Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për të zhdukurit

    Te merkuren fillojne bisedimet midis Beogradit dhe Prishtines per te zhdukurit


    BBC
    16/03/2005

    Ky është takimi i parë që kur bisedimet u ndërprenë një vit më parë për shkak të shpërthimit të dhunës në Kosovë. Në fakt, ka rreth gjashtë vjet që ka përfunduar lufta, por të afërmit e më shumë se tre mijë personave ende presin të dijnë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Zyrtarët, si në Kosovë ashtu edhe në Beograd, janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të gjetur, zhvarrosur dhe kthyer trupat. Shumica e të zhdukurve janë shqiptarë nga Kosova, por ka edhe serbë dhe nga grupe të tjera etnike. Takimi pritet të kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kreu i degës evropiane të të cilit, Francois Stam, thotë se në vitet e fundit nuk është bërë praktikisht asnjë përparim. "Nëse shihni shifrat fillestare pati një hap të madh kur të burgosur shqiptarë që në vitin 1999 u morën në Serbi më vonë u liruan e kthyen në Kosovë. Përveç asaj, më vjen keq të them, se është bërë shumë pak përparim. Nuk është se nuk është bërë asgjë fare, por është e qartë se është gjendje e pakënaqshme,"- tha zoti Stam. Vendndodhja e të zhdukurve është një nga çështje më emocionale që i ndan shqiptarët nga serbët në Kosovë. Në vitin 2001 u zhvarosën rreth 800 trupa nga varreza masive në një vend stërvitor të policisë pranë Beogradit. Shumë nga familjet, megjithëse jo një numër i mjaftueshëm prej tyre, kanë kaluar nëpër procesin traumatik të identifikimit të të afërmve të tyre.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BEOGRAD
    Sot në Beograd u mbajt takimi i grupit punues për zbardhjen e fatit të 2.960 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
    "Palët sot u dakorduan dhe nënshkruan kornizën e përgjithshme për rregullat e procedurës së takimeve të grupeve punuese. Dua të theksoj se të dyja palët gjithashtu u pajtuan që lista e personave të zhdukur, të cilën e ka Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të jetë listë e vlefshme për grupin punues" tha Fransoa Shtam, përgjegjës i operacioneve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Evropën Juglindore.
    Këshilltari në qeverinë e Kosovës për çështje të komuniteteve, Nexhmedin Spahiu, tha se takimi ka qenë i suksesshëm.
    "Tani duhet të bëhet një punë e madhe për zbardhjen e fatit të të zhdukurve" tha Spahiu.
    Udhëheqësi i delegacionit të Serbisë, Velko Odalloviq, tha se çështja e të zhdukurve ka prioritet të plotë.
    "Asnjë proces serioz në Kosovë nuk mund të fillohet, apo të zgjidhet nëse nuk zgjidhet çështja e të zhdukurve" tha Odalloviq.
    Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen ka përshendetur mbajtjen e takimit dhe ka vlerësuar se kjo është çështje e ndieshme humanitare.
    Takimi i radhës pritet të mbahet në Prishtinë me 9 qershor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në shkritoren Maçkatica të Serbisë janë gjetë trupat e ndezur të shqiptarëve të Kosovës

    Londër, 22 prill - Instituti për Raportime në Luftë me seli në Londër ka bërë të njohur se gjatë muajit maj 1999 në lokalitetin Maçkatica në afërsi të Surdulicës të Serbisë janë gjetë trupat e ndezur të shqiptarëve të Kosovës. I njëjti burim saktëson se katër bashkëbisedues kanë dëshmuar për këtë ngjarje para përfaqësuesve të këtij Instituti të sipërshënuar të Londrës. Këta dëshmitarë kanë pohuar se kamionët me kufoma janë shkarkuar në shkritoren e aluminiumit në Maçkaticë në kohën kur ishte natë dhe kjo ndodhi më 16 dhe 25 maj 1999. Njoftohet se kufomat e sjella nga Kosova në këtë shkritore të Serbisë ishin me origjinë kryesisht nga Prizreni, Gjakova, Peja dhe fshatrat përreth.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------



    Hulumtim: Serbi: Më Shumë Zbulime Rreth Djegjes së Trupave Në Mackaticë


    Dëshmitarë okularë të ri po ndihmojnë zgjidhjen e një krimi që ende pret të dalë para drejtësisë.

    Nga reporterët e IWPR-së në Surdulicë dhe Beograd

    Dëshmi të dëshmitarëve okularë që i ka siguruar IWPR përmbajnë evidencë të re dramatike se si policia që ka punuar për Slobodan Milosheviçin kanë djegur kamionë të mbushur me trupa të pajetë të shqiptarëve në një fabrikë në Serbinë jugore gjatë konfliktit të vitit 1999.

    Burime të IWPR-së kanë paraqitur dëshmi të reja për kronologjinë e krimit, si ka ndodhur dhe rolin kyç që ka luajtur policia si në procesin e djegjes së trupave ashtu edhe gjatë mbulimit të gjurmëve.

    Dëshmitë e tyre do të ngrisin presionin mbi gjykatat që të zgjidhin sa më shpejtë misterin rreth asaj se kush ishin këta njerëz dhe kush e urdhëroi djegjen e tyre.

    Natasha Kandiç, drejtoreshë e Qendrës për Ligjin Humanitar, HCL, për herë të parë zbuloi fshehtësitë e tmerrshme të kompleksit të aluminit në Mackaticë, afër Surdulicës, në distriktin e Pcinjit në Serbinë jugore, dhjetorin e kaluar.

    Në një artikull në të përditshmën Danas më 24 dhjetor 2004, ajo tha se furrat e larta të fabrikës ishin përdorur për të djegur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë me 16 dhe 24 maj 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s.

    Një burim i IWPR-së – punëtor i fabrikës – tha se e tërë afera filloi me arritjen e papritur të disa kamionëve të panjohur gjatë natës.


    “Kamionë me ngarkesa misterioze vazhdonin të hynin në fabrikë me drita të shuara. Punëtorët e ndërrimit të tretë – si unë vetë – u dërguan në shtëpi para hyrjes në fabrikë,” tha burimi.

    Burimi i IWPR-së konfirmoi se kishte parë arritjen e trupave në dy raste të ndryshme, “në mes dhe në fund të majit”, 1999.

    “Askush nuk na tregoi se çfarë transportohej dhe asnjëri nga punëtorët nuk kishte çasje aty [ në vendin e djegjes],” tha ai për IWPR-në. “Por njoh shumë njerëz që kanë marrë pjesë, dhe një pjesë e kam parë vetë.


    “Pjesëmarrës të drejtpërdrejtë ma kanë konfirmuar atë çka kam parë. Trupat janë sjellur në fabrikë dhe janë djegur aty. Unë nuk jam i vetmi që ka parë këtë.


    “Nuk isha prezent në vetë aktin e djegjes së trupave, por kam mundur të shoh kamionët duke u shkarkuar.”

    Një burim tjetër i IWPR-së, statusin dhe profesionin e të cilit s’mund ta zbulojmë, e konfirmoi verzionin e punëtorit, duke thënë se edhe ai poashtu kishte qenë dëshmitar gjatë shkarkimit të trupave. Ky burim shtoi se trupat ishin transportuar nga Kosova perëndimore, kryesisht nga Prizreni, Gjakova dhe Peja, dhe fshatrat përreth.

    “Kur kamionët shkonin [pas djegjes] të ashtuquajturit “pastrues” rrinin dhe kontrollonin se mos kishte mbetur ndonjë pjesë e trupit ose mos kishte rënë ndonjë pronë personale e tyre në hyrje të fabrikës,” tha ai.

    “Edhe pas sa ditëve, ende mund të ndihej era e mishit të djegur në Surdulicë. E njoh këtë erë sepse edhe unë kam marrë pjesë në fronte të luftës në ish-Jugosllavi.”

    Ky burim tha se Mackatica ishte zgjedhur si vend krimi sepse ishte afër Kosovës, vetëm 170 kilometra larg Prizrenit, dhe relativisht e panjohur – pak njerëz jashtë fabrikës e dinin që fabrika kishte furra të larta.

    Artikulli i Kandiçit në Danas thotë se të dy djegjet kanë ndodhur diku rreth mesnatës nën sigurim të rreptë nga Njësiti i Operimve Speciale të Policisë, JSO, atëherë me bazë në Bele Vode, afër Vranjës, në Serbinë jugore.

    Në artikull thuhet se komandanti i atëhershëm i JSO-së, Milorad “Legija” Ulemek, tani i dyshuari kryesor për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç në 2003, kishte përcjellur njërin konvoj të trupave në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë prezent gjatë djegjes së tyre në “furrat numër katër dhe pesë”.

    Sipas HCL-së, zyrtarë të lartë të policisë – disa prej të cilëve ende mbajnë postet – kanë organizuar djegjet, derisa zyrtarë tjerë të besueshëm të Milosheviqit kanë organizuar “pastrimin pasues të terrenit”.

    INFORMATA TË REJA RRETH ROLIT TË POLICISË SË MILLOSHEVIQIT NË KRIM

    Një burim i tretë i IWPR-së, ish-inspektor në policinë sekrete të Millosheviqit, ishte aktiv në kohën e ngjarjeve në Mackaticë, dhe ka siguruar IWPR-në se policia ka “informata precize dhe të sistematizuara” se si janë djegur trupat në Mackaticë.

    “Ka të dhëna të qarta për këtë çështje në arkivat e polcisë lokale, të shënuara si “rreptësisht konfidenciale”, tha burimi, duke iu referuar dy djegjeve.

    “Njerëzit që morrën pjesë në këtë aksion kanë qëndruar në Hotelin Theranda në Prizren. Një punë e tillë ishtë pregatitur për një kohë të gjatë dhe nuk mund të kryhej brenda një apo dy dite.

    “Policia lokale publike dhe sekrete i dijnë të gjitha por kjo po fshihet për arsye se zyrtarë të tanishëm të policisë dhe ish-zyrtarë e agjentë të zakonshëm ishin të përfshirë.

    “Çdo gjë është e përfshirë në dokumentacionin e policisë – nga emri i kodit të aksionit deri te lista e njerëzve që kanë qëndruar në Hotel Theranda dhe kanë punuar në ‘sanitimin e terrenit’, deri te ata që kanë ngarkuar kamionët dhe i kanë vozitur deri te fabrika e Mackaticës, ky Legija dhe ekipi tij pastaj e kanë marrë punën në dorë.”

    “Gjithashtu dihet saktësisht se kush i ka vozitur dhe përcjellur kamionët, kush ka qenë përgjegjës për mbulimin e aksionit në fabrikë dhe kush drejtpërdrejtë është marrur me furrat gjatë djegjes.”

    “Emrat e atyre që më vonë kishin për detyrë të zhdukin gjurmët në fabrikë dhe atyre që kishin për detyrë ta fshihnin të vërtetën nga policia lokale poashtu dihen. Në fund, është edhe një listë me emra të politikanëve që kanë qenë në dijeni të krejt kësaj, derisa aksioni planifikohej.”


    Ish-polici thotë se i din shumicën e këtyre emrave por frikohet t’i zbulojë publikisht ato.

    Së bashku me gjithë ata që kishin njohuri direkte për këto djegje, ai kishte pasur presione të fuqishme që të mos fliste.

    “Të gjithë ata të cilët në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me ngjarjet në Mackaticë në maj të vitit 1999, janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve, presioneve dhe shantazheve,” tha ai.

    “Frikohem për sigurinë time dhe të familjes time,” tha ai. “Pjesëmarrësit në krimin e Mackaticës do ta dinin që unë kam zbuluar sekretet, që ata po mundohen aq shumë t’i fshehin.”

    Burimi i parë i IWPR-së, punëtori i fabrikës në Mackaticë, thotë se disa dëshmitarë tjerë që kanë parë kamionat me kufoma duke hyrë në fabrikë ende jetojnë në Serbi.

    “Njerëz tjerë e dijnë çfarë ka ndodhur, edhepse çdo gjë është bërë që operacioni të kryhet me fshehtësi të madhe,” tha ai.

    Të gjithë kanë qenë të kërcënuar dhe të shantazhuar, shtoi ai, për të ndaluar shpalosjen e ngjarjes edhe më tej. Megjithatë, ky burim thotë se është i gatshëm të dëshmojë publikisht.

    IWPR gjithashtu ka folur edhe me një burim të katërt të drejtpërdrejtë të ngjarjeve në Mackatice. Ky burim nuk deshi të zbuloj as vendndodhjen dhe as profesionin e tij por insistoi që ka qenë prezent në të dyja djegjet ne maj të vitit 1999.

    “Çdo gjë është kryer pas mesnatës, por më kujtohet që qielli ka qenë i kthjellët dhe se ka pasur dritë të hënës,” tha ai. “ Pashë, për disa minuta, nga një distancë prej dhjetë metrave, trupa që po shkarkoheshin nga një kamion dhe transportoheshin me një karrocë të madhe të fabrikës drejt pjesës së fabrikës ku ndodheshin furrat.”

    Ky burim tha se e “dinte me siguri” se disa nga trupat ishin fëmijë dhe gra. Ai insistoi se nuk kishte marrë pjesë në djegje.

    Asnjëri nga burimet e IWPR-së nuk kishte në gjendje të jipte ndonjë numër të saktë apo të përafërt të trupave që ishin shkarkuar dhe djegur në Mackaticë, edhepse njëri nga ata tha se ishin transportuar në “më shumë se dhjetë kamiona,” që tregon për një numër të madh.

    LISTA E EMRAVE PRAPA DJEGJEVE

    Në artikullin e saj në Danas, Kandiç citon disa prej partnerëve më të besueshëm të Millosheviqit si figurat kyçe prapa operacionit.

    Ajo përmendi emrat e ish-Minitrit të Policisë Vlajko Stojilkoviç; ish-zëvëndës ministrit Nikola Sainoviç; kryesuesit të atëhershëm të sigurimit publik dhe shtetëror Vlastimir “Rogja” Gjorgjeviq, dhe Radomir Markoviçit, ish-kryesues i policisë sekrete.

    Sainoviçi, i akuzuar nga Gjykata për krime lufte në Hagë, për krimet e kryera në Kosovë në vitin 1999, iu dorëzua vullnetarisht autoriteteve në pranverë të vitit 2003. U lëshua në Prill 2005 duke pritur gjykimin.

    Markoviç është momentalisht në burgun qendror të Beogradit, i ballafaquar me proces gjyqësor për akte kriminale. Stojilkoviç, gjithasthtu në listën e Hagës të personave të akuzuar për krime në Kosovë, bëri vetëvrasje më 11 prill 2002.

    Nga të gjithë emrat e përmendur nga Kandic, më interasanti ishte ai i Gjorgjeviçit. Njëri nga katër gjeneralët e kërkuar nga Haga për krime të luftës në Kosovë më 1999, ai ka lindur ne Koznicë, vetëm disa kilometra larg nga Mackatica.

    Gjorgjeviq njihet të ketë qenë njëri nga personalitetet më me ndikim në sferat, fjala e të cilave konsiderohej pothuajse ligj. Ai mbante nën kontroll të gjitha strukturat e pushtetit lokal, sidomos policinë.

    Pas rënies se regjimit të Millosheviqit më 5 tetor 2000, GjorgjeviçI thuhet të këtë lëshuar vendin dhe besohet se është duke u fshehur në Rusi.

    PROKURORI SPECIAL FILLON TË HULUMTOJË

    Për muaj të tëra, pas publikimit të artikullit ekskluziv në Danas, as autoritetet e as gjykatat në Serbi nuk reaguan publikisht rreth pohimeve të rënda që nxirrte në pah ky artikull.

    Megjithatë në mes-prill të vitit 2005, Vladimir Vukçeviç, prokurori special i shtetit për krime lufte, e vizitoi Surdulicën.

    Duke vepruar nën kërkesën e Vuçkeviçt, gjykatësi hulumtues i gjykatës së distriktit të Vranjës, zëvendësi i prokurorit special dhe një ekip i ekspertëve gjyqësor me trajnim special gjithashtu vizituan Mackaticën.

    Vukçeviç i tha radios B-92 se kishte biseduar me dëshmitarë, por theksoi se shumë gjëra ishin ende në etapen e “fshehtësisë komplete, duke marrë parasysh natyrën serioze të procedurës”. Prokuroria po priste rezultatet nga raportet e mjekësisë ligjore, tha ai.

    Duke dhënë informata më të hollësishme se deri ku kishin arritur me hetime, ai shtoi, “Furrat e larta në kompleksin e Mackaticës janë inspektuar, dhe vendet ku depozitohen mbeturinat gjithashtu.” Ai nënvizoi se se vetëm përfundimet e ekspertëve mund të konfirmonin nëse kishte gjurmë të mbetjeve të trupave në mbeturina.

    Vuçkeviç nuk e fshehi faktin se vendimi i tij për të mbikqyrur personalisht procesin nënkuptonte mungesë besimi në aftësinë dhe vullnetin e policisë lokale për ta hulumtuar rastin.

    Ai gjithashtu tha se i vinte keq që një njësit special i policisë nuk ishte krijuar për të hulumtuar krime të tilla të luftës dhe për të ndihmuar ekipin e prokurorisë.

    Një burim i IWPR-së i afërt me policinë e distriktit të Pcinjit konfirmoi se fillimi i punës në terren nga ana e prokurorit special për krime lufte kishte trazuar anëtarët e policisë lokale.

    “Policia e Pcinjit ende operon me të njëjtat principe dhe me të njejtit njerëz si në vitin 1999” tha ky burim.

    IWPR gjithashtu ka kuptuar se ky rast kurrë nuk do të ndriçohej sikur një ish-agjent dhe një agjent aktiv nga Agjencia për Sigurim dhe Informim, BIA, - pasardhëse e Sigurimit të Shtetit, DB – nuk do t’i kishin dërguar dëshmi Kandiçit.

    Zoran Stosic, kryesues i DB-së rajonale në kohën e rastit të Mackaticës është shkarkuar nga posti i inspektorit gjeneral në policinë e distrtiktit të Pcinjit, para një muaji dhe është zëvendësuar me Vujica Veliçkoviçin, gjithashtu një figurë kyçe në policinë rajonale gjatë dekadës së kaluar.

    Burimi i tretë i IWPR-së, ish-inspektori i fshehtë i policisë, përsëriti se policia lokale kishte të dhëna të sakta mbi tërë aferën. “Krejt çka nevojitet është vullneti politik për zbulimin e tyre.”

    MURI I HESHTJES NË SURDULICË

    Surdulica është qytet i vogël, rreth 10, 000 njerëz, diku 10 km larg autostradës që lidh Beogradin dhe Shkupin. Është më pak se një orë rrugë nga Bullgaria ose nga Maqedonia apo Kosova.

    Njerëzit në Surdulicë, të cilët i intervistoi IWPR-ja, ose refuzonin të flisnin për djegjet e trupave, ose i mbronin ato. Askush nuk mohon se diçka ka ndodhur, por në qytet, ku nacionalistët ekstrem të Partisë Radikale Serbe janë në pushtet, ekziston një konspiracion i heshtjes.

    Në një kafiteri në qendër të qyteti, një grafit i madh thotë “Serbia për Serbët”.

    “E çka nëse kanë djegur ‘Shiptar’ [emër nënçmues për Shqiptarët]?” tha një burrë. “Ata nuk kanë merituar asgjë më mirë. Pse nuk shkruani për krimet që po bëhen kundër Serbëve në Kosmet [emër nacionalist serb për Kosovën] sot?”

    Një shitëse ishte më e pajtueshme. “Gati askush nuk guxon të flasë publikisht për atë,” ishte e tëra që tha ajo për ngjarjet e zymta në fabrikën pranë.

    Por arritja në Surdulicë e prokurorit special të shtetit për krime të luftës, tregon se me gjithë dëshirën e popullatës lokale për të mbuluar dhe harruar këtë aferë, autoritetet gjyqësore janë të vendosur për t’u ballafaquar me këtë çështje të dhimbshme.

    Se a do të vendoset ndonjëherë drejtësia për çfarë ka ndodhur në Mackatice, mbetet të shihet.

    Bruno Vekaric, zëdhënës i prokurorit për krime lufte, tha se nuk do të jetë lehtë. Fakti se krimet ishin kryer shumë kohë më parë dhe se policia dhe ministria e drejtësisë ishin larg nga bashkëpunimi ishin vetëm disa nga pengesat me të cilat ballafaqohen, tha ai për IWPR-në.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FLORA BROVINA: ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE NUK MUND TË JETË ÇËSHTJE TEKNIKE E BISEDIMEVE




    FLORA BROVINA: ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE NUK MUND TË JETË ÇËSHTJE TEKNIKE E BISEDIMEVE



    Flora Brovina, Deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës


    RADIO EVROPA E LIRË
    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka lëshuar seancën e fundit të Kuvendit. Cilat janë arsyet e bojkotimit të seancës dhe pakënaqësive të shprehura në lidhje me punën në Kuvend?

    FLORA BROVINA
    Sa i përket lëshimit, unë mendoj se nuk është metoda më e mirë, por ndonjëherë është e domosdoshme për ta shprehur revoltën tonë. Më parë ne kishim kërkuar që disa çështje, në rend të parë çështja e decentralizimit të vihet në renditje. Kishte mjaft kohë kryesia dhe kryeparlamentari që kishin marrë kërkesën me 34 apo 32 nënshkrime, mos gaboj tek numri dhe nuk e kishte vënë këtë çështje në rend dite. Ju po e vini re se mbledhjet e Kuvendit janë aq të rralla, sa as nuk janë dhe llogjike. Një herë në muaj. Ne jemi në një proces të ngutshëm, jo vetëm të nxjerrjes së legjislacionit, por edhe të shqyrtimit të shumë çështjeve të rëndësishme politike për Kosovën dhe ato nuk po vihen në debate, të cilat duhet të ishin të zakonshme në parlament. Parlamenti në radhë të parë shqyrton çështje të rëndësishme politike pastaj edhe legjislative. Ne asnjëherë nuk kemi debatuar për decentralizimin, nuk kemi debatuar as për çështjet thelbësore rreth bisedimeve qofshin ato teknike apo joteknike dhe shumë çështje të tjera që nuk u vunë në rend dite ashtu si duhet dhe patëm mjaft motive ta lëshojmë seancën e Kuvendit, si një mënyrë e domosdoshme, por siç thashë jo edhe shumë e pëlqyeshme.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Cili konsideroni se duhet të jetë roli i parlamentit në çështjen e decentralizimit?

    FLORA BROVINA
    Parlamenti ka obligim themelor që të debatojë për këtë çështje. Që deputetët ta shprehin mendimin e vet, qofshin ata të pozitës, qofshin ata të opozitës, qofshin edhe nga minoritetet. Duhet ta kuptojmë mirëfilli çfarë ishte ideja themelore në qeverinë e parë të Bajram Rexhepit, çfarë ishte decentralizimi dhe çfarë është ajo që po flitet tani. Të formosh komuna të reja ka implikime në buxhetin e Kosovës dhe a kemi ne mundësi, në rend të parë a kemi nevojë të themelojmë komuna të reja? Decentralizimi është një proces nëpër të cilin kaluan dhe po kalojnë edhe shtetet demokratike, tanimë anëtare të bashkësisë evropiane dhe ne si të tillë e pranojmë. Por jo decentralizimin për hatër të një komuniteti apo tjetri dhe jo decetralizimin, i cili do ta thithte buxhetin e Kosovës, buxhet i cili nuk ka mundësi as të mbulojë përkujdesjen për familjet e dëshmorëve, për pensionistët, etj etj. Prandaj një plan i tillë, për të cilin po flet edhe vetë Ministri i Pushtetit Lokal, në debatet e brendshme që i kemi patur, është i paperceptueshëm. Pse kjo mos thuhet edhe në parlament?

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në fund të muajit maj është paralajmëruar vlerësimi i standardeve. Ju keni marrë pjesë në njërin prej standardeve, domethënë keni qenë pjesëmarrëse aktive e çështjes që i takon personave të zhdukur. Sa konsideroni se është arritur përparim në këto bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

    FLORA BROVINA
    Sa më përket mua, unë kam qenë mjaft publike dhe jam shprehur se çështja e personave të rrëmbyer e të zhdukur gjatë luftës, nuk mund të jetë çështje teknike e bisedimeve dhe qeveria jonë, qoftë kjo, qoftë ajo, cilado, ka hyrë gabimisht në bisedime me Serbinë për personat e zhdukur. Kjo çështje kaq humanitare nuk mund të jetë kurrë jashtë politikës. Ajo është humanitare, por është shumë politike, sepse ka të bëjë me çështjen e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës. Kësaj çështjeje i duhet qasur në ekip të relaksuar për çështjen, të qaset nga thelbi dhe me ekip profesionistësh. Këtë qeveria jonë nuk ka qenë e përgatitur në asnjë fazë që t‘i qaset kështu problemit, prandaj dhe unë kam qenë mjaft kritike. Nuk bën të gabojmë në pikën më të ndjeshme dhe pastaj të mbetemi me të dyja këmbët aty. Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu është dashur që fillimisht të bëjë presion më të madh tek qeveria e Beogradit e pastaj të fillojnë bisedimet. Ndoshta të dy palët do të zbardhnin fatin e tyre. Thashë për këtë çështje duhet të ishim më të përgatitur dhe më konkretë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Tek komuniteti ndërkombëtar përmendet vazhdimisht se vjeshta e këtij viti mund të jetë koha kur do të fillojnë dhe diskutimet në lidhje me statusin e Kosovës. Cili konsideroni se do të jetë roli i Partisë Demokratike në këto bisedime, duke patur parasysh se kjo është partia më e madhe opozitare në Kosovë?

    FLORA BROVINA
    Ne e kemi kuptuar rolin tonë më së miri dhe ju kujtoj se gjatë të gjitha periudhave, edhe para se të formohemi, e kemi luajtur rolin tonë në përshpejtimin e proceseve drejt pavarësisë së Kosovës, sepse nuk është njëlloj rruga drejt pavarësisë; a është e ngadalshme, a është më e shpejtë, a është më e sigurtë, apo më pak e sigurtë, është më e besueshme apo më pak e besueshme, domethënë ata që e përfaqësojnë Kosovën a janë të besueshëm apo më pak të besueshëm. Unë kujtoj se përfaqësoj si opozitë krahun më të besueshëm për pavarësinë e Kosovës, ndërsa rolin e opozitës nuk e zgjodhëm vetë. Atë na e dhanë zgjedhësit. Ndoshta na dënuan, ndoshta na caktuan një detyrë më të rëndë sesa e kishim gjatë luftës. Pra të mbajmë barrën e opozitës, që është një rol shumë i rëndësishëm, sepse ajo mbikqyr mbi proceset me qëllimin thelbësor që t‘i përmirësojë aty ku nuk shkojnë mirë.

    Intervistoi Zijadin Gashi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:09
  3. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  4. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •