Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2004
    Postime
    16

    Udhetari i Saharase

    Me stuhine kaloi
    imazh i harruar
    i vetevetes.

    La pluhur nga pas,
    mbi gjurmet e tija
    rera i mbulon rruget.

    Me nje farez te dhuruar
    fshehur ne gji
    bredh nder oaze te thara.

    Ne Sahara
    toka pervelohet,
    prej vetedjegjes se diellit.

    Nuk ndalet,
    shpesh heq ndonje kokrrize ne sy;
    nates i druhet

    Qesh me vete
    kur loja e avujve
    ja ofron gjelbrimin.

    Rrezohet e ngrihet,
    ecen e s’i trembet kllapise
    qe ja shembellen mashtrimin

    Ne Sahara
    toka pervelohet,
    prej vetedjegjes se diellit.

  2. #2
    ...e megjithate nje oaz ku fara do leshoj shtat, ekziston....bukur
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Hmmm...

    E di c'me kujtoi ajo poezia? Nje nga ato netet kur koka me digjet zjarr nga temperatura, kur syte s'me shohin gje tjeter vec lule...lule shumengjyreshe ne shperthim...dhe qielli permbyset, permbyset papushim por nuk bie. Cudi! te tere diejt djegin njesoj ne delirium...
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2004
    Postime
    16
    Cupke moj,asgje nuk humbet por shenderrohet(ka thene aji),ndaj digju sepse lulet e tua duan ngrohtesi,eshte kohe e ftohte.Kurse qielli,ah qielli!Ate e dua deri ate dite qe te perbyset vertete.
    Shigjeta,flm moj vajze!

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    hmm...a thua? Ishin gjuhe-zjarri, ti thua duan ngrohtesi? Edhe nuk ishte figurative aspak: kur jam ne delirium (i.e. me temperature) shoh lule me ngjyra te forta, edhe qiell qe rrokulliset...keshtu qe, te shkuara sa me shpejt, "amigo"!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 01-03-2005 mė 04:21 Arsyeja: gjuhe e huaj
    Summertime, and the livin' is easy...

Tema tė Ngjashme

  1. Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 259
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 15:59
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 05:39
  3. Udhetari
    Nga zarathustra nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-07-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •