Lum si Nicja qe paska qene i destinuar te keqkuptohet.
Lum si Nicja qe paska qene i destinuar te keqkuptohet.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Me aq durim sa pata u mundova te lexoj pjese-pjese gjithe ket mal qe ke shkrujtur !
Nuk te kuptova ku do me dale?
Mire NICJA eshte i pa kuptueshem, po ti, qe po mban anen e kritikeve te tij pse s'po na behesh tokesor?
lidhur me nje dy rreshta qe ke shkrujt;
1)-njeriu nuk eshte qellim ne vetvete por tranzicion dhe perendim.(sipas nices)
TI,ke noj teori tjeter?
2)- Bota duhet te jete vazhdimisht ne lufte, paqja dhe kur te jete duhet te jete sa me e shkurter dhe duhet ti shebeje parapergatitjes se nje lufte.
(ketu ideja eshte qe nje rrace duhet te mbizoteroje dhe te tjerat duhet ti sherbejne asaj rrace)
ME THUJ TI, nuk ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhi keshtu dhe tani???
nese Hitleri, ishte misherimi i atij c'ka do te thote NICJA, dhe donte te bente boten te tij me nje te rene te "lapsit",po vende te tjera s'e kane sot kete synim duke u fhehur nen justifikime shpesh te deshtuara???
NJERIU ESHTE KAFSHE HIPOKRITE... (mos e harro)
kaq per sot se u lodha....
Te thuash qe NIETZSCHE eshte filozof lirik duhet te kesh shume argumenta per te kundershtuar apo hedhur poshte shume shprehje te tij qe tingellojne aktuale dhe sot e gjithe diten.
AI ka nje mal me thenie.
Nje nga nje, TI, qe ke marre kete "mision"te pa pertueshem mund te behesh me i qarte dhe t'na tregosh se ku "calojne" shprehjet e tij.
ps. mos na ler t'vdesim injorante......
... me sa m'kujtohet
Nje thenie tjeter; Qe nga krimbi deri tek njeriu ekziston VULLNETI PER PUSHTET.
Keshtu dhe prifterinjte, shikojne tu rritet PUSHTETI I TYRE, kur predikojne ne emer te "zotit". E meqe zoti nuk ekziston, atehere, TI, do i puthesh doren priftit, do i perulesh hoxhes, e me the te thash....
Mos harro shprehjen; U BEFTE VULLNETI YT...
Ti duhet te heqesh dore nga vullneti yt per ta lene ate ne dore te nje fuqie te "mbinatyrshme"
tjeter; O DELET E PERENDISE....
Feja per te sunduar mbi njerzit me pare i semur ato.
Nuk eshte e rastit qe shtesat e shtrembera,te keqformuara, plebejte jane ato qe besojne me shume.
KA KALUAR SHUME NGA KRIMBI DERI TE NJERIU, POR MBETET ENDE SHUME TE NJERIU, PREJ KRIMBIT...
me pelqet ta perseris; NJERIU ESHTE KAFSHE HIPOKRITE....
Gabriel po ti c'je? Engjell?Postuar mė parė nga gabriel
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Gabriel,
Boll hape libra per te cituar. C'do dite, na gjen nga 3 citime te reja. Sick of it, I tell you, just sick of it!!![]()
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Ka kohë që nuk iu kam kushtohem forumit shqiptar.
Sonte deshta të shikoj se çfarë po ngjet me temën mbi Niçen dhe vërejta që qenka bërë kryetemë. Kjo më bëri përshtypje të mirë dhe më obligoi të gjejë edhe diçka që demanton kundërshtarët e tij, sidomos ata që padejtësisht ia ngarkojnë në shpinë respektin [b]që Niçe paska pasur për Hitlerin!!! Ishte motra e tij që ushqente këtë respekt! Niçe jo. Si do qoftë, Niçe për së gjalli pati shumë kundërshtarë, por nuk i përfilli, prandaj i mundi. Edhe për së vdekuri, ai ka dalur me qindëra herë fitues kundër atyre kritkëve që asnjëherë s'ia kanë lexuar librat, por janë mburrë apo janë tallur me té duke ia cituar ndonjë sentecë: herë të adaptuar herë të deformuar apo keqinterpretuar për nevoja personale e për momente të caktuara.
Konsideroj se duhet ta lëmë pakëz Niçen të na i spjegojë shkrimet e tij!
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 22:01
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
Friedrich Nietzsche
Der Wanderer und sein Schatten (1880)
Shqip: "UDHĖTARI DHE HIJA E TIJ"
PARATHENIE
Mts: Kėshtu tregoi Friedrich Nietzsche
1.
Duhet te flasėsh kur nuk hesht dot me, dhe te flasėsh vetėm pėr atė qė ėshtė kapėrcyer; gjithė sa mbeten janė fjalė, "letėrsi", mungesė disiplinė. Shkrimet e mia flasin vetėm pėr fitoret e mia: ne to jam "une", me gjithė atė qė kisha armik, "ego ipsissimus", madje, nėse me lejohet njė shprehje me krenare, "ego ipsissimum". Merret me mend qė unė kam tashmė shumė gjėra poshtė meje... Por gjithnjė ėshtė dashur kohė, shėndet, largėsi, distance, para se te zgjohej tek
Mua shija pėr tė zhveshur, pėr tė shfrytėzuar, pėr tė qartėsuar, pe rte "paraqitur" apo si mund ta themi tjetėr, diēka qė une e kam jetuar dhe lėnė prapa, njė fatalitet tė cilit doja t'i hiqja vellon pėr ta njohur. Nė kėtė kuptim tė gjitha shkrimet e mia, me njė pėrjashtimtė vetėm qė ėshtė veē kėsaj dhe thelbėsor, duhet te mbajnė njė date te mėparshme, ato flasin gjithnjė pėrgjėra qėjanė "pastyre". Madje disa shkrime, si tre "Konsideratat Joaktuale" tė para, duhet te mbajnė data mjaft me te mėparshme se njė epokėehershme ne te cilėn lindi dhe u jetua prej meje njė liber i botuar me pare se ato (ne kėtė rast bėhet fjalė pėr "Lindjen e tragjedisė", siē nuk mund t'i shpėtojė njė vėzhguesi dhe krahasuesi tė hollė). Ky shpėrthim inati kundėr gjermanizmit fals, trashamanėsisė dhe horrllėkut tė gjuhės se David Shtrausit plak, pra pėrmbajtja e "Joaktuales" se pare, m'i lehtėsoi ndjenjat qė kisha ushqyer me pėrpara pėr njė kohė te gjatė, kur isha student, ne mes te kulturės gjermane dhe filisteizmit te kulturės (unė pretendoj pėr atėsinė e ketij termi, "filisteizėm i kulturės", shumė i pėrdorur e i keqpėrdorur sot), dhe atė qė kam thėnė kundėr "sėmundjes historike", e kam thėnė si njė njeri qė ishte shėruar me lodhje dhe ngadalėsi prej saj dhe qė nuk kishte as pak ndėrmend tė hiqte dorė qė sot e tutje nga "historia" vetėm sepse njė herė e njė kohė kishte vuajtur prej saj. Mė vonė, kur shpreha nderimin tek "Konsiderata Joaktuale" e tretė pėr mėsuesin tim te pare dhe te vetėm, pėr te madhin Artur Shopenhauer (sot do te mund ta shprehja mė me forcė dhe nė mėnyrė mė personale kėtė), ndodhesha me gjithė qenien time mes skepticizmit dhe kalbjes moralistike, ose, po aq nė mes tė kritikės sa dhe tė thellimit tė ēdo pesimizmi ekzistues, dhe atėherė "nuk ia kisha mė besėn asgjėje" siē thonė njerėzit e rėndomtė, madje as Shopenhauerit. Pikėrisht nė atė kohė hartova njė shkrim tė vogėl qė e mbajta sekret: "mbi tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn nė sensin jashtėmoral". Madje dhe ligjėrata ime triumfuese dhe solemne pėr nder te Rikard Vagnerit, me rastin e festave te tij ngadhnjyese nė Bajrojt me 1876-ėn (Bajrojt ėshtė fitorja me e madhe qė njė artist mund te arrijė ndonjėherė), njė vepėr qė mban brenda saj paraqitjen mė tė fortė tė aktualitetit, ishte, nė thelbin e mendimit tim, njė akt homazhi dhe mirėnjohjeje ndaj njė copėze nga e kaluara ime, ndaj detit mė tė qetė e tė bukur, por dhe mė tė rrezikshėm, ndaj udhėtimit tim, dhe nė tė vėrtetė ishte njė largim, njė ndarje. (Mos vallė edhe vetė R. Ėagneri u ngatėrrua mbi kėtė rast? Nuk besoj. Pėr sa kohė ndien ende dashuri, sigurisht nuk vizatohen pamje tė tilla, nuk "e konsideron veten" ende, nuk pozicionohesh kėshtu nė largėsi, siē duhet tė bėjė ai qė e mban veten parasysh. "Pėr tė vėnė re njė gjė ėshtė i nevojshėm njė antagonizėm misterioz, ai i kryqėzimit tė vėshtrimeve" -thuhet nė shkrimin e pėrmendur, me njė shprehje tradhėtare e melankonike tė
destinuar ndoshta vetėm pėr pak veshė). Qetėsia e nevojshme pėr tė folur pėr vitet e gjatė tė ndėrmjetėm tė vetmisė intime dhe tė mungesave mė erdhi vetėm me librin "Njerėzor, tepėr njerėzor", tė cilit duhet t'i jetė kushtuar dhe kjo fjalė e dytė e parathėnies dhe shoqėrimit. Pėrmbi atė, ashtu si pėrmbi njė liber "pėr shpirtrat e lire", ēlirohet diēka nga ftohtėsia thuajse e qetė dhe kurioze e psikologut, i cili ne mėnyrė retrospektive, riharton pėr veten e vet njė sasi gjėrash te dhimbshme qė ai i ka poshtė vetės, pas vetės, dhe si ta themi, i mbėrthen ato me njė gjilpėrė. Ēfarė mrekullie nėse gjatė njė pune kaq tė hollė dhe delikate rrjedh sigurisht edhe pak gjak, nėse psikologut i mbetet nga kjo punė pak gjak nėpėr gishta, dhe jo gjithmonė vetėm nėpėr gishta!...
vazhdon...
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
2.
Opinionet dhe sentencat e pėrziera, pėrfshi "Udhėtari dhe hija e tij", u botuan fillimisht vetėm si njė vazhdimėsi dhe shtojcė e te sipėrpėrmendurit "Njerėzor, tepėr njerėzor", "librit pėr shpirtra tė lire", dhe nė tė njėjtėn kohė si ndjekje dhe dyfishim i njė kure shpirtėrore, i njė trajtimi antiromantik tė vetės, tė cilin e kishte gjetur dhe krijuar instinkti im qė kishte mbetur i shėndetshėm, kundėr njė sėmundjeje te pėrkohshme te formės mė tė rrezikshme tė romanticizmit. Tani, pas gjashtė vjetėsh shėrimi, shkrimet e sipėrpėrmendura, tė unifikuara si volumi i dytė i "Njerėzor, tepėr njerėzor" mundet qė tė pėlqehen. Ndoshta ata, tė konsideruar tė gjithė sė bashku, e mėsojnė doktrinėn e tyre mė fort e mė qartė njė doktrinė shėndeti, qė mund tu rekomandohet natyrave mė shpirėrore tė brezit qė po rritet sot, si njė "disciplina voluntaris". Kėtu flet njė pesimist qė ka dalė shpesh jashtė lėkurės se tij por gjithnjė ėshtė kthyer pėrsėri aty, pra njė pesimist me njė vullnet tė mirė pesimizmi, por si do qoftė jo mė njė romantik. Si? Njė shpirt qė merr vesh nga kjo aftėsi prej gjarpėri, nga ndėrrimi i lėkurės, nuk mund tu dhėnka njė mėsim pesimistėve te ditėve te sotme, te cilėt qė te gjithė ndodhen ende nėn rrezikun e romanticizmit? Dhe te paktėn tu tregojė atyre sesi bėhet kjo?
3.
Nė tė vėrtetė atėherė ishte koha e pėrshtatshme pėr t'u ndarė; prova pėr kėtė me erdhi menjėherė me pas. Richard Wagner-i, nė dukje mė ngadhėnjimtari, por ne realitet njė romantik i kalbur e i dėshpėruar, u fundos befas, u thye nė mėnyrė tė pandreqshme para kryqit tė Krishtit... Asnjė gjerman nuk pati atėherė sy nė balle dhe mėshirė nė ndėrgjegje pėr kėtė spektakėl tė tmerrshėm? Unė duhet tė isha i vetmi qė tė vuaja prej tij? Mjaft, kjo ngjarje qė nuk e prisja me ra si njė vetėtimė qartėsie mbi vendin qė e kisha braktisur, pastaj edhe ai terror i mėvonshėm qė ndien kushdo qė ka kaluar nė mėnyrė tė pavetėdijshme njė rrezik tė madh. Kur vazhdova rrugėn i vetėm, dridhesha. Nuk kaloi shumė kohė dhe u sėmura, mė shumė se u sėmura, u dėrrmova nga zhgjėnjimi i patolerueshėm ndaj gjithēkaje qė ne njerėzve moderne na ka mbetur pėr tu entuziazmuar; ndaj forcės, ndaj punės, ndaj shpresės, ndaj rinisė, ndaj dashurisė sė derdhur pa hesap nė ēdo vend. U lodha nga neveria pėr gjithēka tė feminizuar dhe tė padisiplinuar nė mėnyrė tė egzaltueshme te ky romanticizėm, nga gjithė gėnjeshtra idealiste dhe squllja e ndėrgjegjes, qė kėtu kishte korrur njė fitore me shumė mbi njė nga mė tė zotėt. Pėrfundimisht u lodha sidomos nga trishtimi pėr njė dyshim te pamėshirshėm, pėr dyshimin se unė, pas kėtij zhgėnjimi, do tė isha i dėnuar tė mos besoja akoma mė thellė, tė pėrēmoja akoma mė thellė dhe tė isha mė i vetmuar se mė parė. Ku kishte shkuar detyra ime? Si? A nuk me dukej vallė se detyra ime po largohej nga mua, se pėr njė kohė te gjatė unė nuk do tė kisha me asnjė tė drejtė mbi tė? Ē'tė bėja pėr tė pėrballuar kėtė privim tė madh?
E fillova duke i ndaluar vetės, krejtėsisht e sistematikisht, ēdo lloj muzike romantike, kėtė art ekuivok, mburravec dhe mbytės qė e privon shpirtin nga qartėsia dhe gėzimi i vet dhe qė bėn tė gėlojė ēdo lloj dėshire e errėt, ēdo lloj aspirate sfungjeroze. "Cave musicam" ėshtė ende dhe sot kėshilla ime pėr tė gjithė ata qė janė mjaft burrėrorė pėr tė qėndruar teė pastėr ne gjėrat e shpirtit. Njė muzikė e tillė tė lodh nervat, tė flashk, tė feminizon, "feminizmi i pėrjetshėm" i saj tė tėrheq - pėr poshtė! Kundėr muzikės romantike u drejtua atėherė dyshimi im i parė, masa ime e parė paraprake. Dhe nėse nė pėrgjithėsi unė ende shpresoja diēka nga muzika, shpresoja duke pritur qė tė vinte njė muzikant i guximshėm, i hollė, i lig, nga viset e jugut, qė gufonte nga shėndeti, pėr t'u hakmarrė mbi kėtė muzike nė mėnyrė tė pavdekshme.
vazhdon...
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
E fillova duke i ndaluar vetės, krejtėsisht e sistematikisht, ēdo lloj muzike romantike, kėtė art ekuivok, mburravec dhe mbytės qė e privon shpirtin nga qartėsia dhe gėzimi i vet...
A nuk ėshtė e vėrtetė qė muzika romantike dhe gjithaēka qė quhet romantike e deformon realitetin? Ku mbetet UNI nėse iu nėnshtrohet tekave tė gjėrave romantike?
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
Krijoni Kontakt