Braziliani do të qëndrojë një javë pushim absolut dhe më pas do të nisë terapitë rehabilituese [/SIZE]
Adriano, mungesë në euroderbin e parë
Konfirmohet diagnoza. Testimeve që iu nënshtrua Adriano të hënën në mëngjes, nxorën në pah një tërheqje mes shkallës së parë dhe të dytë, të pjesës së brendshme të ligamentit të gjurit të djathtë. Braziliani duhet të kalojë një javë pushimi, të shoqëruar më pas nga terapitë. Më pas ai do të kryejë vizita të tjera kontrolli dhe do të nisë programin rehabilitues. Në takimin e parë derbi në Europë do të mungojë me siguri, ndërkohë që ka shpresa për rikthimin e tij në ndeshjen e dytë.
Testimet (rezonancë magnetike nukleare) u kryen në Vareze, pranë spitalit Çirkolo, te profesor Euxhenio Xhenoveze, dhe nxorën në pah një tërheqje mes shkallës së parë dhe të dytë të pjesë së brendshme të ligamentit të gjurit të djathtë. Vizitat të paktën e përjashtuan mundësinë që të bëhej fjalë për ndonjë dëmtim më të rëndë. Lojtarit, të cilit tanimë i është vënë një mbrojtëse, i është këshilluar një javë pushimi absolut dhe më pas do të kryejë vizita të tjera dhe do t'i nënshtrohet një programi rehabilitues.
Për derbin e parë çerekfinal në Ligën e Kampioneve, në ballafaqimin e dyfishtë që për Interin vlen sa një sezon, braziliani do të jetë i detyruar të mungojë. Mungojnë vetëm 15 ditë nga 6 prilli dhe, sipas asaj që bëhej e ditur nga faqja e klubit zikaltër në internet, Adriano do të jetë ende në fazë rehabilitimi, për të qenë i gatshëm të paktën për stolin, në ndeshjen e kthimit më datë 12.
Duket se është kjo hipoteza më e mundshme, duke pasur parasysh edhe muskulaturën mbresëlënëse të lojtarit. Pritet që stafi mjekësor zikaltër të arrijë brenda 20 ditëve ta bëjë në gjendje që të zbresë në fushë. Në rast të kundërt, do të jenë Vieri dhe Martinsi ata që do të kenë detyrën për të shembur "bunkerin" kuqezi. Gjithsesi, Adriano do të bëjë ç'është e mundur për t'u shëruar sa më parë. Këtë ai e la të nënkuptohet në përfundim të vizitave, të cilave iu nënshtrua dje në mëngjes:
"Ndjesia që pata, ishte shumë e çuditshme, pasi nuk mund të them se ndjeva ndonjë dhimbje të madhe. Por e vura re menjëherë se nuk mund të vazhdoja të luaja më, - deklaroi braziliani. - Fill pasi hyra në dhomat e zhveshjes, mjekët më qetësuan dhe sot (dje) pas vizitave ndihem edhe më i qetë. Do të bëj çmos për t'u kthyer sa më parë të jetë e mundur, si gjithnjë për ta ndihmuar Interin në vazhdimin e sezonit. I falënderoj të gjithë për ngrohtësinë që shfaqën ndaj meje edhe në këtë rast."
Krijoni Kontakt