Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar

    Viti Kishtar

    Ndonėse 1 shtatori ėshtė konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapėseprapė, sipas kalendarit tė Kishės Orthodhokse, qėndra reale liturgjike e ciklit vjetor tė adhurimit, ėshtė festa e Ngjalljes sė Krishtit. Tė gjithė elementėt e devotshmėrisė orthodhokse drejtohen e burojnė prej Pashkės, kremtimit tė Pashkės sė Re tė Krishterė. Madje edhe "festat e palėvizshme" tė Kishės, si Krishtlinda e Uji i Bekuar, tė cilat kremtohen sipas njė date fikse nė kalendar, e marrin formėn e tyre liturgjike dhe frymėzimin prej festės sė Pashkės.

    Cikli i adhurimit Paskal fillon me periudhėn e Kreshmės sė Madhe, paraprirė nga tė Dielat para kreshmės. Regulli i adhurimit tė Kreshmės sė Madhe e pėrmbush vetveten nė Javėn e Madhe dhe nė Ditėn e Madhe tė Ngjalljes sė Krishtit. Mbas Pashkės janė pesėdhjetė ditėt e kremtimit paskal, deri nė festėn e Rushajeve (Pentekostisė). Ēdo javė e vitit ėshtė konsideruar nė Kishė si njė e "Dielė pas Rushajeve." Javėt numurohen nė kėtė mėnyrė (E Diela e Parė, e Dytė etj.), pėrderisa tė fillojė periudha para kreshmės, gjatė sė cilės javėt marrin emrin e pėrmbajtjes kryesore tė adhurimit, duke pasur parasysh kthimin vjetor tė Pashkės.

    Pėr ciklin e adhurimit Paskal ka dy libra tė veēantė liturgjikė, Triodi dhe Pesėdhjetorja. Quhet Triod, sepse ka "tre ode", tė cilat kėndohen shpesh gjatė shėrbesave tė kėsaj periudhe.

    Tė dielat dhe javėt qė pasojnė Rushajet, kanė gjithashtu njė libėr tė veēantė, qė quhet Oktoeku, qė literalisht do tė thotė "tetė tonet". Oktoeku pėrmban shėrbesat pėr ēdo ditė tė javės. E Diela, gjithmonė i ėshtė kushtuar Ngjalljes sė Krishtit. Tė Mėrkurat dhe tė Premtet pėrkujtojnė vuajtjet dhe Kryqėzimin e Krishtit. Tema e sė Hėnės ėshtė pėr ėngjėjt, "fuqitė pa trup". E Marta i ėshtė kushtuar Joan Pagėzorit, e Enjtja apostujve dhe Shėn Nikollės dhe e Shtuna Hyjlindėses dhe pėrkujtimit tė tė vdekurve.

    Ēdo ditė e javės, fillon me vigjiljen (Mbrėmėsoren e Madhe tė sė Shtunės) e Ditės sė Zotit dhe shėrbesat kėndohen nė tė njėjtin "ton" ose melodi muzikore. Janė tetė seri shėrbesash, nė tetė "tone" tė ndryshme (nga ku vjen edhe emri Oktoeku) dhe kėndohen me radhė gjatė tėrė vitit. Kėshtu, nė tė Dielėn e 2-tė pas Rushajeve duhet tė jetė Toni i 1-rė; tė Dielėn e 3-tė mbas Rushajeve, Toni i 2-tė; tė Dielėn e 4-tė mbas Rushajeve, Toni i 3-tė e kėshtu me radhė, deri nė tė Dielėn e 10-tė, ku fillon pėrsėri Toni i 1-rė. Ky cikėl "tonesh" ėshtė pėr tė gjitha javėt e vitit, ndonėse, kur afrohet periudha e Kreshmės sė Madhe, theksi bie pėrsėri nė pėrgatitjen e kremtimit tė Pashkės.

    Pėrveē ciklit tė adhurimit Paskal me javėt "pas Rushajeve", nė ēdo ditė tė vitit pėrkujtohen disa shenjtorė ose ngjarje tė shenjta. Ēdo muaj ka njė libėr tė veēantė, qė quhet Mujori (Mineon), i cili Pėrmban shėrbesėn e veēantė tė ēdo dite tė atij muaji. Solemniteti i ditės ėshtė nė proporcion me rėndėsinė dhe popullaritetin e shenjtorėve ose ngjarjeve qė pėrkujtohen atė ditė.

    Kisha ka dymbėdhjetė festa tė mėdha, tė cilat kremtohen universalisht: Lindja, Epifania (Uji i Bekuar), Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia), dhe Shpėrfytyrimi i Krishtit; Lindja, Ungjillizimi, Paraqitja nė Tempull dhe Fjetja e Shėn Marisė; Lartėsimi i Kryqit; dhe, nga cikli Paskal, festa e Hyrjes sė Zotit nė Jerusalem, festa e Ngjitjes sė Zotit (Shestja) dhe festa e Rushajeve. Pashka nuk numurohet ndėr dymbėdhjetė festat e mėdha tė Kishės, meqenėse ajo ėshtė konsideruar si "festa e festave."

    Nė kisha tė ndryshme orthodhokse festohen ditė tė ndryshme tė vitit, sipas rėndėsisė sė tyre tė veēantė qė ato kanė nė ato kisha. Kėshtu, dita e Shėn Sergjit kremtohet madhėrishėm nė Rusi, Shėn Spiridhoni nė Greqi, Shėn Hermani nė Amerikė, etj. Disa ditė tė tjera, si ajo e Shėn Pietrit e Pavlit, Shėn Nikollės, Shėn Gjergjit dhe Shėn Mėhillit kanė njė popullaritet universal nė tėrė kishat.

    Festa e Krishtlindjes ka gjithashtu ciklin e saj tė lutjes, modeluar sipas atij tė Pashkės. Ka para njė Kreshmė dyzetėditėshe dhe njė festė kremtimi pas. Festa e Fjetjes sė Shėn Marisė dhe ajo e Shėn Pietrit dhe Pavlit, gjithashtu paraprihen nga njė kreshmė, por mė e shkurtėr. Shumica e festave tė mėdha kanė njė pėrgatitje liturgjike para-feste, si edhe njė lavdėrim pas-feste. Kjo do tė thotė qė festa parakujtohet dhe lavdėrohet nė shėrbesat liturgjike tė Kishės pėrpara asaj dhe gjithashtu kremtohet me kėngė e lutje pėr disa ditė pas asaj.


    Festat e Mėdha tė Kishės

    • 8 Shtator - Lindja e Hyjlindėses

    • 14 Shtator - Lartėsimi i Kryqit

    • 21 Nėndor - Paraqitja nė Tempull e Hyjlindėses

    • 25 Dhjetor - Lindja e Krishtit

    • 6 Janar - Pagėzimi i Krishtit (Epifania, Uji i Bekuar)

    • 2 Shkurt - Paraqitja e Krishtit nė Tempull

    • 25 Mars - Ungjillizimi

    • 6 Gusht - Shpėrfytyrimi i Krishtit

    • 15 Gusht - Fjetja e Hyjlindėses


    Llogaritur sipas ekuinoksit pranveror dhe Pashkės judaike:

    • E Diela e Dafinės: Hyrja nė Jerusalem
    • PASHKA: NGJALLJA E KRISHTIT
    • Ngjitja e Krishtit (Shestja)
    • Rushajet: Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-03-2005 mė 02:12

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Periudha Para-Kreshmės

    Periudha paskale e Kishės paraprihet nga periudha e Kreshmės sė Madhe, e cila gjithashtu paraprihet nga njė pėrgatitje liturgjike. Shenja e parė e afrimit tė Kreshmės sė Madhe vjen pesė javė mė pėrpara se ajo tė fillojė. Nė kėtė tė Dielė kėndimi i Ungjillit flet pėr Zakeun, taksambledhėsin. Ai na tregon se si Krishti solli shpėtimin tek ky njeri mėkatar dhe se si jeta e tij u ndryshua rrėnjėsisht, vetėm sepse ai "kėrkoi tė shikonte se kush ishte Jisui" (Lluka 19:3). Dėshira dhe pėrpjekja pėr tė parė Jisuin fillon tėrė lėvizjen, nėpėr kreshmėn drejt Pashkės. Kjo ėshtė lėvizja e parė e shpėtimit.

    E Diela pasuese ėshtė ajo e Publikanit dhe Fariseut. Nė tė flitet pėr dy njerėz qė shkuan tė luten nė Tempull, njėri njė farise, i cili ishte njė ndjekės i porosive fetare dhe tjetri njė taksambledhės mėkatar, i cili vidhte popullin. I pari, ndonėse i drejtė, u mburr para Perėndisė dhe pėr kėtė, sipas Krishtit, u dėnua. I dyti, ndonėse mėkatar, kėrkoi mėshirė, u mėshirua dhe u drejtėsua nga Perėndia (Lluka 18:9). Vetėm pendimi mund tė na shpėtojė dhe jo mburrja pėr drejtėsinė tonė, madje edhe kur ne mendojmė se me tė vėrtetė jemi tė drejtė e fetarė. Ne jemi thirrur tė shohim vetveten ashtu siē jemi realisht, nėn dritėn e mėsimit tė Krishtit dhe tė lypim mėshirė.

    Tė Dielėn tjetėr, nė pėrgatitjen pėr Kreshmėn e Madhe, ėshtė e Diela e Djalit Plankprishės. Duke dėgjuar parabolėn e Krishtit rreth faljes plot dashuri tė Perėndisė, ne, gjithashtu, jemi thirrur tė "vijmė nė vete", siē bėri djali plankprishės, tė shohim veten tonė sikur jemi "nė njė vend tė largėt", larg prej shtėpisė sė Atit dhe tė kthehemi tek Perėndia. Neve na ėshtė dhėnė siguria nga Zoti, se Ati do tė na presė me gėzim dhe me ngazėllim. Duhet vetėm "tė ngrihemi e tė shkojmė," duke rrėfyer largimin tonė mėkatar prej asaj "shtėpie", tė cilės ne i pėrkasim me tė vėrtetė (Lluka 15:11-24).

    E Diela tjetėr quhet e Diela e tė Lidhurave, meqenėse kjo ėshtė e Diela fundit kur mund tė hahet mishi; ditėn tjetėr fillon Kreshma. Nė kėtė tė Dielė kujtohet parabola e Gjyqit tė Fundit (Matheu 25: 31:46). Ne kujtohemi nė kėtė ditė se nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ne tė shohim Jisuin, tė shohim veten tonė sikurse jemi dhe tė kthehemi nė "shtėpi" tek Perėndia, siē bėri djali plankprishės. Ne duhet gjithashtu tė jemi bijtė e tij, duke parė Krishtin nė ēdo njeri dhe duke i shėrbyer Krishtit nėpėrmjet atyre. Shpėtimi ynė dhe gjyqi i fundit do tė varet nga veprat tona dhe jo vetėm thjesht nga qėllimet tona apo vetėm nga mėshira e Perėndisė, e zbrazur nga bashkėpunimi dhe bindja jonė personale.

    ...sepse pata uri dhe mė dhatė tė ha; pata etje e mė dhatė tė pi; i huaj qeshė edhe mė morėt nė shtėpi; isha i zhveshur dhe mė veshėt; isha i sėmurė dhe erdhėt tė mė shihni; isha nė burg dhe erdhėt tek unė.
    Me tė vėrtetė po u them juve, sado qė i bėtė njėrit prej kėtyre vėllezėrve tė mi mė tė vegjėl, ma keni bėrė mua (Matheu 25).


    Ne nuk jemi shpėtuar vetėm nga lutja dhe agjėrimi, as vetėm nga "ushtrimet fetare". Ne jemi shpėtuar duke i shėrbyer Krishtit, nėpėrmjet popullit tė tij. Drejt kėtij qėllimi ėshtė drejtuar e tėrė devotshmėria, lutja dhe agjėrimi.

    Sė fundi, nė vigjiljen e Kreshmės sė Madhe, tė Dielėn e Bardhė ose tė Dielėn e Faljes, ne kujtojmė pėrzėnien e Adamit nga Parajsa. Ne e identifikojmė vetveten me Adamin, duke qarė pėr humbjen e bukurisė, dinjitetit dhe dėfrimit tė Parajsės dhe duke vajtuar pėr prishjen tonė nė mėkat. Gjithashtu, ne dėgjojmė kėtė tė Dielė mėsimin e Zotit rreth agjėrimit dhe faljes dhe hyjmė nė periudhėn e Kreshmės, duke falur njėri-tjetrin, qė edhe Perėndia tė na falė ne.

    Sepse nėse ju, ua falni njerėzve fajet e tyre, Ati juaj qiellor do t'iu falė juve; por nėse ju nuk ua falni njerėzve fajet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t'iu falė juve fajet tuaja (Matheu 6:14-18).

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreshma e Madhe

    Periudha e Kreshmės sė Madhe ėshtė koha e pėrgatitjes pėr festėn e Ngjalljes sė Krishtit. Ajo ėshtė simboli i gjallė i tėrė jetės sė njeriut, jetė qė do tė pėrmbushet nė ngjalljen e tij prej sė vdekurish me Krishtin. Ajo ėshtė njė kohė pėr tė rigjallėruar devotshmėrinė: me lutje, agjėrim e lėmosha. Eshtė njė kohė pendese, njė rigjallėrim real i mendjes, zemrės dhe veprave tona, sipas Krishtit dhe mėsimeve tė tij. Eshtė njė kohė, para sė gjithash, e kthimit tonė drejt porosive tė mėdha, pėr tė dashur Perėndinė dhe tė afėrmit.

    Nė Kishėn Orthodhokse Kreshma e Madhe nuk ėshtė njė kohė zie dhe trishtimi. Por, pėrkundrazi, ėshtė njė kohė ngazėllimi dhe pastrimi. Ne jemi thirrur "pėr tė lyer kryet" dhe pėr "tė larė fytyrėn, siē lajmė edhe shpirtėrat". Himni i parė nė shėrbesėn e parė tė Kreshmėve tė Mėdha e jep tonin e periudhės:

    Le ta fillojmė Kreshmėn me gėzim... le tė agjėrojmė prej pasioneve ashtu siē agjėrojmė prej tė ngrėnit, tė dėfrehemi nė fjalėt e mira tė Frymės, qė tė mund tė shikojmė pėsimin e shenjtė tė Krishtit Perėndisė sonė dhe Pashkėn e tij tė shenjtė, duke u gėzuar shpirtėrisht.

    Hiri yt u ngrit mbi ne, o Zot, ndriēimi i shpirtrave tanė u shfaq; ja, tani ėshtė koha e pranueshme; ja, tani ėshtė koha e pendimit (Himne tė Mbrėmėsores).


    Perėndia kėrkon pendimin tonė, jo dėshpėrimin. Ne ndjejmė keqardhje pėr mėkatet tona, por ne e bėjmė kėtė nė gėzimin e mėshirės sė Perėndise. Ne e dobėsojmė mishin tonė, por e bėjmė nė gėzimin e ngjalljes sonė nė jetėn e amėshuar. Ne bėjme gati pėr ngjalljen, gjatė Kreshmės sė Madhe, Ngjalljen e Krishtit dhe ngjalljen tonė.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Agjėrimi nė Kreshmėn e Madhe

    Diēka e veēantė duhet thėnė pėr agjėrimin gjatė Kreshmės sė Madhe. Duke folur nė pėrgjithėsi, agjėrimi ėshtė njė element themelor i jetės sė krishterė. Krishti agjėroi dhe i mėsoi njerėzit tė agjėrojnė. Agjėrimi i bekuar bėhet nė sekret, pa e shfaqur dhe pa kritikuar tė tjerėt (Matheu 6:16; Romanėt 14). Ai ka pėr qėllim pastrimin e jetėve tona, ēlirimin e shpirtrave dhe trupave tanė prej mėkatit, fuqizimin e fuqive tona njerėzore pėr tė dashur Perėndinė dhe njerėzit, ndriēimin e tėrė qenies sonė pėr Kungimim me Trininė e Bekuar.

    Regullat e Kishės Orthodhokse pėr agjėrimin gjatė Kreshmės sė Madhe janė rregullat murgėrore. Mishi nuk lejohet tė hahet mbas sė Dielės sė tė Lidhurave dhe nuk hahen mė vezė dhe produktet blegtorale mbas sė Dielės sė Bardhė. Kėto rregulla nuk janė njė " barrė e rėndė pėr t'u mbajtur", siē bėnin farisejtė (Lluka 11:46), por si njė pėrpjekje drejt njė ideali; jo si njė qėllim nė vetevete, por si njė mjet pėr pėrsosje shpirtėrore, tė kurorėzuar nė dashuri. Shėrbesat e Kreshmės na kujtojnė pėr kėtė.

    Le tė agjėrojmė me njė agjėrim tė pėlqyeshėm tek Zoti. Ky ėshtė agjėrimi i vėrtetė: largimi nga e liga, frenimi i gjuhės, prerja e zemėrimit, ndalimi i epshit, i fjalėve tė kėqia, gėnjeshtrave dhe mallkimeve. Ndalimi i tyre ėshtė agjėrimi i vėrtetė dhe i pranueshėm (Mbrėmėsorja e tė Hėnės tė Javės sė Parė).

    Shėrbesat e Kreshmės sė Madhe na tregojnė gjithashtu, se nuk duhet tė mburremi pėr agjėrimin e jashtėm, sepse edhe djalli nuk ha asnjėherė!

    Agjėrimi asketik i Kreshmės sė Madhe vazhdon prej tė Dielės sė tė Lidhurave deri nė tė Dielėn e Pashkės; dhe prishet vetėm mbas Meshės Hyjnore Paskale. Duke e njohur pėrpjekjen e madhe nė tė cilėn janė thirrur, tė krishterėt duhet tė bėjnė ēdo pėrpjekje pėr tė agjėruar sa mė mirė qė ata mundin, fshehurazi, kėshtu qė Perėndia do i shohė dhe do i bekojė haptazi me njė jetė tė shenjtė. Ēdo njeri duhet tė pėrpiqet tė bėjė maksimumin, pėr tė realizuar kėtė ideal.

    Pėrveē agjėrimit asketik tė periudhės sė Kreshmėve tė Mėdha, vetėm orthodhoksėt nga tė gjithė tė krishterėt e tjerė, praktikojnė gjithashtu agjėrimin eukaristik ose liturgjik. Ky agjėrim nuk i referohet agjėrimit pėr pėrgatitjen e marrjes sė Kungatės sė Shenjtė; por agjėrimit prej vetė Kungatės sė Shenjtė.

    Gjatė ditėve tė javėve tė Kreshmėve tė Mėdha nė Kishat Orthodhokse nuk kremtohet Mesha Hyjnore normale, meqenėse Mesha Hyjnore ėshtė gjithmonė njė kremtim paskal i Kungimit me Zotin e Ngjallur. Meqenėse periudha e Kreshmės ėshtė njė pėrgatitje pėr Ngjalljen e Zotit, nėpėrmjet kujtimit tė mėkatit dhe ndarjes prej Perėndisė, rregulli liturgjik i Kishės e heq shėrbesėn eukaristike gjatė ditėve tė javės nė kohėn e Kreshmės sė Madhe. Por, shėrbesat joeukaristike janė zgjeruar me lexime nga Shkrimi dhe me njė himnologji tė karakterit kreshmor. Me qėllim qė besnikėve tė mos iu mungojė Kungata e Shenjtė gjatė ditėve kreshmore, tė Mėrkurėn dhe tė Premtet kryhet Mesha e tė Parashenjtėruarave (Shih mė poshtė).

    Edhe gjatė kreshmės, e Shtuna (Dita e Sabatit) dhe e Diela (Dita e Zotit) mbeten ditė eukaristike dhe kremtohet Mesha Hyjnore. Tė shtunave ėshtė Mesha e Shėn Joan Gojartit, zakonisht me lutjet pėr tė vdekurit. Tė dielave ėshtė Mesha e Shėn Vasilit tė Madh.
    Pėr Kishėn Orthodhokse tė shtunat dhe tė dielat nuk janė kurrė ditė agjėrimi. Shumė shekuj mė parė u bė njė debat me Kishėn Katolike nė lidhje me agjėrimin eukaristiko-liturgjikal. Gjatė Kreshmės sė Madhe, ndonėse agjėrimi eukaristik nuk mbahet tė shtunave dhe tė dielave, agjėrimi asketik nuk ndėrpritet, kreshma qė ka filluar tė Dielėn e tė Lidhurave vazhdon pa ndėrprerje deri nė ditėn e Pashkės.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Shėrbesat gjatė Kreshmės

    Shėrbesat ditore gjatė Kreshmės karakterizohen nga melodi tė veēanta kreshmore tė njė karakteri pendimtar. Dyert e Bukura mbahen tė mbyllyra, pėr tė treguar ndarjen e njeriut prej Mbretėrisė sė Perėndisė nga shkaku i mėkatit. Veshjet e Kishės janė tė errėta, zakonisht nė ngjyrė vjollcė. Gjithashtu edhe troparėt ditorė kanė njė karakter lutės, duke i kėrkuar Perėndisė, me ndėrmjetimet e shenjtorėve, tė na mėshirojė ne mėkatarėt.

    Nė Shėrbesėn e Mėngjesit Aliluiat e gjata zėvėndėsojnė psalmin Perėndia ėshtė Zoti... Psalmodia ėshtė e zgjeruar. Himnologjia i referohet pėrpjekjeve kreshmore. Nė Mbrėmėsoret, kemi si shtesė lexime tė Shkrimit tė Shenjtė prej Gjenezės dhe Fjalėve tė Urta dhe nė Shėrbesėn e Orės sė Gjashtė prej Profetit Isaia. Kėndimet e Apostullit dhe Ungjillit nuk bėhen, meqenėse nuk bėhen Mesha Hyjnore.

    Gjatė gjithė Kreshmės, nė tė gjitha shėrbesat thuhet Lutja e Shėn Efrem Sirianit. Nė kėtė lutje i kėrkohen Perėndisė veēanėrisht ato virtyte, tė cilat janė tė nevojshme pėr jetėn e krishterė.

    Zot dhe Mjeshtėr i jetės sime, mos mė jep frymė pėrtese, kureshtie, lavdidashje dhe kotėsie.
    Po falmė frymė urtėsie, pėrunjėsie, durimi dhe dashurie.

    Vlerėsomė, o Zot dhe Mbret, t'i shoh fajet e mia dhe tė mos e gjykoj tim vėlla. Se i bekuar je nė jetė tė jetėve, Amin.


    Shėrbesa e Mbrėmėsores qė fillon periudhėn e Kreshmės, quhet Mbrėmėsorja e Faljes. Tė krishterėt nė kėtė shėrbesė, i kėrkojnė falje njėri-tjetrit pėr ēdo faj tė bėrė me dashje apo pa dashje. Nė shėrbesat e Pasdarkės tė javės sė parė tė kreshmės kėndohet Kanoni i Shėn Andreas sė Kretės. Ky pėrbėhet nga disa seri vargjesh pendimtarė, tė bazuar nė temat biblike. Secilit varg populli i pėrgjigjet: Mėshiromė o Perėndi, mėshiromė. Ky kanon pėrsėritet nė Mėngjesoren e sė Enjtes tė Javės sė Pestė. Gjatė pesė javėve tė para tė Kreshmės, tė premten nė mbrėmje kėndohet Himni Akathist, nė nderim tė Hyjlindėses.

    E Shtuna e parė e Kreshmės sė Madhe i kushtohet kujtimit tė tė Shėn Theodhor Tironit. E dyta, e treta dhe e katėrta quhen Tė Shtunat e Shpirtrave, meqenėse i janė kushtuar kujtimit tė tė vdekurve. Mesha Hyjnore e tė Shtunės sė Pestė bėhet pėr nderim tė Hyjlindėses.

    Gjatė tė Shtunave tė Shpirtrave himnet liturgjike luten universalisht pėr gjithė tė fjeturit dhe gjatė Mėngjesoreve pėr tė vdekurit, tė quajtura para-stasis ose panikida, tė vdekurit pėrmenden me emra. Nė Meshėn Hyjnore janė shtuar litani dhe lutje dhe kėndimet nga Shkrimi i Shenjtė iu referohen tė vdekurve dhe shpėtimit tė tyre prej Krishtit.

    Dita e shtunė, edhe gjatė pėriudhės jokreshmore, ėshtė dita pėr kujtimin e tė vdekurve. Kjo, sepse e Shtuna, Dita e Sabatit, ėshtė dita kur Perėndia bekoi pėr jetėn nė kėtė botė. Por, pėr shkak tė mėkatit, kjo ditė tani simbolizon tė gjithė jetėn tokėsore, tė pėrmbushur natyralisht nė vdekjen. Madje edhe Krishti, Zoti, u shtri i vdekur nė Ditėn e Sabatit, "duke pushuar nga tė gjitha veprat e tij" dhe "duke shkelur vdekjen me vdekje" (Shih mė poshtė). Kėshtu, nė Kishėn e Krishtit tė Dhiatės sė Re, e Shtuna u bė dita pėr kujtimin e tė vdekurve dhe pėr t'u lutur pėr shpėtimin e tyre tė pėrjetshėm.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara

    Siē kemi thėnė mė parė, Mesha Hyjnore eukaristike nuk kremtohet nė Kishėn Orthodhokse gjatė ditėve tė Kreshmės sė Madhe. (Pėrveē tė Shtunave dhe tė Dielave, qė nuk janė ditė kreshmore.) Por, me qėllim qė besnikėt tė ndihmohen nga Kungata e Shenjtė nė pėrpjekjen e tyre kreshmore, Kisha ka caktuar Meshėn e Dhuratave tė Parashenjtėruara. Kjo ėshtė njė shėrbesė e vjetėr nė Kishėn Orthodhokse. Zyrtarisht pėr tė flitet nė kanonet e shekullit shtatė, gjė qė tregon qartė se ajo ėshtė akoma mė e hershme.

    Gjatė gjithė ditėve tė agjėrimit tė shenjtė nė Kreshmė, pėrveē Sabatit, Ditės sė Zotit dhe ditės sė shenjtė tė Ungjillizimit, duhet tė shėrbehet Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara (Kanoni 52, Kuinisekst, 692).

    Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara ėshtė njė shėrbesė mbrėmėsore. Ajo ėshtė njė Mbrėmėsore kreshmore solemne, nė tė cilėn ėshtė shtuar dhėnia e Kungatės sė Shenjtė. Nuk ka shenjtėrim tė dhuratave eukaristike nė Meshėn e Parashenjtėruar. Kungimi i Shenjtė jepet prej dhuratės eukaristike, tė shenjtėruar gjatė sė Dielės sė mėparshme, nga ku vjen e dhe emri i "parashenjtėruar".

    Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara kryhet ēdo tė Mėrkurė dhe tė Premte nė mbrėmje*. Ajo kryhet mbas njė dite pėrgatitje shpirtėrore dhe agjėrimi tė plotė. Besnikėt qė nuk munden tė mbajnė njė agjėrim tė plotė, pėr shkak tė punės sė rėndė, normalisht hanė herėt njė mėngjes tė lehtė.

    Gjatė psalmeve tė Mbrėmėsores, pėrgatiten pėr Kungim Dhuratat e Parashenjtėruara. Ato merren prej Tryezės sė Shenjtė dhe vendosen nė Tryezėn e blatimit (Proskomidhi). Mbas himnit mbrėmėsor lexohen pjesė nga librat e Dhiatės sė Vjetėr (Gjenezės dhe Fjalėve tė Urta). Ndėrmjet dy leximeve prifti bekon popullin e gjunjėzuar me njė qiri tė ndezur, duke thėnė: "Drita e Krishtit u ndrit tė gjithėve", duke treguar me kėtė, se e gjithė dituria i ėshtė dhėnė Kishės nga Krishti, nėpėrmjet Shkrimit dhe Mistereve. Fillimisht ky bekim i drejtohej katekumenėve, atyre qė pėrgatiteshin tė pagėzoheshin nė Pashkė, tė cilėt qėndronin nė shėrbesė deri nė kohėn e Kungimit tė besnikėve (Shih mė poshtė).

    Mbas leximeve kėndohet solemnisht psalmi mbrėmėsor 140, i shoqėruar me temjanisjen. Pastaj, mbas Lutjes sė gjerė dhe lutjeve pėr katekumenėt (pas tė cilave dikur katekumenėt pėrlėshoheshin), dhuratat e parashenjtėruara sillen nė Tryezėn e Shenjtė me njė procesion solemn dhe me njė heshtje tė thellė. Kėnga e hyrjes i thėrret besnikėt pėr Kungim.

    Tani fuqitė qiellore (d.m.th. ėngjėjt), bashkė me ne padukurisht meshojnė. Se ja tek hyn Mbreti i Lavdisė. Ja therore mistike e kryer po vjen rreth.

    Me besė e me dashuri le tė afrohemi, qė tė bėhemi pjesėtarė tė jetės sė pėrjetshme. Aliluia. Aliluia. Aliluia.


    Mbas Litanisė dhe lutjeve, thuhet Ati ynė dhe besnikėt marrin Kungatėn e Shenjtė, ndėrsa psaltėt kėndojnė nė mėnyrė recitative njė herė apo mė shumė, sipas numrit tė atyre qė kungohen, troparin "Nė darkėn tėnde mistike..." ose vargun e psalmit 33 "Shijoni dhe shihni se Zoti ėshtė i mirė. Aliluia." Pastaj kėndohen himnet mbas-Kungimorė dhe besnikėt shkojnė me lutjen drejtuar Perėndisė, "qė na ka sjellė nė kėto ditė tė shenjta pėr pastrimin e pasioneve mishore" dhe qė do tė na bekojė "pėr tė luftuar luftėn e mirė, pėr tė mbaruar kreshmėn dhe pėr tė arritur adhurimin e Ngjalljes sė shenjtė" tė Krishtit.

    Tradicionalisht, Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara ėshtė parė si vepėr e Shėn Grigorit, papė i Romės nė shekullin e 6-tė. Por shėrbesa e tanishme, ėshtė padyshim krijimi i frymėzuar liturgjik i Bizantit tė krishterė.


    * Nė disa kisha kjo meshė bėhet nė mėngjes. Gjithashtu, Kjo Meshė kryhet tė enjten e Javės sė 5-tė tė Kreshmėve, pėr arsye tė Kanonit tė madh, tė Hėnėn e Madhe, tė Martėn e Madhe dhe tė Mėrkurėn e Madhe si edhe nė tė kremtet e gjetjes sė parė dhe tė dytė tė kokės sė Pararendėsit tė Nderuar (24 Shkurt), tė 40 Dėshmorėve tė shenjtė (9 Mars) edhe ēdo tė kremte lokale, kur ato bien tė hėnėn, tė martėn, tė mėrkurėn, tė enjten dhe tė premten e Kreshmėve tė Mėdha. Por, nė tė kremten e Ungjillizimit, nė ēfarėdo dite tė bjerė, kryhet Mesha Hyjnore e shėn Joan Gojartit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Tė Dielat e Kreshmės

    Secila nga tė Dielat e Kreshmės sė Madhe ka temėn e saj tė veēantė. E Diela e parė ėshtė Festa e Triumfit tė Orthodhoksisė. Ajo ėshtė njė festė historike, qė pėrkujton kthimin e ikonave nėpėr kishat nė vitin 843, mbas fitores kundėr herezisė ikonoklaste. Tema shpirtėrore e kėsaj tė Diele ėshtė, para sė gjithash, fitorja e Besės sė Vėrtetė: "Kjo ėshtė fitorja qė e mundi botėn: besa jonė" (I Joani 5:4). Sė dyti, ikonat e shenjtorėve dėshmojnė qė njeriu "i krijuar sipas shėmbėllesės dhe ngjashmėrisė sė Perėndisė" (Gjeneza 1:26), bėhet i shenjtė dhe i ngjashėm me Perėndinė, nėpėrmjet pastrimit tė vetvetes, si imazhi i gjallė i Perėndisė.

    E Diela e Dytė e Kreshmės pėrkujton Shėn Grigor Pallamanė (v. 1359). Ai dha njė dėshmi tė gjallė se si njerėzit mund tė bėhen hyjnorė nėpėrmjet hirit tė Perėndisė, nė Shpirtin e Shenjtė; dhe kjo nė kėtė jetė, nėpėrmjet lutjeve dhe agjėrimeve qeniet njerėzore mund tė bėhen pjesėmarrės tė dritės sė pakrijuar tė lavdisė hyjnore tė Perėndisė.

    E Diela e tretė ėshtė e Nderimit tė Kryqit. Kryqi qėndron nė mes tė Kishės, pothuaj nė mesin e kreshmės, jo vetėm thjesht pėr t'i kujtuar njerėzit pėr shpėtimin e bėrė nga Krishti dhe pėr tė mbajtur parasysh qėllimin e pėrpjekjeve tė tyre, por edhe gjithashtu pėr ta nderuar, si atė realitet, me anė tė cilit njeriu mund tė rrojė dhe tė shpėtohet. "Ai qė nuk e merr kryqin e tij dhe nuk vjen pas meje nuk ėshtė i denjė pėr mua" (Matheu 10:38). Sepse nė Kryqin e Krishtit tė Kryqėzuar qėndrojnė "fuqia e Perėndisė dhe dituria e Perėndisė" pėr ata qė janė shpėtuar (I Korinthianėt 1:24).

    E Diela e Katėrt i kushtohet Shėn Joanit tė Shkallės(Klimakut), autorit tė librit Shkalla e Ngjitjes Hyjnore. Igumeni i Manastirit tė Shėn Katerinės nė malin e Sinait (shekulli i 6-tė), qėndron si njė dėshmitar pėr pėrpjekjet e forta qė nevojiten pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Perėndisė (Matheu 11:12). Lufta shpirtėrore e jetės sė krishterė ėshtė reale, "jo kundėr gjakut e mishit, por kundėr... sunduesve tė botės sė errėsirės sė kėsaj jete, kundėr frymave tė liga nė vendet qiellore..." (Efesianėt 6:12). Shėn Joani i inkurajon besnikėt nė pėrpjekjet e tyre, sepse sipas Zotit, vetėm "kush do tė durojė deri nė fund ky do tė shpėtojė" (Matheu 24:13).

    E Diela e Pestė pėrkujton Shėn Marinė e Egjiptit, laviren e penduar. Maria na tregon, para sė gjithash, se sado tė shumtė tė jenė mėkatet, ato nuk mund ta mbajnė larg Perėndisė njė njeri tė penduar sinqerisht. Vetė Krishti erdhi pėr tė "thirrur mėkatarėt nė pendim" dhe pėr t'i shpėtuar ata prej mėkateve tė tyre (Lluka 5:32). Pėr mė tepėr, Shėn Maria na tregon se kurrė nuk ėshtė vonė nė jetė - apo nė kreshmė - pėr t'u penduar. Krishti do t'i presė me gėzim tė gjithė ata qė do vijnė tek ai nė orėn e njėmbėdhjetė tė jetės sė tyre. Por ardhja e tyre duhet tė jetė nė njė pendim serioz dhe tė sinqertė.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinės

    Java qė pason tė Dielėn e Shėn Marisė sė Egjiptit, quhet Java e Dafinės ose e Luleve. Shėrbesat e tė Martės sė kėsaj jave, pėrmendin qė miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon t'a ngjallė atė prej sė vdekurish (Joani 11). Nė ditėt qė pasojnė drejt sė Shtunės, Kisha, nė himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekė Jisuin drejt Betanisė, nė varrin e Llazarit. Tė Premten nė mbremje, vigjilja e kremtimit tė Ngjalljes sė Llazarit, "dyzet ditėt e mėdha shpėtimtare" tė Kreshmės sė Madhe, formalisht kanė arritur nė njė pėrflindim:

    Mbasi kemi pėrfunduar dyzet ditėt pėr pėrfitim tė shpirtrave tanė, tė lutemi o Njeridashės, qė tė mundim tė shohin Javėn e Madhe tė Pėsimit Tėnd dhe nė tė, tė mundim tė Lavdėrojmė madhėshtinė Tėnde dhe planin Tėnd tė papėrshkruar pėr shpėtimin tonė... (Himn i Mbrėmėsores).

    E Shtuna e Llazarit ėshtė njė kremtin paskal. Eshtė hera e vetme nė tėrė vitin kishtar, qė shėrbesa e Ngjalljes e sė Dielės kremtohet nė njė ditė tjetėr. Nė Meshėn e sė Shtunės sė Llazarit, Kisha lavdėron Krishtin si "Ngjallja dhe Jeta", i Cili me anė tė ngjalljes sė Llazarit ka konfirmuar, madje edhe pėrpara pėsimit dhe vdekjes sė tij, ngjalljen e Pėrgjithshme tė njerėzimit.

    O Krisht Perėndia Ynė, kur ngjallėt Llazarin prej sė vdekurish, pėrpara Pėsimit Tėnd, tregove Ngjalljen e Pėrgjithshme. Prandaj edhe ne porsi fėmijėt qė mbanin palma e lule nė duar, shenja tė fitores dhe triumfit po tė thėrrasim: "O Mundės i Vdekjes, Hosana mė tė lartat! I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit (Pėrlėshorja e Festės).

    Krishti Perėndi, gėzim i tė gjithėve dhe dritė e shkėlqim dhe ngjallje e tė gjithė njerėzve, pėrmbi dhenė u shfaq tani dhe sipas mirėsisė sė tij, na dha shėmbėllesėn e Ngjalljes sė nesėrme, mėshirėn dhe ndjesėn e mėkateve {Shkurtorja (Kondaqi).

    Nė Meshėn Hyjnore tė sė Shtunės sė Llazarit, vargu pagėzimor nga Galatianėt: "Sa u pagėzuat me Krishtin, me Krishtin u veshėt" (Galatianėt 3:27), zėvėndėson Himnin Trishenjtor, duke treguar kėshtu karakterin ngjallėsor tė kremtimit dhe faktin qė e Shtuna e Llazarit ishte dikur njė ndėr pak ditėt e mėdha pagėzimore nė Vitin Kishtar tė Kishės Orthodhokse.

    Pėr shkak tė ngjalljes sė Llazarit prej sė vdekurish, Krishti u pėrshėndet nga populli si Mesia i shumėpritur, Mbreti i Izraelit. Kėshtu, nė pėrmbushjen e profecive tė Dhiatės sė Vjetėr, ai hyri nė Jerusalem, Qyteti i Mbretit, hipur mbi pulishtin e njė gomari (Zaharia 9:9; Joani 12:12). Turma e pėrshėndeti atė me degė palmash nėpėr duar dhe duke britur thirrje lavdėrimi: Hosana! I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit! Biri i Davidit! Mbreti i Israelit! Pėr shkak tė kėtij lavdėrimi nga ana e popullit, priftėrinjtė dhe shkronjėsit bėnė kėshillė "ta vrisnin" (Lluka 19:47; Joani 11:53,12:10).

    Festa e Hyrjes triumfale tė Krishtin nė Jeruzalem, E Diela e Dafinės, ėshtė njė nga dymbėdhjetė festat e mėdha tė Kishės. Shėrbesat e kėsaj tė Diele pasojnė direkt ato tė sė Shtunės sė Llazarit. Kisha vazhdon tė jetė e veshur me shkėlqimin ngjallėsor, e mbushur me himne qė vazhdimisht pėrsėrisin Hosana, blatuar Krishtit si Mesia-Mbret, i cili vjen nė emrin e Perėndisė Atė, pėr shpėtimin e botės.

    Tropari kryesor i tė Dielės sė Dafinės ėshtė i njėjti me atė tė sė Shtunės sė Llazarit. Ai kėndohet gjatė gjithė shėrbesave dhe nė Meshėn Hyjnore ėshtė pėrdorur si antifoni i tretė, qė pason vargje psalmorė tė tjerė tė veēantė, tė cilėt kėndohen si antifone liturgjike nė vend tė atyre qė kėndohen normalisht. Tropari i dytė i festės, si edhe shkurtorja dhe himne e vargje tė tjera, vazhdojnė tė lavdėrojnė manifestimin triumfal tė Krishtit "gjashtė ditė para Pashkės", kur ai do e jepte vetveten nė Darkėn dhe nė Kryqin pėr jetėn e botės.

    Hiri i Shpirtit tė Shenjtė na mblodhi sot; edhe tė gjithė e ngremė kryqin dhe themi: I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit, hosana nė mė tė lartat! (Vargu i Parė i Mbrėmėsores).

    U varrosėm me pagėzimin bashkė me ty, o Krisht Perėndia ynė, u vlerėsuam pėr jetėn pa vdekje me Ngjalljen tėnde dhe tė thėrrasim me lavdi: Hosana nė mė tė lartat, i bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit! (Tropari i Dytė).

    Nė qiell si Mbret mbi fron, nė dhenė si rob mbi pulisht, na je shfaqur o Krisht Perėndi, prano lavdėrimin e engjėjve dhe kėngėt e fėmijve qė kėndojnė: I bekuar ėshtė ai qė vjen tė shpėtojė Adamin! (Shkurtorja).


    Nė Mbrėmėsoren e festės tė sė Dielės sė Dafinės kėndohen profecitė nga Dhiata e Vjetėr rreth Mesias-Mbret dhe Ungjilli i Mėngjesit tregon hyrjen e Krishtit nė Jeruzalem. Pėrpara ose pas Meshės bėhet bekimi i degėve tė gjelbėra dhe pastaj ato i'u shpėrndahen besnikėve. Ata i mbajnė ato nė duar, si shenjė e lavdėrimit tė Jisuit si Mbret e Shpėtimtar. Kėto degė zakonisht janė palma ose dafina. Nė mungesė tė tyre mund tė pėrdoren degė tė tjera tė gjelbėra.*

    Kur populli mban nėpėr duar degėt dhe i kėndon Zotit tė Dielėn e Dafinės, ata janė gjykuar sė bashku me turmėn e Jerusalemit. Sepse ishin tė njėjtėt zėra qė i thirrėn "Hosana" Krishtit dhe disa ditė mė vonė thirrėn pėr Krishtin tek Pilati "Kryqėzoje". Kėshtu, nė liturgjinė e Kishės jetėt e njerėzve vazhdojnė tė gjykohen kur ata e pėrshėndesin Krishtin me "degėt e fitores" dhe hynė me Tė nė ditėt e "pėsimit tė vullnetshėm".


    * Nė vendin tonė pėrdoren degė dafine, si nė shumicėn e vendeve Europiane. Nė Palestinė palma ishte simbol i fitores, ndėrsa nė vendet mesdhetare tė Europės kjo simbolizohej nga dafina.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Java e Madhe

    Nė Kishėn Orthodhokse java e fundit e jetės sė Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pėsimit. Nė emėrtimin popullor ėshtė quajtur Java e Madhe. Ēdo ditė emėrtohet nė librat e shėrbesave si "e madhe dhe e shenjtė". Ēdo ditė tė javės ka shėrbesa tė veēanta, tė cilat kryhen nė tė gjitha kishat. Jeta tokėsore pushon pėr ēdo besnik kur ata "shkojnė me Zotin nė Jerusalem" (Mėngjesorja e tė Hėnės sė Madhe).

    Ēdo ditė e Javės sė Madhe ka temėn e veēantė tė saj. Tema e sė Hėnės ėshtė ajo e drurit tė fikut qė nuk kishte fruta, por vetėm gjethe dhe pėr kėtė u dėnua me tharje. Tė Martėn, theksi ėshtė nė vigjilencėn e virgjėreshave tė ditura, tė cilat, jo si motrat e tyre tė marra, ishin gati kur Zoti erdhi tek ato. Tė Mėrkurėn, fokusi ėshtė nė pendimin e gruas mėkatare. Nė kėtė ditė, theksohet shumė krahasimi ndėrmjet gruas sė pėrdalė qė shpėtoi me anė tė pendimit dhe Judės, qė ishte njė nga apostujt e zgjedhur, por qė humbi nga pabesia dhe cmira. Ajo i jep Krishtit gjithė pasurinė e saj dhe i puth kėmbėt e tij; ai me njė puthje e trathton Krishtin pėr para.

    Nė kėto tre ditė kėndohet Ungjilli gjatė Orėve dhe nė Mbrėmėsoret, kur shėrbehet Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara. Kėndimet nga Dhiata e Vjetėr janė prej Eksodit, Jobit dhe Profetėve. Ungjilli ėshtė kėnduar gjithashtu nė Shėrbesat e Mėngjesit, tė cilat quhen tradicionalisht shėrbesat e "Dhėndėrit", sepse tema e pėrgjithshme e secilės ditė ėshtė fundi i botės dhe gjyqi i Krishtit. Shėrbesa e Dhėndėrit kryhet natėn.*

    Ja tek vjen dhėndėri nė mes tė natės; dhe lum ai shėrbėtor tė cilin do e gjejė vigjilues dhe mjerė ai shėrbėtor tė cilin do e gjejė pa kujdes. Prandaj o shpirti im ki mendjen, se mos tė rėndojė gjumi dhe jepesh nė vdekje jashtė Mbretėrisė; por zgjohu dhe thirr me zė tė madh: I Shenjtė, i Shenjtė, i Shenjtė je Ti, o Perėndi, me lutjet e Hyjlindėses mėshirė ki pėr ne (Tropari i Tre Ditėve tė Para).

    Gjatė tre ditėve tė para tė Javės sė Madhe, Kisha rekomandon qė tė kėndohen tė Katėr Ungjijtė nė Orėt, deri nė pikėn ku fillon tregimi i pėsimit tė Krishtit. Meqenėse, kjo zakonisht nuk ėshtė e mundur tė bėhet nė kishat e enorive, atėhere duhet tė bėhet njė pėrpjekje qė tė paktėn njė nga Ungjijtė tė kėndohet i gjithė, para sė Enjtes sė Madhe, deri nė pjesėn ku fillon pėsimi, veēas ose bashkėrisht.


    * Tė Mėrkurėn nė mėngjez kryhet njė shėrbesė qė pėrbehet nga 1) Orėt, 2) Mbrėmėsorja dhe 3) Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara. Kjo ėshtė Mesha e fundit e Parashenjtėruar e kalendarit vjetor. Ndėrsa natėn, nė vend tė shėrbesės sė Dhendėrit, tė mėrkurėn kryhet Misteri i Efqelisė, si njė pėrgatitje pėr marrjen e Kungatės tė Enjten e Madhe, Dita e themelimit tė Misterit tė Kungatės sė Shenjtė.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    E Enjtja e Madhe

    E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkės Mistike qė Krishti kremtoi me dymbėdhjetė apostujt e tij. Tema kryesore e ditės ėshtė darka vetė, pėr tė cilėn Krishti porositi qė Pashka e Dhiatės sė Re tė hahej nė kujtim tė tij, tė trupit tė tij qė thyhet dhe gjakut tė tij, qė derdhet pėr ndjesėn e mėkateve. Gjithashtu, nė shėrbesat e kėsaj dite kujtohet tradhėtia e Judės dhe larja e kėmbėve tė nxėnėsve. Nė kishat katedrale ėshtė zakoni qė peshkopi bėn larjen e kėmbėve nė njė ceremoni tė veēantė mbas Meshės.

    Ungjilli nė Meshėn Hyjnore pėrbehet nga njė kombinim i tė gjithė tregimeve tė ungjillorėve pėr tė njėjtėn ngjarje. Himnet dhe leximet e ditės i referohen tė njėjtit mister qėndror.

    Kur nxėnėsit me lavdi, nė lanjėtoren e darkės po ndriēoheshin, Juda i pabesė dhe tradhėtar, nga argjendashja u errėsua nga lakmia dhe tek gjyqtarėt e paligjshėm, tė dorėzon Ty Gjykatėsin e Drejtė. Ti qė lakmon argjend shiko, se ky njeri prej lakmisė vari veten; largohu nga shpirti i pangopur qė guxoi tė tilla gjėra kundėr Mėsuesit. O Zot gjithmonė i mirė, lavdi mė ty! (Pėrlėshorja).

    Atje ku ėshtė Zoti, nė Tryezėn e Pavdekėsisė, nė vendin e lartė, me mėndjet e ngritura lart, le tė hamė me gėzim o besnikė... (Kėnga e nėntė e Kanonit tė Mėngjesores).


    Mesha Hyjnore e Shėn Vasilit tė Enjten e Madhe, kryhet bashkė me Shėrbesėn e Mbremjes. Ungjilli i gjatė i Darkės Mistike kėndohet mbas kėndimeve nga Eksodi, Jobi dhe Isaia dhe letrės sė parė tė Apostullit Pavėl drejtuar Korinthianėve (Kapitulli 11). Himni i mėposhtėm zėvėndėson Himnin Keruvik dhe gjithashtu, pėrdoret si Himn gjatė dhe mbas Kungimit.

    Nė Darkėn tėnde Mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve tė tu misterin; nuk do tė tė jap tė puthur si Juda; por duke tė pohuar si kusari, thėrres: kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde.

    Kremtimi liturgjik i Darkės sė Zotit tė Enjten e Madhe s'ėshtė thjesht njė pėrkujtim yjetor i "themelimit" tė misterit tė Kungatės sė Shenjtė. Ngjarja e Darkės sė Pashkės nuk ishte thjesht veprimi i fundit i Zotit pėr "tė themeluar" misterin qėndror tė besės sė krishterė para pėsimit dhe vdekjes sė tij. Por, pėrkundrazi, i gjithė misioni i Krishtit dhe para sė gjithash, vetė qėllimi i krijimit tė botės, ėshtė qė krijesat e dashura tė Perėndisė, bėrė sipas shembėllesės dhe ngjashmėrisė sė tij hyjnore, tė mund tė jenė pėrjetėsisht nė Kungimin mė intim me Tė, tė ulur nė tryezė me Tė, duke ngrėnė dhe duke pirė nė mbretėrinė e Tij pambarim.
    Kėshtu, Krishti, Biri i Perėndisė, flet tek apostujt e tij gjatė darkės dhe tek tė gjithė njerėzit qė dėgjojnė fjalėt e tij dhe besojnė nė tė dhe nė Atin qe e dėrgoi atė:

    Mos ki frikė, o tufė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t'jua japė mbretėrinė (Lluka 12:32).

    Ju jeni ata qė qėndruat me mua nė sprovat e mia. Dhe unė ju caktoj mbretėrinė ashtu si ma ka caktuar mua Ati im, qė ju tė hani e tė pini nė tryezėn time, nė mbretėrinė time... (Lluka 22:28-30).


    Prandaj, ėshtė e vėrtetė tė thuhet nė njė kuptim real, qė trupi i thyer dhe gjaku i derdhur, pėr tė cilat foli Krishti nė darkėn e tij tė fundit me nxėnėsit, nuk ishte thjesht njė parabėrje dhe njė parashikim pėr atė qė do tė vinte; por ajo qė do tė vinte - kryqi, varri, ngjallja nė ditėn e tretė, ngjitja nė qiell - ndodhėn pikėrisht qė njerėzit tė mund tė bekoheshin nga Perėndia qė tė jenė nė Kungim tė Shenjtė me Tė pėrgjithmonė, duke ngrėnė dhe pirė nė tryezėn mistike tė mbretėrisė sė tij, qė nuk do tė ketė mbarim.

    Kėshtu, "Darka Mistike e Birit tė Perėndisė", e cila kremtohet vazhdimisht nė Meshėn Hyjnore tė Kishės sė Krishterė, ėshtė thelbi i vėrtetė i jetės pa mbarim, qė do jetė nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Lum kush do tė hajė bukė nė Mbretėrinė e Perėndisė (Lluka 14:15).
    Lum ata qė janė ftuar nė gostinė e Dasmės sė Qengjit (Zbulesa 19:9).

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  3. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  4. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 21:16
  5. ADHURIMI - Kapitulli I: Ndėrtesa e Kishės Orthodhokse
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 22:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •