Ungjillėzimi (Vangjelizmoi)
Festa e Ungjillėzimit tė Virgjėreshės Mari ėshtė nė 25 Mars, nėntė muaj para Krishtlindjes. Ajo ėshtė kremtimi i lajmėrimit tė lindjes sė Krishtit te Virgjėresha Mari, siē ėshtė shkruar nė Ungjillin e Shėn Llukės.
Nė muajin e gjashtė, engjėlli Gabriel u dėrgua nga Perėndia nė njė qytet tė Galilesė, qė quhej Nazaret, te njė e virgjėr, qė ishte fejuar me njė njeri qė quhej Josif, nga shtėpia e Davidit; dhe emri i Virgjėreshės ishte Maria. Dhe engjėlli hyri te ajo dhe tha: "Gėzohu, o hirplote, Zoti ėshtė bashkė me ty; e bekuar je ti nė mes tė grave". Por, ajo kur e pa u turbullua nga fjalėt e tij dhe pyeste vetveten ēfarė kuptimi mund tė kishte njė pėrshėndetje e tillė. Dhe engjėlli i tha: "Mos ki frikė, Mari, sepse ke gjetur hir para Perėndisė. Dhe ja, ti do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė dhe do t'ia vesh emrin Jisu. Ai do tė jetė i madh dhe do tė quhet Biri i Shumė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do t'i japė fronin e Davidit, atit tė tij; dhe do tė mbretėrojė mbi shtėpinė e Jakovit pėrjetė, edhe mbretėria e tij nuk do tė ketė kurrė mbarim." Dhe Maria i tha engjėllit: "Si do tė ndodhė kjo, pėrderisa unė nuk njoh burrė?" Dhe engjėlli, duke u pėrgjigjur, i tha: "Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj edhe foshnja e shenjtė qė do tė lindė prej teje, do tė quhet Bir i Perėndisė. Dhe ja, Elisabeta, far' e fisi yt, edhe ajo, nė pleqėrinė e saj, mbeti shtatzėnė me njė djalė; dhe ky ėshtė muaji i gjashtė pėr atė, qė e quanin shterpė, sepse me Perėndinė asgjė s'ėshtė e pamundshme." Atėherė Maria tha: "Ja shėrbėtorja e Zotit; le tė mė ndodhė sipas fjalės sate". Dhe engjėlli u largua prej saj (Lluka 1:26-38).
Shėrbesat e festės sė Ungjillėzimit, Mėngjesorja dhe Mesha Hyjnore, theksojnė pėrsėri e pėrsėri sihariqin e gėzuar tė shpėtimit tė njerėzve nė Lindjen e Shpėtimtarit.
Sot ėshtė nisja e shpėtimit tonė dhe shfaqja e misterit tė pėrjetshėm; i Biri i Perėndisė bėhet i Biri i Virgjėreshės dhe Gavrili ungjillėzon kėtė gėzim. Prandaj, le t'i thėrrasim Hyjlindėses: Gėzohu o Hirplote, Zoti ėshtė me ty (Pėrlėshorja).
Njė tipar i veēantė i kėsaj feste ėshtė Kanoni Mėngjesor, i cili ka karakterin e njė dialogu ndėrmjet Kryengjėllit Gavril dhe Virgjėreshės Mari. Gjithashtu, ndėrmjet elementėve mė popullorė tė festės ėshtė Madhėrimi, i cili ka formėn e pėrshėndetjes tonė ndaj nėnės virgjėreshė me fjalėt e Kryengjėllit:
Me zėrin e kryengjėllit le tė thėrrasim te ty, o virgjėreshė e kulluar: Gėzohu o Hirplote, Zoti ėshtė bashkė me ty'. (Madhėrimi).
Prandaj, kremtimi i Ungjillėzimit ėshtė festa e marrjes tonė tė sihariqit tė shpėtimit dhe i lavdėrimit tonė tė shėrbėtores sė Perėndisė Maria, e cila u bė Nėna e Perėndisė nė mish.
Meqenėse festa e Ungjillėzimit bie normalisht nė periudhėn e Kreshmės sė Madhe, mėnyra e kremtimit ndryshon nga viti nė vit, duke u varur se nė cilėn ditė bie. Nėse festa bie nė njė ditė jave tė Kreshmės, gjė qė ka mė shumė mundėsi, Mesha Hyjnore e festės bėhet nė mbrėmje me Mbrėmėsoren dhe kėshtu, kremtohet mbas njė dite agjėrimi tė plotė. Kur ndodh kjo, ndiqen rregullat e agjėrimit tė Meshės sė Dhuratave tė Parashenjtėruara. Mesha Hyjnore e Ungjillėzimit, ėshtė e vetmja meshė e Shėn Joan Gojartit qė lejohet nė njė ditė jave, gjatė Kreshmės sė Madhe.
Krijoni Kontakt