Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Aziz Mustafa

  1. #11
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    VETĖM DESHA TĖ TĖ THEM

    vetėm desha tė tė them
    se ngado qė vete jam palca jote
    tė futem nėpėr vrima tė hundės
    ajėr nuk jam e mushkėritė ti mbush
    me etėr tė ngrohtė dehės jam vetė
    muzika qė luan ai qė ndoshta quhet
    perėndi ose ndryshe thėnė krejt kjo nuk ka
    lidhje kur nesėr udhėtojmė nėpėr akull
    epshi dhe gjumi luftojnė me moralin dhe
    pastaj shkojmė nė njė birucė tė praruar me fije ari
    kėrkojmė nė grumbull plehu shikojmė mos po gjejmė
    njė gur tė ēmuar t“ua hudhim zogjėve tė uritur
    pleh ėshtė edhe ky mllefi im kur ka nga ata
    qė nevojtore quajnė orėn letrare e muzat i dhunojnė
    qosheve tė ndyta tė qyteteve ku bota na shikon
    si njė arenė cirku ne jemi lepuj apo vetėm numra
    minjėt eksperimental nuk po i pėrmend
    vetė homeri i ka pėrmendur nė iliadė
    nuk jam i krisur pasha ēmendinėn e Shtimjes pasha
    eshtrat e atij qė kishte thėnė se nė kėtė botė nuk ka vend
    pėr tė gjithė ne bashkė tė ēmendur dhe tė menqur
    e pasha bukė e kripė nuk ka ndonjė kufi nė mes...

  2. #12
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    TRIDHJETĖETRE
    1.
    ja pra bacė dymijėshi yt
    dhe ditėlindja e fundit e krishtit
    kush e di sa luftėra do tė kish fituar deri tash cezari
    kushedi sa kurora dafinash do iu ishin tharė nė kokė
    por aq mė bėn jam edhe shtatė vjet
    larg nga vetėvrasja e xhek londonit dhe ende
    mendoj se ėshtė pa lidhje tė kesh njė gjen tė tillė
    tridhjetėetre shkruhet me arabeska ari nė njė
    fletė tė shenjtė tė pluhurosur unė asgjė nuk bėj
    vetėm rregulloj pozėn dhe shoh blicin tė shkreptijė
    veshė njė kėmishė tė hekurosur nga njė zonjė e fisme
    dhe nisem tė kėrkoj doruntinėn time anemike droguar
    diku nė njė faqe interneti nė njė fushė tė minuar me kurthe

    2.
    tė dua fatime agaj njėjtė si para njėmbėdhjetė vitesh si nė ditėn kur tė pata prekė flokun pėr tė parėn herė
    tė dua fatime agaj si atėherė kur maleve tė kosovės bartnim nė shpinė kryqin dhe fshiheshim nga ekzekutimi i sigurtė
    e tash pas pesėmbėdhjetė muajsh shkruaj lirikė urbane
    pa lule ballkonesh shkruaj pėr kėnaqėsinė e fluturimeve tė zogjėve dhe ejakulimet e fluturave fshehem nė njė nick-name dhe shkruaj metaforė erotike pėr ti ikur dėnimit me vdekje tė dashurisė sė ndaluar qė rritet nė therra skaj rrugės pėr askund

    3.
    tridhjetėetre ėshtė emri im dhe deklaroj se i dua dhe i mbroj tė gjithė fėmijtė e botės janė ėngjuj dhe tė paprekshėm
    ngre zėrin kundėr pedofilisė dhe i shpallė luftė deri nė pikėn e fundit tė gjakut luftoj me tė gjitha mjetet dhe nuk kam aspak mėshirė pėr ta do ti kisha pjekur tė gjallė nė hell tė gjithė ata derra e bij bushtra tė prapa nė kazan me peshkve i kisha zier mirė tė marrin tmerr nga vaji i fėmijės tė tmerrohen dhe tu qorrohen sytė nga bukuria e buzėqeshjes fėmijrore dhe forca e dashurisė prindore dhe e bukuria dhe arti dhe nga rritja e barit pas shiut
    ngre zėrin dhe kėlthasė kundėr monstrumėve qė shesin foshnje tė bilurta pėr organe transplantimi o zot si duron ku je fshehur kėshtu e nuk gjėmon tridhjetėetreshi rrėshqet prajshėm nėpėr mjegull dhjetori tė dua botė edhepse je shumė shumė e mbrapshtė je thjeshtė njė
    kurvė e poshtėr por tė dua sepse ende nuk di tė urrej...

    Dhjetor 2000, Austri




    (kjo poezi ka ndarė vendin e dytė nė konkursin letrar tė manifestimit tradicional “Flaka e janarit, 2001”, Gjilan)
    ©Aziz Mustafa

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    Belgjike
    Postime
    14

    VetĖm Desha TĖ TĖ Them...

    bukur bukur bukur
    Zogjte jashte kendojne me hare
    Po zemra do me plase mua ne gji
    I vetmuar shkoj jeten tek ky dhe
    Merzitem ne katund, ne vetmi

  4. #14

    nga libri: libri “Mėso tė thuash jo”

    DIELLORE


    Mirėsevjen
    Krahapur po tė pres
    Te hyrja nė punėtorinė
    Pėr pastrimin e shpirtrave
    Gjithēka kėtu ėshtė e verdhė
    Edhe muret edhe filxhani i nevojtores
    Mollėt tymi i cigares dhe monedhat
    Mos ke frikė
    Kėtu nuk ka gjak vdekje uri
    Tė verdhė janė tė gjithė flamujt
    Dhe tė gjitha menstruacionet tua
    Dhe tingujt e pianos sė njė hungarezi
    Qė vajton shpirtin e Mozartit nė shenjė tė
    Elvira Madiganit e verdhė si limoni i bashqes sate
    Tė verdhė janė edhe jargovanėt edhe zambakėt
    Mirėsevjen kėta tė ēmendur me buzėqeshje
    tė verdha
    Janė tmerrėsisht joagresivė shpirtra tė trazuar
    Tė verbėruar nga verdhėsia e hėnės sė fundgushtit
    Mirėsevjen
    Ēmendurakja ime ta mbylla derėn dhe pėrpiva
    ēelėsin
    Do tė doja tė tė pėrpija edhe ty ashtu
    Se ti do tė mė pėrpije
    Pėr tė mė lindur sėrish
    Kėshtu tė verdhė

    Aziz Mustafa - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 05-09-2012 mė 11:27

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Mustafa Merlika-Kruja
    Nga DYDRINAS nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 15:59
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Mustafa Mahmud.
    Nga INDRITI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 11:55
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. Mustafa Gjinishi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 13:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •