Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Pėrgjimet telekomunikative, tani edhe nga Policia e Shtetit.

    ALBANA LIKA
    16/02/2008 Demokristianėt votojnė kundėr, republikanėt abstenojnė

    Komisioni pėr Sigurinė Kombėtare, me votat e mazhorancės, ka miratuar dje ndryshimet nė ligjin “Pėr pėrgjimet Telekomunikative”, duke i hapur dritėn jeshile pėrgjimit nga sektori i Policisė sė Shtetit. Komisioni ka dėgjuar me dyer tė mbyllura arsyetimet e ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani, dhe mė pas ka vendosur miratimin e projektit. Nė diskutimet e djeshme ėshtė vėnė re mungesa e deputetėve tė opozitės. I pranishėm nė mbledhjen e djeshme ka qenė vetėm deputeti i Aleancės Demokratike, Pirro Lutaj.

    Votimi

    Me pesė votat e deputetėve tė Partisė Demokratike, dy votat kundėr tė aleancistit Lutaj dhe reformatorit Jak Ndokaj, si dhe votėn abstenim tė republikanit Artur Hasanbelliu, komisioni ka kaluar pėr miratim nė seancėn plenare projektligjin e shumėdebatuar pėr pėrgjimet. Fillimisht deputetėt janė njohur me argumentet e numrit njė tė Ministrisė sė Brendshme, Nishanit. Sipas burimeve, ai ka qetėsuar deputetėt kundėr projektit, duke u thėnė atyre se institucioni i tij nuk ka lidhje me ndryshimet nė fjalė, por vetėm Policia e Shtetit. Mirėpo deputeti Lutaj, aspak i bindur pas fjalės sė ministrit, ka kėmbėngulur nė faktin se projekti ėshtė nė kundėrshtim me Kodin e procedurės Penale dhe me ligjin pėr Policinė e Shtetit. Sipas tij, tė drejtėn pėr tė kėrkuar tek prokuroria leje pėr pėrgjim, nuk e kanė mė titullarėt mė tė lartė tė institucioneve, por edhe titullarėt nė rang drejtorėsh. Kjo sipas tij, rrit mundėsitė e abuzivizmit dhe shkeljes sė tė drejtave tė njeriut. Ndėrsa deputeti i PDK-sė, Jak Ndokaj, ka kėmbėngulur nė kėrkesėn e rij pėr shtyrjen e miratimit tė projektit deri nė pėrfundimin e punės sė komisionit hetimor tė kryesuar prej tij, “Pėr pėrgjimet e paligjshme telefonike”. Projekti i miratuar dje nga komisioni parlamentar pėr Sigurinė, ėshtė parashikuar tė diskutohet nė seancėn parlamentare tė sė hėnės.

    Projekti

    Sipas ndryshimeve, pėrgjimet qė do tė kryhen pėr llogari tė Policisė sė Shtetit dhe tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, nuk do tė kryhen mė nga SHISH-i, por nga nė seksion i veēantė brenda kėtij institucioni. Proceset teknike tė pėrgjimit tė komunikimeve nėpėrmjet pajisjeve tė telekomunikacioni, realizohen deri mė 1 mars 2008, nga prokurori ose oficeri i Policisė Gjyqėsore, nė sektorin e pėrgjimeve nė SHISH. Pikėrisht ligjėrimi i SHKB-sė pėr tė pėrgjuar, ka shqetėsuar edhe deputetėt. Aktualisht, sipas ligjit, pėrmes tė cilit funksionon SHKB-ja, ky i fundit ka tė drejtė tė pėrgjojė punonjėsit e vet. Me miratimin e draftit “Pėr pėrgjimet telekomunikative”, lind domosdoshmėria e ndryshimit edhe tė ligjit pėr SHKB-nė.

    Seancat dėgjimore

    Komisioni pėr Sigurinė Kombėtare, gjatė kėsaj jave, thirri pėr tė dėgjuar lidhur me vėrejtjet dhe sugjerimet mbi kėtė projektligj tė gjitha palėt e interesuara, qė nga pėrfaqėsuesi i Prokurorisė, Ministrin e Transporteve, kreun e SHISH-it dhe ministrin e Brendshėm.

    Afati i diskutimit

    Kuvendi futi nė procedurat parlamentare miratimin e projektit para dy javėsh, ndonėse Konferenca e Kryetarėve kishte miratuar rendin e punimeve tė Kuvendit. Tė katėr seancat e komisionit tė Sigurisė, tė mbledhura posaēėrisht pėr kėtė projekt, u mbyllėn brenda njė jave.

    Gazeta "Metropol"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ne kushedi e kemi dhe ne dhomen e gjumit ndonje cimke pale telefonat.

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    SHISH kėrkon afate ligjore pėr asgjėsimin e sekreteve

    ALBANA LIKA

    Shėrbimi sekret paraqet opsionet e tij pėr p/ligjin “Pėr pėrgjimet telekomunikative”

    Drejtori i Shėrbimit Informativ Shqiptar, Bahri Shaqiri, i ka kėrkuar legjislativit realizimin e nismave ligjore qė lidhen me administrimin e arkivave tė institucionit qė ai drejton. Shaqiri, sė bashku me zėvendėsin e tij, Ylli Alushi, dhe pėrfaqėsuesin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Thoma Jano, kanė diskutuar me anėtarėt e komisionit parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare, mbi projektligjin mė tė fundit tė qeverisė “Pėr pėrgjimet telekomunikative”.

    Mbledhja

    Nė mbledhjen me dyer tė mbyllura tė komisionit, kreu i SHISH-it, sipas burimeve, ka shprehur shqetėsimin e tij mbi ligjin qė parashikon krijimin e njė sesioni pėr pėrgjimet edhe nė Policinė e Shtetit, pėrkrah SHISH-it. Nė mėnyrė tė veēantė, ai ka parashtruar shqetėsimin pėr mospėrfshirjen nė projekt tė disa propozimeve qė SHISH-i ka bėrė lidhur me administrimin e dokumenteve tė cilėsuara si sekrete. Sipas tė njėjtave burime, kėrkesa e Shaqirit konsistonte nė pėrcaktimin me ligj tė disa afateve qė lidhen me ruajtjen dhe asgjėsimin e tyre. Kėrkesa e SHISH-it vjen pas kėrkesės sė prokurorisė pėr ndarjen e sistemit ekzistues tė pėrgjimeve tė telekomunikacioneve nė dy sisteme qė komandohen nga e njėjta bėrthamė. Mėsohet se gjatė mbledhjes, drejtues tė SHISH-it kanė sqaruar edhe bashkėpunimin e deritanishėm mes kėtij institucioni dhe policisė, duke iu pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė interesimit tė veēantė tė deputetėve nė lidhje me pėrgjimet. Pėrfaqėsuesi i opozitės, Pirro Lutaj, gjatė njė prononcimi pėr mediat, vlerėsoi se projekti i qeverisė pėr pėrgjimet bie nė kundėrshtim me Kodin e Procedurės Penale dhe me ligjin pėr Policinė e Shtetit. Komisioni parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare do tė vijojė edhe nesėr seancė sqaruese pėr ligjin pėr pėrgjimet, nė prezencė tė ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani dhe pėrfaqėsuesit tė Prokurorisė, Thoma Jano.

    Vendimi

    Nė fund tė muajit janar, qeveria shqiptare ka miratuar kriteret dhe procedurat qė do tė ndiqen pėr asgjėsimin e informacionit tė cilėsuar “Sekret shtetėror”. Pėr kėtė, sipas vendimit, parashikohet krijimi dhe funksionimi e njė komisioni pėr shqyrtimin e informacionit tė klasifikuar si sekret shtetėror, nė institucionet qė prodhojnė dhe administrojnė njė informacion tė tillė. Komisioni krijohet nga titullari i institucionit, i cili ėshtė edhe kryetari i tij, dhe ka nė zotėrim informacionin e klasifikuar. Komisioni ka tė drejtė tė vendosė pėr asgjėsimin e informacionit, kur ky informacion nuk ka vlerė pėr ruajtje tė mėtejshme, me pėrjashtim tė rasteve kur informacionet bėjnė fjalė pėr persona fizikė, juridikė, privatė apo publikė. Koha e ruajtjes sė informacionit, sipas kategorive pėr nivelin “tepėr sekret” ėshtė 10 vjet, “sekret” 5 vjet, “konfidencial” 3 vjet dhe “i kufizuar” ėshtė 1 vit.

    Gazeta "Metropol"
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lufta e pergjimit dhe teknologjia e zhvillimit


    Nga viti i ardhshėm nė Gjermani do tė ruhen pėr gjashtė muaj me radhė tė dhėnat e atyre qė telefonojnė, pėrdorin internetin, dėrgojnė e-maile apo sms. Bundestagu pritet ta miratojė ligjin pėrkatės kėtė javė. Frank Ulrih Montgomeri (Frank Ulrich Montgomery), mjek dhe kryetar i shoqatės sė mjekėve "Marburger Bund" i referohet mjekut tė Greqisė sė Vjetėr Hipokratit, qė konsiderohet si themeluesi i mjekėsisė si shkencė, kur ėshtė fjala pėr raportim mes mjekut dhe pacientit. Qė pėrpara 2500 vjetėsh ai e quante si parim tė vetkuptueshėm tė punės sė mjekut, atė qė kėrkojnė sot mjekėt dhe pėrfaqėsuesit e disa profesioneve tė tjera qė kanė tė bėjnė me besimin e njerzve, pra juristėt dhe gazetarėt: „Ne mjekėt jetojmė prej besimit qė kanė pacientėt pėr tė na treguar gjithēka qė ka tė bėjė me shėndetin dhe sėmundjet e tyre. Kjo e drejtė u takon edhe tė burgosurve, edhe atyre qė konsiderohen si tė dyshuar. Kjo bėn pjesė nė tė drejtat themelore tė njeriut dhe nuk mund tė kufizohet prej askujt.“ Me kritikėn e Montgomerit bashkohen edhe tė tjerė, qė mendojnė se miratimi i ligjit pėr regjistrimin dhe arkivimin e tė dhėnave tė telekomunicionit pėrbėn njė kufzim tė veprimtarisė sė tyre.

    Megjithatė miratimi i kėtij ligji mund tė konsiderohet si i sigurt pėr shkak tė shumicės sė votave qė kanė nė parlament CDU dhe SPD. Ministrija e drejtėsisė, Brigite Cypris Brigitte Zypries (SPD), mendon se kritikat nuk janė tė justifikuara. Sipas saj Gjermania zbaton nė kėtė mes njė direktivė tė BE-sė dhe arkivimi ka tė bėjė jo me pėrmbajtjen e bisedave apo tė e-maileve, por vetėm me tė dhėnat e atyre qė komunikojnė. Sipas saj kompetencėn pėr pėrgjimin e plotė e kanė gjykatat: „Kjo do tė thotė se vendimin nėse vėrtet do tė pėrgjohen telefonat apo lidhjet e internetit duhet ta marrė pėr ēdo rast tė veēantė gjykata.“ - thekson Zypries. Deputetėt dhe priftėrinjtė pėrjashtohen nga ky ligj. Nė ndryshim nga ai i gazetarėve, mjekėve apo avokatėve komunikimi elektronik i tyre mbetet pėr prokurorinė tabu. Partitė opozitare nė parlamentin gjerman, liberalėt, tė majtėt dhe ekologjistėt, janė kundėr miratimit tė kėtij ligji. Sipas tyre pas miratimit tė tij do tė pasojė ligjit tjetėr, i cili sipas modelit amerikan do tė lejojė qė pėr 13 vjet me radhė tė depozitohen 19 tė dhėna personale tė pasagjerėve tė avionėve.

    Nė Gjermani ėshtė tashmė realitet pajisja e pasaportave me shenjat e dy gishtrinjve si dhe tė dhėna biometrike. Njė grup aktivistėsh pėr tė drejtat e njeriut kanė vendosur qė nė rast se ligji, sikurse edhe pritet, do tė miratohet, do tė ngrenė padijė nė Gjykatėn Kushtetuese Gjermane. Kryetari i shoqatės sė avokatėve gjermanė, Hartmut Kilger thekson: „Natyrisht qė ky ligj do tė pėrfundojė nė Gjykatėn Kushtetuse.“ Nė vitin 2003 kjo gjykatė e kishte konsideruar mbledhjen e tė dhėnave tė telekomunikacionit si shkelje tė rėndė tė ligjit pėr ruajtjen e fshehtėsisė sė tyre. Nė lidhje me kėtė ēėshtje pritet tė marrė njė vendim edhe Gjykata Evropiane. Irlanda ka ngritur padijė nė kėtė gjykatė kundėr direktivės sė BE-sė pėr depozitimin e tė dhėnave tė telekomunikacionit.


    Marre nga: Gazeta Start
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  2. Trafiku i droges, shkarkohet oficeri i Rinasit
    Nga [Perla] nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 09:08
  3. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  4. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 12:47
  5. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •