Juria e Nobelit kishte pėrshėndetur nė vitin 1976 mjeshtėrinė e pėrsosur tė pėrmbajtjes dhe formės nė veprėn e tij
Saul Bellow, vdes nobelisti amerikan
Shekulli
AFP-Shkrimtari amerikan Saul Bellow, gjigant i letėrsisė sė shek.XX, por gjithashtu udhėheqės i drejtimit tė shkollės sė romancierėve hebrejo-amerikanė, me humorin brejtės, vdiq dy net mė parė nga shkaqe natyrale, nė shtėpinė e tij nė Bruklin, Masaēusets, me gruan aty pranė, nė moshėn 89-vjeēare. Romancieri i dėshtimit dhe talljes, Saul Bellow, i vlerėsuar me ēmimin Nobel pėr Letėrsi nė 1976, ka ndikuar tek shumė breza shkrimtarėsh amerikanė. I lindur nė Kebek mė 10 qershor 1915 nga prindėr hebrej qė kishin emigruar nga Rusia, Saul Bellow i pėkrundur nga religjioni, pati fėmijėri tė trishtuar. Nisi tė shkruajė nė vitet 40 dhe suksesin e parė e arriti me romanin e vitit 1944 Njeriu pezull, mė pas me Aventurat e Ogi Marēit i cili mori ēmimin letrar Ēmimi Kombėtar i Librit mė 1953. Kėtė do ta ndjekin njė seri romanesh ku konsolidohet arketipi i heronjve tė tij, intelektualė dhe tė persekutuar. Atėherė Bellow imponon stilin e tij: tė shkėlqyer, ironik dhe tejmase tė kėndshėm. Libri i parė mė i shitur daton 1964, Herzog ose autobiografia e njė amerikani neurotik nė vitet 60. I pėrhumbur nga mundimet, i joshur nga gratė qė pėr tė janė po aq enigma, ai pėrfundon duke u pėrkėdhelur nga ēmenduria.
I diplomuar pėr sociologji dhe antropologji nė universitetin e Ēikagos nė 1937, Bellow gjithashtu ka dhėnė mėsime nė Universitetin e Uajkonzinit, si dhe nė Boston nė 1993, dhe ka kryer shėrbimin ushtarak nė Marinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Vepra e Bellow, e cila mėsohet nė universitetet e botės mbarė, merret me problemet e minoritetit ēifuto-amerikan, duke u pėrpjekur tiu qaset pėrmes episodeve komike apo tragjike, shoqėrisė amerikane dhe raporteve burrė-grua. Nė njė nga romanet e tij tė fundit tė vitit 1997, Njė lidhje e vėrtetė, Bellow, qė atėherė ishte profesor nė Boston, kritikonte pa turp cretinus americanus-in dhe orvatej tė tallej me atė korrekt politikisht qė shfryhej tek komplekset amerikane.
Megjithatė, ditėn kur iu akordua Ēmimi Nobel pėr letėrsinė, mė 21 tetor 1976, shkrimtari i njohur nė atė epokė pėr pesimizmin e tij tė zakonshėm, shpalos dyshime pėr krijimtarinė e tij tė ardhshme: Ēmimet Nobel rrallė janė njė gjė e mirė pėr shkrimtarėt. Sinclair Lewis dhe John Steinbeck pasi morėn kėtė ēmim, ishin jo rrallė mė tė matur. Sa pėr Heminguejin, ai reshti sė shkruari,- pat thėnė ai.
Romani i tij i fundit Ravelstein paraqitet si rrėfim ose si biografi, ajo e njė burri tė vjetėr, vitet fundit tė jetės sė tė cilit rrėfehen nga njė prej miqve tė tij mė tė mirė, njė hebre pasaardhės i njė familjeje tė vjetėr evropiane. Kritika ka parė kėtu njė lloj dublimi tė autorit vetė. Juria e Nobelit kishte pėrshėndetur nė 1976 mjeshtėrinė e pėrsosur tė pėrmbajtjeve dhe formės nė veprėn e tij, duke vlerėsuar nė veēanti se romani i vitit 1956 Dita e gjashtėmbėdhjetė ishte njė nga klasikėt e epokės. Saul Bellow kishte tre djem dhe shumė nipėr. Kishte dhe njė vajzė, Naomi, e lindur mė 1999 nga gruaja e tij e pestė, kur ai ishte 84 vjeē.
07/04/2005
Krijoni Kontakt