    * * *

    Veshtrimi mbi te teren: ato, qe deri tani kane qene vlerat me te larta, jane njė rast i veēante i vullnetit per pushtet: vete morali eshtė njė rast i veēante i imoralitetit.

    * * *

    Pėrse pikerisht "tė permiresohemi", deri nė ē’pike ėshtė e deshirueshme qe njeriu te behet me i virtytshem? Ose me i deshirueshem? Apo me i lumtur? Duke qene se, njeriu nuk di "perse-ne" e njeriut ne pźrgjithesi, njė qellim i tille nuk ka me asnje kuptim... Shtimi i virtytit, a shkon bashke me shtimin e inteligjences dhe te urtesisė? Dyshoj: une, madje, do te mund tė jepja shume shembuj qe tregojne te kunderten. Virtyti, si qellim, nuk ka qene deri tani pengese per t’u bere i lumtur? Nga ana tjeter, a nuk ka nevoje virtyti per fatkeqesi, per privim dhe per vetekeqtrajtim, si mjete te nevojshme? Dhe, ne se qellimi eshte urtesia me e larte, nuk duhet atehere te hiqet dore nga rritja e lumturise dhe te zgjidhet rreziku, aventura, dyshimi, shthurja si rruge qe te ēojne tek urtesia?

    Nese kerkojme lumturine, ndoshta duhet te rreshtohemi ndermjet te "varferve ne shpirt".

    * * *

    Eshte nje shperfytyrim qe sjell morali, te ndash veprimin nga njerzit qe e bejne, - nje veprim ne vetvete eshte absolutisht i pavlere, - gjithshka varet nga ai qe e ben. I njejti "krim" mund te jete ne nje rast privilegj, dhe ne nje tjeter poshtersi.



    * * *

    Mbi ndergjegjen. Qė nė lashtesi bėhej ky arsyetim: ndergjegja ndalon kete veprim, atehere ky veprim eshte i denueshėm. Ne fakt, ndergjegja denon nje veprim sepse ka qene denuar, prej shume kohesh. Ajo veē perserit, nuk krijon asnje vlere. Ajo qe bente, fillimisht, te denoheshin keto apo ato veprime nuk ishte ndergjegja, por gjykimi ose paragjykimi, per pasojat e veprimeve. Aprovimi i ndergjegjes, ndjenja e te qenit ne paqe me vetveten eshte e njejte, me ndjenjen e kenaqesise te nje artisti, kundrejt vepres se tij, - ajo nuk tregon ne fund te fundit asgje... Kenaqesia nga vetvetja eshte po aq pak mase, per te vleresuar ate qe e sbkakton dhe, po aq pak argument, ne te kundert, i vlerave te diēkaje. Ne jemi aq te menēur dhe e dime qe, per te vleresuar veprimet tona, mungon mundesia qe "te zeme nje kendveshtrim objektiv": edhe kur denojme nje veprim nuk gjykojme me pananesi, por jemi me njeren ane. Ndjenjat e bukura, qe shoqerojne veprimet, nuk provojne asgje rreth vleres se tyre; megjithe gjendjen e egzaltuar patetike, nje artist mund te nxjerre ne drite nje veper meskine. Do te ishte mire te thonim se, ky eksitim te gabon.

    * * *

    Fitoija, e ēdo ideali moral, eshte arritur me te njejtat mjete "imorale", me te cilat arrihet cdo fitore: force, genjeshter, shpifje, padrejtesi...

    * * *

    Me vete virtytin nuk arrihet mbreteria e virtytit; me virtytin hiqet dore nga fuqia, humbet vullneti per pushtet.

    Me ē’mjete arrin nje virtyt ne pushtet? Po me te njejtat mjete te nje partie politike: shpifje... Pra nepermjet imoralitetit te plote.

    * * *

    Morali eshtė po aq imoral sa cdo gje tjetėr nė botė: moraliteti vete źshte nje forme e imoralitetit.

    Ky vėshtrim con nė nje zgjim te madh. Kontradikta te gjerat zhduket, uniformiteti qė ekziston ne ē’ka ndodh eshte i shpėtuar.

    * * *

    vesi dhe virtyti nuk jane shkaqe, por vetem pasoja.

    * * *

    Idete me te medha kane lindur nga deshirat me tź terbuara, me te forta dhe me te zgjatura. Ne ju japim gjerave nje vlere, gjithnje me tė madhe, dora dores qe rritet tek ne, deshira per to; kur "vlerat morale" u bene vlerat me tė larta, kuptohet qe ketej se, ideali moral ishte me pak i realizuari, (sepse konsiderohej pertej te keqes, si mjet per lumturine). Me te zjarr qė rritej gjithnje, njerezimi nuk ben tjeter veēse perqafoi retė dhe, perfundoi duke quajtur "Zot", deshperimin dhe impotencen e tij.

    * * *

    Intoleranca e moralit eshte shprehje e dobesise se njeriut: ai ka frike nga imoraliteti i tij, atij i duhet te mohoje impulset me te forta, sepse nuk di t’i perdore; keshtu mbeten me gjate pa kultivuar, pjeset me pjellore te tokes, - mungon ketu forca qe duhet te sundoje.

    * * *

    Fitore mbi pasionet? Jo, ne se kjo do te thote dobesim dhe zhdukje e tyre.

    Pasioni źshte i degraduar... nė se ai synon diēka qė nuk eshte e larte

    * * *

    Per ēdo specie njerźzore, qe ėshtė mbajtur e forte dhe pranė arsyes: dashuria dhe urrejtja, mirėnjohja dhe hakmarrja, miresia dhe zemźrimi, veprimi pozitiv dhe veprimi negativ jane te pandara; jemi tė mire sepse dime tė jemi tź kźqij, sepse ndryshe, nuk do tė mundim te ishim tė mire. Nga vjen atehere kjo gjendje e semure, kjo ideologji kunder natyres qe refuzon nje tendence tė dyfishte, dhe meson Si virtytin me te larte, zoterimin vetem te nje gjysme vlere? nga vjen hemiplegjia(1) e virtytit, shpikja e njeriut te mire?

    * * *

    Kjo menyre e te menduarit, me te cilen edukohet nje tip i caktuar njeriu, nset nga nje hipoteze absurde: ajo konsideron te rniren dhe te keqen si realitet ne kontradikte, (jo Si vlera plotesuese, gje qe i korespondon realitetit); ajo keshillon qe te behemi me te rniren, kerkon qe njeriu i mire te heqe dore nga e keqja, deri ne rrenjet e saj; me kete ajo mohon vertet jeten, qe perfshin ne instiktet e saj, Po aq sa pohimm, edhe mohimin.

    * * *

    Ndoshta nuk ka pasur den tani ideologji me to rrezikshme, asnje skandal me te madh ne psikologji, se ky vullnet i te mires;.. Mesohet se duhet te jemi tartufe, qe te gjendemi ne rrugen e vertete qe con tek Perendia...

    1. (mjek.) Humbja e funksioneve (paralize) e njeres ane te trupit, si pasoje e demtimeve te nje pjese te trurit.

    * * *

    mungesa e skrupujve, skepticizmi, "imoraliteti", e drejta per t’u larguar nga nje besim, bejne pjese ne madheshtme, (Cesari, Frederiku i madh, Napoleoni, por edhe Homeri, Aristofani, Goethe).

    * * *

    "Sėmundja I ben njerėzit me tė mire ". (proverb)

    * * *

    Sa me tepėr njeriu ndjehet i shėndoshė, i forte, i pasur, produktiv, i guximshėm, aq me shumė imoral bźhet ai.

    * * *

    Asgjė s’do tė ish me e kushtuesbme se virtyti, sepse me tė, toka do tź bėhej se fundi spital; dhe konkluziom i fundit i urtėsisė dote ishte: ēdo njeri infermjeri i tjetrit.

    * * *

    mbizotėrimi I gjykimeve fetare e morale eshte gjithnje tregues i nje kulture te ulet.



    * * *

    "Jeta jetohet gjithmone ne kurriz te jetes sė tė tjereve", -kush nuk kupton kėtė nuk ka berė akoma, as hapin e pare drejt ndershmerise.

    * * *

    Une kam kerkuar, para se gjithash, te tregoj qe, nuk mund te egzistoje asgje jjashte egoizmit, qe tek njerezit ku egoja behet e dobet, dobesohet edhe forca e dashurise se madhe; qe ata qe dashurojne me teper se te gjithe, jane te tille ne saje te forces se egos se tyre; qe dashuria eshte shprehje e egoizmit.

    * * *

    Nese do te keni me shume force e kuraje, nuk do te poshteroheni per te qene nulitete virtuoze.

    * * *

    Duhet mbrojtur virtyti nga predikuesit e virtytit; keta jane armiqte me te keqij te virtytit sepse, ata e predikojne Virtytin si nje ideal per te gjithe, ata i heqm virtytit fuqine terheqese per te qene i rralle, i paimitueshem, I jashtezakonshem, jo i mediokerve, magjine e tij aristokratike.

    * * *

    Virtyti ka kunder tij, te gjithe instiktet e mediokerve.

    * * *

    Une e njoh virtytin nga keto karakteristika:

    1) Ai nuk kerkon te behet i njohur;

    2) Nuk presupozon kudo virtytin, por diēka tjeter;

    3) Nuk vuan nga mungesa e virtytit;

    4) Nuk ben propogande..

    5 Nuk i lejon askujt te behet gjykates sepse, ai eshte virtyt ne vetvete.

    6) Ben pikerisht ate qe eshte e ndaluar;

    7) Ai eshte virtyt ne stilin e Rilindjes, "virtyt" I lire nga cdo gje qe di nga morali.

    * * *

    Virtyti, ne disa rrethana, eshte vetem nje forme e respektueshme e budallenjeve

    * * *

    Virtyti mbetet vesi me i kushtueshem,.. dhe duhet te mbetet

    * * *

    Mos valle e demtova, me keto qe them, virtytin? ... po aq pak sa I demtojne anarkistet parimet, - vetem kur mohohen, ata qendrojne me to sigurt ne fron.

    Ka qene dhe do te jete gjithmone keshtu: nuk mund t’i sherbehet me mire nje ēeshtjeje vec duke e persekutuar, duke leshuar gjithe qente kunder saj... Ja, kete kam bere.

    Por parimi I filozofise ka qene penguar deri tani, para se gjithash, nga shqetesimet morale.

    Qe mendimi eshte mase e realitetit, qe ajo e cila nuk mund te mendohet nuk ekziston... eshte ne vetvete nje pohim idiot, i kundershtuar ne cdo cast nga eksperienca jone. Ne madje nuk mundemi te mendojme asgje, nga ajo qe eshte...

    * * *

    Sokrati... zbavitej duke pare qe morali nuk mund tė justifikohej nr menyre logjike.

    * * *

    Sokrati paraqet nje levizje perversiteti te thelle, ne historine e vlerave.

    * * *

    Sipas Aristotelit: Filozofia, arti per tė zbuluar tė vėrtetėn.

    Ne te kundrten Epikurianet,. mohojne me ironi kerkimin e te vertetes: "Filozofia, arti I jetes ".

    * * *

    Bota jone eshte e paperkryer, e keqja dhe faji jane reale, absolutisht te percaktuara nga brenda, nga vete qenia e botes:

    atehere nuk mund te kete nje bote te vertete, atehere vetem ndergjegja eshte rruga e vetme per ta mohuar, si te genjeshtert. Ky eshte mendimi i Schopenhauer-it, i mbeshtetur tek hipotezat e Kantit. Paskali eshte akoma me i deshperuar: ai kuptoi se, ndergjegja duhet te ishte atehere e korruptuar, e fallcifikuar, - qe duhej zbulimi, per te bere te mundur konceptimin e botes, qofte dhe vetem per ta mohuar.

    * * *

    Gjeja me e rralle tek filozofet eshte ndershmeria intelektuale; ndoshta ata thone te kunderten, e ndoshta ata edhe e besojne por, e gjithe vepra e tyre sjell si pasoje, qe duhet te pranojne vetem disa te verteta: dmth. ēfare duhet te tregojne dhe gati vetenjihen

    filozofe, per faktin se, jane dakort rreth kesaj te "vertete". Per shembull tė vėrtetat morale. Por, besimi nė moralin nuk eshte prove moraliteti: ka raste, - dhe rasti i fi1ozofeve eshte nga kėto,

    -ne te cilat, nje besim i tille eshte thjesht imoralitet.

    * * *

    Kritiku pėrgatit, asgje me shumė!

    * * *

    Filozofėt e vėrtetź greke jane ata pėrpara Sokratit.

    Shikoj vetėm njė personazh origjinal tek ata qė vijnė me pas:

    figuron e vonuar dhe domosdoshmėrisht tź fundit, - nihilistin Pirron.

    * * *

    Gjenialiteti qendron ne instiktin, Po ashtu edhe miresia. Veprohet ne mėnyrė perfekte vetėm kur veprohet insiktivisht.

    * * *

    Kuptimi i filozofise gjermane (Hegel): imagjinimi i njź panteizmi nė te cilin e keqja, gabimi dhe dhimbja nuk jane argumente kunder perendise. Kjo iniciative gjigande u keqperdor nga fuqite ekzistuese, (shteti etj.), sikur me te sanksionohej arsyeja e asaj qe sundonte.

    Schopenhauer-i shfaqet si nje moralist ngulmues qe, duke dashur te kete te drejte me vleresimet e tij morale, perfundon tek mohinii i botes. Se fiindi behet "mistik".

    * * *

    Nuk dua te bind njeri ne favor filozofise: ėshtė e nevojshme dhe ndoshta e dėshirueshme qe, filozofi te jete nje gje e rralle.

    * * *

    Feja eshte nje rast i "alteration de Ia personalité"( 1). Nje lloj ndjenje terrori dhe frike perkundrejt vetes. Por, ne te njejten kohe, nje ndjenjo e jashtezakonshme lumturie e superioriteti. Tek te semuret, deshira per shendet mjafton per te besuar Zotin.

    * * *

    Koncepti i "Perendise" paraqet nje largim nga jeta.



    * * *

    Kisha eshte pikerisht ajo kunder te ciles, Krishti predikoi dhe mesoi dishepujt e tij te luftonin.

    * * *

    Po ēfare mohoi Krishti? Pikerisht ēdo gje qe sot quhet knstiane.

    * * *

    E gjithe doktrina kristiane ne te cilen duhet besuar, e gjithe "e verteta" kristiane nuk eshte veēse genjeshter dhe mashtrim:

    eshte pikorisht e kunderta e asaj qe u tha ne fillim te levizjes kristiane.

    1. (fr.) falsifikim I personaliteti

    * * *

    Njeriu eshte akoma I pagdhendur dhe I mjere, ne te njejten masw ne te cilen, sot, krishterimi duket akoma I nevojshem.

    Nen te gjithe kendveshtrimet e tjera, ai nuk eshte I nevojshem perkundrazi, I demshem, por terheqes e joshes, sepse perkon me karakterin e semure te shtresave te tera sociale, individeve te shumte te njerzimit te sotem…

    * *

    Krishterimi, si fe, I takon vulgut.

    * *

    Kisha eshte trimfi I antikrishtit, ashtu si shteti modem dhe nacionalizmi modem.

    * *

    Krishterimi eshte nje praktike, jo nje doktrine besimi. Ai na tregon si duhet te veprojme dhe jo ēfare duhet te besojme.

    * *

    Veē ironi, per ata qe besojne se e kane mundur krishterimin me shkencat natyrore modeme; me to, vlersimet kristiane nuk munden, absolutisht.

    "Krishti mbi kryq" eshte akoma, slmboli me sublim.

    * *

    E verteta eshte nje lloj gabimi, pa te cilin nje kategori njerzish, nuk jetojne dot.

    * *

    Gabimi I filozofise qendron nė ate qė, nė vend tė shikoje tek logjika dhe tek kategorite e se drejtes, nje mjet per riorganizimin e botes per qellime utilitariste, (pra kryesisht per nje fallsifikim te dobishem), beson se ka ne to, kriterin e se vertetes perkundrejt realitetit.

    * *

    Ne nje bote qe eshte ne thelb e genjeshtert, vertetesia eshte nje ritem jo I natyrshem, ajo mund te kete kuptim vetem si mjet drejt nje falsiteti te veēante, me te larte e me te forte. Sepse qe te mund te imagjinohet nje bote e vertete, duhet para se gjithash te krijohej nje njeri I vertete, (duke pranuar qe nje I tille te besohet "I vertete").

    * *

    Mendimi racional eshte interpretim sipas nje skeme, nga e cila nuk mund te ēlirohesh.

    * *

    Ne formimin e arsyes, te logjikes, te kategorive, nevoja ka qene ligj…

    * *

    Kategorite jano "te verteta", vetem ne kuptimin qe per ne, behen kondita jete.

    * *

    Ne dime qe, shkaterrimi I nje iluzioni nuk na sjell nje te vertete por, vetem nje injorance me shume, nje zgjerim "te hapesires tone boshe", nje rritje "te vetmise" tone.

    * *

    Morali ėshtė njt thjeshtėzim: ai e paraqet njeriun si tė njohur. Tani, ne e mohuam moralin dhe jemi krejt te erret para vetes. Une di qe nuk di asgje per veten time. Fizika paraqitet si nje miresi per shpirtin: shkenca, si rruge per njohje, merr nje kuptim pas eleminimit te moralit, - sepse vetem ketu gjejme diēka te arritshme, duhet ta drejtojme jeten tone ne menyre qe ta konservojme.

    * *

    Hipotezat tona: S’ka asnje Zot, s’ka asnje qellim, force e kufizuar. S’kemi ndermend te imagjinojme e te pershkruajme per njerezit inferiore, menyren qe u duhet atyre per te menduar.

    * * *

    Vullneti per pushtet nuk eshte nje e tashme, nuk eshte nje e ardhme, por nje pathos, - eshte gjeja me elementare, nga e cila rijedh nje e ardhme, nje menyre veprimi.



    * * *

    Vlerat morale jane vetem te siperfaqshme, te krahasuara me ato fiziologjike.

    * * *

    Anti- Darwin. Ajo qe me befason se tepermi, ne rishikimin e fakteve te medha te njeriut, eshte se shoh qarte te kunderten e asaj, qe sot Darwini, me shkollen e tij, shikon, ose deshiron te shikoje: seleksioninhin ne favor te me te forteve, te me mire te arrireve, progresin e species. Eshte pikerisht e kunderta qe ma del perpara syve: triumfi I parregullt I rasteve fatlume, panevojshmeria e tipave me fisnike, sundimi I paevitueshem I mediokerve dhe, i tipave me poshte se niveli i mediokritetit. Perderisa nuk ėshte treguar arsyeja perse njeriu eshtė perjashtim ndermjet krijesave, une prirem drejt supozimit, qė shkolla e Darwinit eshte e gabuar ne te gjithe linjen e saj.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    * * *

    Te lodhurit duan pushim,shtensionim,paq,qetesi.,- eshte lumturia e feve dhe filozofeve nihiliste, te pasurit plot jete duan fitore, armiq per ti mundur dhe fuqi me te madhe,ne nje rret me te gjere se perpara.

    * * *

    Anarkizmi nuk eshte vecse nje mjet lufte I socializmit, ky I fundit, me te, shkakton frike, nepermjet frikes fillon te magjepse dhe te terrorrizoje: perpara se gjithash, - ndjell te aftet dhe te guzmishmit ne anen e tij, edhe ne gjerat me shpirterore.

    * * *

    Sapo arrihet nje shkalle pavaresie,kerkohet nje shkalle tjeter me e madhe,fillon dallimi sipas shkalles se forces: individi nuk sillet me si I barabarte,por kerkon te barabartet e tij, - te tjeret I largon nga vetja.

    * * *

    Kerkohet liri derisa nuk kemi force.Sapo arrihet,kerkohet sundimi,nese nuk arrihet, - kur je akoma I dobet per kete, - atehere kerkohet “drejtesi”, dmth. Fuqi e barabarte.Nuk ke c’te zgjedhesh tjeter, ose lart,ose poshte si vemje I tallur,I shkelur, I asgjesuar.

    * * *

    Hapni syte zoterinj sociologe per te ardhmen!Individi eshte bere I forte, vetem ne kondita te veshtira…

    * * *

    Te gjithe njerzit e medhenj jane kriminele,(vetem se ne nivel te larte dhe jo ne kuptimin meskin), dhe kriminaliteti I takon madheshtise…Te qenit “jashte ligjit” te tradites, te ndergjegjes, te detyres, - cdo njeri I madh e di kete rezik.Por e pranon megjithate,ai do qellimin e madh per mjetin per tia arritur atij.

    * * *

    Nje kriminel eshte ne cdo rast nje njeri qe rezikon jeten e tij, lirine e tij, - nje njeri me kurajo.Ai tregon se ka dicka ne shoqeri,kunder se ciles duhet te luftohet.

    * * *

    Ne pothuaj te gjithe krimet shprehen,ne te njejten kohe,cilesi qe nuk duhet ti mungoje nje njeriu.Nuk ka gabuar Dostojevski kur tha se, te denuarit e Siberise formonin elementin me te forte e me te cmueshem te popullit rus.

    * * *

    Nuk duhet ti hiqet kriminelit mundesia te beje paqe me shoqerine, nqs. ai nuk I takon “races kriminale”Ne rastin e fundit,ai duhet luftuar qe ne fillim.

    * * *

    Nje kinez I vjeter ka thene se, kur perdandorive iu vjen koha per tu shdukur kane shume ligje.

    * * *

    Ajo qe del ne planin e ketij libri eshte shumeplaneshe dhe vecanerisht e zymte dhe e papelqyeshme,……..nuk ekziston vecse nje bote dhe kjo eshte e genjeshtert,kriminale,kontradiktore, tunduese, pa kuptim…Nje bote e tille eshte bota e vertete.Ne kemi nevoje per genjeshtra per te arritur fitore mbi kete realitet, per kete te vertete, qe te mund te jetojme. Fakti qe eshte e nevojshme genjeshtra per te jetuar, ben pjese ne karakterin e tmershem, enigmatic te ekzistences. Metafizika, morali , feja, shkenca, - konsiderohen ne kete liber, si forma te ndryshme te genjeshtres, - vetem me ndihmen e tyre I besohet jetes.”Jeta duhet te ngjalle besim”, detyra e vene ketu esthe shume e madhe.Per ta zgjidhur, njeriu duhet te jete nga natyra genjeshtar dhe per me teper artist.Dhe eshte artist : metafizika, feja, morali ,shkenca jane vetem pjese te vullnetit te tij per art,per genjeshter, per ikje nga “e verteta”, te mohimit te “ se vertetes” Vete kjo zotesi, ne saje te se ciles, ai dhunon realitetin me genjeshtra, kjo dhunti artisti e njeriut ben pjese ne cdo gje qe ekziston.Ajo vete eshte nje mjet I realitetin, I te vertetes, I natyres…

    * * *

    Ne momentin qe njeriu u be mashtrues, ne momentin qe shtypi veten me dinakeri dhe I besoi jetes : oh sa u ndje I mbytur nga kenaqesia!

    NGA Johhanes Climacus
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 02-12-2004 mė 12:16

  2. #72
    Nuk ekzistojne Nihilistet.
    Nihilizmi eshte nje zarzavate pa cipe dhe me tulin e nje tradite "te re" . Mbase dhe pa fare.
    Tamam zarzavate se ato jane me te embla kur jane te papjekura e sa me shume piqen aq me pak sheqer kane

    Edhe dicka:
    Besimi dhe Jeta jane NJE e une nuk arrij te kuptoj si njerzia ka arritur t'i ndaje ne dy fjale e jo me t'i perceptoje si dy fenomene. Besimi dhe jeta jane e njejta gje, dhe jane.

    Mbi Nicen mendoj se sikur te merrej me letersi artistike ai do i jepte njerezimit nje shkrimtar te shkelqyer dhe mbase do na kursente pak konfuzion.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 09-12-2004 mė 04:53
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Mbi Nicen mendoj se sikur te merrej me letersi artistike ai do i jepte njerezimit nje shkrimtar te shkelqyer dhe mbase do na kursente pak konfuzion.
    Letersia, nje forme arratisjeje prej realitetit te shemtuar, nuk mund ta joshte kurre nje njeri te ndershem si Niēe qe ishte gati te humbte edhe miqte me te mire per hir te asaj qe besonte.

    Mendoj se me mire qe ka perdorur artin ne filozofi sesa te merrej vetem me art. Eshte kenaqesi te lexosh mendimet e Niēes. Mjafton ta krahasosh me shkrimet e thata te shume filozofeve te tjere dhe te kuptosh megjine e Niēes.

  4. #74
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj

    Letersia, nje forme arratisjeje prej realitetit te shemtuar, nuk mund ta joshte kurre nje njeri te ndershem si Niēe qe ishte gati te humbte edhe miqte me te mire per hir te asaj qe besonte.
    Shiko sa gjera ke deklaruar dhe implikuar ne nje fjali te vetme :

    1 - Letersia eshte nje forme arratisje nga realiteti.
    2- Ky realitet eshte i shemtuar.
    3- (e treta varet nga dy te parat) Letersia qe eshte arratisje nga realiteti i shemtuar nuk e joshte Nicen.
    4- Nice ka qene njeri i ndershem.
    5- Nice ishte gati te humbiste edhe miqte me te mire per hir te asaj qe besonte.
    6- Nice besonte.


    1 - Letersia eshte nje forme arratisje nga realiteti.
    Kete s’ta pranon dot askush qe ka pasur rastin te lexoje qofte borebardhen me 7 xhuxhat e jo me tragjedite me fame boterore. Cehovi shkruan diku se: shkrimtaret e vertete “genjejne” vec ne fillim dhe ne fund te nje vepre. Dhe te siguroj se nuk e bejne per t’iu shmangur realitetit. Pra ai sajimi per te cilin Cehovi ben fjale s'eshte vecse shkak per shkrimtaret qe te thone te verteten me menyren e tyre. Me duket e kote ta zgjas me teper…

    2- Ky realitet eshte i shemtuar.
    Pune per ty, dhe vetem per ty, sepse realisht Nice kerkonte nje tufe filozofesh qe ta drejtonin vemendjen e njerezimit drejt ketij realiteti tokesor. Nice e ka theksuar sa eshte ngjirur ne disa vende se edhe traditen e lufton nga qe ajo, ne disa forma te saj, afirmon nje realitet me te larte, ndryshe nga ky tokesori, gje qe sipas tij behet burim te keqiash (sipas tij gjithmone) . Bile per kete ai thote “Ka mundesi qe jeta do vleresuar per ate qe eshte e jo te denohet per ate qe nuk mund te jete”. Po te kesh parasysh:
    a) Piken 1 me siper, ku letersia eshte e pandashme nga realiteti.
    b) Menyren lirike qe vete Nice zgjodhi per te shprehur idete e tij e qe eshte bere dhe shkak te mos merret per filozof te mirfillte nga shumica e akademikeve.
    c) Konceptin e tij per nje “afirmim Dionisian" si ka pas qene perceptuar atehere dhe si perceptohet ai sot. (nese ka dallim mes tyre) ...
    Gjithe pasonjesit e tij ne krye me gjithe Nicen nga pas, ne rastin me te mire, i japin kuptim fjales termit NAIVITET.

    Pikat 3 dhe 4 mund t’i marrim vec me mend po ashtu si ata shkencetaret e fillimit te shekullit te kaluar qe gjenin nje dhemb dinosauri dhe pikturonin krejt kafshen ne habitatin e saj natyral. Edhe pse meqenese pika 3 mbahet mbi 2 dhe 1 nese nje prej tyre eshte e pavlere edhe vete 3 behet e tille.

    4 dhe 5- Nice ishte (i ndershem dhe) gati te humbiste edhe miqte me te mire per hir te asaj qe besonte.
    Kjo eshte thene ne kotrast me shkrimtaret me te medhenj qe njerezimi njeh sepse padyshim qe te gjithe ata u korruptuan nga veprat e tyre, dhe me to jo vetem qe korruptuan tere lexuesin por dhe fituan pasuri, lavdi pa fund e kursyen male me vuajtje e vetmi.

    6- Nice besonte (ne dicka apo diku).
    E vertete, dhe ketu del ne pah krejt naiviteti i tij, nderkohe qe ai shprehej me aq nenvleftesim per naivitetin. E thene ngjeshur per mua do te ishte NICE BESONTE SE NUK DONTE TE BESONTE. E thene paksa me ndryshe, ai luftonte gjithe mendimtaret tradicionaliste per faktin sepses ata afirmojne nje realitet me te larte nga ai qe eshte ne toke. E shkruan ne disa vende. Nicen shkruan se fakti i afirmimit te nje realiteti me te larte se ai “ekzistent” (dhimbje, vuajtje, mjerim…) i jepte shkak ketyre filozofeve tradicionaliste te flisnin keq (“speaking of a higher world gave them the excuse to speak ill of this world” thote tekstualisht) mbi kete realitetin "tokesor". Dakort keshtu duket e bukur. Por Nices i ka dale nga vemendja fakti qe gjithe historia e njerezimit, ajo e shkruar, ajo e marre me mend dhe ajo e imagjinuar, ka treguar se keto dy realitete qe Nice ka dashur t’i ndaje me thike jane te pandashme dhe nje realitet i vetem. Nese e merr parasysh kete qe thashe me siper, eshte vete Nice qe ben gafen qe ai promovon, eshte vete Nice qe flet per nje realitet qe nuk eshte pjese e ketij realiteti. Eshte Vete Nice qe aludon per nje realitet “me real” (ne emer te jetes me kembe ne toke), ndryshe nga realiteti ekzistent qe perjetesisht ka afirmuar ekzistencen e nje realiteti me te larte (nuk eshte loje fjalesh).

    Te ta materializoj po deshe meqe jemi dhe shqipetare. Monstra “njeriu i ri” dhe i ashtuquajturi komunizem qe u tentuan te aplikohen ne vendin tone shume shpejt, qysh ne fillim, u duk sheshit qe nuk funksiononin. Shqiperia, i vetmi vend ne bote ku cdo lloj besimi fetar u ndalua me ligj dhe ku u ligjerua besimi ne ndergjegjen e individit nuk funksionoi dhe shume shpejt u katandis ne taktikat e kontrollit te masave.

    Une do te thosha se Nice ka qene i paafte te doje priftin e fshatit ku eshte rritur dhe per kete ia ka vene fajin Perendive.
    Gjithsesi une e dua Nicen se ishte naiv jo se kishte te drejte.
    Edhe korcari e ka thene lezecem ne nje vend qe ai rendte drejt gremines duke paralajmeruar (ne nje fare menyre) te tjeret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 09-12-2004 mė 16:11
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Sokol, falemnderit per pergjigjen njehere. Me pelqen menyra se si shkruan, megjithese per momentin po kaloj nje shok dhe me duhet pak kohe qe ta marr veten.

    Ti e ke ndare ate qe kam thene une ne pjese dhe i ke shtjelluar duke i nxjerre nga konteksti. Vende vende kjo ndihmon ne shtjellimin me te sakte por ndonjehere eshte bere shkak per perfundime te gabuara.

    Nuk e kuptoj se ē'lidhje ka "Borebardha dhe shtate xhuxhat" me realitetin? Nuk eshte argument, por interesant fakti qe kete perralle e ka shkruar nje prift qe nuk ishte i afte te integrohej ne jeten me te rriturit dhe rrinte me femije. Pas njefare kohe filloi te shkruaje tregime per ta. (Duhet ta verifikoj nga nje liber i Borgesit.)

    Arratisja ne kete rast nuk duhet kuptuar si forme genjeshtre.

    Pastaj, nese themi "arratisje nga realiteti i shemtuar" nuk do te thote qe gjithēka eshte e shemtuar. (nuk duhet ta kishe ndare ne pjese).

    Edhe nje poezi e nje ashiku per te dashuren, embushur me lavde, qe ty mund te duket shume realiste eshte arratisje prej realitetit te shemtuar. Kush eshte ai realitet? Pamundesia e tij per te qene me te. (Po ta jap kete shembull qe te kuptosh se ē'fare kuptoj une me fjalen "e shemtuar"). "E shemtuara" ne kete rast eshte diēka qe duam ta godasim por nuk e godasim dot, qe na zihet neper kembe dhe nuk na le te ece, qe shfaqet ne momentet me te bukura te jetes dhe na e prish gezimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 09-12-2004 mė 16:29

  6. #76
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Sokol, pėrkundėr vėrejtjeve tua, idhur me mendimin pėr Nietschen, qė qė pėr mua nuk kanė ndonjė bazė shkencore, unė po vazhdoj edhe me 10 sentenca tė tjera. Do tė postoja ēdo ditė diēka tė re, por koha nuk mė premton. Me kėtė rast dua tė qartėsoj vetėm njė gjė: S'kam qellim t'iu fryej flakėve tė ngatėrresave fetare mes shqiptarėve duke pėrdorur Nietschen. Sikur tė doja ta bėj kėtė punė do tė merrja pjesė nė debate te forumet e feve.

    91.

    Suksesi shenjtėron qėllimet. - Njeriu nuk ka turp tė ndjekė rrugėn qė tė ēon te njė virtyt edhe kur e dallon qartė se shkaqet qė e shtyjnė nuk janė gjė tjetėr veēse egoizėm - ose pėrfitim, mirėqenie personale, frikė, kujdesje pėr shėndetin, emrin apo famėn. Kėto shkaqe quhen jo-fisnike dhe egoiste. Mirė, por nėse ata na stimulojnė drejt njė virtyti, pėr shembull te sakrifica, te besnikėria ndaj detyrės, ndaj rregullit, ndaj ekonomisė, ndaj masės, ndaj ekuilibrit, atėherė duhen ndjekur, cilido qoftė emri me tė cilin thirren! Kjo ngaqė, nėse arrihet
    ajo gjė drejt sė cilės ata tė shtyjnė, virtyti i fituar fisnikėron shkaqet e dikurshme tė veprimit tonė, falė ajrit tė pastėr qė tė bėn tė thithėsh dhe mirėqenies sė shpirtit qė sjell, dhe me pas do tė pėrmbushėsh tė njėjtat veprime jo mė pėr tė njėjtėt shkaqe trashanike qė dikur tė shtynė te ato. Pra edukimi duhet tė ngulitė virtytin si tė mundet mė mirė, sipas natyrės sė nxėnėsit: vetė virtyti, si njė ajėr diellor dhe veror i shpirtit, mund tė bėjė mėvonė punėn e vet dhe tė japė me tepėr pjekuri dhe ėmbėlsi.

    92.

    Krishterucė, jo te krishterė. - Ky pra na qenka krishtėrimi ynė! - Pėr tė inatosur njerėzit, lėvdoni "Zotin dhe Shenjtėt e tij", dhe anasjelltas, kur doni tė lėvdoni njerėzit, shtyjeni ēėshtjen shumė tej, qė Zoti dhe Shenjtėt e tij tė inatosen. Unė do tė doja qė ju tė paktėn tė mėsonit mėnyrat e sjelljes sė krishterė, nė njė kohė kur ju mungon mirėsia e zemrės sė krishterė.

    93.

    Pėrshtypja e natyrės sė njeriut tė devotshėm dhe jo tė devotshėm. - Njė njeri krejtėsisht i devotshėm duhet tė jetė pėr ne njė objekt nderimi, por njėkohėsisht edhe njė njeri jofetar, i plotė dhe i sinqertė. Nėse me njerėzit e kėtij lloji tė fundit ndihemi sikur jemi pranė maleve tė larta, ku kanė origjinėn lumenjtė mė tė fuqishėm, me fetarėt ndihemi si poshtė pemėve plot me thitha, tė qeta dhe degė shumė.

    94.

    Vrasje juridike. - Dy vrasjet mė tė mėdha juridike nė historinė e botes janė, pėr tė folur pa i ardhur rrotull, vetėvrasje tė maskuara dhe ato shumė tė maskuara. Nė tė dy rastet ekzistonte dėshira pėr tė vdekur, nė tė dy rastet viktimat i ngulėn vetes nė gjoks shpatėn nėpėrmjet dorės sė padrejtėsisė njerėzore.

    95.

    "Dashuri".-Marifeti me i hollė me tė cilin krishtėrimi ua kalon feve tė tjera ėshtė njė fjalė: ai flet pėr dashurinė. Kėshtu u bė fe lirike (ndėrkohė qė me dy krijimet e tij tė tjera semitizmi i dha botes fetė epiko-heroike). Te fjala dashuri gjendet diēka kaq e dyshimtė, eksituese, kaq shprehėse pėr kujtimet e pėr shpresat, saqė edhe inteligjenca me e ulėt dhe zemra me e ftohtė ndjen diēka nga shkėlqimi i kėsaj fjale. Gruaja me dinake dhe burri me i rėndomtė mendojnė me te nė ēastet, relativisht tė painteres, tė jetės sė tyre tė zakonshme, edhe pse pranė tyre Erosi ka kryer vetėm njė fluturim tepėr tė ulėt. Dhe kėto krijesa tė papėrsosura tė cilave iu mungon dashuria, dashuria e prindėrve, e fėmijėve ose e njerėzve tė tjerė tė dashur, por mbi tė gjitha njerėzit te tė cilėt seksualiteti ėshtė lartėsuar, kanė gjetur te krishtėrimi thesarine tyre.

    96.

    Krishtėrimi i pėrmbushur. - Edhe nė gjirin e krishtėrimit ka njė ndjenjė epikuriane, qė zė fill nga mendimi se Zoti mund tė kėrkojė nga njeriu, nga kjo krijesė e shėmbėlltyrė e tij, atė qė njeriu ėshtė nė gjendje tė bėjė, dhe qė virtyti e pėrsosmėria e krishterė janė te arritshme dhe shpesh janė arritur. Pėr shembull besimi se dashuria edhe ndaj armiqve (edhe kur nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė besim, njė imagjinatė, dhe aspak njė realitet psikologjik, pra njė dashuri) tė bėn pa kushte tė lumtur, pėr sa kohė kihet realisht besim. (Perse? Mbi kėtė ēėshtje sigurisht psikologu dhe i krishteri mendojnė nė mėnyra tė ndryshme). Dhe kėshtu, jeta tokėsore, falė besimit, dua te them falė imagjinatės pėr tė kėnaqur jo vetėm atė kėrkesėn mbi dashurinė e armiqve tė tu por edhe gjithė kėrkesat e tjera tė krishtėrimit, dhe falė tė qenit realisht e pėrshtatur dhe e pėrfshirė nga pėrsosmėria hyjnore sipas porosisė: "Jini tė pėrsosur, siē ėshtė i pėrsosur Ati ynė qė ėshtė nė qiell", mund te bėhet efektivisht njė jetė e bekuar. Kėshtu gabimi mund te shndėrrohet nė njė tė vėrtetė nė sajė tė premtimit tė Krishtit.

    97.

    Mbi tė ardhmen e krishtėrimit. - Nė lidhje me zhdukjen e krishtėrimit dhe me vendet prej tė cilėve ai do tė largohet me ngadalė mund tė premtohet njė hamendje nėse merret parasysh se pėr ēfarė shkaqesh dhe ku u pėrhap kaq vrullshėm protestanizmi. U vu re se ky premtoi tė ofrojė me treg shumė mė tė mire tė njėjtat gjėra qė ofronte dhe Kisha e vjetėr, pa mesha tė kushtueshme, pelegrinazhe, salltanete e pasuri priftėrore. U pėrhap veēanėrisht mes kombeve nordikė, qė nuk ishin tė lidhura shumė me simbolizmin dhe dashurinė pas formave karakteristike pėr Kishėn e vjetėr, si nė vendet jugore. Nė kėto tė fundit vazhdonte tė jetonte nė krishtėrim edhe paganizmi fetar me i fortė, nderkohė qė nė veri krishtėrimi shėnoi njė kontrast dhe ndarje me gjėrat e vjetra kombėtare, dhe pėr kėtė arsye ishte qysh nėfillim me shumė intelektual sesa i lidhur me ndjesitė, por pėr kėtė arsye ishte dhe me fanatik e me krenar nė kohėt e rrezikut. Nėse arrihet tė ērrėnjoset krishtėrimi duke u nisur nga mendimi, bėhet fare e qartė se nė ēfarė vendi ai do tė fillojė tė daravitet: pikėrisht aty ku do tė mbrohet me ashpėrsinė mė tė madhe. Ne vendet e tjera ai do tė epet, por nuk do tė thyhet, do tė humbė gjethet por do tė ēelė gjethe tė tjera, sepse aty ndijimet dhe jo idetė janė pjesė e tij. Por janė ndijimet ato qė mbajnė gjallė besimin se me Kishėn, pavarėsisht gjithė asaj qė kushton, shpenzon me pak dhe ndihesh me rehat sesa me marrėdhėniet e ngushta e tė rrepta mes punės e rrogės, sepse pėr ēfarė ēmimi nuk quhet e merituar plogėshtia (ose gjysmė-pėrtacia) pasi jemi mėsuar njėherė me tė! Nė njė botė tė ēkristianizuar ndijimet kundėrshtojnė idenė qė aty duhet punuar shumė dhe qė tė ardhurat nė pėrtaci janė tepėr tė vogla: marrin vendim pėr magjinė, ose preferojnė ta lėnė Zotin tė punojė pėr to. ("Oremus nos, deus laboret!").

    98.

    Karakteri teatral dhe sinqeriteti i mosbesuesve. - Nuk ka libėr qė tė pėrmbajė kaq me bollėk dhe tė shprehė kaq ēiltėrsisht gjithė atė qė mund t'i bėjė mirė ēdo njeriu sa libri qė flet pėr Krishtin - lumturi fanatike e brendshme, e gatshme pėr sakrifica dhe pėrvdekje nė besimin dhe nė vizionin e ''sė vėrtetės" sė saj. Nga ky liber njė i ditur mund tė mėsojė tė gjitha mjetet me anė tė tė cilave njė liber mund tė shndėrrohet nė njė libėr botėror, nė njė mik tė tė gjithėve, e sidomos atė mjetin kryesor qė konsiston te paraqitja e sė tėrės si diēka qė ėshtė gjetur, jo si diēka qė do tė vijė dhe ende tė pasigurt. Tė gjithė librat qė bėjnė shumė bujė kėrkojnė tė lėnė pas njė pėrshtypje tė tillė, sikur tė ata tė jetė pėr vijuar horizonti mė i gjerė i shpirtit dhe zemrės dhe pėrreth diellit qė shkėlqen te ai duhet tė rrotullohet ēdo yjėsi e dukshme e sė tashmes dhe e se ardhmes. A nuk duhet, pėr tė njėjtin shkak pėr tė cilin libra tė tillė kanė efikasitet tė stėrmadh, t'i mungojė efikasiteti ēdo libri krejtėsisht shkencor? Nuk ėshtė ai i dėnuar tė jetojė i pėrvuajtur mes tė pėr vuajturish, qė mė nė fund tė kryqėzohet e tė mos ringjallėt kurrė mė? Ne krahasim me atė qė njerėzit e fesė parashtrojnė nga "dija" e tyre, nga shpirti i tyre "i shenjtė", gjithė tė ndershmit e shkencės a nuk janė "tė varfėr nė shpirt"? A mundet njė fe tė kėrkojė sakrifica mė tė mėdha, tė pėrjashtojė nga vetja egoistėt nė mėnyrė mė tė pamėshirshme nga sa bėn shkenca? Kėto e gjėra tė ngjashme me kėto dhe nė ēdo rast mė pak teatraliet do tė mund tė thoshim nėse do tė na duhej tė mbroheshim para besimtarėve, meqė ėshtė thuajse e pamundur tė mbrohesh pa pak teatralitet. Formės nese duhet tė flasim pak mė me ndershmėri: atėherė ne i lejojmė vetes njė liri qė ata nuk mund ta kuptojnė, as kur kjo ėshtė nė interesin e tyre. Tė zhduket pra kapuēi qė mbulon kreshmėn! Fytyra e pėrunjėsisė! Shumė mė tepėr e shumė mė mirė - kėshtu tingėllon e vėrteta jonė! Nėse shkenca nuk do tė ishte e lidhur me gėzimin e njohjes, me dobinė e asaj qė mėsohet, pėr ēfarė do tė na interesonte shkenca? Nėse pak besim, dashuri dhe shpresė nuk do ta drejtonte shpirtin tonė drejt njohjes, ēfarė do tė na shtynte vallė tė njihnim? Dhe nėse realisht te shkenca Uni nuk pėrfaqėson asgjė, Uni krijues dhe i lumtur, ēdo Unė i ndershėm dhe i zellshėm pėrfaqėson shumė nė republikėn e njerėzve tė shkencės. Nderimi i atyre qė na vlerėsojnė, gėzimi i atyre qė ne duam dhe nderojmė, ne disa rrethana lavdia dhe njė farė pavdekėsie e personit, kėto janė ēmimi personal i ēdo braktisjeje tė personalitetit, pėr tė mos zėnė nØė gojė kėtu perspektivat dhe shpėrblimet mė tė vogla, edhe pse, pikėrisht nga dashuria pėr to, mė tė shumtėt e njerėzve janė betuar pėr bindje ndaj ligjeve te kėsaj republike e nė pėrgjithėsi ndaj shkencės, dhe ende vazhdojnė tė betohen pėr besnikėri. Nėse ne nuk do tė kishim mbetur nė ndonjė farė mase njerėz jo shkencorė, ē'rėndėsi do tė kishte pėr ne shkenca? Duke i marre gjėrat tė gjitha sė bashku dhe duke i shprehur nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė plotė, mund tė themi: pėr njė krijesė krejtėsisht shkencorė njohja do tė ishte e parėndėsishme. Nga njerėzit e pėrshpirtshėm dhe nga besimtarėt ne na dallon jo cilėsia por sasia e besimit dhe e tė qenit tė pėrshpirtshėm: ne kėnaqemi me mė pak. Por, do te gėrthasin kėta, meqė qenkeni tė kėnaqur, hiquni pra si tė kėnaqur! Pėr ne ėshtė e lehtė tė pėrgjigjemi: "Nė tė vėrtetė, ne nuk bėjmė pjesė te tė pakėnaqurit. Po ju, meqė feja juaj ju bėn te lumtur, hiquni pra si tė lumtur! Fesė suaj i kanė shkaktuar gjithnjė dėm mė tė madh fytyrat tuaja sesa arsyet tona! Nėse mesazhi i gėzuar i Bibles suaj do tė ishte i shkruar mbi fytyrat tuaja, nuk do te kishit nevojė te kėrkonit me kaq ngulrn besimin tek autoriteti i kėtij libri, pasi fjalėt tuaja, veprimet tuaja do tė duhej ta nxirrnin vazhdimisht tė tepėrt Biblėn, njė Bibėl e re duhej tė lindte falė tyre! Kėshtu e tėrė apologjia juaj e krishtėrimit i ka rrėnjėt te jo-kristianizmi juaj. Me mbrojtjen qė i bėni ju po shkruani vetė dėnimin e saj. Por nėse dėshironi tė dilni nga kjo pamjaftueshmėri e juaja e kristianizmit, mbani parasysh pėrvojėn e dy mijė vjeēarėve, e cila e veshur nė formė modeste, tingėllon kėshtu: "nėse Krishti do tė kishte vėrtet si qėllim tė ēlironte botėn, a nuk ka dėshtuar nė pėrpjekjen e tij?"

    99.

    (Arratisja e letėrsisė nga realiteti-spjegim i pjesėrishėm)

    Poeti si tregues i sė ardhmes. - Gjithė forca e tepėrt poetike qė ekziston ende mes njerėzve tė sotėm dhe qė nuk shfrytėzohet pėr Paraqitjen e jetės, duhet t'i pėrkushtohej, as me shumė e as me pak, "Je qėllimi tė vetėm -jo tė vizatojė tė tashmen, jo tė ringjallė dhe tė poetizojė tė shkuarėn, por tė tregojė jetėn e sė ardhmes. Kjo jo nė kuptimin qė poeti, si njė ekonomist i mbushur plot me fantazi, tė sjellė me shpejt nė forme figurash njė gjendje mė tė favorshme tė popullit dhe tė shoqėrisė si dhe mundėsitė e saj. Por me shumė, ashtu si njėherė e njė kohė artistėt punonin mbi figurat e Zotave, ashtu duhet tė punojė poeti pėr tė shpikur njė pamje tė bukur tė njeriut dhe pėr tė gjetur ato raste nė tė cilat, nė mes tė botės sonė moderne dhe tė realitetit, pa asnjė armiqėsi apo sakrificė pėr to, tė bėhet i mundur shpirti i bukur dhe i madh, nė tė cilin ai, ende dhe sot, mund tė pėrfshihet nė gjendje harmonike dhe tė rregullta, t'i krijohet prej tyre mundėsia e shikimit, tė marre kohė dhe shembull, dhe kėshtu, duke bėrė qė ta imitijnė dhe ta kenė zili, tė ndihmojė pėr tė krijuar tė ardhmen. Poemat e poetėve tė tille do tė dalloheshin nga kjo, qė do tė dukeshin tė mbyllura dhe tė mbrojtura ndaj atmosferės dhe zjarrit tė pasioneve. Gabimi i pandreqshėm, shkatėrrimi i gjithė lirikės njerėzore, talljet dhe kėrcėllitja e dhėmbėve si dhe gjithēka qė ėshtė tragjike e komike nė sensin e vjetėr do tė konsiderohej, pranė kėtij arti tė ri, si njė shėmti e bezdisshme arkaike e figurės sė njeriut. Forca, mirėsia, ėmbėlsia, pastėrtia, njė masė e pavullnetshme e lindur te njerėzit dhe te veprimet e tyre, njė terren i rafshuar qė u jep kėmbėve ēlodhje e kėnaqėsi, njė qiell i ndritshėm i pasqyruar mbi fytyrat dhe mbi ngjarjet, dituria dhe arti te bashkuar nė njė njėsi tė re, shpirti qė bashkėjeton, pa fodullėk dhe xhelozi, me motrėn e tij, zemrėn dhe hijeshia e seriozitetit e tėrhequr nga kontrastet, jo nga padurimi i mosmarrėveshjes - gjithė kjo do tė ishte mbėshtjellja, e pėrgjithshmja, fundi i artė mbi tė cilin tani fisnikėria delikate e idealit tė mishėruar do tė vizatonte kuadrin e saktė, atė tė ngritjes njerėzore gjithnjė e mė lart. Duke u nisur nga Gėtja, shumė rrugė te ēojnė te kjo poezi e se ardhmes, por nevojiten pionierė tė mire dhe mbi tė gjitha njė fuqi tepėr me e madhe se ajo qė zotėrojnė poetėt e sotėm, apo pėrfaqėsuesit e paskrupuj te gjysėm shtazės, tė papjekurisė dhe tė shfrenimit, gjėra qė duhen ndėrruar me forcėn dhe me natyrėn.

    100.

    Muza si Pentelizea. - "Mė mirė tė vdesėsh se tė jesh njė grua qė nuk magjeps". Kur Muza arrin tė mendojė kėshtu, ėshtė pranė fundit tė artit tė saj. Por pėrfundimi mund tė jetė tragjedi ose komedi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 18-12-2004 mė 06:10

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  7. #77
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    PS: Si analist ekspert i letėrsisė, i filozofisė e shumė fushave tjera qė dukesh, unė kam njė pyetje tė thjeshtė pėr ty Sokol. "A ka arratisje tė realitetit te "Bagėti e Bujqėsi" nė kuadrin kombėtar? "Bagėti e Bujqėsi" a bėnė pjesė nė rrafshin e letėrsisiė? Po te Fishta a ka arratisje tė letėrisisė? Unė nuk kam tendencė ta ashpersojmė debatin por tė bisedojmė pa shkelur mbi ēdo gjė qė nuk na pėlqen, nė kėtė rast as Nietschen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 18-12-2004 mė 06:21

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #78
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pėrshendetje tė gjithėve !

    Doja tė pėrgėzoja amatorėt e Nietzsche dhe zellin qė ato kanė nė leximin e tij. Por ka diēka qė mė vret. Nė librin e tij tė madh (sipas Nietzsche "libri mė i madh i njerėzimit"), Kėshtu fliste Zarathustra, ai ka vėnė nėntitullin : "Njė libėr pėr tė gjithė dhe askėnd". Komenti i Heideggerit nė lidhje me kėtė frazė ėshtė ky :

    "Pėr tė gjithė", kjo nuk do tė thotė pėr ēdokėnd ēfarėdo, por pėr ēdo njeri tė tillė si njeri, pėr ēdokėnd tė marrė nė vetvete si tė tillė qė nė qenien e tij ai kthehet ndaj vetvetes i paharrueshėm.
    "Pėr askėnd", kjo nėnkupton pėr asnjė prej atyre njerėzve qė takohen ngado, qė dehen thjesht me pasazhe dhe fraza tė kėtij libri, dhe qė enden kuturu andej-kėndej nė gjuhėn e tij, nė vend qė tė vihen mbi udhėn e mendimit tė tij dhe, para sė gjithash, tė kthehen kėshtu problematikė ndaj vetvetes.

    Pėr tė kuptuar mė mirė Nietzschen dhe pėr tė mos rėnė pre e frazave tė tij tė ndezura (dhe shumėkush e ka provuar kėtė, pasiqė Nietzsche ėshtė kėnduesi i fuqisė, rinisė, forcės, instinktit, rrezikut, etj.), mirė ėshtė tė lexohen komentet e Heideggerit dhe Jaspersit nė lidhje me tė. Sepse ndryshe rrezikojmė qė frazat e Nietzsches t'i pėrdorim si hajmalia pėr tė shėruar ēdo gjė. Nietzsche ėshtė "filozofi" mė i rrezikshėm sepse ai ecėn nė tehun qė ndan barbarinė me njerėzimin. Ai ngelet "filozofi" i vrullit par excellence.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 18-12-2004 mė 08:43

  9. #79
    Eshte nje fenomen qe shume pak vete tregojne se njohin ketu ne forumin e filozofise (edhe tjeterkund nga pak). Shpesh postet qe nuk gjenerojne poste me vlere, apo qe injorohen, nuk kane vlerat per te cilat jane postuar. Mire do te ishte ta kuptonin te gjithe kete.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #80
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli [B
    "Habitem pse je lodhur te postosh , apo edhe perkthesh, gjithe keto shkrime kur per shkak te tyre Nice nuk konsiderohet si filozof i mirfillte.[/B]Nice nuk ka qene nihilist njehere, ai eshte perpjekur te gjeje nje "ilac" kunder nihilizmit.

    Shikoni nje kuotim te Nices: " Mbase njeriu duhet ti cmoje gjerat per ato qe jane e jo ti denoje per ato qe nuk mund te jene"

    Tregoni fytyren e tij reale nese doni te na prezantoni me te te pakten e jo te na postoni poezi qe i ka shkruar kur ka qene 20 vjec.
    Citim Postuar mė parė nga Highlander



    ... mirė ėshtė tė lexohen komentet e Heideggerit dhe Jaspersit nė lidhje me tė. Sepse ndryshe rrezikojmė qė frazat e Nietzsches t'i pėrdorim si hajmalia pėr tė shėruar ēdo gjė. Nietzsche ėshtė "filozofi" mė i rrezikshėm sepse ai ecėn nė tehun qė ndan barbarinė me njerėzimin. Ai ngelet "filozofi" i vrullit par excellence.
    Une vetem i vura ne spikamė kėto dy mendime! Le tė gjykoj secili sipas deshires: Ėshtė aspo s'eshtė Niēe Filozof? Kur ėshtė filozof e kur poet?

    Tema e ka titullin "Nietzsche filozof lirik".

    Sokol, unė nuk e kam hapur ketė temė per sulme reciproke, por pėr tė debatuar pėr Nietzsche - n.

    Jam i kėnaqur qė majat filozofėve tė e FSh e kuptojne Nietzsche-n. Dhe jo vetem kaq. Ato maja, pėr ato "gjėrat tjera qė i kuptojnė ngapak", kanė qenė tė ftuar nga ty Sokol tė shkruajnė tė Krizantema jote. Por ja qė ndonjėri nga "ata qė kuptojnė pak", nuk iu kanė pėrgjegjur ftesės tėnde, sepse as ato qė i shruajnė tjetėrkund s'e kanė profesion por kėnaqėsi dhe mu pėr kėtė shkruajnė aty ku ndihen mė sė miri pėr kėnaqėsinė e tyre! Une ndihem mire te FSH.

    Veē kesaj, unė kam thėnė njė herė qė nuk jam filozof, por e dua filozofinė. Kurrė s'kam thėnė qė jam adept i Nietzsches. Jam adept i sė bukures .
    A eshte ky sakrilegj?

    "Tregoni fytyren e tij reale (Nietzsche-s v. ime) nese doni te na prezantoni me te te pakten e jo te na postoni poezi qe i ka shkruar kur ka qene 20 vjec". - Sokoli.


    PS: Unė do pushoj derisa tė na tregosh ti Sokol fytyren e vėrtetė tė Filozofit lirik - Nietzsche.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 19-12-2004 mė 08:29

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Friedrich Nietzsche
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-02-2015, 17:13
  4. Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?
    Nga dionisi123 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 15:49
  5. Kundėr fesė
    Nga good devil nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •