Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 157

Tema: Nietzsche

  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    falemnderit per postimet fisnik...Shpresojme te mos e lesh me kaq...

    Nietzsche me te vertete qe eshte filozof i madh...

  2. #52
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    71.

    Pėrse skeptikėt nuk i pėlqejnė moralit. - Kush e llogarit moralin e vet si te lartė dhe tė shtrenjtė, indinjohet me skeptikėt nė fushėn e moralit, sepse aty ku ai fut nė punė tė gjithė forcėn e vet, njerėzit duhet tė admirojnė por jo tė hulumtojnė dhe dyshojnė. Pėr mė tepėr ka dhe natyra nė tė cilat mbetja e fundit e moralitetit ėshtė pikėrisht besimi tė morali. Ato sillen nė tė njėjtėn mėnyrė kundrejt skeptikėve, dhe po tė kenė mundėsi, ushtrojnė edhe mė shumė dhunė.


    72.

    Druajtje. - Moralistėt janė tė ndrojtur sepse e dinė qė mund tė ngatėrrohen me spiunėt dhe tradhėtarėt sapo vihen re prirjet e tyre. Pėr mė tepėr, nė pėrgjithėsi janė tė vetėdijshėm se janė tė pafuqishėm nė veprim, sepse nė mes tė veprimit, arsyet e veprės se tyre thuajse ua heqin vėmendjen nga vetė vepra.

    73.

    Njė rrezik pėr moralitetin e pėrgjithshėm. – Njerėzit qė janė njėkohėsisht fisnikė dhe te ndershėm, arrijnė tė hyjnizojnė ēdo djallėzi qėndershmėria e tyre lind dhe ta ndalojnė pėr njė farė kohe peshoren e gjykimit moral.

    74.

    Gabimi mė i hidhur. - Ėshtė njė gjė qė tė fyen nė mėnyrė tė papajtueshme: tė zbulosh se aty ku besojė se tė donin, tė konsiderojnė vetėm si mobilje shtėpie apo stoli pėr dhomėn, me tė cilėn i zoti i shtėpisė shpaloste krenarinė e vet para mysafirėve.

    75.

    Dashuri dhe dualizėm. - Ē'gjė tjetėr ėshtė dashuria pėrveēse tė kuptosh dhe tė kėnaqesh me faktin qė njė tjetėr jeton nė mėnyrė tė ndryshme dhe tė kundėrt me tėnden, qė vepron e ndien nė atė mėnyrė? Me qėllim qė dashuria t'i kapėrcejė ndryshimet me gėzim, nuk duhet tė zhdukė apo mohojė kėto ndryshime. Madje dhe dashuria pėr veten ka si premisė dualizmin e papėrzier (ose larminė) brenda njė personi tė vetėm.

    76.

    Te interpretosh me anė te gjumit. - Atė gjė qė ndonjėherė nuk e dimė dhe nuk e ndjejmė kur jemi zgjuar (pra faktin nėse kemi njė ndėrgjegje tė mire apo tė keqe kundrejt njė personi), na i mėson gjumi, nė njė mėnyrė krejtėsisht tė qartė.

    77.

    Shthurja. - Nėna e shthurjes nuk ėshtė qejfi por mungesa e qejfit.

    78.

    Tė ndėshkosh e tė shpėrblesh. - Asnjė njeri nuk akuzon pa mendimin e fshehtė tė ndėshkimit dhe tė hakmarrjes, edhe kur akuzon fatin e vet, madje edhe veten e vet. Ēdo ankesė ėshtė njė akuzė, ēdo gėzim ėshtė njė lavdėrim. Mund tė bėjmė si njėrėn gjė dhe tjetrėn, po gjithnjė bėjmė pėr gjegjės dikė pėr to.

    79.

    Dy herė i padrejtė. - Ndonjėherė e kėrkojmė tė vėrtetėn nėpėrmjet njė padrejtėsie tė dyfishtė, pra kur shikojmė njėrin pas tjetrit dy aspekte tė njė gjėje tė cilėt nuk jemi nė gjendje t'i shikojmė se bashku, dhe i paraqesim ata njėrin pas tjetrit, ēdo herė duke mos njohur ose duke mohuar aspektin tjetėr dhe duke gėnjyer kėshtu veten se ajo qė shikojmė ėshtė e vėrteta e plotė.

    80.

    Mosbesimi. - Mosbesimi ndaj vetes nuk shfaqet gjithnjė si qėndrim i pasigurt dhe i egėr, ndonjėherė shfaqet thuajse i tėrbuar dhe i ēmendur. Ne kėtė rast ai ėshtė dehur qė tė mos dridhet.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  3. #53
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    81.

    Filozofia e "tė ngriturve". - Nėse do njėherė e mirė qė tė jesh njeri, duhet tė nderosh edhe hijėn tėnde.

    82.

    Tė dish tė lahesh mirė. - Duhet tė mėsosh tė dalėsh mė i pastėr nga situatat e papastra, dhe nėse ėshtė e nevojshme, tė lahesh edhe me ujė tė ndotur.

    83.

    Ta lėshosh vetėn. - Sa mė shumė ta lėshosh vetėn, aq mė pak tė lėnė tė tjerėt ta lėshosh.

    84.

    Horri i pafajshėm. - Rruga drejt veseve dhe poshtėrsive ėshtė e ngadaltė dhe graduale. Nė fund tė kėsaj rruge zhurmat e insekteve tė ndėrgjegjes sė keqe e kanė braktisur krejtėsisht atė qė e pėrshkon dhe ai, edhe pse ėshtė bėrė njė njeri i poshtėr i pėrkryer, vazhdon rrugėn me pafajėsi tė plotė.

    85.

    Te bėsh projekte. - Tė bėsh projekte dhe tė marrėsh vendime ėshtė njė gjė qė tė sjell ndijime tė bukura. Kush do tė kishte forcėn pėr tė mos qenė tjetėr gjatė gjithė jetės sė tij veē e njė farkėta projektesh, do tė ishte njė njeri tepėr i lumtur. Por ai duhet tė ēlodhet ndonjėherė gjatė kėsaj veprimtarie duke ndjekur ndonjė projekt dhe atėherė do tė vijnė inati dhe zhgėnjimi.

    86.

    Me ēfarė mjeti e shikojmė idealin. - Ēdo njeri me vlera pengohet nga aftėsia e vet dhe nuk mund t'i shikojė gjėrat lirisht. Pėr mė tepėr, nėse ai nuk do te kishte njė pjesė te mire papėrsosmėrie, nuk do tė mund tė, pėr shkak tė virtytit tė tij, tė arrinte atė liri shpirtėrore dhe morale. Difektet tona janė sytė mė tė cilėt shikojmė idealin.

    87.

    Lėvdata e pandershme. - Njė lavdėrim i pamerituar lė pas vetės shumė mė tepėr brerje ndėrgjegjeje se njė qortim i pamerituar, ndoshta vetėm pėr kėtė, se nėpėrmjet lavdėrimit tepėr tė lartė na zhvishet lakuriq kapaciteti ynė i te gjykuarit shumė mė tepėr sesa nėpėrmjet njė qortimi tepėr tė forte e ndoshta edhe tė padrejtė.

    88.

    Nuk ka rėndėsi mėnyra sesi vdesim. - E gjithė mėnyra me tė cilėn njė njeri, nė lulen e jetės dhe nė kulmine forcės sė tij, mendon nėr vdekjen sigurisht ėshtė shumė domethėnėse dhe jep njė dėshmi tė mirė pėr atė qė quhet karakter i tij. Ndėrsa vetė ora e vdekjes, a ėndrrimi i njeriut nė shtratin e vdekjes, pothuaj nuk ka fare rėndėsi pėr interpretimin e karakterit. Shterrja e jetės qė po ikėn, sidomos nė rastin e vdekjes sė personave tė moshuar, ushqimi i parregullt dhe i pamjaftueshėm i trurit gjatė kėsaj kohe tė fundit, trysnia e mundshme e dhimbjes, fakti qė po shkon nė njė gjendje tė paprovuar kurrė mė parė, qė pėrjeton njė gjendje tė re, dhe shumė shpesh sulmi dhe kthimi i pėrshtypjeve dhe frikave supersticioze si kur vdekja tė ishte njė gjė shumė e rėndėsishme ku u dashkan kaluar ura tė tmerrshme - gjithė kjo nuk tė lejon qė ēasti i vdekjes tė shėrbejė si njė dėshmi mbi tė gjallin. Nuk ėshtė e vėrtetė as kjo, se nė pėrgjithėsi ai qė po vdes ėshtė mė i sinqertė se i gjalli. Do tė ishte me mirė tė thuhej se gati tė gjithė, pėr shkak tė sjelljes solemne tė atyre qė rrinė perreth, pėr shkak tė lotėve dhe tė ndjenjave tė shprehura ose tė pėrmbajtura, futen nė njė komedi kotėsie, pjesėrisht tė vetėdijshme e pjesėrisht tė pavetėdijshme. Serioziteti me tė cilin trajtohet ēdo njeri qė po vdes dhe qė sigurisht ėshtė dhe me i madh se i njė djalli tė varfėr e te shpėrfillur, ėshtė shijimi me delikat i gjithė jetės sė tij dhe njė lloj zhdėmtimi e paradhėnjeje pėr privimet e shumta.

    89.

    Zakonet dhe viktimat e tyre. - Origjina e zakoneve njihet prej kėtyre dy ideve: "Komuniteti ka me shumė vlera se individi" dhe "Njė fitim i qėndrueshėm ėshtė mė i preferuar se jo i qėndrueshmi". Nga kjo rrjedh pėrfundimi se pėrfitimi i qėndrueshėm i komunitetit duhet tė jetė nė mėnyrė tė pakushtėzuar me i preferuar se avantazhi i individit, mbi tė gjitha se mirėqenia e tij e ēastit, por edhe se pėrfitimi i tij i vazhdueshėm, madje edhe se vazhdimėsia e ekzistencės se tij. Edhe nėse individi vuan pėr shkak tė njė institucioni qė i vlen shoqėrisė, ose liget apo vdes prej tij, zakoni duhet ruajtur dhe sakrifica duhet bėrė. Por njė mentalitet i tille lind vetėm te ata qė nuk janė viktima- sepse nė rastin e tyre viktimat vlerėsojnė se individi mund tė ketė vlerė mė tė madhe se shumica, dhe gjithashtu se kėnaqėsia e tanishme, ēasti qė kalohet nė Parajsė, ndoshta mund tė vierėsohet mė shumė se njė kohėzgjatje e shpėlarė nė njė gjendje pa dhimbje ose tė kėndshme. Por filozofia e viktimės gjithnjė kuptohet tė pėrvonė, e kėshtu na bėn t'i pėrmbahemi zakoneve dhe moralit, i cili ėshtė pikėrisht vetėm perceptimi i gjithė bashkėsisė se zakoneve mes te cilave jetojmė dhe jemi edukuar, dhe tė themi tė vėrtetėn jemi edukuar jo si individė por si pjesė tė njė tė tėrė, si shifra tė njė mazhorance. Kėshtu vazhdimisht ndodh qė individi e ngre vetvetėn nėpėrmjet moralit tė vet.

    90.

    E mira dhe ndėrgjegja e mire. - Ju besoni se tė gjitha gjėrat e mira kanė patur gjatė gjithė kohėrave njė ndėrgjegje tė mire? Shkenca, qė sigurisht ėshtė njė gjė shumė e mire, hyri nė botė pa ndėrgjegje tė mirė dhe pa asnjėlloj "patosi", madje hyri fshehurazi, nėpėrmjet rrugėsh tė fshehta, duke kaluar me kokė tė fshehur apo tė mbuluar me vello, si njė kriminele, dhe gjithnjė me ndjesinė e njė kontrabandisteje. Ndėrgjegja e mire ka si shkallė tė parė ndėrgjegjen e keqe, jo si tė kundėrt, dhe kjo sepse e gjithė e mira ka qenė fillimisht e re, pra e pazakontė, e kundėrt me zakonet, imorale, dhe e brente si njė krimb zemrėn e shpikėsit fatlum.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  4. #54
    Habitem pse je lodhur te postosh , apo edhe perkthesh, gjithe keto shkrime kur per shkak te tyre Nice nuk konsiderohet si filozof i mirfillte.

    Nice nuk ka qene nihilist njehere, ai eshte perpjekur te gjeje nje "ilac" kunder nihilizmit.

    Shikoni nje kuotim te Nices: " Mbase njeriu duhet ti cmoje gjerat per ato qe jane e jo ti denoje per ato qe nuk mund te jene"

    Tregoni fytyren e tij reale nese doni te na prezantoni me te te pakten e jo te na postoni poezi qe i ka shkruar kur ka qene 20 vjec.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Habitem pse je lodhur te postosh , apo edhe perkthesh, gjithe keto shkrime kur per shkak te tyre Nice nuk konsiderohet si filozof i mirfillte.

    Nice nuk ka qene nihilist njehere, ai eshte perpjekur te gjeje nje "ilac" kunder nihilizmit.

    Shikoni nje kuotim te Nices: " Mbase njeriu duhet ti cmoje gjerat per ato qe jane e jo ti denoje per ato qe nuk mund te jene"

    Tregoni fytyren e tij reale nese doni te na prezantoni me te te pakten e jo te na postoni poezi qe i ka shkruar kur ka qene 20 vjec.
    Sokol,
    ka prej atyre qe Niēen nuk e konsiderojne nje filozof te mirefillte. Arsyeja per kete eshte se ai nuk ka nje rryme filozofie te qarte. Me teper ai eshte nje Profesor i Filologjise Klasike se sa nje filozof.

    A ishte nihilist?

    Nihilizmi, nje fjale te cilen per here te pare pretendohet se e ka perdorur Turgenjevi tek romani "Eter dhe Bij", eshte nje rebelim. Eshte nje proteste karshi anarshise qe vjen si rezultat i skepticizmit dhe mosebesimit. Une keshtu e kuptoj nihilizmin, mbase e kam gabim. Nese eshte keshtu siē mendoj une, Niēe ishte nihilist. Kete rebelim Sokoli, mbase e quan "nje perpjekje per te gjetur nje ilaē karshi kesaj semundjeje", por mendoj se Niēe nuk kishte asnje shprese per te gjetur nje ilaē te tille. Kjo semundje ka vetem nje ilaē: Besimin ne nje Krijues. I rritur ne nje familje te krishtere (babai ishte prift i nderuar), Niēe e njohu mire fene por u rebelua karshi menyres se si njerezit e perdornin ate dhe ky rebelim ia shkuli njehere e pergjithmone rrenjet e besimit qe kishte ne zemer.


    P.S. une s'pretendoj te jem njohes i mire i filozofise, kshu qe edhe mendimet mund ti kem te gabuara, keshtu qe do te kisha shume deshire te diskutojme...

  6. #56
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    David Caspar Nietzsche

    Friedrih Nietzche ky kollos i mendimit, kjo legjende filozofike. Pershendes fort hapesin e kesaj teme. Per mua Odeonin eshte pikerisht ky emer "Nietzsche" qe me ben te ndjehem i moralshem, real, i plotfuqishem, i hidhur me padrejtesine. Nietzsche eshte nga ata mendimtare qe pak kush e deshi per idete e tij te mohimit te antivleres. Pikerisht sepse theu mitin e kishes ai u denigrua, pikerisht sepse spranoi idene e supremacise femerore ai u bastardua, Pikerisht se ishte kundra mesuesve te tij ai u mohua. Per mua ai eshte vertet legjenda e mendimit qe vete natyra i fali botes per te pare realitetin e hidhur paster dhe jo me ndrojen njerezore. Gjithsesi une Odeoni mund te them vetem kaq si nje Nicean, akoma sot librat e tij studiohen dhe mos harroni ka kaluar tashme me shume se nje shekull.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ...pikerisht sepse spranoi idene e supremacise femerore ai u bastardua...
    Kete nga e ke nxjerre odeono? Nje ide e tille s'ka qene ndonjehere dhe Niēe s'mund te dale kunder diēkaje qe nuk eshte.

    Mund te themi se ai u ēmend sepse femrat qe deshi s'ia varen.

  8. #58

    Mendoj se:

    duhet t'i behet nje fare portretizimi - nje fare perfaqesimi me i denje i figures se Nices. Por mendoj se ravijezimi i linjave qe konstruktojne portretin e tij duhet te shtrihen mbi majat e ideve te tij dhe jo koutime si keto qe jane gjendur me shumice deri tani ne kete teme.

    Mendoj se per t'u marre seriozisht me Nicen pjesen me te madhe te vemendjes se diskutanteve duhet ta terheqe qendrimi i tij kritik ndaj filozofise.

    Gjithashtu biseda mbi Nicen mund te behej me e kompletuar nese ne te marrin pjese diskutante qe kane me shume kuriozitet se sa adhurim peri idete e Nices.

    Desha gjithashtu te shtoj se edhe ne Shqipetaret mund te kemi nje perfaqesues te Nihilizmit, Haki Stermillin. Romani i tij "Sikur te isha djale" mund te sherbeje si perfaqsues i nihilisteve ne vendin tone.

    Por, une nuk do te desha te merrem seriozisht me kete teme pa mbaruar njehere me ate temen e Darvinizmit qe aktualisht ndodhet nja nje gisht me poshte temes se Nices.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-11-2004 mė 17:03
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #59
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    eshte shume e rende te dekodosh Nietzschen
    gjeja me e afert qe mund te behet eshte ti ndash shkrimet e tija ne 3 pjese: ekzuberanca rinore, maturiteti, dhe pleqeria. Ka shume njerez qe thone qe shkrimet e mesit te jetes se Nietzche jane Nietzschja i vertete, por edhe kjo mund te debatohet shume. I bashkohem mendimit te hasanaj qe Nietzsche ka qene filolog dhe kjo ndikon shume ne filozofine e tij.

  10. #60
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Kete nga e ke nxjerre odeono? Nje ide e tille s'ka qene ndonjehere dhe Niēe s'mund te dale kunder diēkaje qe nuk eshte.

    Mund te themi se ai u ēmend sepse femrat qe deshi s'ia varen.
    Nese vertet ke lexuar te gjitha botimet e Nietzsche-s atehere referoju pak librave te tille si Shembja e idhujve, Agu i mengjesit, Antikrishti, Gruaja, etj.. dhe ne cdo veper te tij do shohesh sulmin Nice-an mbi budallallekun femeror dhe inteligjencen e saj te paket. Mos koncepto nje liber nga titulli qe permban kopertina por permbajtja e tij. Dihet boterisht qe ky dishepull i filozofise boterore ka qene nje nder sulmuesit e seksit tjeter dhe jo per urrejtje, hakmarrje, apo fiksasione sic mundohesh ti perceptosh ti, por mbi argument te pa-thyeshem Nicean.

    Ja edhe fraza ku ti bie pre e demagogjise se Kantit, Vagnerit, Shopenhaurit, kur thua qe u cmend nga femrat. kjo te ben te qeshesh dhe fort biles sepse dihet qe Friedrich vuante nga melingjiti dhe jo nga femrat. Te gjithe ata emra qe une permenda pak me lart jane Nihiliste sepse kane rene ne grackat e te magjishmit Friedrich Nietzsche. Normalisht sdua te humb vlerat e filozofise si ata me lart pasi do ishte hipokrizi por jo te denigrojme nje figure te magjishme qe ishte revolucioni i filozofise qe akoma sot i reziston fuqishem edhe modernitetit filozofik.

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Friedrich Nietzsche
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-02-2015, 17:13
  4. Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?
    Nga dionisi123 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 15:49
  5. Kundėr fesė
    Nga good devil nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •