Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Opozita: Kreu i KQZ shkeli ligjin, të japi dorëheqjen

    Nano me ndihmen e Celibashit manipulon zgjedhjet 2005
    Nano, projekt shkatërrues për zgjedhjet 2005, me dorën e Celibashit
    Listat zgjedhore do të jenë sërish çelësi i manipulimit të Fatos Nanos. Manipulimi i regjistrit elektronik të zgjedhësve dhe i programeve, që bëjnë të mundur ndërhyrjet në bazën e të dhënave të regjistrit dhe manipulimin e tyre nga duart e Celibashit


    Kreu i KQZ-së Celibashi dhe ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi, janë personazhet që kërkojnë të realizojë manipulimin zgjedhor, tashmë për llogari të Nanos. Përdorimi i tyre i djeshëm për të shkelur vendimin e KQZ, të datës 22 shkurt 2005, sipas të cilit nuk mund të merret për bazë regjistri elektronik i KQZ-së për regjistrimin e popullsisë, por vetëm regjistri themeltar i shtetit, që disponon gjendja civile zbulon skenarin e manipulimit të zgjedhjeve. Nano dhe Celibashi gjoja në emër të ndihmës që i ofrojnë pushtetit vendor për regjistrimin e popullsisë, në mënyrë jo transparente dhe të fshehtë, i kanë dorëzuar Ben Blushit disketën origjinale të regjistrimit elektronik që dispononte KQZ me listat e vitit 2003, që u kontestuan fuqishëm nga institucionet brenda e jashtë vendit e, që është në shkelje flagrante të ligjit, pasi ky dokument nuk mund të dalë nga bodrunet e institucionit pa miratimin dhe vendimin e posacëm të KQZ. Kjo e fundit, e ka dhënë vendimin e saj mohues, por problemi duket se është risjellë në skenë me zbulimin e skandalit. Në kundërshtim flagrant me vendimin e KQZ‑së të datës 22 shkurt 2005, me të cilin u vendos që KQZ‑ja të hedhë poshtë kërkesën e ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit drejtuar KQZ‑së, për të dhënë listën elektorale të zgjedhësve kësaj ministrie, kryetari i KQZ‑së i ka dërguar MPVD‑së këtë regjistër, së bashku me programet aplikative përkatëse. Ky fakt, rezulton nga shkresa e kryetarit të KQZ‑së, Ilirian Celibashi, me nr.137/2 prot.datë 23.02.2005. Dërgimi i regjistrit elektronik të zgjedhësve dhe i programeve që bëjnë të mundur ndërhyrjet në bazën e të dhënave të regjistrit dhe manipulimin e tyre përbën një rrezik serioz për procesin zgjedhor në Shqipëri. Lista e zgjedhësve e vitit 2003, e cila formon regjistrin kombëtar të zgjedhësve në fjalë, është kontestuar nga PD dhe opozita për parregullsitë flagrante që përmbante dhe për mohimin masiv të të drejtës së votës, me të cilën u përballën zgjedhësit shqiptarë. Për këtë arsye, Kodi i ri Zgjedhor ka ndaluar përdorimin e këtij regjistri në procesin aktual të hartimit të listave të zgjedhësve dhe përfshirjen e KQZ‑së në hartimin e tyre. Lista e zgjedhësve e vitit 2003, e cila formon regjistrin kombëtar të zgjedhësve në fjalë, është kontestuar nga PD dhe opozita për parregullsitë flagrante që përmbante dhe për mohimin masiv të të drejtës së votës, me të cilën u përballën zgjedhësit shqiptarë.

    Listat e zgjedhësve nxiren vetëm nga regjistrat e gjendjes civile pranë bashkive dhe komunave, të cilat i janë nënshtruar një procesi të imtësishëm verifikimi dhe përditësimi nga muaji tetor 2004, deri në fund të muajit shkurt 2005. Ligji autorizon Ministrinë e Pushtetit Vendor, të përdorë për pastrimin e dublikateve regjistrin e përhershëm dhe atë të përkohshëm të gjendjes civile dhe jo regjistrin e manipuluar elektronik të KQZ‑së. Futja në proces e të dhënave të kontestuata të regjistrit të KQZ‑së, sidomos kur kjo bëhet, duke shkelur haptazi ligjin, si dhe vullnetin dhe vendimin e KQZ‑së, të nesërmen e ditës që KQZ‑ja ka marrë vendim për të mos lejuar transferimin e kësaj baze të dhënash dëshmon qartë qëllimet e mbrapshta, të kundraligjshme e manipulative të Celibashit, Blushit dhe shefave të tyre. Kryetari i KQZ‑së, duke vepruar në kundërshtim të hapur me vendimin e KQZ‑së të datës 22 shkurt 2005 ka shkelur Kodin Zgjedhor dhe për këtë arsye duhet të largohet nga detyra. Prova materiale e këtij veprimi të kundraligjshëm është shkresa nr.137/2 prot.datë 23.02.2005

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky artikulli mos eshte marre gje nga RD?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    OPOZITA NE KQZ: CELIBASHI, JEP DOREHEQJEN

    Anetari opozitar i KQZ-se, Clirim Gjata u shpreh dje ne nje konference per shtyp se do te kerkoje doreheqjen e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi pasi e ka humbur besimin tek ai. Gjata e shprehu kete qendrim pasi verejti se dergimi nga Celibashi i regjistrit kombetar te zgjedhesve ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, eshte veprim i kundraligjshem. "Problemi i listave zgjedhore eshte problem imediat dhe e cilesoj te kundraligjshem dorezimin e regjistrit kombetar te zgjedhesve ne Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Ndersa kreu i KQZ-se, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se nuk ka ndermend ta jape doreheqjen. Nepermjet zedhenesit per shtyp ne KQZ, Erton Sinani, Celibashi i deklaron kreut opozitar, Sali Berisha, se nuk duhet te bashkepunoje me segmente te brendshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Disku i KQZ-së, si biskotat e skaduara

    Marre nga TemA, 17 mars

    EDITORIALI

    Disku i KQZ-së, si biskotat e skaduara

    Nga Mero Baze

    Një tutor mizor femrash shqiptare, që vepronte në Greqi në vitin 1994-1995, e kërcënuan se po keqpërdorte një vajzë shqiptare. Për disa muaj ai u rezistoi kërcënimeve në distancë, por në fund u tremb vërtet. Për t'i shpëtuar ndëshkimit, ai solli vajzën me avion nga Athina në Tiranë për të treguar se ai nuk kishte abuzuar me të dhe argument kryesor kishte faktin se ai ishte korrekt, se e kishte kthyer me avion. Historia m'u kujtua dje kur ministri i Pushtetit Lokal Ben Blushi, u shfaq para kamerave me një CD në dorë, duke iu premtuar gazetarëve se pas akuzave që i kishin bërë për keqpërdorim të atij disku të dhënash, ai do ta kthente atë në KQZ. Gjesti kishte anën e tij komike, pasi rikthimi i diskut të kopjuar në kompjuterin e Blushit, nuk ndryshon asgjë nga problemi. Biles për nga komizmi ia kalonte skenës së disa muajve më parë, kur Blushi, pasi shpërndau gjithë biskotat e prishura, të sjella nga një miku i vet, në veri të vendit, doli para gazetarëve për të provuar një biskotë normale.

    Po përtej anës komike të këtij gjesti, shihet qartë se sa i rëndë është problemi i përdorimit të kësaj liste për të destabilizuar trupën zgjedhore të vitit 2005. Gjesti i djeshëm i Blushit tregon se tashmë që lista u kopjua në kompjuterin e tij, ai ka nevojë të mos konsiderohet më përgjegjës për destabilizimin e listës. Polemikat mes opozitës dhe kreut të KQZ-së, Celibashi, nuk ishin për mjetin transportues të listës drejt Blushit, por për faktin që të dhënat e koduara dhe të përjashtuara për të mos u përdorur, u futën në kompjuterin ku do të hartohen listat e reja. Disku është një mjet transportues dhe nuk i duhet më asnjë pale mbasi të kopjohet. Ai fare mirë mund të ishte hedhur në koshin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ose mund të bëhej disa kopje, siç shpresoj e ka bërë Blushi dhe ua ka shitur atë disa deputetëve socialistë për të manipuluar listat në zonat e tyre. Ajo për të cilin opozita protestoi ishte fakti që të dhënat u transferuan nga zyra e KQZ-së, tek zyra e Blushit dhe jo mjeti me të cilin ato u transportuan. Duke u përpjekur të thotë se nuk i ka përdorur ato të dhëna, Blushi rrezaton thellësinë e problemit, dhe përfshirjen reale të tij dhe Ilirjan Celibashit në një proces të dyshimtë të manipulimit të listës. Nëse nuk donte t'i përdorte ato të dhëna, ai mund të mos i kërkonte. Por meqë i kërkoi dhe u mbrojt se nuk po i manipulonte listat, mund të mos kishte bërë gjestin komik të ditës së djeshme, por të përfshihej në një debat real dhe transparent ku t'i bindte të gjithë se nuk kishte ndërmend të manipulonte listat. Dje ai provoi se ka abuzuar, por nuk don të jetë përgjegjës.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dy mendime te mia duke e marre te mireqene ate qe shkruan Mero Baze me siper ne lidhje me diskun e Blushit.

    Ka dy mundesi, ose Blushi eshte krejtesisht i parrahur me mjetin e quajtur kompjuter dhe nuk ja ka idene se per cfare sherben nje diskete/disk, ose Blushi mendon se populli (ose ne mendjen e tij turma) nuk ja ka haberin fare nga kompjuteri dhe disketat ndaj dhe mendon se mund tju shese cfare ti vije nder mend.

    Zgjedhja e pare nuk ma do mendja te jete e vertete, ndaj mbetet automatikisht zgjedhja e dyte. Ndonese mund te kete te vertete per nje pjese te madhe te popullsise ne lidhje me injorancen e tyre per kompjuterin, dhe kjo jo per faj te tyre, pyetja eshte: si ka mundesi qe te arrije pafytyresia deri ketu? Socialistet kane treguar qe se kane per gje te shkelin ligje dhe me madhore se sa ai ne fjale, ndaj fare mire mund te vazhdonin me moton "nje sy qorr dhe nje vesh shurdh". Por qe te shesin diten me diell sapunin per djathe kjo tregon per arrogance te tejskajshme.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Blushi rikthen listen e zgjedhesve ne KQZ

    E Enjte, 17 Mars 2005

    Pas reagimit te ashper te opozites, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ben nje hap prapa dhe vendos te ktheje ne KQZ kopjen elektronike te Regjistrit Kombetar te Zgjedhesve te vitit 2003. Ben Blushi: "Ky gjest do te ndikoje ne permiresimin e domosdoshem te raporteve brenda Komisionit". Berisha leshon te tjera akuza

    Renato KALEMI

    Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit vendosi qe ta ktheje kopjen elektronike te Regjistrit Kombetar te Zgjedhesve prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke tentuar te shmange zgjatjen e debateve politike mbi kete ceshtje. Ne kete menyre, i jepet fund polemikave qe u perhapen ne mbledhjen e dy diteve me pare te institucionit me te larte zgjedhor ne vendin tone, te cilat sollen edhe nje votebesim te Kryetarit te KQZ-se, Ilirjan Celibashi. Ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi pranoi dje, se i ka kerkuar kreut te KQZ-se t'i ofroje regjistrin e votuesve te vitit 2003, por per te shmangur cdo keqkuptim vendosi qe t'ia ktheje perseri ate KQZ-se.

    "Kjo per arsye sepse regjistri i votuesve i vitit 2003 nuk na hyn ne pune dhe mendoj se eshte shume e rendesishme te shmangen keqkuptimet. Besoj ky gjest do te ndikoje ne permiresimin e domosdoshem te raporteve brenda KQZ-se, te cilat mendoj se jane ne nje pike kritike dhe qe ne rast se vazhdohet keshtu, do te vihet ne diskutim procesi zgjedhor", nenvizoi dje, ministri Blushi.

    Ditet e fundit, dergimi i listes elektronike te zgjedhesve ne Ministrine e Pushtetit Vendor shkaktoi debate te ashpra mes anetareve te opozites ne KQZ dhe Kryetarit te saj, Celibashi. Madje, dy anetaret, Clirim Gjata dhe Dode Prenga kerkuan shkarkimin e Celibashit nga posti i tij dhe kerkuan nje mocion mosbesimi. Por, ky propozim u hodh poshte nga anetaret e tjere te KQZ-se, pasi rezultati i votimit doli 3 me 3.

    Ne kete pike, kryekomisioneri Celibashi ka sqaruar se nuk ka asnje lloj problemi ne lidhje me cenimin e procedurave te pergatitjes se listes se zgjedhesve, si dhe nuk ka asnje problem me menyren se si ai i ka ushtruar kompetencat si kryetar i KQZ-se. Ai nenvizoi se ne rast se do te konsiderohet si perfaqesues i ndonje grupi politik te caktuar, do te jete i gatshem te terhiqet nga detyra.

    Nderkaq, per situaten e krijuar eshte shprehur, pak dite me pare, edhe Kreu i PD, Sali Berisha, i cili ka kerkuar largimin e menjehershem te Celibashit nga detyra e Kryetarit te KQZ-se. Sipas Berishes, kryekomisioneri Celibashi dhe Ministri Blushi, me urdher te Kryeministrit Nano, po perpiqen te hedhin ne ere zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndersa ka premtuar se PD do te ngulmoje ne largimin e Kreut te KQZ-se. Ky i fundit eshte akuzuar shpesh here per manipulim te zgjedhjeve vendore te vitit 2003, nga partia me e madhe opozitare ne Shqiperi.

    REAGIMI

    SALI BERISHA, Kryetar i PD:


    "Kur fshihet Blushi, sic u fsheh dy jave, sherri eshte i pakufishem. Dy jave ai nuk foli fare. Atij nuk mund t'i besohet, pasi mua me tha se nuk ia kam kerkuar listat Celibashit. Erdha ne zyre dhe Ilir Rusmajli me tregon letren qe i kishte derguar Blushi KQZ-se. Ai eshte strumbullari i manipulimit. Ai ka bere nje kopje te dyte dhe po e con kopjen e pare ne KQZ. Megjithate ne jemi ne ndjekje te plote te ketij problemi. Po kapim edhe elemente te tjere te manipulimit".

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?
    Nga john smith në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 23:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •