Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Ultranacjonalisti maqedon Lubo Boshkvoksi akuzohet pėr vrasje

    SHKUP (1 Maj) - Ish ministri i Brendshėm i Maqedonisė, Lube Boshkovski dhe gjashtė oficerė tė forcave tė sigurisė akuzohen nga policia pėr vrasjen e gjashtė pakistanezėve dhe tė njė indiani, gjatė vitit 2002 nė vendin e quajtur Vreshtat e Reshtakut, tė cilėt u quajtėn prej maqedonasve si terroristė muxhahidinė. Zėdhėnėsja e ministrisė sė Brendshme Mirjana Kontevska tha nė njė konferencė shtypi se vrasja u krye pėr tė tėrhequr vėmendjen e komunitetit ndėrkombėtar. Burime nga policia thonė se prokuroria kishte urdhėruar njė shef policie tė gjente disa emigrantė qė mund tė dukeshin si terroristė islamikė. Viktimat qė do tė kalonin nė Europė pėrmes Maqedonisė ishin rrėmbyėr e vrarė e mė pas forcat e sigurisė thanė se kjo ishte njė goditje kundėr terrorizmit global. Kontevska tha se vetėm njė mendje e sėmurė do tė mund ta jepte urdhrin pėr vrasjen e emigrantėve. Sipas saj, askush s'ka tė drejtė tė marrė jetėn e dikujt nė emėr tė shtetit, duke iu referuar ish zv/ministrit Boshkovski, qė njihet si nacionalist ekstrem. Burime policore thanė se dy nga 4 oficerėt e arrestuar janė ish gjeneralė nė forcat policore. Mė parė Boshkovski kishte deklaruar pėr gazetarėt se nuk kishte dhėnė asnjė urdhėr pėr eliminimin e ndonjė grupi. S'ka urdhra pėr vrasjen e civilėve. Boshkovski, nė koferencėn e sotme pėr shtyp tha se paralajmėrimi pėr marrjen e imunitetit tė tij si deputet dhe pėr parburgimin e tij ėshtė "skenar i montuar i rregjimit totalitar". Mėsohet se ministria e Punėve tė Brendshme ka arrestuar 6 persona, me akuzėn pėr vrasje. bm/bm (BalkanWeb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    SHKUP (1 Maj) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-sė sot do tė parashtrojė kėrkesė pėr thirrjen e seancės urgjente tė Kuvendit, ku do tė debatohet pėr ēėshtjen e imunitetit tė Lube Boshkovskit. Deputetėt e kėsaj partie vlerėsojnė se me vendimin e miratuar dje pėr heqjen e imunetit tė Lube Boshkovskit nga ana e Komisionit pėr ēėshtje tė mandatit dhe imunitetit dhe ēėshtjeve tė rregullores "janė shkelur dispozitat e Kushtetutės sė Republikės sė Maqedonisė dhe Rregullores sė Kuvendit, si dhe Ligjit pėr procedurė penale". Duke iu referuar nenit 64 nga Kushtetuta, koordinatori i grupit parlamentar tė VMRO-DPMNE-sė, Koce Trajanovski nė konferencėn e sotme pėr shtyp tha se deputeti nuk mund tė arrestohet pa miratim tė Kuvendit, nė seancė plenare. Qėllimi i anashkalimit tė Kuvendit dhe Rregullores nė kėtė rast, sipas grupit parlamentar tė kėsaj partie, ėshtė tė tėrhiqet vėmendja e opinionit nga falsifikimi zgjedhor. ro/ro (MIA/BalkanWeb)

  3. #3
    Nuk gjendet Boshkovski


    Kuvendi i Maqedonisė pritet qė sot, e mėrkurė, tė diskutojė heqjen e imunitetit deputetit tė partisė opozitare VMRO-DPMNE, ish ministrit tė Punėve tė Brendshme, Lube Boshkovski, pasi mė herėt njė komision parlamentar ia hoqi atė.


    Ndėrkohė, policia maqedonase ka bėrė tė ditur se nuk ka mundur tė ndalojė zotin Boshkovski, me gjithė njė urdhėr pėr arrestimin e tij tė lėshuar nga Gjykata Hetuese pėr, siē thuhet, pėrfshirjen e tij nė rastin “vreshtat e Rashtakut”, kur nė vitin 2002 u vranė gjashtė pakistanezė dhe njė indian.

    Zėdhėnėsja e policisė nė Shkup, Mirjana Kontevska, tha se policia nuk ka arritur qė tė ndalojė zotin Boshkovski:

    “Nuk u gjet nė shtėpinė e tij. Ai duhej t'i dorėzohej gjykatėsit hetues. Janė njoftuar tė gjitha vendkalimet kufitare, por nuk ėshtė njoftuar se ai ka kaluar legalisht kufijtė”, tha Kontevska.

    Policia thotė se aksioni pėr kapjen e zotit Boshkovski vazhdon.

    Ndėrkohė njė nga avokatėt e tij, Stavre Xhikov, ish prokuror i pėrgjithshėm i tha BBC-sė se z. Boshkovski ėshtė nė duart e policisė:

    “Ne kemi njoftime tė tilla. Se sa tė vėrteta janė kėto njoftime, do tė tregojė koha”, tha Xhikov.

    Prokuroria thotė se nga faktet e gjetura gjatė hetimit tė rastit ka dyshime se gjatė periudhės shkurt – mars tė vitit 2002, zoti Boshkovski, siē thuhet, ka “kryer vrasje”.

    Prokuroria gjithashtu nė sqarimin e saj pohon se zoti Boshkovski ka nxitur gjashtė persona tė tjerė, atėherė punonjės tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme qė tė kryejnė vrasje tė cilėt gjithashtu hetohen nga organet pėrkatėse.

    Nga hetimet e bėra, tė cilat janė prezantuar nga vetė policia javėn qė shkoi, u tha se shtatė personat e vrarė ishin emigrantė ekonomikė tė cilėt pasi ishin vrarė qėllimisht, ishin prezantuar si terroristė, me qėllim qė Maqedonia tė pėrfshihej nė luftėn kundėr terrorizmit.

    Por, siē komentohet nė Shkup, kjo ėshtė bėrė edhe pėr tė justifikuar aksionet e atėherė ministrit Boshkovski kundėr guerrilasve shqiptarė, tė cilėt ai i konsideronte si terroristė.

    Njoftohet se familjet e personave tė vrarė do tė kėrkojnė dėmshpėrblim nga qeveria e Maqedonisė.

    Vetė zoti Boshkovski ka hedhur poshtė kėto akuza ndėrsa avokatėt e tij thonė se kanė vėrejtje pėr procedurėn se si ai po ndalohet.

    Prokurori publik, Sterio Zikov, citohet tė ketė deklaruar se vendimi pėr ndalimin e zotit Boshkovski ėshtė urgjent sepse ka frikė se ai mund tė largohet nga vendi, pasi ai ka edhe shtetėsi kroate.


    BBC

  4. #4
    Boshkovski gjendet nė Kroaci

    Ministri maqedonas i punėve tė brendshme, Hari Kostov ka deklaruar sot se ish udhėheqėsi i ministrisė sė tij, Lube Boshkovski ilegalisht ka kaluar kufirin dhe gjendet nė Kroaci.

    Mediat nė Shkup kanė transmetuar njė intervistė tė zotit Boshkovski dhėnė televizionit kroat nė tė cilėn ai hidhte poshtė akuzat e ngritura ndaj tij.

    Lube Boshkovski, pėr tė cilin ėshtė lėshuar njė fletė-arresti ndėrkombėtar, akuzohet se nė vitin 2002 ka qenė pjesė e konstruksionit tė vrasjes sė gjashtė pakistanezėve dhe njė indiani, pėr tė cilėt u tha se ishin emigrantė ekonomik, por qė u prezantuan si terroristė.

    Zoti Boshkovski ka edhe shtetėsi kroate dhe sipas ligjeve nė Kroaci, ai nuk mund tė ekstradohet, por vetėm tė hetohet atje.

    Por zyrtarėt nė Shkup kanė deklaruar se do tė bėjnė pėrpjekje qė hetojnė zotin Boshkovski.


    BBC

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njė rrėfim terrori i rremė i Maqedonisė qė ēoi nė vdekje

    Nicholas Wood nga Gazeta The New York Times, Maj 17, 2004

    Shkup, Maqedoni, Maj 14. Rreth dy muaj mbas sulmeve tė 11 Shtatorit 2001 nė Nju Jork dhe Uashington, njė grup zyrtarėsh tė lartė u takuan kėtu nė Ministrinė e Brendshme tė Maqedonisė pėr tė vendosur se si vendi i tyre do tė merrte pjesė nė fushatėn e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara kundėr terrorit.
    Nė vend tė ofronin trupa pėr tė mbėshtetur ushtarėt Amerikanė qė luftonin nė Afganistan, ashtu si bėnė vendet e tjera tė rajonit, zyrtarėt e vjetėr (tė lartė) dhe komandantėt e policisė ngjizėn njė plan tė “zbulonin” njė pėrbetim (komplot) terrorist kundėr interesave tė Perėndimit nė Shkup, thonė hetuesit policorė kėtu.
    Plani, thonė ata, pėrfshinte tėrheqjen e emigrantėve tė huaj nė vend, ekzekutimin e tyre nė njė betejė tė armatosur tė inskenuar, dhe pastaj pohimin se ata ishin njė njėsi e mbėshtetur nga Al Qaeda me qėllim sulmimin e ambasadave tė Perėndimit.
    Nė 2 Mars 2002, ky plan u realizua kur Ministri i Brendshėm Ljubēe Boshkovski shpalli se shtatė “muxhahidinė” u vranė herėt asaj dite nė njė shkėmbim zjarri me policinė afėr Shkupit. Diplomatėve tė Perėndimit ju shfaqėn fotografi qė tregonin trupat e burrave tė vrarė me tesha uniforme dhe armė gjysėmautomatike pėrkrah.
    Nė atė kohė, diplomatėt nė Shkup ngritėn pikėpyetje mbi rrėfimin e qeverisė, por u desh deri sa qeveria e udhėhequr nga nacionalistėt tė humbiste zgjedhjet nė Shtator 2002 dhe njė administraėt e re e qendrės sė majtė tė vinte nė fuqi qė polica tė fillonte tė hetonte pėrleshjen me vendosmėri. Shtrirja e plotė e pėrfshirjes sė shtetit nė incident ka dalė vetėm nė dy javėt e fundit.
    Nė 4 Maj, prokurorėt e shtetit paditėn tre komandantė tė vjetėr (tė lartė) policie pėr vrasjet, bashkė me dy oficerė policie tė tjerė dhe njė biznesmen. Zt. Boshkovski, qė u votua kundėr nga zyra bashkė me kolegėt e tij nė Shtator 2002, kėrkohet pėr pyetje nė lidhje me sulmin, por policia thotė se ai ka lėnė vendin dhe besohet se ėshtė nė Kroaci. Qeveria aktuale ka ngritur gjithashtu pyetje nėse burri qė ishte kryeministėr nė atė kohė, Ljube Gjeorgjevski, dinte rreth planit.
    Duke folur nė Parlamentin Maqedonas nė fund tė Prillit, Hari Kostov, qė ishte ministėr i brendshėm nė atė kohė dhe prej atėhere ėshtė bėrė kryeministėr, pyeti Zt. Gjeorgjevski nėse ai kishte dhėnė “dritėn e gjelbėr pėr operacionin.”
    Zt. Gjeorgjievski nuk u pėrgjigj nė kėtė rast, por ai dhe Zt. Boshkovski vazhdimisht kanė mohuar ēdo lidhje me pėrbetimin. Megjithatė, ish antarė tė administratės sė tyre thonė se hetimi ka implikuar shtetin nė nivelet mė tė larta.
    “Ėshtė monstruoze, dhe nuk ka vėrtet asnjė shpjegim tjetėr pėr kėtė,” tha Dosta Dimovska, njė ish zėvendėskryeministre nė qeverinė e Zt. Gjeorgjievski dhe mė vonė shefe e agjensisė sekrete Maqedonase. “Dėmi do tė jetė vėshtirė tė riparohet.”
    Njė kėshilltar i vjetėr i qeverisė dhe ish zyrtar i Ministrisė sė Brendshme qė foli nė kushte anonimati tha: “Atė e bėri shteti. Atė e bėri Republika e Maqedonisė. Dhe ne do na duhet tė paguajmė ēmimin.”
    Nė fund tė 2001, mbas gjashtė muajsh luftė guerrile me rebelėt Shqiptarė etnikė, mardhėniet midis qeverisė nacionaliste Maqedonase dhe botės sė jashtme ishin nė zbaticėn mė tė ulėt. Diplomatėt, zyrtarėt qeveritarė dhe hetuesit kėtu sugjerojnė se qeveria shpresonte tė pėrdorte fushatėn kundėr terrorizmit tė mbas 11 Shtatorin pėr ti dhėnė qeverisė njė dorė tė lirė nė konfliktin e saj me shumicėn Muslimane tė Shqiptarėve etnikė.
    Sipas njė pėrmbledhje mė tė fundit nga njė zyrtar i Ministrisė sė Brendshme, mbas takimit tė parė planifikues nė Nėntor 2001 komandantėt e policisė u lidhėn me shefin e policisė nė Delēevo, njė qytet pranė kufirit me Bullgarinė. Delēevo ėshtė gjithashtu vendlindja e Zt. Gjeorgjievski dhe njė qendėr e njohur pėr trafikun njerėzor.
    Zyrtari tha se shefit tė policisė ju tha tė “gjente njė grup Muslimanėsh me njė pėrshkrim tė caktuar fizik, qė tė dukeshin si muxhahidinė.”
    Nė njė intervistė sė fundi, ky shef policie, Vlatko Ristov, qė ishte gjithashtu njė antar i partisė nacionaliste tė Gjeorgjievskit, VMRO DPNE, (VMRO DPMNE- shėn im) pranoi lidhjen me trafikantin pėrgjegjės pėr gjetjen e emigrantėve.
    “Unė vetėm kontaktova personat qė transportuan ata” pėrgjatė kufirit me Bullgarinė, tha Zt. Ristov. Ai tha se udhėtimi pėr nė Shkup i grupit u organizua nga njė tjetėr trafikant njerėzish me bazė nė Shkup.
    Por mė vonė nė tė njėjtėn intervistė, ai mohoi ēdo njohje tė marrveshjes, dhe tha se kallzimet pėr pėrzierjen e tij janė bėrė nga kriminelė lokalė qė kėrkojnė diskreditimin e tij.
    Emigrantėt – gjashtė Pakistanezė dhe njė Indian – shpresonin tė gjenin rrugėn e tyre nė Europėn Perėndimore, kur ata u kontaktuan nga trafikantėt, dhe ju ofrua mundėsia pėr udhėtimin nė Greqi, tha zyrtari i Ministrisė sė Brendshme. Paksitanezėt mė vonė u identifikuan si Muhammed Riaz, Omar Farooq, Syed Bilal, Hussein Shah, Asif Javed dhe Khalid Iqbal. Emri i indianit mbetet i panjohur.
    Ata u sollėn nga matanė kufirit dhe u strehuan nė Delēevo pėr njė natė, mbas sė cilės u mbartėn pėr nė Shkup dhe u shpunė nė njė apartament, ku ju dha ushqim dhe veshje. Zyrtari nuk mund tė thotė pėr sa gjatė burrat u mbajtėn nė apartament.
    Nė tė njėjtėn kohė njė njėsi speciale policie, e quajtur Luanėt, e formuar nga dhe nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė ministrit tė brendshėm, u udhėzua tė stėrvitej pėr njė operacion antiterrorist nė bazėn e tyre tė Katlanovės, njė fshat pranė Shkupit.
    “Vetėm gjenerali i tyre e dinte se ata nuk ishin terroristė tė vėrtetė”, tha zyrtari.
    Nė Shkurt 2002, Zt. Boshkovski befasoi njė diplomat Perėndimor me pohime rreth pranisė sė muxhahidinėve nė zonat e prekura nga konflikti i vitit tė shkuar nė veriperėndim tė Shkupit, diēka qė diplomati tha se monitoruesit ndėkombėtarė tė pushim zjarrit nė rajon nuk mund ta konfirmonin.
    Nė 2 tė natės nė 2 Mars, tha zyrtari, shtatė burrat Aziatikė u mbartėn me njė furgon nė njė vreshtė nė rrethinat e Shkupit dhe u lanė atje. Sapo shoferi i tyre u largua, katėr antarė tė Luanėve hapėn zjarr mbi burrat me armė automatike duke i vrarė tė shtatė.
    Brenda orėve, Zt, Boshkovski u shfaq pėrjashta Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Shkup i shoqėruar nga ekipe kamerash televizive, njė personel shoqėrues i blinduar dhe antarė tė Luanėve, ku ai shpalli pėrleshjen dhe shpjegoi se policia kishte vėzhguar njerzit, qė dyshoheshin pėr lidhje me Al Qaeda dhe rebelėt etnikė Shqiptarė, pėr ti parandaluar ata nga kryerja e sulmeve kundėr Ambasadave Britanike, Amerikane dhe Gjermane.
    Nė njė deklaratė dukshėm kontradiktore, ai gjithashtu tha se pėrleshja ndodhi kur njė patrullė rutinė e policisė ishte gjendur nė pritė.
    Autopsitė qė ju bėnė burrave po aq mirė sa dhe fotot e bėra nga policėt sugjerojnė se tė gjitha tė shtėnat erdhėn nga ana e policisė, dhe se policia ėshtė pėrpjekur tė inskenojė skenėn e krimit.
    Tė shtatė trupat kanė plagė tė shumėfishta plumbash dhe nė njė rast aq shumė sa 53, sipas Ministrisė sė Brendėshme. Mė vonė, policia tregoi pamjet e njė xhipi Lada me dy vrima plumbash si provė qė njė pėrleshje me armė kishte ndodhur.
    Njė nga armėt e gjetura nė burrat ishte e re dhe me tė nuk ishte shtėnė. Nė njė rast tjetėr, tha zyrtari njė pistoletė ishte futur brenda xhinseve tė njė burri nė njė pozicion qė mbulonte katėr plagė plumbash, kur pistoleta vetė nuk ishte e dėmtuar, qė sugjeronte se ėshtė vendosur mbasi burri ishte vrarė. Pozicionet e burrave, dhe veshjet e tyre, gjithashtu sugjeronin se ata ishin zvarritur nė atė vend.
    “Nuk ishte njė punė profesionale,” tha Mirjana Kontevska, zėdhėnėse e Ministrisė sė Brendėshme.
    Nėn presionin e diplomatėve tė Perėndimit, nė verėn e 2002 qeveria e Zt. Gjeorgjievski hapi njė hetim pėr pėrleshjen, por ēliroi policinė e pėrfshirė nga ēdo keqveprim, njė pėrfundim qė disa diplomatė kėtu thanė sugjeron njė mbulesė. Njė vit e gjysėm tjetėr kaluan para se qeveria e re tė ngrinte akuzat.
    Njė avokat pėr tė afėrmit e burrave Pakistanezė tani po kėrkon zhdėmtimin nga qeveria Maqedonase.
    wrong verb

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Arrestohet nė Zagreb, Lube Boshkovski

    Nje nga fytyrat me te egra te kombit maqedonas dhe njeri nga shqiptaro fobet me te medhenj ne Ballkan arrestohet.Shkak i arrestimit eshte vrasja e emigranteve pakistanez.


    Ish ministri i Punėve tė Brendshme, ndalohet nė bazė tė mandadit tė nxjerrė nga Ministria maqedone e Drejtėsisė

    Arrestohet nė Zagreb, Lube Boshkovski


    Shekulli

    SHKUP – Ish-ministri i Punėve tė Brendshme Lube Boshkovski, ėshtė ndaluar dje nė Zagreb, nė bazė tė njė mandat arresti tė lėshuar nga Ministria maqedone e Drejtėsisė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga agjencia maqedone e lajmeve MIA. Burime zyrtare nga Prokuroria shtetėrore e Kroacisė, kanė bėrė tė ditur se, sipas ligjeve kroate, Boshkovski sė pari duhet tė paraburgoset, e pastaj do tė merret nė pyetje nga hetues, nė lidhje me rastin "Vreshtat e Rashtakut”, ku janė vrarė shtatė emigrantė me kombėsi tė huaj. Dyshohet se Boshkovski ka dhėnė urdhėr pėr vrasjen e kėtyre personave, gjashtė prej tė cilėve ishin pakistanezė dhe njėri indian.
    Dje, zėdhėnėsja e Ministrisė sė Drejtėsisė nė Zagreb, Vesna Dovraniē, dje konfirmoi se, Ministria kroate e Drejtėsisė, javėn e kaluar, ka marrė kėrkesė nga autoritetet e Maqedonisė, qė Drejtėsia kroate ta ndėrmarrė procedurėn penale kundėr ish-ministrit tė Punėve tė Brendshme Lube Boshkovski, lidhur me rastin "Vreshtat e Rashtakut". Ajo theksoi se kėrkesa e autoriteteve tė Maqedonisė ėshtė pėrcjellė nė Prokurorinė shtetėrore kroate, e cila duhet tė vendosė nėse do tė ngrihet proces kundėr Boshkovskit. Parlamenti i Maqedonisė, nė maj tė kėtij viti i hoqi imunitetin e deputetit ish-ministrit tė Punėve tė Brendshme Lube Boshkovski dhe, paskėtaj, ėshtė shpallur fletė arrest pėrmes Interpolit, me akuzėn se “nė vitin 2002 ka dhėnė urdhėr pėr vrasje tė shtatė emigrantėve ilegalė, qė vinin nga Pakistani”. Por, pas bėrjes publike tė akuzave ndaj tij, Boshkovski arratiset nga Maqedonia, nė maj tė kėtij viti, dhe deri tani ka qėndruar jashtė vendit. Kroacia ėshtė vendi ku fshihen shumė tė kėrkuar ndėrkombėtarė, pėrfshi kėtu edhe dy tė akuzuarit nga Gjykata e Hagės: Ratko Mlladiē dhe Radovan Karaxhiē. Shteti kroat ėshtė kritikuar vazhdimisht nga shtetet evropiane se nuk bashkėpunon me Gjykatėn e Hagės pėr kapjen e kėtyre kriminelėve. Por Zagrebi ka mundur tė arrestojė dje Boshkovskin, pėr tė cilin edhe Gjykata e Hagės ka hapur njė hetim. Por ky hetim konsiston nė njė tjetėr masakėr, ku mendohet se ai ka gisht. Bėhet fjalė pėr masakrėn e Lubotenit, ku forcat maqedone tė udhėruara nga Boshkovski mendohet se kanė vrarė, mė 12 gusht tė vitit 2001, rreth 10 civilė nė kėtė fshat. Gjithashtu, nė atė fshat mbi 20 shtėpi janė djegur plotėsisht dhe rreth 100 meshkuj janė keqtrajtuar. Kėto sulme, sipas njė raporti tė organizatės “Human Rights Watch”, janė kryer me urdhėr tė Boshkovskit pak ditė pasi ishin vrarė 18 ushtarė maqedonas nė luftė me guerrilėt shqiptarė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Policia kroate arrestoi dje ish-ministrin e Brendshėm maqedonas, Ljube Boshkovski, tė akuzuar pėr vrasjen e gjashtė pakistanezėve dhe njė indiani nė Maqedoni. Autoritetet kroate kanė deklaruar se ende nuk kanė vendosur nėse do ta ekstradojnė ose jo ish-zyrtarin maqedonas, i cili ka nėnshtetėsi kroate.



    Pėrfundon nė pranga arratia e ish-ministrit tė Brendshėm maqedonas. Ljube Boshkovski ėshtė arrestuar dje nė drekė nga policia kroate, jo shumė larg qytetit Rovinj nė veriperėndim tė Kroacisė. Gjithēka ėshtė kryer pas njė fletėarresti qė autoritetet maqedonase ia kanė pėrcjellė atyre kroate javėn e kaluar, disa muaj pas arratisjes sė Boshkovskit. Agjencia maqedonase e lajmeve MIA, njoftoi se sipas ligjeve kroate, Boshkovski do tė paraburgoset, ndėrsa mė pas do tė merret nė pyetje nė rajonin e policisė nė Pula lidhur me rastin "Vreshtat e Rashtakut". Gjithsesi, autoritetet kroate kanė bėrė tė ditur se ende nuk kanė vendosur pėr gjyqin kundėr Boshkovskit, i cili mban edhe nėnshtetėsinė kroate. Autoritetet maqedonase, nga ana tjetėr, kanė deklaruar se do tė kėmbėngulin pėr ekstradimin e "nacionalistit tė tėrbuar", tė kthyer nė vrasės ordiner.

    Akuzat
    Nuk ka qenė njė fund i parashikuar pėr ish-ministrin e Brendshėm maqedonas, Ljube Boshkovski, qė shpesh ėshtė konsideruar nga vetė maqedonasit si "tragjedia mė e madhe natyrore" e tyre. Boshkovski akuzohet tashmė pėr vrasjen e 7 emigrantėve tė pafajshėm, 6 pakistanezė dhe njė indian, qė u ekzekutuan nga grupi special "Luanėt" si terroristė. Rasti i "Vreshtave tė Rashtakut", nuk do tė ishte pėrmendur nėse hetuesit maqedonasit nuk do tė zbulonin se gjithēka kishte qenė njė inskenim. Boshkovski dhe njėsiti policor i themeluar prej tij, njė imitim i tigrave serbė tė Arkanit, i kishin rrėmbyer emigrantėt nė Bullgarinė fqinje. Ata i kishin veshur si terroristė e mė pas i kishin vrarė duke e trumbetuar kėtė si njė fitore nė luftėn kundėr terrorizmit.

    Arratia
    Ēėshtja u rihap pak muaj mė parė nga autoritetet maqedonase, qė kėrkuan arrestimin urgjent tė ish-ministrit Boshkovski. Por, menjėherė pas publikimit tė akuzave, Boshkovski u arratis pėr nė Kroaci, ku ka jetuar shumė vite mė parė. Parlamenti i Maqedonisė i hoqi imunitetin e deputetit nė maj tė kėtij viti dhe shpalli fletėarrestin pėrmes Interpolit. Por nėnshtetėsia e tij kroate u bė shpesh objekt debatesh mes autoriteteve maqedonase e kroate pėr arrestimin e tij. Pas shumė tratativave, tė dy vendet nėnshkruan marrėveshjen dhe tashmė i mbetet autoriteteve pėrkatėse ta dorėzojnė ish-ministrin nė Maqedoni pėr tė nisur gjykimin e akuzave kundėr tij.

  8. #8
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Gjykata e Hagės akuzon Ljube Boshkovskin pėr krime lufte

    SHKUP (14 Mars)-- "Gjykata e Hages akuzoi sot ish-ministrin e Brendshem maqedonas, Ljube Boshkovski, per krime lufte", njoftoi zedhenesja e Ministrise se Drejtesise ne Maqedoni, Mira Ilievska. "Kemi marre nje aktpadi per Ljube Boshkovskin dhe nje person tjeter, gjithashtu te akuzuar per krime lufte", tha ajo. Boshkovski ndodhet nen arrest ne Kroaci pasi akuzohet per vrasjen e shtate emigranteve aziatike ne vitin 2002, per te cilet ai kishte deklaruar se ishin terroriste islamike qe po perpiqeshin te hynin ne shtetet perendimore.Me gjithe kerkesat e Shkupit zyrtar Boshkovski nuk eshte ekstraduar. Gjykata e Hages e ka marre ne pyetje Boshkovskin lidhur me rolin e tij gjate nje perleshjeje mes forcave maqedonase te sigurise dhe shqiptareve ne fshatin Ljubotno, ne afersi te Shkupit, ne vitin 2001. Ne kete perleshje u vrane 10 shqiptare. Me te njejten akuze eshte arrestuar ne Shkup dhe ish-truperoja e ish-presidentit Trajkovski te vdekur ne nje aksident, Johan Tarculovski. Edhe Tarculovski akuzohet nga Gjykata e Hages per vrasjen e dhjete shqiptareve ne fshatin Ljuboten. db/db (NEWS24/BalkanWeb)

  9. #9
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Macedonian ex-minister indicted

    A Macedonian ex-interior minister has been indicted by the Hague war crimes tribunal, Macedonian officials say. Ljube Boskovski was indicted for his alleged role in clashes between security forces and ethnic Albanians in 2001 in which 10 people died. He is currently awaiting trial in Croatia over a separate incident involving the deaths of seven South Asian immigrants.
    Mr Boskovski denies all the charges against him. Another senior ministry official named as Johan Trculovski was reportedly indicted at the same time. The tribunal has not commented on reports of the indictments, but if confirmed they will be the first brought by the court over incidents in Macedonia. The indictments were apparently received by the authorities in the former Yugoslav republic over the weekend but have only now been made public. They come a day after Macedonians voted in municipal elections.

    Paramilitary unit

    Investigators reportedly questioned Mr Boskovski last year about the killing of 10 ethnic Albanians in the village of Ljuboten. He commanded his own elite paramilitary police from 2001 to 2003.

    Mr Boskovski, who has dual Croatian and Macedonian nationality, was arrested in Croatia last September and charged with the murder of six Pakistanis and an Indian near Skopje in 2002.

    Prosecutors allege that he arranged for the seven to be lured from Bulgaria into Macedonia, where they were shot and then had weapons planted on them, so that Macedonia could claim it had foiled an attempted al-Qaeda attack on the US embassy in Skopje. (shif cfare qeni)
    BBC News

  10. #10
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Qeveria kroate do te ekstradoje ne Hage ish ministrin e brendshem maqedonas

    Autori i Lajmit:
    24 ore


    "Qeveria kroate eshte gati te ekstradoje ne Hage Ish-Ministrin e Brendshem te Maqedonise, Ljube Boshkovski, i akuzuar per krime lufte nga Gjykata Nderkombetare e Hages". Keshtu deklaroi sot Ministrja kroate e Drejtesise, Vesna Skare Ozbolot. "Do te ekstradohet Boshkovski. Ligji i TPI eshte me i forte se ligji kombetar kroat", ka shtuar ministrja duke nxjerre ne pah rastin e Ljube Boshkovskit qe ka dy nenshtetesi, ate maqedonase dhe ate kroate. Boshkovski duhet te pergjigjet rreth vrasjes se 10 shqiptareve gjate nje perleshjeje mes forcave maqedonase te sigurise dhe shqiptareve ne fshatin Ljubotno, ne afersi te Shkupit, ne vitin 2001. Boshkovski ndodhet nen arrest ne Kroaci pasi akuzohet per vrasjen e shtate emigranteve aziatike ne vitin 2002, per te cilet ai kishte deklaruar se ishin terroriste islamike qe po perpiqeshin te hynin ne shtetet perendimore.
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  4. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •