VULLNETI PER PUSHTET
Ndoshta, une e di me mire se kushdo, perse njeriu eshte kafsha e vetme qe qesh: vetem ai vuan aq shume, sa i duhet te shpike te qeshurit. Kafsha me e mjere dhe me e trishtuar eshte, dhe duhet te jete, ajo qe qesh me shume se te gjitha.
* * *
Miqte e mi, na takoi qe te rini nje fat i ashper. Kemi vuajtur nga rinia jone si nga nje semundje e rende. Kjo qe pasoje e kohes ne te cilen lindem, kohe e dekadences se madhe te brendsbme, e dekompozimit,qe me gjithe pa aftesine dhe forcat e tij, vepron kunder shpirtit te rinise.
Shkaterrimi dhe pasiguria jane karakteristikat e kesaj kohe:
asgje nuk bazohet ne baza e besim te shendoshe. Jetohet per te nesermen, sepse e pasnesermja eshte e dyshimte.
* * *
Objektivitet do te thote mungese personaliteti, mungese vuilneti, paaftesi per te dashuruar
* * *
Gjendja e natyres eshe e frikshme, njeriu eshte nie kafsha grabitqare; civilizimi yne eshie triumfi mbi kete natyre grabitqare.
Voleteri
* * *
"Tout comprendre c ‘est tout pardonner"(1), - jane tė dobetit e per me teper te diziluzionuarit: ne se ka ne teresi diēka per te falur, ka gjithashtu no teresi diēka per te percmuar. Eshte filozofia e diziluzionit...
* * *
nuk jane akoma asgje d.m.th. jane pak nga te gjitha. Do te behen diēka, d.m.th. do te pushojne se qem pak nga te gjitha.
* * *
Nihilizmi ka dy drejtime:
A) Nihilizmi i ciii ndjek forcen e rritur to shpirtit, - nihilizmi aktiv.
B) Nihilizmi si renie dhe regres i forces se shpirtit, - nihilizmi pasiv.
* * *
E kemi me vonese kurajen t’i pohojme vetes te verteten. Vetem para pak kohe i pohova vetes, qe kam qene deri tani thellesisht nihilist; energjia dhe radikalizmi me to cilin kam shkuar perpara si nihilist, me ka gabuar mbi kete fakt thelbesor.
* * *
Pesimizni modem eshte shprehje e padobise se botes moderne, jo e botes dhe egzistences.
* * *
cfare avantazhesh ofronte hipoteza morale kristiane?
1. (fr) Kush i kupton te gjitha i fal te gjitha
***
Ajo i jepte njeriut njė vlere absolute, nė kundershtim me vogėlsine dhe rastesine e tij, ne lumin e asaj qė vjen e zhduket.
Ajo pengonte qė njeriu tė vetėperbuzej si njeri, qė te ngrihej kunder jetes, qe te deshperohej nga njohja; ishte nje mjet konservimi
Se fundi morali ishte nje antidot i fuqishźm, kunder niliilizmit praktik dhe teorik.
* * *
Ka ardhur koha ne tė cilėn, ne duhet te paguajme shtrenjte, qe kemi qene kristiane per 2000 vjet, humbim ekuilibrin qė na bėnte te jetonim, per nje fare kohe nuk dime ku te drejtohemi.
* * *
Perderisa ne besojmė moralin, ne denojme ekzistencen.
* * *
Sėmundjet, veēanerisht semundjet e nervave dhe to kokes, jane tregues se mungon forca mbrojtese e natyres se forte.
* * *
Kush eshte i varfer me jete, i dobeti, e varferon akoma me teper jeten, kush eshte i pasur me jete, i forti, e pasuron. I pari eshte nje parazit, i te dytit
* * *
Ekzistojne dy pika nisje te dehjes : p1otesia e tepruar e jetes dhe, nje gjendje ushqimi to semure e trurit
* * *
Instikti I tufes (i kopesė), - njź force e berė tani sovrane, -eshte diēka thellesisht e ndryshme, nga instikti I nje shoqörie aristokratike; varet nga vlera e te veēanteve, ajo qe shenon shuma. E gjithe sociologjia jone nuk njeh tjeter instiktit, veē atij te kopese, d.m.th. ate te zerove. Te mbledhur, cdo zero ka te njejtat te drejta dhe, eshte virtyt tė jesh zero.
Vlerėsimi, me te cilin sot gjykohen format e ndryshme tė shoqerise, eshtė absolutisht I njėjte me ate qe i atribon njė vlerė me to larte paqes se luftes, por ky gjykim eshte antibiologjik dhe, ai vete eshte nje pjese e dekadences se jetes.
Jeta eshte pasoje e luftes, vete shoqeria eshte nje mjet per lufte.
Zoti Herbert Spencer, si biolog, eshte dekadent; jo vetem kaq: i tille eshte edhe si moralist, (ai shikon dicka te deshiruesbme, tek fitorja e altruizmit!!).
* * *
Kam fatin qe kam gjetur, pas mijera vjetesh rravgimi dhe konfuzioni, rrugen qe to con tek nje "Po" dhe tek nje "Jo".
Une mesoj qe t’i thorn "Jo" gjithēkaje qeju ben te dobet, qe ju ezauron.
Une mesoj qe t’i thorn "Po" cdo gjeje qe te jep force, qe grumbulbon force, qe justiflkon ndjenjen e forces.
Deri tani nuk eshte mesuar as njera as tjetra.
Eshte mesuar virtyti, disinteresi, perdellimi, e madje mohimi I jetes.
Te gjitha keto jane vlera (virtyte) te te ezauruarve.
* * *
Kam zbuluar tendencat me shkaterruese, nen emrat me te
shenjte. Eshtė quajtur Zot ēdo gjė qe te ben te dobėt, qe meson dobėsinė, qe injekton dobėsine, .kam gjetur tek "njeriu i mire" nje forme vetė-afirmimi tė "dekadences".
* * *
Raca eshtė korruptuar, -jo nga veset e saj, por nga injoranca e saj, - ėshtė korruptuar, sepse nuk ka konsideruar ezaurimentin
Si ezauriment: konfuzionet fiziologjike jane shkaku i gjithe se keqes.
* * *
cdo rritje e madhe sjell me vete nje thėrmim dhe renie te
madhe: vuajtja, sintomat e dekadencės i perkasin epokave qė bźjne hapa te medha perpara; ēdo levizje e fuqishme dhe e tmerrshme e njerėzimit ka sjelle, ne te njejtėn kohe, nje levizje nihiliste.
* * *
Ne se vjen ne botė forma e skajsbme e pesimizmit, nihilizmi i vertete, te rrethana te caktuara, ky eshte tregues i nje rritjeje energjike dhe tregues esencial i kalimit ne kushte te reja ekzistence. Kete kam kuptuar.
* * *
Shkaterrohen tani individe te panumurt te species superiore, por ai qe mbijeton eshte i forte si djalli. E njejta gje ka ndodhur ne kohen e Rilindjes.
* * *
Ai qe mund te komandoje I gjen ata qe binden: mendoj per shembull per Napoleonin dhe Bismarkun.
* * *
Socializmi, si trania finale e me tė vegjėlve dhe me budallejve, d.m.th. e te siperfaqshmeve, smirezinjve dhe e komedianteve per pese para, eshte ne realitet pasoje e ideve moderne dhe e anarkise se tyre te pashfaqur.
socializmi eshte ne teresi nje gje e thartuar, e pashprese dhe nuk ka gje me zbavitese, se te shikosh kontradikten midis fytyrave te helmuara dhe te deshperuara te socialisteve to sotem, (dhe ēfare ndjenjash meskine dhe to poshtra feja dhe deri stili i tyre), dhe lumturise se pafajshme prej bagetie, te shpresave dhe deshirave te tyre. Mund te ndodhin, ne pjese te ndrysbme to Europes, mesymje te befasishme, ose sulme nga ana e tyre: ne shekullm e ardhshem do te kete aty-ketu barbarizma to tmerrshme dhe Komuna e Parisit, qe ka mbrojtesit dhe perkrahesit e saj edhe no Gjennani, nuk do to jete vecse nje crregullim I lehte, perballe asaj qe do to ndodhe(1).
* * *
"duhet te zoterosh diēka per te qene dikush". Ky eshte instikti me i vjeter dhe me i shendoshe: une do to shtoja: "duhet te deshirosh me shume se ajo qe ke, per t’u bere diēka me teper". Te pakten, keshtu na meson doktnina, qe del nga vete jeta dhe i drejtohet cdo gjeje qe jeton: eshte morali I zhvillimit. Te kesh dhe te deshirosh me shume, me nje fjale te ecesh perpara, kjo eshte jeta. Doktrina socialiste fsheh keq nje "vullnet pen te mohuar jeten", duhet te jene njerez, ose raca te deshtuara, ata qe shpikin nje doktnine to tille.
Ne fakt, do te doja te demostrohej nepermjet nje ekspenimenti te madh, qe ne nje shoqeri socialiste, jeta mohon vetveten dhe keputet nga rrenjet.
1) Ky parashikim u be nė vitin 1889.
* * *
Nuk duhet te mendojme qe mizerabiliteti eshte shtuar:
perkundrazi! Zoti, morali, nenshtrimi, ishin ilace per shkalle mizerabiliteti tmerresisht te ulta.
Vete fakti, qe morali konsiderohet si i tejkaluar, nenkupton nje fare shkalle kulture intelektuale: dhe kjo, nga ana tjeter, tregon nje mireqenie relative.
* * *
Me fjalen "moral", une kuptoj nje sistem vleresimesh, qe varet nga konditat esenciale te jetes se nje qenieje.
* * *
Dikur thuhej per cdo moral: "nga frutet e tij mund ta vleresoni". Une them per ēdo moral: eshte nje frut nga i cili, une njoh terrenin ne to cilm eshte formuar ai.
* * *
Qellimi im eshte te tregoj homogjenitetin absolut te cdo ngjarjeje dhe, zbatimin e ndryshimit moral te kushtezuar vetem "si prespektive"; te tregoj qe gjithe ajo qe levdohet si moral, eshte ne thelb, e njejte me ēdo gje qe eshte imorale, dhe cdo zhvillim i moralit eshte bere i mundur me mjete imorale, dhe per qellime imorale; ashtu sic ne te kundert ēdo gje qe eshte diskretituar si imorale, e pare nga pikepamja ekonomike, perben diēka me te larte dhe me te pershtatsbme se parimet, dhe nje zhvillim drejt nje jete me te plote, qe nenkupton ne menyre to domosdoshme, progresin e imoralitetit. "E verteta", - eshte shkalla te cilen i lejojme vetes, ne perceptimm e ketij fakti.
* * *
Ajo qe kerkoj ngaju, megjithėse mund tė mos ju vijė mire: ju duhet t’ia nenshtroni njź kritike, madje edhe vleresimet morale, ju duhet te ndaloni ndjenjen impulsive morale, qe kerkon nenshtrim dhe jo kritike, me pyetjen: "Perse nenshtrim?" Ju duhet ta konsideroni kete nevoje, per nje "perse" te nje kritike morale, po ashtu si formen tuaj aktuale te moralit, P0 ashtu si llojin me sublim te moralit qe nderon ju dhe kohen tuaj.
* * *
cfare vlejne ne vetvete vleresimet tona morale? Cili eshte rezultati i sundimit te tyre? Per ke? -Pergjigja: per jeten. Por ēfare eshte jeta? Ketu eshte i nevojshem nje kuptim i ri dhe me i vendosur i konceptit "jete". Formula ime per jeten eshte: Jeta eshte vullnet per pushtet.
* * *
Historia e luftes se moralit, kunder instikteve thelbesore te jetes, eshte ne vetvete imoraliteti me i madh, qe ka ekzistuar deri tani mbi toke.
* * *
Gjithe morali i Europes ka ne baze nevojen e kopese...
* * *
Mediokrit jane si kopeja, pa shume pyetje, pa shume ndergjegje, - te qeshur.
* * *
Sa me e rreziksbme i duket nje cilesi kopese, aq me shume hidhet poshte.
* * *
Unė mėsoj: kopeja kerkon tė fiksojė njė tip dhe mbrohet nga tė dy anet: nga kriminelėt, etj, dhe nga ata qe ngrihen mbi tė. Tendenca e kopesė drejtohet drejt qetėsisė dhe konservimit, nuk kane tė asgje krijuese. Ndjenjat e pelqyesbme qe shkakton njeriu I mire, 1 drejtė, babaxhan, (ne kundershtim me tensionin, frikėn qė shkakton njeriu i madh, i ri), jane ndjenjat e saj, te sigurise e te barazise; kafsha e kopese mburr me kėtė, natyrźn e kopesė dhe, ka nje konsiderate te larte per veten. Ky gjykim i mireqenies fshihet me fjale tė bukura, - keshtu buron nga "morali". Por duket qartė, urrejtja e kopese per njerezit e vertete.
* * *
cdo njeri dėshiron vetem doktrinen, ose vleresimet e gjerave, nė te cilat ai ndjehet mire dhe asgje tjeter.
Pra, tendenca kryesore, e te dobteve dhe mediokerve, e te gjitha koheve, eshte t’i bejne te dobet te fortet dhe, t’i bejne te zbresin ne nivelin e tyre. Mjeti kryesor: gjykimi moral. Prirjet, aftesite e me te forteve, kundrejt me te dobteve, damkosen. Vetite me te larta te te forteve shahen me epitete te shemtuara.
* * *
Asnje te mos genjeje veten! Ne se ndjen ne vetvete urdherin e moralit, ashtu sic e kupton altruizmi, i takon kopese, por ne se ka ndjenjen e kundert, dhe ndjen rrezikun dhe rravgimin e tij, ne veprimet e veta pa interes, pa egoizmin, nuk i takon kopese.
* * *
.fenomeni i moralit, nga kendveshtrimi i biologjise, eshte shume i dyshimte.
* * *
Morali, pra, eshte nje kundervenie ndaj perpjekjeve te natyres, per te arritur ne nje tip me te larte. Pasoja e tij eshte:
mosbesim perballe jetes ne pergjithesi, (sepse tendencat e jetes konsiderohen si imorale); mungese drejtimi dhe absurditet... Degjenerimi dhe veteshkaterrimi i "njerezve superiore", sepse pikerisht tek ata konflikti behet i ndergjegjshem.
* * *
"Njerėzit e mire jane te g/ithe te dobet, sepse nuk jane aq tė forte, per te qene te keqij ", - i tha prijesi i Latukes Bekerit. "Per zemrat e dobeta nuk ekziston fatkeqesia ", - thone ruset.
* * *
Modest, i zellshem, i kujdesshem, i mire, i bute: keshtu e doni njeriun? Njeriun e mire? Me duket se doni vetem skllavin ideal, skllavin e te nesermes.
* * *
Edhe feja eshte nje zhveshje e personalitetit.
* * *
Njeriu i urte ėshte plot me kontradikta, ai ne nje fare menyre ka organe pulsimi per ēdo lloj njeriu, dhe ne te njejten kohe, momentet e tij te medha, te nje harmonie madheshtore, - fati i larte edhe tek ne? Nje fare levizje planetare.
Kjo krijese plot kontradikta ka ne qenien e tij nje metode te madhe per njohjen; ai ndjen shume "pro" dhe "kundra", ngrihet deri ne drejtesi dhe, ndjehet pertej vleresimit te mire ose te keq.
* * *
Veshtrimi mbi te teren: ato, qe deri tani kane qene vlerat me te larta, jane njė rast i veēante i vullnetit per pushtet: vete morali eshtė njė rast i veēante i imoralitetit.
* * *
Pėrse pikerisht "tė permiresohemi", deri nė ē’pike ėshtė e deshirueshme qe njeriu te behet me i virtytshem? Ose me i deshirueshem? Apo me i lumtur? Duke qene se, njeriu nuk di "perse-ne" e njeriut ne pźrgjithesi, njė qellim i tille nuk ka me asnje kuptim... Shtimi i virtytit, a shkon bashke me shtimin e inteligjences dhe te urtesisė? Dyshoj: une, madje, do te mund tė jepja shume shembuj qe tregojne te kunderten. Virtyti, si qellim, nuk ka qene deri tani pengese per t’u bere i lumtur? Nga ana tjeter, a nuk ka nevoje virtyti per fatkeqesi, per privim dhe per vetekeqtrajtim, si mjete te nevojshme? Dhe, ne se qellimi eshte urtesia me e larte, nuk duhet atehere te hiqet dore nga rritja e lumturise dhe te zgjidhet rreziku, aventura, dyshimi, shthurja si rruge qe te ēojne tek urtesia?
Nese kerkojme lumturine, ndoshta duhet te rreshtohemi ndermjet te "varferve ne shpirt".
* * *
Eshte nje shperfytyrim qe sjell morali, te ndash veprimin nga njerzit qe e bejne, - nje veprim ne vetvete eshte absolutisht i pavlere, - gjithshka varet nga ai qe e ben. I njejti "krim" mund te jete ne nje rast privilegj, dhe ne nje tjeter poshtersi.
* * *
Mbi ndergjegjen. Qė nė lashtesi bėhej ky arsyetim: ndergjegja ndalon kete veprim, atehere ky veprim eshte i denueshėm. Ne fakt, ndergjegja denon nje veprim sepse ka qene denuar, prej shume kohesh. Ajo veē perserit, nuk krijon asnje vlere. Ajo qe bente, fillimisht, te denoheshin keto apo ato veprime nuk ishte ndergjegja, por gjykimi ose paragjykimi, per pasojat e veprimeve. Aprovimi i ndergjegjes, ndjenja e te qenit ne paqe me vetveten eshte e njejte, me ndjenjen e kenaqesise te nje artisti, kundrejt vepres se tij, - ajo nuk tregon ne fund te fundit asgje... Kenaqesia nga vetvetja eshte po aq pak mase, per te vleresuar ate qe e sbkakton dhe, po aq pak argument, ne te kundert, i vlerave te diēkaje. Ne jemi aq te menēur dhe e dime qe, per te vleresuar veprimet tona, mungon mundesia qe "te zeme nje kendveshtrim objektiv": edhe kur denojme nje veprim nuk gjykojme me pananesi, por jemi me njeren ane. Ndjenjat e bukura, qe shoqerojne veprimet, nuk provojne asgje rreth vleres se tyre; megjithe gjendjen e egzaltuar patetike, nje artist mund te nxjerre ne drite nje veper meskine. Do te ishte mire te thonim se, ky eksitim te gabon.
* * *
Fitoija, e ēdo ideali moral, eshte arritur me te njejtat mjete "imorale", me te cilat arrihet cdo fitore: force, genjeshter, shpifje, padrejtesi...
* * *
Me vete virtytin nuk arrihet mbreteria e virtytit; me virtytin hiqet dore nga fuqia, humbet vullneti per pushtet.
Me ē’mjete arrin nje virtyt ne pushtet? Po me te njejtat mjete te nje partie politike: shpifje... Pra nepermjet imoralitetit te plote.
* * *
Morali eshtė po aq imoral sa cdo gje tjetėr nė botė: moraliteti vete źshte nje forme e imoralitetit.
Ky vėshtrim con nė nje zgjim te madh. Kontradikta te gjerat zhduket, uniformiteti qė ekziston ne ē’ka ndodh eshte i shpėtuar.
* * *
vesi dhe virtyti nuk jane shkaqe, por vetem pasoja.
* * *
Idete me te medha kane lindur nga deshirat me tź terbuara, me te forta dhe me te zgjatura. Ne ju japim gjerave nje vlere, gjithnje me tė madhe, dora dores qe rritet tek ne, deshira per to; kur "vlerat morale" u bene vlerat me tė larta, kuptohet qe ketej se, ideali moral ishte me pak i realizuari, (sepse konsiderohej pertej te keqes, si mjet per lumturine). Me te zjarr qė rritej gjithnje, njerezimi nuk ben tjeter veēse perqafoi retė dhe, perfundoi duke quajtur "Zot", deshperimin dhe impotencen e tij.
* * *
Intoleranca e moralit eshte shprehje e dobesise se njeriut: ai ka frike nga imoraliteti i tij, atij i duhet te mohoje impulset me te forta, sepse nuk di t’i perdore; keshtu mbeten me gjate pa kultivuar, pjeset me pjellore te tokes, - mungon ketu forca qe duhet te sundoje.
* * *
Fitore mbi pasionet? Jo, ne se kjo do te thote dobesim dhe zhdukje e tyre.
Pasioni źshte i degraduar... nė se ai synon diēka qė nuk eshte e larte
* * *
Per ēdo specie njerźzore, qe ėshtė mbajtur e forte dhe pranė arsyes: dashuria dhe urrejtja, mirėnjohja dhe hakmarrja, miresia dhe zemźrimi, veprimi pozitiv dhe veprimi negativ jane te pandara; jemi tė mire sepse dime tė jemi tź kźqij, sepse ndryshe, nuk do tė mundim te ishim tė mire. Nga vjen atehere kjo gjendje e semure, kjo ideologji kunder natyres qe refuzon nje tendence tė dyfishte, dhe meson Si virtytin me te larte, zoterimin vetem te nje gjysme vlere? nga vjen hemiplegjia(1) e virtytit, shpikja e njeriut te mire?
* * *
Kjo menyre e te menduarit, me te cilen edukohet nje tip i caktuar njeriu, nset nga nje hipoteze absurde: ajo konsideron te rniren dhe te keqen si realitet ne kontradikte, (jo Si vlera plotesuese, gje qe i korespondon realitetit); ajo keshillon qe te behemi me te rniren, kerkon qe njeriu i mire te heqe dore nga e keqja, deri ne rrenjet e saj; me kete ajo mohon vertet jeten, qe perfshin ne instiktet e saj, Po aq sa pohimm, edhe mohimin.
* * *
Ndoshta nuk ka pasur den tani ideologji me to rrezikshme, asnje skandal me te madh ne psikologji, se ky vullnet i te mires;.. Mesohet se duhet te jemi tartufe, qe te gjendemi ne rrugen e vertete qe con tek Perendia...
1. (mjek.) Humbja e funksioneve (paralize) e njeres ane te trupit, si pasoje e demtimeve te nje pjese te trurit.
* * *
mungesa e skrupujve, skepticizmi, "imoraliteti", e drejta per t’u larguar nga nje besim, bejne pjese ne madheshtme, (Cesari, Frederiku i madh, Napoleoni, por edhe Homeri, Aristofani, Goethe).
* * *
"Sėmundja I ben njerėzit me tė mire ". (proverb)
* * *
Sa me tepėr njeriu ndjehet i shėndoshė, i forte, i pasur, produktiv, i guximshėm, aq me shumė imoral bźhet ai.
* * *
Asgjė s’do tė ish me e kushtuesbme se virtyti, sepse me tė, toka do tź bėhej se fundi spital; dhe konkluziom i fundit i urtėsisė dote ishte: ēdo njeri infermjeri i tjetrit.
* * *
mbizotėrimi I gjykimeve fetare e morale eshte gjithnje tregues i nje kulture te ulet.
* * *
"Jeta jetohet gjithmone ne kurriz te jetes sė tė tjereve", -kush nuk kupton kėtė nuk ka berė akoma, as hapin e pare drejt ndershmerise.
* * *
Une kam kerkuar, para se gjithash, te tregoj qe, nuk mund te egzistoje asgje jjashte egoizmit, qe tek njerezit ku egoja behet e dobet, dobesohet edhe forca e dashurise se madhe; qe ata qe dashurojne me teper se te gjithe, jane te tille ne saje te forces se egos se tyre; qe dashuria eshte shprehje e egoizmit.
* * *
Nese do te keni me shume force e kuraje, nuk do te poshteroheni per te qene nulitete virtuoze.
* * *
Duhet mbrojtur virtyti nga predikuesit e virtytit; keta jane armiqte me te keqij te virtytit sepse, ata e predikojne Virtytin si nje ideal per te gjithe, ata i heqm virtytit fuqine terheqese per te qene i rralle, i paimitueshem, I jashtezakonshem, jo i mediokerve, magjine e tij aristokratike.
* * *
Virtyti ka kunder tij, te gjithe instiktet e mediokerve.
* * *
Une e njoh virtytin nga keto karakteristika:
1) Ai nuk kerkon te behet i njohur;
2) Nuk presupozon kudo virtytin, por diēka tjeter;
3) Nuk vuan nga mungesa e virtytit;
4) Nuk ben propogande..
5 Nuk i lejon askujt te behet gjykates sepse, ai eshte virtyt ne vetvete.
6) Ben pikerisht ate qe eshte e ndaluar;
7) Ai eshte virtyt ne stilin e Rilindjes, "virtyt" I lire nga cdo gje qe di nga morali.
* * *
Virtyti, ne disa rrethana, eshte vetem nje forme e respektueshme e budallenjeve
* * *
Virtyti mbetet vesi me i kushtueshem,.. dhe duhet te mbetet
* * *
Mos valle e demtova, me keto qe them, virtytin? ... po aq pak sa I demtojne anarkistet parimet, - vetem kur mohohen, ata qendrojne me to sigurt ne fron.
Ka qene dhe do te jete gjithmone keshtu: nuk mund t’i sherbehet me mire nje ēeshtjeje vec duke e persekutuar, duke leshuar gjithe qente kunder saj... Ja, kete kam bere.
Por parimi I filozofise ka qene penguar deri tani, para se gjithash, nga shqetesimet morale.
Qe mendimi eshte mase e realitetit, qe ajo e cila nuk mund te mendohet nuk ekziston... eshte ne vetvete nje pohim idiot, i kundershtuar ne cdo cast nga eksperienca jone. Ne madje nuk mundemi te mendojme asgje, nga ajo qe eshte...
* * *
Sokrati... zbavitej duke pare qe morali nuk mund tė justifikohej nr menyre logjike.
* * *
Sokrati paraqet nje levizje perversiteti te thelle, ne historine e vlerave.
* * *
Sipas Aristotelit: Filozofia, arti per tė zbuluar tė vėrtetėn.
Ne te kundrten Epikurianet,. mohojne me ironi kerkimin e te vertetes: "Filozofia, arti I jetes ".
* * *
Bota jone eshte e paperkryer, e keqja dhe faji jane reale, absolutisht te percaktuara nga brenda, nga vete qenia e botes:
atehere nuk mund te kete nje bote te vertete, atehere vetem ndergjegja eshte rruga e vetme per ta mohuar, si te genjeshtert. Ky eshte mendimi i Schopenhauer-it, i mbeshtetur tek hipotezat e Kantit. Paskali eshte akoma me i deshperuar: ai kuptoi se, ndergjegja duhet te ishte atehere e korruptuar, e fallcifikuar, - qe duhej zbulimi, per te bere te mundur konceptimin e botes, qofte dhe vetem per ta mohuar.
* * *
Gjeja me e rralle tek filozofet eshte ndershmeria intelektuale; ndoshta ata thone te kunderten, e ndoshta ata edhe e besojne por, e gjithe vepra e tyre sjell si pasoje, qe duhet te pranojne vetem disa te verteta: dmth. ēfare duhet te tregojne dhe gati vetenjihen
filozofe, per faktin se, jane dakort rreth kesaj te "vertete". Per shembull tė vėrtetat morale. Por, besimi nė moralin nuk eshte prove moraliteti: ka raste, - dhe rasti i fi1ozofeve eshte nga kėto,
-ne te cilat, nje besim i tille eshte thjesht imoralitet.
* * *
Kritiku pėrgatit, asgje me shumė!
* * *
Filozofėt e vėrtetź greke jane ata pėrpara Sokratit.
Shikoj vetėm njė personazh origjinal tek ata qė vijnė me pas:
figuron e vonuar dhe domosdoshmėrisht tź fundit, - nihilistin Pirron.
* * *
Gjenialiteti qendron ne instiktin, Po ashtu edhe miresia. Veprohet ne mėnyrė perfekte vetėm kur veprohet insiktivisht.
* * *
Kuptimi i filozofise gjermane (Hegel): imagjinimi i njź panteizmi nė te cilin e keqja, gabimi dhe dhimbja nuk jane argumente kunder perendise. Kjo iniciative gjigande u keqperdor nga fuqite ekzistuese, (shteti etj.), sikur me te sanksionohej arsyeja e asaj qe sundonte.
Schopenhauer-i shfaqet si nje moralist ngulmues qe, duke dashur te kete te drejte me vleresimet e tij morale, perfundon tek mohinii i botes. Se fiindi behet "mistik".
* * *
Nuk dua te bind njeri ne favor filozofise: ėshtė e nevojshme dhe ndoshta e dėshirueshme qe, filozofi te jete nje gje e rralle.
* * *
Feja eshte nje rast i "alteration de Ia personalité"( 1). Nje lloj ndjenje terrori dhe frike perkundrejt vetes. Por, ne te njejten kohe, nje ndjenjo e jashtezakonshme lumturie e superioriteti. Tek te semuret, deshira per shendet mjafton per te besuar Zotin.
* * *
Koncepti i "Perendise" paraqet nje largim nga jeta.
* * *
Kisha eshte pikerisht ajo kunder te ciles, Krishti predikoi dhe mesoi dishepujt e tij te luftonin.
* * *
Po ēfare mohoi Krishti? Pikerisht ēdo gje qe sot quhet knstiane.
* * *
E gjithe doktrina kristiane ne te cilen duhet besuar, e gjithe "e verteta" kristiane nuk eshte veēse genjeshter dhe mashtrim:
eshte pikorisht e kunderta e asaj qe u tha ne fillim te levizjes kristiane.
1. (fr.) falsifikim I personaliteti
* * *
Njeriu eshte akoma I pagdhendur dhe I mjere, ne te njejten masw ne te cilen, sot, krishterimi duket akoma I nevojshem.
Nen te gjithe kendveshtrimet e tjera, ai nuk eshte I nevojshem perkundrazi, I demshem, por terheqes e joshes, sepse perkon me karakterin e semure te shtresave te tera sociale, individeve te shumte te njerzimit te sotem…
* *
Krishterimi, si fe, I takon vulgut.
* *
Kisha eshte trimfi I antikrishtit, ashtu si shteti modem dhe nacionalizmi modem.
* *
Krishterimi eshte nje praktike, jo nje doktrine besimi. Ai na tregon si duhet te veprojme dhe jo ēfare duhet te besojme.
* *
Veē ironi, per ata qe besojne se e kane mundur krishterimin me shkencat natyrore modeme; me to, vlersimet kristiane nuk munden, absolutisht.
"Krishti mbi kryq" eshte akoma, slmboli me sublim.
* *
E verteta eshte nje lloj gabimi, pa te cilin nje kategori njerzish, nuk jetojne dot.
* *
Gabimi I filozofise qendron nė ate qė, nė vend tė shikoje tek logjika dhe tek kategorite e se drejtes, nje mjet per riorganizimin e botes per qellime utilitariste, (pra kryesisht per nje fallsifikim te dobishem), beson se ka ne to, kriterin e se vertetes perkundrejt realitetit.
* *
Ne nje bote qe eshte ne thelb e genjeshtert, vertetesia eshte nje ritem jo I natyrshem, ajo mund te kete kuptim vetem si mjet drejt nje falsiteti te veēante, me te larte e me te forte. Sepse qe te mund te imagjinohet nje bote e vertete, duhet para se gjithash te krijohej nje njeri I vertete, (duke pranuar qe nje I tille te besohet "I vertete").
* *
Mendimi racional eshte interpretim sipas nje skeme, nga e cila nuk mund te ēlirohesh.
* *
Ne formimin e arsyes, te logjikes, te kategorive, nevoja ka qene ligj…
* *
Kategorite jano "te verteta", vetem ne kuptimin qe per ne, behen kondita jete.
* *
Ne dime qe, shkaterrimi I nje iluzioni nuk na sjell nje te vertete por, vetem nje injorance me shume, nje zgjerim "te hapesires tone boshe", nje rritje "te vetmise" tone.
* *
Morali ėshtė njt thjeshtėzim: ai e paraqet njeriun si tė njohur. Tani, ne e mohuam moralin dhe jemi krejt te erret para vetes. Une di qe nuk di asgje per veten time. Fizika paraqitet si nje miresi per shpirtin: shkenca, si rruge per njohje, merr nje kuptim pas eleminimit te moralit, - sepse vetem ketu gjejme diēka te arritshme, duhet ta drejtojme jeten tone ne menyre qe ta konservojme.
* *
Hipotezat tona: S’ka asnje Zot, s’ka asnje qellim, force e kufizuar. S’kemi ndermend te imagjinojme e te pershkruajme per njerezit inferiore, menyren qe u duhet atyre per te menduar.
* * *
Vullneti per pushtet nuk eshte nje e tashme, nuk eshte nje e ardhme, por nje pathos, - eshte gjeja me elementare, nga e cila rijedh nje e ardhme, nje menyre veprimi.
* * *
Vlerat morale jane vetem te siperfaqshme, te krahasuara me ato fiziologjike.
* * *
Anti- Darwin. Ajo qe me befason se tepermi, ne rishikimin e fakteve te medha te njeriut, eshte se shoh qarte te kunderten e asaj, qe sot Darwini, me shkollen e tij, shikon, ose deshiron te shikoje: seleksioninhin ne favor te me te forteve, te me mire te arrireve, progresin e species. Eshte pikerisht e kunderta qe ma del perpara syve: triumfi I parregullt I rasteve fatlume, panevojshmeria e tipave me fisnike, sundimi I paevitueshem I mediokerve dhe, i tipave me poshte se niveli i mediokritetit. Perderisa nuk ėshte treguar arsyeja perse njeriu eshtė perjashtim ndermjet krijesave, une prirem drejt supozimit, qė shkolla e Darwinit eshte e gabuar ne te gjithe linjen e saj.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
* * *
Te lodhurit duan pushim,shtensionim,paq,qetesi.,- eshte lumturia e feve dhe filozofeve nihiliste, te pasurit plot jete duan fitore, armiq per ti mundur dhe fuqi me te madhe,ne nje rret me te gjere se perpara.
* * *
Anarkizmi nuk eshte vecse nje mjet lufte I socializmit, ky I fundit, me te, shkakton frike, nepermjet frikes fillon te magjepse dhe te terrorrizoje: perpara se gjithash, - ndjell te aftet dhe te guzmishmit ne anen e tij, edhe ne gjerat me shpirterore.
* * *
Sapo arrihet nje shkalle pavaresie,kerkohet nje shkalle tjeter me e madhe,fillon dallimi sipas shkalles se forces: individi nuk sillet me si I barabarte,por kerkon te barabartet e tij, - te tjeret I largon nga vetja.
* * *
Kerkohet liri derisa nuk kemi force.Sapo arrihet,kerkohet sundimi,nese nuk arrihet, - kur je akoma I dobet per kete, - atehere kerkohet “drejtesi”, dmth. Fuqi e barabarte.Nuk ke c’te zgjedhesh tjeter, ose lart,ose poshte si vemje I tallur,I shkelur, I asgjesuar.
* * *
Hapni syte zoterinj sociologe per te ardhmen!Individi eshte bere I forte, vetem ne kondita te veshtira…
* * *
Te gjithe njerzit e medhenj jane kriminele,(vetem se ne nivel te larte dhe jo ne kuptimin meskin), dhe kriminaliteti I takon madheshtise…Te qenit “jashte ligjit” te tradites, te ndergjegjes, te detyres, - cdo njeri I madh e di kete rezik.Por e pranon megjithate,ai do qellimin e madh per mjetin per tia arritur atij.
* * *
Nje kriminel eshte ne cdo rast nje njeri qe rezikon jeten e tij, lirine e tij, - nje njeri me kurajo.Ai tregon se ka dicka ne shoqeri,kunder se ciles duhet te luftohet.
* * *
Ne pothuaj te gjithe krimet shprehen,ne te njejten kohe,cilesi qe nuk duhet ti mungoje nje njeriu.Nuk ka gabuar Dostojevski kur tha se, te denuarit e Siberise formonin elementin me te forte e me te cmueshem te popullit rus.
* * *
Nuk duhet ti hiqet kriminelit mundesia te beje paqe me shoqerine, nqs. ai nuk I takon “races kriminale”Ne rastin e fundit,ai duhet luftuar qe ne fillim.
* * *
Nje kinez I vjeter ka thene se, kur perdandorive iu vjen koha per tu shdukur kane shume ligje.
* * *
Ajo qe del ne planin e ketij libri eshte shumeplaneshe dhe vecanerisht e zymte dhe e papelqyeshme,……..nuk ekziston vecse nje bote dhe kjo eshte e genjeshtert,kriminale,kontradiktore, tunduese, pa kuptim…Nje bote e tille eshte bota e vertete.Ne kemi nevoje per genjeshtra per te arritur fitore mbi kete realitet, per kete te vertete, qe te mund te jetojme. Fakti qe eshte e nevojshme genjeshtra per te jetuar, ben pjese ne karakterin e tmershem, enigmatic te ekzistences. Metafizika, morali , feja, shkenca, - konsiderohen ne kete liber, si forma te ndryshme te genjeshtres, - vetem me ndihmen e tyre I besohet jetes.”Jeta duhet te ngjalle besim”, detyra e vene ketu esthe shume e madhe.Per ta zgjidhur, njeriu duhet te jete nga natyra genjeshtar dhe per me teper artist.Dhe eshte artist : metafizika, feja, morali ,shkenca jane vetem pjese te vullnetit te tij per art,per genjeshter, per ikje nga “e verteta”, te mohimit te “ se vertetes” Vete kjo zotesi, ne saje te se ciles, ai dhunon realitetin me genjeshtra, kjo dhunti artisti e njeriut ben pjese ne cdo gje qe ekziston.Ajo vete eshte nje mjet I realitetin, I te vertetes, I natyres…
* * *
Ne momentin qe njeriu u be mashtrues, ne momentin qe shtypi veten me dinakeri dhe I besoi jetes : oh sa u ndje I mbytur nga kenaqesia!
NGA Johhanes Climacus
Krijoni Kontakt