Vështruse, shumë falemnderit për vlerësimin dhe jeni e mirëpritur në këtë temë me ndonjë përpjekje tuajën. Do t'ua lexoja me kënaqësi...
Jules de RESSÉGUIER (1788-1862)
Të mos ankohemi
Nuk janë më ditët e veprimeve të çmendura,
Ku çdo pengesë kalohej në një vrull të vetëm,
Ku zemra dehej me mjaltin e ëmbël të fjalëve,
Dhe ngatërrohej në nyjet e një velloje apo në një varëse,
Eshtë ora kur kuptojmë utopinë e jetës,
Ku ndjejmë që këtu poshtë gjithçka është kotësi ;
Dhe ky çast i fundit, ky çast i padukshëm,
Do të jetë nesër përjetësia.
Si një shenjë është një gjethe që bie,
Një yll që fshihet, një lule që thahet :
Natyra, që vdes, n’a përgatit për në varr ;
Përditë ndjehemi dalngadalë të vdesim.
Kemi – kur në mbrëmje vjen puhiza shpëtimtare, -
Aromat e buta përpara perëndimit të diellit,
Barin e gjelbër përpara shtratit të tokës,
Prehjen përpara gjumit.
Eshtë e ëmbël, - udhëtar në fundin e ecjes tënde, -
Kur ajri i rënduar që thithim është një peshë mbytëse,
Për të shkuar u freskuar me ujë në atë burim,
Ku jemi dehur ndërsa ishim fëmijë.
Dhe kur çdo lumturi larg prej nesh tërhiqet,
Për të zbutur tronditjen e kësaj lamtumire supreme,
Të hidhen vështrimet drejt qiellit, dhe të thuhet :
« Kini mëshirë për mua, Ati im ! »
Krijoni Kontakt