Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Tungi RTP,

    Ah bre RTP po qfar randsie ka refuzimi i kerkeses, ma i rendesishem eshte kerkesa e tadiqit
    kerkesa e tadiqit ben te paraqitet sepse nje shka ia ka ber Rugoves dhe per ket ka randesi, nese Rugova i ka than shkaut jo ateher nuk esht me rendese ,.
    Edhe te lutem po qfar randesie ka pavarsia e kosoves per RTS kurqfare, mefalni mendova per RTK.

    A ju kujtohen fundi i viteve 80 dhe fillimi i te 90 i TV Beogradit
    Ma mir neser se dje

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Nuk ka bo mire z.Rugova ...

    Pak mirkuptim per RTK-en o i nderuemi Rryma

    Duhesh me kuptue situaten pak,te lutem,nuk ka bo mire
    z.Rugova qe e ka refuzu thirrjen e Tadiqit:

    I ka prek n`zemer aa,n`daq dije ,n`daq jo.
    Nuk e kane prit z.Rugova me ua ba kete t`zeze,me i lendue kaq thelle.

    Shih,ndoshta i kish zbute zemrat e tyne sikur t`kish thane,ani bre Tadiq,flasim,pse jo.Kujt o Tadiq po ki merak me ja da Kosoven?A pe don ti kit hise,e qikjo m`bjen mue,apo shtyje pak lapsin,qe pi mshojna qitu vi,edhe qitu...ha,a po t`doket mit Tadiq?

    Qa po thue?


    Respekt
    rtp-ja


    ps.Ah Vuqiterna,Vuqiterna...fort kane zane me m`pilqye
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 14-04-2005 më 07:55
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Arrow Per AntiKombetaret Po folmi breh..

    Citim Postuar më parë nga RRyma
    Mendoj se eshte nje teme qe munde te diskutohet
    Um dhimen kto shkronja me folen per kete RTK.

    Po kshire pash 1 zot , Presidenti u taku sdi me ke dreq ishte ai , Kur e kam pa gati ne fund te lajmeve e qiti..
    A ma mire me qit , U RENOVUA NI RRUG NE PRISHTIN E U SHTRU ME 9 CENTIMETRA OSFALLT Ne kete rast moren pjes Z Thaqi dhe hodhi 1 Kaci Osfallt ne rrug per me shku ma mar kishe... , a ma mire me qiten Presidenti Ibrahim Rugova u takua sot me X Personin.. ne lajm te pare.. A OSFALLTIN 9 Centimetra..

    Po edhe tjetera rral her thojn Presidenti Dr Ibrahim Rugova..

    Jan msu me i thirr ata shefat e vet , Z Thaqi Z Haliti Z Krasniqi

    Me ardhen naj njo prej atynve qe i permenda 1 jav perpara , kan me dal me hap gojen , qe po vjen ne Studio dhe shit mend Njeri Numer 1 ne Kosov Jakup Krasniqi , E HAJDE E MOS BO VETVRASJE..

    Edhe tjetera , Adelina Ismajlin Nuk e qesin e ne TV..

    Kengetarja numer 1 ne Kosov ADELINA ISMAJLI , ne RTK ska shonc me dal.

    Arsyea ( Vec Zoti e Din)

    Tanaj Gazetart krejt Miss-a e Mistera i ka , me ra SHI ska shonc me dal prej Kerrit se po i batisen kepucet , I thirr Ata qe kalojn rruges prej Dritares i thot A po vjen me dhanen 1 Intervist..

    Shum Interesant jan kto

    MORE SPO ME INTERESON SE CKA PO BOJN AMO POM DHIMEN QATO 3 EURO N'MUJT QE PO I JIPSHMI PER RTK

    Gjith te mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 14-04-2005 më 08:00
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #24
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga StterollA
    Rradhit arsyet pse tani..
    Ti rradhit tezja arsyet :
    Ne menyre te dukshme perkrah opoziten .
    Kur ka informacione nga presidenca u jep shume pak hapesire kurse kur opzitaret shkojne ne treg per fushaten elektorale u jep nje ore .
    Ka te shumten e kohes emisone informative dhe shume pak emisiopne qe kane te bejne me rinine dhe dukimin e tyre .
    Une mendoj se ai eshte televizion i pleqeve !!!
    ArsGothicë

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Valla teze e ke knaqe!

    Fol ma shpeshe se t`paska hije
    Edhe,mos e le pa u dok n`forum qishtu,kanihere....




  6. #26
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    RTK-JA, PREFERON MILTANTIZMIN KOMUNIST




    --------------------------------------------------------------------------------

    20 mars 2004 / TN

    Valmir KOSOVA


    Bilanci tragjik i dhunës qytetare në Kosovë, që u përshkallëzua me datën 17 dhe 18 mars 2004, nga Radiotelevizioni ? Publik? i Kosovës (RTK), u përcoll me filmin komunist ? Nusja dhe shtetrrethimi?, prodhim i Kinostudios ?Shqipëria e re? në kohën e diktatorit komunist Enver Hoxha.

    Dhuna në Kosovë shqetsoi botën dhe të gjithë mendjet e demokracisë qytetare, Këshillin e Sigurimit dhe të gjitha shtetet aleate dhe mike të shqiptarëve dhe sidomos Amerikën. Por RTK-ja, më 19 mars pas orës 18.00 emitoi filmin komunist ?

    Nusja dhe shtetrrethimi?, ku partizënet me yllin pesëcepësh ngadhnjyen nga forcat gjermane, thuaja se edhe tani KFOR-i në Kosovë ka rolin e kohës së triumfit komunist. Trupat paqëruajtse në Kosovë nuk duhet luftuar, nuk duhet lënduar e aq më pak nuk duhet vrarë siç na porositë filmi i emituar nga RTK-ja ? publike?.

    Filmi komunist i emituar nga RTK-ja është dhunë publike, është një thirrje për dhunë publike, është thirrje kundër demokracisë së brisht kosovare. Filmi komunist dhe ylli pesëcepësh janë simbol i gjakut dhe dhunës qytetare, dhe RTK bilancin tragjik e përcolli pikërisht me një militantizëm komunist në
    të cilin u vranë ushtarët gjerman, ngadhnjyen komunistët dhe grupet militante të cilat ia dhan malit.

    Mesazhi i filmit porosit për një vazhdimësi të dhunës kundër trupave ndërkombëtare në Kosovë dhe emitimi i atij filmi ende pa u pastruar gjaku nëpër rrugët e Kosovës shpjegon qart se dikush në RTK e pëlqen dhunën që ndodhi në Kosovë, dëshiron konflikt të permasave tragjike me ushtrinë ndërkombtare, bashkësinë ndërkombëtare dhe me aleatët e Kosovës.

    Emitimi i një filmi komunist në rrethanat e tanishme flet qart se Shërbimi Informativ Serb i ka futur rrënjet thell edhe në RTK, dhe nëpër shumë institucione të tjera informative në Kosovës. RTK nuk ka gjetur një emision që ulë gjakrat, që fton paqe dhe qetsi, por ajo gjeti një filëm ku ka krisma, ku derdhet gjak dhe ku vriten ushtarët dhe ku ngadhnjejn komunistët mbi ato forca demokratike që kanë përfshirë planetin.

    Me këtë filëm ajo fton për t’u ndezur gjakrat dhe ftoi grupet militante për të vazhduar dhunën në Kosovë, kundër vet shqiptarëve, kundër Institucioneve Shtetrore të Kosovës dhe më në fund edhe kundër Bashkësisë Ndërkombëtare.

    Emitimi i një filmi me përmbajtje dhe tematik krimi një ditë pas bilancit tragjik që ndodhi në Kosovë dhe i emituar nga RTK që çirret 100% i Kosovës shpjegon se kjo politikë është 100% kundër Kosovës dhe pavarsisë së saj sepse filmi ?Nusja dhe shtetrrethimi? është filëm që i ka humbur aktualiteti edhe në vendin ku është prodhuar.

    Tani çfarë do të deklaroj stafi drejtues i RTK-së në krye me komunistëtë e linjës projugosllave të cilët sikur nga qielli u instaluan në këtë medium të rëndsishëm informativ
    Ndryshuar për herë të fundit nga RRyma : 14-04-2005 më 19:14
    Ma mir neser se dje

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Megi1
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Postime
    7
    Gazeta Java

    RTK dhe TOP SHOP – ollamaz!

    Nga Migjen Kelmendi


    Po bahen 6 vjet qe kam dhanë dorëheqje në RTK, me përgjegjësinë qytetare për ta alarmue opinionin se krejt projekti për nji servis publik, që asokohe u quejt Radio Televizioni i Kosovës – asht i nisun mbrapsht!

    Sot, 6 vjet ma vonë, çka përfitoi shoqnia kosovare nga kjo dhuratë europiane?

    Nji drejtor të korruptuem e të diskredituem si menaxher, si qytetar, si profesionist, i cili ka me u mbajt mend me SMSat e tij dërgue në telefonat e Ramush Haradinajt ku ai ofrohet, përgojon, shtinë dhe sillet si nji çikë e keqe shtise e klasës fillore tue folë për kolegë dhe njerëz publik (“…ky ta ka inati…ky ka folë kështu për ty…kur po na vjen në RTK…”). Këta SMSa të Zatriqit ka një kohë të gjatë që janë pjesë e muhabeteve tallëse e zhvleftësuese për këtë drejtor. Ka me u mbajt në mend mahia e tij me vetveten: une u tutsha mos po më vrasin, e këta më banë drejtor.



    Andaj, nuk asht çashtja a duhet a jo me pague kontributin qytetar prej 3.5 eurove për këtë medium, por asht çashtje sot e 6 vjet: a e përmbush misionin e vet ky medium si servis publik dhe a i shërben interesave qytetare të shoqnisë kosovare?

    Ai kontribut qytetar prej 3.5 eurosh i dedikohet servisit publik në mënyrë që ky servis t’i përmbushi nevojat e shtueme kulturore e edukuese të publikut që zakonisht televizionet komerciale i evitojnë, si debatet për çashtje të përbashkëta, artet ma pak të popullarizueme, muzikat ma pak të pëlqyeme se tallava, dokumentarët ma pak të shikuem se sporti në TV, etj. Prandaj paguhet kontributi qytetar që servisi publik, dmth RTK, të mos ketë nevojë me u komercializue e me e pasë Top Shop dhe agjensinë Eurokoha partnerët ma të afërt.

    RTK dhe TOP SHOP – ollamaz, nuk shkojnë, si thotë kjo fjalë turke.

    TOP SHOP dhe ato reklamat e saj për kozmodiska, për do depilatorë që ta heqin “nji qime këtu…e nji qime qatje”, kompromitojnë drastikisht krejt misionin e këtij televizioni publik. Top Shop dëshmon se Radio Televizioni i Kosovës ka dështue si servis publik. Dhe kjo asht çashtja, e jo 3.5 euro.

    Top Shop asht argumenti që demaskon këtë televizion publik si - publik.





    “ZYRA” E KRYEMINISTRIT THAÇI NË RTK





    Çka fitoi shoqnia kosovare nga RTK për këto 6 vjet?

    A mundemi me thanë se ky medium ishte servis i qytetarëve?

    Edhe zogjtë e dijnë sot se RTK asht një servis në shërbim të Hashim Thaçit dhe të Ramush Haradinajt e jo të qytetarëve. Ky televizion nuk ishte survejuesi i Qeverisë po Servisi i Qeverisë. Këta dy politikanë kanë mundësi në çdo kohë të marrin hapsinë në këtë medium si në “bashqe t’babës” si thonë punëtorët e RTK.

    Aq shumë asht kompromitue ky medium “i pavarur”, si shkruen në slloganet e tij, me Hashim Thaçin dhe PDK sa kryeministri kur kishte vendosë me iu drejtue qytetarëve mbas 100 ditëve pune të qeverisë, i kishte zhvendosë mobiljet e zyres së vet nga kryeministria në hapsinat e RTK, e kishin mizanskenue me njerëzit e RTK dhe Agim Zatriqin si regjisor i këtij mashtrimi, “zyren e kryeministrit” në RTK, për nji arsye: që kryeministri me lexue nga prompteri i kamerës e të mos duket se nuk mban mend fjalimin(sic!). A po doni ndonji argument ma të madh se kujt i shërben RTK sot.

    Kryeministri i Kosovës e ka RTK si ndonji studio të veten me të cilën e mashtron publikun kosovar dhe – vazhdon me të kqyr në sy, si thuhet.

    Apo e paguen Hashim Thaçi RTK apo na qytetarët e Kosovës?





    Risku i Gjedhit!





    Po njisoj si drejtori Zatriqi, sepse peshku kutërbon nga kryet, janë kompromitue nji pjesë e madhe e punëtorëve të këtij mediumi, si ta nxamë redaktori përgjegjës Sylejman Shaqiri i cili publikisht deklaron se sot po ndihet mirë se askush nga zëdhënësit e ministrive ose të kryeministrit Thaçi nuk e kishte thirrë me telefon për me i kërkue ekip dhe hapsinë në Lajmet e orës 19:30. E thotë këte redaktori i RTK dhe vazhdon me jetu me bindjen se asht – redaktor!

    Për fat, në RTK ka edhe njerëz që i japin kuptim profesionit edhe të gazetarit edhe të redaktorit edhe të kamermanit edhe të editorit edhe të regjisorit. Nuk due me përgjithësue këtë kompromitim e fijasko profesionale e morale të RTK, por vetëm sa me e nxitë nji debat në shoqni se nuk asht çashtja e 3.5 eurove, po e misionit publik e qytetar të këtij institucioni RTK.

    Edhe ato pak gjana të mira që i ka RTK, si Familja Moderne, asht kompromitue me nji komercializëm që e ka kaplue këtë shtëpi publike sa e ka degjenerue idenë iniciale të këtij seriali. Sot asht shumë kredibile pyetja: a po bahen këto seri sa me pasë mundësi me e plasue “Riskun e Gjedhit”(ku e gjetën këte emën, a dmth kjo - “gullash”?) apo ambicia me u ba pasqyre e nji familje kosovare ku reflektohet shoqnia jonë. Kjo pornografi e komercialzimit që e ka kaplue këtë shtëpi po them nuk asht ma çashtje e shijes së mirë, po e auditorëve.

    Kjo ka kalue çdo kufi. Dhe po shihet prej avioni se kjo s’asht ma vetëm komercializëm, po grabitje….”merr e ik se edhe ashtu s’o ka dihet çka o ka bohet?!!!”

    Po them, RTK s’asht ma çashtje e shijes së mirë, e 3.5 eurove, po e nji debati shoqnor, dhe – auditorëve.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •