Darka e fundit nė dėshirore
Shpėtim Kelmendi
Mbarofsh sa ma parė ti shujtė a shajni e darkės sė fundit qarkue prej emocionesh qė ushqehen me mishin dhe gjakun tim, e pėrfundofsha mandej nė zguerin e nji kohe tė panjoftun ku gjanat janė vetėm fillime tė pacėnueme prej vullnetit a guximit. U shpėrbaftė kjo natė e pasosun e u zgjofsha prej gjumi pėr tė vėrejtė pėrtej xhamave mjegullorė tė ditės sė re hijen tande qė pėrpiqet tė mė buzėqeshė si dikur, por mos u rikthefsha kurrma nė dikur, nė kėtė periferi tė vogėl ku asht vėshtirė me e kapė dallimin mes lėvizjes sė ndjenjave dhe trafikut gulēues tė jetės qė kullon si jargė rrugėve nėpėr tė cilat kaloje. Besofsh ma nė fund se ndjesitė tona janė organizma mė vete dhe kanė jetėt e tyne tė pamvaruna prej anktheve e dėshirave ēastnore, pafsha siluetėn tande nė kalim dhe mendofsha se asht fjala pėr nji prej fytyrave tė zakonshme qė popullojnė kėtė sferė kozmike tė randuem prej kutėrbimit e pisllėkut. Kėrkofsha nė fizonominė tande tipare tė njoftuna nji herė e nji kohė- e ani, mė sėmboftė zemra e edhe gjunjtė m?u dridhshin prej ringjalljes vetėtuese tė regėtimave tė dikurshme, por gjetsha ngushėllim nė idenė se, e pame pėrshqitazi, ēdo fytyrė e kėsaj bote na kujton doemos dikė qė do ta kemi takue nė ndonji premje tjetėr kohore apo nė nji tjetėr jetė. Mė ndjektė vėshtrimi yt i mirė derisa tė shndėrrohem nė njė gjasend tė vockėl nė fund tė rrugės e t?u krijoftė pėrshtypja se rruga ku tkurrem pėrherė e ma tepėr i ngjan njė fjalie tė shkrueme me gjakim, ndėrsa unė thjesht pikės nė fund tė saj. Mos e marrsh me vete imazhin tim tė plasaritun nėpėr tanato beteja pambarim tė jetės, por nė gabofsh me e shtėrngue sėrish nė gji, mos ta randoftė atė zemrėn tande tė ngrohtė pulsin e sė cilės ende e kam nė gjoksin tim si dhembje e pashėrueshme qė ma pėrtyp ambėlsisht shpirtin. Andėrrofsh me u rikthye buzė atij pėrroit tė skajuem ku shungullonin ujėrat e emocioneve tė mia tė shkaktueme nga prania jote dhe gjetsh vetėm kufoma oshėtimash qė s?kanė me tė kujtua asfare atė qė ti ishe dikur nė festėn e harlisun tė zemrės, prejse toka e fortė e sė sotmes sate ka me tė qortue pėr rravgimet iluzore tė ndjesive tė dikurshme. Gapėrrofsha sytė mbi honet e mjegullueme tė kujtimit tand, por mos e dallofsha kurrė monopatin vezullues tė andjes qė njiherė e nji kohė mė sillte tek ti e mė bante me mendue se rrotull meje Zoti kishte zbulue bujarisht me mijėra mistere tė vockla pėr tė cilat mė kot njerėzimi kishte shtrydhė mendjen tash mijėra vjet. Mos u pėrpjeksha kurrma me mbruejtė nji botė krejt timen ku ti nuk je, por vizatofsha ambėlsisht e pa angėshti njė planet tė ri ku edhe ti ke vendin tand, por si ēdo tjetėr njeri i kėsaj bote qė nuk asht mėsue me ecė mbi dhimbjen e tė tjerėve! Mė kumboftė nė kujtesė muzika e hapave tė tu qė mė bante me u ndi udhėtar qiejsh tė rinj farkėtue prej dashunie, por qėndrofsha i paprekun prej sėmundjes sė lumtun tė joneve tė saj dhe e ndigjofsha si ēdo tjetėr muzikė qė tė nxit me besue se diku rrotull jeta ende vazhdon. E ndjefsha sėrish lėkurėn e butė tė duarve tua tė vogla qė pėrhumben nė tė miat, por ngulmofsha se jam nė nji andėrr gjurmėt e sė cilės do fshihen saora prej rrezeve tė ditės sė re apo tingujve tė jetės qė lajmėrojnė agime premtimesh tė reja, a-gi-me prem-ti-mesh tė re-ja! Apo vdekjesh tė reja. E dėshirofsha gjithmonė zanin tand ledhatar qė ma drithėronte trupin e qėnien, dhe mendofsha se asht nji nga ato zane qė Zoti i mirė ka pėrhapė pėrmbi botė pėr tė mveshė me kuptim hapsinat e zbrazta tė zemrave njerėzore, anipse nuk ka me qenė ma fjala pėr zemrėn time, zhvendosė tashma prej stuhisė sė largimit tand. I ndjefsha pėrmbi vete vėshtrimet vezullore tė bufave shndėrrue tashma nė ngėrdheshje ironike, qė me siguri do mė rrėfejnė historinė e kalimit tand tė shpejtė mbi relievet e topituna tė harmonisė iluzore, u ngazėllefsha pėr do ēaste me format e pranisė sė kahershme qė m?i kanė pushtue tana skutat e mendimeve ma tė fshehta pėr t?u mbjellė nė to si pasiguri tė ambla, drithėrofsha nė kundėrmimin e ftohtė tė trandafilit shtėrngator qė asht mungesa jote dhe nxitofsha me u rikthye nė tė sotme ku kuptimi i jetės asht gurgullimė e njė rrėkeje tė padukshme qė mbase pėrvidhet nėn gjethet e verdha tė ndonji vjeshte grahmuese a vėmendjes sime qė hiqet osh kah pranverat e trillueme. E ndjefsha dhe e bekofsha pafundėsisht tėrsėllimėn e asaj porte kohore qė u mbyll tue mbajtė peng njerin prej nesh, por mė sėmboftė edhe dhimbja qė pasoi e pikėloftė tanė jetėn prej kėtij tavani tė plasaritun qė asht vetmia ime, prejse kjo nė fund tė fundit asht njė nga mėnyrat e pohimit tė jetės. E shtėrngofsha me mallėngjim nė zemėr ditėn kur tė pashė rastėsisht nė rrugė e nėn nėn nji qiell tė ndrojtun vėmendjeje ku llamburiti dielli i pranisė sate tė trishtueme, por dhe dridhjet e trupit, ortiqet e heshtun tė ngashėrimave, qė s?di si munda t?i mposht pėr tė mos ra sėrish nė gjunjėt e tu tė adhuruem ku jeta ime kishte me qenė prapėseprapė ma e mbrojtun sesa prej kėsaj tollovie budallaqe emocionesh tė stisuna pėrreth rravgimesh tė dėshpėrueme mbi tokė. U ngashnjefsha jetėsisht prej ishujve tė dritės qė krijove mbi detin tim tė errėt, dhe lundrofsha drejt tyne tanė pjesėn e mbetun tė jetės sime. U mbėshtjellshin kutullaē e grahmofshin pėrherė nėn kambėt e tua tanė gjarpėrinjtė e rrugėve tė mia qė enden pėr me pėrhapė shpirtin tim nėpėr hapsinė. Vezullofsh nė kujtesė ti ēast i mirė qė sėrish mė solle afėr frymėmarrjen e saj tė ankthshme e duart e vogla qė mbartnin dikur jetėn time, ani pse nė qiellin e vėshtrimit ende i pluskonin do re tė largėta dhe rrotull ndjehej aroma e mirė e njė kohe qė mė kot rreh tė kthehet. Tė dashunofsha tanė jetėn time i kredhun nė heshtje apo nė zhurma tjera tė kėsaj jete tė pakuptimtė, po prapėseprapė u zhvendossha larg, po larg prej rrugėve ku rastėsitė kryqėzohen pėr tė krijue qoftė dhe nė mėnyrė irreale format e ambla tė portretit tand. Rrėshqitsh atėherė butėsisht nė ndonjenėn prej atyne plasaritjeve tė kėtij truelli kohor ku mjerisht gremisen tana gjanat e mira tė kėsaj bote, e ku ujqit e ūntė tė kujtesės sime nuk kanė me tė gjetė kurrė por thjesht kanė me nuhatė dėshpėrimisht nėpėr ajėr aromėn e mirė tė kurmit tand tė largėt. Apo fluturofsh. Fluturofsh ma mirė nėpėr qiej tė tjerė ku vėshtrimi im s?tė gjen, sepse ti dhemb Grua, dhemb si njė pemė e blerueme mes shkretinės a peisazhit tė rrėnuem nga stuhia, si njė korridor i heshtun qė pėrtyp nė vetmi hapa qė s?rikthehen ma kurrė, si kjo letėr e bardhė qė po llangoset kotmėkot nė pėrpjekjet pėr me shndėrrue nė fjalė psherėtima a ndjesi hyjnore, si borė e bardhė qė mbulon bujarisht llomėshtinė e qorrsokaqeve tė instinkteve, si dielli i kujtimeve qė shfaqet e zhduket mes reve tė palame tė kėtij dimri vetmie pa mbarim? U rrėnofsh ti krenari e verbėr qė mė pengove t?i shkoja deri nė fund monopatit tė ndjesive tė fshehta e tė thella, ēka se ajo silueta e dridhshme qė ende feks atje tej mundet me qenė fundi i kėsaj agonie pikėlluese apo fundi im, dhe u shofshi ju shushurima t? ambla ujnash qė mė ēonit dikur nėpėr do limane galdues gjestesh tė dashtun njerėzorė, tė cilėt pluskojnė tashmė dallgėve tė horizontit si peshq tė ngordhun. E prājshi ju dėrdėllitje tė pareshtuna mendimesh e ankthesh e shpresash, qė nėn muzikėn e squllun tė shirave shoqėroni kėtė qivur kujtimesh tė dashtuna drejt varrezės sė gjanė kohore. U mbėshtjellsha me diellin e ngrohtė tė sė mėrkurės qė u shfaq pėr me i ndriēue edhe nji herė ato luadhe tė largėta kujtimesh ku ende bleron fshehtazi bari i dashunisė, dhe e marrsha me vete puhinė e ngrohtė tė frymėmarrjes sate qė rastėsisht, krejt rastėsisht m?i fshikulloi kuajt e pėrgjumun tė gjakut tue i nxitė kėsisoj nė galopim tė ēmendun pėrmes njė fushe tė panjohun mjegullore. E ti mė dėbofsh, mė shtyfsh matanė sinorėve tė kujtesės sate, qė tė mundesh me u prehė qetėsisht nėpėr hapsina ku unė mungoj, sepse ende mė shporon dhimbja jote, ende pikėllohem kur vėrej se dallėndyshet e vėshtrimeve tua fluturojnė ultazi dhe ndjellin mot tė trazuem e largėsi tė ftohta horizontesh. I ndjefsh nėpėr terrin e kohnave tė reja duert e mia tė verbėra qė kėrkojnė tuat, por u shmangsh prej tyre si nji drenushė e trembun dhe u mundofsh me e bindė veten se mjafton tė shtysh portėn ma tė afėrt e mundesh me u hedhė saora matanė andrrės apo matanė kurtheve tė shqisave qė ngrehen vetvetiu prej thirrjeve tė dėshpėrueme tė zemrės. Kangėzoftė ai zani yt i ambėl e fėrgėllues por dhe kumbim i hapave qė tė ēojnė nėpėr rrugė tė tjera, e ledhatofshin nėmostjetėr hijen time qė endet pėrreth teje e pėrpiqet me tė kujtue se qėnia ime asht hallakatė tejendanė kėsaj bote tė vockėl pėr tė qenė kudo e askund. Vijofsha me u ndodhė rastėsisht para pasqyrės dhe si pėrherė, mė ndodhtė qė tė shoh nė tė jo fytyrėn time t?arratisun prej dhimbjes, por tanden, tanden qė ka mbetė e ndryme ne kornizėn e nji buzėqeshjeje tė pėrjetshme. Mbarofsh pra sa ma parė ti shujtė a shajni e darkės sė fundit qarkue prej emocionesh qė ushqehen me mishin dhe gjakun tim, dhe ia behshin sėrish njėra mbas tjetrės ato karrot ngjyrėtrandafili t? agimeve tė dikurshme qė mė ēilembyll sytė mė ēonin larg, larg, ku fjala nuk mbėrrin, nė nji botė parajsore qė mėkohet prej regėtimave tė zemrės sate.
Marre nga revista "Milosao",
P.S Ne nje shkrim t eperkthyer nga Shpetim KELMENDI Sokoli me beri verejtje pse nuk sjell dicka nga Krijimtaria e tij. Keshtu qe besoj me kete proze poetike kam sjelle dicka shume t ebukur nga universi i tij.![]()
Krijoni Kontakt