Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 89
  1. #71
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jean Follain (1903-1971)

    Në të gjitha vendet

    Ndërmjet jetë dhe vdekje
    në të gjithe vendet
    ndodh që një vajzë
    zhvishet për tu parë
    kur ajo del nga dhoma
    bukuria e saj
    i lë vendin qetësisë
    e nganjëherë në të njëjtën kohë
    duart e atij që ka frikë për fundin e saj
    kërcasin në terrin e heshtjes
    për të mbajtur gjallë shpresën.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ndoshta nuk duhet te komentoja por poezite qe ti ke perkthyer me pelqejne shume sidomos Charles Dumont Ndoshta është kjo
    Gej nje redaktor te mire qe dhe te ti rimoj si ai perkthimi i Abazhur nga Sotir Caci.
    Mua me pelqejne dhe ato perkthimet e analizave te poezive qe ti ben.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Maria Wine
    Marre nga permbledhja: Dikter.

    Horizont.

    Asnje enderr s´mund te zgjoje gjumin tim
    asnje dore s´mund te ledhatoje mollezat e mia te zbehta
    nata eshte e gjate dhe dita nje mall per naten.

    Asnje trendafil s´mund te cele ne kopshtin tim
    asnje Zot s´mund te shkele mrekulline e livadhit tim
    koha eshte e gjate dhe jeta nje pritje ne perjetesine.

    Asnje e qeshur s´mund te jehoje ne kopshtin e manastirit
    asnje shkop s´mund te drejtohet drejt qiellit
    liria eshte prane dhe vdekja nje tundues i rrezikshem

    Asnje puthje s´mund te ngrohe buzet e mia te ftohta
    asnje figure s´mund te pasqyrohet ne thellesine e shpirtit tim
    dashuria eshte e mrekullueshme dhe deti dashnori i tokes

    Asnje kohe s´mundte thinje floket e mi te verdhe
    asnje yll s´mund te shkelqeje ne qiell
    nata eshte e zeze dhe vdekja me e zeze se nata.


    Po apo jo.

    Sa here i jam pergjigjur JO dhe perseri Jo pyetjes se tij. Nese ai megjithate te kish kuptuar se me cdo Jo nenkuptoja une dy here Po. Por ai nuk kuptoi asgje. Gjithmone i besonte jo-se time e me linte pa thene asnje fjale. Dhe per cdo here isha e zhgenjyer dhe mendoja:heren tjeter do t´i pergjigjem Po. Por gjithmone, gjitmone thane buzet e mia Jo. Po te kishte pare ai ne syte e mi do te kish kuptuar. Me ne fund ai nuk pyeste me vecse qendronte dhe priste pergjigjen time, dhe une iu pergjigja JO dhe perseri Jo.
    Nje dite ai nuk erdhi fare drejt meje, ndali jashte deres time e une ndjeva sesi duke kaluar ai perkedheli dorezen. Atehere nuk munda me te rezistoj vec vrapova drejt deres dhe therrita Po. Por ai vec vazhdoi rrugen e tij dhe qe atehere nuk ka qene me prane deres time.

    Goje, vijez e kuqe mendimesh, ku do te dalesh?

    Goje, vijez e kuqe mendimesh ku do te dalesh? Goje, kurre e palevizshme, gjithmone ne pritje e heshtur, buzet e tua me te dhembshura se fjala dhmbshuri, dy harqe perjetesisht te bashkuara ne nje puthje. Goje, trendafil i kuq ne peisazh mjegullor.
    Dora: nje gjethe, nje erashke, nje kembe pate pa cipen notuese, nje yll pa drite.
    Dora ka mall per motren binjake doren; Miredita e majte, miredita e djathte! Dy duar takohen ne nje perkedhelje te shpejte. Mirupafshim! Dy duar ndahen. Nje dore e vetmuar mbetet lakuriq ne aksidentin e saj, e vertete ne vetmine e saj; nje dore njerezore.

    Me jep nje gur.

    Me jep nje gur te bukur
    por jo aq te bukur
    sa te mos mund te pershkruaj
    hijeshine e tij.

    Me jep nje dashuri
    por jo aq te madhe
    sa te mos mund ´
    t´i pergjigjem.

    Me jep nje kenaqesi
    por jo aq te madhe
    sa te mos mund
    t´i kenaqem asaj.

    Nes nuk ia del dot kesaj
    me jep nje hidherim aq te madh
    sa te gjitha ngushellimet
    te jene te pamundura.

    Loja une dhe ti.

    Une jam erresira
    ti je drita.
    Une jam kemba
    ti je rrugica.
    Une jam zhaba
    ti lejleku.
    Une jam hajduti
    e ti gjykatesi.
    Une jam mocali
    e ti orkideja.
    Une jam midhja
    ti je perla.
    Une jam pikellimi
    ti arsyeja e tij.
    Une jam heshtja
    ti burimi i te qeshurave.
    Une jam arma
    ti viktima e saj.
    Une jam ti
    e ti je une:
    keshtu mund te luajme
    lojen une-e-ti
    deri ne pafundesi.

    Ne fjalen MBASE eshte.

    Ne fjalen MBASE eshte
    nje deshire por gjithashtu
    nje paralajmerim i fshehur
    ose nje drite shprese
    qe shuhet menjehere
    nga nje erresire genjyese.
    Mbase eshte gjala MBASE
    misteri i jetes?

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Mendova se ishin vetem perkthime te Highlander por, mqse po shikoj dhe perkthime te tjera po vendos nje te shkurter te Lorkes qe e kam perkthyer vete.


    Se shpejti miku im.

    Se shpejti miku im , se shpejti
    Ne zemren time mbartur je ti
    Ndarja e parashkruar
    Premton nje takim te ri

    Se shpejti miku im , pa gjeste pa fjale
    As forca e as hi te mos harxhosh
    Ne kete jete te vdesesh s’eshte e re
    Dhe s’eshte e re as te jetosh.


    LORKA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 28-05-2005 më 18:18
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #75
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ghérasim Luca (1913-1994)

    Thirrjet e kota

    Askujt të mundemi për t'i thënë
    që ne nuk kemi asgjë për të thënë
    e që asgjëja që ne i themi vetes sonë
    vazhdimisht
    njëlloj sikur të mos thoshim asgjë
    njëlloj sikur askush të mos na thoshte
    as madje neve
    që ne nuk kemi asgjë për të thënë
    askujt
    të mundemi për t'ia thënë këtë
    as madje vetes sonë

    Askujt të mundemi për t'i thënë
    që ne nuk kemi asgjë për të bërë
    e që ne nuk bëjmë asgjë tjetër
    vazhdimisht
    çka kjo është një mënyrë të thënuri
    që ne nuk bëjmë asgjë
    një mënyrë të mos bëri asgjë
    dhe të thënuri atë çka ne bëjmë

    Askujt të mundemi për t'i thënë
    që ne nuk bëjmë asgjë
    që ne nuk bëjmë tjetër
    përveç asaj çka themi
    dmth asgjë

  6. #76
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, pas zgjimit të "dhunshëm" me poezinë më lart, le të zbutemi ndopak me këtë poezi të bukur të Prevel, dhe këto fjalë të tij ia dedikoj Z.

    Jacques Prevel (1915-1951)

    Kohës natën
    Do të të flas
    Kohës natën do të mund të përgjigjem me zë të ulët
    I vetmi moment që jeta më ka vjedhur
    Kohës natën do të gjej fytyrën tënde
    Dhe formën e fytyrës sime
    Do të të flas në kohë do të të flas natën
    Do të largoj më në fund dhimbjen e tmerrshme të heshtjes sime
    Do të largoj më në fund ditët e vdekshme
    Do të të flas jashtë kohës do të të flas natën
    Do të fshij gjurmët e hidhura të pritjes
    Do të fshij gjurmët e hidhura të harresës
    Në dy duart e mia të hapura do të marr fytyrën tënde
    Fytyrën tënde të vetme të një çasti të vetëm të vdekshëm
    Do të të flas jashtë kohës do të largoj natën
    Do të marr fjalët absolute
    Për të t'i thënë ato më në fund me zërin tim të ngjashëm
    Me dritën

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    PABLO NERUDA 12.07.1904 - 23.09.1973

    DALNGADALË VDES........

    Dalngadalë vdes ai qe bëhet skllav i zakonit,
    qe përsërit të njëtat gjëra çdo ditë,
    qe nuk ndryshon rrugë,
    që nuk rrezikon,
    që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
    që nuk i flet atij që nuk e njeh.

    Dalngaldaë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
    që është i pakënaqur nga puna,
    që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një endërr,
    që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyeje rregullat e vendosura.

    Dalngadale vdes ai që nuk udheton,
    që nuk lexon,
    që nuk dëgjon muzikë,
    që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.

    Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarine e tj,
    që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
    që i kalon ditët duke qare për fatin e tij të keq,
    që ankohet për shiun që nuk pushon.

    Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë
    që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe
    që nuk përgjigjet për gjërat që di

    E shmangim vdekjen me doza të vogla
    duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
    kërkon një perpjekje shumë të madhe
    se thjeshte fakti që marrim frymë

    Vetëm durimi i paepur
    do të na bëjë të arrijmë
    lumturinë më të madhe.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Era1 për postimin:

    bili99 (09-04-2018)

  9. #78
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Highlander


    Jacques Prevel (1915-1951)

    Kohës natën
    Do të të flas
    Kohës natën do të mund të përgjigjem me zë të ulët
    I vetmi moment që jeta më ka vjedhur
    Kohës natën do të gjej fytyrën tënde
    Dhe formën e fytyrës sime
    Do të të flas në kohë do të të flas natën
    Do të largoj më në fund dhimbjen e tmerrshme të heshtjes sime
    Do të largoj më në fund ditët e vdekshme
    Do të të flas jashtë kohës do të të flas natën
    Do të fshij gjurmët e hidhura të pritjes
    Do të fshij gjurmët e hidhura të harresës
    Në dy duart e mia të hapura do të marr fytyrën tënde
    Fytyrën tënde të vetme të një çasti të vetëm të vdekshëm
    Do të të flas jashtë kohës do të largoj natën
    Do të marr fjalët absolute
    Për të t'i thënë ato më në fund me zërin tim të ngjashëm
    Me dritën
    sa bukur...

  10. #79
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po, Veshtruse, shumë e bukur, me të vërtetë !

    Tani një poezi e një shpirti të trazuar, René Daumal, vdekur vetëm 36 vjeç, në kërkim të Njohjes absolute nëpërmjet një tejkalimi i caqeve të ndërgjegjes : droga, pushtetet e fjalës, urtësia tradicionale e Indisë, praktikat ekzoterike, janë arsyeja e jetës së tij.

    René Daumal (1908-1944)

    Djersë të ftohta

    Varka rrëshqasin
    në qiej të lëngshëm
    dhe mishrat e dhëmbëve të ujqërve rrjedhin gjak
    në natën kadife të gjelbër.
    Lotë thurin
    në sy të kthjellët
    rrjetën ku vështrimet ngjyrosin
    me gjak të freskët balle të hapura.
    Dielli klith
    dhe përpëlitet me të gjitha rrezet,
    mendoni ju që ai thërret për ndihmë ?
    besoni ju që dielli po vdes ?
    Rëra kërcëllin
    në mëngjesin e ngrirë
    nën hapat e një qenie të padukshme,
    kam vetëm duart e mia për të folur,
    zogj të bardhë dhe gri
    kanë marrë zërin tim duke fluturuar ;
    dhe sytë e mi rozë janë të verbër,
    duart e mia trazohen drejt pyllit,
    drejt natës së lagur,
    drejt diellit të gjelbër,
    dielli klith, besoni ju që ai po vdes ?
    dëgjoj zërin e kulluar të ujit ;
    dielli klith, kjo është një dredhi lufte ;
    ia kam zgjatur duart,
    krahët e tij të gjatë në blunë e zbrazët
    që ecën më kot drejt horizontit,
    krahët e tij të gjatë godasin, godasin ballin tim,
    gjaku im rrjedh rozë siç sytë e mi,
    o ujqër, besoni ju që unë po vdes ?
    ujqër, më mbysni mua në gjak të zi.

  11. #80
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Rafael Alberti

    U NGATERRUA PELLUMBI

    U ngaterrua pellumbi.
    U ngaterrua.
    Per te ikur ne veri , shkoi ne jug
    Besoi se gruri ishte uje.
    U ngaterrua.

    Besoi qe det ishte qielli;
    Qe nata , mengjes.
    U ngaterrua

    Qe yjet , vese;
    Qe ngrohtesi , bora.
    U ngaterrua.

    Qe fundi jot ishte bluza jote;
    Qe zemra jote , shtepia e saj.
    U ngaterrua

    (Ajo fjeti ne breg.
    Ti , ne majen e nje dege)
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •