Perkthe dhe Fishten ne Frengjisht
Perkthe dhe Fishten ne Frengjisht
- Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.
- Të mirën bëje e hidhe në det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetë.
Shpëtova më duket... në fakt po prisja të më thonin të përktheja frëngjishten në fishtë...
Claude Sernet (1902-1968)
Në qendër të vëmendjes
Unë shoh, dëgjoj, flas
Shoh për memecët
Dëgjoj për qorrat
Flas për shurdhanët
Bota duke qenë botë
- E verbër, e shurdhër, memece –
Unë shkoj atje ku mbetem
Por nuk trembem më.
Pierre Reverdy (1889-1960)
Gjumi i zemrës
Me thonjtë e tij ai çirrte faqen e brendshme të ashpër të atij kafazi. Ai ishte rob i ankthit ose i armiqve të tij.
Ecnim përjashta. Një dorë që kërkonte të tijën e preku. Më e ftohtë sesa agimi mbi ballin e tij. Dritarja hapej nga era tepër e fortë që mbështillej mbi çatitë. Bënte akoma natë.
Dhe gjoksi i tij i lirë thithte një ajër të freskët që ndryshonte dekorin. Por, në kujtesën e tij ngulmon një kujtim i keq. Dhe ka gjithashtu emri i atij që ishte shkaku i kësaj ëndrre.
Roland Giguère (1929)
Endem
Nuk ju ndjek më
nuk ju jam më i përkushtuar
nuk ju jam më besnik
endem sipas qejfit tim
jashtë shtigjesh të bekuar
endem në kufijtë e jetës sime
dua gjithashtu
siç nuk kam dashur kurrë
vijën e lakuar të fatit
heshtjen e puseve
endem
megjithë këto çka them
ndërmjet fillimit dhe fundit
ndërmjet duarve tua të zgjatura
dhe syve tuaj që mbyllen
nën peshën e mesnatës
endem
midis zogjve të mi që i pëlqej
fijeve të holla të barit që ngrihen
në të thënën ditë
endem
midis vidheve të gjora
dhe pishave të shkundura
pa parë bredhin që zverdhohet
endem midis miqve të mi më të mirë
që megjithatë i mbaj për roje
por endem
endem gjithmonë në mes të thënave tuaja
endem për të mos vdekur
Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 02-04-2005 më 01:09
Roger Kowalski (1938-1976)
Statuja
Ai kishte fjetur atë natë mbi gjunjët e një statuje të ftohtë mermeri dhe të një madhështie që e kishte bafsuar. Ai brodhi. Në atë fytyrë mbi të të përkulur ai ndërmori një udhëtim nga i cili ai nuk u kthye menjëherë. Mbërritur prapa qepallës së rëndë ai njohu dekurajimin, por një zë ia behu : "Sa i lehtë që jeni !" Dhe me goditje të lodhshme, dhe të dhimbshme, ai shpoi faqen e jashtme : larg përpara tij gjelbëronte një perandori e harruar.
Jacques Prévert (1900-1977)
Faqe shkrimi
Dy edhe dy katër
katër edhe katër tetë
tetë edhe tetë bëjnë gjashtëmbëdhjetë...
Përsëriteni ! thotë mësuesi
Dy edhe dy katër
katër edhe katër tetë
tetë edhe tetë bëjnë gjashtëmbëdhjetë.
Por ja zogu-lirë
që kalon në qiell
fëmija e sheh
fëmija e dëgjon
fëmija e thërret :
Shpëtomë
Luaj me mua
zog !
Atëherë zogu zbret
dhe luan me fëmijën
Dy edhe dy katër...
Përsëriteni ! thotë mësuesi
dhe fëmija luan
zogu luan me të...
Katër edhe katër
tetë edhe tetë bëjnë gjashtëmbëdhjetë
po gjashtëmbëdhjetë edhe gjashtëmbëdhjetë sa bëjnë ?
Asgjë nuk bëjnë gjashtëmbëdhjetë edhe gjashtëmbëdhjetë
dhe sidomos jo tridhjetë e dy
sido që të jetë
edhe ato ikin.
Dhe fëmija e ka fshehur zogun
në bankën e tij
dhe të gjithë fëmijët
e dëgjojnë këngën e tij
dhe të gjithë fëmijët
e dëgjojnë muzikën
dhe tetë edhe tetë ikin dhe ato
dhe katër edhe katër dhe dy edhe dy
edhe këto ia mbathin
dhe një edhe një nuk bëjnë as një as dy
një nga një ikin edhe këto.
Dhe zogu-lirë luan
dhe fëmija këndon
dhe mësuesi bërtet :
Kur t'i lini shakatë !
Por të gjithë fëmijët e tjerë
dëgjojnë muzikën
dhe muret e klasës
shkrihen ngadalë.
Dhe xhamat kthehen në rërë
Boja kthehet në ujë
Bankat bëhen pemë
Shkumësi shkëmb në breg
Dhe bishti i penës kthehet në zog
Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 07-04-2005 më 18:49
dhe muret e klasës
shkrihen ngadalë.
Dhe xhamat kthehen në rërë
Boja kthehet në ujë
Bankat bëhen pemë
Shkumësi shkëmb në breg
Dhe bishti i penës kthehet në zog
e mrekullueshme!
Florant Mercadier (1979)
Zogu i brymës
Zogu fluturon.
Fëmija e vështron.
Ai tund krahët e tij, duke lozur me erën
Por trupi rri në vend.
E megjithatë, fëmija ngrihet prapëseprapë.
Këmbët e tij prekin akoma tokën
por zemra është tashmë në re.
I bashkohet zogut dhe që të dy fluturojnë bashkë,
duke përshkuar kohën dhe pejsazhet,
duke kalëruar kuaj drite,
skulptuar hyjnesha bryme,
lundruar mbi agimin,
Lozur me të qeshurat e Morfeut...
"Tavolina gati !" thotë e ëma.
Fëmija zbret.
Por zogu vazhdon të fluturojë...
Jacques Prévert (1900-1977)
Adrien
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Topin e borës
që ti ma ke hedhur
në Chamonix
dimrin e kaluar
unë e kam ruajtur
Eshtë mbi oxhak
pranë kurorës së martesës
kurorë zjarri nëna ime e gjorë
që vdiq e vrarë
nga i ndjeri im atë
që vdiq në gijotinë
një mëngjes të trishtë dimri
apo pranvere...
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
e kam patur gabim e pranoj
kam ndenjur vite të tëra
pa hyrë
në shtëpi
Por ta kam fshehur gjithmonë
që isha në burg !
Kam patur gabime e pranoj
shpesh rrihja qenin
por të doja shumë !...
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Edhe fijen e shelgut
qenushin tënd të vogël
që ka ngordhur
javën e kaluar
e kam ruajtur !
Eshtë në frigorifer
dhe kur nganjëherë e hap
për të marrë një birrë
e shoh kafshën e gjorë pa jetë
dhe kjo më dëshpëron !
E pra jam unë ai që e ka bërë
një mbrëmje për të kaluar kohën
duke të pritur ty...
Adrien mos mbaj inat !
kthehu !
Nga kulla Saint-Jacques
jam hedhur poshtë
pardje
dhe kam vdekur
për ty
Dje më kanë varrosur
në një varrezë shumë të bukur
dhe mendoja për ty
Dhe sonte jam rikthyer
në apartamentin
ku ti shëtisje lakuriq
në kohën që isha e gjallë
dhe po të pres...
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Kam patur gabime e pranoj
kam ndenjur vite të tëra
pa hyrë në shtëpi
Por gjithmonë ta kam fshehur
që unë isha në burg !
Kam patur gabime, e pranoj
shpesh rrihja qenin
por të doja shumë !...
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Një korigjim të vogël në lidhje me poezinë e postuar më lart. Vargu : "E pra jam unë ai që e ka bërë" duhet lexuar "E pra jam unë ajo që e ka bërë". Ju kërkoj ndjesë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin.
Paul Eluard (1895-1952)
Dhe një buzëqeshje
Nata nuk është kurrë e plotë
Ka gjithmonë ngaqë po e them
Ngaqë po e pohoj
Në thellësi të pikëllimit një dritare të hapur
Një dritare me dritë
Ka gjithmonë një ëndërr që përgjon
Dëshirë për të ngopur urinë për të kënaqur
Një zemër bujare
Një dorë të zgjatur një dorë të hapur
Sy të vëmendshëm
Një jetë për tu ndarë së bashku.
Mu duk e gjatë ta kopjoj...por është e bukur e gjitha !Postuar më parë nga Highlander
Të lumtë, Highlander !
Where does a thought go when it's forgotten?
Ju falemnderit Mi Corazon, ashtu është, Prévert është poeti më i madh francez i shekullit të XX. Ja dhe një tjetër poezi e tij...
Jacques Prévert (1900-1977)
Udhëtime
Unë gjithashtu
siç piktorët
kam modelet e mia
Një ditë
dhe kjo ishte dje
në stacionin e autobusit
vështroja femrat
që zbrisnin rrugën Amsterdam
Befas përmes xhamit të autobusit
zbulova një
që nuk e kisha parë të ngjitet
E ulur dhe e vetmuar ajo dukej të buzëqeshte
Në këtë çast madje ajo më pëlqeu shumë
por menjëherë
pashë që ajo ishte e imja
Isha i kënaqur.
Jacques Prévert (1900-1977)
Jini të sjellshëm
I
Kurorëzuar me xixa
Një tregtar tullash
Ngre zërin në mbrëmje
Në koridoret e stacionit Javel
Dhe fjalët e tij të pista
Nuk u pëlqejnë shumicës së njerëzve
Por përvëlimi i vështrimit të tij
I përmend ato në ndjenja të mira
Jini të sjellshëm
Çirret njeriu
Jini të sjellshëm me ushqimet
Jini të sjellshëm
Me elementet me elefantët
Jini të sjellshëm me femrat
Edhe me fëmijët
Jini të sjellshëm
Me çunat e ndërtesës
Jini të sjellshëm
Me botën e gjallë.
II
Duhet qenë mjaft i sjellshëm edhe me tokën
Duhen falenderuar ato në mëngjes duke u zgjuar
Duhen falenderuar ato për ngrohtësinë
Për pemët
Për frutat
Për gjithçka që është e mirë të hahet
Për gjithçka që është e bukur të vështrohet
Të preket
Duhen falenderuar ato
Nuk duhet t’i ngacmojmë...
T’i kritikojmë
Ato e dinë ç’duhet bërë
Dielli dhe toka
Pra duhen lënë të qetë
Ose përndryshe ato nxehen
Dhe pastaj më pas
Jemi të ndryshuar
Në kungull
Në pjepër uji
Ose në tullë
Dhe kemi bërë mjaft përpara...
Dielli është dashuruar me tokën
Ato e dinë këtë
Kjo është punë e tyre
Dhe kur ka eklipse
Nuk është mirë t’i shikojmë
Përmes xhamash të vogla të errëta
Ato zihen me njëri-tjetrin
Janë histori personale
Më mirë të mos ngatërrohemi aty
Sepse
Nëse përzihemi ka rrezik të kthehemi
Në patate të ngrira
Apo në shtiza flokësh
Dielli e do tokën
Toka e do diellin
Dhe ajo rrotullohet
Për tu admiruar
Dhe diellit i duket e bukur
Dhe ai ndriçon mbi të
Dhe kur ai është i lodhur
Ai shkon të flerë gjumë
Dhe hëna çohet
Hëna është ish e dashura e diellit
Por ajo ka qenë xheloze
Dhe ka qenë ndëshkuar
Ajo është kthyer krejt e ftohtë
Dhe ajo del vetëm natën
Duhet qenë shumë i sjellshëm edhe me hënën
Përndryshe ajo mund t’ju çmendë
Dhe ajo mundet gjithashtu
Nëse ajo do
T’ju ndryshojë në dordolec dëbore
Në fener rrugësh
Apo në qiri
Shkurt për ta përmbledhur
Dy pika hapni thonjëzat :
" Duhet që gjithkush të jetë i sjellshëm me botën ose përndryshe
ka luftëra… epidemi tërmete
dallgë të mëdha krisma pushkësh...
Dhe milingona të kuqe të mëdha të këqija që vijnë
T’ju hanë këmbët ndërsa flemë natën. "
bukur higlander..
urime per mundin e sukseshem..
shume bukur...bravo...highlander!
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Ju falemnderit Brari dhe Crazy old baby, kënaqësia është e imja...
Jacques Prévert (1900-1977)
Duhet kaluar koha
Kujtojmë që është e lehtë
të mos bësh asgjë
në thelb është e vështirë
e vështirë dhe madje mjaft
duhet kaluar koha
kjo është një punë e tërë
duhet kaluar koha
kjo është një punë vigani
Ah !
nga mëngjesi në mbrëmje
nuk bëja asgjë
asgjë
ah ! sa e çuditshme
nga mëngjesi në mbrëmje
nga mbrëmja në mëngjes
bëja të njëjtën gjë
asgjë !
nuk bëja asgjë
e kisha mundësinë
do të kisha mundur gjithçka për të patur
pooo ! çfarë historie e trishtë
çka do të kisha dashur
nëse do ta kisha dashur
do ta kisha patur
por nuk kisha asgjë lakmi
asgjë
Por një ditë pashë një qen
këtë qen që më pëlqeu e pata
ishte një qen i madh
një qen çobani
por kafsha e gjorë
sa shumë mërzitej
mërzitej
mërzitej për të zotin e tij
një Skocez plak
kam blerë të zotin e qenit
e kisha mundësinë
ah !
çfarë tingëllimi
oh !
sa Skocez i çuditshëm ishte
ky çobani i qenit tim
gjithë ditën qante
gjithë natën shkrehej në lotë
ah !
ishte krejt e pakuptimtë
Skocezi po fikej
nuk donte asgjë të dëgjonte
fliste madje për të varur veten
Më mirë dua delet e mia
këndonte ai në skocezçe
dhe qeni lehte
duke e dëgjuar të këndonte
e kisha mundësinë
i bleva delet
i futa në sallonin tim
atëherë ato hëngrën qilimat e mi
dhe pastaj ato ngordhën nga mërzia
edhe në varr
Skocezi i ndoqi
ah !
edhe qeni gjithashtu
Dhe atëherë jam nisur për pushime
Për të qetësuar nervat e mia të vogla.
Meqe i paske marre me rradhe francezet, po ndonje precartje nga Rimbaud kur do ta shijojme?
Te pergezoj per perkthimet!
Summertime, and the livin' is easy...
Arthur Rimbaud (1854-1891)
Ëndërruar për dimrin
Dimrit, ne do të shkojmë në një vagon të vogël rozë
Me jastekë blu.
Do të ndihemi mirë. Një fole puthjesh të marra prehet
Në çdo qoshe të butë.
Ti do të mbyllësh syrin, për të mos parë aspak, nga dritarja,
Të ngërdheshen hijet e mbrëmjes,
Këto përbindësha zemërakë, tufë
Demonësh dhe ujqërish të zinj.
Pastaj ti do ta ndjesh faqen të gërricur...
Një puthje e vogël, si një merimangë e çmendur,
Do të të vrapojë nëpër qafë...
Dhe ti do të më thuash : « Kërko ! » duke përkulur kokën,
- Dhe ne do të marrim kohë për ta gjetur këtë kafshë
- Që udhëton shumë…
...edhe pse e kishe per zogun tend. Nuk kam pasur mundesine te lexoj aq sa duhet nga Rimbaud, prandaj dhe te thashe. Nder mend kisha 'anijen e dehur' apo 'varken e dehur' se se kam idene si eshte perkthyer. Shume e bukur, isn't it?
Summertime, and the livin' is easy...
Arthur Rimbaud (1854-1891)
Dinakja
Në sallën e murrme të ngrënies, që kundërmonte
Një aromë llaku dhe frutash, për qejfin tim
Po haja një pjatë të nuk e di ç'mjeshtër
Belg, dhe habitesha në karriken time të stërmadhe.
Duke ngrënë, dëgjoja orën, - në heshtje dhe i lumtur.
Kuzhina u hap me një duhmë,
- Dhe kamarierja erdhi, nuk e di pse,
Për dreq gjysmë e zbërthyer, hijshëm e krehur
Dhe, duke shëtitur gishtin e saj të vogël drithërues
Mbi faqen e saj, një kadife pjeshkë rozë dhe e bardhë,
Duke zgjatur buzët e saj fëminore si e pakënaqur,
Ajo rregullonte pjatat, pranë meje, për të më lehtësuar ;
- Pastaj, kështu si pa të keq, - kuptohet, për të patur një puthje, -
Me zë të ulët : " Pa shiko, kam marrë 'një' të ftohtë në faqe "
Krijoni Kontakt