Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Berisha: Jam gati për një debat televiziv me Nanon

    Meqe nuk gjeta ndonje teme te pershtatshme per ta postuar artikullin e meposhtem po e hap si nje teme te re.

    Korrieri: Dorashka e Berishes nen kembet e Nanos

    E Merkure, 02 Mars 2005
    Nga Andi Bushati

    Nese Sali Berisha, fiks plot tre vjet pas perballjes se tij te vetme mediatike me Fatos Nanon, ka leshuar sfiden e nje debati te dyte, mes dy lidereve historike, ai natyrisht nuk e ben kete (ashtu sikurse thote) ne shenje respekti per socialistet e thjeshte. Ai e ka hedhur kete hap, i bindur se avantazhin qe krijoi tre vjet me pare, mund ta shtoje edhe me shume. I bindur se tanime ka me teper kredo politike, morale dhe familjare per tu perballur me kundershtarin e perhershem. Berisha e di se nese ai vete po arrin ta beje rinovimin e partise, rivali i tij deshtoi me turp. Se nese ai po hedh ne treg ide te reja, zedhenesit mjerane te Nanos po shfaqen ne ekrane per te mbrojtur me fanatizem ato te deshtuarat. Berisha e di se kur flet per politika te reja te taksave, perballe nuk gjen askend, as per ta kundershtuar, as per te thene se e ka drejte. Berisha e di se kur flet per para te shqiptareve qe po shperdorohen per vetura e sallone ministrash, kundershtaret e tij kane paturpesine te bejne sikur nuk degjojne.

    Te gjitha keto Berisha i di, ndaj ai ndihet i sigurte kur tani, pak muaj para zgjedhjeve, kerkon te perballet ne nje debat televiziv me Nanon. Por ketu puna nuk eshte te Berisha, te cilin e kemi njohur edhe ne versionin e djeshem edhe ne kete te sotmin. Ketu puna eshte me ate qe e ka dorashken te hedhur nen kembe dhe s'di cte beje me te. Tek Kryeministri Nano qe eshte i friksuar dhe i dyzuar per ta pranuar perballjen.

    I friksuar sepse edhe ai e di qe ka humbur cdo lloj kredibititeti moral. I dyzuar sepse prej kohesh ne menyre te nendheshme, por te menduar, me batuta, por jo me analize, po perpiqet te ndertoje nje imazh te Berishes sipas tij. Sipas ketij imazhi dhe modeli, lideri i PD-se eshte "krimineli me imunitet" qe mund te ridjege Shqiperine, njeriu qe mund te "rindaje Veriun dhe Jugun", njeriu qe do te persekutoje biznesin dhe mediat, njeriu qe mund te riizoloje Shqiperine dhe ta coje ate drejt katastrofes. Po ashtu sikurse Kryeministri edhe nje tabor i madh afer tij, gjate gjithe kohes, perpunojne te njejtat teza, me nje qellim te vetem: te pengojne me te gjitha mjetet, rikthimin e PD-se ne pushtetin qe i ka ardhur me prane se kurre.

    Por, ky tabor mercenaresh, te paguarish, besimtaresh apo te pasuruarish, nuk mund ta shpetojne fatin e socialisteve shqiptare. Ata mund te perhapin me mijera teza qarkulluese, por nuk mund te imponojne nje teori mbizoteruese. Ky eshte nje mision qe mund ta bejne vetem lideret.

    Po atehere a ka nje rast me te mire, sesa ftesa e Berishes per debat ne TV, qe kreu socialist t'ia numeroje te gjitha keto ne sy? A ka rast me te mire sesa nje eveniment mediatik (qe ne te vetmin rast kur ka ndodhur eshte ndjekur nga miliona shqiptare), per te na treguar ate model Berishe qe ata, ne kulisa, tashme e kane vizatuar?

    Pergjigjja me e thjeshte e me logjike do te ishte "jo".

    Po atehere perse Nano ka mbetur i dyzuar dhe prej kater ditesh me dorashke nen kembe? Kjo eshte pyetja qe sot bejne shume te pavendosur. A nuk do te ishte me mire qe ti ballafaqonin idete dhe ne te krahasonim? Kjo eshte pyetja qe bejne shume profesioniste. "A nuk do te ishte me mire te shkoje, pa frike dhe te na bindje"? Ndoshta, kjo eshte lutja qe kane edhe shume socialiste.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ka ardhur koha qe dhe ne Shqiperi ashtu si ne cdo vend tjeter te perparuar, te formalizohet debati televiziv parazgjedhor. Sikurse ne SHBA, Angli, Gjermani deri dhe ne Turqi. Dhe me teper se takim batutash, sic thone se ishte ai i 2001, me teper te jete per te debatuar idete qe secili do realizoje ne rast zgjedhjeje.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk e ka problem Nano debatin me Berishen..
    Ai e kap mat Berishen me dy llafe...

    Berish une jam 8 vjet ne Pozite dhe ty nuk te futa ne burg kurse ti me fute..

    Kaq mjafton e Berisha do filloje te perdridhet e fitorja do i buzeqeshe Nanos..

    Nuk eshte koha per dyluftime.. mes dy personash..

    PS e ben luften atje ku rrihet hekuri.. i skuqur..pra ne Lagje fshat e pallat..
    Aty Nano e ka te celikte unitetin Veterano-fukso-freshist.. kurse Berisha nuk e ka nje strukture te tille.. as ne nje qoshe te Shqiperise..kurse Nano dhe ne Kelmend e Theth ka organizaten e Partise qe ja la trashegim Enveri..bllok celiku rreth tije e ne Tepelen e Delvine Terbac e Lapardha.. Nano me nje Celular.. rreshton Myzeqe e Laberi ne mes te nates..
    E Berisha as ne Tropoje ska 5 vete qe te jet i sigurte se i ka te tijet..sepse me siguri ne ata 5... 2 jan te Nanos 1 i Ilirit e ata 2 tjeret.. qe as e din ku e kan qendren e votimit.. ka hyre krimbi i simpatise per Ate shalgjatin qe "e ka ndreq" Tiranan.. Edvin Gangon..

    Nano i numeron Votat me laps ne dore..
    Ai e di se ne zonen x po themi ka gazmir Bizhgen.. shtylle betoni.. e Gazmiri ka ne cdo rrugice e shpi nje te vetin te cilit ja ka marre firmen se do votoje Ps-ne.. e ne se ndonje nuk eshte i sigurte ai e gropos te gjalle duke e xhveshur ekonomikisht deri ne uri..

    Berisha i numeron votat me sy..

    Ai ben miting.. Aty mblidhen mijra e Berisha i shikon e me kaq mbaroj puna.. si per Berishen ashtu dhe per shtabin qendror te PD-s ashtu dhe per shtabin e vogel ne qytet.. se shtab ne lagje e pallat e rrugic..e kan per turp te ndertojne demokratet .. e tambajne gjalle e aktiv gjat 4 viteve te nje legjislacioni..
    Pse cu bem ne..Parti e punes ik a derbardhe se jemi demokraci nashti..

    Kurse ai aktivisti i Nanos qe nga 1944-ra nuk lodhet.. ai si qeni ne shi e bore rri sy e vesh hapur e i mban shenimet.. ke kemi tonin ke kunder..kujt tja degdisim emrin nga lista kujt tja fusim etjetj..
    Edhe ne u lodhte ai Plaku ish komisar bataloni ne Cerrik nuk lodhet i biri biznesmen ne Tirane e mbesa freshiste dantell-iste ne Shkoder..

    Kurse Demokrati Lodhet..perton.. ka frike.. ps.hurret ne breke dhe tani nga shoku Taqo qe dikur i sokellinte ne lagje..

    8 vjet Berisha kishte kohe te strukturonte ..Prapavijen e PD-se ate qe te jep Fitoren.. ata qe do perballonin Anti-Gazmirat.. Pra ata qe do u qendronin burrerisht atyre Gazmir Bizhgave te Lagjes..qe te krrejne te gjalle..

    Te gjithe ata qafleshet qe dikur i binin burive e benin autokollone mbrapa makines se Pd-se neper Mitingje.. sot jane kontigjent besnik i vendosur i ushtrise se Gazmir Bizhgave te ruc Nanos..

    Nuk i duhet Nanos luft politike me teori e Shkence kunder Berishes..

    Pse Adam Smithi do votoj ne Terbac e Laprake?
    Mir o mire..

    Lame Selmani.. eshte votuesi.. Ka qen ushtar ne kufi ne 1970.. dhe me kte krenari qe ka mbrojtur kufirin.. se mos ndonje burgjez arratisej.. ai eshte kalcifikuar deri ne genin e fundit e ka prodhuar leshatoret..e tiranco kuqo zite e tiranso Re-te.. e atyre nuk i duhet fare jo rritja takses jo rritja akcizes jo ulja kostos jo ulja por.dhes..

    Cuni i Lames eshte doganier..
    Ai nuk rron me rrogen e Doganierit.. e cila do e detyronte te shikonte...dale mo sa vajti speci.. uë..per ti q.ire tëmen e sëmes ki Nanua na i rriti Cmimet e Specave e te qilovatit te eletrikut.. o po nuku i jap vote kete radhe pizevengut..
    Mire mire..
    Elvisi..cuni i Lames as qe do tja dije per cmime zarzavatesh sepse ai me elvisen..te shoqen kan 8 vjet qe mbas revolucionit Zan Caushist qe u bëti Doganier qe nuk qerojn me patate e nuk fergojn me speca ne Shtepi.. se drek e darke i hane ne restorant La dolce Vita.. bashk me dashnoren Suzin e burrin e saj elidonin.. e ku kercet Kocja e pjekur e karkaleci.. e ne uik ende vene ne korfuz e Struge..

    Nanua i ka ngopur te vetet..pike..

    Berisha do peshkoje ata qe... as cmime speci nuk shohin se skan asnje grosh ne xhep.. dhe ai qe ska asnje groshe ..nuk do tja dije se u be speci 120 a 230..se ai ska as 30 leka..

    Po atyre u a gjen Nanua me pare se Berisha.. mendjen.. Ndersa Berisha fle.. Nanua ca jav para votimeve con Valentin miell-vaj-Bidonin.. e krep krep u a qeth votat Lumpenit te mjere..

    Ilir Meta..shefi i LSI.. ( L-evizja e S-kraparllive te I-natosur.. sic e kish quajtur nje i mencur) per pak muaj krijoi Strukturat e tije kudo.. 100 here me te fuqishme se te Berishen qe ka 8 vjet ne "Pushim Mjeksor".. ose me Leje krijuese..

    po vijne zgedhjet..

    Ku jan strukturat e Pd-se ne fshat lagje e Pallat????

    Le te dale njeri ktu e te thote se ne vendlindjen time.. x y z fshat qytez a pallat.. me tha Babi Mami apo vellai se i kishte forcuar PD-ja strukturat vendore e se po mblidhen e po akticvizohen Demokratet e se jane bere grusht.. te bashkuar..e se i kane shkuar listave ne brim te gjylperes per te pare vertetesine e tyre e i kane caktuar Komisioneret per votimet nga me Trimat te pa trembur e qe nuk ju a ben syri tert nga bidonat me vaj te Valentin Lesk Duk Kokave...etj etj..

    Edvini po e tund Veriun..

    si kepurdhat po mbijne ish spiunet e PPSH-se.. pseudo artise poete e lloj lloj e po shkojne si zorre mbrapa Edvinit ne Lezhe Shkoder rreshen e kudo..

    Strukturat Demokratike po gjenden te pa pergatitur per tja thyer hundet Gangsterit Edvin..

    PD -ja duhet te kishte armatosur me nji paket me fakte ..e tja conte te vetve lokale.. ne cdo takim te Edvinit e ti thoshin ata gangos Edvin.. ne sy te Capalikve e Ndoc Gjetanve .. e atyre k.urvicave freshiste me dantella..e cica jashte..
    -Kaq miliard ke marre nga Ilir Meta..per te vene dy Neone.. kaq miliarde nga Nano per te mbjelle dy plepa.. e shtruar dy pllaka.. e qyteti yne.. ka 8 vjet qe as nje bombol oksigjeni per spitalin nuk ka marre nga Shteti yt o edvin hajduti.. etj etj..
    Ne ti thone ata.. jemi per republike parlamentare o edvin..ku deputeti ka te drejte te kontrolloje kudo kurse ti o Pinocet e Polpot e ke bunkerizuar Bashkine sepse je hajdut e nuk do te te shikoj kush cfar letrash djeg ti ne kaldaje o mafioz..

    E ta bejn Edvinin te iki si qen i zgjebosur e me kte rast ti thone atyre Capaliko Cupo Gjetjave... e nxorret koket mo spiuna... po hajt se me Vote do ju a tregojme vendin..si ne 92..


    Kur do i demaskoj Berisha te ashtu quajturit .."desidente" qe gjoja kan ikur nga Pd se u mungonte liria..?

    Cfar pret.. qe ata edhe ashtu si mij gjirizi qe jane ta bejne dhe sivjet misionin " shuntues" pra te pjestuesit e paksuesit te Votave per Pd-ne sipas detyres qe ju a ka ngarkuar Kupola e Mafies punisto-Nano ruco iste Enveriste ?

    Pse i mban me hater Berisha keta.. pse nuk u bind per qelbsinllekun e koplikeve Rulave Pollove Tritanave dashave .. sadedinave .. e tyrli pisash qe punojne per Nanon naten e diten hedhin nga nje fishekzar mashtrus kinse opozite..?

    Ka 1000 pune per te bere Berisha para ksaj karagjozllekut me dorashka..

    Altin Arapi mori Letrat ne Bruksel e Berisha nuk u ndje.. Imelda u lirua e Berisha nuk undje..
    apo skan rendesi keto gjera..

    Kan kane se tregojne se Brukseli po luan Rolin e Moskes se dikurshme qe mbeshteste Enverin e prej kesaj Enveri merte force e shtypte ke donte..

    Berisha duhet tja perplasi Brukselit.. ju mbroni kanibalet..pik.

    Une nuk mund te hyj ne Votime ti thote ne kto kushte sepse PS-ja do te terrorizoje me nga nje Altin..me kkallash e tritol cdo komisioner timin..e keshtu smund te kete Votime..

    Dy llafe duhej te thoshte Berisha ne takimin e fundit me Europen..

    E shikoni kte zonjen e pispillosur Dadushe buzkuqen.. .. Kjo ka djemte Kriminele qe vrasin njerez ne mes te Tiranes..
    Vendi im nuk mund te perfaqsohet nga Kriminelet..pik e ti ikte nga takimi pa thene llafe boshe..Kaq mjafton..

    Kush guxon te behet Komisioner mbas Masakres qe ju be Vajdin Lames..

    Njerzit e marrin mesazhin..pamvaresisht kush ishte Vajdini..ata mendojne..
    Ky vajdini servili tyre ishte dhe e vrane..po te behesh Komisioner kunder tyre..kushedi ku te fluturojne zorret prej c4 me telekomande.. apo nuk i kane te vetet dhe pergjuso-telekomat e postes..e kush do i zbuloje se me ke foli altini e oriku e igli toska e Edvini..

    ububuja.. e mileti do trembet e do struken.. a do zhduken pa vajtur fare ne Votim.. e aty do marshojne vetem Falangat e Nano Meto Klos edvinit..


    tung tung..

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Zoti Brari duhet te kerkosh te falur menjehere !!!!
    Ke fyer disa here rradhas popullin shqiptar si budalla, servil, frikacak etj, qe s`di kujt t`ja jape voten etj.
    Me kujtohen 2 vitet e fundit te sundimit te Berishes, kur cdo gje po binte ere, dhe demokratet duke pare pakenaqsine popullore thoshin "he mo se ne kesoj populli jemi, mire te na e beje ".

    Jo Zoti Brari populli yne nuk eshte as budalla dhe as frikacak dhe as injorant dhe e ka treguar me fakte se di shume mire per ke te votoje.

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne fakt, ke shume te drejte Brari.

    Perderi sa Nanua ka policine (duke perfshire kriminelet) ne dore, ka edhe parat e popullit ne dore, atehere c'i duhet debati!?

    Berisha, pervec eksperteve, duhet te mbledhi popullin.
    ______________________________________________

    Kam nje pyetje per ata qe jane ne Shqiperi, po organizata MJAFT cfare eshte duke bere? Ku shkuan protestat? A nuk duhet te jene duke luftuar per te drejtat themelore te njerezise duke perfshire ketu te drejten e votes? Cfare roli po luan kjo organizat qe beri bum kur u krijua? Nga eshte zhdukur?
    ______________________________________________

    Sa per ty Njeriu i mire:

    Populli ka qen fatkeq! Vota e tyre nuk eshte reflektuar kurre ne zgjedhjet (nese mund ti quajm zgjedhje).

    Populli ka qen i lodhur, i lodhur nga manipulimet qe te luftonte aq sa duhej, qe te guxonte aq sa duhej.

    Populli eshte i mashtruar nga Shteti dhe nga Gazetat e Shtetit.

    Por SOT, Populli e sheh mire perqindjen e krimit ne rritje, perqindjen e papunesise ne rritje, perqindjen e droges ne rritje, perqindjen e trafikimit njerezore ne rritje... etj...

    dhe SOT, Populli duhet te dalloj mire se si hanin e pinin (e fryeshin) ne kohen e Sales ne krahasim me se si kane qen keto vite me Nanon....

    Populli duhet te NGRIHET dhe duhet te luftoj qe ti QUHET VOTA E TIJ!

    Populli duhet te ORGANIZOHET ne ndihme te politikaneve qe perkrah!


    Cohuni pra! Organizohuni! Luftoni per te drejten e votes suaj! Luftoni per nje Shqiperi me te mire, per nje dite me te mire, per nje dite ku mund tju realizohen deshirat.

    Cohuni!

    Poshte Nanua! Rroft Demokracia!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Brari mire e ka, por do te ishte mire ta rregullonte pakez menyren e te shprehurit dhe t'i permblidhte me mire mendimet.
    Pse te tregosh zemren e problemit dhe te perdoresh nje gjuhe gati perqeshese, kur ke mundesi t'i japesh tone te verteta serioze?
    Sa per debatin Nano-Barisha, dikujt mund t'i duket si shprehje e mantalitetit demokratik dhe si nje kopje e moralshme e proçeseve te botes realisht demokratike.
    Per mua, eshte debat televiziv i dy krimineleve qe kane shkaterruar Shqiperine, dhe kurrsesi nuk duhet te zhvillohet; perndryshe, po tregohet qe populli nuk ka alternative tjeter.
    Berisha i hedh dorashken Nanos? A thua te jete nje gjest kurajoje dhe guximi?
    Dorashka e vertete qe mund t'i hidhte Berisha Nanos do te ishte terheqja perfundimtare prej jetes politike, dhe kthimi i Berishes ne profesionin e vet; nese mban mend gje nga Kardiologjia. Perndryshe le te pretendoje nje pension invaliditeti prej nje shteti qe nuk arriti kurre t'ia kaloje çeshtjen e tij nje gjykate te paaneshme.
    Topi do t'i mbetej ne kembe Nanos, dhe po te ishte i zgjuar, do te terhiqej dhe ai. Tashme nuk kemi te bejme me perparim llogjik te gjendjes ne vend; kemi thjesht kalim te mundshem pushtetesh nga njeri klan ne tjetrin.
    E çfare mund te beje populli perballe dy alternativave pa zgjidhje? A jane alternativa keto? Mua me duket thjesht qe popullit nuk po i lihet rrugezgjidhje.
    Berisha po behet pengese per te gjetur nje rrugezgjidhje, po aq sa eshte bere dhe Nano. Keta te dy jane uzurpuesit e vertete te mendimit dhe votes se lire te nje populli kaq te pervuajtur.
    Populli yne ne fakt eshte injorant, eshte pa kulture demokratike... nuk di te zgjedhe; ndoshta edhe per shkak se nuk i lihet rrugezgjidhje ose nuk i jepet alternative tjeter. Popullit prej 15 vjetesh po i hidhet hi syve, dhe nuk eshte me ne gjendje te shikoje qarte; normalisht, gjendet ne mes dy zjarresh, i hutuar dhe ne gjendje moçalore. Populli yne duket tashme qe genjehet fare kollaj; i blihet vota me nje kafe, me dy premtime qe nuk mbahen kurre, me premtimin qe po te fitoje njeri, do te arrije te shikoje te nesermen.
    Fakt eshte qe ne 15 vjet politike "demokratike" shqiptare, nuk eshte bere ASNJE GJE per te miren e popullit. Dhe sot me shume se kurre qiririt te shpreses po i fiket dhe ajo pak flake qe i kish mbetur. Po si ka mundesi qe gjithe populli eshte gati i ndergjegjshem per keto gjera, dhe perseri shohim te votohen te njejtat fytyra? Prej 15 vjetesh tashme alternativa ka qene vetem dy klanet e zhurmshme mafjoze...si nuk mesoi populli prej 15 vjet lufte klanore dhe mafjoze qe i hoqi vete mbi kurriz? çfare duhet endè te ndodhe; qe nuk ka ndodhur deri tani; qe populli te hape syte? Ketu shohim krijimin e nje ekuacioni me X te panjohura.
    Personalisht, i gjendur ne pamundesine e plote per te ndryshuar gje, jap doreheqjen nga çdo lloj votimi, dhe hiqem i painteresuar dhe indiferent per zhvillimet ne vendin tim. Marr rrugen e mergimit pa kthim, i rri larg vendit qe me dha jeten dhe privilegjin per te qene shqiptar. çfare ironie!
    Pershendetje te gjitheve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 05-03-2005 më 08:14
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "njeriu i mire " shkruan:

    "Zoti Brari duhet te kerkosh te falur menjehere !!!!
    Ke fyer disa here rradhas popullin shqiptar si budalla, servil, frikacak etj, qe s`di kujt t`ja jape voten etj."


    qe thua ti or cun.. dukesh cun i zgjut e ashtu i duam ketu ne forum diskutantet qe te kemi pak spunto me debatue..

    Si thua ti.. a do kishte leverdi ti e ZP e Ps-se te mos ishin frikacak budallej e servila mileti ?

    jooo se ec e vidhua parate ti me nano harasan idriz fino ruc cac ramen.. anglezve psh apo austriakve.. e shko ne Dubaj po ta mbajti b ej tha.. dhe e sheh si te vene lo.qet ne big ata..
    e mban mend Helmud Kolin per nje "kacile me dardha" qe mori pa para u detyrua te dorzoj karriken.. megjithse ju a kishte ndritur jeten miljona e miljona gjermanve..
    prandaj gezohu qe votuesit tane i ke keto qe i ke ...

    po te ishin trima e njerzore..nuk votonin kanibale Luize hoxhen a derzi..
    po nejse ke humor e na duhet humori e ironia ketu..


    Banished djali..

    berisha kriminel thua ti..
    Po mire mo Banush.. ku jeshe ne 97-ten..
    Cili u corr e plasi qe te ulej cmenduria e njerzve e te linin sheshet ku i nxorri Qose Dritero Agoll Cek Cup Gjinushi... e te merrnin gjerat udhen e urtesise e llogjikes e realizmit.. vec Berishes..

    Pra ishte ai qe nuk desh asnje kok Shqiptari te shkonte ne varreza.. e ishin ata pala tjater qe nuk pyeti se shkonin mijra koka ne varre e shteti ne Hale..

    behu i drejte mo djal.. me vehten tende te pakten.. se vetem vehtes tende nuk i shpeton dot.. Ajo fytyre te del cdo mengjez ne pasqyre dhe sdo jet lezet ti thuash asaj ne pasqyre..e moj genjeshtare si genjen pa pik turpi..


    qashtu banush

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2005
    Postime
    9

    Ky debat ...

    Ky debat do te jete me te vertet interesant
    Nuk lejohen faqet personale ne firme, vetem ne profil. Stafi i Forumit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nuk me besohet se ne shqiperi nuk paska politikan te tjer vec nano dhe berisha. Sidomos tani qe shum studenta shqiptar kan studjuar political science ekonomics business jasht dhe brenda vendit eshte koha qe njerzit te fillojn te votojn per ate qe i ofron alternativen me te mir dhe vetem per nano dhe berisha jo, sepse te dy e paten shancin per te ber dicka dhe falimentuan. shqiperia nuk do eci perpara deri sa te ket drejtues qe u rriten ne periudhen e komunizmit dhe tranzicionit, njerzit mbi 30 vjec jan te skaduar nuk duhen lejuar me ligj qe te ken te drejt te drejtojn vendin. Shqiperis nuk i duhen me njerez te mencur dhe baballar te komit por njerez te zgjuar dhe te ndershem.

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Brari
    berisha kriminel thua ti..
    Po mire mo Banush.. ku jeshe ne 97-ten..
    Cili u corr e plasi qe te ulej cmenduria e njerzve e te linin sheshet ku i nxorri Qose Dritero Agoll Cek Cup Gjinushi... e te merrnin gjerat udhen e urtesise e llogjikes e realizmit.. vec Berishes..Pra ishte ai qe nuk desh asnje kok Shqiptari te shkonte ne varreza.. e ishin ata pala tjater qe nuk pyeti se shkonin mijra koka ne varre e shteti ne Hale..behu i drejte mo djal.. me vehten tende te pakten.. se vetem vehtes tende nuk i shpeton dot.. Ajo fytyre te del cdo mengjez ne pasqyre dhe sdo jet lezet ti thuash asaj ne pasqyre..e moj genjeshtare si genjen pa pik turpi..
    Si te doni Brari... Une pata per detyre t'ju beja nje verejtje pa te keq.
    Ju perseri menyren e shkrimit e beni qesharake; se nuk po analizoj fare ato qe shkruani. Megjithese mendoj se do te me lejonit te shprehja dhe une mendimin tim, apo jo?
    Sa per dijeni, Brari... Ne 97 mù ne zemer te Shqiperise kam qene, madje edhe kam shetitur lart e poshte ne kohen e kaosit. Madje mund te them me kenaqesine me te madhe, se asnje fishek nuk kam prekur me dore, lere me te vidhja ndonje arme apo me keq, te shtija me te. Dhe te flas per Berishen ose Nanon kam po aq autoritet sa mund te keni dhe ju. Nese ju e njihni personalisht ndonjerin prej tyre... na thoni ketu, dhe terhiqem une para mendimit tuaj. Perndryshe, mos qortoni çdo njeri, shprehni vetem mendimin tuaj.
    Po, Brari, Berisha kriminel! Berisha nisi ushtrine drejt Jugut, kunder popullit te vet! Per here te pare ne historine kombetare flitet per pajtim kombetar; dhe kete peshqesh e kemi prej Berishes. Ai ishte ne pushtet. Nese Berisha, vazhdon te hiqet sikur nuk ka fare pergjegjesi ne keto ngjarje, atehere, me vjen keq vella; por edhe ju(ai jo e jo) nuk keni kuptuar asgje!
    Nuk po them t'i mbani ison socialisteve, edhe ata kane pergjegjesine e tyre; por, as Berishes me kompani, e mos na e nxirrni engjell fare.
    Shihni arritjet e pushtetit te Berishes, shihni arritjet e pushtetit te Nanos... Mos beni krahasime; thjesht meditoni se ku eshte Shqiperia sot!
    Pastaj, na vishni epitete e çfare te doni...
    Te fala Brari...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse e humbi debatin televiziv Edi Rama
    Nga gunga në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 08:12
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. FIKS FARE - Jo vetem nje emision televiziv!
    Nga DeuS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 01:43
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Dhuna dhe seksi ne ekranin televiziv
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •