Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 89
  1. #41
    Perkthe dhe Fishten ne Frengjisht
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  2. #42
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Shpëtova më duket... në fakt po prisja të më thonin të përktheja frëngjishten në fishtë...

    Claude Sernet (1902-1968)

    Në qendër të vëmendjes

    Unë shoh, dëgjoj, flas
    Shoh për memecët
    Dëgjoj për qorrat
    Flas për shurdhanët

    Bota duke qenë botë
    - E verbër, e shurdhër, memece –
    Unë shkoj atje ku mbetem
    Por nuk trembem më.

  3. #43
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pierre Reverdy (1889-1960)

    Gjumi i zemrës

    Me thonjtë e tij ai çirrte faqen e brendshme të ashpër të atij kafazi. Ai ishte rob i ankthit ose i armiqve të tij.
    Ecnim përjashta. Një dorë që kërkonte të tijën e preku. Më e ftohtë sesa agimi mbi ballin e tij. Dritarja hapej nga era tepër e fortë që mbështillej mbi çatitë. Bënte akoma natë.
    Dhe gjoksi i tij i lirë thithte një ajër të freskët që ndryshonte dekorin. Por, në kujtesën e tij ngulmon një kujtim i keq. Dhe ka gjithashtu emri i atij që ishte shkaku i kësaj ëndrre.

  4. #44
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Roland Giguère (1929)

    Endem

    Nuk ju ndjek më
    nuk ju jam më i përkushtuar
    nuk ju jam më besnik
    endem sipas qejfit tim
    jashtë shtigjesh të bekuar

    endem në kufijtë e jetës sime

    dua gjithashtu
    siç nuk kam dashur kurrë
    vijën e lakuar të fatit
    heshtjen e puseve

    endem
    megjithë këto çka them
    ndërmjet fillimit dhe fundit
    ndërmjet duarve tua të zgjatura
    dhe syve tuaj që mbyllen
    nën peshën e mesnatës

    endem
    midis zogjve të mi që i pëlqej
    fijeve të holla të barit që ngrihen
    në të thënën ditë

    endem
    midis vidheve të gjora
    dhe pishave të shkundura
    pa parë bredhin që zverdhohet

    endem midis miqve të mi më të mirë
    që megjithatë i mbaj për roje

    por endem

    endem gjithmonë në mes të thënave tuaja

    endem për të mos vdekur
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 02-04-2005 më 01:09

  5. #45
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Roger Kowalski (1938-1976)

    Statuja

    Ai kishte fjetur atë natë mbi gjunjët e një statuje të ftohtë mermeri dhe të një madhështie që e kishte bafsuar. Ai brodhi. Në atë fytyrë mbi të të përkulur ai ndërmori një udhëtim nga i cili ai nuk u kthye menjëherë. Mbërritur prapa qepallës së rëndë ai njohu dekurajimin, por një zë ia behu : "Sa i lehtë që jeni !" Dhe me goditje të lodhshme, dhe të dhimbshme, ai shpoi faqen e jashtme : larg përpara tij gjelbëronte një perandori e harruar.

  6. #46
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Për zogun e vockël... ciu ciu... ciu ciu...

    Jacques Prévert (1900-1977)

    Faqe shkrimi

    Dy edhe dy katër
    katër edhe katër tetë
    tetë edhe tetë bëjnë gjashtëmbëdhjetë...
    Përsëriteni ! thotë mësuesi
    Dy edhe dy katër
    katër edhe katër tetë
    tetë edhe tetë bëjnë gjashtëmbëdhjetë.
    Por ja zogu-lirë
    që kalon në qiell
    fëmija e sheh
    fëmija e dëgjon
    fëmija e thërret :
    Shpëtomë
    Luaj me mua
    zog !
    Atëherë zogu zbret
    dhe luan me fëmijën
    Dy edhe dy katër...
    Përsëriteni ! thotë mësuesi
    dhe fëmija luan
    zogu luan me të...
    Katër edhe katër
    tetë edhe tetë bëjnë gjashtëmbëdhjetë
    po gjashtëmbëdhjetë edhe gjashtëmbëdhjetë sa bëjnë ?
    Asgjë nuk bëjnë gjashtëmbëdhjetë edhe gjashtëmbëdhjetë
    dhe sidomos jo tridhjetë e dy
    sido që të jetë
    edhe ato ikin.
    Dhe fëmija e ka fshehur zogun
    në bankën e tij
    dhe të gjithë fëmijët
    e dëgjojnë këngën e tij
    dhe të gjithë fëmijët
    e dëgjojnë muzikën
    dhe tetë edhe tetë ikin dhe ato
    dhe katër edhe katër dhe dy edhe dy
    edhe këto ia mbathin
    dhe një edhe një nuk bëjnë as një as dy
    një nga një ikin edhe këto.
    Dhe zogu-lirë luan
    dhe fëmija këndon
    dhe mësuesi bërtet :
    Kur t'i lini shakatë !

    Por të gjithë fëmijët e tjerë
    dëgjojnë muzikën
    dhe muret e klasës
    shkrihen ngadalë.
    Dhe xhamat kthehen në rërë
    Boja kthehet në ujë
    Bankat bëhen pemë
    Shkumësi shkëmb në breg
    Dhe bishti i penës kthehet në zog
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 07-04-2005 më 18:49

  7. #47
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    dhe muret e klasës
    shkrihen ngadalë.
    Dhe xhamat kthehen në rërë
    Boja kthehet në ujë
    Bankat bëhen pemë
    Shkumësi shkëmb në breg
    Dhe bishti i penës kthehet në zog


    e mrekullueshme!

  8. #48
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    gjithmonë për zogun e vockël... ciu ciu... ciu ciu...

    Florant Mercadier (1979)

    Zogu i brymës

    Zogu fluturon.
    Fëmija e vështron.
    Ai tund krahët e tij, duke lozur me erën
    Por trupi rri në vend.
    E megjithatë, fëmija ngrihet prapëseprapë.
    Këmbët e tij prekin akoma tokën
    por zemra është tashmë në re.
    I bashkohet zogut dhe që të dy fluturojnë bashkë,
    duke përshkuar kohën dhe pejsazhet,
    duke kalëruar kuaj drite,
    skulptuar hyjnesha bryme,
    lundruar mbi agimin,
    Lozur me të qeshurat e Morfeut...
    "Tavolina gati !" thotë e ëma.
    Fëmija zbret.
    Por zogu vazhdon të fluturojë...

  9. #49
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jacques Prévert (1900-1977)

    Adrien

    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !

    Topin e borës
    që ti ma ke hedhur
    në Chamonix
    dimrin e kaluar
    unë e kam ruajtur
    Eshtë mbi oxhak
    pranë kurorës së martesës
    kurorë zjarri nëna ime e gjorë
    që vdiq e vrarë
    nga i ndjeri im atë
    që vdiq në gijotinë
    një mëngjes të trishtë dimri
    apo pranvere...
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    e kam patur gabim e pranoj
    kam ndenjur vite të tëra
    pa hyrë
    në shtëpi
    Por ta kam fshehur gjithmonë
    që isha në burg !
    Kam patur gabime e pranoj
    shpesh rrihja qenin
    por të doja shumë !...
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    Edhe fijen e shelgut
    qenushin tënd të vogël
    që ka ngordhur
    javën e kaluar
    e kam ruajtur !
    Eshtë në frigorifer
    dhe kur nganjëherë e hap
    për të marrë një birrë
    e shoh kafshën e gjorë pa jetë
    dhe kjo më dëshpëron !
    E pra jam unë ai që e ka bërë
    një mbrëmje për të kaluar kohën
    duke të pritur ty...
    Adrien mos mbaj inat !
    kthehu !
    Nga kulla Saint-Jacques
    jam hedhur poshtë
    pardje
    dhe kam vdekur
    për ty
    Dje më kanë varrosur
    në një varrezë shumë të bukur
    dhe mendoja për ty
    Dhe sonte jam rikthyer
    në apartamentin
    ku ti shëtisje lakuriq
    në kohën që isha e gjallë
    dhe po të pres...
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    Kam patur gabime e pranoj
    kam ndenjur vite të tëra
    pa hyrë në shtëpi
    Por gjithmonë ta kam fshehur
    që unë isha në burg !
    Kam patur gabime, e pranoj
    shpesh rrihja qenin
    por të doja shumë !...
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !

  10. #50
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Një korigjim të vogël në lidhje me poezinë e postuar më lart. Vargu : "E pra jam unë ai që e ka bërë" duhet lexuar "E pra jam unë ajo që e ka bërë". Ju kërkoj ndjesë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin.

    Paul Eluard (1895-1952)

    Dhe një buzëqeshje

    Nata nuk është kurrë e plotë
    Ka gjithmonë ngaqë po e them
    Ngaqë po e pohoj
    Në thellësi të pikëllimit një dritare të hapur
    Një dritare me dritë
    Ka gjithmonë një ëndërr që përgjon
    Dëshirë për të ngopur urinë për të kënaqur
    Një zemër bujare
    Një dorë të zgjatur një dorë të hapur
    Sy të vëmendshëm
    Një jetë për tu ndarë së bashku.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •