Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 89
  1. #21
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Michel Deville

    Kur dhe nëse...

    Kur rrënqethemi akoma në afrim të tjetrit,
    Kur dyshimi ende është pafundësisht yni,
    Kur fytyrat të shkojnë dhe të vijnë,
    Kur për asgjë kthehemi të zemëruar,
    Kur dora djersitet dhe vështrimi humbet,
    Kur folja me « ti » është akoma e pasigurtë,
    Kur shpërthejmë në lotë për gjëra të kota,
    Kjo është që jemi të dashuruar, bija ime.

    Nëse ti nuk rrënqethesh,
    Nëse ti nuk dyshon më,
    Nëse çehrja jote nuk ndryshon kurrë,
    Nëse e mirëmbajtur është dora jote
    Dhe vështrimi yt i butë,
    Nëse flet me « ti » përnjëherë,
    Nëse nuk qan më pa u ndalur,
    Nëse u nxjerr gjuhën familjes tënde,
    Ti do të jesh një burrë, bija ime.

  2. #22
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Paul Verlaine

    Chanson du pauvre Gaspard

    Je suis venu comme orphelin,
    Riche de mes seuls yeux tranquilles,
    Vers les hommes des grandes villes.
    Ils ne m'ont pas trouvé malin...

    À vingt ans, un souffle nouveau,
    Sous le nom d'amoureuse flamme,
    M'a fait trouver belles les femmes.
    Elles ne m'ont pas trouvé beau...

    Bien que sans patrie et sans roi,
    Et très brave, ne l'étant guère
    J'ai voulu mourir à la guerre.
    La mort n'a plus voulu de moi...

    Suis-je né trop tôt ou trop tard ?
    Qu'est-ce que je fais dans ce monde ?
    Oh ! Vous tous ma peine est profonde.
    Priez pour le pauvre Gaspard...
    ...Gaspard

    Përkthyer nga Fan S. Noli:

    Jetimi

    Kam ardhur unë, një jetim,
    Zengjin prej syve dhe belave
    Në njerëzit e kasabave;
    S’ma varrnë, s’më gjetnë qesqin.

    Kur isha trim njëzetvekçar,
    U përvëlova nga sevdatë,
    I desha që të gjitha gratë;
    S’më deshnë, më lanë beqar.

    Pa patur mbret, vatan, a gjak,
    Pa patur zëmër që të vrisnja,
    Në luftë vajta që të vdisnja,
    Po vdekja s’më përfilli aspak.

    Kam ardhur von’ a tepër shpejtë?
    Çpo bënj në botën un’ i mjeri?
    O shokë, më mbyti qederi;
    Për mua lutuni, o të drejtë.

    Dhe nga unë:
    Kënga e Gasparit të shkretë

    Erdha unë si një bonjak,
    Me pasuri - sytë e qetë,
    Kundrejt burrave në qytete.
    Ata nuk më gjetën lavrak....

    Njëzet vjeçar, një fllad i ri,
    Nën emrin që ndez dashurinë,
    Tek gratë e gjeta bukurinë.
    Ato tek unë s’gjetën bukuri...

    Kështu pa atdhe dhe pa mbret,
    Por shumë trim, se pata vështirë
    Në luftë të vdisja më mirë.
    Vdekja s’donte gjë prej meje...

    Linda vonë a shumë shpejt?
    Në këtë botë si me u sjellë?
    Oh! Dënimi im është i thellë
    Lutuni për Gasparin e shkretë...
    ... Gaspar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Diabolis : 21-03-2005 më 20:55
    wrong verb

  3. #23
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Michel Deville

    Takim

    Turma, një burrë, një grua.
    Ato kryqëzohen, ndalen,
    Vështrohen.
    Gruaja, rrezatuese, përvijon një buzëqeshje.
    Burri, me një buzëqeshje, pulit sytë, rrezatues.
    - Ju njoh, më duket, thotë ai.
    - Edhe unë, besoj, thotë ajo.
    - Ju quheni Mathilde.
    - Po. Dhe ju, Mathieu. - Po.
    - E çuditshme, thotë ai.
    - Shumë e çuditshme, thotë ajo.
    - Sa mirë, thotë ai.
    - E mrekullueshme, thotë ajo.

    Ato kanë pirë një gotë,
    Kanë marrë një dhomë,
    Janë dashuruar,
    Braktisur,
    Ai quhej Martin,
    Ajo Martine.

  4. #24
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Élise GAGNE, lindur Moreau de Rus (1813-?)

    Trishtim

    Por çfarë ! nuk kam më mendime !
    Ato janë fikur nën lotët e mi ;
    Të ngrira nga ajri i Paris,
    Siç lulet nga dimri !
    Në akordet e mia të fundit drithëruese,
    Siç zëri i agonisë,
    Lira ime hesht përgjithnjë :
    Lamtumirë pra, poezi e shenjtë !...
    Sa keq ! zemra ime të pati zgjedhur
    Për të shtyrë ditët e mia të trishta !

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Henri MICHAUD

    ENIGMA

    Ata aty e dinin ç’do të thotë të presësh. Kam njohur një të tillë, dhe të tjerë e kanë njohur, që priste. Ai ishte futur në një vrimë dhe priste.
    Nëse ti vetë do të kërkoje një vrimë për ndonjë punë, më mirë vlente, më beso mua, të kërkosh gjetkë një vrimë tjetër, ose të ulesh në krah të tij, duke tymosur cigaret e gjata të durimit.
    Sepse ai nuk lëvizte aspak që andej.
    Atij i hidhnim gurë, dhe ai i hante.
    Ai habitej pak me to, pastaj i hante. Ai rrinte kështu përgjatë gjumit dhe zgjimit, më shumë sesa jeta e një paragjykimi, më shumë sesa një bredh, më shumë sesa psallmet që këndojnë bredhat e prerë ; ai priste kështu, duke u zvogëluar gjithmonë deri për të mos qenë më tepër sesa gishti i vetvetes.



    Me tulin e bukës formoja një kafshë të vogël, një lloj miu. Sapoqë mbaroja këmbën e tij të tretë, ai vihej për të vrapuar… Dhe ai zhdukej nëpër natë.

  6. #26
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Matthias Vincenot

    Të lidhesh...

    Nuk do të duhej u lidhur pas njerëzve
    Melankolia, kjo është e bukur në libra
    Dhe koha që kalon dhe që ndjejmë të kalojë...
    Nuk do të duhej u lidhur
    Kur fillojmë të duam shumë...

    Kur fillojmë të shqetësohemi për pak gjë
    Për një zbehtësi, për sytë me rreth
    Për një fytyrë ndopak të ngrysur
    Eshtë e vërteta ajo që zë vend
    Ajo ka pamjen e miqësisë

    Dhe tërë këto ditë të kaluara për asgjë
    Kohë e humbur për t’u zënë nga pas

    Nuk do të duhej u lidhur pas njerëzve
    Por kjo na bën për të jetuar
    Këto drithërima, këto përkujdesje
    Këto oqeane zemërbutësie
    Që zbulohen në çdo çast
    Buzëqeshim, flasim, përçartim...

    Nuk do të duhej u lidhur pas njerëzve
    Dhe mjaft me të qenurit sentimental
    Të kesh kokën nëpër yje
    Dhe zemrën rrëmbyer nga pak gjë

    Nuk do të duhej u lidhur
    Shpesh mbyllemi
    Dhe mërzitemi për pothuaj asgjë
    Për çfarë japim kaq rëndësi
    Që lodhemi për të dashur shumë

    Por të gjithë i duam rastësitë
    Që nganjëherë i kemi kërkuar
    Të nxehta janë disa vështrime
    Dhe mirë është të afrohemi

    Dhe do të lidhemi pastaj
    Do të drithërohemi për pothuaj asgjë
    Dhe sigurisht do të kalojmë
    Orë të tëra pa thënë asgjë
    Pa pushuar asnjëherë
    Dhe pastaj do të fillojmë nga e para
    Dhe do të mundemi pa e vrarë mendjen
    Për çdo herë duke u njohur

    Do të duhej të lidheshim
    Ndjenjat tona për t’i lënë folur
    Për të kuptuar më në fund
    Atë çka është jeta

  7. #27
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Matthias Vincenot (2002)

    Jetës aq i bën

    Jetës aq i bën
    Jeta nuk ka lënë asgjë prej gjëje
    Ajo vështron gjithçka nga larg
    Pa zbuluar

    Dëshmitare e endjeve tona dhe rri aty
    Duke shikuar

    Jetës aq i bën
    Jeta që nuk ka parë asgjë prej gjëje
    Nëse kjo është e padrejtë
    Jeta s’e çan kokën

    Ajo prish shpresat tona dhe na vështron
    Të dëshpëruar

    Jeta na gënjen
    Ajo lë gjithçka përgjysmë
    Nëse ti i beson
    Jeta të gënjen

    Jeta vendos në kokë të vet
    Ajo është larg nesh
    Dhe shtyp me misterin e saj
    Moskokëçarjet tona të pafalura
    Jeta e ashpër
    Do të rrënojë gjithçka
    Nëse ti shpreson
    Jetës aq i bën

    Jeta na lëndon
    Përnjëherë ajo prish gjithçka
    Me të papriturën që ajo na hedh
    Gati për të na çmendur
    Jeta na plagos
    Jetës aq i bën

  8. #28
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Danielle Beaufils

    Eshtë ora… (1998)

    Eshtë ora
    për t’u ngritur

    Prapa perdeve,
    Zogu këndon, i paduruar,
    Mbi ikjen e një ylli
    Humbur në ngjyrën e ditës.

    I errësuar,
    Rënë pa zhurmë,
    Nga degët e natës.

  9. #29
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vanessa Gilbert

    Në thellësinë e qenies sime

    Një vështrim hidhet mbi mua
    Dhe sheh vetëm fytyrën time të buzëqeshur
    gëzimin tim të rremë
    Dhe dëgjon vetëm fjalët e mia të ëmbla
    Fjalë të kota

    Por thellë
    Jam keq, më zihet fryma, mbytem
    Klithmat e mia të dhimbjes shtohen
    Dhe vuaj
    Dhe gris skicën e tmerrshme të jetës sime

    Bërtas akoma më fort
    Por askush nuk më dëgjon
    Kam aq frikë
    jam kaq pranë vdekjes
    Pranë çlirimit nga fajet e mia

    Sytë e mi të përlotur
    Qenia ime mbijeton vetëm nga dobësia
    Jam aq keq, nuk kam asnjë armë
    Në thellësinë e qenies sime
    Gjithçka është terr dhe mundim...

  10. #30
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jean MORÉAS (1856-1910)

    Duke thyer befas zinë ...

    Duke thyer befas zinë e këtyre ditëve të zymta,
    Mbi gështenjat e larta që humbasin kurorën e tyre,
    Mbi ujin, mbi lulet e vonuara dhe në sytë e mi
    Ti derdh butësinë tënde, diell i zbehtë Vjeshte.

    Diell, ç’do ti nga ne ? Lëre lulen të bjerë,
    Le të kalbet gjethja dhe era le ta marrë !
    Lëre ujin të errësohet, dhe lërma mua dhimbjen
    Që ushqen mendimin tim dhe ma bën shpirtin të fortë.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •