Faleminderit fisnik!
Faleminderit fisnik!
Summertime, and the livin' is easy...
Friedrich Nietzsche
UDHĖTARI DHE HIJA E TIJ (I)
1.
Pėr tė zhgjėnjyerit nga filozofia. - Nėse ju deri tani keni besuar te vlera superiore e jetės dhe tani ndiheni tė zgėnjyer, mos duhet vallė tani ta hidhni poshtė me ēmimin mė tė ulėt atė?
2.
Tė bastarduarit. - Mund tė bastardohesh edhe nė lidhje me qartėsimin e ideve: sa pėshtirosėse bėhet atėherė tregėtia me personat e errėt, tė mjegullt, qė synojnė dhe paraqesin kėtė! Ēfarė efekti qesharak e nė tė njėjtėn kohė jo tė pastėr shkakton endja e tyre e pėrjetshme nė ajėr dhe gjuetia e tyre, gjithsesi pa arritur tė fluturojnė e tė kapin diēka!
3.
Tė dashuruarit me realitetin. - Ai qė mė nė fund e merr vesh sa shumė dhe sa gjatė e kanė tallur tė tjerėt, pėrqafon nga inati edhe realitetin mė tė urryer, nė mėnyrė tė tille qė duke e konsideruar rrjedhėn e botės nė kompleksitetin e saj, realiteti tė pėrfshijė gjatė tė gjitha kohėrave njerėzit mė tė mirė, sepse mė tė mirėt janė vėnė nė lojė gjithnjė dhe mė gjatė.
4.
Progresi i lirisė se shpirtit. - Nuk mund tė qartėsohet me mirė dallimi mes mendimit tė lirė tė dikurshėm e atij tė sotmit sesa duke kujtuaratė sentencė qė, pėr ta imagjinuar dhe formuluar, ishte e nevojshme gjithė trimėria e shekullit tė tetėmbėdhjetė dhe qė, sidoqoftė, e matur me mentalitetin e sotėm, shndėrrohet nė njė ēiltėrsi jo teė vullnetshme: dua tė them sentenca e Volterit: "Croyez-moi, mon ami, l'erreur aussi a son mérite". (Besomni, miku im, qė edhe gabimi e ka meritėn e vet).
5.
Njė mėkat i trashėguar i filozofėve. - Filozofėt, nė tėe gjitha kohėrat, kanė pėrvetėsuar sentencat e atyre qė studiojnė njerėzit (pra tė moralistėve) dhe i kanė bastarduar ato duke i marrė nė kuptimin absolut dhe duke dashur ta tregojnė si tė domosdoshme atė qė moralistėt e konsideronin vetėm si njė tregues tė pėrafėrt ose si njė tė vėrtetė tė pjesshme pėr njė fshat apo qytet gjatė rreth dhjetė vjetėve, dhe pikėrisht nga kjo filozofėt besonin se ishin ngritur mbi moralistėt. Kėshtu, si baza tė doktrinave tė ndrituara tė Shopenhauerit mbi vendin udhėheqės tė vullnetit ndaj intelektit, mbi pandryshueshmėrinė e karakterit, mbi karakterin negativ tė kėnaqėsisė (tė cilat tė gjitha, ashtu siē i kupton ai, janė gabime), gjenden fjalė te urta popullore, tė paraqitura nga moralistėt. Edhe vetė fjala "vullnet" qė Shopenhaueri ia pėrshtati pėrshkrimit tė pėrbashkėt tė shumė gjendjeve njerėzore dhe qė i futi njė te ēarė gjuhės, me pėrfitim tė madh pėr veten e tij nė cilėsinė e moralistit (meqė tani iu lejua te fliste pėr "vullnet" ashtu siē kishte folur Paskali), pra tashmė "vullneti" i Shopenhauerit u bė njė fatkeqėsi pėr shkencėn nė duart e autorit tė tij pėr shkak tė vrullit filozofik tė pėrgjithėsimit. Sepse ky vullnet u bė njė metaforė poetike ngaqė u pretendua se te gjitha gjėrat nė natyrė kanė njė vullnet. Sė fundi u abuzua duke bėrė me tė njė objektivitet tė rremė, me qėllimin qė te pėrdoret pėr tė gjitha llojet e ērregullimeve mistike, dhe te gjithė filozofėt e modeės e pėrsėrisin dhe duket tamam sikur e dinė qė teė gjitha gjėrat kanė njė vullnet, qė ky "njė-vullnet" ekziston (gjė e cila do tė thotė se, pas pėrshkrimit qė iu bė kėsaj "gjithēka ka njė vullnet", sigurisht njeriu dėshiron tė marrė djallin budalla pėr Zot).
6.
Kundėrfantazistėve. - Fantazisti mohon teė vėrtetėn para vetes, gėnjeshtari vetėm para tė tjerėve.
7.
Armiqėsorė ndaj dritės. - Njė njeri duhet ta ketė tė qartė se nuk e kuptojnė kurrė me pėrpikmėri kur mbėshtetet te e vėrteta, por gjithnjė nga e mundshmja dhe shkallėt e saj zbulohet, me gėzimin e hapur qė provon personi i mėsuar kėshtu, se sa shumė e preferojnė njerėzit pasigurinė e horizontit shpirtėror dhe se si ata, nė fund tė shpirtit tė tyre, e urrejnė tė vėrtetėn pėr arsye tė saktėsisė se saj. Mos kjo varet nga fakti se tė gjithė nė brendėsinė e tyre kanė frikė se drita e tė vėrtetės mund tė bjerė njė herė e mirė dhe shumė e forte mbi ta? Apo duan tė pėrfaqėsojnė diēka dhe kėshtu nuk duhet ditur me saktėsi se ēfarė janė ata realisht? Apo mos ndoshta ėshtė vetėm tmerri nga drita tepėr e qartė me tė cilėn nuk janė mėsuar shpirtrate tyre tė perėnduar dhe lehtėsisht tė verbueshėm prej lakuriqėsh nate shkaku qė e urrejnė atė?
8.
Skepticizmi i tė krishterėve. - Pilati, me pyetjen e tij: "ēfarė ėshtė e vėrteta?" sot nėnkuptohet me gjithė dėshirė si avokat i Krishtit, pėr tė hedhur dyshimin, nė dukje tė thjeshtė, mbi gjithēka qė njihet dhe qė mund tė njihet, dhe pėr tė ngritur kryqin mbi sfondin e tmerrshėm tė pamundėsisė sė dijes.
9.
*Ligj natyror* ėshtė njė fjalė supersticioze. - Nėse ju flisni me shumė entuziazėm pėr qėndrimin nė pėrputhje me ligjet e natyrės, ose duhet te pranoni se tė gjitha gjėrat natyrore caktojnė, me bindje tė lirė si subjekte tė vetės sė vet, njė ligj tė tyren (dhe nė kėtė rast ju admironi moralitetin e natyrės), ose e lini veten tė entuziazmoheni nga ideja e njė krijuesi mekanik, i cili ka ndėrtuar sahatin artistik, duke i vėnė brenda si zbukurime krijesat e gjalla. Nevoja nė natyrė bėhet me njerėzore me shprehjen " qėndrimin nė pėrputhje me ligjet" dhe ėshtė joshja e vetme ku arratiset fantazia mitologjike.
10.
Tė dhėnėt pas historisė. - Filozofėt e mbuluar me vello dhe ata qė nxijnė botėn, pra tė gjithė metafizikėt e kalibrit tė hollė apo tė trashė, goditen nga dhimbje nė sy, nė veshė dhe nė dhėmbė kur fillojnė tė dyshojnė se ka diēka tė vėrtetė tė thėnia se tashmė e gjithė filozofia ėshtė nė kompetencėn e historisė. Duhet t'i falim ata, pėr hir tė dhimbjeve qė kanė, edhe nėse hedhin gurė e papastėrti mbi kėdo qė flet kėshtu: por nė kėtė rast dhe pėr disa kohė edhe vetė doktrina e tyre mund tė bėhet e fėlliqur, meskine dhe tė humbė vlefshmėrinė.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
11.
Pesimisti i intelektit. - Kush ėshtė realisht i lirė nė shpirt do tė mendojė nė mėnyrė tė lirė edhe mbi shpirtin vetė dhe nuk do tia fshehė vetes se ekziston diēka e tmerrshme te burimet dhe te orientimi i tij. Prandaj tė tjerėt do ta pėrshkruajnė ndoshta si kundėrshtarin mė tė keq tė lirisė sė mendimit dhe do ta godasin me cilėsimin e urryerė tė frikshėm tė "pesimistit tė intelektit". E emėrtojnė kėdo ashtu siē janė mėsuar, jo duke u bazuar mbi forcėn dhe mbi virtytet e tij tė larta, por mbi atė qė iu duket e ēuditshme tek ai.
12.
Trastat e metafizikėve. - Tė gjithė atyre qė flasin me shumė mburrje pėr karakterin shkencor tė metafizikės sė tyre, nuk iu duhet pėrgjigjur. Mjafton t'i tėrheqėsh nga dengu qė mbajnė tė fshehur prapa shpinės, duke i turpėruar nė njė farė mėnyrė. Nėse arrin t'i ēlirosh, atėherė, nga qė skuqen nė fytyrė dalin nė dritė rezultatet e shkencės se tyre qė janė: njė Zot i dashur e i vogėl, njė pavdekėsi dashamirėse, ndoshta pak spiritizėm dhe, nėn ēdo rast, grumbulli konfuz i mjerimeve te mėkatarėve te varfėr dhe i krenarisė sė farisenjve.
13.
Dėmtim i mundshėm nga dituria. - Dobia qė sjell me vete kėrkimi i pakushtėzuar i sė vėrtetės, tregon se vazhdimisht dhe gjithnjė bashkė me te merren absolutisht edhe disa dėmtime tė lehta dhe tė rralla nga tė cilat disa duhet te vuajnė pėr shkak tė kėrkimeve tė tyre. Nuk mund tė shmanget qė kimisti eventualisht tė digjet apo tė helmohet gjatė kėrkimeve tė tij. Ajo qė vlen pėr kimistin vlen pėr gjithė kulturėn tonė: nga kjo, le ta themi kalimthi, rezulton qartė se sa shumė i duhet qytetėrimit tė parashikojė balsame pėr tė djegurat dhe tė kujdeset pėr ekzistencėn e vazhdueshme tė kundėrhelmeve.
14.
Nevoja filistenjsh. - Filisteu beson se mbi tė gjitha ka nevojė pėr njė copė te purpurt ose pėr njė turban metafizik dhe nuk do kurrsesi t'i heqė ato, edhe pse do tė dukej shumė mė pak qesharak pa kėtė stolisje.
15.
Tė flaktėt. - Nėpėrmjet gjithė atyre gjėrave qė tė flaktėt thonė nė favor tė Ungjillit tė tyre apo tė Mėsuesit tė tyre, ata mbrojnė vetveten, pėr sa kohė sillen si gjykatės (dhe jo si tė akuzuar), sepse atyre, nė mėnyrė tė pavullnetshme dhe pothuajse nė ēdo ēast, iua kujtojnė se ata janė pėrjashtime, tė cilat duhet tė legjitimohen.
16.
E mira tė shtyn drejtjetės. - Tė gjitha gjėrat e mira janė stimuj tė forte pėr jetėn, dhe po kėshtu ēdo libėr i mirė i shkruar kundėr jetės.
17.
Fati i historianit. - "Kur dėgjojmė qė flasin metafizikėt e mprehtė dhe kuvendarėt e njė bote tjetėr, sigurisht ne tė tjerėt ndiejmė se jemi te varfėr nė shpirt, por edhe se ėshtė e jona mbretėria bojė qielli e ndryshimit, me pranverėn dhe vjeshtėn, me verėn e dimrin, ndėrkohė qė e atyre ėshtė ajo botė e fshehur, me mjegullėn e saj tė pafundme gri e tė akullt dhe me hijet e saj". Kėshtu i fliste vetes njė njeri ndėrsa shėtiste nėn diellin e mėngjesit, njė njeri qė tė studimi i historisė shndėrron jo vetėm shpirtin por gjithnjė edhe zemrėn e tij, dhe ne kundėrshtim me metafizikėt ėshtė i lumtur qė strehon brenda vetes jo njė "shpirt te pavdekshėm" por"shumė shpirtėra tė vdekshėm".
18.
Tre lloje mendimtarėsh. - Ka burime minerale qė vėrshojnė, tė tjera qė gufojnė, tė tjera qė rrjedhin pikė-pikė; nė mėnyrė analoge, ka tre cilėsi mendimtarėsh. I padituri i ēmon sipas masės se ujit, njohėsi sipas pėrmbajtjes se ujit, ose sipas asaj qė tek ata pikėrisht nuk ėshtė ujė.
19.
Pamja e jetės. - Detyra pėr te pikturuar pamjen e jetės, pėr aq shpesh sa i janė vėnė poetė e filozofė, ėshtė sigurisht absurde: edhe mes duarve te mendimtarėve-piktorė meė tė mėdhenj kanė lindur gjithnjė vetėm copėza dhe kuadre tė vegjėl tė njė jete, apo me mire te jetės sė tyre - asgjė tjetėr nuk ėshtė e mundur. Ne atė qė ndryshon, njė gjė qė ndryshon nuk mund te pasqyrohet sikur tė ishte fikse dhe e pandryshueshme, sikur tė ishte "jeta".
20.
E vėrteta nuk pranon Zotėr tė tjerė pranė vetės. Besimi tek e vėrteta fillon me dyshimin mbi tė gjitha tė vėrtetat e besuara deri tani.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
21.
Mbi ē'gjė lipset qetėsi. - Kur flitet pėr mendimin e lirė si pėr me udhėtim tė rrezikshėm mes akujsh e detesh tė ngrirė, ata qė nuk dėshirojnė ta pėrshkojnė kėtė rrugė ndihen tė fyer, njėsoj sikur tė ishin qortuar pėr druajtjen e tyre dhe dobėsinė e gjunjėve. Gjėrat e vėshtira pėr tė cilat nuk ndihemi tė aftė, nuk duam qė tė pėrmenden para nesh.
22.
"Historia nė thelb". - Parodia mė serioze qė kam dėgjuar ndonjėherė ėshtė kjo: "Nė fillim ishte absurdi, dhe absurdi ishte pėr Zotin dhe Zoti (hyjnorja) ishte absurdi".
23.
I pashėrueshėm. - Njė idealist ėshtė i pandreqshėm nėse atė e vėrvit jashtė nga qielli i tij, ai krijon njė ideal me ferrin. E zhgėnjen dhe ja! Ai do tė pėrqafojė jo mė me pak pėrzemėrsi nga ē'pėrqafonte pak mė parė shpresėn e tij, zgjėnjimin e tij. Pėr arsye se kjo prirje e tij bėn pjesė te prirjet e mėdha tė pakurueshme tė natyrės njerėzore, ai mund te paraqesė raste tragjike dhe tė bėhet me vonė objekt tragjedish, tė cilat zhvillohen pikėrisht nė raport me atė qė ėshtė e pakurueshme, e pandryshueshme, e pashmangshme te lloji dhe te karakteri njerėzor.
24.
Duartrokitjet si vazhdim i spektaklit. - Sytė rrezatues dhe njė buzėqeshje dashamirėse janė lloji i duartrokitjes qė i kushtohet tė gjithė komedisė sė madhe tė botės dhe tė egzistencės, por njėkohėsisht janė njė komedi brenda komedisė, qė duhet te shtyjė spektatorėt e tjerė te thirrja: "duartrokisni o miq".
25.
Guxim nga mėrzitja. - Kush nuk e ka guximin qė veten dhe veprėn e tij ta quajė tė mėrzitshme, sigurisht nuk ėshtė njė shpirt i rangut tė parė, qoftė nė arte, qoftė nė shkenca. Njė shakaxhi, qė nė mėnyrė tė jashtėzakonshme mund tė jetė dhe njė mendimtar, duke hedhur njė vėshtrim mbi botėn dhe mbi historinė, do tė mund tė shtonte: "Zoti nuk e pati kėtė guxim, ai donte t'i bėnte dhe i bėri interesante tė gjitha gjėrat".
26.
Nga pėrvoja me intime e mendimtarit. - Asgjė nuk ėshtė mė e vėshtirė pėr njeriun se sa ta marrė njė gjė nė mėnyrė jopersonale, dua tė them qė tė shohė te ajo pikėrisht njė gjė dhe jo njė person, madje mund tė bėhet pyetja nėse a mundet njeriu nė pėrgjithėsi ta pezullojė edhe vetėm pėr njė ēast sahatin e instiktit tė tij si formues personash si imagjinues personash? Nėse ai ka te bėjė me mendime, qoftė edhe mė me abstraktėt, sillet sikur kėto tė ishin individė mė tė cilėt duhet luftuar, me tė cilėt duhet tė bashkohesh, tė cilėt duhen ruajtur, mikluar, ushqyer. Le tė shohim veten dhe le ta pėrgjojmė atė nė ato minuta ku dėgjojmė apo gjejmė njė fjali tė re pėr veten tonė. Ndoshta ne na vjen keq sepse ajo paraqitet tek ne kaq e lartėsuar, kaq autoritare. Nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme pyesim veten nėse nuk do te mund ta vinim mėnjanė njė fjali tė kundėrt si armike, nėse mund t'i mėsojmė asaj njė "ndoshta", njė "ndonjėherė", madje dhe fjala "ka tė ngjarė" na jep kėnaqėsi sepse mposht tiraninė, personalisht tėmėrzitshme, tė absolutes. Pėrkundrazi, kur kjo fjali e re paraqitet nė formė tė butė, tolerante, delikate, tė pėrulur, dhe nė njė farė mėnyrė bie nė krahėt e kundėrthėnies, tentojmė njė provė tjetėrtė sovranitetit tonė: si vallė tė mos i vijmė nė ndihmė kėsaj krijese tė dobėt, ta pėrkėdhelim e ta ushqejmė, t'i japim force, plotėsi dhe vėrtetėsi e madje edhe mos-kushtėzim? A mundemi tė sillemi nė mėnyrė atėrore apo kalorėsiake ose edhe simpatike kundrejt saj? Me pas ne shohim kėtu njė gjykim dhe atje njė gjykim tjetėr, larg nga njėri-tjetri, qė nuk kuptohen dhe nuk kėrkojnė qė tė afrohen. Atėherė na ngacmon ideja se kėtu na qenka njė martesė pėr t'u lidhur, njė pėrfundim pėr t'u nxjerrė, dhe themi se, nėse nga ky pėrfundim do tė na dalė ndonjė rrjedhim, do tė nderohen jo vetėm dy gjykimet e bashkuara ne njė martesė por edhe ai qė lidhi kėtė martesė. Por nėse as nėpėrmjet kokėfortėsisė e dashaligėsisė dhe as nėpėrmjet dashamirėsisė nuk mund tė marrim gjė nga kjo ide (nėse mbahet pėr tėvėrtetė) atėherė i nėshtrohemi dhe i bėjmė nderime si njė princi apo njė udhėheqėsi, i japim asaj njė fron nderi dhe nuk flasim pėr tė pa madhėshti e krenari, meqė shkėlqen nė shkėlqimin e saj. E gjen belaja atė qė kėrkon ta errėsojė. Por nėse mbėrrin njė ditė kur ajo na bėn tė na vrasė ndėrgjegja, atėherė vetė ne, "fabrikues mbretėrish" (Kingmakers) tė palodhur tė historisė sė shpirtit, e pėrzemė nga froni dhe ngremė aty me shpejtėsi kundėrshtaren e saj. Po tė mbahet parasysh kjo dhe tė mendohet akoma pak me tutje, atėherė sigurisht asnjėri nuk do te flasė mė pėr njė "instikt tė njohjes nė vetvete e pėr vete!"
Pėrse pra njeriu preferon tė vėrtetėn pėrballė jo tė vėrtetės, nė kėtė luftė tė fshehtė me mendimet-persona, ne kėto martesa mendimesh qė mė se shumti mbeten tė fshehura, nė kėtė krijim shtetesh mendimesh, nė kėtė edukim dhe asistencė dhėnė mendimeve njėsoj si fėmijėve, tė varfėrve dhe tė sėmurėve? Pėr te njėjtėn arsye pėr tė cilėn tani njeriu ushtron drejtėsinė nė marrėdhėniet e tij me personat realė: tani pėr zakon, trashėgimi dhe edukim, nė origjinė sepse e vėrteta, dhe poashtu e arsyeshmja dhe e drejta, ishin mė tė dobishme dhe mė nderuese se jo e vėrteta. Sepse nė mbretėrinė e mendimit fuqia dhe fama janė tė vėshtira pėr tu ruajtur nėse janė themeluar mbi gabimin dhe mbi gėnjeshtrėn; ndienja se njė ndėrtim i tillė njė ditė mund tė shembet ėshtė poshtėruese pėr ndėrgjegjen e ndėrtuesit, ai turpėrohet nga brishtėsia e materialit tė tij dhe, meqė i kushton me shumė rėndėsi vetes sė tij se gjithė pjesės tjetėr tė botes, nuk do tė donte tė bėnte gjėra qė tė mos kishin me shumė kohėzgjatje nga gjithė pjesa tjetėr e botes. Nė aspiratėn drejt tė vėrtetės ai pėrqafon besimin te pavdekshmėria personale, pra idenė me kryelartė dhe madhėshtore qė ekziston, tė bashkuar siē ėshtė me mendimin: "pereatmundus, dum egosalvussim!". Pėr tė vepra e tij ėshtė bėrė egoja e tij, ai e shndėrron veten e tij nė njė gjė tė pavdekshme, duke sfiduar gjithēka. Krenaria e tij e pallogaritshme do tė pėrdorė pėr veprėn e saj vetėm gurėt me tė mirė dhe mė tė fortė, pra ata tė vėrtetėt ose ata qė ai i konsideron tė vėrtetė. Me plot tė drejtė, nė tė gjitha kohėrat, krenaria ėshtė quajtur "vesi i tė diturve", dhe pa kėtė ves plot forcė impulsive, e vėrteta dhe vlera e saj mbi tokė do tė gjendeshin nė kushte tė mjerueshme. Tė fakti qė ne kemi frikė nga vetė mendimet, idetė, fjalėt tona, por gjithashtu nderojmė te ato vetėn tonė, u atribojmė atyre nė mėnyrė tė pavullnetshme forcėn e kompensimit tė vetes, tė shpėrfilljes, lavdėrimit e qortimit, te fakti se ne kėshtu sillemi me to si me persona tė lirė shpirtėrorė, si me fuqi tė pavarura, si tė barabartė me tė barabartėt, nė kėtė fakt i ka rrėnjėt fenomeni i ēuditshėm qė unė e kam quajtur "koshiencė intelektuale". Pra edhe kėtu, njė gjė morale, prej speciesh superiore, ka lulėzuar nga njė rrėnjė vulgare.
27.
Obskurantistėt. - Thelbėsorja nė artin e vėrtetė tė obskurantizmit nuk ėshtė fakti qė kėrkohet tė errėsohen kokat por qė kėrkohet tė ngjyroset me tė zezė pamja e botės, tė errėsohet ideja jonė e ekzistencės. Kėsaj i shėrben shpesh mjeti i ndalimit tė qartėsimit tė shpirtrave. Po ndonjėherė shfrytėzhet pikėrisht mjeti i kundėrt duke kėrkuar te shkaktojė nėpėrmjet pėrsosjes ekstreme tė intelektit ngopjen me frutat e tij. Kėta metafizikė tė hollė qė pėrgatisin skepticizmin dhe me mprehtėsinė e tyre ekstreme tė shpirtit nxisin drejt mosbesimit, drejt mprehtėsisė sė shpirtit, janė instrumenta te mira tė njė obskurantizmi me te hollė. Ndoshta na duhet ta pėrdorim madje dhe Kantin pėr kėtė qėllim? Se ai, sipas deklaratės sė vet famėkeqe, ka dashur, tė paktėn pėrkohėsisht, diēka tė ngjashme: tė hapė rrugėn drejt besimit duke i vėnė kufij dijes. Kėtė sigurisht nuk e arriti, as ai as ata qė e pasuan nė shtigje ujqish e dhelpėrash tė kėtij obskurantizmi shumė tė rafinuar e tė rrezikshėm, qė ėshtė mė i rrezikshmi nga tė gjithė, sepse arti i zi shfaqet kėtu i mbėshtjellė me dritė.
28.
Nga cili lloj filozofie prishet arti. - Nėse mjegullat e njė filozofie mistiko-metafizike arrijnė tė bėjnė tė papėrshkueshme tė gjitha fenomenet estetike, rrjedh qė kėta bėhen tė pavlerėsueshėm mes tyre, meqė secili nga ata ėshtė bėrė i pashpjegueshėm. Por nėse ata nuk mund tė krahasohen me mes tyre me qėllim vlerėsimin, atėherė si pėrfundim nis tė burojė njė mungesė e plotė e kritikės, njė moskokėēarje e verbėr, dhe nga kjo rrjedh njė zvogėlim ne rritje i shijimit artistik (i cili dallohet nga kėnaqėsia trashanike e nevojės vetėrm nė sajė tė njė shijeje dhe tė njė dallimi te rafinuar nė mėnyrė tė larte). Por sa me shumė zvogėlohet shijimi, aq mė shumė aspirata drejt artit shndėrrohet nė njė oreks vulgar, qė artisti kėrkon ta kėnaqė me njė ushqim gjithnjė e mė trashaman.
29.
Getsemanėve. - Gjėja mė e dhimbshme qė mendimtari mund tu thotė artistėve ėshtė kjo: "Nuk mund tėd rrini dot zgjuar njė orė me mua?".
30.
Nė tezgjah. - Nėse nga njėra anė pak njerėz gjejnė kėnaqėsi tė zgjidhja e nyjeve te gjėrave dhe tek ēbėrja e copės, nga ana tjetėr shumė njerėz (pėr shembull tė gjithė artistėt dhe gratė) punojnė gjithnjė pėr tė bėrė nyje dhe pėr t'i ngatėrruar ato, dhe pėr tė shndėrruar kėshtu tė kuptueshmen nė tė pakuptuarėn dhe mundėsisht nė tė pakuptueshmen. Ajo ēka rezulton prej kėsaj ėshtė njė pėlhurė e ngatėrruar qė do tė kėtė gjithnjė njė pamje po aq tė papastėr, sepse aty punojnė dhe tėrheqin fijet shumė duar.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
31.
Nė shkretirėn e shkencės Njeriut tė shkencės i shfaqen, gjatė atyre inkusioneve tė tij tė pėrvujtuar e tė lodhshme tė cilat shumė shpesh janė udhėtime nė shkretėtirė, ato mirazhet e shkėlqyeshme ajrore qė quhen sisteme filozofike. Kėta tregojnė si fare tė afėrt, me forcėn magjepsėse tė iluzionit, zgjidhjen e tė gjitha enigmave dhe pijen freskuese tė ujit tė vėrtetė tė jetės; zemra fėrgėllon, dhe i lodhuri tashmė prek pothuajse me buzė kufirin e ēdo durimi shkencor, tė ēdo vuajtjeje, dhe ne mėnyrė thuajse tė pavullnetshme shtyhet pėrpara. Sigurisht, natyra tė tjera ndalen si tė shushatura nga iluzioni i bukur dhe shkretėtira i gėlltit ato, ato vdesin nga shkenca. Edhe natyra tė tjera, qė shpesh kanė eksperimentuar ato ngushėllime subjektive, bėhen tė jet tė shkurajuara dhe mallkojnė shijen e kripės qė ato mirazhe lėnė nė gojė dhe nga ku rrjedh njė etje e tėrbuar derisa nuk i je afruar as edhe njė hap njė burimi ēfarėdo.
32.
Pretendimi "realitet i vėrtetė". - Poeti, kur pėrshkruan zanate tė veēantė, pėrshembull atė tė udhėheqėsit, tė endėsit tė mėndafshit, tė marinarit, duket sikur t'i njihte me rrėnjė kėto gjėra dhe sikur t'i dinte. Edhe nė shpjegimin e veprimeve dhe fateve njerėzore ai sillet sikur tė kishte qenė i pranishėm nė tjerrjen e gjithė rrjetės sė botės, kėshtu qė ai ėshtė njė mashtrues. Por, tė themi tė drejtėn, ai mashtron vetėm personat qė nuk dinė, dhe pėr kėtė arsye ai arrin qėllimit: kėta e lavdėrojnė pėr dijen e tij tė pastėr e tė thellė dhe pėrfundojnė duke krijuar iluzionin se ai i di realisht gjėrat po aq mirė sa dhe njohėsit dhe ekzekutuesit e veēantė, madje si vetė thurėsi i madh i botės. Pra mashtruesi se fundi ėshtė i sinqertė dhe beson tek vėrtetėsia e vet. Dhe njerėzit e ndjeshėm ia thonė edhe nė fytyrė se ai zotėron tė vėrtetėn dhe vėrtetėsinė mė tė lartė ngaqė ata janė pėrkohėsisht tė lodhur nga realiteti dhe e marrin ėndėrrėn poetike pėr njė prehje mirėbėrėse, pėr njė natė ēlodhjeje tė kokės e tė zemrės. Ajo qė kjo ėndėrr u tregon atyre, duket tani me e ēmuar, sepse, siē e thamė, pėrftojnė prej saj njė ndjesi mirėbėrėse, dhe njerėzit gjithnjė kanė menduar se ajo qė duket me e ēmuar ėshtė me e vėrteta, me realja. Poetėt, qė janė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė forcė tė tyren, veprojnė nė kėtė drejtim duke shpifur mbi atė qė zakonisht quhet realitet, dhe e shndėrrojnė atė nė tė pasigurtėn, nė aparentėn, nė tė papastrėn, nė njė gjė plot me mėkat, vuajtje, mashtrim, ata pėrdorin tė gjitha dyshimet mbi limitet e njohjes, tė gjitha tejkalimet e skepticizmit, pėr tė shtrirė mbi gjėrat vellon e pasigurisė, me qėllim qė nė vazhdim, pas kėtij errėsimi, mashtrimi dhe magjia e tyre e shpirtėrave tė interpretohet pa hezitim si rruga drejt "te vėrtetave te vėrteta", drejt "realiteteve reale".
33.
Tė duash tė jesh i drejtė dhe tė duash tė jesh gjykatės. - Shopenhaueri, njohja e madhe e tė cilit nė gjėrat njerėzore dhe tepėr njerėzore, kuptimi origjinal i tė cilit pėr faktet nuk u dėmtua pak nga lekura ngjyra-ngjyra e leopardit tė metafizikės se tij (e cila duhet hedhur tutje pėr tė zbuluar poshtė saj njė gjeni tė vėrtetė moralisti), Shopenhaueri pra bėn njė dallim me vend, mbi tė cilin ka mjaft mė tepėr tė drejtė nga sa vetė ka mundur tė pranojė edhe vetė: "vizioni i domosdoshmėrisė sė ashpėr tė veprimeve njerėzore ėshtė vija e kufirit qė ndan kokat filozofike nga tė tjerat". Vetė ai veproi kundėr kėtij gjykimi tė fortė, qė iu shfaq gjatė kohės sė tij, pėr shkak tė kėtij paragjykimi qė ende kishte tė pėrbashkėt me njerėzit moralė (jo me moralistėt) dhe qė ai e parashtron kėshtu, me plot pafajėsi e syqeltėsi: "Opinioni i vetėm dhe i vėrtetė mbi thelbin intim tė kompleksit tė gjėrave duhet tė jetė domosdoshmėrisht i lidhur me atė relativ nėpėrmjet domethėnies etike te veprimit njerėzor" - gjė qė pėrkundrazi, nuk ėshtė aspak "e domosdoshme", por ėshtė eleminuar madje nga ky pohim i nevojės se ngushtė tė veprimeve njerėzore, pra nga mungesa e pakushtėzuar e lirisė dhe papėrgjegjshmėrisė sė vullnetit. Pra kokat filozofike dallohen nga tė tjerat nga kjo, qė nuk besojnė tė domethėnia metafizike e moralit, dhe kjo mund tė formojė midis tyre njė humnerė, thellėsia dhe pakalueshmėria e se cilės mund tė japė disi njė ide qė kjo humnerė tani ekziston dhe ndaj saj ankohen shumė meqė ndan personat e "kulturuar" nga "injorantėt". Sigurisht, ende duhet tė konsiderohen si tė panevojshme disa porta shėrbimi qė "kokat filozofike", ashtu si vetė Shopenhaueri, i lanė tė hapura: asnjėra nuk tė shpie pėrjashta, nė ajrin e vullnetit tė lirė, ēdonjėra prej atyre, pėrmes se cilave deri tani ėshtė dalė jashtė, tregonte pėrsėri murin e fatalitetit nga reflekset e saj tė bronztė - ne jemi nė burg, vetėm mund tė ėndėrrojmė sikur jemi tė lire, jo tė bėhemi tė lirė. Qė kjo njohje nuk mund tė kundėrshtohet me gjatė e tregojnė sjelljet e dėshpėruara e tė pabesueshme si dhe pėrpėlitjet e atyre qė e sulmojnė dhe vazhdojnė luftėn kundėr saj.
Ata arsyetojnė pak a shumė kėshtu: "Pra asnjė njeri nuk qenka i pėrgjegjshėm? Ndėrsa gjithēka ėshtė plot faj dhe ndjenjė faji? Po dikush duhet tė jetė mėkatari. Nėse nuk ėshtė e mundur dhe nėse nuk lejohet me qė tė akuzohet e tė gjykohet individi, vala e mjerė e lojės sė domosdoshme tė valėve tė ndryshimit, e mire pra, vetė loja e valėve, ndryshimi, qoftė mėkatari: qoftė pra Zoti mėkatari dhe njeriu ēlirimtari i tij, historia e botes qoftė faj, dėnim i vetvetes e vetėvrasje! Kėshtu keqbėrėsi u bėftė gjykatės i vetvetes, dhe gjykatėsi u bėftė xhelati i vetvetes!". Ky krishtėrim i kthyer kokėposhtė (e ē'mund te jetė tjetėr kjo?), ėshtė dyluftimi i fundit ne luftėn mes doktrinės se moralitetit absolut dhe asaj te mungesės absolute tė lirisė, do tė ishte njė gjė e tmerrshme nėse do tė ishte me shumė se njė logjikė nazemadhe, mė shumė se njė gjest i shėmtuar i mendimit tė vėnė poshtė, thuajse gėrhama e vdekjes e zemrės se dėshpėruar apo tė etur pėr shpėtim tė cilės ēmenduri ai pėshpėrit: "Ja, ti je qengji qė mban mėkatet e Zotit". Gabimi qėndron jo vetėm tek ndjenja: "une jam pėrgjegjės" por dhe tek pohimi i kundėrt: "une nuk jam pėrgjegjės, por dikush duhet te jetė i tille". Pikėrisht kjo nuk ėshtė e vėrtetė: pra filozofi duhet tė thotė, ashtu si Krishti: "mos gjykoni!", dhe dallimi i fundit mes kokave filozofike dhe tė tjerave do tė ishte ky, qė tė parat duan te jenė te drejta, tė dytat duan tė jenė gjykatės.
34.
Sakrificė. - Ju mendoni se sakrifica na qenka karakteristikė e veprimit moral? Por vriteni pak mendjen, sikur nė tė gjitha veprimet e pėrmbushura me vetėdije te plotė, nė mė tė kėqiat si dhe nė mė tė mirat, tė mos ketė sakrificė.
35.
Kundėr inkuizitorėve tė moralit. - Duhet njohur me e mira dhe me e keqja qė njė njeri ėshtė ne gjendje te imagjinojė e te bėjė pėr te gjykuar sesa e forte ėshtė dhe ėshtė bėrė natyra e tij morale. Por ta eksperimentosh kėtė ėshtė e pamundur.
36.
Dhėmbi i gjarpėrit. - E ke apo nuk e ke njė dhėmb gjarpėri nuk mund ta dish para se dikush te ketė vėnė takėn mbi ty. Njė grua apo njė nėnė do te thoshte: para se dikush tė ketė vėnė takėn mbi tė dashurin apo fėmijėn tonė. Karakteri ynė pėrcaktohet me shumė nga mungesa e disa ngjarjeve nė jetėn tonė sesa nga ngjarjet qė i kemi jetuar.
37.
Mashtrimi ne dashuri. - Shumė gjėra nga e kaluara jonė harrohen dhe kėshtu shkarkohen nga kujtesa: kjo do tė thotė se duam qė pamja jonė, e cila ndriēon qė nga e shkuara, tė na mashtrojė, tė joshė fodullėkun tonė, dhe nė punojmė vazhdimisht pėr kėtė mashtrim tė vetės sonė. Edhe ju, qė flisni dhe krenoheni shumė pėr njė "harrim tė vetvetes nė dashuri", pėr "kalimin e unit nė njė person tjetėr", mendoni se kjo nė thelb ėshtė ndonjė gjė e ndryshme? Kėshtu thyhet pasqyra, shndėrrohet vetja nėpėrmjet mendimit nė njė person tjetėr qė admirohet, dhe shijohet mandej imazhi tjetėr i vetė unit, edhe pse quhet me emrin e njė personi tjetėr, dhe gjithė kjo ngjarje nuk ka na qenka njė mashtrim nė vetvete, njė egoizėm, o njerėz tė mrekullueshėm! Unė mendoj se ata qė i fshihen vetes ne tėrėsinė e tyre, kanė tė pėrbashkėt kėtė, se kryejnė njė vjedhje te thesari i njohjes, dhe prej kėtej rrjedh se nga cila prapėsi na bėn tė ruhemi motoja:"njih vetveten".
38.
Atij qė mohon kotėsinė e vet. - Kush mohon se ėshtė i kotė, ėshtė nė pėrgjithėsi i kotė nė formė kaq brutale saqė i mbyll instiktivisht sytė para kotėsisė me qėllim qė tė mos ndihet i detyruar tė pėrēmojė veten e vet.
39.
Pėrse budallenjtė bėhen kaq shpesh tė kėqij. Kundrejt vėrejtjeve tė kundėrshtarėve, ndaj atyre qė koka jonė ndihet shumė e dobėt, zemra jonė pėrgjigjet duke vėnė nė dyshim motivet e atyre vėrejtjeve.
40.
Arti i pėrjashtimeve morale. - Vetėm rrallė i duhet vėnė veshi njė arti qė tregon dhe nderon rastet e moralit qė bėjnė pėrjashtim, ato nė tė cilat e mira shndėrrohet nė tė keqe, dhe i padrejti bėhet i drejtė: pra njėsoj siē blihet ndonjėherė ndonjė gjė nga ciganėt por me frikėn se ata na kanė vjedhur shumė me tepėr nga sa kemi fituar ne duke blerė.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
Ah sikur Nietzsche te mos ishte nihilist....
Gjeniu i madh u zhgenjye nga jeta dhe njerezimi humbi nje mendje, mbase me te ndrituren qe ka ardhur ndonjehere.
Ai u zhgenjye nga njerezit, nga femrat dhe hoqi dore nga gjithēka.
Megjitheate librat e tij jane shume te bukur ...
Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.
40.
Arti i pėrjashtimeve morale. - Vetėm rrallė i duhet vėnė veshi njė arti qė tregon dhe nderon rastet e moralit qė bėjnė pėrjashtim, ato nė tė cilat e mira shndėrrohet nė tė keqe, dhe i padrejti bėhet i drejtė: pra njėsoj siē blihet ndonjėherė ndonjė gjė nga ciganėt por me frikėn se ata na kanė vjedhur shumė mė tepėr nga sa kemi fituar ne duke blerė.
41.
Tė shijosh e te mos shijosh helmet. - I vetmi argument vendimtar qė nė ēdo kohė ka frenuar njerėzit tė mos pinė helmin nuk ėshtė fakti se ai tė vret por fakti se ai ka shije tė keqe.
42.
Bota pa sensin e mėkatit. - Nėse do tė ishin pėrmbushur vetėm veprime qė nuk do tė shkaktonin njė ndėrgjegje tė keqe, bota njerėzore do tė kishte patur gjithmonė njė pamje mjaft tė ligė e prej batakēiu, por jo kaq shėndetligė e tė vajtueshme si tani. Nė tė gjitha kohėrat rrojtėn shumė tė liq pa ndėrgjegje, ndėrsa shumė tė mirėve e tė vlefshmėve iu mungon sensi i gėzuar i ndėrgjegjes sė mire.
43.
Tė ndėrgjegjshmit.- Ėshtė mė e rehatshme tė ndjekėsh ndėrgjegjen sesa arsyen, sepse ndėrgjegja gjen gjithmonė nė vetvete njė shfajėsim dhe njė ngushėllim pėr ēdo dėshtim. Pėr kėtė arsye ka gjithnjė kaq shumė te ndėrgjegjshėm kundrejt kaq pak njerėzve tė arsyeshėm.
44.
Mjete tė kundėrt pėr tė shmangur hidhėrimin. - Pėr disa temperamente ėshtė e dobishme ta shfrejnė me fjalė mėrzinė e tyre: ata ėmbėlsohen duke folur. Pėrkundrazi temperamente tė tjerė pikėrisht duke folur arrijnė nė njė gjendje hidhėrimi total: atyre iu duhet kėshilluar t'i gėlltisin disa gjėra- ngurtėsimi qė njerėz tė kėtij lloji i imponojnė vetės para armiqve ose superiorėve pėrmirėson karakterine tyre dhe pengon qė ai te bėhet tepėr i ashpėr apo i hidhur.
45.
Tė mos e marrėsh tepėr pėr zemėr. - Shtrimi me detyrim pėr tė qėndruar nė shtrat ėshtė jo i kėndshėm, por nuk ėshtė provė kundėr dobisė se kurės qė na detyroi tė rrimė nė shtrat. Njerėzit qė jetuan pėr njė kohė te gjatė jashtė vetes se tyre dhe me ne fund iu kthyen jetės se brendshme filozofike e dinė se ekziston dhe njė shtrim i shpirtit dhe i zemrės. Por ky nuk ėshtė njė argument kundėr mėnyrės sė jetesės tė zgjedhur nė pėrgjithėsi, por tregon se janė megjithatė tė nevojshme disa pėrjashtime tė vogla dhe disa renie qė vėrehen.
46.
Njerėzorja "gjė ne vetvete". - Gjėja qė hidhet me lehtė poshtė dhe po ashtu me e pathyeshmja ėshtė krenaria njerėzore sigurisht forca e saj rritet edhe falė plagėve qė merr dhe mund tė pėrfundojė duke u bėrė gjigande.
47.
Komikja e shumė punėtorėve. - Shumė njerėz punėtorė arrijnė me njė tepri sforcimesh ta krijojnė kohėn e tyre tė lirė, dhe pastaj nuk dinė tė bėjnė gjė tjetėr veēse tė numėrojnė orėt derisa ato tė kalojnė.
48.
Tė kesh shumė miq. - Kush ka shumė miq duhet te jetė njė njeri i mirė, por ndoshta nuk ėshtė mė i urti, edhe pse arrin pikėrisht atė qė synojnė tė urtėt me gjithė urtinė e tyre.
49.
Nė pasqyrėn e natyrės. - Nuk ėshtė pėrshkruar vallė me saktėsinė e mjaftueshme njė njeri kur dėgjohet tė thuhet se ai shkon me gjithė dėshirė mes fushave tė verdha me grurė tė lartė, qė preferon mė shumė nga tė tjerat ngjyrat e pyllit dhe lulet e vjeshtės qė po vdes e zverdhėlluar, sepse kėto ngjyra tregojnė diēka me tė bukur nga ajo qė mund tė bėjė natyra, qė ai nėn degėt e mėdha plot gjethe tė arrave ndihet si nė shtėpinė e tij, si mes njerėzve tė njė gjaku, qė ai provon gėzimin e tij mė tė madh nė mal, kur takohet me ata liqene tė vegjėl tė veēuar prej tė cilėve duket sikur vetmia vete e shikon me sytė e saj, qė ai e dashuron kėtė qetėsi tė hirtė tė perėndimit tė mjegullt e cila gjatė mbrėmjeve vjeshtore dhe tė fillim dimrit depėrton deri tek dritaret dhe pėshtjell ēdo zhurmė tė palėvizshme si me njė vello te kadifenjtė, qė ai e konsideron ēdo shkėmb tė hirtė si njė dėshmitar qė ka mbijetuar nga e shkuara, i etur pėr tė folur, dhe e nderon qė nga fėmijėria e tij, dhe se fundi, qė deti, me lėkurėn e tij tė lėvizshme prej gjarpėri dhe me bukurinė e tij prej kafshe grabitqare ėshtė dhe mbetet per te i huaj?
Po, diēka nga ky njeri sigurisht ėshtė pėrshkruar me kėto, por pasqyra e natyrės nuk thotė asgjė mbi faktin qė po ky njeri, me gjithė ndjeshmėrinė e tij idilike (dhe jo "pavarėsisht nga ajo"), mund te jetė edhe pa dashuri, kurnac e fodull. Horaci, qė merrte vesh nga kėto gjėra, ka vėnė ndienjėn mė tė ngrohtė pėr jetėn e fushės nė gojėn e nė shpirtin e njė fajdexhiu romak, me shprehjen e famshme: "beatus illequi procul negotiis".
50.
Fuqi pa fitore. - Njohja me e fortė (ajo e mungesės sė plotė tė lirisė se vullnetit njerėzor) ėshtė gjithsesi mė i varfėri i sukseseve, sepse ka gjithnjė kundėrshtarin mė tė fortė, krenarinė njerėzore.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
nicja gjithmone keq interpretohet
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 26-07-2004 mė 14:31
Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.
51.
Kėnaqėsi dhe gabim. - Njė njeri u bėhet mirėbėrės miqve te tij nė mėnyrė jo tė vullnetshme, me gjithė qenien e tij, njė tjetėr nė mėnyrė tė vullnetshme, por me veprime tė veēanta. Edhe pse i pari konsiderohet superior, vetėm i dyti ėshtė i lidhur me ndėrgjegjen e mirė dhe me kėnaqėsinė, me kėnaqėsinė e shenjtėrisė sė veprave, tė bazuar mbi besimin e karakterit tė vullnetshėm tė tė vepruarit mirė ose keq, ose mbi njė gabim.
52.
Ėshtė prej tė marrėsh tė bėsh padrejtėsi. - Njė padrejtėsi qė ne u kemi bėrė tė tjerėve ėshtė mjaft mė e rėndė pėr ta pėrballuar se padrejtėsia qė tė tjerėt na kanė bėrė ne (vėrej mirė: jo pikėrisht pėr arsye morale). Ai qė bėn ėshtė gjithnjė ai qė vuan, nėse e ka vėnė re vrarjen e ndėrgjegjes ose opinion qė ka ngritur kundėr tij shoqėria pėr shkak tė veprimit qė bėri dhe e ka izoluar. Pra, vetėm pėr tė mos humbur lumturinė tonė tė brendshme, apo dhe mirėqenien tonė, dhe duke e pėrjashtuar plotėsisht veten nga gjithēka siē urdhėrojnė feja dhe morali, duhet tė ruhemi mė shumė qė tė mos bėjmė padrejtėsi se sa tė mos pėsojmė padrejtėsi, sepse kjo gjėja e fundit ka me vete ngushėllimin e ndėrgjegjes sė mirė, shpresėn e hakmarrjes, tė dhemshurisė dhe tė miratimit nga tė drejtėt, madje nga gjithė shoqėria, e cila ka frikė nga ai qė bėn keq.
Nuk janė te paktė ata qė e njohin mashtrimin e fėlliqur qė e shndėrron dhe e shpėrndan ēdo padrejtėsi qė kanė kryer nė njė padrejtėsi gjoja tė pėsuar, qė iua kanė shkaktuar tė tjerėt, dhe ankohen qė t'iu kėrkohet e falur pėr atė qė ata vetė kanė bėrė, duke e shitur si tė drejtėn e jashtėzakonshme tė mbrojtjes legjitime, me qėllim qė, nė kėtė mėnyrė, ta mbajnė me lehtė peshėn e tyre.
53.
[b]Zili me ose pa fjalė[/]. - Zilia vulgare do te gėrthasė sapo shikon pulėn qė ajo ka zili e cila ka bėrė njė vezė-kėshtu ngushėllohet dhe bėhet mė e butė. Por ka dhe njė zili akoma mė tė thellė: rastin kur ajo bėhet si njė varr, dhe dėshiron qė ēdo gojė tė vuloset, gjithnjė e mė e tėrbuar pėrfaktin qė kjo nuk ndodh. Zilia e heshtur rritet duke heshtur.
54.
Inati si spiun. - Inati dėrrmon shpirtin dhe i nxjerr nė dritė edhe fundin. Pra, kur nuk ka ndonjė mėnyrė tjetėr pėr ta bėrė njė gjė tė qartė, duhet tė dimė t'i inatosim tė afėrmit tanė, partizanėt dhe kundėrshtarėt, pėr tė njohur nė thelb se ē'gjė bėjnė e mendojnė kundėr nesh.
55.
Mbrojtja ėshtė moralisht me e vėshtirė se sulmi. Lėvizja e vėrtetė prej heroi dhe mjeshtėri e njeriut tė mirė nuk konsiston nė sulmin ndaj njė kauze duke vazhduar ta dojė personin, por tek gjėja shumė mė e vėshtirė e mbrojtjes sė kauzės sė vet pa hidhėruar zemrėn e personit qė sulmon dhe pa dashur ta hidhėrojė atė. Shpata e sulmit ėshtė e pastėr dhe e gjerė, ajo e mbrojtjes zakonisht pėrfundon nė njė majė gjilpėrė.
56.
I ndershėm kundėr ndershmėrisė. - Ai qė nė publik ėshtė i ndershėm kundrejt vetės sė vet pėrfundon duke patur njė ide tjetėr pėr kėtė ndershmėri. Meqė ai e di tė pėr mirė se pėr ēfarė arsye ėshtė i ndershėm, e kupton se ėshtė e njėjta arsye pėr te cilėn dikush tjetėr preferon dukjen dhe shtirjen.
57.
Thėngjij tė ndezur. - Tė hedhėsh thėngjij tė ndezur mbi kokėn e njė tjetri zakonisht interpretohet keq dhe nuk tė ēon nė asnjė vend, sepse edhe tjetri e di se ka te drejtėn e tij dhe nga ana e vet ka menduar tė mbledhė thėngjij edhe pėr ty.
58.
Libra te rrezikshėm. - Dikush thotė: "uneė e dalloj nga efekti qė shkaktoi mbi mua: ky libeėr ėshtė i dėmshėm". Por prit pak, dhe ndoshta njė dite do te tregojė se pikėrisht ky liber i ka bėrė njė shėrbim tė madh duke nxjerrė nė shesh sėmundjen e fshehur e zemrės sė tij dhe duke e bėrė atė tė dukshme. Ndryshimi i opinioneve nuk ndryshon karakterin e njė njeriu (ose e ndryshon mjaft pak), por ai ndryshim ndriēon disa anė tė kostelacionit tė personalitetit tė tij, tė cilat deri tani, nė njė kostelacion tjetėr opinionesh, kishin mbetur tė errėta e tė panjohura.
59.
Dhemshuri hipokrite. Dikush shtiret si i dhemshur kur do tė tregojė se ėshtė ngritur mbi ndienjėn e armiqėsisė, por zakonisht mė kot. Nuk merret parasysh dhemshuria pa i shtuar fort atė ndienjė armiqėsie.
60.
Kundėrshtimi i hapur tė fiton shpesh zemrėn. - Nė ēastin kur dikush bėn publikisht tė njohur se mbron disa opinione apo njė doktrinė nė kundėrshtim me njė njeri tė madh apo me njė mjeshtėr, gjithė bota beson se ai e ka kapur me kėtė tė fundit. Pėrkundrazi, ndonjėherė pikėrisht atėherė ai pushon se pasuri inat atė, ai guxon tė paraqitet pėrkrah tij, dhe kėshtu ėshtė ēliruar nga tortura e xhelozisė se patreguar.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
61.
Tė shohėsh tė ndriēojė drita jote. - Nė gjendjen e errėsimeve tė shkaktuara nga turbullime, sėmundje, faje, ne shohim me dėshirė se shkėlqejmė ende pėr te tjerėt dhe se ata shohin te ne njė disk tė tartė hėnor. Nga kjo rrugė jo e drejpėrdrejtė ne marrim pjesė te kapaciteti ynė i tė ndriēuarit.
62.
Gėzim. - Gjarpėri qė na pickon, mendon se na shkakton dhimbje dhe gėzohet pėr kėtė - kafsha me e ulėt mund t'u shkaktojė dhimbje tė huajve. Por kur shokė tė largėt shkaktojnė dhimbje dhe gėzohen pėr kėtė, ky ėshtė privilegji mė i lartė pėr kafshėt mė tė larta, madje, edhe ndėrto, vetėm pėr ekzemplarėt me te stėrholluar - gjithashtu ky ėshtė njė njerėzillėk i rrallė; nga kjo kanė dalė filozofėt, tė cilėt e kanė mohuar gėzimin.
63.
Barre e vonuar. - Ata qė janė pranė pėrfundimit tė punėve dhe veprave e tyre, nuk e dinė se pas kėsaj zakonisht vijnė shumė vėrdallė bashkė me barrėn e tyre, si pėr tė treguar me kėtė vonesė se fėmijėt e tyre nuk lindin nga rastėsia.
64.
Tė pamėshirshėm nga mendjelehtėsia. - Drejtėsia ėshtė shpesh pretekst i dobėsisė, dhe ky mendim mbahet si i drejtė, por njerėzit e dobėt ndonjė herė, ngaqė synojnė rregullin, sillen hapur nė mėnyrė tė padrejtė dhe tė ngurtė qė tė lėnė pėrshtypjen se janė tė forte.
65.
Poshtėrim. - Nė njė thes qė i dhurojnė, njeriut i duket se me pėrfitimin merr edhe njė grimcė poshtėrimi, kėshtu qė ai i tharton edhe njė herė turinjtė qė loja tė dalė mire.
66.
Cilin nga tempujt e vet, nė tė cilėt nderohet pamja e tij, do te mund te jepte Herostrati pėr t'i vėnė zjarrin.
67.
Bota e zvogėlimit. - Fakti qė gjithēka qė ėshtė e dobėt dhe qė ka nevojė pėr ndihmė te flet nė shpirt, sjell zakonin qė nė tė gjithė ta pėrshkruajmė atė qė na flet nė shpirt me fjalė zvogėluese dhe ėmbėlsuese, duke e bėrė atė gjė tė dobėt dhe qė kėrkon ndihmė, pėr shkak te ndjenjės sonė.
68.
Cilėsi tė kėqija tė mėshirės. - Mėshira ka si shoqe njė paturpėsi tė veēantė, sepse duke dashur tė ndihmojė me ēdo kusht, nuk merret as me ilaēet as me llojin dhe shkaqet e sėmundjes, por abuzon me guxim mbi shėndetin dhe emrin e pacientit te saj.
69.
Pafytyrėsi. - Ekziston edhe njė pafytyrėsi ndaj veprave. T'i imitosh dhe tė pėrzihesh qysh i ri me veprat mė tė ndritura tė tė gjitha kohėrave, duke i trajtuar ato nė konfidencė me "ti", tregon njė mungesė tė plotė fytyre. Tė tjerė njerėz janė tė pafytyrė vetėm nga injoranca, nuk dinė se me kė kanė tė bėjnė, dhe jo rrallė ky ėshtė rasti i filozofėve te rinj e te vjetėr nė lidhje me veprat e grekėve.
70.
Vullneti turpėrohet nga intelekti. - Me ftohtėsi tė plotė ne bėjmė projekte tė arsyeshme kundėr pasioneve tona, por pastaj bėjnė gabimet mė trashanike kundėr kėtyre projekteve, sepse shpesh, ne ēastin kur plani duhet tė realizohet, kemi turp nga ajo ftohtėsi dhe nga ajo maturi me tė cilėn e kemi hartuar. Dhe kėshtu bėjmė pikėrisht atė qė nuk ėshtė e arsyeshme, pėr shkak tė kėtij lloji bujarie krenare qė sjell me vete ēdo pasion.
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
Krijoni Kontakt