Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Mbahen zgjedhjet vendore nė Maqedoni, pjesmarrja 45%

    Pėrfundojnė zgjedhjet vendore nė Maqedoni, tė parat qė u kryen nė bazė tė ligjit tė ri tė decentralizimit

    Maqedoni, 45 % e votuesve nė zgjedhje

    Regjistrohen incidente tė vogla, kryesisht nė Shkup e Tetovė. Zgjedhjet do tė pėrsėriten nė katėr zona

    Shekulli

    Janė zhvilluar nė njė frymė disi tė tensionuar zgjedhjet e djeshme lokale nė Maqedoni. Sipas tė dhėnave paraprake thuhet se kanė votuar gati 45 pėr qind e elektoratit, e cila nuk ėshtė konsideruar si njė pjesėmarrje e kėnaqshme, pavarėsisht se kėto janė konsideruar zgjedhje shumė tė rėndėsishme pėr pėrparimin e Maqedonisė. Nė votime ishin regjistruar si votues tė ligjshėm gati 1.7 milion vetė. Ndėrsa pozita, pra dy partitė nė pushtet si ajo socialdemokrate dhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik pėr Integrim i kanė konsideruar zgjedhjet normale, ndryshe janė shprehur partitė e opozitės, kryesisht opozita shqiptare. Kjo e fundit ka folur pėr manipulime nė zgjedhje dhe madje edhe mbushje tė kutive tė votimit nga partitė nė pushtet. Ndėrkohė Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme njofton pėr 11 incidente, nga tė cilat dy mė tė rėndat kanė ndodhur nė Shkup e Tetovė. Por burime tė medias nė Maqedoni njoftojnė se kėto incidente nuk kanė qenė aq tė mėdha sa tė ndikojnė aq shumė nė procesin zgjedhor. Incidentet e regjistruara kanė qenė tė vogla dhe kryesisht nė njėsi zgjedhore qė nuk kanė ndonjė elektorat tė madh. Flitet pėr njėsitė me gati 100-200 votues kėshtu qė nuk pritet qė njohja apo jo e rezultatit nė kėto qendra tė ndikojė nė rezultatin e pėrgjithshėm. Kėshtu nė disa fshatra tė Malėsisė sė Tetovės flitet pėr manipulime votash, veēanėrisht akuza kundėr BDI qė mendohet se ka mbushur vetė fletėt e votimit. Kutitė e votimit janė mbyllur nė kohėn e parashikuar, pra nė orėn 19.00 dhe nuk ka patur nevojė tė shtyhet, pasi ata votues qė kanė dashur tė votojnė nuk e kanė lėnė kėtė veprim pėr ta kryer nė orėt e vona. Ndėrkohė bėhet e ditur se nė katėr qendra votimi, zgjedhjet do tė pėrsėriten pėr shkak tė disa parregullsive. Vėzhguesit, tė cilėt si rrallė herė kanė qenė mė tė shumtė nė kėto zgjedhje, do ta japin qėndrimin e tyre rreth procesit sot. Rezultatet e para zyrtare do tė dalin pas tre ditėsh nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, qė ėshtė dhe institucioni qė do tė thotė fjalėn e fundit. Gara mė e ashpėr zhvillohet nė kryeqytetin e vendit nė Shkup si dhe nė qytetin ku mbizotėrojnė shqiptarėt pra nė Tetovė. Sipas tė dhėnave gati 300 000 shqiptarė ishin regjistruar pėr tė votuar nė kėto zgjedhje, pėr tė marrė pushtetin nė gati 16 komuna, kryesisht nė Tetovė, Strugė dhe fshatrat afėr Shkupit, ku ata kanė edhe shumicėn e popullsisė. Votimi u krye pėr 84 bashki, nė gati 2,976 qendra votimi. Numri i bashkive, ishte shumė mė i vogėl nga 123 bashki qė ishin mė parė nė bazė tė ligjit tė mėparshėm. Ligji i ri pėr decentralizimin solli njė ndryshim tė madh nė ndarjen zgjedhore, gjė qė hasi nė kundėrshtimin e maqedonasve. Kėta tė fundit mendojnė se ligji i ri ėshtė rregulluar nė favor tė shqiptarėve. Kėto votime janė shtyrė dy herė pas protestave tė shumta pėr ligjin e ri tė decentralizimit qė u prezantua nė gusht tė vitit tė kaluar. Ky ligj u jep shqiptarėve mė shumė tė drejta dhe kontroll nė ēėshtjet lokale, duke ndryshuar kufijtė e komunave zgjedhore dhe duke futur gjuhėn shqiptare si gjuhė tė dytė zyrtare. Njė referendum u zhvillua mė 7 nėntor i iniciuar nga maqedonasit nė opozitė, por rezultati i referendumit dėshtoi pėr shkak tė mospjesėmarrjes sė madhe nė tė. Kryesisht Partia Demokratike Shqiptare e Arbėn Xhaferrit bėri thirrje pėr mospjesėmarrje nė zgjedhje dhe rezultati negativ i referendumit i hapi rrugėn mė nė fund zgjedhjeve vendore.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Zgjedhjet lokale ne Maqedoni, ravijezojne Decentralizimin e ri te vendit

    E Marte, 15 Mars 2005

    Sipas rezultateve te para, te njoftuara nga shtabet zgjedhore partiake, koalicioni per Maqedonine se bashku deklaron se ka fituar ne Veles, Demir-Hisar, Demir-Kapi, Karbinc, qender Zhupa, Vraneshnice, Kavadar, Pllasnice, Rosoman, Staro nga Gorican, Strumice dhe Resnje. Bashkimi Demokratik per Integrim,(BDI), ka fituar ne Bogovine, Gostivar, Zajaz dhe Osllome. Koalicioni PPD-PDSH njofton se ka fituar ne Saraj, Vrapcishte dhe Studenican kurse opozita e bashkuar maqedonase ne Vallandove, Gradsko, Novaci dhe Mogille


    Opozita kundershton

    Koalicioni ne pushtet ne Maqedoni kundershtoi dje, te njihte fitoren e nje kandidati te opozites si kryetar i Bashkise se Shkupit dhe kerkoi organizimin e nje raundi te dyte zgjedhjesh. Kandidati i opozites, Trifun Kostovski, "ka fituar 48,5% te votave dhe ne Shkup do te zhvillohet nje raund i dyte", tha Nikolla Curciev, sekretari i pergjithshem i Bashkimit Demokratik dhe social te Maqedonise, SDMS, nje nga partite e koalicionit ne pushtet. "Jane vene re parregullsira te medha", tha Andrej Zirnovski, zedhenesi i Partise liberale qe ben pjese gjithashtu ne koalicionin ne pushtet.

    Sipas rezultateve te organizates joqeveritare, MOST, pas raundit te pare te zgjedhjeve bashkiake, Trifun Kostovski ka fituar 53 % kundrejt 37 % te fituar nga Risto Penov qe ben pjese ne koalicionin ne fuqi.

    Zgjedhjet vendore, ne ambient demokratik

    Subjektet pjesemarrese ne zgjedhjet vendore kane vleresuar se procesi zgjedhor eshte realizuar ne ambient korrekt dhe demokratik. Jane verejtur incidente, nderprerje te procesit zgjedhor, mbushje te kutive dhe agjitim, por te gjitha keto fakte nuk kane

    ndikuar drejtepersedrejti ne rezultatet perfundimtare, thone perfaqesuesit e partive politike , pjesemarres ne zgjedhjet vendore te 13 marsit. Zedhenesja e BDI-se, Ermira Mehmeti thote se kjo parti ne rrethin e pare ka fituar ne komunat e Gostivarit, Bogovines, Osllomese dhe Zajazit: "Ne komunen e Tetoves kandidati i BDI-se Hazbi Lika eshte ne epersi prej 3ooo votash kundrejt kandidatit te PDSH-PPD-se Vebi Bexheti" - ka deklaruar Ermira Mehmeti. Nenkryetari i PDSH-se, Menduh Thaqi ka theksuar se koalicioni PDSH-PPD ne rrethin e pare ka fituar ne tri komuna: Saraj, Studenican dhe Vrapcishte. Gjithnje sipas Thaqit, kandidatet e koalicionit kane gjasa reale per te fituar ne rrethin e dyte.

    Per SHkupin

    Kandidati i pavarur per qytetin e Shkupit, i perkrahur nga opozita maqedonase, Trifun Kostovski, eshte fitues ne rrethin e pare: "I falenderoj te gjithe qytetaret e Shkupit pa dallim perkatesie politike dhe kombetare. Besimi qe m“u dha do te me detyroje qe Shkupin ta shnderroj ne nje metropol te vertet meqe Shkupi meriton te jete qender qe do t“i lidhe te gjitha vendet e Ballkanit" - ka deklaruar Trifun Kostovski.

    Koalicioni qeveritar "Per Maqedonine se bashku" , ne rrethin e pare ka fituar 14 poste te kryetareve te komunave ndersa ne rrethin e dyte jane kualifikuar edhe

    4o kandidadte tjere. "Me rendesi eshte qe kishim zgjedhje demokratike. Ky ishte prioritet i koalicionit qeveritar dhe kjo shenon fitoren me te rendesishme meqe nga keto zgjedhje ne nje fare menyre varet edhe procesi per antarsimin e Maqedonise ne NATO dhe BE " - ka deklaruar kryeministri i Maqedonise Vllado Buckovski. Komisioni shteteror i zgjedhjeve eshte i obliguar qe te merkuren te shpalle rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet vendore te 13 marsit.

    Skeda e Zgjedhjeve

    *1.711.293 maqedonasit votuan ne zgjedhjet lokale.

    *Afro 300 000 zgjedhes shqiptare ishin thirrur ne keto votime

    *Qendrat e votimit u hapen ne oren 07:00 lokale dhe u mbyllen ne 19:00 te dielen

    *Ishin 2 976 qendra gjithsej.

    *379 kandidatet per kryetare komune dhe per 446 lista te keshilltareve ne 84 komuna si dhe ne Shkup.

    *Zgjedhjet vendore u ndoqen nga 5.192 vezhgues vendas dhe 393 te huaj.

    *Balotazhi zhvillohet me 27 Mars

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Vazhdon procesi i zgjedhjeve vendore ne Maqedoni

    E Marte, 15 Mars 2005

    Nga Jasmina Mironski -

    Maqedonasit votuan ne zgjedhjet lokale, te shtyra dy here radhazi, dhe qe perbejne etapen e fundit te marreveshjes se paqes se vitit 2001, qe i dha fund shtate muaj konflikti mes trupave maqedonase dhe guerriljes shqiptare. Afro 1,7 milione votues jane thirrur te zgjedhin kryetaret e tyre te bashkive dhe keshilltaret bashkiake ne keto zgjedhje, qe konsideroheshin, si nje test per stabilitetin e vendit dhe per angazhimin e Shkupit ne sigurimin e ndarjes se pushtetit mes shumices maqedonase dhe pakices shqiptare. Votimi filloi ne oren 07:00 lokale ne 2 976 qendra dhe eshte mbyllur ne oren 19:00 lokale, njoftoi nje zedhenes i Komisionit Zgjedhor, Zoran Tanevski. Keto zgjedhje pasojne nje ligj decentralizimi, te miratuar vitin e kaluar dhe qe ka si qellim te forcoje kompetencat lokale te pakices, shqiptare vecanerisht, qe perfaqeson 25 per qind te popullsise prej afro 2 milione banoresh.

    Afro 300 000 zgjedhes shqiptare jane thirrur ne keto votime, qe do te mundesonin rritjen e pushtetit te tyre ne rajonin e Tetoves, Struges (perendim) dhe ne fshatrat prane Shkupit. Marreveshja e paqes e nenshkruar ne Oher ne vitin 2001, nen drejtimin e komunitetit nderkombetar, kishte vecanerisht si qellim te nxiste shoqerine multietnike ne Maqedoni. Zgjedhjet lokale jane shtyre dy here rradhazi per shkak te nje polemike mbi ligjin e decentralizimit, qe vleresohej si teper i favorshem ndaj pakices shqiptare.

    Pika kulminante e polemikes arriti nentorin e kaluar, me nje referendum qe opozita shpresonte ta shfrytezonte per ndryshimin, nenkupto abrogimin e ketij ligji. Po per shkak te pjesemarrjes se pamjaftueshme referendumi deshtoi, duke shkaktuar kenaqesine e komunitetit nderkombetar, i cili kishte paralajmeruar se nje hedhje poshte e ketij ligji do te vononte integrimin euroatlantik te Maqedonise. Suksesi i ketyre zgjedhjeve, ne te kundert, i ka mundesuar vendit qe te forconte ambicien e tij per te arritur qysh ne fund te vitit statusin e vendit kandidat ne BE, me qellim nje pranim te mundshem ne vitin 2010. Nese asnje nga kandidatet per kryetare bashkie nuk do te fitoje shumicen ne raundin e pare, brenda 15 ditesh do te organizohet nje raund i dyte, ndersa keshilltaret bashkiake zgjidhen me nje raund te vetem, sipas sistemit proporcional. Zgjedhjet bashkiake jane monitoruar nga disa qindra vezhgues lokale dhe te huaj dhe rezultatet e para priten te merkuren e kesaj jave. Qytetare te regjistruar ne listen e vetme zgjedhore kishin mundesi te votonin per 379 kandidatet per kryetare komune dhe per 446 listat e keshilltareve ne 84 komuna si dhe ne Shkup.

    Ne te gjithe Republiken e Maqedonise jane te hapura 2.976 qendra votimi, te cilat do te qendrojne te hapura prej ores 07:00 deri ne oren 19:00. Sipas Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve, qendrat e votimit jane hapur ne oren 07:00 pa probleme, me perjashtim te nje numri te vogel ku jane paraqitur probleme te natyrave te ndryshme si mungese fletesh votimi apo incidente ndermjet subjekteve te interesuara per zgjedhjet kryesisht perfaqesuesish te partive politike, por edhe Shtabet Zgjedhore vendore te partive edhe Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve vlereson se behet fjale per disa raste te pakta.

    Ne oret e para te mengjesit pjesemarrja e votuesve ka qene e vogel dhe perllogaritet prej 5 deri ne 9 per qind, ndersa ne nivel republike zedhenesi i Keshillit Qendror te Zgjedhjeve Zoran Tanevski, ne oren 11:00 deklaroi se kjo perqindje ishte 7.71 per qind. Si zakonisht interesimi i qytetareve per te votuar me i madh ishte ne oret e pasdites. Zgjedhjet do te konsiderohen si te suksesshme, nese ne nje komune del te pakten 30 per qind e trupit votues. Qendrat e votimit jane mbyllur ne ora 19:00, ndersa rezultatet jozyrtare nga subjektet politike dhe Komisionet Komunale priteshin qe te jepeshion menjehere ose 2 ose 3 ore me vone. (Pershtatur nga ATSH)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Zgjedhjet ne Maqedoni, prove per qendrueshmerine

    E Marte, 15 Mars 2005

    Zgjedhjet ne Maqedoni shihen si nje prove e rendesishme per qendrueshmerine e saj dhe per angazhimin e Shkupit lidhur me ndarjen e pushtetit midis shumices maqedonase dhe pakices shqiptare.

    Keto zgjedhje vendore kane te bejne kryesisht me decentralizimin dhe ndarjen e pushtetit. Kater vjet me pare, Maqedonia u zhyt ne konflikt dhe perballej me mundesine e nje lufte civile. Shqiptaret perbejne nje te katerten e popullsise dymilioneshe te Maqedonise. Kriza perfundoi me marreveshje per paqe te arritur me ndermjetesimin e qeverive perendimore. Ne qender te marreveshjes ishte premtimi per decentralizim, i cili do t'u jepte shqiptareve pushtet te vertete ne zonat ku ata jetojne.

    Duke filluar nga muaji korrik, qeverite e reja vendore qe po zgjidhjen aktualisht do te kene shume me teper kompetenca ne ceshtjet e edukimit, te policise, te rrugeve dhe te sistemeve sanitare. Shqiptaret do te mbizoterojne ne ato zona ku ata jane shumice. Ketu perfshihet Tetova dhe qytete te tjere ne afersi te kufirit te Maqedonise me Shqiperine dhe Kosoven.

    Zoran Tanevski, zedhenesi i komisionit zgjedhor, thote se fushata per te 85 keshillat vendore ishte e fuqishme dhe pergjithesisht kaloi pa incidente. Balotazhi per kandidatet per kryetare komunash qe nuk fitojne shumicen ne raundin e pare do te zhvillohet me 27 mars.

    "Keto zgjedhje, mund te thuhet se jane nje lloj prove per perparimin demokratik ne shoqerine tone. Dhe, duke patur parasysh se Maqedonia synon te behet anetare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, neve na duhet te tregojme se kemi arritur standarde te rendesishme demokratike," tha zoti Tanevski.

    Qe pas shkeputjes nga Jugosllavia ne vitin 1991, hapat e Maqedonise persa i perket zhvillimit te zgjedhjeve te drejta kane qene per t'u patur zili. Zgjedhjet e tanishme u monitoruan nga rreth dy mije vezhgues zyrtare dhe jo-zyrtare.

    Gjordji Ivanov, profesor i politikes ne Universitetin e Shkupit, thote se gara per Shkupin ishte vecanerisht interesante sepse ky post ka rendesi kombetare. Profesor Ivanov thote se prania e tre kandidateve shqiptare ka te ngjare t'ja mohoje kryebashkiakut te tanishem nje fitore qysh ne raundin e pare. "Nuk mendoj se Risto Penov do te mund te fitoje ne raundin e pare. Sepse me pare, kandidati qe ka patur sukses gjithnje ka fituar me voten e shqiptareve. Por tani, votat e shqiptareve do t'u shkojne kandidateve shqiptare." Profesor Ivanov parashikon se dy kandidatet maqedonas qe do te konkurojne ne raundin e dyte do te perpiqen shume per te siguruar mbeshtetjen e shqiptareve.

    Diplomatet pergjithesisht e vleresojne lart Maqedonine per perparimin e arritur ne aspektin e pajtimit etnik. Ish udheheqesi i kryengritjes shqiptare te vitit 2001, Ali Ahmeti, tani kryeson Bashkimin Demokratik per Integrim, parti qe ben pjese ne koalicionin qeverises. Kjo parti ndodhet perballe nje sfide elektorale nga nje tjeter parti e shqiptareve te Maqedonise.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    ODIHR: Parregullsi nė zgjedhjet vendore nė Maqedoni

    Shekulli

    SHKUP - ODIHR ka kritikuar ashpėr zgjedhjet e zhvilluara tė dielėn nė Maqedoni. Gjatė njė deklarate pėr shtyp nė Shkup, kryetari i misionit tė ODIHR, Julian Peel Yates ka deklaruar se gjatė vėzhgimeve nė zhvillimin e zgjedhjeve lokale janė shėnuar parregullsi tė shumta tė cilat kanė cėnuar tėrė procesin zgjedhor. 360 vėzhguesit e huaj, nga 39 vende tė botės kanė vėzhguar se ka pasur votime nė grup, tė cilat kanė kompromentuar votėn sekrete. “Janė zhdukur skeda dhe kuti votimi, tensione dhe kėrcėnime rreth qendrave tė votimit”, -thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė ODIHR. Mbarėvajtja e zgjedhjeve ėshtė konsideruar e dobėt nė 1 nga 10 qendra votimi, ndėrsa sistemi i numėrimit ėshtė konsideruar negativ nė 1 nė ēdo 5 qendra votimi. Njė nga parregullsitė mė tė mėdha sipas vėzhguesve tė ODIHR-it ėshtė numri i skedave, tė cilat nė shumė qendra votimi, janė mė tė shumta nė numėr se numri i votuesve. Kjo ėshtė konferenca e parė pėr shtyp e vėzhguesve ndėrkombėtarė nė zgjedhjet lokale nė Maqedoni.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioni Qendror Zgjedhor njofton zgjedhjen e vetėm 16 kryetarėve tė komunave. Nė zgjedhje morėn pjesė 57.96% e elektoratit

    Maqedoni, shpallen rezultatet e para zyrtare

    Shekulli

    Partia shqiptare BDI ka fituar tre komuna, ndėrsa koalicioni “Pėr Maqedoninė sė bashku” ka fituar 10 vende

    Sipas rezultateve paraprake, duket se koalicioni “Pėr Maqedoninė sė bashku” ka fituar mė shumė vota nė zgjedhjet vendore qė u zhvilluan sė dielėn nė Maqedoni. Nga partitė shqiptare, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) e Ali Ahmetit ka fituar mė tepėr vota sesa koalicioni i dy partive tė tjera shqiptare PDSH/PPD. Kėshtu zėdhėnėsi i KSHZ-sė Zoran Tanevski doli dje nė njė konferencė pėr shtyp ku njoftoi dhe ato qė quhen rezultatet e para zyrtare. Sipas Tanevskit, nė raundin e parė zgjedhor nė Maqedoni janė zgjedhur 16 kryetarė komune. Ndėrkohė qė sipas rezultateve tė pėrpunuara tė 71 komunave (nga 85 qė janė gjithsej), nė votim kanė dalė 872.681 qytetarė me tė drejtė vote, ose ndryshe 57,96 pėr qind tė elektoratit. Zėdhėnėsi i KSHZ-sė, Zoran Tanevski informoi se koalicioni “Pėr Maqedoninė sė bashku” fitoi 10 vende tė kryetarėve tė bashkimeve, BDI tre, Grupi i Zgjedhėsve njė, PDSH/PPD njė dhe opozita e bashkuar, njė mandat tė kryetarit tė qytetit. Tanevski shtoi se ndėrkohė po vazhdojnė tė numėrohen votat pėr tė nxjerrė rezultatin nė qytetin e Shkupit. Ndėrkohė nė disa zona, qė tani ėshtė pėrcaktuar se do tė ketė raund tė dytė, pasi ka kandidatė qė nuk kanė marrė numėr tė mjaftueshėm votash. Nė disa zona kandidatėt shqiptarė tė BDI-sė dhe tė PDSH/PPD do tė ndeshen nė raundin e dytė. BDI sipas KSHZ-sė, ka fituar me kandidaten Sanije Sadiku nė Osllomej, nė Zajas ka fituar po ashtu kandidati i BDI-sė Rufat Huseini, dhe nė Bogovinjė kandidati i BDI-sė Nevzat Elezi. Ndėrkohė tė konfirmuar qė nė raundin e parė janė, fitues nė Karbinc, Debarce dhe Vraneshticė kandidatėt e koalicionit “Pėr Maqedoninė sė bashku”. Ndėrkohė sipas njė organizate joqeveritare “Most”, nė Shkup, qė ishte dhe njė ndėr betejat kryesore, ka fituar kandidati i mbėshtetur nga opozita e bashkuar Trifun Kostovski. Sipas kėtij burimi, Kostovski ka marrė 53% tė votave, ndėrkohė qė kryetari aktual i qytetit Risto Penov ka marrė 37% tė votave. Vetė Kostovski njoftoi tė dielėn nė mbrėmje se ai ndihej fitimtar nė kėto zgjedhje. Por nėse do t’u referohemi rezultateve tė shtabeve tė partive, partia nė pushtet LSDM konsideron se nė votime kanė dalė rreth 40 pėr qind tė votuesve dhe se llogarit veten tė jetė fituese e zgjedhjeve. Ndėrkohė opozita e bashkuar maqedonase thotė se nė votime kanė dalė 60% e votuesve.
    Incidentet
    Procesi i votimit ėshtė pėrcjellė me disa incidente. Sipas informacioneve tė Komisionit Shtetėror Zgjedhor ka pasur pėrleshje fizike midis anėtarėve tė kėshillit zgjedhor nė fshatin Moranė tė Shkupit dhe pėr kėtė shkak votimi ėshtė ndėrprerė. Votimi ėshtė ndėrprerė edhe nė fshatrat Leshnicė e Epėrme dhe Tėrnovė tė Gostivarit. Nė kėtė fshat persona tė panjohur kanė tentuar me dhunė ta konfiskojnė materialin votues dhe mė pas kėshilli zgjedhor ėshtė tėrhequr nga vendvotimi. Ministria e Punėve tė Brendshme ka raportuar pėr njė person tė plagosur nė njė fshat tė Shkupit. Pikėrisht pėr kėto incidente Ministria e Drejtėsisė me anė tė njė komunikate njofton qytetarėt se nė bazė tė ligjit penal personat qė tentojnė ta pengojnė procesin zgjedhor do tė dėnohen me burg prej 6 muaj deri nė pesė vite, ndėrsa ata qė kėtė e bėjnė me pėrdorimin e armėve dhe mjeteve shpėrthyese do tė dėnohen prej 1 -10 vite burg.
    Zgjedhjet vendore nė Maqedoni u mbikėqyrėn nga mė shumė se 5000 vėzhgues tė vendit dhe ndėrkombėtarė. Kėto zgjedhje po mbikėqyren edhe nga 13 vėzhgues nga Kosova. Po ashtu ėshtė bėrė e ditur se Kosova ka ndihmuar procesin zgjedhor nė Maqedoni me rreth 3000 kuti dhe material tjetėr zgjedhor. Zgjedhjet vendore nė Maqedoni u organizuan nė bazė tė ligjit tė decentralizimit, ku sipas tij u jepen mė shumė kompetenca komunave tė reja sa u pėrket vendimmarrjes.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    PDSH terhiqet nga raundi i II i zgjedhjeve

    E Enjte, 24 Mars 2005

    Partia Demokratike e shqiptareve te Maqedonise e drejtuar nga Arben Xhaferri, deklaroi dje se eshte terhequr nga raundi i 2 i zgjedhjeve qe pritet te zhvillohen kete te diele ne Maqedoni. Koalicioni i partive opozitare shqiptare mes PDSH-se dhe PPD-se kerkoi dje nepermjet nje konference per shtyp perseritjen e raundit te pare te zgjedhjeve ne 16 komuna per shkak te parregullesive dhe incidenteve qe sipas tyre jane kryer nga partia shqiptare ne pushtet Bashkimi Demokratik per Integrim i Ali Ahmetit. Partite opozitare shqiptare i dorezuan Parlamentit maqedonas nje projektligj per anulimin e zgjedhjeve ne 16 zona dhe deri ne nje vendim te ketij te fundit ata kane terhequr kandidatet e tyre per zgjedhjet e raundit te dyte ne 27 mars.

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •