Nė vend tė prologut
Dhe u hapėn dy kopertinat e bardha
dyer portash tė panjohura,
jeta ime e vėrtetė
reflekse stinėsh shumėngjyrėshe.
Dhe u hapėn dy kopertinat e bardha
fletė tė kėputura nga jeta,
gazi dhe vaji im
tė derdhur nė plumb
qė para redaktorėve
gjithmonė e humbin shkėlqimin.
(cikli as stinė as stuhi)
Autobiografike
Jam kristal i thyer
vetėm njė herė nė jetė.
Jam kėngė e gjallė
nga e cila dalin
tė gjitha kėngėt e mia.
Jam ditė e parė
Nė agimin e bardhė.
Jam zog i pakrah
qė pret tė fluturojė.
Jam shkėmb i thepisur
qė nuk shkelet as nuk shkulet.
Jam vjeshtė e zbehtė
qė pret pranverėn.
Dhe do tė ngritem
mbi kristalet, mbi kėngėt, mbi dritat
dhe do tė ngritem
mbi zogjtė, mbi pranverat, mbi shkėmbijtė
e tė gjitha do do tua lė trashėgim
fėmijėve,
nė vend tė abetares.
Fėmijėria ime
Tė kėrkova
nėpėr xhepa tė shkyer pantallonash tė shkurta
ēanta librash tė pluhrosur
e buzėqeshjen e dlirė tė syve.
Tė kėrkova
nė brigje lumejsh tė rrėmbyer,
duar tė ēara nga tė ftohtit
e qortimin e rėndė tė mėsueses
Tė kėrkova...
por ti s'ishe as stinė e as stuhi
dhe s'di si u trete
nė moshėn djaloshare.
Dhomė e studimeve
Si sot mė kujtohet
kur pėr herė tė parė
hyra i ndrojtur
ashtu siē hyn njeriu
nė ēdo vend tė panjohur.
Miqėsisht mė prite
me kėrcėllimėn e butė tė derės
si me ndonjė tingull violine.
Shpeshherė, netėve tė gjata
kur smė binden dot vargjet
i zemėruar i hedh duart mbi kokė
ti ngrysesh si njė grua e urtė
dhe sikur thua: qetėsohu burrė!
Pastaj ndez njė cigare
e pėrsėri mundohem ti shtroj vargjet
natyrisht, shkruaj edhe pėr ty
dhomė e studimeve
ēerdhe e ngrohtė
e mė tė bukurave kujtime.
Krijoni Kontakt