Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,107
    Postimet nė Bllog
    22

    Bano: Qeveria, 30 milionė USD abuzime

    Kryetari i komisionit parlamentar pėr hetimin e prokurimeve publike deklaron rezultatet e para

    Qeveria, 12.5 milionė USD abuzime

    Bano: Kėshilli i Ministrave, 77% e tenderave me prokurim tė drejtpėrdrejtė

    N.Perndoj

    TIRANE - Kryetari i komisionit pėr hetimin e prokurimeve publike nė Kryeministri dhe ministritė, Ilir Bano, deklaroi dje se nga shmangia e pėrdorimit tė tenderit tė hapur, shteti ka humbur plot 1 miliard e 250 milionė lekė tė reja. “Nga 40.7 miliardė lekė tė prokuruara nga institucionet nėn hetim parlamentar, 10.1 miliardė lekė ose rreth 25% e shumės, janė prokuruar me procedura tė tenderit tė kufizuar, kėrkesės pėr kuotim ose prokurim tė drejtpėrdrejtė, duke anashkaluar procedurėn e tenderit tė hapur, me qėllimin e vetėm shtimin e vjedhjes sė parave tė taksapaguesve shqiptarė”, - tha dje Bano. Ai theksoi se dėmi i madh ekonomik nga kėto shkelje ligjore del qartė krahasuar me kursimin, ose e thėnė mė saktė, “raportin e vjedhjeve tė kryera nė tenderat e hapur me format e tjera tė prokurimit”. “Konkretisht megjithė korrupsionin dhe shkeljet e panumėrta, tė konstatuara nė zhvillimin e prokurimeve publike, pavarėsisht nga procedura e pėrdorur, qė ne do t’i paraqesim nė ecuri, rezulton se nė tenderat e hapur, pėr 1000 lekė tė prokuruara janė kursyer 140 lekė ose 14%, ndėrsa nė tenderat e kufizuar vetėm 20 lekė ose 2%, dhe siē dihet, nė prokurimet e drejtpėrdrejta asnjė lekė”,- tha Bano. E kthyer nė vlerė absolute, sipas tij, shteti ka pėsuar njė humbje shtesė nė tenderat e kufizuar dhe kėrkesėn pėr kuotim rreth 898 milionė lekė, ndėrsa nė prokurimet e drejtpėrdrejta 353 milionė lekė, gjithsej rreth 1 miliard e 250 milionė lekė. “Duhet theksuar fakti se aparati i Kėshillit tė Ministrave, nė krahasim me fondet qė ka prokuruar, ėshtė mė keq nė kėtė drejtim. Kėshtu nga 290 milionė lekė tė prokuruara gjithsej nė tre vjet, 224 milionė ose 77.2%, janė prokuruar me procedurė tė drejtpėrdrejtė, vlerė, e cila pa asnjė justifikim ligjor ka shkuar kryesisht pėr rikonstruksionin e Kryeministrisė”, - tha ai. Nė rast se kjo vlerė, vazhdoi Bano, do tė prokurohej nė tender tė hapur, me tė njėjtat parametra qė janė zhvilluar tenderat e tjerė nga ky subjekt, shteti do tė kursente 25 milionė lekė mė shumė. “Gjithashtu, tė gjithė tenderat e zhvilluar me procedurė tender i kufizuar dhe ftesė pėr kuotim nė tre vjet, janė fituar nga konkurrentėt me 100% tė vlerės sė fondit limit. Si vlerė, humbjet mė tė mėdha nga shmangia e tenderit tė hapur janė shkaktuar nga Ministria e Transporteve nė masėn 347 milionė lekė. Theksojmė se prokurimet, pėr tė cilat ėshtė shmangur tenderi i hapur, kanė qenė nė shumicėn dėrrmuese, rreth 90% e tyre, me vlera kur duhej pėrdorur kjo procedurė ose tenderi i hapur ndėrkombėtar”,- tha Bano. Sot kryetari i komisionit pėr hetimin e prokurimeve publike nė Kryeministri dhe ministritė do tė bėjė publik njė tjetėr raport qė ėshtė vazhdim i dėmit ekonomik, qė shteti ka pėsuar si rezultat i shmangies sė pėrdorimit tė tenderit tė hapur.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Bano: Prokurimet, Nano nė njė ditė shiti 20% tė investimeve vjetore

    N.Perndoj

    TIRANE- Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka hedhur poshtė dje tė gjitha shifrat qė ka bėrė publike pėr tre ditė rresht, kryetari i komisionit hetimor pėr prokurimet publike, Ilir Bano. Zėdhėnėsja e Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit, Mirela Ndini, ka sqaruar pėrmes njė njoftimi zyrtar se kjo ministri nė tėrė veprimtarinė e saj pėr prokurimin dhe realizimin e fondeve publike ėshtė udhėhequr dhe ka respektuar vetėm dispozitat e ligjit. “Procedurat e prokurimeve tė drejtpėrdrejta dhe me kėrkesė pėr kuotim janė pėrdorur pėr tė siguruar zgjidhjen e problemeve emergjente, realizimin e cilesisė sė nevojshme tė punimeve, pėrdorimin me efikasitet tė fondeve buxhetore etj. Nė tė gjitha rastet kėto procedura kanė respektuar kėrkesat e ligjit. Aparati i ministrisė dhe strukturave ekzekutive tė saj, kanė qenė gjithmonė tė hapur dhe transparentė, si ndaj organeve tė specializuara tė kontrollit ashtu dhe publikut tė gjerė pėr t’u informuar dhe njohur me ēdo aspekt qė ka tė bėjė me pėrdorimin e fondeve publike”, - thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Ministrisė sė Transporteve. Dy ditė mė parė, kryetari i komisionit hetimor pėr prokurimet, Ilir Bano, deklaroi se humbjet mė tė mėdha nga shmangia e tenderit tė hapur janė shkaktuar nga Ministria e Transporteve nė masėn 347 milionė lekė. Ndėrsa dje nė njė konferencė pėr shtyp, Bano deklaroi se, “vetėm nė njė ditė, kryeministri Fatos Nano shiti 20% tė investimeve vjetore tė buxhetit tė shtetit me financim tė brendshėm, duke shmangur tenderin e hapur dhe nė disa raste atė tė hapur ndėrkombėtar”. “Ekspertėt krahasuan vlerėn e financimit tė segmentit tė rrugės Sukth-Durrės me katėr korsi, bazuar nė situacionin e datės 28.11.2003, dhe vlerėn e parashikuar pėr pėrfundimin e dy korsive tė rrugės Rrogozhinė-Lushnjė. Pas pėrllogaritjeve pėr punimet e shqyrtuara, tė dy lotet e rrugės Rrogozhinė –Lushnjė duhej tė kushtonin 613.809.820 lekė, ndėrsa nė fakt, nga qeveria e z.Nano ėshtė vendosur qė qytetarėt shqiptarė tė paguajnė pėr to 1.017.760.577 ose 403.950.757 lekė mė tepėr se vlera me tė cilėn janė ndėrtuar objekte tė njėjtė me tender tė hapur”,- tha dje Bano.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,107
    Postimet nė Bllog
    22
    Ilir Bano, kryetari i komisionit hetimor pėr prokurimet bėn publike shifrėn e dėmit tė shkaktuar

    Prokurimet, vjedhja 30 milionė dollarė

    Bano: Vjedhja qė ėshtė bėrė me prokurimet ėshtė e pėrmasave akoma mė tė mėdha

    N.Perndoj

    TIRANE- Qeveria shqiptare ka shpėrdoruar 30 milionė dollarė me prokurimet publike. Kjo ėshtė shifra, qė ka bėrė publike dje pėr “Shekullin”, kryetari i komisionit hetimor pėr prokurimet publike, Ilir Bano, i cili ka pothuajse gati edhe raportin pėrfundimtar tė punės sė komisionit. “Unė mund t‘ju them se shpėrdorimet dhe vjedhjet qė janė bėrė me prokurimet publike kapin vlerėn e rreth 30 milionė dollarėve. Dua tė sqaroj gjithashtu se kjo shifėr ėshtė vėrtetuar vetėm nga pėrllogaritjet, qė ne kemi nxjerrė, pasi vjedhja qė ėshtė bėrė me to ėshtė e pėrmasave akoma mė tė mėdha, dhe se ajo nuk pėrcakton dėmin real, pasi ky dėm shkon akoma edhe mė shumė“, - tha dje Bano. Prej njė jave, kryetari i komisionit hetimor pėr prokurimet publike, ka bėrė publike shkeljet qė sipas tij janė evidentuar me prokurimet publike. Nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp pėr prokurimet, nė Kryeministri dhe ministri, Ilir Bano deklaroi se nga shmangia e pėrdorimit tė tenderit tė hapur, shteti ka humbur plot 1 miliard e 250 milionė lekė tė reja. Sipas tij, nga 40.7 miliardė lekė tė prokuruara nga institucionet nėn hetim parlamentar, 10.1 miliardė lekė ose rreth 25% e shumės, janė prokuruar me procedura tė tenderit tė kufizuar, kėrkesės pėr kuotim ose prokurim tė drejtpėrdrejtė, duke anashkaluar procedurėn e tenderit tė hapur. Bano theksoi se shteti kishte pėsuar njė humbje shtesė nė tenderat e kufizuar dhe kėrkesėn pėr kuotim rreth 898 milionė lekė, ndėrsa nė prokurimet e drejtpėrdrejta 353 milionė lekė, gjithsej rreth 1 miliard e 250 milionė lekė. Edhe aparati i Kėshillit tė Ministrave, nė krahasim me fondet qė ka prokuruar, sipas Banos, ishte mė keq. Ai deklaroi se nga 290 milionė lekė tė prokuruara gjithsej nė tre vjet, 224 milionė ose 77.2%, janė prokuruar me procedurė tė drejtpėrdrejtė. Si vlerė, humbjet mė tė mėdha nga shmangia e tenderit tė hapur, sipas Banos, janė shkaktuar nga Ministria e Transporteve nė masėn 347 milionė lekė. Ministria e Mbrojtjes ka qenė njė tjetėr ministri qė ėshtė shigjetuar jo pak me shifra nga kryetari i komisionit, Ilir Bano. Tre ditė mė parė, Bano deklaroi se qeveria ka kryer veprime antiligjore me pasojė vjedhjen e deri 5,5 milionė dollarėve nga prokurimi i 20 automjeteve pėr Ministrinė e Mbrojtjes. Bano tha se njė ēėshtje e tillė kėrkon hetim tė mėtejshėm, ndėrsa ka paraqitur disa tė dhėna nė lidhje me kėtė akuzė tė bėrė publike prej tij. Njė nga aferat mė tė dyshimta dhe me madhėsi dėmi mė tė lartė, ka thėnė Bano, ėshtė prokurimi i 20 automjeteve pėr Ministrinė e Mbrojtjes me metodėn barter, (shkėmbimi mall me mall), me kėmbim me skrap, realizuar sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, nr. 232, datė 10.04.2003.
    Edhe pėr Ministrinė e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, kryetari i komisionit hetimor pėr prokurimet publike, Ilir Bano, ka deklaruar se ka pasur abuzime nė masėn 45 milionė lekė nė dy prokurime rrugėsh nė Ministrinė e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit. Ndėrsa dy ditė mė parė, Ilir Bano deklaroi se qeveria ka harxhuar 1.21 miliard lekė karburant.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Mire na e kane thene te huajt, NE SHQIPARET NUK DIME T`A MBAJME SHTETIN.

    Kedo te vesh, te gjithe hajdute. Ne shqiptaret e kemi konceptin se shteti eshte per fitime personale .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Te reja apo te vjetra keto milionat ?
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nje sekonde se po i bejme hesapet pa hanxhine me duket.

    Buxheti i qeverise shqiptare krahasuar me 96, vitin e piramidave ku paraja ne qarkullim ishte ne kulmin e saj dhe kishte mundesi te rriteshin shume te ardhurat, eshte rreth 5.2 here me i laret duke arritur ne 2.7 miliarde dollare.

    Shuma prej 30 milione dollaresh, perben vetem 1% te ketij buxheti. Besoj se kjo shume si % e shumes totale nuk eshte aspak alarmate dhe e papare edhe per vendet e zhvilluara. Nuk ka vend ne bote qe buxheti i shtetit nuk abuzohet, por shifra 1% eshte teper minimale, sidomos per shqiperine. Ketu mos harrojme se PD mori 2 miliarde dollare ndihma nga bota dhe i abuzoi te gjitha, pa perjashtim, shto ketu edhe rreth 500 milione dollare ne vit, qe ishte buxheti i shtetit dhe shkojme ne LLAHTARE abuzime. Me keto 2 miliarde e me qindra miliona nga buxheti i shtetit per 5 vjet u shtruan vetem 5 km autostrade, dhe mbi keto u vodhen edhe 1.2 miliarde te tjere nga "Gjigandet ekonomike" te PD. Keshtu qe Bano, nuk duhet te qelloje me gure nga shtepia e tij e qelqte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 17-03-2005 mė 01:57

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •