Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 86
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Lule.....guxoj e foli !!!
    Gjuha nuk peshon vetem ne shqiptimin shqip te fjaleve,po edhe ne kuptimin e tyne.
    Mbase kam pershtypjen se intelektin tuej e paske keqtrajtue.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Postime
    26
    Shume mire po e din , atehere pse nuk po i permbahesh pra i nderuar RTK, se nganjehere(shpesh) shkruan shqip ti pa e kontolluar mire permbajtjen .Fillo te gjesh gabime ne vetevete ,e pastaj vazhdo me te tjeret!

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    “Koha ditore”: Presidenca mund të paditet në gjykatë për pajisje të zbulimit


    Prishtinë, 20 prill 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 18

    Sikur Presidenca të kishte respektuar kontratën e nënshkruar me kompaninë amerikane “Decotec Inc.” për blerjen e bllokuesve të frekuencave që pamundësojnë aktivizimin e bombave me teledirigjim në vlerë prej 2.737.500 euro, sulmi i 15 marsit kundër kryetarit Ibrahim Rugova mund edhe të mos kishte ndodhur, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Koha ditore.”
    Me gjersisht

    Koha ditore”: Presidenca mund të paditet në gjykatë për pajisje të zbulimit
    kosovapress

    Prishtinë, 20 prill 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 18

    Sikur Presidenca të kishte respektuar kontratën e nënshkruar me kompaninë amerikane “Decotec Inc.” për blerjen e bllokuesve të frekuencave që pamundësojnë aktivizimin e bombave me teledirigjim në vlerë prej 2.737.500 euro, sulmi i 15 marsit kundër kryetarit Ibrahim Rugova mund edhe të mos kishte ndodhur, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Koha ditore.”

    Drejtori komercial i kompanisë amerikane “Decotec Inc.”, Hans Joakim Roz, ka thënë të martën për “Koha ditore” se javën tjetër ata do ta informojnë Presidencën e Kosovës për qëllimet e tyre që të iniciojnë procedurën në një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi pasi që nuk u janë paguar pajisje zbulimi në vlerë prej rreth 2.8 milionë euro në një projekt që ishte paraparë të jetë konfidencial.

    “Më duhet ta bëjë patjetër këtë. Ata nuk i paguajnë paratë për pajisjet që kanë porositur dhe pos kësaj ata asnjëherë nuk janë përgjigjur në letrat e mia,” tha ai.

    Firma e kontratës përmban datën e 30 gushtit 2004 dhe ajo përmban vulën e UNMIK-ut dhe Presidencës, ndërsa është nënshkruar nga drejtori i administratës së Presidencës Izet Çelaj dhe drejtori komercial i shitjeve ndërkombëtare të “Decotec Inc.”

    Iniciativa për blerjen e pajisjeve ishte iniciuar në prill 2004 Zyra e kryetarit të Kosovës, më saktësisht Shefka Shasivari, këshilltare ndërkombëtare e Zyrës së kryetarit e angazhuar nga UNMIK-u, kishte kërkuar nga kompania amerikane një ofertë për mbrojtjen e VIP-ave. Presidenca kërkonte tri komplete të pajisjeve mbrojtëse për kryetarin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin.

    Pajisjet ishin të gatshme në nëntor 2004 dhe për këtë ishte informuar edhe Zyra e kryetarit Rugova. Sipas formës së kontratës dërgesa e pajisjeve parashihej të bëhej për 72 orë, ndërsa fillimisht ishte paraparë që dërgimi i pajisjeve të bëhej brenda afatit dymujor pas nënshkrimit të kontratës. Megjithatë Zyra e kryetarit Rugova nuk i kishte kthyer asnjëherë përgjigje kompanisë amerikane, e cila më pas kishte kontaktuar edhe zv.administratorin Lari Rosin, i cili i kishte udhëzuar të bisedonin me kryeministrin e atëhershëm Ramush Haradinaj, por ai nuk kishte mundur të bënte gjë pasi sipas shefit të kabinetit të tij Jahja Lluka, Haradinaj nuk kishte të bënte asgjë me këtë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Orë policore” - Njësiti special i SHPK-së merr kontrollin mbi sigurimin e Presidencës së Kosovës - Gazeta “Lajm”


    Nga info@besiana.de Më 22 Apr. 2005 23:32

    Gazeta “Lajm”

    Njësiti special i SHPK-së merr kontrollin mbi sigurimin e Presidencës së Kosovës

    “Orë policore”

    Prishtinë- Shërbimi Policor i Kosovës praktikisht që nga e mërkura rreth mesnatës ka marrë kontrollin mbi sigurimin e jashtëm të Presidencës së Kosovës. Rreth Presiencës së Kosovës janë parë pjesëtarët e Njëisë për Mbrojtje të Afërt të SHPK-së (CPU) të cilët gjatë një operacioni spektakular kanë çarmatosur rojet e sigurimit të jashtëm të Presidencës. Më pas ata janë urdhëruar të largohen menjëherë nga territori presidencial. Ndërkohë që, në Presidencë kanë mbetur vetëm rojet e sigurisë së brendshme.
    Ekziston mundësia që aksioni për largimin e sigurimit të deritashëm të Rugovës në këtë mënyrë është bërë pas paralajmërimeve të fundit për inkriminimin e mundshëm të një këshilltari për siguri të presidentit (mediat në Prishtinë zënë në gojë Ramë Marajn) në aktivitete të paligjshme si dhe kërcënimeve që janë bërë nga organizata ilegale “Sigurimi i Atdheut”. Arsye tjetër mund të ketë qenë edhe vendosja e mjeteve përgjuese-zbuluese brenda Presidencës nga shërbime zbulimi, gjithnjë pa dijeninë e presidentit Rugova.
    Burimi i gazetës thotë se presidenti ka kërkuar masa shtesë të sigurisë, të cilat janë aprovuar edhe nga PSSP-ja, pasi që edhe vetë Rugova ndihej i kërcënuar.
    Pas hedhjes së bombës ndaj Presidencës vitin e kaluar, sipas burimit të gazetës Ramë Maraj kishte bërë ristrukturimin e sigurimit të presidentit duke punësuar vetëm njerëzit që i njihte në mënyrë që gradualisht ta merrte kontrollin mbi Presidencën për të krijuar rrjetin e vet të komunikimit. “Dhe kjo mund të ketë shkaktuar frikë të presidenti për marrje të kontrollit nga Maraj. Ndoshta vetë presidenti ka kërkuar sigurimin nga SHPK”, tha ky burim.
    Të enjten derisa presidenti ende nuk ishte rehatuar me sigurimin e ri, Maraj gjithnjë sipas burimit të “Lajmit”, me njerëzit e tij mbante mbledhje në “Grand”.
    Mundësinë e vendosjes së mjeteve përgjuese në Presidencë kishin filluar ta vëzhgonin edhe hetuesit ndërkombëtarë. Afera pëlciti kur një firmë kontraktuese akuzoi Presidencën se nuk i kishte paguar paratë për aparaturën e porositur të zbulimit. Një hetues ndërkombëtar që nuk don të identifikohet thotë se këto aparate përgjimi mund të jenë të porositura nga ndonjë shërbim i huaj i fshehtë, dhe kjo sipas tij është një delikt zyrtar që mund t’i shkaktojë pasoja të mëdha politike Presidencës. “Për këtë është paraparë që Presidencës t’i kontrollohet imuniteti”, tha ai.
    Ndoshta aksioni i SHPK-së mund të lidhet edhe me intervistimin e Bujar Bukoshit të martën nga hetues policorë për shkak të kërcënimeve nga “Sigurimi i Atdheut”. Bujar Bukoshi, ndërkaq nuk e konfirmoi intervistimin nga hetuesia. “Nuk kam lidhje me këtë punë. Në Presidencë ka ndodh dhe mund të ndodh gjithçka dhe mua aspak nuk me habit”, tha Bukoshi për “Lajm”.
    Sipas burimit akti policor tregon mosbesimin brenda sigurimit të Presidencës dhe në njëfarë mënyre është bërë një sterilizim i objektit nga mjetet përgjuese që ishin instaluar në Presidencë pa njohurinë e presidentit.
    20 minuta para se të ndodhte aksioni, Maraj kishte dalë nga Presidenca dhe faktikisht atij i janë këputur të gjitha lidhjet me Presidencën.
    Zëdhënësi i UNMIK-ut, Remi Dourlof tha se policia ka vendosur që të jetë më vigjilente pas kërcënimeve dhe paralajmërimeve të fundit të disa liderëve politik. “SHPK ka nevojë të jetë më vigjilente dhe kemi vendosur që të shtojmë masat e sigurisë te Presidenca për të qenë më vigjilentë se çfarë po ndodh atje”, tha Dourlof.
    Sipas shefit të Departamentit të Rendit Publik, Sheremet Ahmeti nëse SHPK ka marrë kontrollin mbi Presidencë duhet pyetur burimet që “Lajm” i paska brenda Presidencës. “Unë nuk jam në dijeni për këtë.Shko veti burimet tua në Presidencë”, th kolonel Ahmeti duke mbyllur receptorin e telefonit.
    Të njëjtën e tha edhe kolonel Rrahman Sylejmani, shef i Departamentit të Policisë Kriminale në SHPK. “Nuk e di nëse SHPK ka marrë kontrollin për sigurimin e Presidencës . Nuk e di nëse ky aksion ëshët pasojë e hetimeve që po i bën policia e UNMIK-ut në lidhje me shkrimet e fundit në gazeta. Këto janë masa të sigurisë, asgjë më tepër nuk mund të them për këtë”, tha Sylejmani.
    Ndërkohëzëdhënësi i Presidencës, Muhamet Hamiti tha se UNMIK-u dhe SHPK-ja kanë vlerësuar se Presidenca ka nevojë për masa shtesë të sigurisë dhe këto masa sipas tij kanë filluar të praktikohen që natën e së mërkurës. “Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës që nga mbrëmë janë vendosur në Presidencë pasi që UNMIK-u dhe SHPK kanë vlerësuar se duhet të vendosen masa shtesë të sigurisë në Presidencë”, tha Hamiti.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #75
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga NACIONALISTI007
    deqans edhe ti ja nise pis me u ba,une po shkruj si exkomunisti ibrahim, e rtp po shkrun gjuhen e drejte siq e flete shkruan ¨nanosi,se per juve veq ibrahim e¨sali kush e ka emrin me kuran veq ai eshte shqipetare e grek ska ne Shqiperi

    oo ti na rrofsh sa malet ore nacionalisti "james bond".

    te them te drejten, ti nuk ben mire te me ofendosh mua personalisht - edhe pse ndoshta ta kam ofenduar idhullin tend (naniqken)...

    por sigurisht do ta kuptosh at´her kur te mesohesh me fol (pra kur te rritesh) se duhet respektuar edhe bashkbiseduesit qe jo gjithmone ndajne urrejtjen tende ndaj institucioneve te kosoves dhe njeherit ndaj VOTES SE LIRE TE POPULLIT!!

    shnet

  6. #76
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Askush nuk shpreh mllef ndaj institucioneve dhe votes se lire, por ndaj krimineleve te SIA-s, me seli ne rezidencen e Brahimit ne Velani, qe eshte rrethuar dhe po hetohet nga policia qe disa dite me radhe.

    Gjithmone do te prononcohemi kunder krimit te organizuar qe tani ma ne fund ka nisur te marre goditjen mu ne KOKE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 25-04-2005 më 07:24

  7. #77
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115

    Më duket se...nuk jeni të sinqertë...

    Citim Postuar më parë nga Marinari
    Askush nuk shpreh mllef ndaj institucioneve dhe votes se lire, por ndaj krimineleve te SIA-s, me seli ne rezidencen e Brahimit ne Velani, qe eshte rrethuar dhe po hetohet nga policia qe disa dite me radhe.

    Gjithmone do ta prononcohemi kunder krimit te organizuar qe tani ma ne fund ka nisur te marre goditjen mu ne KOKE.
    Unë për vedi e dënoj shpërthimin dhe pres ta dënojë secili që ka mendje të pastërt dhe paanshmëri ndaj së keqes!Këtu nuk është kanosur "Brahimi" por Kryetari i Kosovës!Ky është një Institucion i Shtetit i cili duhet të mbrohet pa marrë parasysh se cili është Kryetar dhe i cilës parti është ai përson!Vrasja e Kryetarëve të shteteve në çdo vend të botës është treguar më e dëmshme se sa produktive për popullin dhe shtetin.Kryetari që vritet,ai bëhet hero i popullit të tij edhe nëse nuk është treguar fare i vlershëm apo i suksesshëm në punën e tij!
    Vrasja e Kryetarit të një vendi shkakton pastaj shumë vizita dhe ndërhyrje të huaja të padëshirueshme,gjoja për ngushllim,por që kanë qëllime tjera më fatale!...U vie radha dhe mundësia të futen armiqët brenda dhe të kërcejnë dhe vallëzojnë në Darsmën (dhimbjen)tonë pa asnjë droje dhe të na shkaktojnë shpenzimet dhe dëmet më të mëdha...që vetëm të menqurit i dijnë ...etj...

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kjo i bjen kshtu:
    "Per inati t`rés,m`dekt djali"


    Kjo eshte cka po kerkojne ata qe assesi nuk pajtohen me humbjen.
    ps.ademur,per çudi,kesaj radhe u pajtova me mendimin tuej


    T`fala
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Postime
    26
    Qysh more bash kur po vjen Solana ne Kosove, ja po kallen kishat , ja po sulmohet shkijet e tash bash edhe kryetarin e sulmun, qudi e madhe!Dikujt po i duhet ndihma e nderkombetareve per te fituar simpati me meshire,po gjith kungulli mbi uje nuk shkon.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Këshilltari special

    Për më pak se një javë, një institut për hulumtime të opinionit në Bregun e Diellit të Prishtinës bëhet pjesë e rrëfimit të errët për shërbimet sekrete nëpër partitë kosovare. Kush është Ramë Maraj dhe me çka, në të vërtetë, merret Instituti për Hulumtime Strategjike të Opinionit Publik – IHPSO?



    Prishtinë, prill –

    Në lidhje të ngushta me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i emëruar si këshilltar për siguri kombëtare në Presidencë, si dhe në miqësi me Ukë Rugovën, i biri i kryetarit Ibrahim Rugova, Ramë (Fazli) Maraj dhe Instituti për Hulumtime Strategjike të Opinionit Publik (IHPSO), tash e katër vjet rresht ushtron veprimtari ilegale në Kosovë.
    Sot, ekzistojnë dëshmi se nën ombrellën e këtij Instituti, të regjistruar si OJQ, Ramë Maraj dhe bashkëpunëtorët e tij, për disa vite me radhë, kanë krijuar një rrjet agjenture për t’u marrë me përgjime, fotografime, spiunazh, kërcënime, reketim, mbledhje të informatave për shumë persona dhe bashkëpunime me shërbimet e huaja sekrete që operojnë në Kosovë.
    Fillimisht me atë gjerman, Bundesnachrichtendienst - BND.
    Kur bëhet fjalë për situatën e sigurisë në Kosovë, është vështirë të krijohet një pasqyrë e përgjithshme vetëm nga deklaratat zyrtare të përgjegjësve, qoftë nga Shtylla I e UNMIK-ut, qoftë nga KFOR-i.
    Deklaratat e tyre nuk i përgjigjen fare pyetjeve të cilët opinioni kosovar i parashtron për aktet e ndryshme të paligjshme dhe të zhvillimeve në fushën e shërbimeve të informimit, e të cilat gjatë vitit të kaluar kanë qenë të bujshme.
    Veçanërisht, nëse zihen në gojë informatat të cilat shkëmbehen, qoftë nga njësitet e ndryshme brenda policisë, qoftë nga shërbimet sekrete mes vete, apo informatat e ndryshme inteligjente atëherë zyrtarët mbajnë gojën e tyre mbyllur; apo, nga ana tjetër, bëhen kinse asnjëherë nuk kanë dëgjuar për një gjë të tillë.
    Sa herë që pyetet ndonjë zyrtar i policisë, apo i KFOR-it, përgjigja është e njëjtë: “Nuk jemi në dijeni për ekzistimin e ndonjë shërbimi të këtillë ilegal”.
    Deri tash, këtë e kanë pohuar si komandantët e KFOR, zëdhënësit e UNMIK, komisionerët e policisë, strukturat udhëheqëse të SHPK.
    Edhe pse më 4 janar të këtij viti, Momir Stojanoviq, shefi i Agjencisë Informative Ushtarake të Serbisë dhe Malit të Zi ka thënë publikisht se në Kosovë veprojnë agjentë serbë të informimit, një gjë e tillë asnjëherë nuk është qartësuar nga ana e UNMIK-ut apo KFOR-it.

    Mt: IHPSO

    Në Kosovë sipas të dhënave jozyrtare veprojnë diku rreth 32 shërbime sekrete të shteteve të huaja, dhe disa të tjera kosovare të cilat u përkasin partive politike, klaneve të ndryshme apo grupeve të interesit.
    Në këtë mes, përveç të njohurit Shërbim Informativ i Kosovës (SHIK) i cili funksionon po ashtu i regjistruar si një organizatë joqeveritare, paraqitet edhe emri i një personi, ish shef i sigurimit në Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës (1992-1999) të udhëhequr nga Bujar Bukoshi: Ramë Maraj.
    Për opinionin, Maraj është drejtor i Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve, i regjistruar në UNMIK më 4 shkurt 2000, me numër regjistrimi 5200018 -1. IHPSO është i regjistruar si organizatë joqeveritare.
    Por, jozyrtarisht, gjatë kohës janë bërë të njohura edhe veprimtaria e edhe aktivitetet diskrete të Marajt dhe të bashkëpunëtorëve. Sot, dokumenteve skandaloze të cilat janë dorëzuar në UNMIK dhe në polici e etiketojnë atë si shef të një rrjeti sekret, i përfshirë brenda strukturës së shërbimit të ashtuquajtur informativ, Sigurimi i Atdheut.
    Dy vjet më herët, një gjë e tillë ishte pohuar edhe nga David Wentz, polic amerikan, i cili në Kosovë kishte shërbyer zëvendës shef i Njësitit për Krime Serioze për rajonin e Prishtinës. Në një intervistë ekskluzive, Wentz asokohe kishte deklaruar se Ramë Maraj dhe instituti të cilin e drejton paraqet një shërbim sekret i cili merret me shkëmbim të informatave me shërbime të ndryshme jashtë vendit.
    Sipas disa dëshmive, Ramë Maraj shpeshherë ka urdhëruar personelin të cilin e kishte rekrutuar, që të dalë dhe të përcjellë personalitete të ndryshme, zyrtarë, t’i fotografojnë ata dhe që informatat e ngjashme t’i shkëmbejnë me shërbimet e ndryshme që operojnë në Kosovë. Thuhet që përgjime dhe përcjellje ishin bërë edhe për qëllime të shantazhimit të personave të përcjellur apo për t’i diferencuar ata si veprimtarë jobesnik të partisë.
    Pikërisht njëri nga këta bashkëpunëtorë shumëvjeçarë ka pranuar të rrëfejë për veprimtarinë e Ramë Marajt dhe të institutit që udhëheq. Në kushte anonimiteti (emri është i njohur për redaksinë e Expressit), ai ka pranuar të flasë edhe për punët të cilat i kishte kryer me urdhër të shefit.
    Ky burim rrëfenb se si, pas luftës, bashkë me disa kolegë kishte qenë i kontaktuar nga Maraj.
    “Na është prezantuar si Shef i Sigurimit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova - shef i agjencisë së inteligjencës – duke shpjeguar se si agjencia e tij ka përfshirje në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe degët nëpër nivele komunale".
    Sipas tij, Maraj kishte pranuar që ata të rekrutohen, t’i nënshtrohen kurseve të trajnimit për të punuar agjentë në rrjetin agjenturës. Në shërbim të Kosovës.
    "Së pari na ka orientuar në sektorin e ashtuquajtur të ‘terrorizmit’. Aty kemi filluar të punojmë me disa pak kurse trajnimi që na janë bërë. Është ky viti 2000, kur edhe u themelua instituti IHPSO".
    Instituti është i vendosur në lagjen Bregu i Diellit mbi Pallat të Sporteve. Disponon me një auto-park impresiv me rreth 20 vetura, disa prej të cilave janë të blinduara. Një listë të cilën e ka siguruar Expressi, pohohet se në mesin e shfrytëzuesve të këtyre veturave ka edhe policë të ShPK, ministra dhe zyrtarë qeveritarë. Madje, mes tyre mund të gjendet edhe emri i ministrit aktual të Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Haki Shatrit.

    Mt: Maraj, “kiosk i informacioneve”?

    Megjithatë, për disa punëtorë, mes të cilëve ndodhet edhe burimi ynë, puna në IHPSO nuk u kishte dalë ashtu siç e kishin menduar në fillim.
    Sipas tij, pas një viti pune filluan edhe dyshimet ndaj këtij personi. Dyshohej për akte të shantazhit dhe të reketimit ndaj personave zyrtarë – përfshirë këtu edhe disa ish-ministra të LDK në Qeverinë e Kosovës gjatë periudhës së Bajram Rexhepit.
    “Puna, të cilën e kryenin ‘punëtorët’ e Marajt kryesisht përqendrohej në fotografime dhe mbledhje të informatave për persona të caktuar”, shpjegon burimi i Expressit.
    "Jemi marrë me fotografime dhe përcjellje të personave, të cilët ai i ka fiksuar dhe ka pasur qëllim të merret me ta; ka ndodhur që të njëjtit të kërcënohen përmes fotografive që i kishim bërë ".
    Dëshmitari i Expressit, me punë në Presidencë të Kosovës, po ashtu dëshmon për një operacion konkret të cilin e kishin ndërmarrë edhe ndaj Sabri Hamitit, anëtar shumëvjeçar i kryesisë LDK-së, njeri i cili ka edhe lidhje të afërt familjare me Presidentin Rugova.
    “Maraj e kishte urdhëruar fotografimin e Sabri Hamitit. Dyshohet se ai posedon edhe me aparat për përgjim të telefonëve. Në një moment, truprojat e Sabri Hamitit e kishin vërejtur Marajn, duke e kuptuar se çfarë po ndodhte. Aty kishte plasur një konflikt i ashpër me të", tregon ky punëtor i Presidencës, kushëri i Ramë Marajt. Ai edhe vetë kishte qenë i pranishëm në këtë veprim.
    Burime të tjera brenda Institutit pohojnë se kanë qenë të pranishme kur Maraj kishte mbajtur mbledhje të rregullta, çdo javë, me shërbime të ndryshme të zbulimit, përfshirë edhe atë francez.
    “Duke qenë punëtor i atyshëm, kam marrë pjesë në disa nga këto takime. I kam parë me sy të mi. Takimet më së shumti ishin mbajtur në selinë e institutit në Bregun e Diellit, por edhe në lokalet e klinikës Rezonanca dhe në banesën e tij private. Aty ishin shkëmbyer informacione të ndryshme me shërbimet sekrete nga fqinjësia ", pohon burimi i Expressit.
    Punëtorët e institutit nuk kishin pasur qasje në informacionet e shkëmbyera. Por, sipas disa prej tyre, ekzistojnë dyshime të bazuara se informatat e shkëmbyera kishin bërë fjalë për ish-luftëtarët e UÇK.
    Ndërkohë, sipas burimeve brenda policisë së Kosovës rrjeti i Marajt në rajonin e Dukagjinit më së shumti përbëhet nga policë të ShPK-së të cilët punojne paralelisht edhe për IHPSO.
    "Maraj ka qenë dhe mbetet një kiosk i informacioneve. Kush ka dashur ka mundur të vijë e të merr informacione. Edhe me shërbimet e huaja, me ato britanike, franceze, shpeshherë ka marrë para për shkëmbim informatave", tregon ky burim.

    Mt: Edhe policë të SHPK në listë të rrogave të IHPSO

    Nga ana tjetër, ish-polici amerikan nga fillimi i këtij rrëfimi, David Wentz, në intervistën e tij të fundit në Kosovë kishte theksuar se Maraj kishte shkuar aq larg sa që ia kishte dalur që ta dërgojë një person (emri i ditur për redaksinë), për të shkëmbyer informata edhe në Serbi.
    Këtë pohim të Wentzit të dhënë vitin e kaluar e konfirmon edhe vet burimi i Expressit, të cilit i kishte rastisur që të udhëtojë disa herë për në Serbi, për ‘punë zyrtare’ të institutit.
    "Maraj dhe zyra që e drejton është shërbim zbulimi. Mendoj se ai ka lidhje me secilën agjenci të zbulimit që vepron në Kosovë, përfshirë edhe Byroja Kosovare për Krim të Organizuar – KOCB (Kosovo Organized Crime Bureau).
    Ndërkohë, sipas dokumentit 30-faqesh të dorëzuar nga PDK në seli të UNMIK disa ditë më herët, Maraj pohohet të ketë pasur lidhje të ngushta edhe me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, të dy këta policë të vrarë për motive ende të pasqaruara.
    Nga ana tjetër, burimi i Expressit pohon se edhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj kishin punuar paralelisht si policë të SHPK dhe informatorë të Marajt për rajonin e Dukagjinit.
    "Ai dyshohet të ketë mbajtur takim të ndara me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn vetëm një ditë para se të vriteshin në pritë”, pohojnë burime brenda SHPK në Prishtinë.
    Sipas tyre, ai i kishte përdorur ata edhe për furnizim me informacione plotësuese për krime të rënda.
    Madje, një fotografi inkriminuese e një pjesëtari të UÇK ishte gjetur gjatë një bastisjeje të policisë, të udhëhequr nga policët Tolaj dhe Haklaj. Pak ditë më vonë, ajo ishte botuar nëpër mediat serbe.
    Burime të Expressit në polici ritheksojnë se ekzistojnë dyshime të bazuara për veprimtarinë ‘zbuluese’ të Marajt. Mirëpo, nuk ka shpjegime pse deri tash nuk është ndërmarrë gjë.
    Aty, dëgjohen ankesa për suspendimin e dy kolegëve të tyre për afat të pacaktuar. Sipas tyre, ata ishin suspenduar për afat të pacaktuar vetëm pse e kishin marrë në pyetje Avdi Behramin, për të cilin thonë të jetë ndër njerëzit më të afërt të Marajt.
    Suspendimin e policëve e konfirmoi edhe Willi Hayward, Shefi i Njësitit të Standardeve Profesionale të SHPK, i cili kishte kryer supsendimin. Ai nuk deshi të komentojë se për çfarë arsye ose për çfarë kohëzgjatje ishin suspenduar ata.
    Burime nga IHPSO theksojnë se ky rrjet-agjenturë dhe udhëheqësi i saj janë të përfshirë edhe në emërime politike të nivelit më të lartë në Kosovë.
    “Instituti sot vendos njerëzit lojalë nëpër poste ministrore; ai i përdorë, për qëllime të veta, ministrat aktualë, por edhe disa nga ata të mëhershmit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.”
    Sipas tyre, ndërlidhja me ministra është e nevojshme “për marrjen e tenderëve”.
    I pyetur disa herë nga Expressi rreth pohimeve të këtilla mbi IHPSO dhe Marajn, Kai Vitrupp, Komisionier i Policisë së UNMIK, vazhdimisht ka theksuar se një shërbim i tillë nuk ekziston në Kosovë, dhe se, po që se ekziston, duhet të ndalohet menjëherë.
    As Shtylla I e UNMIK nuk është përgjigjur ndonjëherë në pyetjet e Expressit rreth këtyre çështjeve. Ndërkohë, punëtorë të afërt të Marajt vazhdojnë të dëshmojnë se niveli dhe marrëdhëniet me zyrën ku ka punuar ka lënë përshtypjen kinse ky është një shërbim legal i zbulimeve.
    "Policia asnjëherë nuk i ka bastisur zyrat. Niveli i bashkëpunimit ka qenë kierarkik. Saherë që ka ardhur, policia ka shkëmbyer informacione. Policia i ka raportuar Marajt sikurse të kishte qenë vetë Komisioneri", theksojnë burimet e Expressit në Presidencë të Kosovës.

    Mt: I biri i Rugovës, biletë për Presidencë

    ‘De facto’, Maraj udhëheqet Këshilltar Special i Presidentit për Siguri Kombëtare; ‘de iure’ ai nuk ndodhet në listë të rrogave si nëpunës i Presidencës. Në anën tjetër, prezantimi i tij i rëndomtë me njerëz bëhet në cilësinë e ‘Këshilltarit Special të Presidentit të Kosovës’, titull i shkruar në kartë-vizitën e tij.
    Deri tash as nuk është pohuar e as mohuar nëse Maraj vërtet punon si ‘këshilltar special’. Megjithatë, burime të Expressit pohojnë se vetëm ky togfjalësh i mjafton Marajt që të ketë ndikim të madh tek veprimtarët e LDK kudo nëpër Kosovë.
    Të pyetur nëse Presidenti i Kosovës është në dijeni për këto veprimtari të pohuara të Marajt, burimet nga Presidenca theksojnë se Ibrahim Rugova ka të ngjarë të mos dijë gjë.
    “Për Rugovën nuk jam i sigurt, porse e them me siguri se njeri i afërt me Marajn nga shtëpia e Presidentit është i biri i tij, Ukë Rugova”. Sipas tij, “ai ka raporte të afërta dhe është ndër financuesit kryesorë të tij”.
    Pohime të ngjashme – për lidhjet e Ukë Rugovës dhe Ramë Marajt – mund të gjenden edhe brenda dokumentit të PDK të dorëzuar në UNMIK.
    Të bëmat e këtij instituti të udhëhequr nga Ramë Maraj nuk përfundojnë vetëm me ngjarjet e vitit të kaluar. Në raportin e përpiluar nga një hetues ndërkombëtar i UNMIK në kohën kur kishte kontaktuar me IHPSO lidhur me granatën e dorës të hedhur në oborrin e Presidencës vitin e kaluar, Maraj kishte dhënë dëshmi dhe informacione të gabuara.
    Sipas këtij raporti, Maraj në intervistë kishte pohuar se granatën e kishin hedhur persona të cilët në kohën kur kishte ndodhur incidenti nuk kishin qenë fare në Kosovë.
    Çfarë nënkuptohet me IHPSO, marrë parasysh të gjitha këto pohime që shpeshherë shkojnë në shpjegime shumë më të thella – dhe, më neveritëse – e të cilat redaksia e Expressit do t’i botojë pas kompletimit të fakteve? Përse emri i Ramë Marajt paraqitet përnjëherë i ndërlidhur me etiketën e një ‘eminence gri’ brenda Zyrës së Presidentit të Kosovës, i specializuar për veprime prapa skenave politike e policore?
    Përderisa zyrat e institutit të tij ruhen 24 orë nga personeli i tij – ndonjëherë, përfshirë edhe Carabinierët italianë – burime nga Presidenca pohojnë se Maraj, për çdo ‘punë’ të kryer i paguan punëtorët e vet nga 200 euro.

    gazeta ditore EXPRESS
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •