Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se Kualifikohet?

Votues
41. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Milan

    27 65.85%
  • Inter

    14 34.15%
  • Se di!

    0 0%
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 151
  1. #91
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Argjentinasi i Interit mendon se sfida me kuqezinjtë është brenda mundësive të zikaltërve për t'u kaluar me sukses 30-03-2005

    Kambiaso: Milan, do të të bëjmë të vuash!

    Pas ndeshjes së fituar me Argjentinën e tij në Bolivi, Esteban Kambiaso foli për gazetarët edhe lidhur me temën e euroderbit që e pret në Ligën e Kampioneve me Interin. "Fati deshi të na jepte këtë mundësi të madhe me këto dy derbi, - deklaroi ish-mesfushori i Real Madridit, - një mundësi të cilën synojmë ta shfrytëzojmë në maksimum, për të treguar se jemi në një nivel me kushërinjtë tanë. Prapambetja e madhe që kemi në kampionat, mund të fshihet në këto 180 minuta që na presin. Mezi presim të luajmë."

    Kambiaso, duke folur për veten, rrëfen: "Që kur isha fëmijë, shikoja futbollin europian dhe ëndërroja ta ngrija Kupën e Kampioneve. Ishte një mendim fiks, i cili s'më hiqej kurrë nga koka. Çdo javë, televizioni ynë jepte fazat më të nxehta të kampionateve të ndryshme europiane dhe të mërkurave, përplasjet midis ekipeve të mëdha në Champions. Më duket thuajse një ëndërr që tani jam protagonist i këtyre sfidave që më eksitonin aq shumë." Nga e kaluara tek e ardhmja, hapi është fare i shkurtër.

    "Tani që Championsi është në pikën kulmore, do të jap maksimumin tim që ta eliminojmë Milanin dhe të ecim përpara. Dhe besoj se kjo dëshirë e egër për fitore i karakterizon të gjithë shokët e mi. Më kanë shpjeguar se publiku interist ka 40 vjet që e pret suksesin në Ligën e Kampioneve. Shumë mirë, kjo do të thotë se Milani do të përballet me një mjedis të bashkuar. Ne futbollistët, tifozët dhe drejtuesit duam t'i eliminojmë kuqezinjtë, në mënyrë që ata të ndiejnë atë që ndiemë ne herën e fundit.

    Me pak fjalë, duam që t'i bëjmë të vuajnë." Por në kampin zikaltër, pas dëmtimit të Adrianos dhe gjendjes jo shumë të mirë fizike të Vierit, ka njëfarë shqetësimi. "Ne shpresojmë që të jemi të plotë, por në ndeshje të tilla ka shumë rëndësi forca e grupit. Në planin teknik, arritja nuk na duket e pamundur, personalisht kam një ndjesi të këndshme. Dy ndeshjet e kampionatit ishin në një ekuilibër të plotë, të cilin ne do të bëjmë gjithçka për ta thyer me këtë rast.

    Humbja e pësuar në fushën tonë, me atë gol të çuditshëm të Kakasë, nuk do të na kushtëzojë negativisht, sepse jemi të ndërgjegjshëm se Interi s'meritonte ta humbte atë takim." Edhe Roberto Mançini është hapur me televizionin e UEFA-s. Pa u hyrë detajeve, ai shpalli një parim me karakter të përgjithshëm. "Tani që ndodhemi në këtë fazë, s'më intereson më cilësia e lojës, por ka rëndësi vetëm rezultati.

    Kështu që po mendoj të paraqes një Inter fitues, që të jetë në gjendje të shkojë në finale. Ky është misioni ynë dhe shpresojmë ta përmbushim." Dje skuadra u rigrumbullua në Pinetinë, ku kreu një stërvitje të dyfishtë, me të cilën nis edhe afrimi me eurderbin. Ndërkaq, pritej me shumë interesim të mësohej diçka më shumë lidhur me Adrianon, i cili, pas një tjetër ekografie së cilës iu nënshtrua dje, sot do të fluturojë drejt Lionit për t'u vizituar për herë të fundit nga profesor Zhan-Marsel Ferreti, një magjistar i rehabilitimit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #92
    Permetar4life Maska e Permeti_Boy
    Anëtarësuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    Permeti
    Postime
    111
    [I]Fitorja eshte e jona......Kam shume shpresa Te Mbreti...i Interit Adriano...........Fitore......

  3. #93
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Cambiasso te thoj ca te duaj per vuajtje se po vuan per vete me floket qe po i bien dhe me Interin qe barazon, mos kujtoni se do kaloni Milanin jo se Milani eshte ekip i ekulibruar dhe i organizuar futni cdo lajme te doni...

  4. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mihajlloviç paralajmëron portierin Dida

    Nga ana tjetër kanë qenë më të lehta dhe më të përshtatshme fjalët e një tjetër lojtari "të fortë" në shtëpinë zikaltër. Pyetjes se çfarë do të bënte në rast fitoreje ndaj Milani, mbrojtësi Sinisha Mihajlloviç iu përgjigj me një batutë: "Një shprehje në vendin tim thotë: pi një gotë raki, para se të hash". Serbi vazhdon: "Milani niset favorit.

    Nëse parashikimi bazohet mbi këtë që thonë ata, Ligën e Kampioneve e kanë fituar që dy vjet më parë, janë kampionë në fuqi dhe të parët në renditje. Pra në "letër" janë favoritë dhe kanë gjithçka për të humbur. Por Interi është një skuadër shumë e vështirë për t'u mundur në 180 minuta, ndaj do t'u krijojë probleme kuqezinjve. Ne, më shumë sesa të kërkojmë hakmarrje për derbin e shkurtit, duhet të kërkojmë të kualifikohemi në gjysmëfinale të Championsit. Nuk bëjmë krahasime me atë që ka ndodhur në kampionat ose në Europë dy vjet më parë".

    Mihajlloviçi i lëshon edhe një sfidë të veçantë portierit brazilian Dida: "Kush është specialisti më i mirë i goditjeve standarde? Ai që ka shënuar më shumë gola, pra unë. Kam ardhur të fitoj tek Interi. Pastaj mund t'i var "këpucët në gozhdë". Kampionati? Nëse do të ishte e mundur të stilohej një renditje europiane sezonale, sigurisht as Milani e as Juvja s'do të kishin 16 pikë epërsi ndaj Interit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #95
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Cambiasso te thoj ca te duaj per vuajtje se po vuan per vete me floket qe po i bien dhe me Interin qe barazon...
    Oh leri bre floket te flas edhe une pak kundra Interit, por ky Mihajllovic dhe Cambiasso te duve ju bien floket dhe ende flasin, nuk ju vie ndermend se Kaka do ju rezoj floket edhe me shume....
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #96
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116

    Milannnnn!!!!!!milannnnnnnnnnn !!!milannnnnnnnnnnn

    Hajjjjjjjj

    megjithse Interistet pagun rob me shkrujt ktu prap votimiosht 24 me 13 sigurisht per MILANIN

    Kom repspekt per ju interista (kuptohet MIlanistat jan shume zemergjer si SUPERIOR qe jane) si dhe per te gjith skuadrat e tjera
    E verteta osht pak e hidhur per ju po amo osht e vertet.Qe tjua boj mo te leht ene te jeni te pergatitur po ju a shkruj me ngjyrat e skuardes tone :

    MILANI DO FITOJ


    MILAN DA BEST!
    FITORJA OSHT E MILANIT


    GO MILAN GO


    kshu kshu
    LoNcjA_Milaniste-Prej-Verteti


    Klodooooooooo si thu ti gjynof kta Interistat??
    :P
    apo aty te desin lol
    o-le-le firma

  7. #97
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    hahahahahahahhahahaha o mos vdeksh kurr ti.
    hahahahahahahahahhahaha

    ku ka gjynof per keto mi lal keto jane si ajo semundja keqe
    po e sulmove rri urte po e le i cike pa sulmu ngren koken direkt

    interista un uomo di merda
    interista un tifoso pirla
    intersta una testa di minchia
    interista va van culoooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

  8. #98
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Citim Postuar më parë nga Permeti_Boy
    [I]Fitorja eshte e jona......Kam shume shpresa Te Mbreti...i Interit Adriano...........Fitore......
    Me kto tru qe ke jo AOP qe sbohesh po ne AKICK ke me dek ta dish

    mu thafshin duret te paskam shtu ne ne VOP
    o-le-le firma

  9. #99
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Interi vetem paralajmerime jep gjasme sikur do bojne gjo kunder Milanit te pajten te mos barazojn edhe ne Bolonja se do ishte turp duke shku ne ndeshje me Milanini me ate mentalitet vetem barazime.

  10. #100
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    me falni se u nxefa pak une
    ta filloj pak me radh
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    o-le-le firma

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  3. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •