-
Shën Kononi në Isavri - 5 mars
Bir i Nestorit dhe Nadës, jetonte gjatë viteve të apostujve në atdheun e tij Isavria, në jug të Azisë së Vogël. Thuhet se iu shfaq kryeengjëlli Mikail - të cilin që në atë çast e më pas e kishte mbështetës - i mësoi njohurinë e Perëndisë, e pagëzoi, e kungoi dhe i dha hirin mrekullibërës, nëpërmjet të cilit nga njëra anë bindi bashkëshorten e tij Ana që të mbeteshin të virgjër dhe nga ana tjetër, bindi prindërit e tij të bëheshin të krishterë. Madje i ati i tij u martirizua. Në një konflikt mbi Perëndinë e vërtetë, Kononi ra dakord me paganët që, ai që do të arrinte i pari në shpellë (vendi ku faleshin paganët), ai do të kishte të vërtetën. Megjithëse në këmbë, arriti para kundërshtarëve të tij kalorës! Në prani të tyre e urdhëroi idhullin dhe ai zbriti nga bazamenti i tij - demoni që ishte brenda tij pranoi si Perëndi Krishtin, si rrjedhim besuan të gjithë. Shenjti fitoi një pushtet të tillë mbi demonët, saqë i dërgonte në punë bujqësore! Madje, disa prej tyre i vuloste brenda disa qypave, të cilat i groposte. Në kohën e përndjekjeve e arrestuan dhe e rrahën derisa u përgjak, por u çlirua nga turma, e cila për pak vrau pushtetarin. Fjeti pas dy vitesh. Sipas një të dhëne, kur të krishterët po kthenin shtëpinë e tij në kishë, gjetën qypat me shpirtrat dinakë dhe i hapën, duke kujtuar se kishin flori, sepse ishin shumë të rëndë! Sapo djajtë u çliruan, shkatërruan ndërtesën dhe për njëfarë kohe asnjeri nuk mund të afrohej. Por më vonë vendi u pastrua me anë të kreshmës dhe të lutjes së besimtarëve dhe në radhë të parë, në sajë të ndërmjetimeve të oshënarit dhe martirit - më saktë konfesorit (omologjetit), ngaqë nuk dha jetë duke u torturuar.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt