Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 89
  1. #11
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vështruse, shumë falemnderit për vlerësimin dhe jeni e mirëpritur në këtë temë me ndonjë përpjekje tuajën. Do t'ua lexoja me kënaqësi...

    Jules de RESSÉGUIER (1788-1862)

    Të mos ankohemi

    Nuk janë më ditët e veprimeve të çmendura,
    Ku çdo pengesë kalohej në një vrull të vetëm,
    Ku zemra dehej me mjaltin e ëmbël të fjalëve,
    Dhe ngatërrohej në nyjet e një velloje apo në një varëse,
    Eshtë ora kur kuptojmë utopinë e jetës,
    Ku ndjejmë që këtu poshtë gjithçka është kotësi ;
    Dhe ky çast i fundit, ky çast i padukshëm,
    Do të jetë nesër përjetësia.

    Si një shenjë është një gjethe që bie,
    Një yll që fshihet, një lule që thahet :
    Natyra, që vdes, n’a përgatit për në varr ;
    Përditë ndjehemi dalngadalë të vdesim.
    Kemi – kur në mbrëmje vjen puhiza shpëtimtare, -
    Aromat e buta përpara perëndimit të diellit,
    Barin e gjelbër përpara shtratit të tokës,
    Prehjen përpara gjumit.

    Eshtë e ëmbël, - udhëtar në fundin e ecjes tënde, -
    Kur ajri i rënduar që thithim është një peshë mbytëse,
    Për të shkuar u freskuar me ujë në atë burim,
    Ku jemi dehur ndërsa ishim fëmijë.
    Dhe kur çdo lumturi larg prej nesh tërhiqet,
    Për të zbutur tronditjen e kësaj lamtumire supreme,
    Të hidhen vështrimet drejt qiellit, dhe të thuhet :
    « Kini mëshirë për mua, Ati im ! »

  2. #12
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hector de SAINT-DENYS GARNEAU (1912-1943)

    Zemra e tyre është gjetkë
    Në qiell ndoshta
    Ato enden atje duke pritur
    Zemra ime është midis yjesh të tjera e ikur
    Larg nga këtu
    Dhe përshkon natën me një thirrje që nuk e dëgjoj
    Çfarë drame vallë luhet atje larg ?
    As që dua ta di
    Më mirë të jem një i vdekur i ri i shtrirë
    Më mirë të kem humbur gjithçka.

    Për mbulojë qiellin
    Për shtrojë tokën
    Tani është fjala
    Çfarë udhëtimi ne do të bëjmë

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sikur te vije edhe origjinalin mire do ishte

  4. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Désolé, je n'ai pas l'attention de repondre à qui que ce soit sur ce que je fais ou je fais pas. Merci, le Montagnard.


    Cosima Weiter

    Qielli

    E shohim mirë qiellin_blunë e qiellit (e shohim mirë)_besojmë mirë që e shohim blunë (të bardhën e qiellit) dhe e shohim_besojmë mirë atë çka shohim (çka besojmë të shohim)_qiellin_të bardhën e qiellit_dhe e shohim_qiellin blu të bardhën e qiellit dhe qiellin e zi_e shohim do të mund të besonim që e shohim_ që e shohim mirë_do të mund të besonim atë çka shohim_të besonim që shohim qiellin kur shohim një imazh të qiellit_do të mund të shihnim një imazh dhe të thonim (ky është qielli)_të besonim që qielli është një imazh_një imazh i turbullt i qiellit (i blusë së qiellit)_që lëviz_një ngjyrë (në lëvizje)_një film i tejekspozuar_(i mbuluar)_do të shihnim një vello mbi imazhin e qiellit dhe do të thonim (ky është qielli) bluja e qiellit (ky imazh)_do të pyesnim nëse qielli është (bluja) bluja e qiellit_ do të mund të besonim që qielli është një imazh një imazh blu (një imazh i bardhë) i qiellit blu_nëse imazhi i qiellit ekziston (nëse qielli nuk ekziston)_nëse imazhi (qielli) lëviz akoma prapa syve tonë të mbyllur_nëse qielli ekziston a mundemi ne t’a shohim nëse ne hapim (mbyllim) sytë_a ekziston bluja nëse ne e shohim_edhe të bardhën grinë e qiellit edhe qiellin e zi_nëse ne shohim një imazh të mbuluar të blusë a është qielli gjithashtu i mbuluar_kjo vello mbi qiellin a ekziston ajo pa blunë e qiellit_A mund të besojmë në blunë (në blunë e qiellit) kur bën kohë gri_A mund ta shohim blunë e qiellit (qiellit blu) mbi një imazh (të turbullt) (bardhë e zi)
    JO

  5. #15
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    jU pershendes me nje perpjekje :

    Citim Postuar më parë nga Highlander
    Vështruse, shumë falemnderit për vlerësimin dhe jeni e mirëpritur në këtë temë me ndonjë përpjekje tuajën. Do t'ua lexoja me kënaqësi...
    THE ARROW AND THE SONG - (Longfellow)
    SHIGJETA DHE KENGA


    I shot an arrow into the air,
    It fell to earth, I knew not where;
    For, so swiftly it flew, the sight
    Could not follow it in its flight.


    Ne ajer qellova nje shigjet,
    Se di se ku, ne toke ka mbet;
    Fluturoj aq shpejt, sa qe shikimi
    Dot se ndoqi nga fluturimi.

    I breathed a song into the air,
    It fell to earth, I knew not where;
    For who has sight so keen and strong,
    That it can follow the flight of song?


    Ne ajer nje kenge fryma m'leshoj,
    Se di se ku ne toke tuboj;
    shikim t’mprehte dhe t’fort kush ka,
    te ndjeki flut'rimin e kenges qe ra?

    Long, long afterward, in an oak
    I found the arrow, still unbroke;
    And the song, from beginning to end,
    I found again in the heart of a friend


    Vone, vone me pas, ne nje lis
    Shigjeten gjeta, akoma t’pa kris;
    Nga fillimi ne fund ate c’ish kendu,
    E gjeta perseri te zemra e-nj’miku.

  6. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    L.L. de Mars

    Këngë (në dorën time të djathtë)

    Në dorën time të djathtë
    libri i babait tim që
    më tërheq në gojën e të vdekurve të tij që
    ndajnë së bashku rrudhat e lëkurës sime
    të prera mjaft drejt si zemra indesh
    Unë që jam i gjallë
    - unë në këmbë, mbi një këmbanë të përmbysur
    që toka e mbulon pak
    - unë që jam i gjallë
    vetëm për të numëruar të vdekurit

    Kam dashur të bëj listën
    e të gjitha gjërave që më mbajnë,
    dhe ja çka ndodhur :
    kam filluar nga të lënurit e alkoolit
    E të gjitha verërave të Bordeaux
    pa të cilat nuk do të kisha mundur të rrija kurrë.
    Dhe jam fare mirë gjallë, e sheh, pastaj,
    kam pushuar së tymosuri këto dyzet cigare
    çdo ditë pa të cilat jeta nuk kishte më asnjë shije...
    Dhe shikomë mua, mbijetoj,
    pastaj kam ndalur të lexuarit, nevojë e ngutshme
    për t’u mbajtur, dhe shiko :
    jam fare mirë gjallë.
    Pastaj kam hequr dorë nga muzika, kam mbijetuar pa mundim, asnjë ferrë në këmbë.
    Pastaj kam hequr dorë nga piktura, nga restorantet,
    nga peshku, nga pulat, nga lutja, nga biseda
    nga miqtë e mi, dhe të gjithë
    duke ikur më linin fare mirë të gjallë.
    Mund të të dëboj Zot
    Mund të të lëçis dashuria ime,
    mund t’i pres duart e mia
    dhe nuk do të kem më shumë zor
    sesa dje nuk kisha kënaqësi.
    Do të jem gjithmonë i gjallë
    dhe do të numëroj të vdekurit.

    Dje goja e të vdekurve
    Këndonte : lista e gjërave që nuk më mbanin
    dhe nuk mbetej asgjë, dhe ato kanë kënduar emrin tim
    dhe jam zhdukur pa vuajtur si një pikë uji mbi një kokërr sheqeri.

  7. #17
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Marceline DESBORDES-VALMORE (1786-1859)

    Falja

    Po vdes, po i nënshtrohem fatit që më kërrus.
    Këtij çasti të fundit dëshiron t’i joshësh tmerrin ?
    Eja dhe një herë të vësh dorën tënde fajtore
    Mbi zemrën time.

    Kur ajo të ketë pushuar së djeguri dhe prituri,
    Ti nuk do të ndjesh keqardhje të kota ;
    Por do të thuash : " Kjo zemër, që për mua qe aq e butë,
    Nuk dashuron më. "

    Shoh dashurinë që ikën nga shpirti im i plagosur,
    Vështroj veprën tënde dhe nuk ndjej më frikë :
    Vdekja është në gjirin tim, ndonëse jam e ngrirë
    Më pak sesa ti.

    Merre këtë zemër, merre të mirën tënde ! Dashnorja që të adhuron
    Nuk pati kurrë për të t’a ofruar, mjerisht ! Një tjetër dhuratë ;
    Por duke e copëtuar, ti mund të lexosh aty akoma
    Faljen tënde.

  8. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André Laude (1936-1995)

    Krimbi në frutin

    Eci përmes hullisë së gjatë që çon tek të vdekurit e heshtur.
    Ëndërroj për borën, për kuajt prej zjarri,
    për dimrin e fjalëve.
    Shoh drurë të djegur, anije që mbyten,
    pulëbardha të zëna nga ngrica.
    Eci përgjatë lumit prej gjaku dhe lotësh
    që përshkon rrënojat shqetësuese.
    Ndjej erën e predatorëve, urinën
    e hienës, jashtëqitjen e bebeve të vogla.
    Shkruaj nisur nga një bërthamë nate.
    Shkruaj nisur nga një hendek i mbytur në baltë.
    Shkruaj me litar në fyt.
    Kurthi tashmë lëviz nën këmbët e mia.
    Eci përgjatë mermerit të ftohtë që të jep të dridhura
    dhe këndoj një këngë të vjetër dhe të çuditshme,
    që thotë që sot dhe përgjithmonë
    krimbi është në frutin.

  9. #19
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André Laude (1936-1995)

    Më quajnë askush

    E urrej veten dhe dua të vdes. E urrej veten
    dhe dua të vdes.
    Mbyllini sytë. Mendoni për herë të fundit
    profilin tim prej poeti grek,
    në ishullin më të shkretë.
    Do të jem, nisur nga kjo ditë, qiell, qiell, dhe qiell.
    Qiell përtej çmendurive tuaja vrastare.
    Do të jem qiell. Do të jem i përjetshëm.

  10. #20
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André Laude (1936-1995)

    Bojë dhe gjak

    E bëj jetën time natë pas nate një grumbull plehrash.
    E bëj jetën time një kronikë të mjegullt.
    E bëj natën time një kryqëzim fantazmash.
    E bëj gjakun tim një lumë të gjatë
    që rreh në tëmthat e mi.
    E bëj frikën time një zog bardh e zi
    E bëj një zog të ngordhur, të kalbur,
    fëmijën që do të kisha mundur të jem.
    E bëj fëmijën një zjarr të çmendur, një pirg hiri.
    E bëj vdekjen time të ardhshme një gosti gjarpërinjsh.
    E bëj një gjarpër litar për të varur veten.
    E bëj një heshtje të gjatë, të thellë, testamentin
    e gjithçkaje që qe shkatërrim, tmerr, mërzi,
    ndarje dhe çirrje të pafundme.
    Urinoj bojë dhe gjak.
    Urinoj bojë dhe gjak.
    Këndoj mbi turrën e ndëshkimeve.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •