Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 157

Tema: Nietzsche

  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2004
    Postime
    3
    Cfare eshte magjike per shkrimet e nietzches eshte fakti qe ose i dashuron ose i urren. Shume njerez i urrejne shkrimet e tij per fakte te ndryshme por edhe ato qe i urrejne shkrimet e tij nuk e mohojne faktin qe jane shkrime te vecanta dhe ide origjinale, kete gjykim ato e bejne pa vetdije por ky gjykim del ne pah per faktin qe keto njrez i kushtojne mjaft pune dhe kohe urrejtjes per nietzchen.
    Per mendimin tim ( pa ofenduar askend) mendoj qe keto njrez qe i urrejne shkrimet e nietzches nuk e kane arritur akoma botkuptimin e botes ku ato jetojne dhe fakti me i rendesishem per urrejtjen e tyre eshte se ato nuk kane arritur te kuptojne veten e tyre.
    per nje mendje te paster dhe pa gjykime shkrimet e nietzches mund te dashurohen ose mosperfillen por kurrsesi urrehen.
    Te gjithe atyre lexuesve qe kane urrejtje per keto shkrime i sygjeroj qe ti lexojne dhe njehere, por kesaj rradhe kur ta hapin librin te mundohen ta ruajne gjykimin e tyre kur ta mbarojne librin.

  2. #92
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow Nietzsche

    Nietzsche

    Kush ishte Nietzsche dhe mbi cfare ka shkruar?

  3. #93
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nietzsche denoi moralitetin tradicional kristian, sidomos Etiken kristiane ne nje kod te roberuar, te mbyllur masash e rregullash, teori ne te cilen aristokracia eshte rrezuar dhe shkaterruar nga dobesia e Idealizmit. Ai predikoi superioritetin e aristokratit, moralin dhe teorine imagjinative, sipas se ciles nje jete "prej fuqise se superioritetit do te mbijetoje gjate shekujve". Vullneti i forte i njeriut do te krijoje MBINJERIUN, i cili do te jete vendosur mbi cdo te mire dhe cdo te lige ose "PERTEJ SE MIRES dhe SE LIGES".

    Mbinjeriu do te zoteroje (sundoje) te gjitha te mirat e jetes, qe jane gjenite e qyteterimit dhe te gjitha te ligat, qe jane DREQI, dhe do te crrenjose demokracine dekadente.

    Ne teresine e veprave te tij, perpara se te cmendej (semure nga sistemi nervor dhe mekanizmat cerebrale te trurit), ai ve ne dukje qe e mira dhe e liga jane vetem dy masa pengesash per fluturimin e shpirtit te njeriut qe kerkon te zbertheje ligjet e Misterit te Natyres.

    Njeriu superior duhet te jetoje pa u kujdesur per keto dy koncepte relative me Kohen dhe Hapesiren. Ai insiston me retorike terheqese qe ndjenjat e pasterta nga cdo balte tokesore jetojne ne zonen asnjanese te interesave te jetes, prandaj jane me tej te mires dhe te liges. Njeriu superior (Mbinjeriu) eshte i afte te pastrohet nga dogmat qe jane zgjedhe roberie shpirterore te impozuara nga besimet, per t'u lartesuar ne sferen fisnike te aristokracise se mendimit dhe te ndjenjes.

    Isuf Luzaj
    Pertej Se Mires Dhe Se Liges

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    tredhja e filozofise

    Citim Postuar mė parė nga armandovranari
    Sunriser, ku jane bemat e Nices? Poetika e tij marramendese apo bindja e tij prej te semuri se nuk ka MORAL ne kete bote, dhe njeriu vepron sipas Vullnetit te paster per Pushtet?
    Nicja nuk eshte gje tejter vecse nje hakmarres patologjik ndaj kriztianizmit dhe gjthckaje qe ka te beje me dashurine mes njerezve. Mbase nga qe ka qene i privuar tere jetes nga kjo gje.
    Jeta e tij ka qene qe mizerje ne kete drejtim. Kjo eshte shume e dhimshme dhe eshte fatkeqsi. Une per vete kam vetem nje keqardhje te thelle per te.
    Sunriser ka njohuri te sakte per Niēen, porse te pjesshme. Ndersa Mandi s' ke studiue kurre filozofi. Dhe e gjykon Niēen jo tue u nise nga filozofia e tij, por tue u nise nga disa opinione qe s' do hezitoja me quejte ne nivelin e hormonales. Niēe e purifikoi filozofine dhe e ktheu ate te vete jeta. Sulmi i tij ndaj moralit te skllevenve, bahet ne emer te shenjtenise se vete jetes. Niēen i kthen filozofise, filozofin e vjeter presokratik, legjislatorin. Per nje nonhje te sakte te Niēes, keshilloj "Nietzche" Gilles Deleuze.
    Edhe Homeri me Borgez, Dostojevskij me Kafken, Kiergegaardi me Benjamin-in s' kane pase ndonje jete per t' u pase zili, nemos se per vepren qe ajo jete ka mundesue. Te AntKrishti Niēe pohon se i fundmit i krishtere ka vdekur mbi kryq, kjo asht domethanese apo jo?
    Lexo, Sokratin, Spinozen, Kantin e mandej te lutem "Gjenealogjia e Moralit" para se me fole per moral... jo, jo, ma mire filloja me disertacionet e Niēes te moshes 12-13 vjeē.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75
    Mbi Nicen mendoj se sikur te merrej me letersi artistike ai do i jepte njerezimit nje shkrimtar te shkelqyer dhe mbase do na kursente pak konfuzion... thote Sokol djali qe e ka idene e letersise shqipe se paku (tue njohte Sh. Kelmendin).

    te kujtoj se
    Keshtu Foli Zarathustra asht poema ma e mire e shekullit te XIX.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niēe : 21-03-2005 mė 13:38

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    jeta

    Gilles Deleuze

    Nietzche

    Jeta

    Libri i parė i Zarathustra- s fillon me tregimin e tre metamorfozave: “si shpirti bahet deve, dhe deveja luan, dhe sė mbrami luani fėmijė“. Deveja asht kafsha qė bart: bart peshėn e vlerave tė pėrcaktueme, barrėn e edukimit, tė moralit dhe tė kulturės. Ajo i transporton nė shkretėtinė, dhe aty shndėrrohet nė luąn: luąni thyen idhujt, shkel kėto barra dhe kritikon tė gjitha vlerat e pėrcaktueme. Sė fundi, luani ka vetinė me u ba fėmijė, pra lojė e fillim i ri, krijues vlerash dhe principesh tė reja vlerėsimi.
    Simbas Nietzche- s kėto tre metamorfoza pėrmbajnė domethanjen, pos tė tjerash, e ēasteve tė veprės sė tij, sidhe tė stadeve tė jetės sė tij dhe shėndetit tė tij. Afėrmendsh, ndamjet janė relative: luani asht i pranishėm te deveja, fėmija te luąni po ashtu; dhe te fėmija gjendet pėrfundimi tragjik.

    Fridrich Wilhelm Nietzche u lind mė 1844, nė presbiteriatin e Rącken- it, nė nji krahinė tė Turingjisė tė aneksueme prej Prusisė. Nga e ama, sikurse nga i ati, familja pėrbahej prej pastorėsh luteranė. I ati, i pėrkorė dhe i kulturuem, pastor edhe ai vetė, vdes mė 1849 (qullje celebrale, encefalit ose apopleplsi). Nietzche-n e rrisin nė Naumburg, nė nji mjedis femėnor, me motrėn ma tė vogėl Elisabeth. Asht nji wunderkind: janė ruejtė dezertacjonet e tij, sprovat e tij tė kompozimit muzikor. Studion nė Pforta, mandej nė Bonn dhe nė Lipsia. Zgjedh filologjinė klasike kundrejt teologjisė. Por qysh tash filozofija e tundon, me imazhin e Schopenhauer- it, mendimtar vetmitar, “mendimtar privat”. Punėt filologjike tė Nietzche- s (mbi Teognide, Simonide, Diogene- Laerzio- n) i sigurojnė, mė 1869, emėrimin profesor filologjije klasike nė Universistetin e Basilea- s.
    Zė fill miqėsia me Wagner- in, tė cilin e pati tokue nė Lipsia, dhė qė banojte nė ēifligun e Tribschenbit, ngat Lucerna- s. Nietzche pohon se ato qenė vitet ma tė bukura tė jetės sė tij. Wagner asht pothuej gjashtėdhetė vjeē; Cosima sapo i ka mbushė tridhetė: Cosima asht e bija e Liszt; pėr Wagner- in ka lanė muzikantin Hans von Bulow. Kajherė miqtė e saj e thėrrasin Arianna dhe sugjerojnė paralelet Bulow-Tezeu, Wagner-Dionisi. Kėtu Nietzche ndesh nji skemė afektive qė asht tashma e vetja dhe tė cilėn do ta bajnė tė tijėn gjithnjė e ma shumė. Ato ditė tė lumtuna nuk janė pa travaje: kajherė Nietzche ka pėrshtypjen e papėlqyeshme se Wagner e shfrytėzon dhe ia pėrvetėson konceptimin e tij tė tragjikes; tjeraherė ka pėrshtypjen e kundėrt se me ndihmėn e Cosima- s, do t’ ia dalė me e ēue Wagner- in tek e ajo vėrtetė qė ai, vetėm, nuk do mund tė zbulojte.
    Profesorati i tij e ka ēue me u ba nėnshtetas zviceran. Merr pjesė si infermjer nė luftėn e ’70- s. E aty humbet “ barrat “ e tij tė mbrame: nji farė nacionalizmi, nji farė simpatie pėr Bismarck- un dhe pėr Prusinė. Nuk mund ta pranojė ma gjatė identifikimin e kulturės me shtetin, as tė besojė se fitorja e armėve asht nji shenjė pėr kulturėn. Qysh tash ndėrshihet pėrēmimi i tij pėr Gjermaninė, dhe pamundėsija e tij me jetue ndėr gjermanė. Te Nietzche- ja braktisja e bindjeve tė vjetra nuk prodhon krizė (ēka prodhon krizė asht ma fort frymėzimi, zbulesa e nji Ideje tė re) . Problemet e tij nuk vijnė prej heqjes dorė. Nuk kemi asnjė arsye me vu’ nė dyshim deklaratat e Ecce Hommo, ku Nietzche- ja pohon se nė landė religjioze, qysh at’herė dhe pamvarsisht trashėgimisė sė vet, ateizmi i erdh i natyrshėm, instinktiv. Por Nietzche shpėrfundet nė vetmi. Mė 1871 shkruen Lindja e Tragjedisė, ku tashma Nietzche i vėrtetė mund tė ndėrshihet nėn maskat e Wagner- it dhe Schopenhauer- it : ky libėr pritet si mos ma keq prej filologėve. Nietzche ndihet inaktual dhe zbulon mospajtimin e mendimtarit privat me profesorin akademik. Te e katėrta Konsideratė Inaktuale ( “Richard Wagner nė Bayreuth”, 1875 ) bahen tė qarta rezervat mbi Wagner- in dhe i pėshtiroset pėrurimi i Bayreuth- it, atmosfera prej kermesse qė ka aty, aparati zyrtar i pranishėm, prania e perandorit plak. Dhe miqtė e tij ēmeriten pėrballė asaj ēka atyne u duket nji ndryshim i Nietzche- s. Ai interesohet gjithnjė e ma shumė pėr shkencat pozitive, pėr fizikėn, biologjinė, mjeksinė. Edhe shėndeti i tij asht prishė, jeton vazhdimisht nė prenė e dhembjekresė dhe stomakut, me shqetėsime tė syve, me vėshtirėsi tė folmje. Heq dorė prej mėsuesisė. “sėmundja mė zgjidhi ngadalė prej kėtyne lidhjeve: mė kurseu ēdo prishje, ēdo hap tė dhunshėmdhe pėrplasės. [ ... ] mė dha tė drejtė pėr pėrmbysjen e plotė tė zakoneve tė mija” . Dhe tue qenė se Wagner- i ishte nji kompensim pėr Nietzche- n akademik, vagnerizmi ra bashkė me profesoratin.

    Falė Overbeck- ut, ma besniku e ma inteligjenti ndėr miqtė e tij, fiton mė 1878 nji pension nga Basilea. E at’botė fillon nji jetė udhėtimesh: bash si nji hije, tue marrė me qira vendbanime modeste, tue kėrkue nji klimė tė favorshme, kalon vend mė vend, nė Zvicėr, nė Itali, nė jugun e Francės. Ndojherė vetėm, kajherė me miq (Malwide von Meysenburg, admiruese e vjetėr e Wagner- it; Peter Gast, shkollar i vjetėr i tij, muzikant te i cili bazohet pėr me zevendėsue Wagner- in, me tė cilin e bashkojnė dashunia pėr shkencat natyrore dhe diseksionimi i moralit).
    Me raste kthehet nė Naumburg. Nė Sorrento sheh Wagner- in pėr herė tė fundit, nji Wagner tė kthyem nė nacionalist tė pėrzieshėm. Nė 1878 pėruron kritikėn e tij madhore tė vlerave, kohėn e luanit, me Njerzor, tepėr njerzor. Miqtė e tij nuk e kuptojnė; Wagner-i e sulmon. Pėrmbi gjithēka, ai po sėmuret gjithnjė e ma shumė. “Mos me mujtė me lexue! Mos me mujtė me ndie muzikė!”. Mė 1880 e pėrshkruen kėshtu gjendjen e tij: “Nji vuejtje e vazhdueshme, ēdo ditė, me orė tė tana, nji ndjesi thuejse e njejtė me tė zanėt e detit, nji lloj paralize qė ma vėshtiros fjalėn dhe, si diversion, atake tė furishme (gjatė tė mbramit kam vjellė pėr tre netė, lakmoja vdekjen...) Veē tė mundesha me e pėrshkrue zekthin e kėsaj gjendjeje, vuejtjen e vazhdueshme qė mė mbėrthen si nė darė krye, sy, atė ndjesi tė pėrgjithshme paralize, prej kokės te kambėt”.
    Nė ē’ kuptim sėmundja - ose ēmendunia - asht e pranishme nė veprėn e Nietzche- s. Ajo nuk asht asnjėherė burim frymėzimi. Nietzche- ja kurrė nuk e ka konceptue filozofinė sikur kjo mund tė rrjedhė nga vuejtja, nga sėmundja apo nga ankthi - megjithėse filozofi, tipi i filozofit pėr tė cilin Nietzche- ja mendojte, njeh nji teprģ vuejtje.
    Por ai nuk e koncepton aspak sėmundjen si nji eveniment qė godet nga jashtė nji trup-objekt, nji tru-objekt. Te sėmundja ai sheh, ma shumė, nji pikė shikimi mbi shėndetin. " Me optikė tė sėmueti me pa kah koncepte dhe vlera ma tė shėndosha, ose anasjelltas, prej plotėnisė dhe sigurisė sė nji jete tė pasun me e lėshue shikimin mbi punėn e mshehtė tė instiktit tė décadence – ky ka me qenė ushtrimi im ma i gjatė, pėrvoja e vėrtetė e imja". Sėmundja nuk asht nji impuls pėr subjektin mendues, por aq ma pak asht nji objekt pėr mendimin: ajo pėrban ma sė shumti nji intersubjektivitet tė mshehtė nė gjinin e nji individi. Sėmundja si ēmuarje e shėndetit, ēastet e shėndetit si ēmuarje e sėmundjes: e tillė asht "pėrmbysja", "shpėrngulja e prospektivave", ku Nietzche sheh esencėn e metodės sė vet dhe tė primjes sė tij pėr nji "shpėrēmuarje tė vlerave". Tash, pamvarėsisht nga aparencat, nuk ka ndėrsjellshmėni mes dy pikave tė shikimit, mes dy ēmuarjeve. Nga sėmundje te shėndeti, nga shėndeti te sėmundja, kjo lėvizshmėni egziston veēse idealisht, asht nji shėndet i epėrm: kjo shpėrvendosje, kjo lehtėsi nė shpėrvendosje asht shenj i "shėndetit madhor". Dhe pėr kėtė arsye Nietzche mundet me thanė deri nė fund (pra mė 1888) : unė jam i kundėrti i nji tė sėmuri, unė jam thelbėsisht i shėndoshė. Do evitojmė sė kujtuemi se gjithēka pėrfundoi keq. Presje Nietzche i bamė i marrė asht bash Nietzche qė e ka humbė atė lėvizshmėni, atė art tė shpėrvendosjes, i cili nuk mundet ma me e ba, pėr tė mirėn e shėndetit tė tij, sėmundjen nji pikė shikimi mbi shėndetin. Te Nietzche gjithēka asht maskė. Shėndeti asht nji maskė e parė pėr gjeniun e tij; vuejtjet e tij janė nji maskė e dytė; pėr gjeniun e tij dhe pėr sėmundjen e tij. Nietzche nuk beson te njishmėnia e nji Un- i dhe nuk e ndien: marrėdhanie tė imėta fuqie dhe ēmuarje, mes “un- esh” tė ndryshėm qė mshehen, por qė shprehin edhe forca tė nji natyre tjetėr, forca tė jetės, forca tė mendimit. – ky asht konceptimi i Nietzche- s, mėnyra e tij e tė jetuemit. Wagner- in, Schopenhauer- in, dhe njėsoj Paul Rée- n Nietzche i ka jetue si maska tė vetat. Dhe mbas 1890, disave nga miqtė e tij u ndodh tė mendojnė se marrią asht pėr tė nji maskė e mbrame. Ai pati shkrue: “Dhe ndonjiherė vetė marrija asht maska qė mshehė nji dije fatale dhe tepėr tė sigurtė”. Me tė vėrtetė ajo nuk asht, por nuk asht vetėm sepse tregon momentin kur maskat, reshtin sė komunikuemi dhe sė zhvendosuni, pėrzihen nė nji ngurtėsi vdekjeje. Ndėr faqet ma tė bukura tė Nietzche- s janė bash ato ku ai flet pėr nevojėn e tė maskuemit, pėr virtytshmėrinė dhe pozitivitetin e maskave, pėr instancėn e tyne tė mbrame. Duer, veshė, sy ishin bukurija e Nietzche- s (ai u gėzohet veshėve tė tij, i konsideron veshėt e vegjėl si nji labirint i mshehtė qė ēon pėr te Dionisi.) Por mbi kėtė maskė tė parė, fill nji tė dytė, tė pėrkryeme nga musteqe tė stėrmėdhaja. “Jepmė, jepmė, tė lutem... – Ēfarė, pra? – Nji maskė tjetėr, nji maskė tė dytė”.

    Nietzche e ka vazhdue mbas Njerėzor, tepėr njerėzor (1878) iniciativėn e tij pėr kritikė totale: Udhėtari dhe hija e tij (1879), Aurora (1880). Pėrgatit Shkenca gazmore. Por del nė pah diēka e re, nji galdim, nji mbibollėk: a thue se Nietzche asht projektue deri te nji pikė ku ēmuarja ndėrron kahje, e ku sėmundja gjykohet prej tė naltit tė nji shėndeti tė ndryshėm. Vuejtjet e tij vazhdojnė, por shpesh tė dominueme nga nji “entuziazėm” qė bie mbi vetė trupin e tij. Nietzche jeton atėbotė momentet e tij ma ekzaltuese, tė lidhuna me nji ndjenjė kėrcėnimi. Nė gushtin e 1881 nė Sils-Maria, pėrgjatė liqenit tė Silvaplana, ka frymėzimin e Zarathustra.. Mes 1883 dhe 1885 shkruen katėr librat e Zarathustra- s dhe grumbullon shėnime pėr nji vepėr e cila duhej me qenė vazhdimi. Ai e ēon kritikėn nė nji nivel qė s’ asht arritė kurrė ma parė; e ban armėn e nji “shpėrēmuarje” tė vlerave, Jo- ja nė shėrbim tė nji pohimi tė epėrm.(Pėrtej sė mirės dhe sė keqes, 1886; Gjenealogjia e moralit, 1887.) Kemi metamorfozėn e tretė: ose t’ bamit-fėmijė. Gjithsesi ndjen ankthe, jeton kundėrshtģ. Nė 1882 pati aventurėn me Lou Andreas-Salomé. Kjo vajzė e re ruse qė jetojte me Paul Rée iu bakesh Nietzche- s sikur ishte dishepulle ideale, e denjė pėr dashuni. Tue ndjekė nji skemė afektive qė kish pasė rast edhe ma parė me vu’ nė zbatim, Nietzche e lyp pėr grue, me ndėrmjetėsimin e mikut. Nietzche ndjek nji andėrr: tue qenė ai vetė Dionisi, do marrė Arianna- n me miratimin e Tezeut. Tezeu asht “njeriu i epėrm”, nji imazh atnor, ēka Wagneri kish qenė dikur pėr Nietzche- n. Por Nietzche nuk pati guxue me e lypė haptazi Cosima-Arianna- n. Te Paul Rée, e ma parė ndėr miq tė tjerė, Nietzche gjen do Tezenj, etėn ma tė rinj, ma pak impresionues. Dionisi asht epror karshi njeriut tė epėrm, sikurse Nietzche asht epror karshi Wagnerit; aq ma shumė pra Nietzche qenka epror karshi Paul Rée. Asht fatale, asht e qartė, qė nji fantazėm e tillė tė ēon te dėshtimi. Ariana parapėlqen gjithėherė Tezeun. Malwida von Mayerenburg si chaperon, Lou Salomé, Paul Rée dhe Nietzche formojnė nji kuartet tė ēuditshėm. Jeta e tyne e pėrbashkėt pėrbahej nga grindjet e pajtimet. Elisabeth- a, motra e Nietzche- s, posesive dhe xheloze, bani ēmosin qė tė ndaheshin. Dhe ia doli: Nietzche nuk qe nė gjendje as me u shkėputė prej sė motrės dhe as me zbutė rreptėsinė e gjykimeve nė drejtim tė tij (“personat si ime motėr janė pashmangshėm kundėrshtarė tė mėnyrės sime tė menduemit dhe tė filozofisė sime, kjo bazohet mbi natyrėn e pėrjetshme tė gjanave...”, “shpirtnat si yti, motra ime e ngratė, unė nuk i due”, “jam thellėsisht i lodhun nga llafet e tua tė paturpshme moralizuese...”) Lou Salomé s’ e dashurojte Nietzche- n; ndodhi qė ma vonė, ajo tė shruente nji libėr shumė tė bukur mbi tė (F. Nietzche, 1984).
    Nietzche ndjehet gjithnjė e ma shumė i vetmuem. Merr vesht vdekjen e Wagnerit, ēka riaktivizon te ai imazhin e Ariana–Cosima- s. Nė 1885 Elisabeth- a martohet me Förster- in, vagnerian, antisemit, nacjonalist prusjan. Förster ka me shkue nė Paraguaj pėr me themelue nji koloni arianėsh tė pastėr. Nietzche nuk merr pjesė nė dasėm dhe asht indiferent karshi kėtij kunati kabą. Ai i shkruen nji tjetėr racisti: “Lutem reshtni sė dėrguemi botimet tueja, druej pėr durimin tim”: Nė Nietzche ndjekin njena-tjetrėn nė mėnyrė pėrherė e ma tė ngjeshun, momentet e euforisė dhe momentet e depresionit. Kajherė gjithēka i duket “e shkėlqyeshme”: rrobaqepėsi i tij, ushqimi, mikpritja e gjindes, tėrheqja qė ai beson se ushtron nėpėr dugaja. Kurse shpesh mbėrthehet nga dėshpėrimi: mungesa e lexuesve, nji pėrshtypje vdekjeje, tradhėtia.
    Dhe vjen viti i madh, 1888: Perendimi i idhujve, Rasti Wagner, Antikrishti, Ecce Homo. Ndodh bash sikur aftėsitė krijuese tė Nietzche- s tė acaroheshin, tė merrshin nji vrull tė ri para rrėzimit pėrfundimtar. Ndryshon edhe toni, nė kėto vepra mjeshtrije tė madhe: nji dhunė e re, nji humor i ri, si aktori komik i mbinjeriut. Nietzche i ndėrton vetes nji imazh botnor, kozmik, provokues (“nji ditė kujtimi i nji diēkaje tė hatashme do lidhet me emrin tim”, “veēse tue fillue nga unė ka politikė tė madhe mbi tokė”); por, edhe, ai pėrqendrohet bash mbi atė momonet, shqetėsohet pėr nji sukses tė menjėhershėm. Kah fundi i 1888- s, Nietzche fillon me shkrue letra tė ēuditshme. Strindberg- ut: “Kam mbledhė nė Romė nji asamble princash: due me e ēue nė pushkatim Kaiser- in tonė rimak. Mirupafshim! Sepse do shihena prapė! Une seule condition: Divorēons... Nietzche-Cäsar.
    Mė tre janar nė Torino vjen kriza. Shkruen edhe njapak letra, nėnshkruehet Dionisi, ose i Kryqėzuemi, ose nė tė dy mėnyrat. Cosima Wagner- it: “Ariana, tė due. Dionisi.” Overbeck ia beh nė Torino dhe gjen Nietzche- n tė tronditun, tė tejacaruem. E rikthen si furtuna nė Basilea, ku Nietzche lejon qetėsisht ta mbyllin. Diagnoza asht “paralizė progresive”. E ama kujdeset qė ta transportojnė nė Jena. Mjekėt e Jena- s parashtrojnė hamėndėsimin e nji infeksioni sifilitik, qė datuekėsh 1866. (Bahet fjalė pėr nji deklarim tė Nietzche-s? Ende rimak, i rrėfen mikut Deussen nji aventurė kėrshėritėse ku na e paskej pėshtue nji piano. Nji tekst i Zarathustra, “Nėpėr hijet e shkretėtinės”, duhet tė merret nė konsideratė nėn kėtė kandveshtrim.) Kajherė i qetė, kajherė nė krizė, duket se ka harrue gjithēka nga vepra e tij; akoma ban muzikė. E ama e merr ngat vetes; kah fundi i 1890- s e motra Elisabeth asht kthye nga Paraguaj. Pėrparimi i sėmundjes vazhdon ngadalėsisht, deri nė apati, nė agoni. Vdes nė Weimar nė 1900.

    Pa pasė siguri absolute, diagnoza e paralizės sė pėrgjithshme asht e besueshme. Ēashtja shtrohet ma shum nė kėto trajta: simptomat e 1875, tė 1888 a pėrbajnė nji kuadėr klinik tė njejtė? A bahet fjalė pėr tė njejtėn sėmundje? Mbase po. Pak randėsi ka a bahet fjalė pėr mąrri, ma fort se pėr psikozė. E pamė nė ē’ kuptim sėmundjet, edhe mąrrija, qe e pranishme nė veprėn e Nietzche- s. Kriza e paralizės sė pėrgjithshme shėnon momentin ku sėmundja del nga vepra, e ndėrpret, dhe ia ban tė pamujtun vazhdimin. Letrat e mbrame tė Nietzche- s janė dėshmija e kėtij momenti tė skajmė: edhe ato i pėrkasin veprės sė tij, akoma bajnė pjesė. Gjatė gjithė kohės qė Nietzche pati artin me shpėrvendosė perspektivat, prej shėndetit tek sėmundja dhe anasjelltas, ai ka gėzue, sado i sėmurė tė ketė qenė, nji “shėndet madhor” qė mundėsojte veprėn. Por kur i iku duersh ky art, kur maskat e ngatėrruen me atė tė nji paljaēoje, tė nji bufoni, nėn trysninė e nji proēesi organik a tjera gjaje, atėbotė sėmundja vetė u pėrzie me qėllimin e veprės (Nietzche pati folė pėr mąrrinė si nji “zgjidhje kronike”, si nji bufoneri e mbrame).
    Elisabeth- a i ndihu sė amės me u kujdesė pėr Nietzche- n. Ajo bani interpretime pėrdėllyese pėr sėmundjen dhe i drejtoi qortime tė ashpra Overbeck- ut, i cili u pėrgjigj me dinjitet tė madh. Pati edhe merita tė mėdhaja: bani ēmosin pėr me sigurue pėrhapjen e mendimit tė vllaut, pėr organizimin e Nietzche-Arkiv nė Weimar. Por tė gjitha kėto merita asgjasohen para tradhėtisė sė epėrme: me u rrekė me vu’ Nietzchen nė shėrbim tė nazizmit. Pjesė e mbrame e fatalitet tė Nietzche- s: e afėrmja abuzive qė figuron gjithėherė nė krah tė ēdo “mendimtari tė namun”.


    Perktheu Titius Tahirson

  7. #97
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nė fakt, desha tė tėrheq vėmendjen vetėm mbi njė detaj qė nuk qenka pėrmendur nė paraqitjen e jetės sė Nietzsche kėtu mė lart. Zhytja e Nietzsche nė njė heshtje tė thellė pėr 11 vjet rresht (ai vegjetonte por jo jetonte nė atė kohė), ka ardhur nga njė aksident nė dukje fare i rėndomtė, por qė flet shumė mbi botėkuptimin e Nietzsche. Nė Torino, ku ai shkonte pėr tė evituar ajrin e lagėsht tė vendit tė tij (Nietzsche vuante nga astma), nė njė ditė tė ftohtė janari 1889, ndėrsa po ecte nė rrugė sheh njė karrocier duke fshikulluar me kamzhik kalin e tij, dhe Nietzsche ėshtė i skandalizuar. E gjithė jeta dhe vepra e tij ishte ndėrtuar mbi adhurimin e forcės, bukurisė, fuqisė, autenticitetit, dhe ky episod i ndodhur nė rrugė ėshtė tepėr pėr tė. Kali, i cili personifikonte tė gjitha kėto cilėsi qė Nietzsche i predikonte, po rrihej nga njė krijesė e mjerė, nga njė karrocier i gjorė i cili nuk ishte asgjė pėrpara kalit tė tij. Dhe kėtu Nietzsche, tejet i inatosur, ndėrhyn nė mbrojtje tė kalit, duke i hedhur atij nė qafė njėlloj sikur tė donte pėr ta pėrqafuar dhe pėr t'i kėrkuar falje pėr mundimin qė po i shkaktonte kjo krijesė e mjerė qė quhej njeri. Dhe kėtu ai rrėzohet nė rrugė, dhe merr goditjen pėrfundimtare e cila do ta mbyllte atė nė njė errėsirė tė plotė, dhe do t'i jepte fund dhe vetė procesit tė mendimit. Pas 1889, ai nuk ka shkruar as folur qoftė dhe njė mendim tė vetėm.

    E kėshtu Nietzsche, deri nė fund, besnik ndaj vetes sė tij...

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ky postim i kushtohet me keqardhje te gjithe simpatizanteve te betuar deri (ndoshta, pse jo, nuk do te me habiste te kishte edhe nga ata) ne vetmohim, per hir te nderimit me karakter egzaltues te manifestuar permes hiperbolizimit te mbiegzistencializimit te figures se ketij dishepulli, idhulli, (po me vjen cudi se si nuk e keni pranuar ende si ZOTIN tuaj, duke u nisur nga menyra e pashoqe tej-mbivleresuese, se si e trajtoni apo mbeshtesni argumentat, qe me nje fjale nuk do mund te mund te fitonin nga gjykimi te etiketoheshin me vleren qe mban "pamjaftueshmeria" e komunikuar nga epiteti ---> NAIV!) apo cfaredo lloj lavdesh, te nenkuptuara pothuajse hyjnore ti keni thurrur ketij "njeriu" krijimet e te cilit jane ndertuar te tilla ku perkrah hipokrizise e cila struket ne gershetimin mjeshteror ne bashkpunim me "perkedheljen butesore" te kufijve te brishte te racionalitetit te lexuesit me gjykim "te lehte", permes mahnitjes qe dhuron "skulptimi i fjales" pergjate "udhetimit imagjinativ" ne boten "e magjishme" te artit letrar nga kjo figure e mbishquar, qendron njekohesisht, dinakerisht "i tejmatur", plot "finese" "mjaft i parapergatitur" per te shfarosur dyshimet e mundshme mbi "te verteten" qe fshihet pas "se vertetes" se krijimeve te tij te cilat nuk jane me pak se nje "mllef me permasa sa ajo e volumit te krijimeve te tij" i shaktuar nga paaftesia e vullnetshme per te pranuar "dobesine" e vet apo limitet e qenies se tij, pra si "NJERI"

    Me nje fjale, mesazhi qe ky "lloj" njeriu u perpoq te percillte, u projektua prej tij, nderkohe i ndodhur ne rrethana te papajtueshme ("prej tij") me realitetin "tashme te pandryshueshem" dhe me pas u zbatua permes "menyres se tij unike" te pandeshur ndonjehere nga mendjet e lexuesve te kohes te ciles keto vepra ju destinuan (cka vazhdon edhe sot, fatkeqesisht), duke skicuar dhe me pas te shnderruar me ndihmen ekskluzive te artit letrar nje forme te vecante "dylyftimi" ate "te moralit Nicjan" perkundrejt atij "egzistent i koduar ky i fundit tashme si i pa transformueshem" duke i mbathur ketij te fundit padrejtesisht, (me zor kur i thone muhabetit, me te vetmin qellim per te joshur kapricot e tij) "kepucet ndeshkuese" kur dihet (e kam muhabetin per ata qe kane arritur ta vertetojne dhe pranojne ate cka "dihet") se mbinjeriu i Nices nuk eshte aspak me teper se pasioni lakmues, por i parealizueshem apo i patolerueshem nga realiteti, i nje "filozofi lirik" per te krijuar "heroin e tij", edhe pse nuk mundi te shmange kontrastet e theksuara mitologjike ndersa thurri permbajtjen gjate portretizimit te figures se ketij "mbinjeriu."

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    hallall

    te lumshin duert o fisnik qe ke ba pernjimend nji pune fisnike (me fal lojen e fjaleve)

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    2
    Unw vetwm lexoja nw kwtw faqe dhe nuk e kisha nw plan pwr tw polemizuar me ndonjwrin, por, ja qw nuk mundem pa shprehur revoltwn time ndaj ati njeriut me brinja mbase nuk e di se si e ka nikun ai kwtu. Pwr tw kuptuar Nietzsche-n sw pari duhet qw tw tw ndodhin dy reinkarrnime nw vetvete. I pari duhet qw tw dishw tw frasish unin twnd duke pwrzwnw nga vetja smundjen e tw qenit plebej. Dhe sw dyti duke ditur qw tw mbwshteswsh veprimin twnd nw vyrtytet tua. FLM, nga Adi Kodra

    Nietzsche eshte aq i madhe sa qe ne duhet ta shihim nga poshte.

    Une e di qe tani po me gjykojne per te cmendur, por e di edhe ate se une do te merrem edhe per shennjtorė. (F.Nietzsche)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 01-02-2006 mė 00:58

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Friedrich Nietzsche
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-02-2015, 17:13
  4. Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?
    Nga dionisi123 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 15:49
  5. Kundėr fesė
    Nga good devil nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •