Koha Jone
MISTERET E NJE KRYESPIUNI
Emerimi i numrit nje te spiunazhit ne Shqiperi pak kohe me pare, nga kryeministri Fatos Nano, u kalua ne nje heshtje te plote. Heshti politika dhe media. Sigurisht qe emri i Bahri Shaqirit nuk u kujtonte asgje dhe per me teper qe ishte i ri ne moshe. Por shume shpejt, ky "gjak i ri" i lancuar ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror nga kreu i ekzekutivit shqiptar do te shfaqej me nje vizion disi te habitshem. Te gjithe drejtoret nderruan vendet, jo sipas asaj qe meritonin, por sipas nje politike te caktuar me nje qellim enigmatik. Nuk vonuan edhe raprezaljet ndaj disa prej me te vjeterve ne sherbim.
Te gjithe pyesin tashme, se kush eshte kryetari i ri i spiunazhit ne vend. Dihet vetem qe ka qene shef i kabinetit te te ndjerit Kujtim Hysenaj. Ndoshta eshte nje episod fare i vogel ai qe do permendim me poshte, por teper kuptimplote. Dy here u mat Hysenaj per te ndermarre shkarkimin e Shaqirit per disa veprime te tij jo fort te ligjshme. Por dy here deshtoi. Pas kryetarit, ai ishte numri nje i SHISH-it. Hysenaj ishte prekur nga semundja e pasherueshme qe i shoi edhe jeten pak jave me pare. Ai u perpoq qe te ndryshonte imazhin e Sherbimit Informativ, e deri diku ia arriti, megjithese nuk pati shume kohe ne dispozicion. Por "tentakulat" e brendshme do te rivalizonin hapur me te vjetrit. Disa prej tyre jane hequr dhe disa te tjere kane pesuar nje gjysme ndeshkimi, duke u transferuar ne rrethe.
Nje fare misteri mbetet e kaluara dhe "curriculum vitae" e kryetarit te ri te SHISH-it. Per opinionin per dy jave rresht u hodhen versione se vendin e Hysenajt do ta zinin disa prej te vjeterve, deri tek preferencat e ministrave, presidentit, kryeministrit. Si perfundim, fitoi nje emer pak i njohur, qe shume lehte mund te behet edhe nje vegel e pushtetit, po te kihet parasysh eksperienca dhe fatura qe mund t'i lere neser sherbimit do te jete fatale per vendin. E thene ndryshe, ky institucion mund te shkermoqet perseri. Por me i cuditshem mbetet fakti se si opozita zgjodhi rrugen e heshtjes dhe nuk kerkoi ne parlament te dhena per Shaqirin.
Te gjithe dine fare pak, ose aspak. Nuk eshte turp ta pranosh, por e vertete. Nje nga ish-bashkepunetoret e ngushte te Hysenajt ne kompanine ajrore qe drejtonte dikur dhe i katapultuar ne nje rruge qe ka patur lidhje miqesore, Shaqiri vetem me dy vjet eksperience do te ngjitej ne krye te SHISH-it. Edhe spiunet me te vjeter e te sprovuar jane zhgenjyer nga ky emerim. Sipas tyre, ky njeri nuk ka asnje lidhje me sherbimin, per me teper per vendimet qe mund te ndermarre, ose urdhrat qe mund te jape. Kryekeput mund te thuhet se kemi te bejme me nje katastrofe. Jo katastrofe humanitare, por institucionale. Nuk mund te paragjykojme tani e te parashikojme ate qe do te ndodhe, por duket ashiqare qe zgjedhja e kryeministrit ka qene thjesht nje preference e tij per nje qellim te caktuar, sesa nje zgjedhje profesionale.
Thuhet se dikur Shaqiri, megjithese me arsim te larte, ka tregtuar celulare. Pak rendesi ka puna qe ka bere, sepse puna eshte nder, por fatkeqesisht eksperienca per te drejtur institucionin qe garanton siguri publike e kombetare, eshte e vockel. Vetem me dy vjet pune si shef kabineti ne Sherbimin Informativ, ai ka gjetur hapesira per te penetruar deri tek posti i kryetarit, pa llogaritur nese e meritonte, apo jo. Nuk behet fjale per paragjykim te tij si njeri, por per postin qe gezon.
Kryeministri Fatos Nano gjate festimeve te Dites se Veres, do te perfitonte te shpaloste njembedhjeteshen e tij per ndeshjen e ardhshme te korrikut, zgjedhjet e pergjithshme, zona e Tiranes. Emra publike te njohur, me karriere politike, por dhe emra teper befasues. Nje nder ta ishte dhe drejtoresha e arsimit, Majlinda Keta. Mjafton te pyesesh. Cfare ka bere ajo per te fituar te drejten e kandidimit si deputete? Keta eshte shoqe e ngushte e bashkeshortes se kryeministrit. Por njekohesisht eshte edhe motra e kryetarit te Sherbimit Informativ Kombetar, SHISH, Bahri Shaqiri.
Kryeministri Fatos Nano duket se nuk ka menduar per pasojat qe sjell ky nepotizem per te qeverisur. Zgjedh nje te ri me dy vjet eksperience per te drejtuar institucionin me te rendesishem dhe me pas motren e tij si nje nga kandidatet per deputete ne Tirane. Te dy nuk njihen ne publik per sherbime karshi zgjedhesve, ose qytetareve. Gjithsesi keto jane vetem zgjedhjet e kryeministrit Nano!
Krijoni Kontakt