4.
Tashmė i vetmuar dhe dyshues nė mėnyrė tė trishtueshme te vetja ime, unė mora njė vendim, jo pa pėrbuzje, kundėr meje dhe pikėrisht nė favor tė gjithēkaje qė mė shkaktonte dhimbje dhe qė mė dukej e ashpėr- kėshtu gjeta rrugėn drejt atij pesimizmi tė guximshėm qė ėshtė i kundėrti i ēdo gėnjeshtre romantike dhe, siē me duket ende sot, rrugėn drejt "vetės" time, drejt misionit tim. Kjo gjė e fshehur dhe mbizotėruese, tė cilėn pėr njė kohė te gjatė nuk e thėrrasim dot me asnjė emėr deri sa ajo tė zbulohet si detyra jonė, kjo tirane qė ėshtė brenda nesh, merr njė shpagim tė tmerrshėm pėr ēdo pėrpjekje qė ne bėjmė pėr ta shmangur apo pėr t'i shpėtuar, pėr ēdo vendim tė pjekur para kohė, pėr ēdo barazim tonin me persona ku ne nuk bėjmė pjesė, pėr ēdo aktivitet qoftė ky dhe i ēmueshėm qė na shmang nga objekti ynė kryesor, e madje nga ēdo virtyt qė mund tė na mbronte prej ashpėrsisė sė vetė pėrgjegjėsisė sonė. Sėmundja ėshtė ēdo herė pėrgjigja, kur ne duam tė dyshojmė pėr tė drejtėn tonė mbi detyrėn tonė, kur ne ndonjė pikė fillojmė ta marrim tepėr lehtė. Gjė e ēuditshme dhe e tmerrshme njėkohėsisht! Janė ngushėllimet tona ato qė duhet tė shlyejmė mė ashpėrsisht! Dhe nėse mė vonė duam tė kthehemi te shėndeti, nuk na mbetet asnjė zgjedhje: duhet te ngarkohemi me rende nga sa ishim ngarkuar me parė...
5.
Pėr here tė pare mėsova atėherė atė tė folur prej eremiti nga e cila marrin vesh vetėm tė heshturit dhe te vuajturit: unė flisja pa dėshmitarė, ose mė mirė, indiferent kundrejt dėshmitarėve, pėr tė mos vuajtur nga vetmia, unė flisja pėr gjėra qė nuk me interesonin fare, por nė mėnyrė tė tille sikur tė mė interesonin shumė. Atėherė unė mėsova artin e tė hequrit si i qartė, objektiv, kurioz, mbi tė gjitha si i shėndetshėm e i keq, dhe kjo me duket, te njė i sėmurė ėshtė "shija e mire" e tij. Gjithsesi, njė syri dhe njė simpatie me delikate nuk do t'i shpėtonte ajo qė ndoshta formon gjėnė mė tėrheqėse tė kėtyre shkrimeve, pra qė tek ato, njė njeri qė vuan dhe i mungojnė shumė gjėra flet sikur tė mos vuante e tė mos i mungonte asgjė. Kėtu ekuilibri, qetėsia dhe madje mirėnjohja ndaj jetės duhet tė jenė ruajur, kėtu mbizotėron njė vullnet i ashpėr, krenar, vazhdimisht i zgjuar, te cilit i ėshtė ngarkuar detyra te ruajė jetėn kundėr dhimbjes dhe te zhdukė te gjitha pėrfundimet qė ėndėrrojnė te dalin si kėrpudha helmatisėse nga dhimbja, nga zhgėnjimi, nga pėrēmimi, nga izolimi dhe nga te tjera toka kėnetore. Mos kjo u jep shkas pesimistėve tanė pėr te ekzaminuar veten? Sepse atėherė unė i dhashė nė doreė vetės time kėtė sentence: "njė njeri qė vuan nuk ka ende tė drejta mbi pesimizmin!", atėherė unė zhvillova me veten time njė fushatė te mėrzitshme e tė duruar kundėr prirjes thelbėsore antishkencore pėr ēdo pesimizėm romantik, qė kėrkon te shpjegojė pėrvojat e veēuara personale duke nxjerrė nga to gjykime te pėrgjithshme, duke i fryrė deri sa tė nxjerrė prej andej dėnimin e botes, shkurt, atėherė e ktheva nė tjetėr anė vėshtrimin tim tė pėrdorėsh optimizmin me qėllim ristabilizimin, qė njė ditė tė mundesh tė jesh pėrsėri pesimist - a e kuptoni kėtė? Ashtu si njė mjek qė e vendos tė sėmurin e vet nė njė mjedis krejtėsisht tė huaj deri sa ky tė shkėputet nga gjithė "deri tani-tė" e tij, nga mendimet e tij, nga miqtė e tij, nga letra tė tij, nga detyrat e tij, nga budallallėqet e tij dhe nga vuajtjet e kujtesės sė tij, dhe tė mėsojė tė zgjasė duart dhe ndijimet drejt njė ushqimi tė ri, njė dielli tė ri, njė tė ardhmeje tė re, kėshtu dhe unė, i sėmurė dhe mjek brenda njė njeriu tė vetėm, e detyrova veten te rrija ne njė klimė shpirtėrore te kundėrt me atė te mėparshmen, kurrė te provuar me pare, e mbi te gjitha ne njė ekskursion nėpėr vende te huaja, ne atė qė ėshtė e huaj, ne njė kuriozitet drejt ēdo lloji gjėrash te huaja... Ndoqa njė sorollatje tė gjatė, kėrkim, ndryshim, neveri ndaj te qėndruarit palėvizur, ndaj ēdo pohimi e mohimi budalla, dhe gjithashtu njė dietetikė dhe njė disiplinė qė synonte ta bėnte me te lehtė nga ē'ishte e mundur pėr shpirtin vrapimin larg, fluturimin lart, dhe mbi te gjitha, fluturimin gjithnjė e me gjatė. Ishte efektivisht njė "minimum" jetė, njė ndarje nga ēdo Iakmi trashanike, njė pavarėsi nga ēdo lloj rrethanash te disfavorshme, se bashku me krenarinė qė mundesh te jetosh mes shumė fatkeqėsish; kishte ndoshta pak cinizėm, pak "goditje te Diogjenit", por sigurisht dhe shumė lumturi nga tekat, nga gėzimi i tekave, shumė qetėsi, dritė, ēmenduri delikate, ekzaltim tė fsheh tė gjithė kjo shkakton njė forcim te madh shpirtėror, njė gėzim ne rritje, njė plotshmėri shėndeti. Vetė jeta nakompenson pėr vullnetin tonė kėmbėngulės pėr tė jetuar, me njė luftė te tille te gjatė, qė une vete e drejtova atėherė kundėr pesimizmit te lodhjes nga jeta, tashmė na kompenson pėr ēdo shikim te vėmendshėm qė hedh ndėrgjegja jonė, e cila nuk i lė t'i ikin dhuratat mė tė vogla, tė buta, kalimtarė tė jetės. Si pėrfundim, ne marrim dhuratat e saj te mėdha, ndoshta dhe dhuratėn me te madhe qė ajo mund te japė - ne marrim pėrsėri si dhuratė detyrėn tonė.
Krijoni Kontakt