E Premtja e Zezė
Shėrbesa e Mėngjezit e tė Premtes sė Zezė, kryhet nė pėrgjithėsi tė Enjten nė darkė. Tipari kryesor i kėsaj shėrbese ėshtė kėndimi i dymbėdhjetė pjesėve nga Ungjijtė*. Tė gjitha pjesėt tregojnė pėsimin e Krishtit. Kėndimi i parė ėshtė nga Ungjilli sipas Joanit 13:31-18:1. Ky ėshtė fjalimi i gjatė i Krishtit me nxėnėsit, qė pėrfundon me tė ashtuquajturėn lutje kryepriftėrore. Ungjilli i fundit tregon vulosjen e varrit dhe vendosjen e rojeve (Matheu 27:62-66).
Tė dymbėdhjetė kėndimet e Ungjijve tė pėsimit tė Krishtit janė vendosur ndėrmjet pjesėve tė ndryshme tė shėrbesės. E tėrė himnologjia ėshtė e lidhur me vuajtjet e Shpėtimtarit dhe huazon shumė nga ungjijtė, nga shkrimet profetike dhe psalmet. Lumurimet e Zotit kėndohen mbas Ungjillit tė gjashtė dhe i jepet njė theksim i veēantė shpėtimit tė kusarit, i cili e njohu Mbretėrinė e Krishtit.
Orėt e sė Premtes sė Zezė pėrsėrisin Ungjijtė e pėsimit tė Krishtit, por kanė si shtesė nė ēdo Orė, kėndime prej profecive tė Dhiatės sė Vjetėr, nė lidhje me ēlirimin e njerėzimit, nėpėrmjet vuajtjeve tė Krishtit. Psalmet e pėrdorura janė gjithashtu tė njė karakteri tė veēantė profetik, p.sh. Psalmet 2, 5, 22, 109, 139 dhe nė vazhdim.
Tė Premten e Zezė nuk ka Meshė hyjnore pėr tė njėjtat arsye qė ndalojnė kremtimin nė ditėt agjėrimore tė Kreshmės. (Shih me lart Agjėrimi nė Kreshmėt e Mėdha").
* Kjo shėrbesė njihet gjithashtu me emrin Shėrbesa e tė Dymbėdhjetė Ungjijve.
Krijoni Kontakt